Showing posts with label Bota e librave. Show all posts
Showing posts with label Bota e librave. Show all posts

21.4.14

Mendim, qytetërim, kaos

Disa ditë më parë, duke ndjekur një link lajmesh, përfundova në një link tjetër, po lajmesh, të gazetës kosovare Express. Ishte një promovim libri, konkretisht i librit "Arkitektura Osmane në Shqipëri, 1835-1912" e profesorit të mirënjohur të arkitekturës osmane, Machiel Kiel. E pashë lajmin me habi - një libër me të njëjtin titull e kisha pasur në duar vitin e kaluar - dhe kontrollova edhe njëherë datën e lajmit. Ishte lajm i freskët, i 13 prillit 2014. Lexova detajet e librit, emrin e përkthyeses, të shtëpisë botuese - por ishin të tjerë: autori, po ai, Machiel Kiel; përkthyese Klodiana Smajlaj, kurse enti botues Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, viti i botimit, 2012. Më çuditi fakti që Ekspress (dhe Shtëpia e librit, siç pashë pak më vonë) po promovonte në 2014 një libër të vitit 2012, por më çuditi edhe më tepër fakti që i njëjti libër përkthehet plot dy herë, në të njëjtën gjuhë, brenda të njëjtit vit, në një treg si ky shqiptar, ku të ankohen për inflacion libri, ku të ankohen se librat nuk shiten.

Pirateria ishte mendimi i parë që më erdhi. Kjo edhe për faktin se libri/përkthimi alternativ është botim i shtëpisë botuese IRCICA, e cila ka botuar librin edhe në origjinal, në anglisht, - pra, ka të drejtat, - dhe, me një logjikë të thjeshtë, i bie që kjo s'mund t'ja ketë dhënë të drejtat dikujt tjetër teksa përgatit librin vetë për botim. Por, duket se, të paktën formalisht, Instituti i Mendimit dhe Qytetërimit Osman deklaron se i zotëron të drejtat për botimin e këtij libri. Kjo e bën situatën edhe më të pakuptueshme, sidomos kur mendon se në tregje të mëdha, gjigande në krahasim me këtë shqiptar, një dukuri e tillë nuk ndeshet.
Shqipëria mbetet vend i paradokseve dhe absurdit! 

25.8.11

Për hir të veprës, vetes dhe lexuesit


Lexova së fundi një libër të Dürrenmattit, "Premtimi" (në origjinal, Das Versprechen"). Eshtë një libër i njohur i tij, i filmuar (realizuar shumë mirë) edhe nga Sean Penn para disa vitesh, nën titullin "The pleadge". Nuk e kam lexuar librin në origjinal dhe subjektin e tij e njihja nga filmi i sipërpërmendur. Pra, librin e lexova pas filmit dhe jo nga origjinali, por nga përkthimi në shqip. Përkthyesi i librit është Ardian Klosi, i cili këtë herë nuk e ka shkruar emrin e tij në kapak të librit, duke ja lënë këtë nder vetëm Dürrenmattit; koston e përkthimit të "Premtimit" e ka mbuluar "traduki", kurse koston e botimit "Prohelvetia" (po i përmend faktet e kostos se m'u duk kuriozitet që mbulimi i kostos së botimit të librave të një shtëpie botuese të bëhet nga fondacione dhe jo nga vetë shtëpia botuese, në këtë rast, K&B. A është edhe vetë shtëpia botuese, në një rast të tillë, një lloj fondacioni, me një mision të caktuar kulturor, por pa qëllime fitimi?).

Klosi është munduar të bëjë diçka të re, më duket mua, të fusë një traditë të re, atë të ilustrimit. Them e re, e mbase gabohem, sepse nuk më kujtohet që në rininë time, apo për kohën që kam jetuar e jetoj në realitetin shqiptar, që librat artistike që kam lexuar të kenë pasur ilustrime me skica vizatimore (ato për fëmije, po). Ilustrimi i librave artistike me vizatime është një traditë që e kam hasur në realitetin gjerman të librave për të rinj të viteve 1950-1960, kurse sot ndeshet rrallë.


Dürrenmatti vetë ka pikturuar, dhe jo keq, e megjithatë, romanet e tij, me sa di, nuk i ka ilustruar me vizatime, edhe pse thuhet që skicimin e ngjarjeve ai fillimisht e bënte në formën e vizatimeve përpara se ta hidhte në makinën shtypëse në gërma. Kush e ka ilustruar atëherë përkthimin e Dürrenmattit në shqip? Gëzim Qendro. Përse jo, xhanëm? - mendova! Mbase Klosi e ka parë një botim të tillë të Dürrenmattit si një mundësi për ta bërë më tërheqës, më të prekshëm për të rinjtë, për ta ofruar të riun tek libri. E mbase jo vetëm të riun, edhe më gjerë. Si një vlerësues i letërsisë së Dürrenmattit dhe letërsisë në përgjithësi, nuk mund të them asgjë, përveçse të duartrokas një qëllim të tillë dhe çdo përpjekje që krijon lexues.

