29.11.07

Ngrohja globale: cfare na pret?

Ndryshimet e gjata klimaterike cojne ne luftera, epidemi, uri dhe si rrjedhim ne zvogelim popullsie; perfundojne shkencetaret ne nje artikull te botuar ne numrin e ri te PNAS. Sepse, keto ndryshimet afatgjata te klimes kane nje efekt te drejtperdrejte ne kapacitetin prodhues te tokes. Fluktuacionet e ketij kapaciteti percaktojne masen e ushqimit per njeri. Nje zvogelim i burimeve ushqimore rrit mundesine e konflikteve te armatosura, urise dhe epidemive, te cilat nga ana e tyre cojne ne reduktimin e mases se popullates.

Ne kete perfundim shkencetaret arriten pasi krahasuan historine e Evropes dhe Kines, dy rajone te ndara ekonomikisht, politikisht dhe gjeografikisht. Qellimi i autoreve ishte te analizonin se si kane reaguar historikisht shoqerite njerezore te ketyre rajoneve ndaj ndryshimeve te gjata te klimes.

Edhe pse dy rajonet e zgjedhura duken kaq te larget nga njeri-tjetri ata paraqesin nje histori te ngjashme: Kur prodhimi bujqesor ulej, cmimi i dritherave rritej si ne Evrope ashtu edhe ne Kine. Kur rritja e cmimeve arrinte nje lloj niveli, rritej rreziku i shperthimit te lufterave. Lufterat dhe zvogelimi i sasise se ushqimit per fryme conin ne reduktimin e numrit te popullsise. Rasti me domethenes per te dy rajonet eshte shekulli i 17te, ajo qe zakonisht quhet Kriza e Pergjithshme e shekullit te 17te. (Shume kurioze jane per kete periudhe te dhenat nga biologjia qe evidentojne se njeriu i kesaj periudhe ishte te pakten 2 cm me i shkurter se njeriu i shekullit te 16te dhe atij te shekullit te 18te; te dhena qe plotesojne rezultatet e krahasimeve historike).

Por, roli social i njeriut ne minimalizimin e pasojave klimaterike per shoqerine duket se eshte nje faktor shume i rendesishem. Tipik eshte shembulli i perandorit kinez Qing, i cili duke bashkuar ne unitet shtetet tribale veriore dhe perendimore beri te mundur qe te ulej frekuenca e luftrave ne vitet 1700.

Konsideruar kete korrelacion midis klimes dhe historise: cfare na pret? Ne jemi duke jetuar fazen me te nxehte per dy mijevjecaret e fundit. Ekstremi me i afert klimaterik me tonin eshte ai i shekullit te 17te, qe shenon fazen me te ftohte klimaterike te dy mijevjecareve te fundit. Por, te dyja, si temperatura e larte ashtu edhe e ulta jane ne gjendje te ndryshojne ekosistemin njerezor. Per sa kohe qe shumica e popullsise se botes mbahet nga aktiviteti bujqesor ajo eshte e varur nga klima dhe fluktuacionet e saj ne te njejten menyre sic edhe ne shekujt e kaluar. Shkrirja e akujve polare dhe ngritja e nivelit te deteve, perhapja e semundjeve tropikale, rritja e numrit te eventeve me mot ektrem do ndikojne direkt ne ekonomi.

Sa larg jemi nga prishja e stabilitetit te ekosistemit tone? Ne se kjo pike arrihet, a do jete ekosistemi yne i afte te adaptohet? A do jene zgjedhjet e adoptimit te perballueshme per te gjithe ne? A do jene institucionet tona te afta te parandalojne apo minimalizojne tragjedine?

27.11.07

Vajzat e Tiranes, Beni dhe une

Nje nga gjerat qe me pelqen me shume kur jam ne Tirane eshte te vezhgoj. Njerezit. Femije, femra, meshkuj, pleq. Jo se ne Zürich nuk me pelqen ta bej nje gje te tille. Por, nuk e kam kohen. Ne Zürich jeta rrjedh e shpejte. Nganjehere, shume e shpejte. Kaq shpejt, saqe dita tjeter vjen pa pritur te mbaroje ajo para saj.

Ne pallatin ku banojne prinderit e mi ne Tirane ka shume vajza te reja. I shoh kur ikin per ne pune, ne shkolle; me kembe apo me makine; vetem, me njera-tjetren; me babin apo mamin, me te dashurin.

Jane ndryshe vajzat e Tiranes nga ato te Zürich-ut. Me te ngjashme me njera-tjetren. Me te kollandrisura. Dhe gati te gjitha me floke te hekurosura. As kacurel, as me dredha, as shkurre. Jo. Nje identitet i vetem. I drejte fare. Me perdhune i drejte. I drejte ne refuzim. Ndaj natyres.

Ne Zürich nuk sheh femra me floke te hekurosura. Vetem ne televizor. Spikeret. Por edhe ato perpiqen te duken sa me natyrale. As mund te krahasohen me spikeret amerikane, qe jo vetem i kane te hekurosura floket, por edhe ju duken si te ngurta, si paruke. Le te fryje edhe orkani, atyre nuk ju leviz nje qime.

Floket e hekurosur te bejne me te madhe ne moshe. Ndoshta, sepse hekurosja ju jep nje rregull gati ushtarak flokeve; nje rregull qe zakonisht eshte nevoje per moshat e medhaja, te pjekura; moshat ku hormonet pijne ne qetesi kafe teksa diskutojne per motin. Te rinjte preferojne spontaneitetin, kaosin; tipare te dukshme te energjise se moshes - hormoneve fluturuese.

Edhe vajzat e pallatit tim i fshehin hormonet energjitike te moshes mbas flokesh te hekurosura. I zbresin shkallet njera pas tjetres, qe ne pike te sabahut dhe drejtohen per tek parukieri i pallatit, tek hekurosesi - Beni.

Beni eshte nje djale i pashem, 25 vjecar. Bjond, i gjate, i drejte e gjithmone me nje batute ne goje e nje buzeqeshje hokatare ne buze. Zanatin e ka mesuar neper kurse lokale. Te fundit e ka bere tek nje grek i zoti, i cili ja ka mesuar te gjitha hilet e zanatit, perfshi edhe hilet e bojerave te flokeve. Beni e ka dyqanin te tijin. Ja kane dhuruar prinderit. Per fatin e tij, sepse me dyqanin nuk fiton, vetem sa perballon shpenzimet e tij. Jo se nuk ka klientele. Perkundrazi. Ka shume klientele, kryesisht vajza te reja, qe teksa i gezohen modelit te ri apo ngjyres tjeter; shijojne fizikun e Benit por edhe humorin e tij. Fajin per mossuksesin financiar te Benit e kane dritat. Mungesa e tyre. Me shume pa drita se me drita, Beni i eshte adoptuar rregjimit te dritave qe ve qeveria. Cdo qeveri. Gjithmone me nje batute ne goje e nje buzeqeshje hokatare ne buze.

Me pelqen te rri me Benin e te flas me te per jeten e perditshme. Sepse, Beni mund te kishte qene perfaqesues tipik i djalit te Tiranes se dikurshme, Tiranes sime: i sjellshem, pak i turpshem; pak indiferent, hokatar; i shoqerueshem, i ndihmes; asnjehere atje per te treguar se sa di, me tendenca te diskutimit siperfaqesor; nuk ankohet asnjehere, frustracionin e shnderron ne humor dhe deshtimin ne veteironie. Ne Tiranen time, keta ishin djemte me te cilet ne, vajzave te atehershme me hormone fluturuese, por pa floke te hekurosura; na pelqente te shoqeroheshim, te dukeshim; te shisnim mend pergjate bulevardit te madh mbushur plot e perplot me njerez ne fundjave, qe teksa i parakalonin njeri-tjetrit qemtoheshin me sy qe nga gishti i vogel i kembes deri tek floku rebel qe i ishte ndare tufes. I gjithe ky informacion do te peshperitej, transmetohej; riqarkullohej, zbukurohej; transformohej gjate diteve punetore te javes, per t'u rikonfirmuar pastaj ne shetitjen tjeter te fundit te javes pergjate bulevardit.

Kur ka drita, Beni nuk ka kohe te rrije e te flase me mua. E presin klientet. Ai futet ne parukerine e tij dhe flet me to, une kthehem ne apartamentin tim. Por, kur nuk ka drita, atehere kemi kohe dhe ai fillon me tregon per Tiranen e tij, qe eshte bere nje qytet i madh ku askush nuk e di me se sa njerez jane mbledhur per te jetuar. Per Tiranen ku njerezit nuk e njohin me njeri-tjetrin. Per Tiranen ku miqesite e vjetra jane ndare nga dete e oqeane, per Tiranen ku miqesite e reja jane akoma ne fazen e dyshimit. Dhe pastaj, me tregon per vajzat e pallatit tim qe une nuk i njoh me e qe as me njohin me, qe dikur ishin te vogla e tani jane bere gra; qe bejne shkolla e karriere, e qe cdo mengjes heret; shume heret, sepse atehere ka drita; zgjojne Benin nga gjumi e i kerkojne t'ua hekurosi floket.

Eshte pune e lodhshme hekurosja; kerkon fuqi, kohe dhe paguhet pak. Beni do kishte preferuar me mire t'ua priste floket, apo t'ua bente me onde; t'i bente me energjitike, me te fresketa; me te bukura. Por ato duan te hekurosen, asgje me teper. Ne te vertete, Benit nuk i pelqen kjo pune; jo dhe aq per leket e pakta qe merr e punen e madhe qe ben, sesa nga tufat e flokeve qe klientet e tij lene mbrapa ne floketore. Tufa, tufa. Cdo dite.

Beni eshte fjalepaprishur, edhe pse e zgjojne nga gjumi i thelle. U thote nje miremengjes syve lutes, tund koken pohueshem dhe brenda pese minutash behet gati e eshte para deres ku merr klienten dhe e drejton tek floketorja e tij. Ju kreh shpejt e shpejt floket akoma te lagura nga dushi i mengjesit, merr furcen e madhe te zeze ne nje dore, tharresen ne doren tjeter; zgjedh nje tufe flokesh, fikson furcen ne rrenjen e saj, e terheq furcen me force pergjate tufes dhe e fikson aktivitetin shtrues te furces me ajrin e nxehte te tharreses. Tufe pas tufe. Ne menyre sistematike. Midis kalimit nga nje tufe ne tjetren, ai pastron furcen nga floket e vrara.

Eshte nje pamje e shemtuar, - thote Beni, - dhe me vjen keq per to. Jane te reja ne moshe dhe floket i kane te shkaterruara. Hekurosja t'i shkaterron floket por edhe lekuren. Kam ca kliente qe u jane rralluar kaq shume floket sa ju sheh lekuren e kokes. Me grushta, me beso, me grushta, - me thote teksa drejton te dy duart e tij bosh e gjysem te mbledhura grusht perpara meje, siper te ma vizualizuar masen e flokeve te vdekur.

Ju kam thene, - por nuk me degjojne. Sec ka dale kjo mode, nuk e marr vesh. Femrat jane te cuditshme, - thote me pak buzeqeshje teksa tund koken. Nejse, une pune dua, se me ate pune jetoj, - por nganjehere, kur me japin leket, me vjen pak ligsht nga vetja; sepse me duket se jam une fajtori. Me kupton, shume nga keto kur te jene vetem 30 vjec do kene floket e rralla te nje 70 vjecareje. Do jene vetem 30 vjec, mbase edhe 40, por prape te reja jane. Cdo bejne atehere? Do vene paruke? U pa puna, do hap nje biznes parukeje - dhe ve buzen ne gaz.

Floktorja e Benit eshte terheqese. Ashtu si dhe ndertesat e Tiranes, muret e saj jane lyer me ngjyra. Pasyrat e medha, dy karriget ku ai ul klientet e i shnderron ne kopje te fantazive te tyre; nje kend me nje kolltuk te madh, dy postiqe e nje tavoline midis te mbushur nga revista me vajza qe qeshin te lumtura. E thjeshte floketorja por e ngrohte. Kur ka drita eshte zakonisht plot. Jo vetem me klienten e radhes dhe mikeshat e saj, por edhe me komshije simpatizuese qe vijne e pijne kafen. Ne kete cep te vogel te Tiranes, floketorja e Benit eshte me shume se floketore, eshte edhe nje qender komunikimi; nje qender ku shkembehen informacione, te reja nga shkolla; nga pallati, nga lagjia; ku u behet jehone skandaleve dhe soap-operave: ku e perditshmja transformohet ne nje soap-opera. Ketu lindin njohje e miqesira midis femrave te lagjes, por edhe armiqesira. Ketu lindin armiqesira por edhe pajtohen gjakra. Ndoshta, eshte pikerisht karakteri i vecante i Benit qe arrin te perballoje nje lume te tille ndjenjash, qe e ben ate t'u mbijetoje te gjitha armiqesive e te jete ne qender te miqesise. Por, ndoshta Benin e ndihmon edhe mungesa e dritave ne kete mision. Ndoshta.

Erdhen prape dritat, - thote Beni dhe ngrihet, - zere se ka ardhur komshija. Degjojme nje trokitje ne dere. Beni hap deren dhe para tij eshte me te vertete komshija. Erdhe? - pyet Beni, - Eja. Ikin te dy.

Dikur shoh komshijen te dale nga floketorja e qeshur, kokelarte dhe me floke te hekurosura. E shoh me vemendje dhe i pohoj vetes qe komshija eshte e bukur. Si te gjitha vajzat e pallatit tim, si shumica e vajzave te Tiranes. As floket e hekurosura nuk e prishin kete bukuri. Dhe ndiej diku nje deshire qe te jem edhe une pjese e tyre, pjese e Tiranes. Ngrihem ngadale dhe marr drejtimin per tek floketorja. Per fat te mire ka drita.

23.11.07

Energjitika: Quo vadis? Interviste me Swed (e plote)



Nje nga prioritetet zyrtare te qeverise Berisha eshte energjitika. Synimi i qarte: brenda 2007 i gjithe vendi duhet te kete energji pa nderprerje.

Gati ne perfundim te vitit 2007, situata eshte krejt larg ketij synimi: ore te tera pa energji ne te gjithe vendin. Me keq, oret e nderprerjeve jane shtuar. Cfare nuk funksionon ne strategjite e politikes shqiptare? Ku jane problemet? Ku jane zgjidhjet?

Ne kete interviste me Swed, specialist i energjitikes; SR dhe Swed bejne nje sprove per te drejtuar disa pyetje qytetari dhe specialisti; bejne nje sprove per te treguar problemet dhe sygjeruar zgjidhje. SR falenderon perzemersisht Swed per angazhimin dhe durimin ne kete interviste, por mbi te gjitha, per perpjekjen e tij per te dhene nje tablo te plote te situates energjitike shqiptare dhe problemeve te saj. Gjithashtu, nje falenderim i perzemert per akull-naja qe e mundesoi kete bashkepunim.


