29.8.07

SUPERSIZE ME

Dokumentarin "Supersize me" (2004) e kam pare qe para dy-tre vjetesh, por m'u kujtua teksa diskutoja me veten time mbi temen e obezitetit. Per ata qe nuk e kane pare kete dokumentar: ne qender te filmit eshte Mr. Spurlock, regjisori i filmit, qe ka vendosur te beje nje eksperiment: per 30 dite me radhe, Mr. Spurlock ha vetem ne McDonald. Hamburger ne mengjes, hamburger ne dreke dhe prape hamburger ne darke. Sasia totale e kalorive te konsumuara per dite eshte 5000. Mr. Spurlock, nje vegan, ka nje ekip prej tre mjekesh, nje kardiolog, nje mjek te pergjithshem dhe nje gastrolog, qe ndjekin ndryshimet e organizmit te tij te ekspozuar pafundesise se hamburgerve. Rezultati ishte ai i pritur (te pakten kete te sygjeron qellimi i filmit): Mr. Spurlock shton rreth 11 kg. Indeksi i mases se trupit te tij progreson nga 23 (normal) ne 27 (mbipeshe). Dhe jo vetem kaq. Ekipi i mjekeve konstanton se Mr. Spurlock jo vetem qe ka shtuar ne peshe, por edhe ka luhatje humori, keqfunksionim seksual (kjo sipas pohimeve te partneres) dhe deme te melcise. Perfundimi i filmit (i Mr. Spurlock) eshte qe fast food eshte pergjegjes per epidemine e obezitetit qe po perhapet ne shoqerine amerikane.

Me duhet te pranoj: Qellimi i Mr. Spurlock eshte teper fisnik. Kerkon t'u hape syte njerezve te paditur, milionave te amerikaneve, dhe jo amerikaneve, obeze apo jo, per rrezikun e fast food.

Me duhet te pohoj pas kesaj, se Mr. Spurlock, edhe pse tejet-tejet amator ne eksperimentin e tij, eshte nga te paktet qe ka eksperimentuar per te ndricuar lidhjen e mbipeshes me fast food-in. Pervecse studimit te "Supersize me", gjej citimin per studimin e kodifikuar Cardia, qe sygjeron te njejten gje si dhe Mr. Spurlock: se frekuentimi i rregullt i fast food eshte pozitivisht i lidhur me rrezikun e mbipeshes dhe rrezikun e rezistences ndaj insulines gjate 15 viteve te fundit ne Amerike. Studimi vazhdon me tutje dhe pohon, se individet qe kishin ngrene te pakten dy here ne jave ne nje fast food restaurant kishin shtuar 4.5 kg dhe kishin nje ngritje 104% te rezistences ndaj insulines. Ky studim, qe eshte i pari qe ndjek efektet e fast foodit gjate nje periudhe te gjate kohe, ka nje limitim: madhesine. Ne studim moren pjese vetem 3000 veta!!! Ne se vlera e nje studimi vihet ne diskutim sepse 3000 njerez nuk jane nje numer i mjaftueshem per ta bere studimin te besueshem, cfare mund te thuhet per "Supersize me", ne qender te se cilit eshte vetem 1 person?

Ne anen tjeter te kontinentit, Fredrik Nyström, profesor i universitetit te Linköping, Suedi, behet kurioz dhe perserit eksperimentin e Spurlock ne laboratorin e tij. Nyström, nje specialist ne fushen e metabolizmit dhe diabetit, i pelqen tek Spurlock ideja e testimit te efektit te mbikalorive ne njerez te shendetshem, me peshe normale, ide e patestuar me pare. Mbas nje leksioni, ku Nystrom flet edhe per "Supersize me", ai i drejtohet auditorit dhe kerkon midis studenteve vullnetare qe do te donin te perserisnin ne trupin e tyre eksperimentin e Spurlock. Midis vullnetareve, ai zgjedh 7 studente te shendetshem, rreth te 20tave, prej te cileve kerkon te konsumojne rreth 6000 kalori ne dite, kryesisht ne formen e hamburgerve (por ushqime te tjera lejohen), te mos bejne aktivitete sportive, te mos udhetojne me biciklete apo te bejne ecje te gjata. Pak a shume, te njejtat kushte si edhe Spurlock. Mbas 4 javeve, rezultatet ishin te tilla: te shtate pjesemarresit shtuan ne peshe, por mbipesha nuk eshte e njejte per te gjithe pjesemarresit. Ajo varion nga 5-15 % te peshes se trupit. Melcia tregoi ndryshime domethenese ne dy nga paramentrat e saj: sasia e enzimave ne gjak (e rritur) dhe niveli i kolesterolit (rritur). Por, asnjera nga keto dy parametra nuk ishte rritur ne ate nivel qe te perbente ndonje rrezik per organizmin. Nderkohe, qe asnje nga studentet nuk shfaqi luhatje humori apo probleme seksuale.