Klosi nuk është përkthyes i keq dhe leximi rrjedh. Merita më e madhe e tij më duket përpjekja për të futur në përdorim fjalë të reja, për të rifutur në përdorim fjalë të harruara, apo dialektizma. Por, për herë të dytë, pas edhe leximit të „Skënderbeut“ të Oliver Schmittit, të përkthyer po nga Klosi (këtë herë me emrin e tij në kapak, poshtë atij të Schmittit), konstatoj se librat që Klosi përkthen dhe i boton vetë kanë shumë gabime ortografike, në mënyrë të pafalshme shumë; ka konstrukte që nuk janë formuluar mirë në shqip, ka lapsuse. Që Klosit si përkthyes mund t'i ndodhin këto gjëra nuk më cudit, i ndodh mbase cdo përkthyesi, dhe ca më tepër kur ai është nën presionin e kohëse dhe mbase edhe të lekut. Ajo që më cudit është kur puna e përkthyesit nuk redaktohet e as nuk korrektohet. Si ndodh që një shtëpi botuese nuk i korrekton dhe redakton librat që boton? Si reagon përkthyesi ndaj një neglizhence të tillë? Vetëm se, përgjigja e këtyre pyetjeve bëhet e sikletshme kur konstaton se përkthyesi është edhe botuesi. Në fund të leximit të „Premtimit“ rimendova atë që kisha menduar pasi mbarova „Skënderbeun“: Shtëpia botuese K&B ka nevojë urgjente të punësojë një korrektor dhe një redaktor, për t'i bërë nder autorëve që përkthen (Dürrenmattit dhe Schmitt, të paktën), vetes dhe  lexuesit, e sidomos të rinjve, lexuesve të së ardhmes (në fakt, mësuesja e letërsisë që ju sygjeron „Premtimin“ si lexim nxënësve të saj, duhet t’ju kërkojë të gjejnë edhe gabimet ortografike. Në një ton më ironik: kjo mund të jetë një rrugë efektive për të mësuar drejtshkrimin më të mirë të gjuhës shqipe nëpër shkolla!).

Por! Mbi të gjitha!

Problematike janë ilustrimet e Qendros. Historia e librit „Premtimi“ ngrihet mbi vrasjen e një fëmije, një vajze të vogël 7 vjeçare. Gjasat duken që „në lojë“ të jetë një kriminel serial, pra, dikush që në intervale kohe të ndryshme përsërit të njëjtin krim, vret një vajzë rreth 7 vjec. Të gjitha janë bionde, me dy gërsheta të gjata dhe veshin fustan të kuq. Skena e krimit paraqitet gjithashtu e ngjashme në të gjitha vrasjet e serisë: vajzat gjenden në pyll (lokalitete t
ë ndryshme), të zhveshura – fustani i kuq hedhur mënjanë -  dhe të copëtuara me një brisk të madh rroje. Vrasësi nuk lë pothuajse asnjë gjurmë (përvecse viktimës). Nuk ka praktikisht asnjë dëshmitar. E vetmja shenjë, gjurmë, është një vizatim, një vizatim që vajza e vrarë në krye të historisë së „Premtimit“ ka bërë një javë para se të vritej dhe që gjendet e varur në murin e klasës së bashku me vizatimet e fëmijëve të tjerë. I gjithë skenari i investigimit ndërtohet mbi këtë vizatim, mbi figurat-simbole të vizatuara nga vajza e vogël.

Edhe ky vizatim  vjen „i riprodhuar“ nga Qendro në librin e përkthyer dhe botuar nga Klosi - mbase me synimin për ta bërë lexuesin e ri shqiptar të ndihet në rolin e komisarit të policisë, të mendojë e të ndjejë me të. Mirëpo Qendro (dhe gjykojeni edhe vetë nga fotografimet që po sjell, këqyrni vizatimin e fëmijës sipas Qendros dhe lexoni në paralel përshkrimin e vizatimit sipas Dürrenmattit, shënjuar me shigjetë të kuqe) nuk e respekton tekstin e librit, dhe sjell një vizatim që, në fakt, është zbrazur nga një pjesë e simboleve që, tek e fundit, janë përcaktues në vetë ndërtimin e plotit të romanit, vizatim që në thelb nuk inspiron për asgjë e që, thjesht, do ta kishte lënë botën letrare pa „Premtimin“, të paktën, pa këtë „Premtim“. Lind pyetja, çfarë roli, pëçfarë shërben atëherë një ilustrim, nëse ai nuk është në koherencë me historinë që tregohet në roman? Dhe përsëri: Nëse shtëpia botuese do të kishte redaktuar librin, ndoshta, gabimet e ilustrimeve të Qendros, ashtu si edhe ato të përkthyesit, mund të ishin mënjanuar. 

Eshtë e lavdërueshme përpjekja për të sjelle letërsi cilësore në Shqipëri. Veçse, këto përpjekje duhen kombinuar edhe me përpjekjen për përgjegjësi ndaj veprës, dhe këtu rreshtohen jo vetëm cilësia e përkthimit, por edhe respektimi i vërtetësisë së ngjarjes dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe. Nëse veprat nuk vijnë me një drejtshkrim korrekt, nëse nuk respektohet ngjarja e autorit në ilustrime – atëhere kjo nuk bën asgjë përveçse saboton vetë qëllimin e përkthyesve dhe të shtëpive botuese për të ftuar lexuesin tek libri i mirë e për të krijuar tradita të reja leximi. Që një papërgjegjësi e tillë konstatohet tek dy individë të artikuluar të kulturës shqiptare është zhgënjyese.

