SR: Si duhet ta perfytyroje njeriu i thjeshte procesin e perfitimit te energjise nga prodhimi deri tek ndezja e llampes, llogaritja e energjise?Swed: Energjia elektrike prodhohet nga uji qe kalon ne turbine. Turbina ve ne levizje nje gjenerator qe ben konvertimin e energjise te ujit ne energji elektrike. Pas kesaj ne nje nenstacion konvertohet ne nivelin e duhur te tensionit per t'u transmetuar ne distanca te largeta (tensioni i larte) dhe pastaj prane konsumatoreve kalon serish ne transformatore zakonisht 20 kV dhe shperndahet neper rrjetin shperndares serish duke kaluar dhe nje shkalle transformimi ne 400 V
Gjendja teknike e shumices se rrjeteve te transmetimit dhe nenstacioneve eshte shume e keqe, humbjet (te cilat quhen humbje teknike) arrijne rreth 25 - 30%. Normat e humbjeve ne vende te tjera me rrjeta shume me te medhenj se i joni dhe me karakteristika te ngjashme arrijne ne 6-7%. Keshtuqe, nese humbjet teknike do reduktoheshin ne nivele te pranueshme, energjia e kursyer per te cilen pyet mund te ishte pa frike me shume se nje muaj, mbase dy.
Njeriu i thjeshte duhet te kuptoje qe aksesi dhe mundesia per te perdorur energjine elektrike eshte ne vetvete luks. Nuk e kam ne kuptimin qe te kthehemi prape te kandili, por qe energjia elektrike duhet perdorur vetem per ato sherbime qe nuk ti garanton dot ndonje burim tjeter. Dhe ketu pastaj futemi prape te roli i shtetit, ERE-s, KESH-it, METE-s, OJQ-ve etj, sepse qe te arrihet kjo eshte nje process, nuk behet ne nje jave. Dhe me kryesorja, qe konsumatori i fundit duhet te ngulisi fort ne mend eshte qe ajo qe konsumohet, paguhet dhe s’ka rruge tjeter. Dhe kete duhet ta ngulisin fort ne mend edhe vendimmarresit, sepse shpesh behen pengese per implementimin e aksioneve ”te forta”, le te themi kunder atyre qe s’paguajne energji. Para disa vjetesh zonja Topalli nxiste demonstrata ne Shkoder kur KESH-i nderpriste lidhjet e paligjshme dhe shkeåuste konsumatore qe kishin 15 vjet pa paguar.
SR: Ne se humbjet jane deri ne 30% a nuk do te ishte me e arsyeshme qe fillimisht investimet te shkonin per rigjenerimin e infrastruktures?Swed: Ajo qe ve ne dukje per investimet ne infrastrukture eshte shume e sakte. Dhe rradha sesi duhet filluar, te pakten teorikisht, eshte e tille, fillimisht me eleminimin e humbjeve jo-teknike (vjedhje, lidhje te paligjshme) pastaj me infrastrukturen, dhe paralelisht me infrastrukturen edhe me kapacitetet e reja gjeneruese.
E verteta eshte qe jane bere relativisht goxha investime ne infrastrukture. Tani, togefjaleshi "goxha investime" eshte shume ambigue dhe ka vlere te ndryshme ne varesi te perceptimit, por qe gjithsesi une s'gjej dot fjale tjeter me te pershtatshme.
Une thashe nje pyetje me pare qe humbjet jane 25-30%: kjo eshte ajo qe thote KESH. Ne fakt shume pak vete e dine sesa afer realitetit jane keto shifra. Do zgjatem ca, ka thene nje njeri i mencur, se nuk kam kohe te flas shkurt. Vit per vit KESH dhe qeveria raportojne para donatoreve per arritjen e treguesve, realizimin e investimeve, faturimin dhe arketimet, etj etj. Qe te duket qe eshte punuar mire, dhe treguesi kryesor per kete eshte sa jane ulur humbjet jo-teknike, shpesh here nje pjese te humbjeve jo-teknike pala jone ja vesh pjeses se humbjeve teknike, kjo keshtu ka qene dhe keshtu do jete edhe per ca kohe te pakten deri sa te fillojne realisht te mblidhen parate. Keshtuqe, shifra 25-30% ne kete kendveshtrim merr nje kuptim tjeter, merr ate te shifres qe pak veta e dine egzakt dhe pak veta e dine sesa worth eshte te investosh ne infrastrukture. Sidoqofte, pa u mbedhur ajo qe faturohet, duke filluar me sakte nga faturimi i sakte dhe jo aforfe sic eshte deri tani ne disa zona te caktuara, investimet nuk marrin asnje kuptim ne cfaredo sektori dhe te cfaredo sasie qofshin. Shifra te sakta sesa eshte investuar ne infrastrukture mund te gjenden te faqja e KESH-it, ERE-s, Bankes Boterore, IBRD-se etj.