SR: Shqiperia me energji berthamore: PO apo JO?

Swed: Energjia berthamore - PJO

Eshte nje argument shume kontraversial per momentin, por qe ja vlen te theksohet qe drejt energjise berthamore bota do kthehet patjeter, dhe kjo per shume arsye. Se pari, koha e "burimeve energjetike të lira" ka mbaruar dhe kjo eshte e qarte per te gjithe tani. Se dyti, ne rastin me optimist bota ka nafte edhe per rreth 50 vjet (pa perfshire ketu rerat bituminoze, supozimet per sasi te medha nafte ne polin e veriut etj etj). Pjesen me te madhe te konsumit te lendeve djegese ne bilancin energjitik global e ze sektori i transportit dhe kthimi nga nafta ne burime te tjera perfshin edhe alternativen e hidrogjenit, per prodhimin e te cilit duhet shume energji e cila mund te merret vetem nga centralet berthamore. Sidoqfte keto jane argumenta per te cilet mund te debatosh shume gjate. Ne Shqiperi, energjia berthamore per momentin nuk ka shance; duhet riformatuar gjithe sistemi elektroenergjitik, i cili nga pikpamja teknike dhe e funksionimit, nuk te jep asnje garanci per futjen e nje burimi kaq delikat. Argument tjeter kunder eshte qe centralet berthamore sigurojne energji baze, dhe neve nuk na duhet baze ne ato nivele qe ofron qofte edhe nje reaktor i vetem. Pervec ketyre, neve kemi akoma rreth 65% te burimeve ujore te pashfrytezuara dhe do ishte shume me e mënçur të shfrytëzohej sesa te bazohemi ne teknologji shume delikate per te miren e fqinjve. Ne cdo rast nje problem madhor per ne do jete trajtimi i mbetjeve radiokative. Nderkohe qe ne nuk kemi nje sistem stabel te trajtimit te mbetjeve urbane (qe eshte minimumi qe nje shtet mund te beje) si mund te shpresohet per seriozitetin dhe angazhimin e nevojshem ne trajtimin e mbetjeve radioaktive?

SR: Cilat jane problemet energjitike te Shqiperise sot?

Swed: Problemet e sektorit energjitik, kryesisht atij elektroenergjitik, i dine te gjithe sot dhe eshte humbje kohe ti permendim prape; por ja vlen te permenden shkaqet qe kane cuar ne kete situate. E para, dhe me kryesorja, eshte politika. KESH-i nuk lihet nga qeverite te veproje si nderrmarje tregtare (sado qe qeveritaret e theksojne gjithmone kete fakt kur eshte puna per ti dhene para KESH-it) ne asnje drejtim, as te menaxhimit te burimeve, as te menaxhimit te fondeve, as te burimeve njerezore, asgje fare. Drejtohet dhe keqperdoret nga politika.

Nje aspekt tjeter eshte performaca e dobet e specialisteve te sektorit, po qe edhe kjo ka pjeserisht background politik, te motivimit etj. Edhe ... kaq, mjafton qe poltika te heqi dore nga KESH-i ne nje menyre ose ne nje tjeter, ta leri ne menaxhimin e ndonje kompanie menaxhuese te huaj pa nderhyre ne vendimmarrje, dhe s'ka nevoje as per privatizim, KESH-i behet kompani e fuqishme me nje shpejtesi te papare.

SR: C'eshte ERE dhe cili eshte roli i saj?

Swed: ERE eshte Enti per Rregullimin e Energjise. Shkurtimisht, pa u marre me ligjin “Per Sektorin e Energjise Elektrike” pjesa me e prekshme e veprimtarise se ERE-s perfshin:

1. Cmimet, tarifat.
2. Hapja e tregut
3. Garantimi i rregullave te lojes ne treg, monitorimi.

Diskutimi ketu do ishte se sa e luan ERE rolin qe i jep ligji. Shume pak. Cmimet caktohen ne zyrat e kryeministrise, kjo eshte e njohur publikisht. Ne hapjen e tregut te energjise elektrike, ERE ka aktualisht nje rol sekondar ose akoma me keq te dores se trete, dhe ne piken e trete eshte totalisht apatike dhe mosfunksionale. Atehere vijme te pyetja, c’na duhet ERE? Si koncept, nje rregullator ne treg duhet patjeter, edhe ne vende me treg 100% te liberalizuar dhe qe nuk kane ent rregullator ka diskutime per futjen e nje organizmi te tille. Por, nje ent rregullator qe teorikisht eshte i pavarur, ose me sakte varet nga parlamenti dhe ne praktike eshte shtojce e keshillit te ministrave dhe e ministrise pergjegjese per energjine, eshte kosto e tepert per konsumatorin dhe hallke e tepert per ata qe duan te investojne ne elektroenergji.

SR: Sa e ndihmon apo e veshtireson legjislacioni shqiptar situaten energjitike. Cfare duhet te ndryshohet ne legjislacion?

Swed: Legjislacioni jone i energjise elektrike, sado qe ne shumicen e rasteve eshte ndertuar me asistence te huaj, ka nje veti te keqe; qe te nesermen e publikimit ne fletoren zyrtare eshte tashmë i vjetëruar. Ka probleme me modelin tranzitor te tregut, ka probleme me ligjin e ri te koncesioneve; e shume te tjera qe s’me vijne ne mend por qe duhet diskutuar rast pas rasti. Po, problemi me kryesor eshte qe legjislacioni egzistues, i mire apo i keq, nuk zbatohet. Formula, Ligji dhe Maliqi eshte dominante ne te gjithe ate qe quhet treg i energjise elektrike; mjafton te marresh komente nga operatoret ose aplikantet per licence per HEC-e te vegjel, dhe krijon tabllone e plote.

SR: Cilat do te ishin strategjite per te ndryshuar situaten?

Swed: Nuk ka strategji per te ndryshuar situaten; nuk duhen strategji, duhet nje perqasje e re, duhet nderruar paradigma. Ca te them? Hajde te marrim 140 deputete dhe 14 ministra zvicerane. Vendimmarresve ju mungon vizioni dhe kjo s’nderrohet me strategji.

SR: Si duhet ta perfytyroje njeriu i thjeshte procesin e perfitimit te energjise nga prodhimi deri tek ndezja e llampes, llogaritja e energjise?

Swed: Energjia elektrike prodhohet nga uji qe kalon ne turbine. Turbina ve ne levizje nje gjenerator qe ben konvertimin e energjise te ujit ne energji elektrike. Pas kesaj ne nje nenstacion konvertohet ne nivelin e duhur te tensionit per t'u transmetuar ne distanca te largeta (tensioni i larte) dhe pastaj prane konsumatoreve kalon serish ne transformatore zakonisht 20 kV dhe shperndahet neper rrjetin shperndares serish duke kaluar dhe nje shkalle transformimi ne 400V.

Gjendja teknike e shumices se rrjeteve te transmetimit dhe nenstacioneve eshte shume e keqe, humbjet (te cilat quhen humbje teknike) arrijne rreth 25 - 30%. Normat e humbjeve ne vende te tjera me rrjeta shume me te medhenj se i joni dhe me karakteristika te ngjashme arrijne ne 6-7%. Keshtuqe, nese humbjet teknike do reduktoheshin ne nivele te pranueshme, energjia e kursyer per te cilen pyet mund te ishte pa frike me shume se nje muaj, mbase dy.

Njeriu i thjeshte duhet te kuptoje qe aksesi dhe mundesia per te perdorur energjine elektrike eshte ne vetvete luks. Nuk e kam ne kuptimin qe te kthehemi prape te kandili, por qe energjia elektrike duhet perdorur vetem per ato sherbime qe nuk ti garanton dot ndonje burim tjeter. Dhe ketu pastaj futemi prape te roli i shtetit, ERE-s, KESH-it, METE-s, OJQ-ve etj, sepse qe te arrihet kjo eshte nje process, nuk behet ne nje jave. Dhe me kryesorja, qe konsumatori i fundit duhet te ngulisi fort ne mend eshte qe ajo qe konsumohet, paguhet dhe s’ka rruge tjeter. Dhe kete duhet ta ngulisin fort ne mend edhe vendimmarresit, sepse shpesh behen pengese per implementimin e aksioneve ”te forta”, le te themi kunder atyre qe s’paguajne energji. Para disa vjetesh zonja Topalli nxiste demonstrata ne Shkoder kur KESH-i nderpriste lidhjet e paligjshme dhe shkeåuste konsumatore qe kishin 15 vjet pa paguar.


SR: Ne se humbjet jane deri ne 30% a nuk do te ishte me e arsyeshme qe fillimisht investimet te shkonin per rigjenerimin e infrastruktures?

Swed: Ajo qe ve ne dukje per investimet ne infrastrukture eshte shume e sakte. Dhe rradha sesi duhet filluar, te pakten teorikisht, eshte e tille, fillimisht me eleminimin e humbjeve jo-teknike (vjedhje, lidhje te paligjshme) pastaj me infrastrukturen, dhe paralelisht me infrastrukturen edhe me kapacitetet e reja gjeneruese.

E verteta eshte qe jane bere relativisht goxha investime ne infrastrukture. Tani, togefjaleshi "goxha investime" eshte shume ambigue dhe ka vlere te ndryshme ne varesi te perceptimit, por qe gjithsesi une s'gjej dot fjale tjeter me te pershtatshme.

Une thashe nje pyetje me pare qe humbjet jane 25-30%: kjo eshte ajo qe thote KESH. Ne fakt shume pak vete e dine sesa afer realitetit jane keto shifra. Do zgjatem ca, ka thene nje njeri i mencur, se nuk kam kohe te flas shkurt. Vit per vit KESH dhe qeveria raportojne para donatoreve per arritjen e treguesve, realizimin e investimeve, faturimin dhe arketimet, etj etj. Qe te duket qe eshte punuar mire, dhe treguesi kryesor per kete eshte sa jane ulur humbjet jo-teknike, shpesh here nje pjese te humbjeve jo-teknike pala jone ja vesh pjeses se humbjeve teknike, kjo keshtu ka qene dhe keshtu do jete edhe per ca kohe te pakten deri sa te fillojne realisht te mblidhen parate. Keshtuqe, shifra 25-30% ne kete kendveshtrim merr nje kuptim tjeter, merr ate te shifres qe pak veta e dine egzakt dhe pak veta e dine sesa me vlere eshte te investosh ne infrastrukture. Sidoqofte, pa u mbedhur ajo qe faturohet, duke filluar me sakte nga faturimi i sakte dhe jo aforfe sic eshte deri tani ne disa zona te caktuara, investimet nuk marrin asnje kuptim ne cfaredo sektori dhe te cfaredo sasie qofshin. Shifra te sakta sesa eshte investuar ne infrastrukture mund te gjenden te faqja e KESH-it, ERE-s, Bankes Boterore, IBRD-se etj.

SR: Si e sigurojme energjine tani, nga cilat burime?

Swed: Deri tani energjine e sigurojme nga HEC-et dhe nga importi, ne varesi te reshjeve, here me shume e here me pak; por qe prej 1992 jemi importues neto. Kemi dhe nje njesi qe punon per faqe te zeze ne TEC-in e Fierit, por qe eshte pjese shume e vogel ne bilancin e pergjithshem. Importojme sa here kemi mundesi, dhe me kemi mundesi nenkuptoj qe sa here qe tenderat ja dalin te perfundojne, kur ka linja ne dispozicion. E keqja eshte, qe importi nuk planifikohet mire qe heret dhe vijme ne situata si kjo e vitit te fundit.

SR: Cilat jane format e prodhimit te energjise sot (globale) dhe cilat nga keto forma i sheh te aplikueshme ne Shqiperi?

Swed: Akoma ne bote pjesa me e madhe e impianteve te gjenerimit te energjise elektrike jane impiante termo (qymyr, gaz natyror, nafte), pastaj hidrocentrale rreth 18%, centrale nukleare rreth 16% (e prodhimit) dhe te tjera. Me te tjera kam parasysh burimet qe quhen te rinovueshme, dielliore, e erës, gjeotermale, etj.

Ka shume programe Kerkim - Zhvillim per energjite e rinovueshme, nje pjese e tyre, si psh energjia e eres, jane aktualisht kompetitive ne treg dhe teknologji te tjera jane ne rrugen e te berit kompetitive. Sa do zgjase, kush do fitoje dhe kush do bjere nga keto teknologji, i kalon kufijte e ketij diskutimi. Sidoqofte, pa dashur te kufizoj veten ne perkufizime kjo ben kjo tjetra s'ben, theksoj ate qe duhet te kete parasysh cdo ekspert i politikave energjitike "mbaji te gjitha opsionet hapur". Por njekohesisht, duhet theksuar qe me kete definicion, qe nuk eshte imi por eshte huazuar nga poltika energjitike globale, nuk duhet abuzuar. Duhen bere studime dhe kerkime ne te gjitha fushat, duhen percaktuar prioritete afat-mesme dhe afatgjate, duhen percaktuar incentivat qe do mbeshtesin zhvillimet e ardhshme; pra me pak fjale duhet percaktuar pak a shume rruga ku duhet te ecim per te pakten nje 25 - 30 vjecar, duke mbajtur parasysh gjithashtu edhe aspektet mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem qe sot ecin paralelisht me politikat energjitike. Per kete kerkohet konsensus; qe puna qe behet te certifikohet dhe pranohet nga te gjitha palet dhe te mos ndryshoje ne varesi te ndryshimit te qeverive sic ka ndodhur deri tani.

SR: Si nje vend me shume diell Shqiperia do te ishte nje vend ideal per aplikimin e perftimit te energjise diellore. Megjithate, perpjekjet per futjen e kesaj alternative jane minimale, ne nivel individi. Nderkohe, qe me kete aplikim mund te mbulohej nje pjese e nevojave ditore te qytetarit. Perse nuk ka interes ne kete drejtim? Bile, kjo alterantive mund te integrohej direkt ne ndertimin e ndertesave te reja.

Swed: Padiskutim qe Shqiperia ka kushte shume te favorshme per zhvillimin e energjise diellore, kjo eshte thene e stërthene nga te gjitha anet. Por nuk mjaftojne kushtet, duhen programe qe kushtet e favorshme te kthehen ne mundesi te shfrytezuar. Cfare eshte bere deri tani ne kete fushe? Shume pak, disa fushata sensibilizimi shume te limituara ne mjete financiare dhe ne shumicen e rasteve nicht gezielt (kaotike).

