Nje nga gjerat qe me pelqen me shume kur jam ne Tirane eshte te vezhgoj. Njerezit. Femije, femra, meshkuj, pleq. Jo se ne Zürich nuk me pelqen ta bej nje gje te tille. Por, nuk e kam kohen. Ne Zürich jeta rrjedh e shpejte. Nganjehere, shume e shpejte. Kaq shpejt, saqe dita tjeter vjen pa pritur te mbaroje ajo para saj.
Ne pallatin ku banojne prinderit e mi ne Tirane ka shume vajza te reja. I shoh kur ikin per ne pune, ne shkolle; me kembe apo me makine; vetem, me njera-tjetren; me babin apo mamin, me te dashurin.
Jane ndryshe vajzat e Tiranes nga ato te Zürich-ut. Me te ngjashme me njera-tjetren. Me te kollandrisura. Dhe gati te gjitha me floke te hekurosura. As kacurel, as me dredha, as shkurre. Jo. Nje identitet i vetem. I drejte fare. Me perdhune i drejte. I drejte ne refuzim. Ndaj natyres.
Ne Zürich nuk sheh femra me floke te hekurosura. Vetem ne televizor. Spikeret. Por edhe ato perpiqen te duken sa me natyrale. As mund te krahasohen me spikeret amerikane, qe jo vetem i kane te hekurosura floket, por edhe ju duken si te ngurta, si paruke. Le te fryje edhe orkani, atyre nuk ju leviz nje qime.
Floket e hekurosur te bejne me te madhe ne moshe. Ndoshta, sepse hekurosja ju jep nje rregull gati ushtarak flokeve; nje rregull qe zakonisht eshte nevoje per moshat e medhaja, te pjekura; moshat ku hormonet pijne ne qetesi kafe teksa diskutojne per motin. Te rinjte preferojne spontaneitetin, kaosin; tipare te dukshme te energjise se moshes - hormoneve fluturuese.
Edhe vajzat e pallatit tim i fshehin hormonet energjitike te moshes mbas flokesh te hekurosura. I zbresin shkallet njera pas tjetres, qe ne pike te sabahut dhe drejtohen per tek parukieri i pallatit, tek hekurosesi - Beni.
Beni eshte nje djale i pashem, 25 vjecar. Bjond, i gjate, i drejte e gjithmone me nje batute ne goje e nje buzeqeshje hokatare ne buze. Zanatin e ka mesuar neper kurse lokale. Te fundit e ka bere tek nje grek i zoti, i cili ja ka mesuar te gjitha hilet e zanatit, perfshi edhe hilet e bojerave te flokeve. Beni e ka dyqanin te tijin. Ja kane dhuruar prinderit. Per fatin e tij, sepse me dyqanin nuk fiton, vetem sa perballon shpenzimet e tij. Jo se nuk ka klientele. Perkundrazi. Ka shume klientele, kryesisht vajza te reja, qe teksa i gezohen modelit te ri apo ngjyres tjeter; shijojne fizikun e Benit por edhe humorin e tij. Fajin per mossuksesin financiar te Benit e kane dritat. Mungesa e tyre. Me shume pa drita se me drita, Beni i eshte adoptuar rregjimit te dritave qe ve qeveria. Cdo qeveri. Gjithmone me nje batute ne goje e nje buzeqeshje hokatare ne buze.
Me pelqen te rri me Benin e te flas me te per jeten e perditshme. Sepse, Beni mund te kishte qene perfaqesues tipik i djalit te Tiranes se dikurshme, Tiranes sime: i sjellshem, pak i turpshem; pak indiferent, hokatar; i shoqerueshem, i ndihmes; asnjehere atje per te treguar se sa di, me tendenca te diskutimit siperfaqesor; nuk ankohet asnjehere, frustracionin e shnderron ne humor dhe deshtimin ne veteironie. Ne Tiranen time, keta ishin djemte me te cilet ne, vajzave te atehershme me hormone fluturuese, por pa floke te hekurosura; na pelqente te shoqeroheshim, te dukeshim; te shisnim mend pergjate bulevardit te madh mbushur plot e perplot me njerez ne fundjave, qe teksa i parakalonin njeri-tjetrit qemtoheshin me sy qe nga gishti i vogel i kembes deri tek floku rebel qe i ishte ndare tufes. I gjithe ky informacion do te peshperitej, transmetohej; riqarkullohej, zbukurohej; transformohej gjate diteve punetore te javes, per t'u rikonfirmuar pastaj ne shetitjen tjeter te fundit te javes pergjate bulevardit.
Kur ka drita, Beni nuk ka kohe te rrije e te flase me mua. E presin klientet. Ai futet ne parukerine e tij dhe flet me to, une kthehem ne apartamentin tim. Por, kur nuk ka drita, atehere kemi kohe dhe ai fillon me tregon per Tiranen e tij, qe eshte bere nje qytet i madh ku askush nuk e di me se sa njerez jane mbledhur per te jetuar. Per Tiranen ku njerezit nuk e njohin me njeri-tjetrin. Per Tiranen ku miqesite e vjetra jane ndare nga dete e oqeane, per Tiranen ku miqesite e reja jane akoma ne fazen e dyshimit. Dhe pastaj, me tregon per vajzat e pallatit tim qe une nuk i njoh me e qe as me njohin me, qe dikur ishin te vogla e tani jane bere gra; qe bejne shkolla e karriere, e qe cdo mengjes heret; shume heret, sepse atehere ka drita; zgjojne Benin nga gjumi e i kerkojne t'ua hekurosi floket.
