Historine e dhimbshme te Trouble mund ta keni degjuar. Por ne se nuk e keni degjuar, lexojeni tek Erisel "Jete qeni" . Une, duke u inspiruar nga diskutimi me Erisel, dhe nga perpjekjet e seshpejtijome Our Man in Tirana, per te gjetur fonde e ngritur vende te posacme per qen rrugace, shkruajta letren e meposhtme. Te interesuarit jane te lejuar ta perkthejne ne anglisht. Por edhe te firmosin letren. Kurse aktivistet jane te lutur t'ja cojne letren qenushit Trouble. Ju faleminderit.
Dear Trouble
(May I call you sir?)
Lajmi i vdekjes se nenes tuaj, Leona Helmsley, na gjeti te papergatitur. Ishte vetem 87 vjec. Dhe nje dorePublish Post e hekurt. Vdekja e cdo njeriu na pikellon. Nje jete iken. Por, ajo qe na pikellon me shume jane jetet qe ngelen. Si ajo e juaja. Nuk eshte e lehte te ngelesh jetim. Dhe ca me pak kur jetimi eshte nje qen. I pafajshem dhe teresisht i varur nga te tjeret.
Sir,
duke perfituar nga tragjedia qe ju ka zene deren, ne, nje grup blogistash shqiptare, menduam t'ju bejme te ndjeshem edhe ndaj fatkeqesive te qenve te tjere, qe ashtu si ju, kane ngelur jetime. Bile, ne raste ekstreme, jane abondonuar nga nena te pandergjegjshme. Jane me mijera qen qe vertiten te paorientuar e te pashprese rrugeve te Tiranes dhe Shqiperise, te vetmuar apo ne tufa. Kerkojne nje strehe ku te fusin koken. Nje dore te ngrohte t'u largoje dhimbjen.
Sir,
kemi arritur ne kohera te keqija, kur njeriu ka vetem nje qellim: parane. Kur njeriu ka harruar te shohe pertej hundes se tij. Kur njeriu e keqperdor qenin per te nxjerre frustrimin e nje jete bosh. Kur njeriu, duke perfituar nga pozita e dobet e qenit, i tregon rruget, e le pa ngrene, e gjuan me shqelma, e vret. Kemi arritur ne kohera ku njeriu per njeriun eshte ujk. Kurse qeni per njeriun eshte hic! Sa jete "Bellash", "Bucesh" dhe "Trouble" kane ikur per dhjame qeni ne Shqiperi? Numrat jane te paafte ta thone!
Sir,
ne emer te Belles dhe Buces qe shkuan, ne emer te Bellave dhe Buceve qe syte e shpreses i mbajne tek ju, ju lutemi te zgjasni doren tuaj fisnike dhe te ndihmoni sojin tuaj ne Shqiperi nga vuajtjet e panevojshme, nga ekzekutimi mizor. Ju lutem, ndihmojini keta qen me nje kasolle modeste ku te fusin kokat, ku te kene nje kocke per te lepire dhe nje cope rogoz ku te shtrihen e te mbyllin syte. Ju lutem, sir, jepuni ketyre qeneve, nje shans qe ta jetojne jeten me dinjitet, qe ta mbyllin ate me dinjitet.
Duke shpresuar se kemi terhequr vemendjen tuaj, duke shpresuar se nuk ju kemi marre shume kohe nga koha juaj e vyer, e mbi te gjitha, duke besuar tek shpirti juaj fisnik e bujar, ju pershendesim me perulje e respekt:
Selfmaderadio
Erisel ?
31.8.07
Letter to a dog with high profile
Labels: Humor
Sister Fidelma
Librat me krime, apo te verdhe, jane jo gjithmone te mire. Ose une, ndoshta, jam shume konservative ne shijen time per to. Ndoshta, kam lexuar me shume se c'duhet nga Agatha Kristi. Vitet e fundit ne trend eshte suedezi Henning Mankell. Nuk me terheq. Por, para tre viteve zbulova rastesisht Peter Tremayne dhe heroinen e librave te tij: Sister Fidelma. Me pelqeu tek Tremayne fakti qe, ne kundershtim nga tradita, nuk zgjedh nje hero por nje heroine. Me pelqen tek Tremayne fakti qe historite e tij zhvillohen ne Irlanden e shekulli te 7 AD. Me pelqen sepse nuk eshte vetem krimi por edhe histori, kulture. Me pelqen sepse krimet qe zbulon Fidelma kane nje kontekst historik dhe jane rezult i intrigave qe shoqerojne kete kontekst historik. Me pelqen sepse sjell nje figure femre, qe edhe pse jeton ne shekullin e 7AD, te lejon te identifikohesh me te. Me pelqen qe Peter Tremayne ne realitet quhet Peter Berresford Ellis dhe eshte studies i historise kelte. Me pelqen qe, ne rrugen e Eco's, ai perpiqet te na beje familjare me nje epoke qe, perndryshe, ka vdekur dhe kujtimet e se ciles i rivizitojme muzeumeve. Libri, i shkruajtur thjesht, fale kontekstit te tij te vecante historik, te heq mundesine qe te parashikosh se kush eshte fajtori. Edhe pasi ke lexuar disa seri te sister Fidelmes, dhe kujton se tani ka ardhur momenti qe ti ja ke marre pak doren historise dhe intrigave, dhe me siguri do e gjesh fajtorin, ti humbet. Fajtorin e gjen vetem Sister Fidelma.
Labels: Bota e librave
Massive attack
I absolutely love Massive attack. As a good follower, I have been in two of their concerts in Switzerland. Absolutely disappointing. They came with at least 1 hour delay, sang 1h and disappeared. During the hour they were singing, they didn't try to get any connection to the public. Cold, uninterested, almost humiliating. The leading singer, with such a beautiful voice in CD, was singing miserable. I decided not to follow their concerts any more. But, I do follow their music. A music of extraclass. The following is a mainstream song from Massive attack. The rest of their work is of a different taste, specially, Mezzanine is very dark.
29.8.07
SUPERSIZE ME
Dokumentarin "Supersize me" (2004) e kam pare qe para dy-tre vjetesh, por m'u kujtua teksa diskutoja me veten time mbi temen e obezitetit. Per ata qe nuk e kane pare kete dokumentar: ne qender te filmit eshte Mr. Spurlock, regjisori i filmit, qe ka vendosur te beje nje eksperiment: per 30 dite me radhe, Mr. Spurlock ha vetem ne McDonald. Hamburger ne mengjes, hamburger ne dreke dhe prape hamburger ne darke. Sasia totale e kalorive te konsumuara per dite eshte 5000. Mr. Spurlock, nje vegan, ka nje ekip prej tre mjekesh, nje kardiolog, nje mjek te pergjithshem dhe nje gastrolog, qe ndjekin ndryshimet e organizmit te tij te ekspozuar pafundesise se hamburgerve. Rezultati ishte ai i pritur (te pakten kete te sygjeron qellimi i filmit): Mr. Spurlock shton rreth 11 kg. Indeksi i mases se trupit te tij progreson nga 23 (normal) ne 27 (mbipeshe). Dhe jo vetem kaq. Ekipi i mjekeve konstanton se Mr. Spurlock jo vetem qe ka shtuar ne peshe, por edhe ka luhatje humori, keqfunksionim seksual (kjo sipas pohimeve te partneres) dhe deme te melcise. Perfundimi i filmit (i Mr. Spurlock) eshte qe fast food eshte pergjegjes per epidemine e obezitetit qe po perhapet ne shoqerine amerikane.
Me duhet te pranoj: Qellimi i Mr. Spurlock eshte teper fisnik. Kerkon t'u hape syte njerezve te paditur, milionave te amerikaneve, dhe jo amerikaneve, obeze apo jo, per rrezikun e fast food.