Krahasuar me njera tjetren rezultatet e eksperimentit te Spurlock dhe rezultatet e Nyström, duket se mbipesha eshte e vetmja e perbashket. Nderkohe qe, ngelen te paqarta arsyet se perse melcia e Spurlock reagoi kaq ekstremisht ndaj nje eksperimenti te tille. Tek studentet suedeze, vlerat e melcise ndryshuan deri ne javen e trete dhe me pas pesuan nje ulje te ndjeshme, duke sygjeruar nje efekt adaptimi te metabolizmit. Nje adaptim i tille i ishte sygjeruar edhe Spurlock ne fillim te eskperimentimit te tij nga grupi i mjekeve. Dy mund te jene arsyet qe cuan ne perkeqesimin ekstrem te parametrave te melcise se Spurlock. E para, ndonje semundje e paditur e melcise se Spurlock. E dyta, dieta e tij vegane.

Spurlock dhe Nyström, ne eksperimentet e tyre, testuan madhesi kalorifike ne kufirin e 5000 apo 6000 kalorive. Nje madhesi shume e ekzagjeruar. Po keshtu, eshte e veshtire te besosh qe njerezit ushqehen tre here ne dite vetem me fast food. Keshtu qe eshte me se legjitime te pyetet ne se vertet fast food eshte shkaku i epidemise obezitike qe ka kapur USA dhe qe po shfaqet ne horizontin e shume vendeve te tjera.

Duhet thene qe, megjithe kontributin e "supersize me" dhe filmave dhe librave qe trajtojne te njejten teme, fakti eshte qe pak eshte investuar ne gjetjen e pasojave te fast food tek shendeti i njeriut. Edhe pse e mundshme, akoma nuk mund te flitet per nje ndikim te drejteperdrejte te fast food ne dukurine e obezitetit. Megjithate, ka dy parametra qe te bejne te mendosh se fast food mund te kontribuoje ne obezitet. Madhesia e porcioneve dhe densiteti energjik i fast food. Ka prova te mjaftueshme shkencore qe te bindin se sa me i madh te jete porcioni i asaj qe hame, aq me shume konsumojme. Prentisse dhe Jebb, ne nje artikull te tyre ne "Obesity review", hedhin hipotezen se njeriut i mungon aftesia instiktive per te njohur ushqime me energji te larte, dhe si rrjedhim, i mungojne mekanizmat qe do ta ndihmonin ate ta metabolizonte kete ushqim pa shkaktuar deme. E pare historikisht, madhesia e burgerve, patateve te skuqura, pizzave dhe pijeve joalkolike ne pikat e shitjes se fast food jane rritur 2-2.5 here ne 50 vitet e fundit. Nderkaq, nje meny e plote ne nje pike shitjeje fast foodi ne Amerike ka mesatarisht 1100kJ/100g, madhesi gati dy here me e madhe se densiteti energjetik i nje ushqimi te konsideruar te shendetshem (525 kJ/100g).