29.9.09

Goethe dhe Schiller

Goethe dhe Schiller, dy ikona të historisë së letërsisë gjermane, janë të mirënjohur edhe për miqësinë e tyre. Kjo miqësi u kultivua, midis të tjerash, edhe nëpërmjet një letërkëmbimi intensiv që u ndërpre në vitin 1805 si pasojë e vdekjes në moshwn 46 vjeçare të Schillerit. Midis vitit 1794 dhe 1805, për 11 vjet, të dy letrarët shkëmbyen me njëri-tjetrin rreth 1000 letra.

Gisbert Damaschke, gjermanist dhe publizist, ka krijuar një blog në të cilën po boton të gjitha letrat e Goethes dhe Schillerit, duke respektuar datat në të cilat ato janë shkruar, por të zhvendosura në kohë me 215 vjet. Letrën e parë të kesaj korrespodence ia ka shkruar, me 13 Qershor 1794, Schiller Goethes, dhe i kërkon bashkëpunimin për gazeten e tij “Die Horen“.

Cfarë përgjigje i dha Goethe Schillerit? Këte dhe përgjigjet për shumë pyetje të tjera i gjeni këtu. Lexim të mbarë për 11 vitet e ardhshme.

Der Briefwechsel zwischen Schiller und Goethe, Blog

15.7.09

Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdes kurre

Librin e Ornela Vorpsit, "Vendi ku nuk vdes kurre", e hapa me një kureshtje të madhe, kureshtje e krijuar nga diskutimet e shumta, teper të polarizuara, qe kam lexuar kryesisht në internet. Per kritiken, kryesisht ate italiane, Ornela Vorpsi perfaqeson një brez të rinj shkrimtaresh shqipare qe shkruajne në gjuhe të huaj, e qe shohin vendin e tyre, Shqiperine, me sy kritik. Vepra e saj nuk ka kaluar pa u vene re si nga kritika letrare, ashtu edhe nga agjensite e ndryshme qe shperndajne cmime letrare.

Kritika shqiptare eshte nxjerre jashte lojes: Vorpsi refuzon ta botoje vepren e saj në shqip; në menyre eksplicite Vorpse refuzon, sidomos, të perktheje në shqip "Vendi ku nuk vdes kurre". Sipas një interviste të dhene per shtypin gjerman, Vorpsi pranon se kjo eshte deshira e familjes se saj: libri eshte teper personal dhe familja i ka kerkuar qe ky liber të mos perkthehet kurre në shqip. "Une jam njeri familjar," vazhdon Vorpsi, "njeri qe e dua shume familjen dhe, e pranoj, në kete kerkese i jam dorezuar vullnetit te saj: do e respektoj."

Lexuesit shqiptare, të cilet librin e Vorpsit "Vendi ku nuk vdes kurre" e kane lexuar ne italisht (gjuha me të cilen eshte shkruar libri fillimisht) apo frengjisht, ndahen në dy grupe: grupi qe mendon se Vorpsi eshte një mashtruese e madhe dhe grupi qe mendon se Vorpsi eshte shkrimtare e mire.

Se fundi, "Vendi ku nuk vdes kurre" eshte perkthyer edhe në gjermanisht nën titullin „Das ewige Leben der Albaner“. Eshte, në kete gjuhe, qe une e lexova librin. Me poshte eshte nje perpjekje e imja per te dhene opinionin tim mbi te.


Libri i Vorpsit hapet me një dedikim, arroganca e te cilit nuk mund të të lere indiferent:
„Ich widme dieses Buch dem Wort Bescheidenheit, das im albanischen Wörterbuch nicht vorkommt. So ein Mangel kann sonderbare Auswirkungen haben auf die Entwicklung eines Volkes.“ (Ia dedikoj kete liber fjales modesti/perulesi, e cila nuk gjendet në fjalorin e shqipes, një mungese e tille mund të kete influenca/konsekuenca të vecanta ne zhvillimin e një populli.)
Në qender të librit eshte vete rrefyesja, Ornela, e cila në kapituj të ndryshem të librit merr emra të ndryshem femrash. Autorja pershkruan ketu një faze të vecante e të rendesishme per formimin e karakterit të njeriut e, si rrjedhim, edhe të sajin, ate të pubertetit, ate kur ajo nga një femije shnderrohet në grua. Bota e kesaj femije/vajze/gruaje eshte teper klaustrofobike dhe, per menyren se si e shoh une boten dhe jeten, gati patologjike. Kemi një vajze qe rritet kryesisht mes femrash; nene, gjyshe, teze, qe i perserisin në menyre te vazhdueshme kesaj femije, vajze apo grua se eshte një kurve; se të qenurit e bukur nuk eshte vetem se dera tek kurveria; se një dite, kur ky femije të behet grua, se një dite kur të vije koha, ajo do u kthehet në shtepi me barkun e mbushur. Qe ky eshte fati i shkruar i ketij femije e di edhe gjyshi, një avokat mbrojtes i edukuar jashte; ky e therret te mbesen Mata Hari dhe mbesa e ka të qarte, qe ky epitet i vihet sepse ka potencialin e një Mata Hari per të terhequr meshkujt. Te gjithe, gra dhe gjysh, nuk ngurojne t'i thone ne korr te mbeses se ajo me te atin do hapin nje dyqan ku ne nje tabele do shkruhet (me falni qe nuk e perkthej dot ne shqip, eshte teper vulgare):
VATER & TOCHTER
ARSCH ZU VERKAUFEN - LIEBESDIENSTE ALLER ART

