24.8.07

Supersize me (2)

Ne anen tjeter te kontinentit, Fredrik Nyström, profesor i universitetit te Linköping, Suedi, behet kurioz dhe perserit eksperimentin e Spurlock ne laboratorin e tij. Nyström, nje specialist ne fushen e metabolizmit dhe diabetit, i pelqen tek Spurlock ideja e testimit te efektit te mbikalorive ne njerez te shendetshem, me peshe normale, ide e patestuar me pare. Mbas nje leksioni, ku Nystrom flet edhe per "Supersize me", ai i drejtohet auditorit dhe kerkon midis studenteve vullnetare qe do te donin te perserisnin ne trupin e tyre eksperimentin e Spurlock. Midis vullnetareve, ai zgjedh 7 studente te shendetshem, rreth te 20tave, prej te cileve kerkon te konsumojne rreth 6000 kalori ne dite, kryesisht ne formen e hamburgerve (por ushqime te tjera lejohen), te mos bejne aktivitete sportive, te mos udhetojne me biciklete apo te bejne ecje te gjata. Pak a shume, te njejtat kushte si edhe Spurlock. Mbas 4 javeve, rezultatet ishin te tilla: te shtate pjesemarresit shtuan ne peshe, por mbipesha nuk eshte e njejte per te gjithe pjesemarresit. Ajo varion nga 5-15 % te peshes se trupit. Melcia tregoi ndryshime domethenese ne dy nga paramentrat e saj: sasia e enzimave ne gjak (e rritur) dhe niveli i kolesterolit (rritur). Por, asnjera nga keto dy parametra nuk ishte rritur ne ate nivel qe te perbente ndonje rrezik per organizmin. Nderkohe, qe asnje nga studentet nuk shfaqi luhatje humori apo probleme seksuale.

Krahasuar me njera tjetren rezultatet e eksperimentit te Spurlock dhe rezultatet e Nyström, duket se mbipesha eshte e vetmja e perbashket. Nderkohe qe, ngelen te paqarta arsyet se perse melcia e Spurlock reagoi kaq ekstremisht ndaj nje eksperimenti te tille. Tek studentet suedeze, vlerat e melcise ndryshuan deri ne javen e trete dhe me pas pesuan nje ulje te ndjeshme, duke sygjeruar nje efekt adaptimi te metabolizmit. Nje adaptim i tille i ishte sygjeruar edhe Spurlock ne fillim te eskperimentimit te tij nga grupi i mjekeve. Dy mund te jene arsyet qe cuan ne perkeqesimin ekstrem te parametrave te melcise se Spurlock. E para, ndonje semundje e paditur e melcise se Spurlock. E dyta, dieta e tij vegane.