Eshte pune e lodhshme hekurosja; kerkon fuqi, kohe dhe paguhet pak. Beni do kishte preferuar me mire t'ua priste floket, apo t'ua bente me onde; t'i bente me energjitike, me te fresketa; me te bukura. Por ato duan te hekurosen, asgje me teper. Ne te vertete, Benit nuk i pelqen kjo pune; jo dhe aq per leket e pakta qe merr e punen e madhe qe ben, sesa nga tufat e flokeve qe klientet e tij lene mbrapa ne floketore. Tufa, tufa. Cdo dite.
Beni eshte fjalepaprishur, edhe pse e zgjojne nga gjumi i thelle. U thote nje miremengjes syve lutes, tund koken pohueshem dhe brenda pese minutash behet gati e eshte para deres ku merr klienten dhe e drejton tek floketorja e tij. Ju kreh shpejt e shpejt floket akoma te lagura nga dushi i mengjesit, merr furcen e madhe te zeze ne nje dore, tharresen ne doren tjeter; zgjedh nje tufe flokesh, fikson furcen ne rrenjen e saj, e terheq furcen me force pergjate tufes dhe e fikson aktivitetin shtrues te furces me ajrin e nxehte te tharreses. Tufe pas tufe. Ne menyre sistematike. Midis kalimit nga nje tufe ne tjetren, ai pastron furcen nga floket e vrara.
Eshte nje pamje e shemtuar, - thote Beni, - dhe me vjen keq per to. Jane te reja ne moshe dhe floket i kane te shkaterruara. Hekurosja t'i shkaterron floket por edhe lekuren. Kam ca kliente qe u jane rralluar kaq shume floket sa ju sheh lekuren e kokes. Me grushta, me beso, me grushta, - me thote teksa drejton te dy duart e tij bosh e gjysem te mbledhura grusht perpara meje, siper te ma vizualizuar masen e flokeve te vdekur.
Ju kam thene, - por nuk me degjojne. Sec ka dale kjo mode, nuk e marr vesh. Femrat jane te cuditshme, - thote me pak buzeqeshje teksa tund koken. Nejse, une pune dua, se me ate pune jetoj, - por nganjehere, kur me japin leket, me vjen pak ligsht nga vetja; sepse me duket se jam une fajtori. Me kupton, shume nga keto kur te jene vetem 30 vjec do kene floket e rralla te nje 70 vjecareje. Do jene vetem 30 vjec, mbase edhe 40, por prape te reja jane. Cdo bejne atehere? Do vene paruke? U pa puna, do hap nje biznes parukeje - dhe ve buzen ne gaz.
Floktorja e Benit eshte terheqese. Ashtu si dhe ndertesat e Tiranes, muret e saj jane lyer me ngjyra. Pasyrat e medha, dy karriget ku ai ul klientet e i shnderron ne kopje te fantazive te tyre; nje kend me nje kolltuk te madh, dy postiqe e nje tavoline midis te mbushur nga revista me vajza qe qeshin te lumtura. E thjeshte floketorja por e ngrohte. Kur ka drita eshte zakonisht plot. Jo vetem me klienten e radhes dhe mikeshat e saj, por edhe me komshije simpatizuese qe vijne e pijne kafen. Ne kete cep te vogel te Tiranes, floketorja e Benit eshte me shume se floketore, eshte edhe nje qender komunikimi; nje qender ku shkembehen informacione, te reja nga shkolla; nga pallati, nga lagjia; ku u behet jehone skandaleve dhe soap-operave: ku e perditshmja transformohet ne nje soap-opera. Ketu lindin njohje e miqesira midis femrave te lagjes, por edhe armiqesira. Ketu lindin armiqesira por edhe pajtohen gjakra. Ndoshta, eshte pikerisht karakteri i vecante i Benit qe arrin te perballoje nje lume te tille ndjenjash, qe e ben ate t'u mbijetoje te gjitha armiqesive e te jete ne qender te miqesise. Por, ndoshta Benin e ndihmon edhe mungesa e dritave ne kete mision. Ndoshta.
Erdhen prape dritat, - thote Beni dhe ngrihet, - zere se ka ardhur komshija. Degjojme nje trokitje ne dere. Beni hap deren dhe para tij eshte me te vertete komshija. Erdhe? - pyet Beni, - Eja. Ikin te dy.
Dikur shoh komshijen te dale nga floketorja e qeshur, kokelarte dhe me floke te hekurosura. E shoh me vemendje dhe i pohoj vetes qe komshija eshte e bukur. Si te gjitha vajzat e pallatit tim, si shumica e vajzave te Tiranes. As floket e hekurosura nuk e prishin kete bukuri. Dhe ndiej diku nje deshire qe te jem edhe une pjese e tyre, pjese e Tiranes. Ngrihem ngadale dhe marr drejtimin per tek floketorja. Per fat te mire ka drita.
27.11.07
Vajzat e Tiranes, Beni dhe une
Labels: Ai dhe Ajo, Rrefime