Babai i vajzes, eshte një burre qe rreh të shoqen - gjurmet e kesaj dhune jane stamposur perjetesish në tapetin e bardhe të shtepise, një njolle gjaku e dale nga koka e se emes, qe as uji, as sapuni dhe as koha nuk e zhbejne; vetem largimi nga shtepia. Pervec kesaj, ai perkedhel dhe puth te bijen deri ne bezdisje. A e abuzon seksualisht i ati te bijen? Asgje nuk thuhet ne menyre eksplicite.

Babai i autores perfundon per disa vite ne burg, i tradhetuar nga shoku i ngushte, per arsye te paqarta: ishte reklamimi i tij ndaj patateve qe mungojne ne treg para vitit te ri?, apo sepse pushtetari P. Shehu donte ta kishte rrugen e lire per ne krevatin e mamase? Vorpsi, adoleshentja, insiston te mesoje te verteten e mamase dhe te cliroje ndergjegjen e saj; autorja edhe te lexuesit: P. Shehu nuk kishte kerkuar kurre asgje prej saj. Pra, ngelen patatet. Apo, eshte thjesht deshira e Vorpsit qe te jete keshtu? Sidoqe te jete, femija, vajza, gruaja nuk ndjen asgje per babain. Ku t'i kete rrenjet kjo humbje dashurie? Tek drama e femijes qe duhet te zgjedhe midis dashurise se mamase dhe babait? Apo, tek abuzimi i sygjeruar?

Kur femija, vajza, gruaja del në rruge ajo vihet ose nen shenjestren e burrave qe e dhunojne verbalisht (kembet, seksi, burrat, akti, kurveria), ose nen shenjestren e gruas ziliqare e xheloze. Kjo, gruaja tjeter, eshte ajo e ndershmja; e ndershme sepse eshte e shemtuar, me qime, si burre, e të cilen nuk do ta penetroje askush: e ndershme nga halli. Kjo grua tjeter shfaqet here si zyshe Dhoksia qe e rref autoren-vajze me vizore; here si komshija qe qan të perdalen Bukurie dhe vajzen e saj (moshatare e autores), Ganimeten, gjithashtu kurve; here si komshija qe hyn në shtepine e dy të perdalave pasi keto i kane interneruar per moral të keq; here në fytyren e gruas se dyte të babait.
Babi u martua. Gruaja e tij eshte 38 vjec. Ai me tregoi, se ajo ishte akoma e virgjer. ... „Ajo eshte e shemtuar“, pranon babi, „por një grua e mire ... Une kam fjetur vetem njehere me të, qe ta lija me barre. Por ajo eshte kaq e shemtuar, saqe une nuk mund të fle me me të, bile fleme qe tani me krevate të ndara.“ Nuk e kam idene se perse ai m’i tregon mua të gjitha keto, por me në fund e kuptoj. Ai shpreson qe une t’ja tregoj keto mamase. Gruaja e tij ngeli me barre, me një here të vetme.
Femra e bukur ka një gur të madh në qafe: fatin e saj si kurve. Dhe vdekjen e pashmangshme. Ne vendin ku nuk vdes kurre, të vetmet qe vdesin jane femrat e bukura. Blerta dhe Dorina, të bukura, inteligjente; të dyja ngelen me barre nga dashuria qe i braktisi, të dyja e gjeten prehjen tek „Gjiri i kurvave“, aty ku uji i liqenit krijon një vorbull marramendase qe të merr brenda e nuk të nxjerr me perjashta. Bukuria dhe Ganimeti, permendur me siper, vdesin gjithashtu; keto preferojne një tel kabllo në vend të ujit. Nena e Kristines, vetem 26 vjec, me barkun të mbushur plot nga një i panjohur, vdes gjate abortit, ulur. Në vendin ku nuk vdiset kurre, insiston autorja, njerezit të respektojne vetem kur vdes. Nga ky rregull bile nuk perjashtohen as grate kurva. Me perjashtim të nenes se Kristines. „Pak me vone erdhi vellai i Kristine dhe na shpjegoi: Mire ju be, kurves.“