SR: Si e sigurojme energjine tani, nga cilat burime? Swed: Deri tani energjine e sigurojme nga HEC-et dhe nga importi, ne varesi te reshjeve, here me shume e here me pak; por qe prej 1992 jemi importues neto. Kemi dhe nje njesi qe punon per faqe te zeze ne TEC-in e Fierit, por qe eshte pjese shume e vogel ne bilancin e pergjithshem. Importojme sa here kemi mundesi, dhe me kemi mundesi nenkuptoj qe sa here qe tenderat ja dalin te perfundojne, kur ka linja ne dispozicion. E keqja eshte, qe importi nuk planifikohet mire ne advance dhe vijme ne situata si kjo e vitit te fundit.
SR: Cilat jane format e prodhimit te energjise sot (globale) dhe cilat nga keto forma i sheh te aplikueshme ne Shqiperi?Swed: Akoma ne bote pjesa me e madhe e impianteve te gjenerimit te energjise elektrike jane impiante termo (qymyr, gaz natyror, nafte), pastaj hidrocentrale rreth 18%, centrale nukleare rreth 16% (e prodhimit) dhe te tjera. Me te tjera kam parasysh burimet qe quhen te rinovueshme, dielliore, e erës, gjeotermale, etj.
Ka shume programe R&D per energjite e rinovueshme, nje pjese e tyre, si psh energjia e eres, jane aktualisht kompetitive ne treg dhe teknologji te tjera jane ne rrugen e te berit kompetitive. Sa do zgjase, kush do fitoje dhe kush do bjere nga keto teknologji, i kalon kufijte e ketij diskutimi. Sidoqofte, pa dashur te kufizoj veten ne perkufizime kjo ben kjo tjetra s'ben, theksoj ate qe duhet te kete parasysh cdo ekspert i politikave energjitike "mbaji te gjitha opsionet hapur". Por njekohesisht, duhet theksuar qe me kete definicion, qe nuk eshte imi por eshte huazuar nga poltika energjitike globale, nuk duhet abuzuar. Duhen bere studime dhe kerkime ne te gjitha fushat, duhen percaktuar prioritete afat-mesme dhe afatgjate, duhen percaktuar incentivat qe do mbeshtesin zhvillimet e ardhshme; pra me pak fjale duhet percaktuar pak a shume rruga ku duhet te ecim per te pakten nje 25 - 30 vjecar, duke mbajtur parasysh gjithashtu edhe aspektet mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem qe sot ecin paralelisht me politikat energjitike. Per kete kerkohet konsensus; qe puna qe behet te certifikohet dhe pranohet nga te gjitha palet dhe te mos ndryshoje ne varesi te ndryshimit te qeverive sic ka ndodhur deri tani.
SR: Si nje vend me shume diell Shqiperia do te ishte nje vend ideal per aplikimin e perftimit te energjise diellore. Megjithate, perpjekjet per futjen e kesaj alternative jane minimale, ne nivel individi. Nderkohe, qe me kete aplikim mund te mbulohej nje pjese e nevojave ditore te qytetarit. Perse nuk ka interes ne kete drejtim? Bile, kjo alterantive mund te integrohej direkt ne ndertimin e ndertesave te reja.Swed: Padiskutim qe Shqiperia ka kushte shume te favorshme per zhvillimin e energjise diellore, kjo eshte thene e stërthene nga te gjitha anet. Por nuk mjaftojne kushtet, duhen programe qe kushtet e favorshme te kthehen ne mundesi te shfrytezuar. Cfare eshte bere deri tani ne kete fushe? Shume pak, disa fushata sensibilizimi shume te limituara ne mjete financiare dhe ne shumicen e rasteve nicht gezielt (kaotike).
Ne zhvillim e siper jane dy projekte per energjine diellore, nje i ADA (Austrian Development Agency) dhe nje i UNDP-se me pjesemarrjen edhe te disa dontaroreve te tjere. Sesa do ja dalin te krijojne nje treg per kolektoret diellore (sepse jane fokusuar vetem tek solarthermie) nuk di te them. Uroj vetem qe te mos kthehen si aktivitetet e deritanishme ne kete fushe ku organizohen seminare dhe workshope ku ata qe dine i tregojne po atyre qe dine dhe s'kane asnje rezultat praktik pervecse nje lloj knowledge sharing ne te gjejtin grup njerezish.
Paragrafi i mesiperm ne pjesen me te madhe i referohej paneleve per prodhimin e ujit te ngrohte, qe kane kosto te perballueshme; ndersa per modulet photovoltaike s'mund te thuhet e njejta. Kosto e instalimit eshte e larte dhe nese nuk ka politika shteterore per mbeshtetjen e tyre, mund te konsiderohet e harruar. Ka dhe disa teknika te tjera per perfitimin e energjise diellore, por qe per te mos filluar te sqaroj edhe teknologjite po kufizohem tek keto qe jane pak a shume masivisht te njohura ne nje fare mase.
