Sigurisht, qe do pyesni se perse "Current biology" interesohet per zjarret e Greqise. Sepse, ne rrezik nuk jane vetem hapesirat e medha pyjore, qe do te kushtezojne fenomene si errozioni, por edhe biodiversiteti. Ne koment raportohet, se 25% e 50000 specieve ne Greqi jane endemike, me nje fjale, te rralla. Te marra sebashku, djegia e qellimshme e pyjeve eshte, as me pak dhe as me shume, por nje krim ekologjik.
Ne artikull permendet Mali i Gramozit, qe ndahet nga Greqia dhe Shqiperia. A e dini se perse Mali i Gramozit hyn ne analet e shkences boterore me perpara edhe se vete shkencetaret shqiptare? Sepse, mali i Gramozit eshte bastioni i fundit i ariut te quajtur
Brown bear. Jane rreth 150 te tille qe e kalojne kufirin greko-shqiptar pa vize, jeta e te cileve eshte bere e pasigurte nga zjarret dhe nga zhdukja e pyjeve.
A nuk ju duket se ky artikull flet edhe per ne? Une do thosha, po. Nuk do cuditesha aspak nese shifrat e biodiversitetit shqiptar do te ishin ne te njejtat proporcione si keto te Greqise. Por, ka nje ndryshim te madh midis dy vendeve! Greqia arrin ta shohi problemin dhe ta beje ate publik. Bile, ta beje publik edhe ne platforma shkencore nderkombetare si "Current biology". Kurse, tek ne, as administrata shqiptare, as grupet shqiptare te mbrojtjes se mjedisit dhe as shkencetaret shqiptare nuk kane bere ndonje apel per nje situate te tille alarmante. Me nje heshtje te tille, te gjitha keto organizata jane pjese e ketij krimi te papare ekologjik.
PS: Fotoja eshte marre nga "Current biology"