Me duhet te pohoj pas kesaj, se Mr. Spurlock, edhe pse tejet-tejet amator ne eksperimentin e tij, eshte nga te paktet qe ka eksperimentuar per te ndricuar lidhjen e mbipeshes me fast food-in. Pervecse studimit te "Supersize me", gjej citimin per studimin e kodifikuar Cardia, qe sygjeron te njejten gje si dhe Mr. Spurlock: se frekuentimi i rregullt i fast food eshte pozitivisht i lidhur me rrezikun e mbipeshes dhe rrezikun e rezistences ndaj insulines gjate 15 viteve te fundit ne Amerike. Studimi vazhdon me tutje dhe pohon, se individet qe kishin ngrene te pakten dy here ne jave ne nje fast food restaurant kishin shtuar 4.5 kg dhe kishin nje ngritje 104% te rezistences ndaj insulines. Ky studim, qe eshte i pari qe ndjek efektet e fast foodit gjate nje periudhe te gjate kohe, ka nje limitim: madhesine. Ne studim moren pjese vetem 3000 veta!!! Ne se vlera e nje studimi vihet ne diskutim sepse 3000 njerez nuk jane nje numer i mjaftueshem per ta bere studimin te besueshem, cfare mund te thuhet per "Supersize me", ne qender te se cilit eshte vetem 1 person?
Ne anen tjeter te kontinentit, Fredrik Nyström, profesor i universitetit te Linköping, Suedi, behet kurioz dhe perserit eksperimentin e Spurlock ne laboratorin e tij. Nyström, nje specialist ne fushen e metabolizmit dhe diabetit, i pelqen tek Spurlock ideja e testimit te efektit te mbikalorive ne njerez te shendetshem, me peshe normale, ide e patestuar me pare. Mbas nje leksioni, ku Nystrom flet edhe per "Supersize me", ai i drejtohet auditorit dhe kerkon midis studenteve vullnetare qe do te donin te perserisnin ne trupin e tyre eksperimentin e Spurlock. Midis vullnetareve, ai zgjedh 7 studente te shendetshem, rreth te 20tave, prej te cileve kerkon te konsumojne rreth 6000 kalori ne dite, kryesisht ne formen e hamburgerve (por ushqime te tjera lejohen), te mos bejne aktivitete sportive, te mos udhetojne me biciklete apo te bejne ecje te gjata. Pak a shume, te njejtat kushte si edhe Spurlock. Mbas 4 javeve, rezultatet ishin te tilla: te shtate pjesemarresit shtuan ne peshe, por mbipesha nuk eshte e njejte per te gjithe pjesemarresit. Ajo varion nga 5-15 % te peshes se trupit. Melcia tregoi ndryshime domethenese ne dy nga paramentrat e saj: sasia e enzimave ne gjak (e rritur) dhe niveli i kolesterolit (rritur). Por, asnjera nga keto dy parametra nuk ishte rritur ne ate nivel qe te perbente ndonje rrezik per organizmin. Nderkohe, qe asnje nga studentet nuk shfaqi luhatje humori apo probleme seksuale.
Krahasuar me njera tjetren rezultatet e eksperimentit te Spurlock dhe rezultatet e Nyström, duket se mbipesha eshte e vetmja e perbashket. Nderkohe qe, ngelen te paqarta arsyet se perse melcia e Spurlock reagoi kaq ekstremisht ndaj nje eksperimenti te tille. Tek studentet suedeze, vlerat e melcise ndryshuan deri ne javen e trete dhe me pas pesuan nje ulje te ndjeshme, duke sygjeruar nje efekt adaptimi te metabolizmit. Nje adaptim i tille i ishte sygjeruar edhe Spurlock ne fillim te eskperimentimit te tij nga grupi i mjekeve. Dy mund te jene arsyet qe cuan ne perkeqesimin ekstrem te parametrave te melcise se Spurlock. E para, ndonje semundje e paditur e melcise se Spurlock. E dyta, dieta e tij vegane.
Spurlock dhe Nyström, ne eksperimentet e tyre, testuan madhesi kalorifike ne kufirin e 5000 apo 6000 kalorive. Nje madhesi shume e ekzagjeruar. Po keshtu, eshte e veshtire te besosh qe njerezit ushqehen tre here ne dite vetem me fast food. Keshtu qe eshte me se legjitime te pyetet ne se vertet fast food eshte shkaku i epidemise obezitike qe ka kapur USA dhe qe po shfaqet ne horizontin e shume vendeve te tjera.
Duhet thene qe, megjithe kontributin e "supersize me" dhe filmave dhe librave qe trajtojne te njejten teme, fakti eshte qe pak eshte investuar ne gjetjen e pasojave te fast food tek shendeti i njeriut. Edhe pse e mundshme, akoma nuk mund te flitet per nje ndikim te drejteperdrejte te fast food ne dukurine e obezitetit. Megjithate, ka dy parametra qe te bejne te mendosh se fast food mund te kontribuoje ne obezitet. Madhesia e porcioneve dhe densiteti energjik i fast food. Ka prova te mjaftueshme shkencore qe te bindin se sa me i madh te jete porcioni i asaj qe hame, aq me shume konsumojme. Prentisse dhe Jebb, ne nje artikull te tyre ne "Obesity review", hedhin hipotezen se njeriut i mungon aftesia instiktive per te njohur ushqime me energji te larte, dhe si rrjedhim, i mungojne mekanizmat qe do ta ndihmonin ate ta metabolizonte kete ushqim pa shkaktuar deme. E pare historikisht, madhesia e burgerve, patateve te skuqura, pizzave dhe pijeve joalkolike ne pikat e shitjes se fast food jane rritur 2-2.5 here ne 50 vitet e fundit. Nderkaq, nje meny e plote ne nje pike shitjeje fast foodi ne Amerike ka mesatarisht 1100kJ/100g, madhesi gati dy here me e madhe se densiteti energjetik i nje ushqimi te konsideruar te shendetshem (525 kJ/100g).
Trans fat ne ushqimin tone
Pervec dy paramentrave te mesiperm, studiuesit po i referohen koheve te fundit edhe te ashtuquajturave trans fat (yndyrna trans) te prodhuara ne menyre industriale (IPTF). Trans fat gjenden, psh, ne margarine, dhe perftohen nga nafta, apo bimet. Interesi ne perdorimin e tyre nga industria ushqimore qendron ne faktin, qe kane temperatura te larte shkrirje, gje qe i ben ato, dhe produktet ku futet, te jene te qendrueshme per kohe te gjata, ne temperatura te larta. Duhet thene, qe trans fat gjendet edhe ne gjendje natyrore, kryesisht ne mish dhe prodhimet e qumeshtit. Por, ndersa mishi dhe produktet e qumeshtit permbajne vetem 5% trans fat, produktet industriale permbajne rreth 50%. Ka observime, si ai i Koh-Banerjee, qe sygjerojne se sasia e madhe e trans fat te prodhuar industrialisht eshte i lidhur me obezitetin abdominal. Ne nje perfundim te tille cojne studimet tek majmunet, ku eshte e provuar se sasia e madhe IPTF eshte shkaku per mbipeshe dhe obezitet abdominal.
Sa transfat gjendet ne fast food?
Kesaj pyetjeje i pergjigjet nje artikull botuar ne prestigjozen "Nature" prej Stender, Dyerberg dhe Astrup. Te tre studuesit shkojne dy hapa me tej dhe na informojne jo vetem se si eshte shperndarja e transfat ne prodhimet e McDonald, por edhe ne prodhimet e Kentacky Fried chicken (KFC). Gjithashtu, na informojne se si sasia e yndyrnave dhe transfat varion ne kontekste te ndryshme kulturash. Rezultatet e tyre paraqiten ne grafiket e meposhtem. Ne grafikun e pare tregohet permbajtja e yndyrnave totale (kolona ngjyre roze) ne 171 g patate te skuqura (french fries) dhe 160 g chicken nuggets ne prodhimet e McDonald. Ne kolonen e kuqe jepet sasia perkatese e transfat. Ne grafikun e dyte jepen te njejtat informacione per KFC. Ne menyre te permbledhur, ky studim tregon se: sasia e yndyrnave totale ne McDonald varion nga 41 - 65g, ndersa ne KFC, nga 42 - 74g. Ne McDonald transfat variojne nga 0.3 - 10.2 g, kurse ne KIC 0.3 - 24 g. Autoret konkludojne se i njejti produkt, nga e njejta firme, permban sasi yndyrnash qe variojne deri 40%, ndersa transfatet variojne deri disa disa here.