Ne zhvillim e siper jane dy projekte per energjine diellore, nje i ADA (Austrian Development Agency) dhe nje i UNDP-se me pjesemarrjen edhe te disa donatroreve te tjere. Sesa do ja dalin te krijojne nje treg per kolektoret diellore (sepse jane fokusuar vetem tek solarthermie) nuk di te them. Uroj vetem qe te mos kthehen si aktivitetet e deritanishme ne kete fushe ku organizohen seminare dhe kurse ku ata qe dine i tregojne po atyre qe dine dhe s'kane asnje rezultat praktik pervecse nje lloj shkembim njohurish ne te gjejtin grup njerezish.

Paragrafi i mesiperm ne pjesen me te madhe i referohej paneleve per prodhimin e ujit te ngrohte, qe kane kosto te perballueshme; ndersa per modulet photovoltaike s'mund te thuhet e njejta. Kosto e instalimit eshte e larte dhe nese nuk ka politika shteterore per mbeshtetjen e tyre, mund te konsiderohet e harruar. Ka dhe disa teknika te tjera per perfitimin e energjise diellore, por qe per te mos filluar te sqaroj edhe teknologjite po kufizohem tek keto qe jane pak a shume masivisht te njohura ne nje fare mase.

Integrimi direkt ne ndertesa do ishte nje nisme ligjore per t'u perkrahur, por nuk e di pse nuk ndodh; ndoshta duhet koordinim qe ne ligjet dhe rregulloret e urbanistikes dhe ne procedurat per miratimin e lejeve te ndertimit te futej edhe ky koncept. Sesa mire funksionojne keto gjera dihet nga te gjithe; ne kemi nje ligj per ruajtjen e nxehtesise ne ndertesa, te miratur prej vitesh nga parlamenti, dhe kur jepen lejet e ndertimit asnjeri nuk i merr ne kosiderate kerkesat e tij: ky eshte difekt ekskluziv i pushtetit lokal.

SR: TEC i Vlores: A eshte nje zgjidhje, a eshte nje zgjidhje e drejte? Cilat do te ishin alternativat? Cfare tecesh, ku?

Swed: TEC-i i Vlores, zgjidhje apo jo? Veshtire te ndahet kaq kollaj, sepse ka ane pozitive, ka ane negative; duke filluar me vendin ku do ndertohet, lenden djegese qe do perdoret etj etj. Qe ka nje impakt pozitiv ne sistem kjo patjeter qe duhet pohuar; dhe qe ne nje fare mase, nese funksionon sic duhet e ndihmon goxha sistemin dhe ul varesine nga importi. Per alternativa nuk eshte kollaj te flitet. Kush do ishte alternativa teknologjike? Gazi natyror qe ne se kemi? Qymyri qe ne e kemi me cilesi shume te dobet dhe shume thelle? Infrastrukturat e te dyjave qe nuk i kemi? Ndersa per vendosjen e tij ne Vlore - ai objekt eshte vendosur te behet atje sepse ishte mbase e vetmja mundesi qe ne kohen kur eshte bere studimi kostoja e kilowatorit te prodhuar te dilte me leverdi, sepse nuk ka nevoje per shume investime per infrastrukturen ndihmese dhe per kostot operacionale qe lidhen me shfytezimin e infrastruktures, furnizim me lende djegese, lidhja me rrjetin, furnizimi me uje etj. Por edhe nga pikpamja mjedisore, nese ai objekt do operoje me lenden djegese te duhur dhe do kotrollohet nga organizma serioze (qe mund te krijohen edhe si iniciative e qytetareve te Vlores, formati per kete gjendet) nuk do i shkaktoje ndonje dem as turizmit as qytetit, pervecse do e ndihmoje te largohet nga perpelitja ne te cilen po vuan, si shumica e vendit ne fakt.

SR: Se fundi ka filluar nje nisme privatizimesh hidrocentralesh lokale. Si e konsideron nje projekt te tille? Ne se do mund te kombinohej me energjine diellore dhe ndoshta edhe ate te eres, a do te ishte realiste te thuhej se problemet e ketyre rajoneve do te ishin mbuluar teresisht?

Privatizimi dhe dhenia me koncesion e hidrocentraleve eshte nje nisme e mire. Problemi ketu qendron qe shumica e atyre qe i kane marre keto objekte, nuk kane mjetet financiare qe te realizojne investimet e nevojshme; dhe me dhimbje mund te them qe tek shume mungon edhe kultura e kerkimit te sherbimeve te konsulences. Nese do behen te ndergjegjshem qe ka kompani qe gjejne parate per objektin tend perkundrejt pageses, mbase do arrijne ti realizojne keto investime; ne te kundert do perpiqen ti shesin licencat tek te trete qe kane mundesi ti ndertojne.

Persa i perket furnizimit lokal, nje pjese e objekteve te reja qe pritet te ndertohen kane madje me shume kapacitet sec i nevojitet zonave perkatese, dhe zgjidhje te zgjuara te integrimit te burimeve te tjera qe ti permend do ishin vertet te mirepritura. Le te presim e te shohim.

SR: Ndertimi i hidrocentraleve te reja: Sa e mundshme eshte kjo? Cilat lumenje nuk jane shfrytezuar akoma dhe cfare premtojne?

Swed: Ndertimi i hidrocentraleve eshte shume i mundshem. Burim energjie me te mire, me te paster dhe me te dashur per komunitetin qofte te specialisteve qofte komunitetin ne pergjithesi veshtire se gjen. Dy lumenj jane totalisht te pashfrytezuar nga kjo pikpamje, Vjosa dhe Devolli. Per Devollin duket se dicka po behet, le te presim cdo behet me Vjosen. Edhe Skavica eshte e mundshme te realizohet. Nese keto behen realitet, vertet qe nuk do kemi nevoje te ndertojme TEC-e, te pakten per nje periudhe te caktuar kohe. Problemi eshte qe hidrocentralet jane investime intensive dhe duhen gjetur kompani qe kane dhene prova qe jane ne gjendje te financojne dhe ndertojne vepra te tilla.

SR: Klima! Vererat e thata dhe rritja e temperaturave sygjerojne nje ndryshim klimaterik qe ndoshta do te jete trendi i se ardhmes. Kjo do te thote qe lumenjte do kene me pak uje. Ne se flasim per nje planifikim 20-30 vjecar, a do te ishte ky investim ne hidrocentrale investim qe ja vlen?

Swed: Ndryshimet klimatike, tema e shekullit. Qendron qe parashikohen probleme me burimet ujore. Por a nuk eshte ndertimi i hidrocentraleve nje response ndaj ketij problemi? Nje pjese e mire e vendeve te industrializuar ka filluar ta luaje pjesen e vet te kesaj loje, pra te reduktimit te gazeve me efekt sere. A nuk duhet qe te bejme dhe ne pjesen tone modeste, kuptohet pa kompromentuar zhvillimin ekonomik. A nuk eshte kjo rruga qe duhet te ndjeki cdo vend per te shpetuar shtepine e perbashket?

SR: Swed, ne se thahet uji i lumenjve, me cfare do punojne hidrocentralet? Ne se nuk punojne hidrocentralet, per cfare gjithe ky investim kolosal?

Swed: Nuk mund te kete nje pergjigje te prere per kete, sic nuk ka per shume gjera ne fakt. Po le te shohim skenaret e mundshem, te perpiqemi ta veme veten ne nje situate hipotetike diku ne kohen kur burimet ujore presupozohet qe do thahen (dhe problemi kryesor atehere gjithsesi do jete uji i pijshem dhe jo uji per HEC-et). A do mendojme dot per investimet e bera para 30 vjetesh me kendveshtrimin "me mire te kishim kursyer ca e te benim TEC-e"? Pa dyshim qe jo, nuk do jete kjo ceshtja shqetesuese ne ate kohe. Por le te themi qe do ngelen HEC-et pa pune? Po a do kete mjaftueshem lende djegese qe te pakten te siguronim energjine elektrike? Edhe pergjigja e kesaj pyetje eshte me shume jo, sepse nese shikojme te dy skenaret, te ndryshimeve klimatike dhe te mbarimit te rezervave te naftes, i bie qe rezervat e naftes te mbarojne me shpejt, pra e humbem dhe nje alternative. Ngelet qymyri dhe energjia berthamore. Qymyr nuk eshte se kemi shume dhe ate qe kemi nuk e kemi te ndonje fare cilesie, bie dhe kjo. Ngelet energjia berthamore, e cila sic kam thene ca pyetje me pare, per mua ngelet si opsion, por jo ne kete moment, per shkaqet qe jane permendur. Doli ndonje pergjigje e prere per pyetjen? Sic mund te supozohej qe ne fillim, jo, sepse eshte praktikisht e pamundur te projektosh situata hipotetike katastrofike te pas 30 vjeteve ne vendimet e sotme. Ne fund te fundit te gjitha aksione e sotme duhet te jene te tilla qe te mos lejohet arritja ne situata te tilla katastrofike, pra jane parandaluese dhe jo korrektuese (nuk e di nese eshte ky termi i sakte). Pra, nuk besoj qe nje situate e tille apokaliptike do ndodhi, te pakten jo gjate periudhes tone te jetes, dhe as gjate jetes (teknike apo financiare) te nje HEC-i.

SR: Per panelet e kolektoreve diellor: Sa eshte mundesia e investimit ne nje industri lokale te paneleve?

Swed: Aktualisht ka te pakten nje linje te prodhimit te paneleve diellore ne Shqiperi, dhe ky eshte nje treg qe mund te funksionoje shume mire, nese do i krijohen lehtesi nga shteti dhe nese do jete ambicioz te prodhoje produkte te certifikuara. Sidoqofte, keto kerkesa qe permenda jane aktualisht midis objektivave te dy projekteve qe po zhvillohen, le te shikojme sesa do arrihen, uroj qe po.

SR: Po i kthehem centralit berthamor: Nje nga prerekuizitat per te ndertuar nje central berthamor eshte te ndertohet prane burimeve ujore, qe do te luajne rolin e nje sistemi ftohes per reaktorin. Ne se ndertojme nje apo me shume centrale te tilla, ku do ishte vendi me i pershtatshem?

Swed: Pyetje shume e mire. Uji eshte goxha problem per centralet berthamore, dhe i vetmi burim ku mund ta marresh ne ate sasi qe duhet eshte deti, pa konsideruar lumenjte, sepse duke pare si katandisen lumenjte te ne ne vite te thata, si veshtire se e merr njeri riskun qe te besoje te lumenjte. Deti Adriatik nuk ofron kushtet perfekte per kete pune, me rritjen natyrale te temperaturave gjithnje e me shpesh po duken peshkaqene nga brigjet tona; nje rritje artificiale mbi keto, qe do ishte rrjedhoje e centralit berthamor, nuk e di c'fare pasojash mund te kishte mbi faunen dhe floren marine, kjo eshte teme per eksperte biologe.


SR: Nje nga arsyet qe papritur e bejne centralin berthamor nje teme qendrore duket se ka te beje me interesin e fqinjeve perendimore per te ndertuar nje te tille qe do te mund "te ndante prodhimin" edhe me ta. Nje menyre sic duket per te parakaluar nje ligj vendas qe i ndalon italianet te ndertojne centrale berthamore ne vendin e tyre. Por, problemi i centraleve berthamore qendron: 1) tek siguria e tyre dhe 2) tek mbetjet radioaktive qe kane nje kohe shume te gjate (qindra vjet) shperberje. Konsideruar siperfaqen e vogel tokesore te Shqiperise cila do te ishte vlera e rrezikut per te?

Swed: Nuk e besoj qe problemi ne rastin e mbetjeve eshte siperfaqja e vogel e vendit, problem eshte menyra sesi menaxhohen mbetjet. Nga kjo pikepamje une nuk do thoja "jo energjise berthamore se jemi vend i vogel", por neve duhet ta pranojme qe s'jemi akoma te afte te ndertojme struktura per menaxhimin pa risk te mbetjeve nukleare, dhe ne keto pozita, ti gjendesh komshiut qe nuk nderton dot ne vendin e vet nuk me duket ide e mire. Dhe e njejta gje mund te thuhet edhe per sigurine dhe infrastrukturen qe lidhet me te. Per te dyja keto probleme gjendja ne Shqiperi eshte pikelluese deri ne dhimbje pa menduar per centralet berthamore, duke i shtuar keto te fundit behet e frikshme.

SR: Ne pergjigjen tende te pare rreth energjise berthamore ti the: "Argument tjeter kunder eshte qe centralet berthamore sigurojne energji baze, dhe neve nuk na duhet baze ne ato nivele qe ofron qofte edhe nje reaktor i vetem." Cfare duhet te kuptoje njeriu i thjeshte me energji baze? Per cfare perdoret kjo? Cfare jane energjite e tjera, kush i siguron, per cfare perdoren?

Swed: Termi energji baze eshte pak term teknik po je se behet fjale per ndonje energji tjeter. Ideja eshte qe ne nje grafik ngarkese eshte nje pjese (pjesa e poshtme e grafikut) qe eshte gjithmone e "mbushur", qe nenkupton qe per nje sasi te caktuar ngarkese kemi nevoje 24 ore ne 24. Dhe centralet berthamore, ngaqe nuk mund te punojne fik-ndiz sigurojne energji vazhdimisht qe mund te quhet "baze" sepse e ofrojne 24 ore ne 24.

SR: Ti permende tenderat. A nuk eshte paradoksale qe teksa Shqiperia eshte ne krize permanente energjie institucionet perkatese futen me shume vonese ne keto tendera dhe pasatj paguajne cmimin me te larte te mundur? A ka ndonje hallke qe e gjobit institucionin per mosrealizim te funksioneve te tij?

Swed: Per ceshtjen e tenderave, pershtypja ime eshte qe ligji i prokurimeve ka mangesi, dhe me qejf konstatova para nja dy ditesh qe qeveria kishte ndermarre nje nisme te re persa i perket prokurimit te energjise elektrike. Nese energjia nuk blehet dot per shkak te procedurave te prokurimit nuk ka kush te pergjigjet, sepse nga pikepamja formale jane te gjithe ne rregull, ne zbatim te ligjit.

SR: Privatizim i KESH? Pse jo? pse Po?

Swed: Praktikat boterore kane treguar qe privatizimi nuk eshte e vetmja zgjidhje. Nese i referohemi nje pyetje te meparshme per problemet e sektorit energjitik, duket qe nese ato probleme eleminohen, atehere KESH kthehet ne nje kompani fitimprurese. Dhe atehere mund te shtrohet alternativa te privatizohet apo jo. Nje privatizim ne kete gjendje qe eshte KESH-i nuk qendron nga llogjika ekonomike, do shitet sic thuhet "per nje cope buke". Keto jane mekanizmat e tregut sado hidhur te na vije, nuk blen njeri kompani per cfare supozohet se mund te jesh, por bazuar ne treguesit e kaluar dhe aktuale. Nese do privatizohet, mbase problemet e furnizimit te popullates do zgjidhen shpejt, ok, mund ta pranojme dhe kete si opsion, por qe nuk eshte kjo e vetmja rruge. Dhe ketu duhet konsideruar edhe fakti qe KESH eshte aktualisht prona me e madhe shteterore per te cilen breza te tere kane punuar per ta ngritur, dhe per mua eshte amorale qe nje pasuri te tille kombetare te shitet per nje cope buke.

