9.11.07

Te varet ne litar

Te varet ne litar, - tha ajo. Ajo eshte nene. Nena e atij qe ajo urdheron te varet ne litar. E thote perpara gjithe shoqerise. Shqiptare.

Ai, nje krijese e mjere e natyres. Bir i kesaj nene. Lindur ne vendin e gabuar, ne nje kohe te gabuar. Ndoshta, ngjizur ne barkun e gabuar. I tradhetuar nga natyra, i tradhetuar nga shoqeria, i tradhetuar nga mjekesia, i tradhetuar nga nena.

Cfare nene eshte ajo qe vret femijen e saj, qe peshtyn femijen e saj? Ne laborator, aty ku luhet me natyren, aty ku natyren edhe mund ta modifikosh, prodhohen nena-kafshe qe hane femijet e tyre. Nena qe nuk dallojne femijen e tyre nga preja. Nena qe nuk ja nuhatin eren femijes se tyre. Qe nuk e njohin ate per femijen e tyre.

Kjo nene qe therret litarin ne ndihme per ta ndare pergjithmone fizikisht nga i biri nuk eshte nene laboratori. Eshte nje nene normale. Nuk eshte kafshe, eshte nje Homo sapiens sapiens, nje qenie qe edhe kur nuk i funksionon nuhatja, duhet t'i funksionoje truri dhe ndergjegja. Pergjegjesia. Pergjegjesia e te qenurit nene.

Nje krijese e mjere kreu nje krim. Te shemtuar. Te dhimbshem. Mbi nje qenie te pafajshme. Mbi nje femije. Nje jete iku. Nje jete qe mund te ishte shpetuar.

Nje krijese e mjere kreu nje krim. Qe nuk do te kishte ndodhur. Ne kushte te tjera.

Ishte nje kumbull, apo nje molle. Ndoshta molle, ajo e ndaluara nga e cila filloi jeta. Molla e mohuar. Qe i kujtoi njeriut te kufizuar menderisht se ai ishte ndryshe. Ishte molle e mohuar per te, sepse e rezervuar per nje femije tjeter, me me fat. Gje qe i kujtoi te mjerit dashurine qe ja kishin mohuar. Por, ndoshta edhe dhene por jo kuptuar. Ne boten e tij te instikteve, te kultivuar ne realitetin e dhunshem, ne realitetin e hakmarrjes; ai beri ate qe kishin bere njerez pa deficitet e tij me pare: ai vrau. Ai vrau fizikisht dhe shpirterisht. Vrau qe te vriste me shume se ai qe vrau. Vrau per t'u hakmarre per mollen. Vrau per te vrare dashurine e tjetrit.

Sa e sinqerte eshte dashuria e nenes per femijen? Kush e kushtezon ate? A eshte e kushtezueshme? Ku mbaron ajo? A eshte e mbarueshme?

Ne shoqerine shqiptare dashuria e prindit per femijen eshte shpesh e kushtezuar nga shoqeria. Vlera e dashurise varet nga vlera qe femijet arrijne te krijojne ne raport me shoqerine. Sa me shume i vleresuar femija nga shoqeria, aq me e madhe dashuria prinderore. Sa me e vogel vlera aq me paket dashuria. Vlera behet zero kur shoqeria e vlereson ate zero.

Dashuria prinderore nuk eshte nje funksion i raportit te krijuar e zhvilluar qe nga lindja e femijes. Dashuria prinderore eshte pasqyrim i vleres qe shoqeria i jep femijes tend.

Nje femije me te cilin natyra nuk eshte treguar bujare nuk eshte nje femije qe te jep vlere ne shoqeri, nuk eshte nje femije qe shoqeria ta vlereson. Nje femije te tille nuk mund t'i japesh dashurine e pakufishme prinderore te stamposur ne instiktet, as edhe ate te kultivuar nga ndergjegja dhe pergjegjesia. Nje femije i tille terhiqet zvarre, ndersa ti si prind mban koken ulur. Nje femije i tille nuk mund te duhet. Nga askush. Nje femije i tille dikur behet kriminel.

Nje nene kerkon qe femijen e saj ta varin ne litar. Per te rifituar dashurine e shoqerise. Dashurine e shoqerise qe nuk e ndihmoi kur ajo kishte nevoje. Nje shoqerie qe nuk pati kohe te kujdesej per birin e saj. Nje shoqeri qe nuk ka kohe te kujdeset per asnje lloj biri. Nje shoqeri qe te kerkon te sakrifikosh dashurine e femijes per te. Nje shoqeri qe kerkon te zgjidhe problemet dhe ju shmanget pergjegjesive me aktin e sakrifikimit. Te vrasjes. Te hakmarrjes. Sepse per zgjidhje te tjera nuk ka kohe. Sepse eshte e zene me krizen e saj te gjate te tranzicionit. Krize qe ka ngrene dashurine. Nevojen per te. Ndjeshmerine ndaj saj. Krize qe po ha femijet e vet.

A ishte dashuria e nenes per te birin e sinqerte? Apo ishte kerkesa e nenes per t'ia vrare te birin e sinqerte? Ndoshta asnjera. Sepse eshte pikerisht sinqeriteti, mungesa e tij ne raportet tona me njeri-tjetrin, ne raportet qe fillojne qe ne ngjizjen tone, litari qe kemi lidhur rreth qafave tona e qe po na mbyt, ne gjerat me integrale, ne ato gjera qe na japin identitetin.