Megjithate, artikulli, per fat te keq, nuk shkon me tutje dhe nuk arrin te informoje nese ka ndonje korrelacion te drejte midis sasise se yndyrnave dhe transfateve ne fast food dhe shkalles se obezitetit te nje vendi. Gjithashtu, artikulli nuk informon mbi masen e konsumit te fastf ood ne kultura te ndryshme.
Efekti "Supersize me"
"Supersize me" eshte ne vetevete nje filem sa militant, aq edhe naiv. Spurlock, nen shembullin e aktivisteve te mbrojtjes se mjedisit dhe filmave te tyre militante kaq tipike per vitet '70-'80, aplikon ne lekuren e vet nje ekses fast food. Spurlock ben nje filem i bindur se fast food eshte e keqja. Por, une, filmin e Spurlock e ndjej edhe si nje britme qe kerkon te zgjoje nga pergjumja. Apo nga mosdashja per te pare. Ne rolin e britmes Spurlock, me filmin e tij, arriti te kapi vemendjen e miliona njerezve e ta beje fast food teme publike. Bile, ai arriti me shume. Arriti qe ta bente ate edhe teme shkencore! Pikerisht ketu qendron merita e madhe e filmit.
Merita tjeter e Spurlock eshte se, dashurpadashur, na tregoi se obeziteti, ashtu si edhe konsumimi i fast food, eshte tejet i lidhur me edukimin: sa me te edukuar e kultivuar njerezit, aq me pak jane ata te ekspozuar ndaj obezitetit. Konstatim jo i vogel. Konstatim qe fton per investime, masa e rregullime ne te gjitha nivelet.
A eshte fast food shkak per epidemine e obezitetit? Fast food si menyre jetese, i kombinuar me lojtare te tjere, ndoshta po. Shkenca ka akoma per te studiuar e per te thene. Nje gje eshte e sigurt: nese te shkrepet te hash ndonjehere nje hamburger dhe french fries, te nesermen nuk gdhihesh obez!
Labels: Shkenca dhe Jeta
Supersize me (fundi)
"Supersize me" eshte ne vetevete nje filem sa militant, aq edhe naiv. Spurlock, nen shembullin e aktivisteve te mbrojtjes se mjedisit dhe filmave te tyre militante kaq tipike per vitet '70-'80, aplikon ne lekuren e vet nje ekses fast food. Spurlock ben nje filem i bindur se fast food eshte e keqja. Por, filmi i Spurlock eshte edhe nje britme qe kerkon te zgjoje nga pergjumja. Apo nga mosdashja per te pare. Ne rolin e britmes Spurlock, me filmin e tij, arriti te kapi vemendjen e miliona njerezve e ta beje fast food teme publike. Bile, ai arriti me shume. Arriti qe ta bente ate edhe shkencore! Pikerisht ketu qendron merita e madhe e filmit.
Merita tjeter e Spurlock eshte se, dashurpadashur, na tregoi se obeziteti, ashtu si edhe konsumimi i fast food, eshte tejet i lidhur me edukimin: sa me te edukuar e kultivuar njerezit, aq me pak jane ata te ekspozuar ndaj obezitetit. Konstatim jo i vogel. Konstatim qe fton per investime, masa e rregullime ne te gjitha nivelet.A eshte fast food shkak per epidemine e obezitetit? Fast food si menyre jetese, i kombinuar me lojtare te tjere, ndoshta po. Shkenca ka akoma per te studiuar e per te thene. Nje gje eshte e sigurt: nese te shkrepet te hash ndonjehere nje hamburger dhe french fries, te nesermen nuk gdhihesh obez!
28.8.07
Supersize me (4)
Sa transfat gjendet ne fast food?
Kesaj pyetjeje i pergjigjet nje artikull botuar ne prestigjozen "Nature" prej Stender, Dyerberg dhe Astrup. Te tre studuesit shkojne dy hapa me tej dhe na informojne 1) se si eshte shperndarja e transfat ne prodhimet e McDonald, por edhe ne prodhimet e Kentacky Fried chicken (KFC). Gjithashtu, na informojne se si sasia e yndyrnave dhe transfat varion ne kontekste te ndryshme kulturash. Rezultatet e tyre paraqiten ne grafiket e meposhtem. Ne grafikun e pare tregohet permbajtja e yndyrnave totale (kolona ngjyre roze) ne 171 g patate te skuqura (french fries) dhe 160 g chicken nuggets ne prodhimet e McDonald. Ne kolonen e kuqe jepet sasia perkatese e transfat. Ne grafikun e dyte jepen te njejtat informacione per KFC. Ne menyre te permbledhur, ky studim tregon se: sasia e yndyrnave totale ne McDonald varion nga 41 - 65g, ndersa ne KFC, nga 42 - 74g. Ne McDonald transfat variojne nga 0.3 - 10.2 g, kurse ne KIC 0.3 - 24 g. Autoret konkludojne se i njejti produkt, nga e njejta firme, permban sasi yndyrnash qe variojne deri 40%, ndersa transfatet variojne deri disa disa here.
Megjithate, artikulli, per fat te keq, nuk shkon me tutje dhe nuk arrin te informoje ne se ka ndonje korrelacion te drejte mbi sasise se yndyrnave dhe transfateve ne fast food dhe shkalles se obezitetit te nje vendi. Gjithashtu, artikulli nuk informon mbi masen e konsumit te fastfood ne kultura te ndryshme.
27.8.07
Supersize me (3)
Spurlock dhe Nyström, ne eksperimentet e tyre, testuan madhesi kalorifike ne kufirin e 5000 apo 6000 kalorive. Nje madhesi shume e ekzagjeruar. Po keshtu, eshte e veshtire te besosh qe njerezit ushqehen tre here ne dite vetem me fast food. Keshtu qe eshte me se legjitime te pyetet ne se vertet fast food eshte shkaku i epidemise obezitike qe ka kapur USA dhe qe po shfaqet ne horizontin e shume vendeve te tjera.
Duhet thene qe, megjithe kontributin e "supersize me" dhe filmave dhe librave qe trajtojne te njejten teme, fakti eshte qe pak eshte investuar ne gjetjen e pasojave te fast food tek shendeti i njeriut. Edhe pse e mundshme, akoma nuk mund te flitet per nje ndikim te drejteperdrejte te fast food ne dukurine e obezitetit. Megjithate, ka dy parametra qe te bejne te mendosh se fast food mund te kontribuoje ne obezitet. Madhesia e porcioneve dhe densiteti energjik i fast food. Ka prova te mjaftueshme shkencore qe te bindin se sa me i madh te jete porcioni i asaj qe hame, aq me shume konsumojme. Prentisse dhe Jebb, ne nje artikull te tyre ne "Obesity review", hedhin hipotezen se njeriut i mungon aftesia instiktive per te njohur ushqime me energji te larte, dhe si rrjedhim, i mungojne mekanizmat qe do ta ndihmonin ate ta metabolizonte kete ushqim pa shkaktuar deme. E pare historikisht, madhesia e burgerve, patateve te skuqura, pizzave dhe pijeve joalkolike ne pikat e shitjes se fast food jane rritur 2-2.5 here ne 50 vitet e fundit. Nderkaq, nje meny e plote ne nje pike shitjeje fast foodi ne Amerike ka mesatarisht 1100kJ/100g, madhesi gati dy here me e madhe se densiteti energjetik i nje ushqimi te konsideruar te shendetshem (525 kJ/100g).
Pervec dy paramentrave te mesiperm, studiuesit po i referohen koheve te fundit edhe te ashtuquajturave trans fat (yndyrna trans) te prodhuara ne menyre industriale (IPTF). Trans fat gjenden, psh, ne margarine, dhe perftohen nga nafta, apo bimet. Interesi ne perdorimin e tyre nga industria ushqimore qendron ne faktin, qe kane temperatura te larte shkrirje, gje qe i ben ato, dhe produktet ku futet, te jene te qendrueshme per kohe te gjata, ne temperatura te larta. Duhet thene, qe trans fat gjendet edhe ne gjendje natyrore, kryesisht ne mish dhe prodhimet e qumeshtit. Por, ndersa mishi dhe produktet e qumeshtit permbajne vetem 5% trans fat, produktet industriale permbajne rreth 50%. Ka observime, si ai i Koh-Banerjee, qe sygjerojne se sasia e madhe e trans fat te prodhuar industrialisht eshte i lidhur me obezitetin abdominal. Ne nje perfundim te tille cojne studimet tek majmunet, ku eshte e provuar se sasia e madhe IPTF eshte shkaku per mbipeshe dhe obezitet abdominal.
