Diku perballe Shallvareve. Perpara nje dyqani veshmbathjesh; nje grua bjonde - shitesja e dyqanit, bertet me sa ka ne koke. Zeri histerik zgjon kurreshtjen e njerezve. Edhe timen. Afrohem dhe shoh se shitesja i bertet nje mashkulli te imet, paksa ezmer. I bertet: po ik mor qelbesire, mor plehre, mor (fjale qe nuk mund ta shkruaj - as them), mor (nje tjeter fjale qe as mund ta shkruaj - as ta them), mor ... Fjale nga me te keqiat. Pa mbarim. Fjale te larta, te renda. Me te renda se guri. Imcaku perdridhet, perpiqet te hapi gojen e te thote dicka; por bjondja ka nje goje te dhunshme. Nuk arrijme te marrim vesh se cfare faji ka bere imcaku. Filloj dhe imagjinoj. Ta kete vjedhur? Te jete perpjekur ta joshi seksualisht? Apo, thjesht i ka futur doren? Por, teksa sheh imcakun e pafuqishem edhe te ngreje zerin, teksa e sheh te perdridhet nga sikleti, teksa e sheh gati me lot ne sy, imagjinata behet nje terren aspak i lehte per t'u eksploruar.
Nuk nguroj t'i afrohem shiteses se nxehur dhe ta pyes: Cfare ndodhi? Cfare te beri? Shitesja hap syte edhe me shume, dhe ma kthen provokimin e saj nga pyetja ime me nje ze akoma me te larte.
Cfare me beri? Cfare me beri? E sheh kete plehren? Hyri ne dyqanin tim.
Shitesja me harron mua dhe i kthehet prape imcakut: ik, qerrohu, e mos te te shoh me te hysh ne dyqanin tim. Degjove? Ik, zhduku! Imcakun duket e ka mpire dhuna verbale sepse, pervecse buzeve qe i dridhen e i mbajne me veshtiresi te qaren, nuk leviz nga vendi. Eshte nje skene e veshtire per ta kuptuar.
Te vodhi? - e pyes shitesen.
Jo m'i moter, jo. Me keq. Ky m... eshte pederast, eshte (fjale qe s'e them dot e as e shkruaj dot). Ik, plehre, se nuk ka vend ne dyqanin tim per ty, - vazhdon duke i bertitur djalit. Shko atje ku te pranojne, atje tek shoket e tu.
Turma e vogel rreth shiteses eshte e heshtur. Shohim imcakun. Ai na sheh ne. Faji i tij i vetem: eshte homoseksual.
Diku ne NYC. Jam ulur me kolegen time amerikane ne nje restorant e po darkojme. Flasim. Per punen. Per jeten. Me tregon qe eshte e lumtur te jetoje ne NYC. Me tregon se e do shume gjyshen. Me tregon se nuk ka gje qe e streson me shume se sa koha kur eshte per vizite tek gjyshja. Ne nje qytet te vogel ne jugun amerikan. Ne ate qytetin ku ajo shpesh shkon te beje pazarin per gjyshen e saj te vjeter ne moshe. Ne qytetin ku para deres se dyqanit i qellon qe ta ndalojne e t'i thone: Ky dyqan eshte vetem per te bardhet, you neger!
Mikja me tregon se sa here qe i ndodh nje incident i tille i vjen te ulerasi, te bertasi, te denoncoje. Por, vetem hesht dhe largohet. Me dhimbjen brenda. Arratiset pastaj ne New Yorkun bujar qe i pranon te gjithe ashtu sic jane. Ne NYC ku ajo ndihet nje njeri si gjithe te tjeret.
Djaloshi imcak largohet, duke u dridhur, me koken paksa te rreshqitur majtas. Turma rri dhe pak dhe vezhgon. Pastaj, secili iken ne rrugen e vet. Shitesja kthehet ne dyqanin e saj te paprekur nga homoseksualiteti. Djaloshi zhduket diku midis njerezve. Ndoshta kerkon edhe ai nje vend ku te arratiset, nje vend bujar qe ta pranoje ashtu sic eshte. Ndoshta e gjen.
14.11.07
Zezaket tane
Labels: Rrefime