SR: Le te mendojme nje skenar shume radikal: Heqim dore nga prodhimi i energjise; gjithe kete investicion e kanalizojme ne infrastrukturen e linjave percuese te energjise apo impianteve shperndarese, rruge, shkolla, turizem, mjekesi dhe industri. Si do dukej apo zhvillohej nje realitet i tille? Cfare do te thoshte per ne nje realitet i tille?

Swed: Nese investimet kalojne ne infrastrukture duke lene menjane gjenerimin mundet qe perkohesisht problemi i furnizimit te zgjidhet nga importi, por teorikisht nuk mund te varesh gjithmone nga importi; pavaresia ne kete aspekt eshte ceshtje politike dhe ekonomike. Politike sepse je shume i pambrojtur dhe shume i varur, nga pikpamja ekonomike sepse te duhet qe vazhdimisht te nxjerresh valute te forte nderkohe qe arketon lek shqiptar.

SR: Nga nje ane kemi nje nevoje urgjente per te zgjidhur problemin e energjitikes. Nga ana tjeter kemi nje armiqesim te popullsise (asaj te Vlores, ku mendohet te ndertohet Teci) me planet e qeverise. Cfare ndodhi? Cfare interesash fshihen mbas pro-ve dhe kontra-ve? Perse nuk arrin qeveria t'i bindi njerezit per planet e saj?

Swed: Te flasesh per interesa pas projektit ne shumicen e rasteve eshte e tepruar, sepse ne ate mes zgjedhja e Vlores, sic e kemi diskutuar dhe me lart, u be per interesa te pastra ekonomike dhe teknike. Skenare me imperialiste dhe roberim e gjunjezim te Vlores e te Shqiperise, mund te bejme gjithe diten e te nxjerrim argumenta e kunderargumenta qe ne fund nuk do i japin nje pergjigje pyetjes madhore "cfare interesash u luajten ne Vlore?". Keshtu qe preferoj t'i rri larg ketij diskutimi. Difekti ishte qe nuk u morr mendimi i qytetareve, por u vazhdua me mendesine e vjeter qe nese shteti do dicka, behet. Por nuk funksionon me ne kete menyre, dhe kete duhet ta kene parasysh ekspertet dhe vendimmarresit. Nuk mund te ndertosh me pahir ne nje vend ku komuniteti nuk e do, ose do spostohesh ose do negociosh me komunitetin qe ti mbushesh mendjen; une per vete nuk di dhe nuk mund te sugjeroj ndonje rruge tjeter. Nga ky kendveshtrim, une levizjen kunder ndertimit te veprave ne Vlore e shoh si shume pozitive; sepse eshte zhvillimi i pare ne kete drejtim dhe do sherbeje si shembull per vepra te ardhshme.

SR: Ne se ti do te behesh minister energjitike dhe do te te kishin thene: ke liri absolute dhe para pa mase; vetem ndryshoje gjendjen. Cila do te ishte "perqasja jote" per te kapercyer situaten e tanishme? Dhe ne sa vjet do arrije ta zgjidhje kete problem, me cfare kostoje?

Swed: "Perqasja ime" do ishte shume i thjeshte, KESH nuk eshte zyre punesimi e partise time, eshte shoqeri tregtare qe ka nevoje; dhe qe vetmja mundesi qe te zhvillohet, eshte te operoje si e tille. Dhe e dyta, energjia elektrike "falas" nuk do bente pjese te premtimet e mia. Permiresimi do vinte shume shpejt, per kete jam i sigurte.

SR: Cfare pyetje(sh) do kishe qejf te ta kisha bere dhe nuk ta (t'i) bera? Si do ishe pergjigjur?

Swed: Nuk ke harruar gje, te pakten jo nga ato qe mund te kisha merak une. Do me pelqente qe po kaq pyetje te benin dhe gazetateret kur intervistojne persona pergjegjes per energjine, por qe fatkeqesisht nuk para ndodh.

SR: Energjitika: quo vadis?

Swed: "Quo Vadis"? - Perafroje me qenin e Pavllovit dhe merr nje pamje te pergjithshme.

Energjitika: Quo vadis? Interviste me Swed (fund)

SR: Ne pergjigjen tende te pare rreth energjise berthamore ti the: "Argument tjeter kunder eshte qe centralet berthamore sigurojne energji baze, dhe neve nuk na duhet baze ne ato nivele qe ofron qofte edhe nje reaktor i vetem." Cfare duhet te kuptoje njeriu i thjeshte me energji baze? Per cfare perdoret kjo? Cfare jane energjite e tjera, kush i siguron, per cfare perdoren?

Swed: Termi energji baze eshte pak term teknik po je se behet fjale per ndonje energji tjeter. Ideja eshte qe ne nje grafik ngarkese eshte nje pjese (pjesa e poshtme e grafikut) qe eshte gjithmone e "mbushur", qe nenkupton qe per nje sasi te caktuar ngarkese kemi nevoje 24 ore ne 24. Dhe centralet berthamore, ngaqe nuk mund te punojne fik-ndiz sigurojne energji vazhdimisht qe mund te quhet "baze" sepse e ofrojne 24 ore ne 24.

SR: Ti permende tenderat. A nuk eshte paradoksale qe teksa Shqiperia eshte ne krize permanente energjie institucionet perkatese futen me shume vonese ne keto tendera dhe pasatj paguajne cmimin me te larte te mundur? A ka ndonje hallke qe e gjobit institucionin per mosrealizim te funksioneve te tij?

Swed: Per ceshtjen e tenderave, pershtypja ime eshte qe ligji i prokurimeve ka mangesi, dhe me qejf konstatova para nja dy ditesh qe qeveria kishte ndermarre nje nisme te re persa i perket prokurimit te energjise elektrike. Nese energjia nuk blehet dot per shkak te procedurave te prokurimit nuk ka kush te pergjigjet, sepse nga pikepamja formale jane te gjithe ne rregull, ne zbatim te ligjit.

SR: Privatizim i KESH? Pse jo? pse Po?

Swed: Praktikat boterore kane treguar qe privatizimi nuk eshte e vetmja zgjidhje. Nese i referohemi nje pyetje te meparshme per problemet e sektorit energjitik, duket qe nese ato probleme eleminohen, atehere KESH kthehet ne nje kompani fitimprurese. Dhe atehere mund te shtrohet alternativa te privatizohet apo jo. Nje privatzim ne kete gjendje qe eshte KESH-i nuk qendron nga llogjika ekonomike, do shitet sic thuhet "per nje cope buke". Keto jane mekanizmat e tregut sado hidhur te na vije, nuk blen njeri kompani for what is suposed to be, por bazuar ne treguesit e kaluar dhe aktuale. Nese do privatizohet, mbase problemet e furnizimit te popullates do zgjidhen shpejt, ok, mund ta pranojme dhe kete si opsion, por qe nuk eshte kjo e vetmja rruge. Dhe ketu duhet konsideruar edhe fakti qe KESH eshte aktualisht prona me e madhe shteterore per te cilen breza te tere kane punuar per ta ngritur, dhe per mua eshte amorale qe nje pasuri te tille kombetare te shitet per nje cope buke.

SR: Le te mendojme nje skenar shume radikal: Heqim dore nga prodhimi i energjise; gjithe kete investicion e kanalizojme ne infrastrukturen e linjave percuese te energjise apo impianteve shperndarese, rruge, shkolla, turizem, mjekesi dhe industri. Si do dukej apo zhvillohej nje realitet i tille? Cfare do te thoshte per ne nje realitet i tille?

Swed: Nese investimet kalojne ne infrastrukture duke lene menjane gjenerimin mundet qe perkohesisht problemi i furnizimit te zgjidhet nga importi, por teorikisht nuk mund te varesh gjithmone nga importi; pavaresia ne kete aspekt eshte ceshtje politike dhe ekonomike. Politike sepse je shume i pambrojtur dhe shume i varur, nga pikpamja ekonomike sepse te duhet qe vazhdimisht te nxjerresh valute te forte nderkohe qe arketon lek shqiptar.

SR: Nga nje ane kemi nje nevoje urgjente per te zgjidhur problemin e energjitikes. Nga ana tjeter kemi nje armiqesim te popullsise (asaj te Vlores, ku mendohet te ndertohet Teci) me planet e qeverise. Cfare ndodhi? Cfare interesash fshihen mbas pro-ve dhe kontra-ve? Perse nuk arrin qeveria t'i bindi njerezit per planet e saj?

Swed: Te flasesh per interesa pas projektit ne shumicen e rasteve eshte e tepruar, sepse ne ate mes zgjedhja e Vlores, sic e kemi diskutuar dhe me lart, u be per interesa te pastra ekonomike dhe teknike. Skenare me imperialiste dhe roberim e gjunjezim te Vlores e te Shqiperise, mund te bejme gjithe diten e te nxjerrim argumenta e kunderargumenta qe ne fund nuk do i japin nje pergjigje pyetjes madhore "cfare interesash u luajten ne Vlore?". Keshtu qe preferoj t'i rri larg ketij diskutimi. Difekti ishte qe nuk u morr mendimi i qytetareve, por u vazhdua me mendesine e vjeter qe nese shteti do dicka, behet. Por nuk funksionon me ne kete menyre, dhe kete duhet ta kene parasysh ekspertet dhe vendimmarresit. Nuk mund te ndertosh me pahir ne nje vend ku komuniteti nuk e do, ose do spostohesh ose do negociosh me komunitetin qe ti mbushesh mendjen; une per vete nuk di dhe nuk mund te sugjeroj ndonje rruge tjeter. Nga ky kendveshtrim, une levizjen kunder ndertimit te veprave ne Vlore e shoh si shume pozitive; sepse eshte zhvillimi i pare ne kete drejtim dhe do sherbeje si shembull per vepra te ardhshme.

SR: Ne se ti do te behesh minister energjitike dhe do te te kishin thene: ke liri absolute dhe para pa mase; vetem ndryshoje gjendjen. Cili do ishte "your approach" per te kapercyer situaten e tanishme? Dhe ne sa vjet do arrije ta zgjidhje kete problem, me cfare kostoje?

Swed: "My approach" do ishte shume i thjeshte, KESH nuk eshte zyre punesimi e partise time, eshte shoqeri tregtare qe ka nevoje; dhe qe vetmja mundesi qe te zhvillohet, eshte te operoje si e tille. Dhe e dyta, energjia elektrike "falas" nuk do bente pjese te premtimet e mia. Permiresimi do vinte shume shpejt, per kete jam i sigurte.

SR: Cfare pyetje(sh) do kishe qejf te ta kisha bere dhe nuk ta (t'i) bera? Si do ishe pergjigjur?

Swed: Nuk ke harruar gje, te pakten jo nga ato qe mund te kisha merak une. Do me pelqente qe po kaq pyetje te benin dhe gazetateret kur intervistojne persona pergjegjes per energjine, por qe fatkeqesisht nuk para ndodh.

SR: Energjitika: quo vadis?

Swed: "Quo Vadis"? - Perafroje me qenin e Pavllovit dhe merr nje pamje te pergjithshme.

Foto SR

Energjitika: Quo vadis? Interviste me Swed (3)

SR: Klima! Vererat e thata dhe rritja e temperaturave sygjerojne nje ndryshim klimaterik qe ndoshta do te jete trendi i se ardhmes. Kjo do te thote qe lumenjte do kene me pak uje. Ne se flasim per nje planifikim 20-30 vjecar, a do te ishte ky investim ne hidrocentrale investim qe ja vlen?

Swed: Ndryshimet klimatike, tema e shekullit. Qendron qe parashikohen probleme me burimet ujore. Por a nuk eshte ndertimi i hidrocentraleve nje response ndaj ketij problemi? Nje pjese e mire e vendeve te industrializuar ka filluar ta luaje pjesen e vet te kesaj loje, pra te reduktimit te gazeve me efekt sere. A nuk duhet qe te bejme dhe ne pjesen tone modeste, kuptohet pa kompromentuar zhvillimin ekonomik. A nuk eshte kjo rruga qe duhet te ndjeki cdo vend per te shpetuar shtepine e perbashket?

SR: Swed, ne se thahet uji i lumenjve, me cfare do punojne hidrocentralet? Ne se nuk punojne hidrocentralet, per cfare gjithe ky investim kolosal?

Swed: Nuk mund te kete nje pergjigje te prere per kete, sic nuk ka per shume gjera ne fakt. Po le te shohim skenaret e mundshem, te perpiqemi ta veme veten ne nje situate hipotetike diku ne kohen kur burimet ujore presupozohet qe do thahen (dhe problemi kryesor atehere gjithsesi do jete uji i pijshem dhe jo uji per HEC-et). A do mendojme dot per investimet e bera para 30 vjetesh me kendveshtrimin "me mire te kishim kursyer ca e te benim TEC-e"? Pa dyshim qe jo, nuk do jete kjo ceshtja shqetesuese ne ate kohe. Por le te themi qe do ngelen HEC-et pa pune? Po a do kete mjaftueshem lende djegese qe te pakten te siguronim energjine elektrike? Edhe pergjigja e kesaj pyetje eshte me shume jo, sepse nese shikojme te dy skenaret, te ndryshimeve klimatike dhe te mbarimit te rezervave te naftes, i bie qe rezervat e naftes te mbarojne me shpejt, pra e humbem dhe nje alternative. Ngelet qymyri dhe energjia berthamore. Qymyr nuk eshte se kemi shume dhe ate qe kemi nuk e kemi te ndonje fare cilesie, bie dhe kjo. Ngelet energjia berthamore, e cila sic kam thene ca pyetje me pare, per mua ngelet si opsion, por jo ne kete moment, per shkaqet qe jane permendur. Doli ndonje pergjigje e prere per pyetjen? Sic mund te supozohej qe ne fillim, jo, sepse eshte praktikisht e pamundur te projektosh situata hipotetike katastrofike te pas 30 vjeteve ne vendimet e sotme. Ne fund te fundit te gjitha aksione e sotme duhet te jene te tilla qe te mos lejohet arritja ne situata te tilla katastrofike, pra jane parandaluese dhe jo korrektuese (nuk e di nese eshte ky termi i sakte). Pra, nuk besoj qe nje situate e tille apokaliptike do ndodhi, te pakten jo during our lifetime, dhe as gjate lifetime (technical or financial lifetime) te nje HEC-i.