Integrimi direkt ne ndertesa do ishte nje nisme ligjore per t'u perkrahur, por nuk e di pse nuk ndodh; ndoshta duhet koordinim qe ne ligjet dhe rregulloret e urbanistikes dhe ne procedurat per miratimin e lejeve te ndertimit te futej edhe ky koncept. Sesa mire funksionojne keto gjera dihet nga te gjithe; ne kemi nje ligj per ruajtjen e nxehtesise ne ndertesa, te miratur prej vitesh nga parlamenti, dhe kur jepen lejet e ndertimit asnjeri nuk i merr ne kosiderate kerkesat e tij: ky eshte difekt ekskluziv i pushtetit lokal.
SR: TEC i Vlores: A eshte nje zgjidhje, a eshte nje zgjidhje e drejte? Cilat do te ishin alternativat? Cfare tecesh, ku?Swed: TEC-i i Vlores, zgjidhje apo jo? Veshtire te ndahet kaq kollaj, sepse ka ane pozitive, ka ane negative; duke filluar me vendin ku do ndertohet, lenden djegese qe do perdoret etj etj. Qe ka nje impakt pozitiv ne sistem kjo patjeter qe duhet pohuar; dhe qe ne nje fare mase, nese funksionon sic duhet e ndihmon goxha sistemin dhe ul varesine nga importi. Per alternativa nuk eshte kollaj te flitet. Kush do ishte alternativa teknologjike? Gazi natyror qe ne se kemi? Qymyri qe ne e kemi me cilesi shume te dobet dhe shume thelle? Infrastrukturat e te dyjave qe nuk i kemi? Ndersa per vendosjen e tij ne Vlore - ai objekt eshte vendosur te behet atje sepse ishte mbase e vetmja mundesi qe ne kohen kur eshte bere studimi kostoja e kilowatorit te prodhuar te dilte me leverdi, sepse nuk ka nevoje per shume investime per infrastrukturen ndihmese dhe per kostot operacionale qe lidhen me shfytezimin e infrastruktures, furnizim me lende djegese, lidhja me rrjetin, furnizimi me uje etj. Por edhe nga pikpamja mjedisore, nese ai objekt do operoje me lenden djegese te duhur dhe do kotrollohet nga organizma serioze (qe mund te krijohen edhe si iniciative e qytetareve te Vlores, formati per kete gjendet) nuk do i shkaktoje ndonje dem as turizmit as qytetit, pervecse do e ndihmoje te largohet nga perpelitja ne te cilen po vuan, si shumica e vendit ne fakt.
SR: Se fundi ka filluar nje nisme privatizimesh hidrocentralesh lokale. Si e konsideron nje projekt te tille? Ne se do mund te kombinohej me energjine diellore dhe ndoshta edhe ate te eres, a do te ishte realiste te thuhej se problemet e ketyre rajoneve do te ishin mbuluar teresisht?Privatizimi dhe dhenia me koncesion e hidrocentraleve eshte nje nisme e mire. Problemi ketu qendron qe shumica e atyre qe i kane marre keto objekte, nuk kane mjetet financiare qe te realizojne investimet e nevojshme; dhe me dhimbje mund te them qe tek shume mungon edhe kultura e kerkimit te sherbimeve te konsulences. Nese do behen te ndergjegjshem qe ka kompani qe gjejne parate per objektin tend perkundrejt pageses, mbase do arrijne ti realizojne keto investime; ne te kundert do perpiqen ti shesin licencat tek te trete qe kane mundesi ti ndertojne.
Persa i perket furnizimit lokal, nje pjese e objekteve te reja qe pritet te ndertohen kane madje me shume kapacitet sec i nevojitet zonave perkatese, dhe zgjidhje te zgjuara te integrimit te burimeve te tjera qe ti permend do ishin vertet te mirepritura. Let's wait and see.
SR: Ndertimi i hidrocentraleve te reja: Sa e mundshme eshte kjo? Cilat lumenje nuk jane shfrytezuar akoma dhe cfare premtojne?Swed: Ndertimi i hidrocentraleve eshte shume i mundshem. Burim energjie me te mire, me te paster dhe me te dashur per komunitetin qofte te specialisteve qofte komunitetin ne pergjithesi veshtire se gjen. Dy lumenj jane totalisht te pashfrytezuar nga kjo pikpamje, Vjosa dhe Devolli. Per Devollin duket se dicka po behet, le te presim cdo behet me Vjosen. Edhe Skavica eshte e mundshme te realizohet. Nese keto behen realitet, vertet qe nuk do kemi nevoje te ndertojme TEC-e, te pakten per nje periudhe te caktuar kohe. Problemi eshte qe hidrocentralet jane investime intensive dhe duhen gjetur kompani qe kane dhene prova qe jane ne gjendje te financojne dhe ndertojne vepra te tilla. (vazhdon)
PS: Foto SR