Në kete bote klaustrofobe, shumgje rrotullohet rreth seksit; rreth dhunes seksuale të ushtruar nga meshkujt ndaj femres se cdo moshe, në cdo forme. Vorpsi ishte një femije kur e ndjeu kete dhune në formen e saj verbale, Ganimetja ishte femije kur meshkujt e rruges e merrnin në preher dhe ferkonin gjenitalet e tyre pas trupit të saj feminor, kurse Elona ... Elona e provoi shijen e abuzimit seksual nga Babako, gjyshi i shoqes se saj të ngushte Rudina; nga Babako qe eshte mbi 85 vjec, i gdhendur nga rrudhat qe e bejne të duket sikur nuk ka pasur asnjehere rini; nga Babako me kapele Panamaje qe e ka blere kur ishte në Amerike e qe rregjimi ja toleron sepse eshte shume i moshuar, pa dhembe ideologjike; nga Babako me kapelen e pavdekshme, simbol të latifondisteve, qe nje here në jave pret viziten e kurves se re, (të cilen e kane zili komshijet e ndershme), qe ndoshta mendon se eshte vetem një cike kurve, sepse edhe Babako eshte vetem një cike mashkull (aq e ka takatin një 85 vjecar); nga Babako qe ka gjithmone një kuti me llokume per të joshur vajzat e reja qe ja sjell në shtepi mbesa: Nje llokume per ta prekur vajzen e vogel, Elonen, apo dyqind leke, me mire?

Shqiperia nuk eshte vetem vendi ku nuk vdes kurre e ku shumgje rrotullohet rreth seksit. Shqiperia eshte vendi ku, duke perjashtuar Tiranen, per të cilen punon e gjithe Shqiperia, njerezit hane vetem një lloj buke, të gatuar me uje, miell misri dhe qepe.

Në kete vend perrallat jane të gjitha me partizane, si psh, perralla e partizanit qe gelltit traktin e partise, qe e torturojne e qe, para se ta ekzekutojne ,ngre grushtin lart duke bertitur: të rroje Partia, poshte nazistet. Nese perrallat jane me kafshe, atehere „luani eshte partizani, ujku dhe cakalli jane fashistet italiane ose nazistet, dhe në fund të perralles luani i ha gjithmone ujkun dhe cakallin.“
„Në kete menyre mesova – dhe tani e dini edhe ju – qe deti Jon (ky det me blu të qarte si kristali, qe ndahet midis Shqiperise, Greqise dhe Italise se Jugut), qe ky det i dashur dhe uje kristali quhet keshtu, sic quhet, sepse një here e një kohe na paskerka pasur një partizan me emrin Jon. Kur ky dha jeten per atdheun, gjaku i tij ngjyrosi detin me një ngjyre të kuqe të erret. Pyes veten, se si quhej ky det perpara se sa të ngjyrosej me gjakun e Jonit. Me sa duket nuk kishte emer deri diten kur e pagezuan partizanet.“
Në kete vend burrat ulen qe në pike të mengjesit se bashku, e thajne etjen me raki, e dezinfektojne trupin me speca dhe ullinj, e keshtu, trupat e tyre behen kaq të fuqishem sa ata nuk vdesin kurre.

Shqiperia eshte vendi ku grate hyjne në jeten e tyre bashkeshortore me ulerima (heulend), ashtu sic hyjne edhe bebet në jete.

Shqiperia eshte vendi ku, kur burrat ikin me sherbim apo ne burg, u kerkojne grave te qepin vaginen qe te ndihen te sigurt se ato nuk i ka prekur askush me dore.

Shqiperia eshte vendi ku te japin marmalade vetem kur je me nje kembe ne varr, perndryshe harroje.

Shqiperia eshte vendi ku një vaksine nuk eshte thjesht vaksine; se bashku me viruset e dobesuar qe te mbrojne nga semundjet vdekjeprurese, ti merr edhe hepatitin. Shqiperia eshte vendi ku, hepatitin doktori e diagnostikon si Lepra!

Shqiperia eshte vendi, qe edhe pse e ka ndaluar ligjerisht religionin lejon, megjithate, qe tre dervishe të varrosen në varreza kolektive, publike, e të paraqiten me turban ne fotografine perkujtimore. Varret e tyre gjenden në një varreze ku të vdekurit jane harruar nga të gjallet, ku të vdekurve u ka dale bari tre pash mbi dhe (ashtu sic do t’i dali edhe mamase se autores, sepse, sipas tradites ne kete familje, nenat besojne se vajzat e tyre jane një gjarper). Tek varret e ketyre dervisheve, të vetmit të pastruar e mirembajtur e plot me lule, vijne njerezit per të kerkuar mrekulline; jane keta fatkeqe në kerkim të mrekullise fetare qe i mirembajne keto varre. Sigurisht, varreza ka punonjes shteterore qe i mirembajne. Bile, një punonjese e tille i thote autores kurioze, „po ti e di qe kjo eshte e ndaluar, qe eshte e rrezikshme“. Sigurisht, sigurisht.

Shqiperia eshte vendi ku per të treguar se burri qe shtrihet per toke ka vdekur perfundimisht, doktori i can mishin me thike, e pasi kthehet nga gruaja e shokuar e të vdekurit i thote, një i gjalle do ishte hedhur tani perpjete. E, pasi ben kete shpjegim kaq llogjik, iken duke e lene të vdekurin shtrire per toke. I vdekuri nuk meriton humanizem.