SR: Per panelet e kolektoreve diellor: Sa eshte mundesia e investimit ne nje industri lokale te paneleve?

Swed: Aktualisht ka te pakten nje linje te prodhimit te paneleve diellore ne Shqiperi, dhe ky eshte nje treg qe mund te funksionoje shume mire, nese do i krijohen lehtesi nga shteti dhe nese do jete ambicioz te prodhoje produkte te certifikuara. Sidoqofte, keto kerkesa qe permenda jane aktualisht midis objektivave te dy projekteve qe po zhvillohen, le te shikojme sesa do arrihen, uroj qe po.

SR: Po i kthehem centralit berthamor: Nje nga prerekuizitat per te ndertuar nje central berthamor eshte te ndertohet prane burimeve ujore, qe do te luajne rolin e nje sistemi ftohes per reaktorin. Ne se ndertojme nje apo me shume centrale te tilla, ku do ishte vendi me i pershtatshem?

Swed: Pyetje shume e mire. Uji eshte goxha problem per centralet berthamore, dhe i vetmi burim ku mund ta marresh ne ate sasi qe duhet eshte deti, pa konsideruar lumenjte, sepse duke pare si katandisen lumenjte te ne ne vite te thata, si veshtire se e merr njeri riskun qe te besoje te lumenjte. Deti Adriatik nuk ofron kushtet perfekte per kete pune, me rritjen natyrale te temperaturave gjithnje e me shpesh po duken peshkaqene nga brigjet tona; nje rritje artificiale mbi keto, qe do ishte rrjedhoje e centralit berthamor, nuk e di c'fare pasojash mund te kishte mbi faunen dhe floren marine, kjo eshte teme per eksperte biologe.


SR: Nje nga arsyet qe papritur e bejne centralin berthamor nje teme qendrore duket se ka te beje me interesin e fqinjeve perendimore per te ndertuar nje te tille qe do te mund "te ndante prodhimin" edhe me ta. Nje menyre sic duket per te parakaluar nje ligj vendas qe i ndalon italianet te ndertojne centrale berthamore ne vendin e tyre. Por, problemi i centraleve berthamore qendron: 1) tek siguria e tyre dhe 2) tek mbetjet radioaktive qe kane nje kohe shume te gjate (qindra vjet) shperberje. Konsideruar siperfaqen e vogel tokesore te Shqiperise cila do te ishte vlera e rrezikut per te?

Swed: Nuk e besoj qe problemi ne rastin e mbetjeve eshte siperfaqja e vogel e vendit, problem eshte menyra sesi menaxhohen mbetjet. Nga kjo pikepamje une nuk do thoja "jo energjise berthamore se jemi vend i vogel", por neve duhet ta pranojme qe s'jemi akoma te afte te ndertojme struktura per menaxhimin pa risk te mbetjeve nukleare, dhe ne keto pozita, ti gjendesh komshiut qe nuk nderton dot ne vendin e vet nuk me duket ide e mire. Dhe e njejta gje mund te thuhet edhe per sigurine dhe infrastrukturen qe lidhet me te. Per te dyja keto probleme gjendja ne Shqiperi eshte pikelluese deri ne dhimbje pa menduar per centralet berthamore, duke i shtuar keto te fundit behet e frikshme. (vazhdon)

PS: Fotot SR.

22.11.07

Energjitika: Quo vadis? Interviste me Swed (2)

SR: Si duhet ta perfytyroje njeriu i thjeshte procesin e perfitimit te energjise nga prodhimi deri tek ndezja e llampes, llogaritja e energjise?

Swed: Energjia elektrike prodhohet nga uji qe kalon ne turbine. Turbina ve ne levizje nje gjenerator qe ben konvertimin e energjise te ujit ne energji elektrike. Pas kesaj ne nje nenstacion konvertohet ne nivelin e duhur te tensionit per t'u transmetuar ne distanca te largeta (tensioni i larte) dhe pastaj prane konsumatoreve kalon serish ne transformatore zakonisht 20 kV dhe shperndahet neper rrjetin shperndares serish duke kaluar dhe nje shkalle transformimi ne 400 V

Gjendja teknike e shumices se rrjeteve te transmetimit dhe nenstacioneve eshte shume e keqe, humbjet (te cilat quhen humbje teknike) arrijne rreth 25 - 30%. Normat e humbjeve ne vende te tjera me rrjeta shume me te medhenj se i joni dhe me karakteristika te ngjashme arrijne ne 6-7%. Keshtuqe, nese humbjet teknike do reduktoheshin ne nivele te pranueshme, energjia e kursyer per te cilen pyet mund te ishte pa frike me shume se nje muaj, mbase dy.

Njeriu i thjeshte duhet te kuptoje qe aksesi dhe mundesia per te perdorur energjine elektrike eshte ne vetvete luks. Nuk e kam ne kuptimin qe te kthehemi prape te kandili, por qe energjia elektrike duhet perdorur vetem per ato sherbime qe nuk ti garanton dot ndonje burim tjeter. Dhe ketu pastaj futemi prape te roli i shtetit, ERE-s, KESH-it, METE-s, OJQ-ve etj, sepse qe te arrihet kjo eshte nje process, nuk behet ne nje jave. Dhe me kryesorja, qe konsumatori i fundit duhet te ngulisi fort ne mend eshte qe ajo qe konsumohet, paguhet dhe s’ka rruge tjeter. Dhe kete duhet ta ngulisin fort ne mend edhe vendimmarresit, sepse shpesh behen pengese per implementimin e aksioneve ”te forta”, le te themi kunder atyre qe s’paguajne energji. Para disa vjetesh zonja Topalli nxiste demonstrata ne Shkoder kur KESH-i nderpriste lidhjet e paligjshme dhe shkeåuste konsumatore qe kishin 15 vjet pa paguar.


SR: Ne se humbjet jane deri ne 30% a nuk do te ishte me e arsyeshme qe fillimisht investimet te shkonin per rigjenerimin e infrastruktures?

Swed: Ajo qe ve ne dukje per investimet ne infrastrukture eshte shume e sakte. Dhe rradha sesi duhet filluar, te pakten teorikisht, eshte e tille, fillimisht me eleminimin e humbjeve jo-teknike (vjedhje, lidhje te paligjshme) pastaj me infrastrukturen, dhe paralelisht me infrastrukturen edhe me kapacitetet e reja gjeneruese.

E verteta eshte qe jane bere relativisht goxha investime ne infrastrukture. Tani, togefjaleshi "goxha investime" eshte shume ambigue dhe ka vlere te ndryshme ne varesi te perceptimit, por qe gjithsesi une s'gjej dot fjale tjeter me te pershtatshme.

Une thashe nje pyetje me pare qe humbjet jane 25-30%: kjo eshte ajo qe thote KESH. Ne fakt shume pak vete e dine sesa afer realitetit jane keto shifra. Do zgjatem ca, ka thene nje njeri i mencur, se nuk kam kohe te flas shkurt. Vit per vit KESH dhe qeveria raportojne para donatoreve per arritjen e treguesve, realizimin e investimeve, faturimin dhe arketimet, etj etj. Qe te duket qe eshte punuar mire, dhe treguesi kryesor per kete eshte sa jane ulur humbjet jo-teknike, shpesh here nje pjese te humbjeve jo-teknike pala jone ja vesh pjeses se humbjeve teknike, kjo keshtu ka qene dhe keshtu do jete edhe per ca kohe te pakten deri sa te fillojne realisht te mblidhen parate. Keshtuqe, shifra 25-30% ne kete kendveshtrim merr nje kuptim tjeter, merr ate te shifres qe pak veta e dine egzakt dhe pak veta e dine sesa worth eshte te investosh ne infrastrukture. Sidoqofte, pa u mbedhur ajo qe faturohet, duke filluar me sakte nga faturimi i sakte dhe jo aforfe sic eshte deri tani ne disa zona te caktuara, investimet nuk marrin asnje kuptim ne cfaredo sektori dhe te cfaredo sasie qofshin. Shifra te sakta sesa eshte investuar ne infrastrukture mund te gjenden te faqja e KESH-it, ERE-s, Bankes Boterore, IBRD-se etj.

SR: Si e sigurojme energjine tani, nga cilat burime?

Swed: Deri tani energjine e sigurojme nga HEC-et dhe nga importi, ne varesi te reshjeve, here me shume e here me pak; por qe prej 1992 jemi importues neto. Kemi dhe nje njesi qe punon per faqe te zeze ne TEC-in e Fierit, por qe eshte pjese shume e vogel ne bilancin e pergjithshem. Importojme sa here kemi mundesi, dhe me kemi mundesi nenkuptoj qe sa here qe tenderat ja dalin te perfundojne, kur ka linja ne dispozicion. E keqja eshte, qe importi nuk planifikohet mire ne advance dhe vijme ne situata si kjo e vitit te fundit.

SR: Cilat jane format e prodhimit te energjise sot (globale) dhe cilat nga keto forma i sheh te aplikueshme ne Shqiperi?

Swed: Akoma ne bote pjesa me e madhe e impianteve te gjenerimit te energjise elektrike jane impiante termo (qymyr, gaz natyror, nafte), pastaj hidrocentrale rreth 18%, centrale nukleare rreth 16% (e prodhimit) dhe te tjera. Me te tjera kam parasysh burimet qe quhen te rinovueshme, dielliore, e erës, gjeotermale, etj.

Ka shume programe R&D per energjite e rinovueshme, nje pjese e tyre, si psh energjia e eres, jane aktualisht kompetitive ne treg dhe teknologji te tjera jane ne rrugen e te berit kompetitive. Sa do zgjase, kush do fitoje dhe kush do bjere nga keto teknologji, i kalon kufijte e ketij diskutimi. Sidoqofte, pa dashur te kufizoj veten ne perkufizime kjo ben kjo tjetra s'ben, theksoj ate qe duhet te kete parasysh cdo ekspert i politikave energjitike "mbaji te gjitha opsionet hapur". Por njekohesisht, duhet theksuar qe me kete definicion, qe nuk eshte imi por eshte huazuar nga poltika energjitike globale, nuk duhet abuzuar. Duhen bere studime dhe kerkime ne te gjitha fushat, duhen percaktuar prioritete afat-mesme dhe afatgjate, duhen percaktuar incentivat qe do mbeshtesin zhvillimet e ardhshme; pra me pak fjale duhet percaktuar pak a shume rruga ku duhet te ecim per te pakten nje 25 - 30 vjecar, duke mbajtur parasysh gjithashtu edhe aspektet mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem qe sot ecin paralelisht me politikat energjitike. Per kete kerkohet konsensus; qe puna qe behet te certifikohet dhe pranohet nga te gjitha palet dhe te mos ndryshoje ne varesi te ndryshimit te qeverive sic ka ndodhur deri tani.

SR: Si nje vend me shume diell Shqiperia do te ishte nje vend ideal per aplikimin e perftimit te energjise diellore. Megjithate, perpjekjet per futjen e kesaj alternative jane minimale, ne nivel individi. Nderkohe, qe me kete aplikim mund te mbulohej nje pjese e nevojave ditore te qytetarit. Perse nuk ka interes ne kete drejtim? Bile, kjo alterantive mund te integrohej direkt ne ndertimin e ndertesave te reja.

Swed: Padiskutim qe Shqiperia ka kushte shume te favorshme per zhvillimin e energjise diellore, kjo eshte thene e stërthene nga te gjitha anet. Por nuk mjaftojne kushtet, duhen programe qe kushtet e favorshme te kthehen ne mundesi te shfrytezuar. Cfare eshte bere deri tani ne kete fushe? Shume pak, disa fushata sensibilizimi shume te limituara ne mjete financiare dhe ne shumicen e rasteve nicht gezielt (kaotike).

Ne zhvillim e siper jane dy projekte per energjine diellore, nje i ADA (Austrian Development Agency) dhe nje i UNDP-se me pjesemarrjen edhe te disa dontaroreve te tjere. Sesa do ja dalin te krijojne nje treg per kolektoret diellore (sepse jane fokusuar vetem tek solarthermie) nuk di te them. Uroj vetem qe te mos kthehen si aktivitetet e deritanishme ne kete fushe ku organizohen seminare dhe workshope ku ata qe dine i tregojne po atyre qe dine dhe s'kane asnje rezultat praktik pervecse nje lloj knowledge sharing ne te gjejtin grup njerezish.

Paragrafi i mesiperm ne pjesen me te madhe i referohej paneleve per prodhimin e ujit te ngrohte, qe kane kosto te perballueshme; ndersa per modulet photovoltaike s'mund te thuhet e njejta. Kosto e instalimit eshte e larte dhe nese nuk ka politika shteterore per mbeshtetjen e tyre, mund te konsiderohet e harruar. Ka dhe disa teknika te tjera per perfitimin e energjise diellore, por qe per te mos filluar te sqaroj edhe teknologjite po kufizohem tek keto qe jane pak a shume masivisht te njohura ne nje fare mase.

Integrimi direkt ne ndertesa do ishte nje nisme ligjore per t'u perkrahur, por nuk e di pse nuk ndodh; ndoshta duhet koordinim qe ne ligjet dhe rregulloret e urbanistikes dhe ne procedurat per miratimin e lejeve te ndertimit te futej edhe ky koncept. Sesa mire funksionojne keto gjera dihet nga te gjithe; ne kemi nje ligj per ruajtjen e nxehtesise ne ndertesa, te miratur prej vitesh nga parlamenti, dhe kur jepen lejet e ndertimit asnjeri nuk i merr ne kosiderate kerkesat e tij: ky eshte difekt ekskluziv i pushtetit lokal.

SR: TEC i Vlores: A eshte nje zgjidhje, a eshte nje zgjidhje e drejte? Cilat do te ishin alternativat? Cfare tecesh, ku?

Swed: TEC-i i Vlores, zgjidhje apo jo? Veshtire te ndahet kaq kollaj, sepse ka ane pozitive, ka ane negative; duke filluar me vendin ku do ndertohet, lenden djegese qe do perdoret etj etj. Qe ka nje impakt pozitiv ne sistem kjo patjeter qe duhet pohuar; dhe qe ne nje fare mase, nese funksionon sic duhet e ndihmon goxha sistemin dhe ul varesine nga importi. Per alternativa nuk eshte kollaj te flitet. Kush do ishte alternativa teknologjike? Gazi natyror qe ne se kemi? Qymyri qe ne e kemi me cilesi shume te dobet dhe shume thelle? Infrastrukturat e te dyjave qe nuk i kemi? Ndersa per vendosjen e tij ne Vlore - ai objekt eshte vendosur te behet atje sepse ishte mbase e vetmja mundesi qe ne kohen kur eshte bere studimi kostoja e kilowatorit te prodhuar te dilte me leverdi, sepse nuk ka nevoje per shume investime per infrastrukturen ndihmese dhe per kostot operacionale qe lidhen me shfytezimin e infrastruktures, furnizim me lende djegese, lidhja me rrjetin, furnizimi me uje etj. Por edhe nga pikpamja mjedisore, nese ai objekt do operoje me lenden djegese te duhur dhe do kotrollohet nga organizma serioze (qe mund te krijohen edhe si iniciative e qytetareve te Vlores, formati per kete gjendet) nuk do i shkaktoje ndonje dem as turizmit as qytetit, pervecse do e ndihmoje te largohet nga perpelitja ne te cilen po vuan, si shumica e vendit ne fakt.