24.8.07
Krimi ekologjik
Sot lexova artikullin (qe mund ta lexoni edhe ju, pasi ta keni klickuar) ne foto dhe nuk mund te mos provokohesha. Eshte nje artikull - koment ne numrin e fundit te "Current Biology", nje reviste mjaft popullore mes studiuesve te shkencave biologjike. Tema e tij: zjarret qe po shuajne hektare te tere pyjesh ne Greqi, nga veriu deri ne jug. Nuk eshte vetem Greqia qe eshte prekur nga zjarret, por te gjitha vendet e mesdheut, ku prej qershorit po mbreterojne temperatura mbi 40°C. Por, askund tjeter pervecse Greqise (dhe Shqiperise, do shtoja une) zjarri nuk ka marre permasa kaq te frikshme. Komenti raporton per rreth 3000 vatra zjarri ne mbare vendin, me rreth 10 mije hektare pyjesh te zhdukura. Kaq shume vatra zjarri, saqe administrata greke eshte kapur e papergatitur per te perballuar situaten. Pikante ne kete raport eshte fakti, qe ky numer i madh vatrash korrelon me numrin e madh te aplikimeve qe kerkojne te ndertojne ne zona pyjore (qe se pari duhet te skualifikohen si te tilla). Po kaq pikante eshte edhe kapja e, te pakten, dy individeve qe mendohet se u kane vene qellimisht zjarrin pyjeve.
Sigurisht, qe do pyesni se perse "Current biology" interesohet per zjarret e Greqise. Sepse, ne rrezik nuk jane vetem hapesirat e medha pyjore, qe do te kushtezojne fenomene si errozioni, por edhe biodiversiteti. Ne koment raportohet, se 25% e 50000 specieve ne Greqi jane endemike, me nje fjale, te rralla. Te marra sebashku, djegia e qellimshme e pyjeve eshte, as me pak dhe as me shume, por nje krim ekologjik.
Ne artikull permendet Mali i Gramozit, qe ndahet nga Greqia dhe Shqiperia. A e dini se perse Mali i Gramozit hyn ne analet e shkences boterore me perpara edhe se vete shkencetaret shqiptare? Sepse, mali i Gramozit eshte bastioni i fundit i ariut te quajtur Brown bear. Jane rreth 150 te tille qe e kalojne kufirin greko-shqiptar pa vize, jeta e te cileve eshte bere e pasigurte nga zjarret dhe nga zhdukja e pyjeve.
A nuk ju duket se ky artikull flet edhe per ne? Une do thosha, po. Nuk do cuditesha aspak nese shifrat e biodiversitetit shqiptar do te ishin ne te njejtat proporcione si keto te Greqise. Por, ka nje ndryshim te madh midis dy vendeve! Greqia arrin ta shohi problemin dhe ta beje ate publik. Bile, ta beje publik edhe ne platforma shkencore nderkombetare si "Current biology". Kurse, tek ne, as administrata shqiptare, as grupet shqiptare te mbrojtjes se mjedisit dhe as shkencetaret shqiptare nuk kane bere ndonje apel per nje situate te tille alarmante. Me nje heshtje te tille, te gjitha keto organizata jane pjese e ketij krimi te papare ekologjik.
PS: Fotoja eshte marre nga "Current biology"
Labels: Opinione, Shkenca dhe Jeta
Supersize me (2)
Ne anen tjeter te kontinentit, Fredrik Nyström, profesor i universitetit te Linköping, Suedi, behet kurioz dhe perserit eksperimentin e Spurlock ne laboratorin e tij. Nyström, nje specialist ne fushen e metabolizmit dhe diabetit, i pelqen tek Spurlock ideja e testimit te efektit te mbikalorive ne njerez te shendetshem, me peshe normale, ide e patestuar me pare. Mbas nje leksioni, ku Nystrom flet edhe per "Supersize me", ai i drejtohet auditorit dhe kerkon midis studenteve vullnetare qe do te donin te perserisnin ne trupin e tyre eksperimentin e Spurlock. Midis vullnetareve, ai zgjedh 7 studente te shendetshem, rreth te 20tave, prej te cileve kerkon te konsumojne rreth 6000 kalori ne dite, kryesisht ne formen e hamburgerve (por ushqime te tjera lejohen), te mos bejne aktivitete sportive, te mos udhetojne me biciklete apo te bejne ecje te gjata. Pak a shume, te njejtat kushte si edhe Spurlock. Mbas 4 javeve, rezultatet ishin te tilla: te shtate pjesemarresit shtuan ne peshe, por mbipesha nuk eshte e njejte per te gjithe pjesemarresit. Ajo varion nga 5-15 % te peshes se trupit. Melcia tregoi ndryshime domethenese ne dy nga paramentrat e saj: sasia e enzimave ne gjak (e rritur) dhe niveli i kolesterolit (rritur). Por, asnjera nga keto dy parametra nuk ishte rritur ne ate nivel qe te perbente ndonje rrezik per organizmin. Nderkohe, qe asnje nga studentet nuk shfaqi luhatje humori apo probleme seksuale.
Krahasuar me njera tjetren rezultatet e eksperimentit te Spurlock dhe rezultatet e Nyström, duket se mbipesha eshte e vetmja e perbashket. Nderkohe qe, ngelen te paqarta arsyet se perse melcia e Spurlock reagoi kaq ekstremisht ndaj nje eksperimenti te tille. Tek studentet suedeze, vlerat e melcise ndryshuan deri ne javen e trete dhe me pas pesuan nje ulje te ndjeshme, duke sygjeruar nje efekt adaptimi te metabolizmit. Nje adaptim i tille i ishte sygjeruar edhe Spurlock ne fillim te eskperimentimit te tij nga grupi i mjekeve. Dy mund te jene arsyet qe cuan ne perkeqesimin ekstrem te parametrave te melcise se Spurlock. E para, ndonje semundje e paditur e melcise se Spurlock. E dyta, dieta e tij vegane.
22.8.07
Supersize me (1)
Dokumentarin "Supersize me" (2004) e kam pare qe para dy-tre vjetesh, por m'u kujtua teksa diskutoja me veten time mbi temen e obezitetit. Per ata qe nuk e kane pare kete dokumentar: ne qender te filmit eshte Mr. Spurlock, regjisori i filmit, qe ka vendosur te beje nje eksperiment: per 30 dite me radhe, Mr. Spurlock ha vetem ne McDonald. Hamburger ne mengjes, hamburger ne dreke dhe prape hamburger ne darke. Sasia totale e kalorive te konsumuara per dite eshte 5000. Mr. Spurlock, nje vegan, ka nje ekip prej tre mjekesh, nje kardiolog, nje mjek te pergjithshem dhe nje gastrolog, qe ndjekin ndryshimet e organizmit te tij te ekspozuar pafundesise se hamburgerve. Rezultati ishte ai i pritur (te pakten kete te sygjeron qellimi i filmit): Mr. Spurlock shton rreth 11 kg. Indeksi i mases se trupit te tij progreson nga 23 (normal) ne 27 (mbipeshe). Dhe jo vetem kaq. Ekipi i mjekeve konstanton se Mr. Spurlock jo vetem qe ka shtuar ne peshe, por edhe ka luhatje humori, keqfunksionim seksual (kjo sipas pohimeve te partneres) dhe deme te melcise. Perfundimi i filmit (i Mr. Spurlock) eshte qe fast food eshte pergjegjes per epidemine e obezitetit qe po perhapet ne shoqerine amerikane.
Me duhet te pranoj: Qellimi i Mr. Spurlock eshte teper fisnik. Kerkon t'u hape syte njerezve te paditur, milionave te amerikaneve, dhe jo amerikaneve, obeze apo jo, per rrezikun e fast food.