Shqiperia eshte vendi ku mesuese Nurija, per të shkuar në fshatin ku ndodhet shkolla qe jep mesim, i duhet t’i hipi një treni pa dyer e pa dritare. (flasim per vitet 80)


Libri eshte i ndare në kapituj, ku autorja avash-avash zbulon të keqen e ketij vendi. Dhe, e keqja e ketij vendi eshte e tille, qe në cdo kapitull vjen e behet me e keqe. Behet aq e keqe, sa vdekja praktikisht behet e vetmja alternative ne jete. Ose librat.

Autorja nuk eshte vetem e bukur, ajo eshte edhe e kultivuar. Në shtepine e saj ka shume libra, një biblioteke ku ajo sherbehet me Ana Kareninen, Madame Bovary; me Kuprin, Turgenjew, Lermontov, Jessenin dhe Tschehov. Autorja rrefen se ishte teresisht në varesine e librave-droge. Sa vjec ishte autorja kur i lexonte keto libra? Koha eshte gjeja qe me pak mund të fiksosh në romanin e Vorpsit, diku ajo eshte 6 vjec, diku 12, diku 13, diku 14 (jo rrallehere lexuesi ka perballe vete autoren/gruan). Le të themi qe, keto autore kaq të nderuar, autorja i ka lexuar midis moshes 12 dhe 14 vjec. Por, autorja na rrefen se ajo nuk eshte e vetmja. Dhoma e pritjes se Rudines eshte plot e perplot me libra. „Libra, gjithandej libra. Rudina lexon histori per të rritur dhe ka gjithmone dicka per të treguar.“ (Hm, a nuk ishin per te rritur edhe historite qe lexonte autorja?)

Por, mbi të gjitha, autorja dashuron perrallat. E, meqe ato, sic e lexuat me siper, ishin të gjitha me partizane, autorja i kerkon ato atje ku, ty dhe mua lexues, na shkon mendja me pak. Perrallat e Grimit i vijne autores nga duart e Nurijes. Kjo eshte një mesuese fshati, në një fshat jashte Tiranes (ku ajo shkon me trenin pa dyer dhe dritare). Autorja jone i jep byzylyke e xhevahire të kushtueshme, të trasheguara në familje nga brezi në brez, xhevahire të se emes Nurijes e kjo, si shkembim, i jep perrallat e vellezerve Grimm, qe i merr askund tjeter por në shkollen e fshatit: pikerisht, ne kete fshat qe autorja nuk ja thote as emrin, ndodhet thesari i perrallave të ndaluara.

Por, asgje, asgje, nuk ja kalon drames se paraqitur ne kapitullin „Der Garten der Kindheit“ (Kopshti i femijerise). Pasi kane mbaruar se lexuari tragjedine „Romeo e Xhuljeta“ dy vajza rreth 13-15 vjece, kusherira, dalin në kopesht të imitojne ndeshjen midis Romeos dhe Tibaldos. Kerkojne te gjejne dicka te ngjashme me shpata, e i gjejne ne nje amphore, ne nje qoshe te harruar ne kopshtin e mbushur me peme hurme. Nen presionin e se gjyshes se shokuar nga "shpatat" e vajzave, ato i rifusin ato ne amphore, e mbulojne ate me myshk, dhe largohen. Të nesermen, kembet i cojne vajzat prape ke amphora, por ajo eshte bosh. Autorja na rrefen se "shpatat" ishin ... eshtra, eshtra të verteta, të njerezve të vertete. Ishin eshtrat e një të riu 17 vjecar, dajes së autores, i cili, kur shkoi per pushime tek të afermit, dashurohet me një sllave të bukur te cilen e pa pertej gardhit me tela të kufirit. E dashuroi kaq shume djali sllaven, ashtu si edhe Romeo Xhuljeten, aq sa beri ate qe nuk mund të imagjinohej: e ndoqi nga pas, kaperceu telat. Por e vrane. E vrane dhe e lane per 10 dite në rruge qe ta shikonin të gjithe. Nuk ishte vetem. Pas 10 ditesh, një i aferm e rremben trupin e 17 vjecarit, te dekompozuar shume dhe e ema e të vrarit e fshehu ate në amphoren ku e gjeten vajzat.

Perpiqem të imagjinoj një amphore, gryka maksimumi me diametrin e një koke, perpiqem të imagjinoj se si e fusin një të ri, të pakten 1.50 m të gjate, e shpatulla mbi 50 cm të gjera në një gryke amphore. E pamundur. Ka vetem një mundesi: ta kene copetuar trupin e djalit e ta kene futur copa copa në amphore, ku i vdekuri gjate viteve eshte dekompozuar teresisht e i kane ngelur vetem kockat. Sa e madhe te kete qene kjo amphore per ta mbajtur gjithe ate volum mishi ne kompozim e kockash? Nuk arrij, gjithashtu, të kuptoj se si mund të mbash femijen të vdekur e të pakallur në dhé kur ke një kopesht të tere e mund ta varrosesh ku te duash, e t’i besh gjithe adetet, e ta lesh tet bir të prehet ne paqe. E, sidomos, kjo, ne nje vend, qe sic e permend edhe autorja, gjithe respektin e le per te vdekurin.

