Nese ka nje simbol unifikimi ne metropolin e vetem te Shqiperise, perndryshe shume heterogjen, ky do te duhej te ishte televizori. Simboli qe na bashkon edhe atehere kur jemi te ndare. Pjesetari i vetem i familjes shqiptare qe arrin t'i bashkoje anetaret e familjes rreth vetes. Autoriteti i vetem i shoqerise shqiptare qe e respektojne te gjithe. Feja e vetme se ciles i falen te gjithe, pavaresisht nga preferencat personale fetare.
Televizori eshte edhe i vetmi stimulus akoma ne gjendje te inicioje ndonje ndjenje tek njerezit, te cilet veshtiresite e jetes se perditshme; rafinimi i artit te te mbijetuarit, i ka bere te pandjeshem bile edhe ndaj vetevetes. Qeshin. Renkojne. Lengeshtohen. Bertasin te lumtur. Bertasin te nervozuar. Shajne. Qeshin prape.
Zgjohesh ne mengjes, veprimi i pare eshte hapja e televizorit. Miremengjes, te thote nje spikere. Miremengjes, ta kthen spikerja tjeter. Shkon ben kafen. Nje sy te kafja e nje sy tek televizori. Fillon rrufitjen e kafese; nje sy tek televizori, nje sy tek femija qe ngrihet nga gjumi. Pergatit femijen per ne shkolle, nje sy gjithmone tek televizori. Flet me bashkeshortin dhe nje sy e ke tek moderuesi me sy te qeshur e ndjelles i televizorit. Ha buke, televizori gjithmone aty. Takon njerez ne rruge i pyet, nese e pane ate programin X ne televizor. Fillon e diskuton me pasion. Perserit te qeshurat, renkimet; lengeshtimin, bertitjen; sharjen dhe te qeshuren prape ne te njejtin moment si edhe dje. Dhe e rindjen se je akoma gjalle.
Televizori te zgjidh shume probleme. P.sh., edukimin e femijeve. Ne vend te vrasesh mendjen se cfare mund te besh sot me femijen tend, ne vend te harxhosh kohen duke i blere apo lexuar nje liber; ne vend te luash me te ndonje loje kreative per trurin dhe shpirtin, ne vend te shkosh me te diku ne ajer te paster me peme e zogj e lodra; i ble femijes nje televizor, ja fut edhe ne dhomen e tij dhe ke gjithe kohen e mundshme per te pare e jetuar me televizorin e dhomes se pritjes.
Per femijet e cdo moshe, televizori eshte i vetmi burg i lire: mund ta shohin nga mengjesi ne darke, pa kufij; pa mose, pa censure. Te burgosur ne pamjet maratone shpesh te padeshifrueshme te televizorit syte e tyre jane vetem me miza. Po keshtu edhe truri. Do te duhej ndoshta nje fshirese xhamash makinash per morine e mizave te syve. Po, ato te trurit me cfare mund te pastrohen valle?
Cfare? Nuk i lejojne te shohe televizor? - pyet me nje fytyre te shperfytyruar nga irritimi kusherira T. ku kemi shkuar te bejme vizitat e nderit. I hedh nje sy tim biri, e sheh sikur te ishte gjynahqari me i madh i botes dhe, ne vend t'i drejtohet telefonit per t'u ankuar ne qendren e femijeve te keqtrajtuar, e zgjidh situaten vete duke ja vene televizorin e dhomes se pritjes atij ne dispozicion. Duke sakrifikuar keshtu te rriturit e tjere, bashkepjesetare ne kete minitragjedi. Syte jane drejtuar te gjitha drejt meje. Presin nje sqarim.
Kollitem per te pastruar pak sikletin dhe me nje fije zeri shpjegoj qe femija i keqtrajtuar, im bir, eshte akomajo katervjec. Mjaftojne 10 minuta televizor ne jave. Me program te pershtatshem per moshen e tij. Si, psh, perrallat e urithit te vogel.
10 minuta ne jave? - gati ulerin T. - Keta nuk jane ne vete. Me fal, po ty per cfare te kemi cuar jashte, per te luajtur nga fiqiri? Po, lihet femija pa televizor? Ja, shikoje; gjithe keto programe, jane vetem per femije. Kanal per femije ky. Pse, c'kujtoni ju te jashtmit, se ne nuk dime?
E shoh kanalin per femije qe jep ca filma me kartona ku ca qenie qe nuk e marr vesh nga c'fantazi e percartur kane dale, jane te ngarkuar me arme te madhesive nga me te ndryshme; e qellojne nga cdo lloj pozicioni i mundshem, pa pushim. Nuk ju mbarohet asnjehere municioni. Ata me te bardhe duhet te jene te miret, te zinjte te keqinjte. Sigurisht, kjo eshte shume edukative. Sepse: e mira duhet gjithmone te triumfoje. Edhe pse kjo e mira e ketij filmi, po ashtu si edhe e keqja: vetem vret.
Per hir te se vertetes, mua jashte shtetit nuk me ka cuar fare kusherira. Bile as prinderit. Ika vete, me konsens te prinderve; per te luajtur me fiqirin, per ta rigjeneruar e edukuar ate. Por, gjendja mentale e fiqirit tim eshte ne keto momente nje madhesi e definueshme vetem nga farefisi. Bile, edhe edukimi i femijes tim eshte bere kompetence farefisi. Sepse: cdo gje kthehet ne farefis. Ligj termodinamike.
Largohem per ne qytetin K. per dy dite dhe kam vetem nje porosi per prinderit dhe farefisin: jo djalin para televizorit. Jo miza-miza. Mos ki merak, ma kthen me gojen plot farefisi, ne krye prinderit. Dhe une nisem me mendjen e qete.
Prinderit kane dixhital. E kush nuk ka. E, per te komanduar nje televizor me dixhital do pak mjeshteri. Ne fillim ndez televizorin me telekomanden e televizorit. Pastaj, merr telekomanden e dixhitalit dhe fillon kerkon 1001 mizat.
Kur kthehem nga qyteti K. gjej tim bir me dy telekomandat ne dore, komandat absolut i te dyja nendeteseve qe zhyten kaq lehtesisht ne thellesite e lendes misterioze gri. Me qesh dhe me mburrje me tregon: shiko mami, dhe tak-tak, nga miza ne mize. Mua nuk me ngelet vecse te ulem e pafuqishme ne divanin komunist.
Nuk flas, nuk degjoj, shikoj miza-miza. Prinderit miza-miza. Im bir miza-miza. Dhe enderroj ate fshiresen e xhamave qe m'i pastron mizat si me magji ne fantazite e mia. Por, fshirese nuk ka. Dhe une rri ulur ne divanin e vjeter komunist. Duke numeruar oret qe me kane ngelur deri ne takimin me analistin A.F dhe vajzen e tij kater vjecare Lena, neser, tek kafe Piazza ku ka disa peme palme dhe nje shatrivan.
7.11.07
Miza-miza
Labels: Rrefime