16.8.07

Te hame apo te mos hame?

Observatori i vertete i lajmit "Tirana observer" jep sot lajmin qe shihni ne foto. Lajmi ka vetem 8 radhe e gjysem (duke perjashtuar titullin). Por, ne keto pak radhe, gazetari ambicioz i Tirana observerit ka arritur te sistemoje se bashku tema te medha (dobesimi i financuar nga shteti, dobesimi kolektiv). Dhe paqartesi. Dhe pasiguri. Une do ndalem tek keto dy te fundit.


Paqartesia

"Vija e belit zgjerohet edhe më shumë për shkak të dietës së shëndetshme mesdhetare dhe ushqimeve të pasura në yndyrë, sheqer dhe kripë."

"Nje diete e shendetshme", mesdhetare apo jo, te sygjeron nje ushqim te kontrolluar (diete) dhe se, pikerisht, kjo diete eshte e shendetshme ose, te pakten, na garanton apo ka si qellim nje trup te shendetshem. Duke perdorur nje diete te shendetshme vija e belit, nuk duhet te zgjerohej por ose te ngelej aty ku ishte, ose te ngushtohej. Ne se kjo dieta speciale mesdhetare qe perdorin italianet con ne mbipeshe atehere kjo diete kurrsesi nuk mund te jete e shendetshme. Por, nuk mbaron me kaq. Italianet duket se edhe mbajne diete, por edhe hane ushqime te pasura me yndyre, sheqer dhe kripe. Hm... Per cfare e mbajne dieten italianet? Per proteinat? Per makaronat? Mbase gazetari na e thote ne numrin tjeter te observerit.

Pasiguria

Punime shkencore, qe kane kapur edhe faqet e gazetave, kane disa vjet qe bertasin me megafon: ushqimi mesdhetar eshte ILACI kunder mbipeshes, te pakten asaj pjese te mbipeshes qe kontribuohet nga ushqimi. Mbi kete "te vertete" disa njerez, si Jamie Oliver, kane ngritur nje ndermarrje te tere fitimprurese qe perfshin filma dokumentare, libra, restorante e me radhe. Ne, njerezit-kavie, vrapojme drejt ketyre nderrmarjeve, i bejme ato te pasura per t'u bere vete te shendetshem. Tani, vjen Tirana Observer dhe na thote: Jo mesdhetarce! Qe ta marrim vesh mire: Kush genjen ketu? Shkencetaret? Jamie? Statistikat e EU? Apo gazetari i "Tirana Observer"?

Dhe tek e fundit: Cfare do hame tani?