Me duhet te pohoj pas kesaj, se Mr. Spurlock, edhe pse tejet-tejet amator ne eksperimentin e tij, eshte nga te paktet qe ka eksperimentuar per te ndricuar lidhjen e mbipeshes me fast food-in. Pervecse studimit te "Supersize me", gjej citimin per studimin e kodifikuar Cardia, qe sygjeron te njejten gje si dhe Mr. Spurlock: se frekuentimi i rregullt i fast food eshte pozitivisht i lidhur me rrezikun e mbipeshes dhe rrezikun e rezistences ndaj insulines gjate 15 viteve te fundit ne Amerike. Studimi vazhdon me tutje dhe pohon, se individet qe kishin ngrene te pakten dy here ne jave ne nje fast food restaurant kishin shtuar 4.5 kg dhe kishin nje ngritje 104% te rezistences ndaj insulines. Ky studim, qe eshte i pari qe ndjek efektet e fast foodit gjate nje periudhe te gjate kohe, ka nje limitim: madhesine. Ne studim moren pjese vetem 3000 veta!!! Ne se vlera e nje studimi vihet ne diskutim sepse 3000 njerez nuk jane nje numer i mjaftueshem per ta bere studimin te besueshem, cfare mund te thuhet per "Supersize me", ne qender te se cilit eshte vetem 1 person?
21.8.07
Ai dhe ajo
Mbylli deren. Ajo u zhduk mbrapa saj. Gjakun e kishte akoma te nxehte. Mbrapakoken te bllokuar. Nje ngerc ne fytyre. Nje veshtrim te ngurosur ne sy. U kthye, si nje robot, dhe u drejtua per ne dhomen e ndenjes. Me ne fund. Ishte vetem. Mori fryme thelle. E la veten te zhytej ne qetesine e nates.
Diten e pare filloi te pastronte frigoriferin. Ajo e mbushte plot. Ploteperplot. Me gjera qe ajo mendonte se duhej te ishin ne nje frigorifer. Me gjera qe ajo mendonte se do t'i gatuante neser. Ose pasneser. Me gjera qe kalbeshin te paprekura dhe te harruara. Era e kalbesise i provokoi dufin e fjetur. E zbrasi frigoriferin me nje fryme dhe i flaku te gjitha ne koshin e plehrave. Pastaj, ja lau paretet, ja thau. I dha lluster. Dhe u ul pertoke ta shijonte pastertine. I lumtur.
Diten e dyte pastroi dhomen e gjumit. Shallat e saj te panumert. Disa te varur ne dyert e dollapeve. Disa te varur ne dorezat e dritareve. Disa te harruar pas komodines. Disa te hedhur pertoke. Rrobat e saj te panumerta. Ne karrige. Ne tryeze. Te perbrendshmet e saj. Mendafshi e pambuku. Qe nuk e kishin gjetur dot rrugen per tek thesi i rrobave te palara. Floket e saj. Nen jastek. Mbi jastek. Te sajin. Te tijin. Cercafet. Me aromen e saj. Te parfumeve te saj. Dhe ne fund, hapi dritaret dhe nxorri perjashta edhe ate pjese te ajrit te kontaminuar me te. Ne fund te dites u ul pertoke te shijonte kastrimin. I lumtur.
Diten e trete pastroi dhomen e saj te punes. Te mbushur plot. Ploteperplot. Me perpjekjet e saj kreative. Te suksesshme dhe me pak te suksesshme. Me mijera flete. Me qindra libra. Me dhjetera lapsa. Dhe shume pluhur. Sa shume pluhur. I lidhi mijerat e fleteve dhe i coi per riciklim. Mbushi arka me libra dhe i coi ne brockenhouse. Lapsat ua shperndau femijeve te fqinjve dhe studenteve te tij. Pluhurin e hoqi dhe lau cdo gjurme te tij. Pastaj, futi nje krevat. Mbi tavolinen e saj vuri nje vazo me lule. Dhe perbri nje dollap. Midis tyre nje sixhade 100 vjecare. U ul te shijonte rregullin. I kenaqur. I habitur. Sa e madhe paskerka qene dhoma. Nuk e dinte. Nuk e dinte me. I mbylli syte pergjysem dhe filloi te enderronte miqte qe do kalonin naten aty.
Diten e katert rregulloi dhomen e ngrenies. Vuri nje llambe me te forte. Lau xhamat e medhenj. Hoqi perdet e saj 40 vjecare. Qepi te reja, te bardha, dhe i vari gjithe merak. Mblodhi te gjitha librat e saj te shperndare andej-ketej. Bleu nje vazo te madhe qelqi dhe e mbushi plot me lule shumengjyreshe. Ne fund te dites, futi duart ne xhepa dhe shijoi nga mbrapa xhamit te dritares konturet e qarta te qytetit dritandezur qe po pergatitej per te fjetur.
Diten e peste. U ngrit si zakonisht me muziken e Bach-ut. Degjoi lajmet e ores gjashte te mengjesit. Beri kafen dhe e rrufiti ngadale. Hengri mengjesin. Pastroi tavolinen. Hapi perdet e bardha dhe la driten te hynte brenda. Ju mori ere luleve teresisht te celura. Rregulloi krevatin, gjysmen e tij. I hodhi nje sy dhomes. Cdo dhome. Mbizoteronte rregulli. Dhe qetesia. Si kurre ne 40 vjete te jetes bashkeshortore. Aq te deshiruara ne keta 40 vjet bashkeshortore. Mori fryme thelle. I buzeqeshi vetevetes. Per rezultatin. Dhe u nis per ne pune.
Diten e gjashte. E zgjoi dielli. Automatikisht u kthye nga krahu i saj dhe u kujtua qe ajo nuk ishte me aty. Dhe filloi te mendonte. Ishte e shtuna e pare pa te ne 40 vjet. Ju kujtuan perqafimet e saj te pergjumeshme. Peshperitjet e saj ledhatuese. Epshi i saj mengjesor. Rituale 40 vjecare. U ngrit dhe eci neper shtepine bosh. Inati dhe dufi ishin zhdukur. Nostalgjia ishte kthyer. Pa te, hapesira dukej me e madhe. Vetmia me e rende. Trishtimi me trishtues.
Diten e shtate, ne mbremje, ndezi dy qirinj per te thyer bardhesine ftohese te perdeve. Hapi nje shishe vere per te sfiduar trishtimin. Pergatitit nje darke per dy per te mos ndjere vetmine. Pa u keshilluar fare me veteveten, vajti direkt e tek telefoni. Dhe, pastaj. Hapi deren i lehtesuar dhe u ul tek pragu per ta pritur.
Labels: Ai dhe Ajo, Rrefime
20.8.07
Sa gjene bejne nje njeri?
Cilet jemi? Nga vijme? Cfare na ben ne njerez? Kush nuk e ka vrare mendjen me pyetje te tilla! Edhe shkencetaret e kane vrare. Por, keta te fundit, qe prej momentit qe gjeten gjenin, menyren per ta izoluar dhe lexuar ate, i shtuan listes se pyetjeve edhe nje tjeter: Sa gjene bejne njeriun?
Per te gjetur pergjigjen e kesaj pyetje, se pari duhej te lexoheshin nje per nje te gjitha germat e gjenomit te njeriut. 3 bilion germa! E me pas, duheshin grupuar germat ne fjale qe kane kuptim, qe mbartin nje mesazh. Gjenet.
Edhe pse pune gjigande, rruga ishte e hapur. Teknologjia ishte testuar tek krimbi (Caenorhabditis elegans) dhe miza e bananeve (Drosophila melanogaster). Krimbi elegans: 1000 qeliza. Drosophila: rreth 10 here me shume. Krimbi qenie e thjeshte, zvarritese. Drosophila fluturuese, qenie me e komplikuar. Rreth 18000 gjene duhen per krimbin, rreth 14 000 per mizen. Nese nje qenie si Drosophila e bejne me pak gjene se sa krimbin e thjeshte, atehere kush e ben komplikimin? Sa gjene duhet te presim per njeriun?
100000 parashikuan disa. 65-75000 parashikuan disa te tjere. 30 deri ne 40 mije gjene parashikuan lexuesit e gjenomit ne shkurt 2001. Dy vjet me vone, pas nje leximi me te kujdesshem, numri u reduktua ne 20-25 mije gjene. Jo shume larg krimbit. Edhe pse, miliona vite i ndajne nga njeri-tjetri. Edhe pse, njeriu eshte qenia me komplekse e natyres. Kompleksiteti eshte me shume se sa nje numer.