SR: Se fundi ka filluar nje nisme privatizimesh hidrocentralesh lokale. Si e konsideron nje projekt te tille? Ne se do mund te kombinohej me energjine diellore dhe ndoshta edhe ate te eres, a do te ishte realiste te thuhej se problemet e ketyre rajoneve do te ishin mbuluar teresisht?

Privatizimi dhe dhenia me koncesion e hidrocentraleve eshte nje nisme e mire. Problemi ketu qendron qe shumica e atyre qe i kane marre keto objekte, nuk kane mjetet financiare qe te realizojne investimet e nevojshme; dhe me dhimbje mund te them qe tek shume mungon edhe kultura e kerkimit te sherbimeve te konsulences. Nese do behen te ndergjegjshem qe ka kompani qe gjejne parate per objektin tend perkundrejt pageses, mbase do arrijne ti realizojne keto investime; ne te kundert do perpiqen ti shesin licencat tek te trete qe kane mundesi ti ndertojne.

Persa i perket furnizimit lokal, nje pjese e objekteve te reja qe pritet te ndertohen kane madje me shume kapacitet sec i nevojitet zonave perkatese, dhe zgjidhje te zgjuara te integrimit te burimeve te tjera qe ti permend do ishin vertet te mirepritura. Let's wait and see.

SR: Ndertimi i hidrocentraleve te reja: Sa e mundshme eshte kjo? Cilat lumenje nuk jane shfrytezuar akoma dhe cfare premtojne?

Swed: Ndertimi i hidrocentraleve eshte shume i mundshem. Burim energjie me te mire, me te paster dhe me te dashur per komunitetin qofte te specialisteve qofte komunitetin ne pergjithesi veshtire se gjen. Dy lumenj jane totalisht te pashfrytezuar nga kjo pikpamje, Vjosa dhe Devolli. Per Devollin duket se dicka po behet, le te presim cdo behet me Vjosen. Edhe Skavica eshte e mundshme te realizohet. Nese keto behen realitet, vertet qe nuk do kemi nevoje te ndertojme TEC-e, te pakten per nje periudhe te caktuar kohe. Problemi eshte qe hidrocentralet jane investime intensive dhe duhen gjetur kompani qe kane dhene prova qe jane ne gjendje te financojne dhe ndertojne vepra te tilla. (vazhdon)

PS: Foto SR

21.11.07

Energjitika: Quo vadis? Interviste me Swed (1)

Nje nga prioritetet zyrtare te qeverise Berisha eshte energjitika. Synimi i qarte: brenda 2007 i gjithe vendi duhet te kete energji pa nderprerje.

Gati ne perfundim te vitit 2007, situata eshte krejt larg ketij synimi: ore te tera pa energji ne te gjithe vendin. Me keq, oret e nderprerjeve jane shtuar.



Cfare nuk funksionon ne strategjite e politikes shqiptare? Ku jane problemet? Ku jane zgjidhjet?

Ne kete interviste me Swed, specialist i energjitikes; SR dhe Swed bejne nje sprove per te drejtuar disa pyetje qytetari dhe specialisti; bejne nje sprove per te treguar problemet dhe sygjeruar zgjidhje. Intervista eshte e gjate dhe prandaj e ndare ne disa pjese. SR falenderon perzemersisht Swed per angazhimin dhe durimin ne kete interviste, por mbi te gjitha, per perpjekjen e tij per te dhene nje tablo te plote te situates energjitike shqiptare dhe problemeve te saj. Gjithashtu, nje falenderim i perzemert per akull-naja qe e mundesoi kete bashkepunim. (Foto eshte e SR)


SR: Shqiperia me energji berthamore: PO apo JO?

Swed: Energjia berthamore - PJO

Eshte nje argument shume kontraversial per momentin, por qe ja vlen te theksohet qe drejt energjise berthamore bota do kthehet patjeter, dhe kjo per shume arsye. Se pari, koha e "cheap fuels" ka mbaruar dhe kjo eshte e qarte per te gjithe tani. Se dyti, ne rastin me optimist bota ka nafte edhe per rreth 50 vjet (pa perfshire ketu rerat bituminoze, supozimet per sasi te medha nafte ne polin e veriut etj etj). Pjesen me te madhe te konsumit te lendeve djegese ne bilancin energjitik global e ze sektori i transportit dhe switching from oil ne burime te tjera perfshin edhe alternativen e hidrogjenit, per prodhimin e te cilit duhet shume energji e cila mund te merret vetem nga centralet berthamore. Sidoqfte keto jane argumenta per te cilet mund te debatosh shume gjate. Ne Shqiperi, energjia berthamore per momentin nuk ka shance; duhet riformatuar gjithe sistemi elektroenergjitik, i cili nga pikpamja teknike dhe e funksionimit, nuk te jep asnje garanci per futjen e nje burimi kaq delikat. Argument tjeter kunder eshte qe centralet berthamore sigurojne energji baze, dhe neve nuk na duhet baze ne ato nivele qe ofron qofte edhe nje reaktor i vetem. Pervec ketyre, neve kemi akoma rreth 65% te burimeve ujore te pashfrytezuara dhe do ishte shume me smart to exploit them sesa te bazohemi ne teknologji shume delikate per te miren e fqinjve. Ne cdo rast nje problem madhor per ne do jete trajtimi i mbetjeve radiokative. Nderkohe qe ne nuk kemi nje sistem stabel te trajtimit te mbetjeve urbane (qe eshte minimumi qe nje shtet mund te beje) si mund te shpresohet per seriozitetin dhe angazhimin e nevojshem ne trajtimin e mbetjeve radioaktive?

SR: Cilat jane problemet energjitike te Shqiperise sot?

Swed: Problemet e sektorit energjitik, kryesisht atij elektroenergjitik, i dine te gjithe sot dhe eshte humbje kohe ti permendim prape; por ja vlen te permenden shkaqet qe kane cuar ne kete situate. E para, dhe me kryesorja, eshte politika. KESH-i nuk lihet nga qeverite te veproje si nderrmarje tregtare (sado qe qeveritaret e theksojne gjithmone kete fakt kur eshte puna per ti dhene para KESH-it) ne asnje drejtim, as te menaxhimit te burimeve, as te menaxhimit te fondeve, as te burimeve njerezore, asgje fare. Drejtohet dhe keqperdoret nga politika.

Nje aspekt tjeter eshte performaca e dobet e specialisteve te sektorit, po qe edhe kjo ka pjeserisht background politik, te motivimit etj. Edhe ... kaq, mjafton qe poltika te heqi dore nga KESH-i ne nje menyre ose ne nje tjeter, ta leri ne menaxhimin e ndonje kompanie menaxhuese te huaj pa nderhyre ne vendimmarrje, dhe s'ka nevoje as per privatizim, KESH-i behet kompani e fuqishme me nje shpejtesi te papare.

SR: C'eshte ERE dhe cili eshte roli i saj?

Swed: ERE eshte Enti per Rregullimin e Energjise. Shkurtimisht, pa u marre me ligjin “Per Sektorin e Energjise Elektrike” pjesa me e prekshme e veprimtarise se ERE-s perfshin:

1. Cmimet, tarifat.
2. Hapja e tregut
3. Garantimi i rregullave te lojes ne treg, monitorimi.

Diskutimi ketu do ishte se sa e luan ERE rolin qe i jep ligji. Shume pak. Cmimet caktohen ne zyrat e kryeministrise, kjo eshte e njohur publikisht. Ne hapjen e tregut te energjise elektrike, ERE ka aktualisht nje rol sekondar ose akoma me keq te dores se trete, dhe ne piken e trete eshte totalisht apatike dhe mosfunksionale. Atehere vijme te pyetja, c’na duhet ERE? Si koncept, nje rregullator ne treg duhet patjeter, edhe ne vende me treg 100% te liberalizuar dhe qe nuk kane ent rregullator ka diskutime per futjen e nje organizmi te tille. Por, nje ent rregullator qe teorikisht eshte i pavarur, ose me sakte varet nga parlamenti dhe ne praktike eshte shtojce e keshillit te ministrave dhe e ministrise pergjegjese per energjine, eshte kosto e tepert per konsumatorin dhe hallke e tepert per ata qe duan te investojne ne elektroenergji.

SR: Sa e ndihmon apo e veshtireson legjislacioni shqiptar situaten energjitike. Cfare duhet te ndryshohet ne legjislacion?

Swed: Legjislacioni jone i energjise elektrike, sado qe ne shumicen e rasteve eshte ndertuar me asistence te huaj, ka nje veti te keqe; qe te nesermen e publikimit ne fletoren zyrtare eshte already outdated. Ka probleme me modelin tranzitor te tregut, ka probleme me ligjin e ri te koncesioneve; e shume te tjera qe s’me vijne ne mend por qe duhet diskutuar on a case by case basis. Po, problemi me kryesor eshte qe legjislacioni egzistues, i mire apo i keq, nuk zbatohet. Formula, Ligji dhe Maliqi eshte dominante ne te gjithe ate qe quhet treg i energjise elektrike; mjafton te marresh komente nga operatoret ose aplikantet per licence per HEC-e te vegjel, dhe krijon tabllone e plote.

SR: Cilat do te ishin strategjite per te ndryshuar situaten?

Swed: Nuk ka strategji per te ndryshuar situaten; nuk duhen strategji, duhet completely a new approach, duhet nderruar paradigma. Ca te them? Hajde te marrim 140 deputete dhe 14 ministra zvicerane. Vendimmarresve ju mungon vizioni dhe kjo s’nderrohet me strategji. (vazhdon)

16.11.07

Run, Forrest, run



Heroi yne nuk eshte Forrest, por nje mi i bardhe. Mi laboratori. Nje mi i manipuluar gjenetikisht. Perballe tij, ne garen kush vrapon me shpejt e me gjate, nje mi tjeter i bardhe, por i paprekur nga teknologjia. Vrapojne te dy.

Garen e fiton heroi yne. Miu qe njeriu e ka shnderruar ne nje supermi. Mrekullia qendron ne nje gjen te vetem, nje enzime metabolizmi. Zakonisht, nese kjo enzima eshte e mbishprehur na ben obeze. Nje enzime qe njeriu ja shprehu miut aty ku ai normalisht nuk e ka: ne muskuj. Perfundimi: nje mi qe vrapon shpejt, nje mi qe vrapon maratona, nje mi qe jeton gjate, qe ha shume por nuk shendoshet. Nje mi qe riprodhohet edhe ne moshe madhore. Nje mi qe nuk i ndahet sfides se maratones edhe ne prag te vdekjes.

Ky eshte nje mi model. Jo vetem sepse e manipulojme. Por, sepse, na doli sic do te deshironim ne njerezit te ishim: te pavdekshem, te paplakshem, sportive e aktive. Dhe pjellore. X-man.

Ku e kompenson ky mi gjithe kete aktivitet? Kush humbi teksa fitoi jetegjatesia? Kush humbi teksa u rrit shpejtesia? Kush u zvogelua teksa u rriten distancat e maratones? Energjia totale, tek e fundit, eshte e pandryshuar. Per kete nuk ka pergjigje akoma.

A ka njerez te tille, te seleksionuar nga natyra, qe jetojne mes nesh me keto kualitete dhe ne nuk i kemi vene re? Njerez qe jetojne gjate, qe nuk plaken, qe jane sportive e riprodhojne pafundesisht? Ne se njihni ndonje, ju lutem me njoftoni.


Mbasmendime:

1. Ajo pyetja, se kush e kompenson kete mrekulli, nuk me hiqet nga koka. A thua te jete ... truri? Ne se eshte keshtu dhe ne se behemi ashtu (si miu transgjenik) atehere ndoshta i japim vertetesi shprehjes "truri eshte tek muskujt"
2. Pse nuk u botua ky artikull ne Nature apo Science? A e di njeri?
3. Ne se mrekullia qendron ne nje gjen, percfare na duhen te tjeret? Hmm..?
4. New doping?
......

Doni edhe ju te beheni te pavdekshem?

Postmbasmendime:

Ne se ka kurioze qe duan te dine se perse ngrihen minjte per te vazhduar vrapimin pasi kane rene: sepse aty, tek ajo platforma ku bien minjte, ka nje eletroshock. Ceshtje shkence!

Postpostmbasmendime:

Fundi i shkences?

Pppmbasmendime:

Fundi i evolucionit?

14.11.07

Zezaket tane

Diku perballe Shallvareve. Perpara nje dyqani veshmbathjesh; nje grua bjonde - shitesja e dyqanit, bertet me sa ka ne koke. Zeri histerik zgjon kurreshtjen e njerezve. Edhe timen. Afrohem dhe shoh se shitesja i bertet nje mashkulli te imet, paksa ezmer. I bertet: po ik mor qelbesire, mor plehre, mor (fjale qe nuk mund ta shkruaj - as them), mor (nje tjeter fjale qe as mund ta shkruaj - as ta them), mor ... Fjale nga me te keqiat. Pa mbarim. Fjale te larta, te renda. Me te renda se guri. Imcaku perdridhet, perpiqet te hapi gojen e te thote dicka; por bjondja ka nje goje te dhunshme. Nuk arrijme te marrim vesh se cfare faji ka bere imcaku. Filloj dhe imagjinoj. Ta kete vjedhur? Te jete perpjekur ta joshi seksualisht? Apo, thjesht i ka futur doren? Por, teksa sheh imcakun e pafuqishem edhe te ngreje zerin, teksa e sheh te perdridhet nga sikleti, teksa e sheh gati me lot ne sy, imagjinata behet nje terren aspak i lehte per t'u eksploruar.

Nuk nguroj t'i afrohem shiteses se nxehur dhe ta pyes: Cfare ndodhi? Cfare te beri? Shitesja hap syte edhe me shume, dhe ma kthen provokimin e saj nga pyetja ime me nje ze akoma me te larte.

Cfare me beri? Cfare me beri? E sheh kete plehren? Hyri ne dyqanin tim.