Nuk arrij, mbi te gjitha, të kuptoj se si dy 13 vjecare qe lexojne Turgenjevin dhe Sheakspirin; qe arrijne te kuptojne e vuajne dramen e Romeos dhe Xhuljetes, nuk njohin kockat, se si nuk kane pare kurre në jete të tyre kocka. Kjo me behet akoma me e pakuptueshme kur kujtoj, se qe në fillim të librit autorja me ka thene:
„Filloi me një grip të pafajshem, ashtu sic i kap të gjithe femijet. Une duhej të rrija në krevat dhe shfletoja libra. Kusherira ime, dy vite me e madhe, me solli një liber të anatomise se njeriut. Libri me thithi të teren; paraqitjet plot ngjyra të muskujve, të kockave, të damareve të gjate e blu ... Pra, keshtu qenkerkemi ndertuar. Mish dhe kocka, e kuptuat? .... Une kam frike, ma, kam frike të jem vetem prej mishi dhe kocke.“ (autorja ishte 6 ose 7 vjec)

Libri "Vendi ku nuk vdes kurre" eshte libri i një autoreje të traumatizuar, te coroditur dhe vanitoze. Kemi një heroine/viktime të bukur, qe e dhunojne gjithe kohes, qe eshte shume e kultivuar e qe të konfronton ty si lexues me nje mori titujsh librash e autoresh, me emra artistesh - i keni pare pikturat e Bosch, pyet direkt lexuesin Vorpsi diku në kapitullin e pare të librit dhe i sygjeron qe ngjarjet e librit t'i imagjinoje si piktura te ketij piktori – qe i tradhetojne Vorpsit një gjendje pubertere; qe i tradhetojne Vorpsit vete mungesen e „Bescheidenheit“, ate "Bescheidenheit", mungeses te së ciles në fjalorin e shqiptareve Vorpsi i dedikon vete librin; qe i tradhetojne Vorpsit deshiren per te celebruar veteveten duke perdorur Shqiperine dhe komunizmin si platforme.

Ky eshte një liber me të cilin autorja ben ate qe ka pesuar vete: ashtu sic mejdisi ku eshte rritur e identifikonte Vorpsin me të keqen, e dhunonte, pra, verbalisht, po ashtu edhe Vorpsi po dhunon kete mjedis, kete vend, Shqiperine, vendin ku nuk na u vdiska kurre, dhe e identifikon me te keqen, me ligesine.

Mbi të gjitha, ky eshte një liber efektesh, ku si efekt perdoret e keqja, e cila në cdo kapitull qe vjen, behet me e keqe (e perseri libri nuk i shpeton se qenuri tejet i merzitshem e monoton). Eshte një Shqiperi ku jetojne njerez të drejtuar nga instiktet e tyre seksuale dhe e keqja; eshte nje vend ku e keqja ka kapur themelin e vete jetes shoqerore, familjen; nje Shqiperi ku te gjithe, burra e gra, shnderrohen dikur dhunuesa; eshte një Shqiperi të cilen ekzotike e ben e keqja.

Ngjarjet e libri te Vorpsit jane shume plakative, nuk kane thellesi; pervecse mire apo keq, nuk te japin asnje mundesi te depertosh ne boten e personazheve; perse keta njerez jane keshtu si jane, perse e trajtojne femijen/vajzen/gruan ashtu si e trajtojne, si reagojne palet e ndryshme te kesaj historie, te kesaj shoqerie ne gjithe elementet e hierarkine e saj. Ne jemi lene me ekspozime ngjarjesh dhe me opinionin e Vorpsit. Ne fakt, leximi i ketij libri dikur te behet nje lloj lufte me shkrimtarin; ku une si lexues mpreh vigjilencen sepse me eshte krijuar ndjesia qe ky shkrimtar po me manipulon, po me genjen.

Vorpsi thote ne nje interviste per Deutsche Welle se ne librin e saj e nxerr Shqiperine lakuriqe. Pertej sinqeritetit qe mbart nje qellim i tille, pyetja eshte: per cfare lakuriqesie po flasim? Vorpsi, ne opinionin tim, e nxjerr Shqiperine lakuriqe, por po aq lakuriqe sa edhe nje kurve qe rri ne dritaret e rruges se kuqe te Amsterdamit; pra, lakuriqesi si objekt voyerizmi. Vorpsi edhe kesaj lakuriqesie i ve doren dhe e manipulon (pervec Tiranes, pjesa tjeter e Shqiperise ha vetem nje lloj buke, te gatuar me uje, miell misri dhe qepe) qe te krijoje ate imazh qe i permbush me shume pritjet e klientit qe rri perjashta. Nje veshtrim ne recensat e huaja qe i jane bere letersise shqiptare te botuar jashte ketyre 18 viteve te bind, se letersia shqiptare shitet vetem si letersi e nje vendi ekzotik; me i varfer i evropes, komunist, mbuluar me bunkere, i izoluar dhe i panjohur per pjesen tjeter te botes, me nje sistem te eger, nje vend arkaik, - te gjitha keto klishe, qe kane pjesen e tyre te verteta, e qe permbushen nga Vorpsi ne menyre shembullore. Ketij kokteili Vorpsi i shton edhe seksin, te gjitha format e abuzimit seksual. Per fat te keq te letersise se vendeve si Shqiperia, histori te tilla te bazuara ne efekte e ekzotike jane ato qe perendimi na blen e i komercializon, jane formula e suksesit qe mban shkrimtarin e tipit Vorpsi ne loje, qe e kultivon.