Ne se duhen vetem 25000 gjene per te bere nje njeri, perse duhen gjithe ato miliona germa qe nuk formojne gjene? Perse evolucioni ua ka favorizuar ekzistencen jogjeneve? Perse i mbajti dhe nuk i hodhi ne koshin e plehrave? Ne se ndertojme nje gjenom artificial te perbere nga vetem ato 20-25 mije gjene, a e bejme dot njeriun?
Sa gjene e bejne njeriun? Ndoshta 23 mije. Ndoshta edhe 25 mije. Por, ndoshta, gjenet nuk jane te vetmet qe e bejne njeriun. Atehere, nuk ka kuptim te flasim per numra.
C'e beri atehere njeriun? Ndoshta loja e perbashket e gjeneve dhe jogjeneve. Dhe nje doze e mire evolucioni.
Labels: Opinione, Shkenca dhe Jeta
18.8.07
Mish i fresket mbi lekure te fresket
Pizza 1000 dollare dhe Nino Selimaj. New York. Kush nuk e kujton historine qe hyri ne te gjitha gazetat ane e mbane botes. Diametri 30 cm, crème fraiche, hummer dhe 6 lloje kaviari. Por, kjo histori e metropolit qe nuk fle i perket tashme se djeshmes. Ne anen tjeter te USA, ne Los Angeles, ku njerezit shkojne te flejne me heret, luhet nje histori edhe me spektakolare. Restoranti Hadaka Sushi, ne Sunset Strip, servir sushi. Asgje e vecante. Kush i ka numeruar sa restorante sushi ka ne LA? Shume. Por, ky restorant eshte i vecante. Shume i vecante. Ky restorant i ka sushit e veta kaq precioze sa qe i shtron vetem mbi lekurat e njoma te femrave te bukura. Ne kete restorant ti nuk porosit vetem sushi, gje banale. Jo! Ti porosit sushi se bashku me femren tabaka. Femra me lekure te bardhe dhe me buzeqeshje. Nuk flet. Nuk kendon. Nuk te kundershton. Peizash i qete. Tundimi duhet te jete tek duart. Te bllokuar nga shkopinjte. Qe levizin si maja stilolapsi mbi alga, sushi apo masa te natyres xhelatinore kaq tipike per kuzhinen japoneze. Kujdes! Me shkopinjte. Sa te kushton kjo cfilitje? 1100 dollar! New York ishte dje. E sotmja quhet LA!
PS: Diskriminim? Abuzim me femren? Aspak! Se shpejti restoranti do te ofroje edhe meny me meshkuj. Bota eshte ne rregull!
Labels: Humor
17.8.07
Njoftim
Per te gjithe te interesuarit ne librin "Tue kapercy ylberin": Autorja ka lene sot nje koment ketu bashke me informacionin se ku mund ta gjeni librin. Faleminderit Diana per viziten dhe suksese!!!
Labels: Bota e librave
Mac vs PC ...
Keshtu. Dita ime e punes fillon gjithmone me ritualin e kontrollimit te e-maileve, nje veshtrim te shpejte ne publikimet e sotme, keshillimi me agenden per planin e dites dhe, midis gjithe ketyre operacioneve, shperndarje buzeqeshjesh dhe miremengjesesh kolegeve. Edhe sot. Eshte ora 8.00. Ndez kompjuterin, hap te gjitha programet e emaileve. Hic. Hyj ne homepagin e institucionit ku punoj. Hic. Ndjej panikun te me trokasi ne vena. Shkoj tek koleget. Pa hapur gojen syte e kishin mbaruar misionin. Te gjithe te fiksuar online. Cudi. Kthehem perseri ne zyre. Provoj edhe njehere. Kontrolloj te gjitha kabllot. Cdo gje ne rregull. Ndez PC prane Mac-ut tim. On line. Per mrekulli.
E paskerka fajin kompjuteri im. Paniku me pushton. Shtrengohem te kujtohem. Kur ishte takimi me studentin? Kur tha Der Shef do diskutojme projektin ABZ? Ne cfare ore duhet te dorezoj raportin per grantin? Pulsi im ka filluar te flasi me ze te larte. Dreq o pune. Po kompjuteri ishte per mrekulli dje?! Deri ne oren 18.00. C'te kete ndodhur gjate kesaj kohe? Me vrap tek administratori i kompjuterve.
L., - i them - Nuk futem dot online. Leja qesh.
Ke Mac?
Po. Ti e di kete.
Te kam bllokuar une, - vazhdon Leja me buzeqeshje.
Per terrorizem? - ja kthej me te qeshur une.
Jo, per terrorizem, - shpjegon - por, sepse ti ke Mac.
Ky eshte nje muhabet i vjeter ne institucionin ku une punoj. Gjysma e instituteve punojne vetem me Mac. Gjysma tjeter vetem me PC. Cdo institut nje qeveri me vete. Instituti im ka vendosur per PC. Por, individe si puna ime, dhe keta jane jo pak, kane zgjedhur te punojne me Mac. Te blere me leke personale. Bile, nje departament i tere punon vetem me Mac. Administratori yne, qe sic duhet ta keni kuptuar eshte nje njeri i qeshur (shume i qeshur, vetem i qeshur), eshte nje PC freak. Me Macintosh nuk do te kete te beje fare. Gje qe duhet te perkthehet: te gjithe ata qe kane mac nuk mund te lidhen me banken e te dhenave te institutit: as japin dot, as marrin dot. Elektrone qe vertiten ne hapesire pa ju afruar dot gravitetit te ndonje berthame. Gje qe ta ben jeten profesionale te veshtire. Psh, une: dua te fus te dhenat ne banke? Atehere, i marr te dhenat, i dergoj me e-mail ne konton time te PC-se. Shkoj ne PC, hap e-mailin terheq te dhenat e derguar nga Mac dhe i depozitoj ne banken e te dhenave. Dua, psh, te printoj nje artikull. E kthej ne formatin PDF, e dergoj si attachment ne PC, nga PC e dergoj ne printer dhe pastaj e shijoj artikullin ne leter. Kjo eshte pune e perditshme.
I them Lese: Le, pse nuk na fusni edhe ne ne serverin kolektiv.
Leja: Oh, protokollet e macut nuk i kuptoj, nuk me pelqen, eshte e veshtire.
Nderkohe qe, disa institute duket se nuk e kane pare dhe kaq te veshtire kete pune dhe kane perfshire si Macs edhe PC-te ne sistem. Gje fare llogjike, dhe bile shumeshume llogjike, konsideruar qe shumica e punonjesve kompjuterat i kane blere me leket e tyre.
Po kthehem tek problemi im, qe ne te vertete eshte me teper nje shaka se sa nje problem. Nje nga veshtiresite qe Leja ka me Mac eshte qe nuk i identifikon te zotet e tyre sepse protokolli qe ai perdor eshte per PC. Nje here ne vit, Leja ben inventarin dhe sheh nje liste komputerash te paidentifikueshem. Te gjithe Mac. Cfare ben Leja? I bllokon te gjitha. Kete zgjidhje briliante Leja ma shpjegon me nje buzeqeshje te pafajshme.
Shiko, - thote - dhe me tregon nje liste ku shenon emrat e reklamuesve si puna ime. Tani, - me siguron, - nuk ke me probleme. Une e di qe ky kompjuter eshte i joti. Nje buzeqeshje triumfuese i pushton fytyren.
Edhe une i buzeqesh. Po ... prit pak! A nuk me tha keshtu edhe para nje viti? Edhe para dy vjetesh? Edhe para tre vjetesh? Iki, sigurisht me buzeqeshje, dhe e sigurt qe mbas nje viti do kthehem perseri. Sepse! Pavaresisht se sa vite kane kaluar apo do te kalojne, Leja nuk do e gjeje kohen, ashtu sic edhe nuk e ka gjetur, per ta lexuar ate protokollin, apo per te pyetur kolegun e institutit fqinje: more si i behet me kompjuterat Mac? Nderkohe, une kthehem ne zyre ku me pret takimi i pare i dites. Jam "vetem" 10 minuta me vonese. Por! Kush ma ka fajin?
Labels: Rrefime
16.8.07
Te hame apo te mos hame?