Shitesja me harron mua dhe i kthehet prape imcakut: ik, qerrohu, e mos te te shoh me te hysh ne dyqanin tim. Degjove? Ik, zhduku! Imcakun duket e ka mpire dhuna verbale sepse, pervecse buzeve qe i dridhen e i mbajne me veshtiresi te qaren, nuk leviz nga vendi. Eshte nje skene e veshtire per ta kuptuar.

Te vodhi? - e pyes shitesen.

Jo m'i moter, jo. Me keq. Ky m... eshte pederast, eshte (fjale qe s'e them dot e as e shkruaj dot). Ik, plehre, se nuk ka vend ne dyqanin tim per ty, - vazhdon duke i bertitur djalit. Shko atje ku te pranojne, atje tek shoket e tu.

Turma e vogel rreth shiteses eshte e heshtur. Shohim imcakun. Ai na sheh ne. Faji i tij i vetem: eshte homoseksual.

Diku ne NYC. Jam ulur me kolegen time amerikane ne nje restorant e po darkojme. Flasim. Per punen. Per jeten. Me tregon qe eshte e lumtur te jetoje ne NYC. Me tregon se e do shume gjyshen. Me tregon se nuk ka gje qe e streson me shume se sa koha kur eshte per vizite tek gjyshja. Ne nje qytet te vogel ne jugun amerikan. Ne ate qytetin ku ajo shpesh shkon te beje pazarin per gjyshen e saj te vjeter ne moshe. Ne qytetin ku para deres se dyqanit i qellon qe ta ndalojne e t'i thone: Ky dyqan eshte vetem per te bardhet, you neger!

Mikja me tregon se sa here qe i ndodh nje incident i tille i vjen te ulerasi, te bertasi, te denoncoje. Por, vetem hesht dhe largohet. Me dhimbjen brenda. Arratiset pastaj ne New Yorkun bujar qe i pranon te gjithe ashtu sic jane. Ne NYC ku ajo ndihet nje njeri si gjithe te tjeret.

Djaloshi imcak largohet, duke u dridhur, me koken paksa te rreshqitur majtas. Turma rri dhe pak dhe vezhgon. Pastaj, secili iken ne rrugen e vet. Shitesja kthehet ne dyqanin e saj te paprekur nga homoseksualiteti. Djaloshi zhduket diku midis njerezve. Ndoshta kerkon edhe ai nje vend ku te arratiset, nje vend bujar qe ta pranoje ashtu sic eshte. Ndoshta e gjen.

13.11.07

Aksion: Te mblidhen te cmendurit!

... urdherojne mjekesia dhe drejtesia shqiptare. Po, ke urdherojne? Per ke po flasin? Ke po ftojne ne aksion? Mua? Ty? Ne? Ata apo ato? Cilet jane keta te fundit? Sepse, te cmendurit jane kompetence e mjekesise. Ketu perfshihet: diagnostikimi, mjekimi, kontrolli, akordimi i lirise se plote, te pjesshme apo i burgut spitalor. Sepse, gjykimi i krimeve te te cmendurit qe mjekesia nuk i beri dot zap; jane kompetence e drejtesise. Menjefjale: as njera dhe as tjetra nuk e paska bere punen e saj te plote, pune per te cilen paguhen nga taksapaguesit; paguhen per te siguruar, midis te tjerave, siguri publike.

Aksioni! Me kujton kohen e aksioneve vullnetare te Shqiperise socialiste:

Aksion per grumbullimin e pambukut.
Aksion per heqjen e buburrecit te patates.
Aksion per grumbullimin e misrit.

Ne demokraci, fjalen aksion e kemi degjuar kryesisht ne kontekst kanabisi. Por, tani, kemi nje aksion te ri: mbledhjen e te cmendurve. Do dalim te gjithe, me nga nje llampe-dore, do trokasim dere me dere, e do themi: Kush eshte i cmendur ketu? Ec nje cike me ne. Do mbushim kamionat me ta, e do i cojme ... ku do i cojme? Thuhet, 25% e popullsise eshte e cmendur. 25%! I thone, 1/4 e popullsise qe po pret qe 3/4 te vije e ta mbledhi, si te ishte kalli misri.

Aksione per mbledhje njerezish, te njeres apo nje tjetre kategori, kane ndodhur disa here gjate historise boterore te shekullit te kaluar:

Aksioni per mbledhjen e cifuteve ne Gjermani, dhe jo vetem atje.
Aksion per mbledhje te cmendurish ne Gjermani, dhe jo vetem atje.
Aksion per mbledhje josllavesh ne ishJugosllavi.

Tani, vala e aksioneve me subjekt njerezit, na ka perfshire edhe ne: por eshte me qellim te mire. Eshte per te ndrequr gabimet. Ate te refuzimit te mjekimit. Eshte per te na zgjidhur problemin. Ate te krimit.

Thone qe stresi, lufta per mbijetese; problemet ndernjerezore, mungesa e respektit, dashurise po cmendin njerezit e Shqiperise se vogel. Po, pasi t'i kemi mbledhur keta te cmendur, pasi ta kemi hequr produktin e stresit dhe problemeve tona tani, cdo bejme me te ardhmen? Stresi eshte prape aty, problemet ndernjerezore te paprekura. Keto, stresin dhe problemet, kush do i zgjidhi?

Cili aksion?


9.11.07

Te varet ne litar

Te varet ne litar, - tha ajo. Ajo eshte nene. Nena e atij qe ajo urdheron te varet ne litar. E thote perpara gjithe shoqerise. Shqiptare.

Ai, nje krijese e mjere e natyres. Bir i kesaj nene. Lindur ne vendin e gabuar, ne nje kohe te gabuar. Ndoshta, ngjizur ne barkun e gabuar. I tradhetuar nga natyra, i tradhetuar nga shoqeria, i tradhetuar nga mjekesia, i tradhetuar nga nena.

Cfare nene eshte ajo qe vret femijen e saj, qe peshtyn femijen e saj? Ne laborator, aty ku luhet me natyren, aty ku natyren edhe mund ta modifikosh, prodhohen nena-kafshe qe hane femijet e tyre. Nena qe nuk dallojne femijen e tyre nga preja. Nena qe nuk ja nuhatin eren femijes se tyre. Qe nuk e njohin ate per femijen e tyre.

Kjo nene qe therret litarin ne ndihme per ta ndare pergjithmone fizikisht nga i biri nuk eshte nene laboratori. Eshte nje nene normale. Nuk eshte kafshe, eshte nje Homo sapiens sapiens, nje qenie qe edhe kur nuk i funksionon nuhatja, duhet t'i funksionoje truri dhe ndergjegja. Pergjegjesia. Pergjegjesia e te qenurit nene.

Nje krijese e mjere kreu nje krim. Te shemtuar. Te dhimbshem. Mbi nje qenie te pafajshme. Mbi nje femije. Nje jete iku. Nje jete qe mund te ishte shpetuar.

Nje krijese e mjere kreu nje krim. Qe nuk do te kishte ndodhur. Ne kushte te tjera.

Ishte nje kumbull, apo nje molle. Ndoshta molle, ajo e ndaluara nga e cila filloi jeta. Molla e mohuar. Qe i kujtoi njeriut te kufizuar menderisht se ai ishte ndryshe. Ishte molle e mohuar per te, sepse e rezervuar per nje femije tjeter, me me fat. Gje qe i kujtoi te mjerit dashurine qe ja kishin mohuar. Por, ndoshta edhe dhene por jo kuptuar. Ne boten e tij te instikteve, te kultivuar ne realitetin e dhunshem, ne realitetin e hakmarrjes; ai beri ate qe kishin bere njerez pa deficitet e tij me pare: ai vrau. Ai vrau fizikisht dhe shpirterisht. Vrau qe te vriste me shume se ai qe vrau. Vrau per t'u hakmarre per mollen. Vrau per te vrare dashurine e tjetrit.

Sa e sinqerte eshte dashuria e nenes per femijen? Kush e kushtezon ate? A eshte e kushtezueshme? Ku mbaron ajo? A eshte e mbarueshme?

Ne shoqerine shqiptare dashuria e prindit per femijen eshte shpesh e kushtezuar nga shoqeria. Vlera e dashurise varet nga vlera qe femijet arrijne te krijojne ne raport me shoqerine. Sa me shume i vleresuar femija nga shoqeria, aq me e madhe dashuria prinderore. Sa me e vogel vlera aq me paket dashuria. Vlera behet zero kur shoqeria e vlereson ate zero.

Dashuria prinderore nuk eshte nje funksion i raportit te krijuar e zhvilluar qe nga lindja e femijes. Dashuria prinderore eshte pasqyrim i vleres qe shoqeria i jep femijes tend.

Nje femije me te cilin natyra nuk eshte treguar bujare nuk eshte nje femije qe te jep vlere ne shoqeri, nuk eshte nje femije qe shoqeria ta vlereson. Nje femije te tille nuk mund t'i japesh dashurine e pakufishme prinderore te stamposur ne instiktet, as edhe ate te kultivuar nga ndergjegja dhe pergjegjesia. Nje femije i tille terhiqet zvarre, ndersa ti si prind mban koken ulur. Nje femije i tille nuk mund te duhet. Nga askush. Nje femije i tille dikur behet kriminel.

Nje nene kerkon qe femijen e saj ta varin ne litar. Per te rifituar dashurine e shoqerise. Dashurine e shoqerise qe nuk e ndihmoi kur ajo kishte nevoje. Nje shoqerie qe nuk pati kohe te kujdesej per birin e saj. Nje shoqeri qe nuk ka kohe te kujdeset per asnje lloj biri. Nje shoqeri qe te kerkon te sakrifikosh dashurine e femijes per te. Nje shoqeri qe kerkon te zgjidhe problemet dhe ju shmanget pergjegjesive me aktin e sakrifikimit. Te vrasjes. Te hakmarrjes. Sepse per zgjidhje te tjera nuk ka kohe. Sepse eshte e zene me krizen e saj te gjate te tranzicionit. Krize qe ka ngrene dashurine. Nevojen per te. Ndjeshmerine ndaj saj. Krize qe po ha femijet e vet.

A ishte dashuria e nenes per te birin e sinqerte? Apo ishte kerkesa e nenes per t'ia vrare te birin e sinqerte? Ndoshta asnjera. Sepse eshte pikerisht sinqeriteti, mungesa e tij ne raportet tona me njeri-tjetrin, ne raportet qe fillojne qe ne ngjizjen tone, litari qe kemi lidhur rreth qafave tona e qe po na mbyt, ne gjerat me integrale, ne ato gjera qe na japin identitetin.

Oh, nena ime

Nena ime

O nena ime
Ti je punetore
Je duararte
E thjeshte, gazmore

Kur vjen nga puna
me gaz perhere
ne zemer mua
lule me cel

Si ti, punetore
E thjeshte dhe trime
Do t’jem dhe une
O nena ime


8 Marsi

Diten e 8-te marsit
Festen nena ka
Nena qe na meson
Hapat e medha

Sot, me tete Mars
Per nenat puentore
Kenget jehojne plot gaz
Dhe urimet feminore

(marre nga revista Pionieri)

7.11.07

Miza-miza

Nese ka nje simbol unifikimi ne metropolin e vetem te Shqiperise, perndryshe shume heterogjen, ky do te duhej te ishte televizori. Simboli qe na bashkon edhe atehere kur jemi te ndare. Pjesetari i vetem i familjes shqiptare qe arrin t'i bashkoje anetaret e familjes rreth vetes. Autoriteti i vetem i shoqerise shqiptare qe e respektojne te gjithe. Feja e vetme se ciles i falen te gjithe, pavaresisht nga preferencat personale fetare.

Televizori eshte edhe i vetmi stimulus akoma ne gjendje te inicioje ndonje ndjenje tek njerezit, te cilet veshtiresite e jetes se perditshme; rafinimi i artit te te mbijetuarit, i ka bere te pandjeshem bile edhe ndaj vetevetes. Qeshin. Renkojne. Lengeshtohen. Bertasin te lumtur. Bertasin te nervozuar. Shajne. Qeshin prape.

Zgjohesh ne mengjes, veprimi i pare eshte hapja e televizorit. Miremengjes, te thote nje spikere. Miremengjes, ta kthen spikerja tjeter. Shkon ben kafen. Nje sy te kafja e nje sy tek televizori. Fillon rrufitjen e kafese; nje sy tek televizori, nje sy tek femija qe ngrihet nga gjumi. Pergatit femijen per ne shkolle, nje sy gjithmone tek televizori. Flet me bashkeshortin dhe nje sy e ke tek moderuesi me sy te qeshur e ndjelles i televizorit. Ha buke, televizori gjithmone aty. Takon njerez ne rruge i pyet, nese e pane ate programin X ne televizor. Fillon e diskuton me pasion. Perserit te qeshurat, renkimet; lengeshtimin, bertitjen; sharjen dhe te qeshuren prape ne te njejtin moment si edhe dje. Dhe e rindjen se je akoma gjalle.

Televizori te zgjidh shume probleme. P.sh., edukimin e femijeve. Ne vend te vrasesh mendjen se cfare mund te besh sot me femijen tend, ne vend te harxhosh kohen duke i blere apo lexuar nje liber; ne vend te luash me te ndonje loje kreative per trurin dhe shpirtin, ne vend te shkosh me te diku ne ajer te paster me peme e zogj e lodra; i ble femijes nje televizor, ja fut edhe ne dhomen e tij dhe ke gjithe kohen e mundshme per te pare e jetuar me televizorin e dhomes se pritjes.

Per femijet e cdo moshe, televizori eshte i vetmi burg i lire: mund ta shohin nga mengjesi ne darke, pa kufij; pa mose, pa censure. Te burgosur ne pamjet maratone shpesh te padeshifrueshme te televizorit syte e tyre jane vetem me miza. Po keshtu edhe truri. Do te duhej ndoshta nje fshirese xhamash makinash per morine e mizave te syve. Po, ato te trurit me cfare mund te pastrohen valle?

Cfare? Nuk i lejojne te shohe televizor? - pyet me nje fytyre te shperfytyruar nga irritimi kusherira T. ku kemi shkuar te bejme vizitat e nderit. I hedh nje sy tim biri, e sheh sikur te ishte gjynahqari me i madh i botes dhe, ne vend t'i drejtohet telefonit per t'u ankuar ne qendren e femijeve te keqtrajtuar, e zgjidh situaten vete duke ja vene televizorin e dhomes se pritjes atij ne dispozicion. Duke sakrifikuar keshtu te rriturit e tjere, bashkepjesetare ne kete minitragjedi. Syte jane drejtuar te gjitha drejt meje. Presin nje sqarim.

Kollitem per te pastruar pak sikletin dhe me nje fije zeri shpjegoj qe femija i keqtrajtuar, im bir, eshte akomajo katervjec. Mjaftojne 10 minuta televizor ne jave. Me program te pershtatshem per moshen e tij. Si, psh, perrallat e urithit te vogel.

