29.11.07

Ngrohja globale: cfare na pret?

Ndryshimet e gjata klimaterike cojne ne luftera, epidemi, uri dhe si rrjedhim ne zvogelim popullsie; perfundojne shkencetaret ne nje artikull te botuar ne numrin e ri te PNAS. Sepse, keto ndryshimet afatgjata te klimes kane nje efekt te drejtperdrejte ne kapacitetin prodhues te tokes. Fluktuacionet e ketij kapaciteti percaktojne masen e ushqimit per njeri. Nje zvogelim i burimeve ushqimore rrit mundesine e konflikteve te armatosura, urise dhe epidemive, te cilat nga ana e tyre cojne ne reduktimin e mases se popullates.

Ne kete perfundim shkencetaret arriten pasi krahasuan historine e Evropes dhe Kines, dy rajone te ndara ekonomikisht, politikisht dhe gjeografikisht. Qellimi i autoreve ishte te analizonin se si kane reaguar historikisht shoqerite njerezore te ketyre rajoneve ndaj ndryshimeve te gjata te klimes.

Edhe pse dy rajonet e zgjedhura duken kaq te larget nga njeri-tjetri ata paraqesin nje histori te ngjashme: Kur prodhimi bujqesor ulej, cmimi i dritherave rritej si ne Evrope ashtu edhe ne Kine. Kur rritja e cmimeve arrinte nje lloj niveli, rritej rreziku i shperthimit te lufterave. Lufterat dhe zvogelimi i sasise se ushqimit per fryme conin ne reduktimin e numrit te popullsise. Rasti me domethenes per te dy rajonet eshte shekulli i 17te, ajo qe zakonisht quhet Kriza e Pergjithshme e shekullit te 17te. (Shume kurioze jane per kete periudhe te dhenat nga biologjia qe evidentojne se njeriu i kesaj periudhe ishte te pakten 2 cm me i shkurter se njeriu i shekullit te 16te dhe atij te shekullit te 18te; te dhena qe plotesojne rezultatet e krahasimeve historike).

Por, roli social i njeriut ne minimalizimin e pasojave klimaterike per shoqerine duket se eshte nje faktor shume i rendesishem. Tipik eshte shembulli i perandorit kinez Qing, i cili duke bashkuar ne unitet shtetet tribale veriore dhe perendimore beri te mundur qe te ulej frekuenca e luftrave ne vitet 1700.

Konsideruar kete korrelacion midis klimes dhe historise: cfare na pret? Ne jemi duke jetuar fazen me te nxehte per dy mijevjecaret e fundit. Ekstremi me i afert klimaterik me tonin eshte ai i shekullit te 17te, qe shenon fazen me te ftohte klimaterike te dy mijevjecareve te fundit. Por, te dyja, si temperatura e larte ashtu edhe e ulta jane ne gjendje te ndryshojne ekosistemin njerezor. Per sa kohe qe shumica e popullsise se botes mbahet nga aktiviteti bujqesor ajo eshte e varur nga klima dhe fluktuacionet e saj ne te njejten menyre sic edhe ne shekujt e kaluar. Shkrirja e akujve polare dhe ngritja e nivelit te deteve, perhapja e semundjeve tropikale, rritja e numrit te eventeve me mot ektrem do ndikojne direkt ne ekonomi.

Sa larg jemi nga prishja e stabilitetit te ekosistemit tone? Ne se kjo pike arrihet, a do jete ekosistemi yne i afte te adaptohet? A do jene zgjedhjet e adoptimit te perballueshme per te gjithe ne? A do jene institucionet tona te afta te parandalojne apo minimalizojne tragjedine?