Paqartesia
"Vija e belit zgjerohet edhe më shumë për shkak të dietës së shëndetshme mesdhetare dhe ushqimeve të pasura në yndyrë, sheqer dhe kripë."
"Nje diete e shendetshme", mesdhetare apo jo, te sygjeron nje ushqim te kontrolluar (diete) dhe se, pikerisht, kjo diete eshte e shendetshme ose, te pakten, na garanton apo ka si qellim nje trup te shendetshem. Duke perdorur nje diete te shendetshme vija e belit, nuk duhet te zgjerohej por ose te ngelej aty ku ishte, ose te ngushtohej. Ne se kjo dieta speciale mesdhetare qe perdorin italianet con ne mbipeshe atehere kjo diete kurrsesi nuk mund te jete e shendetshme. Por, nuk mbaron me kaq. Italianet duket se edhe mbajne diete, por edhe hane ushqime te pasura me yndyre, sheqer dhe kripe. Hm... Per cfare e mbajne dieten italianet? Per proteinat? Per makaronat? Mbase gazetari na e thote ne numrin tjeter te observerit.
Pasiguria
Punime shkencore, qe kane kapur edhe faqet e gazetave, kane disa vjet qe bertasin me megafon: ushqimi mesdhetar eshte ILACI kunder mbipeshes, te pakten asaj pjese te mbipeshes qe kontribuohet nga ushqimi. Mbi kete "te vertete" disa njerez, si Jamie Oliver, kane ngritur nje ndermarrje te tere fitimprurese qe perfshin filma dokumentare, libra, restorante e me radhe. Ne, njerezit-kavie, vrapojme drejt ketyre nderrmarjeve, i bejme ato te pasura per t'u bere vete te shendetshem. Tani, vjen Tirana Observer dhe na thote: Jo mesdhetarce! Qe ta marrim vesh mire: Kush genjen ketu? Shkencetaret? Jamie? Statistikat e EU? Apo gazetari i "Tirana Observer"?
Dhe tek e fundit: Cfare do hame tani?
Labels: Opinione
12.8.07
Kohe librash: Spidermani flet shqip
Nuk e di nese une kam qene e pavemendshme. Por nuk me kujtohet te kem pare apo te me kete rene ndonje comics ne dore, ne shqip, gjate femijerise apo rinise. Komiku i pare qe kam shijuar ka qene "Calvin and Hobes". Me goditi si rrufe. Dhe u dashurova pa mase. Dashuri qe e zoteroj edhe sot e kesaj dite ne formen e serise se plote te "Calvin and Hobes", ne anglisht dhe gjermanisht. Dashuria ime e dyte quhet "Zürich by Mike", nje komik qe sjell jeten e perditshme te Zürich-ut. Jane te pakten 10 volume te mrekullueshme. Pastaj doli filmi "Spiderman". Nuk e kam pare dhe nuk e di nese do ta shoh, sepse nuk ben pjese ne tematikat qe me interesojne. Por, nje dite te bukur, me pyeten ne se do kisha deshire te provoja te perktheja "Spidermanin" ne shqip.
Keshtu, vajta ne nje librari te specializuar te komikeve ne Zurich, bleva versionin anglisht dhe gjermanisht te tij, dhe ju futa punes. Aspak e lehte. Une u perpoqa t'i pershtatesha sa me mire slangut te perdorur nga personazhet, por gjuha ime, teper e edukuar e letrare, jeta ime larg bulevardeve, thashethemeve dhe shesheve te lodrave, e nxoren perkthimin pa jete. Te pakten, keshtu duket perkthimi im i krahasuar me ate te bere nga shtepia botuese e Prishtines "Rrota". E lexuat tamam. Shtepia botuese "Rrota" ka perkthyer Spidermanin. Dhe jo vetem kaq. "Rrota" ka botuar gjithe serine e "Spidermanit". Edhe te "Alain Ford". Edhe te "X-man". Fati e deshi qe keto libra te me binin ne dore dhe te me cudisnin jo vetem me vitalitetin e perkthimit, por edhe me cilesine e larte te botimit.
Nga eksperienca ime me botimet ne shqip me rezulton se cilesia e letres se perdorur per librat, cilesia e shtypjes, e dezinjit, e faqosjes jane permirsuar ne menyre te konsiderueshme. Tani, nuk te vjen me turp te lexosh ne tram nje roman shqiptar. Por, probleme me cilesine paraqiten ne librat apo revistat e ilustruara. Jane te nje cilesie te dobet. Teksa degjova per komiket e "Rrotes" dyshova qe ishte nje projekt qe do te deshtonte sepse komiket jetojne nga ilustrimet. Por, u habita qe "Rrota" nuk kishte bere fare kompromise mbi cilesine e ilustrimeve. Nje pune gati perfekte. Te vena njera perkrah tjetres, "Spidermani" shqiptar nuk dallon nga ai gjerman apo anglez. Nuk e di se cfare suksesi komercial ka pasur "Rrota" me nje projekt te tille. Une si lexuese u kenaqa dhe i admirova per guximin dhe cilesine.
Labels: Bota e librave
11.8.07
10.8.07
Kohe librash: Rrock and Rroll
Perse ben fjale libri? Ne te vertete nuk eshte roman. As novel. As liber me tregime. Eshte nje liber me rrefimet e jetes se perditshme ne Prishtine nga syte e nje gruaje te re, te edukuar, te kultivuar. Mjeshteria e autores qendron ne ate qe nuk e le banalitetin e se perditshmes t'i prishi rrefimin. Mjeshteria e autores eshte qe nepermjet banalitetit te se perditshmes te tregoje e filozofoje per vuajtjet, frustrimin, gezimet, lodhjen, dhimbjen, dashurine, mashtrimin, iluzionet (te humbura apo te reja) te njeriut, te femres qe jeton ne vendin e saj, dhe njekohesisht jo te saj, Kosoves, ne vendin ku para 1998 njeriut ja kishin mohuar ekzistencen, ne vendin ku ne shekullin e ri njeriu nuk di si ta perkufizoje ekzistencen e vet.
Gjuha e librit do te duhej te kategorizohej si gegerishte. Por une kam tendencen te besoj se kjo eshte gjuhe e autores. Tipike per te! Menyra se si autorja shprehet, asociacionet qe te krijohen nga fjalet qe normalisht nuk duhet te ishin bashke ne nje fjali, te lene pafryme. Art ne vetevete. Edhe pse shume fjale une nuk i njoh dhe me duhet ose t'i referohem fjalorit apo miqve per ndihme, libri arrin te te fusi ne jeten e autores, libri te rremben dhe te mban aty, brenda tij.
"Tue kapercye Ylberin", Shtepia botuese "Rrota", Prishtine
Labels: Bota e librave
9.8.07
Arti vizual
art en plein air, motiers, 2007 (pjesa e dyte)
Günther Förg: Pa titull
Ben: Volets
Bob Gramsma:Un petit lotissement pour agrandir (nje kompleks i vogel banimi)
L/B: Diving platform
Heinrich Gartentor: Pishina private
Alexandre Joly: Escadron d'objets volants
Tina Z'Rotz & Markus Schwander: Ne koder
Roman Siegner: E njejta madhesi, e njejta forme, nje ngjyre tjeter
Christoph Draeger: The wicker man
Isabelle Krieg: Phoenix's eggs
Sylvie Fleury: Kerpudha
Labels: Art dhe Arkitekture
8.8.07
7.8.07
Kohe dasmash
Kjo fotografi e Valdrin Xhemaj ka hyre sot ne faqet e shume gazetave te mirenjohura. Eshte fotografia e nje nuseje te fshatit Donje ne Kosove. Ne kete fshat duket se paska rituale interesante. Te gjithe banoret e fshatit vijne ne dasem, jo vetem per te kercyer e kenduar e terbuar, por edhe per te shijuar fytyren e nuses. E cila eshte vizatuar ne nje fare menyre te tille qe te kujton vepra arti. Por, ky lloj dekorimi nuk behet per qejf apo per art. Sipas nje tradite te vjeter, dekorimi mban syte e liq dhe fatkeqesite larg. Ky lloj rituali duket se eshte tipik vetem per kete fshat dhe fshatit fqinj, Gornje Ljubinje.