10 minuta ne jave? - gati ulerin T. - Keta nuk jane ne vete. Me fal, po ty per cfare te kemi cuar jashte, per te luajtur nga fiqiri? Po, lihet femija pa televizor? Ja, shikoje; gjithe keto programe, jane vetem per femije. Kanal per femije ky. Pse, c'kujtoni ju te jashtmit, se ne nuk dime?

E shoh kanalin per femije qe jep ca filma me kartona ku ca qenie qe nuk e marr vesh nga c'fantazi e percartur kane dale, jane te ngarkuar me arme te madhesive nga me te ndryshme; e qellojne nga cdo lloj pozicioni i mundshem, pa pushim. Nuk ju mbarohet asnjehere municioni. Ata me te bardhe duhet te jene te miret, te zinjte te keqinjte. Sigurisht, kjo eshte shume edukative. Sepse: e mira duhet gjithmone te triumfoje. Edhe pse kjo e mira e ketij filmi, po ashtu si edhe e keqja: vetem vret.

Per hir te se vertetes, mua jashte shtetit nuk me ka cuar fare kusherira. Bile as prinderit. Ika vete, me konsens te prinderve; per te luajtur me fiqirin, per ta rigjeneruar e edukuar ate. Por, gjendja mentale e fiqirit tim eshte ne keto momente nje madhesi e definueshme vetem nga farefisi. Bile, edhe edukimi i femijes tim eshte bere kompetence farefisi. Sepse: cdo gje kthehet ne farefis. Ligj termodinamike.

Largohem per ne qytetin K. per dy dite dhe kam vetem nje porosi per prinderit dhe farefisin: jo djalin para televizorit. Jo miza-miza. Mos ki merak, ma kthen me gojen plot farefisi, ne krye prinderit. Dhe une nisem me mendjen e qete.

Prinderit kane dixhital. E kush nuk ka. E, per te komanduar nje televizor me dixhital do pak mjeshteri. Ne fillim ndez televizorin me telekomanden e televizorit. Pastaj, merr telekomanden e dixhitalit dhe fillon kerkon 1001 mizat.

Kur kthehem nga qyteti K. gjej tim bir me dy telekomandat ne dore, komandat absolut i te dyja nendeteseve qe zhyten kaq lehtesisht ne thellesite e lendes misterioze gri. Me qesh dhe me mburrje me tregon: shiko mami, dhe tak-tak, nga miza ne mize. Mua nuk me ngelet vecse te ulem e pafuqishme ne divanin komunist.

Nuk flas, nuk degjoj, shikoj miza-miza. Prinderit miza-miza. Im bir miza-miza. Dhe enderroj ate fshiresen e xhamave qe m'i pastron mizat si me magji ne fantazite e mia. Por, fshirese nuk ka. Dhe une rri ulur ne divanin e vjeter komunist. Duke numeruar oret qe me kane ngelur deri ne takimin me analistin A.F dhe vajzen e tij kater vjecare Lena, neser, tek kafe Piazza ku ka disa peme palme dhe nje shatrivan.

6.11.07

Mesim gjeografie live

Ne nje nga stacionet televizive shqiptare. Emision femijesh. Drejtuesja, me nje buzeqeshje, ju drejtohet femijeve ne studio:

Si ja kaluat me pushime te dashur femije?
Miiiiiiirrrrrrrrrr, - pergjigjet korri i femijeve.
Me siguri do jeni kenaqur e do keni vizituar vende te bukura, - vazhdon drejtuesja gati retorikisht.
Poooooooo! - pergjigjet pritshem korri.

Drejtuesja me mikrofonin ne dore ju afrohet femijeve.

Ku ishe ti, xhan? - i drejtohet nje djali.
Ne Itali, teta, tek xhaxhai.
Shume bukur. Po, ti, mi xhan? - mikrofoni i drejtohet nje vajze simpatike.
Ne Turqi, me mamin, babin dhe motren.
Mrekulli, - reagon drejtuesja, buzeqeshja e palevizur ne fytyre.
Po, ti, te keqen teta, ku ishe? Me siguri, edhe ti ne ndonje vend shume te bukur.
Po, teta, une isha ne Maqedoni, ne liqenin e Ohrit, - pergjigjet rreth 7-8 vjecarja, e lumtur qe mikrofoni i eshte drejtuar edhe asaj.
Jo, xhan i tetes, ti ishe ne liqenin e Pogradecit.
Jo, teta, ne liqenin e Ohrit, - kembengul vajza.
Quhet liqeni i Pogradecit, - pergjigjet prere drejtuesja, buzeqeshja paksa me e vogel.
Po, jo, moj teta, se mua ma tregoi babai ne harte dhe ishte shkruar Liqeni i Ohrit.

Teksa degjoj kembenguljen e vogelushes dyshoj se midis saj dhe te atit te saj, diku ne breg te liqenit; nga ana matane Pogradecit ku jane duke bere pushimet, duhet te jete zhvilluar nje dialog si i meposhtmi:

Babi, pse i thone Liqeni i Ohrit keta njerezit ketij liqenit ketu? Ky eshte liqeni i Pogradecit.
Jo te keqen babi, ky liqen e ka emrin Liqeni i Ohrit.
Po, jo, more babi, liqeni i Pogradecit.
Shiko ketu, te keqen babi, - thote babai dhe drejton nje harte gjeografike se bijes ku shkruhet Liqeni i Ohrit.
Po, mbase e kane shkruar gabim ketu ne kete harten emrin e liqenit, babi.
Shikojme nje harte tjeter, po deshe.
Po, pse i themi atehere liqeni i Pogradecit?
Po, sepse eshte ne ane te Pogradecit, e i ka ngelur keshtu. Po, emrin zyrtar e ka liqeni i Ohrit.

Kete leksion vajza po ja perserit zonjes drejtuese te emisioni.

Teta, une e lexova me syte e mi ne harte, ishte shkruar Liqeni i Ohrit.
Drejtuesja nuk qesh me dhe nuk e fsheh fare nervozitetin. I kthehet vogelushes qe eshte gati duke qare me nje ze te eger:
Eshte liqeni i Pogradecit dhe pike. Babai yt nuk e di mire.

Kamera largohet nga fytyra e drejtueses, por edhe e vogelushes dhe perqendrohet tek skenografia. Nderkohe, dikush, mbase regjizori duhet t'i kete bere ndonje shenje drejtueses. Kamera kthehet tek drejtuesja, e cila vesh shpejt e shpejt nje buzeqeshje dhe me shume mundim kerkon te ktheje rrjedhen e emisionit per nga qellimi i tij. I cili ishte ... cili ishte?

5.11.07

Pipi corapegjata

oh Pippi langstrumpf
tirarirara
oh Pippi langstrumpf
tirarirara

... kendon 4 vjecari, im bir, teksa shkojme per te takuar analistin F. (ketu e tutje po e quaj A.F.) dhe vajzen e tij Lena, po 4 vjecare. E kemi lene tek kafe Piazza, sepse atje ka pak gjelberim; peme palmash, nje shatrivan qe kryesisht funksionon dhe ca stola ku mund te ulesh e te thithesh pak ajer te paster. Une sapo jam kthyer nga nje arratisje dyditore ne qytetin K. Porositim kafete per te rriturit dhe lengun e molles per femijet. Une filloj te zbras frustrimin tim.

I shpjegoj se sa te veshtire e gjej te edukoj femijen tim ne qytetin tim. Parqet e lodrave jane te rralla. Per te vajtur tek parku prane presidences duhet nje ore. Por, edhe aty investimi eshte minimal. I tregoj per parkun tek liqeni ku vargu i makinave nuk pushon dhe nuk mund ta lesh femijen nje minute larg vetes sepse ke frike nga makinat. I tregoj per sheshin para pallatit te prinderve, i mbushur plot e perplot me makina; makinat e prinderve te femijeve qe luajne kukamfshehti midis rrotave te makinave dhe gazrave qe nxjerrin ato. I shpjegoj qe ky qytet i madh qe te gjitheve ju pelqen ta quajne metropol eshte nje burg i madh per femijen, sepse nuk i jep mundesine te zhvilloje kuriozitetin e tij. Nuk i jep mundesine te zhvilloje fantazine e tij. Nuk i jep mundesine te kete hapesiren e tij te ndryshme nga ajo e prindit. Kalamajte qe luajne ne sheshin para pallatit te prinderve te mij argetohen duke gjuajtur shashka, duke gjuajur guret e vetem te gjendshem, duke shtyre e rrahur njeri-tjetrin; ose duke u mburrur me te mirat materiale qe kane akumuluar prinderit e tyre.

I shpjegoj se burgu me i madh eshte shtepia ku femijen e dikton fjala mos: mos e prek ate, mos e prek kete; po mos se prishet, po mos se thyhet; po mos se pritesh. I shpjegoj se si im bir eshte ne nje konfuzitet te plote: jeta qe i duhet te jetoje ketu eshte e kunderta e asaj qe ka jetuar atje ku ka lindur, se im bir ketu ka humbur cdo lloj lirie qe ka gezuar deri para disa ditesh.

A.F. me degjon me vemendje dhe tund koken. Po, Self, me thote, ta kuptoj problemin. Ky eshte edhe problemi im. Ne i ofrojme femijes vetem modelin e mos-it, e prandaj ja presim femijes kuriozitetin dhe fantazine qe heret, e bejme pasiv, dembel, nje kopje te vetevetes sone; nje te vogel te rritur.

Femijet ne tavoline kane mbaruar lengun e molles. Im bir kerkon vemendjen e Lenes dhe fillon te kendoje kengen e Pippit, me vetem gjysmat e fjaleve. Lena e veshtron me sy admirues. Im bir ngre zerin nje ton me lart.

Cfare po kendon?, pyet A.F.
Pipi corapegjaten, ja kthej une.

Figure interesante Pipi, flet mendueshem A. F. Ndoshta modeli i ri qe duhet t'i japim femijes sone. Sepse, ky vend do te shpetoje kur te shpetojme femijet, thote me bindje. Ne, te rriturit, nuk e shpetojme dot me.

Jon dhe Lena kane lene karriget dhe po luajne me njeri-tjetrin. Jon ka gjithe vemendjen e Lenes. Lena i dhuron atij gjithe admirimin e saj te mundshem. Per mua eshte e qarte, tani fillon loja midis te dyve. Im bir luan udheheqesin camarrok. Ben klounin, perplas kembet, leshon tone te pakuptimshme. Lena gajaset. Une dhe A.F. ju gezohemi.

Me kupton, vazhdon A.F., duhet t'u japim femijeve nje model te ndryshem nga ne. Thone, qe ne se do te kuptosh suksesin e shoqerise Suedeze duhet te lexosh Pipin. Nderkohe, ne ketu Pipin nuk e njohim fare, ose shume pak. Ne njohim kafshet qe jua bejme femijeve te keqija, ne kemi gogolin per te trembur femijet, dhe kur femija nuk na bindet nga gjithe keto marifete qe kemi shpikur atehere luhet druri. Kurse Pipi eshte nje femije qe jeton vete, pa nene e pa baba. Hajde e thuaja njerezve kete. Pipi nuk ka model, ajo e gjen rrugen vete. Ajo eshte anarkia vete, por edhe e dhimbshme, e arsyeshme, bile edhe shume e mencur, me e mencur se te rriturit.

Femijet kane zbuluar shatrivanin dhe kane filluar ti vijne atij perreth me vrap. Joni i pari, Lena nga pas. Miku im ngrihet shpejt nga tavolina, i afrohet se bijes dhe i thote:

Lena, po jo keshtu xhani i babit se do biesh e do vritesh. Lena, qesh, i iken nga duart dhe vazhdon garen. O Joni, i flet miku im tim biri, nje cik me me ngadale se do bini ne uje. Im bir nuk degjon me fare dhe vazhdon te vrapoje.

Miku im ka lene kafene per gjysem dhe perpiqet me cdo menyre te binde te bijen ta leri lojen. Me ve ne siklet sikleti i tij dhe i afrohem tim biri, e kap dhe e mbaj mes kraheve te mi. Filloj t'i shpjegoj se miku A.F. ndjehet jo mire nga kjo loje. I lutem te gjejne nje loder tjeter. Mire, mami, thote ai. Merr Lenen per dore dhe fillojne eksplorimin e terrenit. Miku im kthehet ne tavoline me syte nga femijet. Thith kafene. Muhabetin e ka harruar. Filloj edhe une te ndjek femijet me sy. Ata i afrohen nje burimi me uje. Por ai eshte paksa lart dhe ata nuk e arrijne dot. Im bir vjen me vrap dhe kerkon ndihme. Une i shkoj pas, e ngre dhe ai fut duar ne uje e kenaqet duke luajtur.

A.F. na ka ndjekur. Lena i kerkon atij te beje te njejten gje si edhe une. A.F. fillon te gjeje mos pas mosi per t'ja hequr deshiren e lojes. Lena kembengul. A.F. dorezohet duke thene, s'e marr vesh c'e ka gjetur sot. Une skuqem dhe i hedh nje sy tim biri. Ai me buzeqesh dhe me shikon me sy capkene. Une mundohem ta qetesoj A.F. duke e rikthyer tek biseda qe kemi hapur.

Pipi, filloj une... dhe nuk vazhdoj me tutje sepse miku im ka marre papritur vendimin per te ikur ne shtepi se bashku me vajzen. Po ikim, ne, thote ai. Po e coj ta nderroj se eshte lagur e do ftohet. Une ngre supet dhe them, ok, mirupafshim. Im bir shikon i habitur Lenen qe po iken e mberthyer midis kraheve te A.F.

C'do bejme? - e pyes. Shkojme tek shatrivani mami, atje eshte me kollaj ta kapesh ujin. Niset me vrap, arrin tek shatrivani dhe fillon te perkulet perpara me doren ne drejtim te ujit. Nga tavolina aty afer degjohet nje thirrje histerike gruaje. RAAAAAaaaa! Une shoh gruan dhe kuptoj qe e ka me tim bir. Njerzit ne tavolinen e saj fillojne ta qetesojne. Une kthehem nga im bir dhe i shpjegoj qe e ka shume me te lehte dhe te parrezikshme lojen ne se shtrihet barkas pertoke. Ai ben pa nje pa dy ate qe i them. Arrin ujin kollajshem me dore dhe fillon perplas doren ne uje duke formuar miliona cikla. Njerezit ne tavolinen mbrapa nesh diskutojne budallallikun e aktit, mendjelehtesine time, rrobat pis te tim biri. Une buzeqesh dhe shijoj keto momente te vetme lirie te tim biri. Ai, i lumtur ne lojen e vet, fillon te kendoje:

oh Pippi langstrumpf
tirarirara
oh Pippi langstrumpf
tirarirara