Trans fat ne ushqimin tone

Pervec dy paramentrave te mesiperm, studiuesit po i referohen koheve te fundit edhe te ashtuquajturave trans fat (yndyrna trans) te prodhuara ne menyre industriale (IPTF). Trans fat gjenden, psh, ne margarine, dhe perftohen nga nafta, apo bimet. Interesi ne perdorimin e tyre nga industria ushqimore qendron ne faktin, qe kane temperatura te larte shkrirje, gje qe i ben ato, dhe produktet ku futet, te jene te qendrueshme per kohe te gjata, ne temperatura te larta. Duhet thene, qe trans fat gjendet edhe ne gjendje natyrore, kryesisht ne mish dhe prodhimet e qumeshtit. Por, ndersa mishi dhe produktet e qumeshtit permbajne vetem 5% trans fat, produktet industriale permbajne rreth 50%. Ka observime, si ai i Koh-Banerjee, qe sygjerojne se sasia e madhe e trans fat te prodhuar industrialisht eshte i lidhur me obezitetin abdominal. Ne nje perfundim te tille cojne studimet tek majmunet, ku eshte e provuar se sasia e madhe IPTF eshte shkaku per mbipeshe dhe obezitet abdominal.

Sa transfat gjendet ne fast food?

Kesaj pyetjeje i pergjigjet nje artikull botuar ne prestigjozen "Nature" prej Stender, Dyerberg dhe Astrup. Te tre studuesit shkojne dy hapa me tej dhe na informojne jo vetem se si eshte shperndarja e transfat ne prodhimet e McDonald, por edhe ne prodhimet e Kentacky Fried chicken (KFC). Gjithashtu, na informojne se si sasia e yndyrnave dhe transfat varion ne kontekste te ndryshme kulturash. Rezultatet e tyre paraqiten ne grafiket e meposhtem. Ne grafikun e pare tregohet permbajtja e yndyrnave totale (kolona ngjyre roze) ne 171 g patate te skuqura (french fries) dhe 160 g chicken nuggets ne prodhimet e McDonald. Ne kolonen e kuqe jepet sasia perkatese e transfat. Ne grafikun e dyte jepen te njejtat informacione per KFC. Ne menyre te permbledhur, ky studim tregon se: sasia e yndyrnave totale ne McDonald varion nga 41 - 65g, ndersa ne KFC, nga 42 - 74g. Ne McDonald transfat variojne nga 0.3 - 10.2 g, kurse ne KIC 0.3 - 24 g. Autoret konkludojne se i njejti produkt, nga e njejta firme, permban sasi yndyrnash qe variojne deri 40%, ndersa transfatet variojne deri disa disa here.

Megjithate, artikulli, per fat te keq, nuk shkon me tutje dhe nuk arrin te informoje nese ka ndonje korrelacion te drejte midis sasise se yndyrnave dhe transfateve ne fast food dhe shkalles se obezitetit te nje vendi. Gjithashtu, artikulli nuk informon mbi masen e konsumit te fastf ood ne kultura te ndryshme.

Kliko mbi figure dhe informohu mbi sasine e yndyrnave dhe transfateve ne vendin tend.


Efekti "Supersize me"

"Supersize me" eshte ne vetevete nje filem sa militant, aq edhe naiv. Spurlock, nen shembullin e aktivisteve te mbrojtjes se mjedisit dhe filmave te tyre militante kaq tipike per vitet '70-'80, aplikon ne lekuren e vet nje ekses fast food. Spurlock ben nje filem i bindur se fast food eshte e keqja. Por, une, filmin e Spurlock e ndjej edhe si nje britme qe kerkon te zgjoje nga pergjumja. Apo nga mosdashja per te pare. Ne rolin e britmes Spurlock, me filmin e tij, arriti te kapi vemendjen e miliona njerezve e ta beje fast food teme publike. Bile, ai arriti me shume. Arriti qe ta bente ate edhe teme shkencore! Pikerisht ketu qendron merita e madhe e filmit.

Merita tjeter e Spurlock eshte se, dashurpadashur, na tregoi se obeziteti, ashtu si edhe konsumimi i fast food, eshte tejet i lidhur me edukimin: sa me te edukuar e kultivuar njerezit, aq me pak jane ata te ekspozuar ndaj obezitetit. Konstatim jo i vogel. Konstatim qe fton per investime, masa e rregullime ne te gjitha nivelet.

A eshte fast food shkak per epidemine e obezitetit? Fast food si menyre jetese, i kombinuar me lojtare te tjere, ndoshta po. Shkenca ka akoma per te studiuar e per te thene. Nje gje eshte e sigurt: nese te shkrepet te hash ndonjehere nje hamburger dhe french fries, te nesermen nuk gdhihesh obez!