Kohe librash: Ridenimi
Labels: Bota e librave
6.8.07
Kohe librash: Kohe Gjarprinjsh
Mbas Kongolit fillova te lexoj romanin e Enver Kushit, "Koha Zero". Shtysen ma dhane komentet e Moikom Zeqos dhe Frederik Rreshpja, ne faqen e mbrapme te librit. Per Moikom Zeqon ky roman "eshte nje nga romanet e pakta, te rralla te viteve te fundit dhe i shkruar me nje force sugjestionuese te padyshimte". Per Rreshpjen, "ajo qe e ben kete liber nje nder romanet me interesante te letersise shqipe, eshte thurja me dore mjeshtri e reales me irealen, gjuha elegante dhe kompozicioni i perkryer". Per mua, "Koha zero" eshte nje lloj romani i pambaruar, i paperpunuar. Nje histori qe nuk ta mbush mendjen, nje histori kthesat e se ciles duken artificiale, pa lidhje organike me ate qe iku. Per me teper, "Koha zero" me la pershtypjen e nje libri qe eshte bere i pandjere, nje liber per liber, ndoshta sepse autorit i ka pelqyer metafora qe ka gjetur. "Koha zero" eshte nje roman qe nuk te afron, nuk te ngroh, nuk te ben pjese te tij. Metaforra e gjarprit, qe shitet, blihet, perdridhet, vret shpirtin dhe mendjen behet tmerresisht e lodhshme ne pjesen e dyte te romanit. Autori sillet si nje diktator me figurat e veta: nuk i le ata te zhvillohen natyrshem. Ata jane thjesht nje funksion i metafores. Ndoshta ky liber ben pjese ne kategorine e atyre librave qe shkruhen per nje rreth shume te ngushte njerezish, kolegesh. Por jo per mua, lexuesin e thjeshte.
Romani qe ndoqi pas leximin e "Koha zero" ishte nje tjeter roman me metafore gjarprin. Qe emri i autorit ishte Bashkim Shehu, ishte edhe njera nga shtysat per te mos ta lene pa lexuar. Edhe pse. Pyetja nuk me linte dhe nuk me le rehat: c'eshte ky obsesion me gjarprin? Te besh nje koment per romanin "gjarpri dhe heronj te tjere" nuk eshte gje kaq e lehte. Me behet nje lloj ngerci ne gryke. Bashkim Shehu di ta perdori fjalen. Ne dallim nga autori i pare, Shehu di ta zhvilloje ngjarjen. Problemi tek Gjarprinjte e Shehut jane personazhet. Dhe B. Shehu vete. Se pari, personazhet. Me perjashtim te ndonje skene erotike, personazhet e ketij romani as te ngrohin, as te ftohin. Vjen nje pike gjate leximit qe nuk te intereson me fare se cfare problemesh e krizash e ndjenja kane keta personazhe. E kam perfunduar leximin thjesht per respekt te autorit. Sepse, ti e ndjen qe ky autor di shume. E ka koken plot. E ndjen qe ky autor njeh letersine, historine, filozofine, simboliken, artin e metaforrave. Por ndjen, gjithashtu, sesi pesha e kesaj dijeje ja merr frymen romanit. B. Shehu ka dashur ndoshta shume nga ky roman dhe padashur, e ka vrare ate.
Koha Zero, Enver Kushi, Shtepia botuese "Baca", 500 leke
Gjarpri dhe heronj te tjere, Bashkim Shehu, Botimet Toena, 700 leke
Labels: Bota e librave
imorale apo joetike?
Diskutim i hapur per te gjithe:
Nese ish i dashuri, partneri, burri i tregon nje X personi, apo edhe me shume personave, detaje te sjelljes tende seksuale gjate momenteve tuaja intime - si e gjykoni nje akt te tille: imoral apo joetik?
Kurioze
SR
5.8.07
Kohe librash - Fatos Kongoli
Ne te vertete, eshte gjithmone kohe librash. Por vera eshte, ndoshta, koha kur une temptohem te shkruaj per to. Pas nje periudhe te gjate kohe, nje dekade, i jam rikthyer letersise shqiptare. E pohoj, nuk i njoh zhvillimet tranzicionale te letersise shqiptare. I ndjek librat e rinj nepermjet komenteve te shtypit, atyre qe arrij te kap ne internet. Dhe me ndihmen e shitesit te vjeter te librave, tek dyqani i librave qe ne kujtesen time ka qene gjithmone i tille. Dyqani prane kinemase qe nuk eshte me kinema, por qe se fundi quhej milenium. Dyqani eshte plot e perplot. Dengas. E vetmja hapesire boshe ne dyqan eshte hullija ku leviz shitesi dhe bleresi. Nuk e di se sa libra mund te kete ai dyqan, me mijera. Por, shitesi i njeh te gjitha. Nje per nje. Ah, erdhe ti? - me tha heren e fundit, sikur te kishim pire kafen dje. Edhe pse hera e fundit qe iswhim pare datonte nje vit me pare. Dhe shitesi me le ne dore nje tufe librash qe ai mendon se perfaqesojne me mire letersine shqiptare te tanishme. Ne krye te listes: Fatos Kongoli.
Fatos Kongolit ja kisha degjuar emrin. Ne shtypin shqiptar si kryetar jurie konkursesh, ne shtypin e huaj per librat e tij. Duket se, Kongoli eshte i vetmi qe i vjen nga prapa Kadarese, te pakten per nga shpeshtesia e permendjes ne shtypin e huaj. Gje qe me shtyu t'i lexoja te parat librat e tij. "Tek porta e Shen Pjetrit" dhe "Lekura e qenit". I lexova me nje fryme dhe ngela e irrituar. Fraza ndoshta ju ka lene pa fryme dhe te cuditur. Sepse, llogjikisht, lexon me nje fryme dicka te bukur, qe te pelqen. Ashtu eshte. Por librat e Kongolit te ben t'i lexosh me nje fryme stili i tij i lehte dhe melodioz i te rrefyerit. Kongoli duket se e ka te brendshem, instiktiv, muziken e te shkruarit.
Edhe ngjarjet qe rrefehen te bejne kurioze, te kerkosh shpjegime te metejshme, ne faqet e ardhshme, midis rreshtave. Shpjegime qe nuk i gjen kurre! Dhe kjo eshte ajo qe me irriton. Personazhet e Kongolit jane bosh, bejne gjera, thone gjera qe nuk e dine as vete perse i thone, perse i bejne. Sillen me veteveten ne vete te trete. Vetja sikur nuk ju perket atyre. Por kujt i perket? Une nuk e di, as vete personazhet nuk e dine. Por as te ndihmojne ta gjesh. As ata, dhe as Kongoli. Librat, te pakten keta te dy, paraqiten si kronologji jetesh e ngjarjesh, te rendomta, kriminale apo tragjike. Si kronikat e verdha ne gazeta. Dy dimensionale. Dimensioni i trete, thellesia, qe do ndihmonte lexuesin te kuptonte personazhet dhe kohen ku ata jetojne, mungon. Ndodhin krime. Vriten njerez. Behen insinuata per to. Me faqe te tera te jepet te kuptosh se dicka do ndodhi ne faqet qe vjen. Futen ne loje njerez intelektuale. Qe sillen sikur te dine dicka per ato qe ndodhin. Por nuk thone asgje. Sekretet i mbajne per vete. Njerezit vdesin dhe shkaku i vdekjes se tyre mund te kishte qene njera nga ato insinuime. Por nuk te thuhet pse. Ti si lexues mundesh ta rishkruash romanin dhe t'i japesh fytyren qe te pelqen ty. Kjo te irriton. Me cdo faqe me shume qe lexon, irritohesh me shume.
Ne fund te librit, pervecse perpiqesh t'i japesh nje dimension te trete rrefimit, pyet veten se perse refuzon shkrimtari te kuptoje personazhet e tij? Nese shkrimtari i kupton personazhet e tij, perse nuk e ndan kete informacion me ne? Eshte kjo nje strategji per te kapur lexuesin komercial? Apo, thjesht, nje limitim i autorit? Apo i lexueses? Nuk e di.
Lekura e qenit, Fatos Kongoli, Botimet Toena, 600 leke
Tek porta e Shen Pjetrit, Fatos Kongoli, Botimet Toena, 600 leke
Labels: Bota e librave