"Vendi ku nuk vdes kurre" i Ornela Vorpsit, eshte nje liber i shkruar keq; nje liber qe perdor manipulimin, sygjestionimin dhe, bile, edhe genjeshtren; eshte nje liber bardh e zi, e per mendimin tim modest, aspak letersi.

(e ripunuar)

25.6.09

Origjinaliteti është mëkat

Nga Aleksander Kaczorowski
Gazeta Wyborcza


Karriera ndërkombëtare e Ismail Kadaresë është një ilustrim i shkëlqyer i vërejtjeve të Milan Kunderës mbi letërsinë e të ashtuquajturve „kombe të vegjël”.
Pikësëpari, përdor kundrejt tyre një trajtim preferencial, që me kalimin e kohës, kthehet kundër vetë të interesuarve. „Një shkrimtar jo i keq, si shqiptar që është”, - dëgjojmë, dhe me këtë kuptojmë se një shkrimtar shqiptar nuk mund të jetë interesant, përveçse, për shkak të vendit të lindjes, koniukturës politike aktuale, apo biografisë dramatike.
Së dyti, botuesit parapëlqejnë librat, me stil të thjeshtë, (sepse është e vështirë të gjenden përkthyes të mirë, të gjuhëve të rralla), dhe me formë jo origjinale, që të jetë më e lehtë skalitja e slloganit „Kafka shqiptar”, ose „Becket-i kroat”. Është e qartë, që askush nuk i trajton këto sllogane seriozisht; në fund të fundit, nga shkrimtarët e vendeve të vogla, kërkohet vetëm që të jenë zanatcinj të mirë dhe të flasin rrjedhshëm anglisht, gjermanisht, apo frengjisht.
Për arsye se – dhe kjo është arsyeja e tretë – origjinaliteti në rastin e shkrimtarit nga një vend i vogël është mëkat. Një shkrimtar mesatar, (mediokër) që krijon në gjuhën e vet ekzotike, ka shanse më të mëdha që të depërtojë (të ndihet) në Perëndim, se sa një kolegu i tij me më shumë talent. Mjafton që të përfitojë nga konvencionet dhe modelet e provuara, ashtu sikurse vepron edhe Kadare.
Kur mendoj për këtë shkrimtar, më vijnë ndër mend, autorë të tillë – sot komplet të harruar, - si Tadeush Breza (1905-1970) apo Jan Dobracinski (1910-1944). Megjithëse veprat e tyre u botuan dhe iu dhanë çmime në vitet më të këqija të PRL (Repulika Popullore e Polonisë), ata perceptoheshin në popull, sikur ishin kundër regjimit; dhe në sfondin e dhjetra „grafomanëve” të tjerë, linin përshtypjen e autorëve të shkëlqyer. Në brezin tim „Zyra” (1960) e Brezas – një novelë demaskuese e tipit „kafkian” kundër Vatikanit – bënte pjesë në repertorin e leximeve të detyrueshme shkollore; disa romane të Dobracinskit, me „gjermanët” në krye i kam lexuar me vullnet të plotë. Këta nuk ishin aspak libra të këqinj, sidomos nëse i lexoje në moshën 15 vjec, por nëse sot, dikujt do t’i shkrepej t’i prezantonte si autorë të përndjekur prej regjimit komunist, opozitarë dhe t’i propozonte për kandidatë të çmimeve letrare ndërkombëtare, do të ndjehesha, ndoshta njësoj siç ndjehm tani që kam përpara „Pallatin e ëndrrave” të Ismail Kadaresë.
Autori, i lindur në vitin 1936, ka studiuar në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në Institutin Gorki në Moskë. Pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me BRSS, ai u khye në vend, ku ka punuar si gazetar dhe ka shkruar romanin debutues „Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” (në vitin 1963, botimi në gjuhën polake i vitit 1984). Heroi i saj është një oficer italian, i cili kthehet pas shumë vitesh në Shqipëri, për të zhvarrosur eshtrat e ushtarëve të vet, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është romani më i njohur dhe ndoshta më i arrirë i Ismail Kadaresë. Shumë prej krijimeve të autorit është frymëzuar nga mitologjia greke (në të cilën autori madje gjen gjurmë shqiptare), si p.sh. në romanin „Përbindëshi”, (botimi polak i vitit 2000). Romane të tjerë, e gjejnë frymëzimin tek historia shqiptare, („Dosja H”, botimi polak i vitit 1994). Në gjuhën polake është përkthyer gjithashtu (nga përkthimi francez) romanin „Prilli i thyer” (botimi polak i vitit 1988) dhe „Kush e solli Doruntinën” (botimi polak i vitit 1991). Të gjithë këta romane kanë një tipar të përbashkët: mbështeten në ide të shkelqyera, por të parealizuara.
„Pallati i ëndrrave” nuk përbën përjashtim. Aksioni i librit luhet në perandorinë osmane, në një kohë të papërcaktuar; gjithsesi koha ishte e tillë, kur ende përdoreshin karrocat. Heroi nis një punë në institucionin me emrin „pallati i ëndrrave” i cili merret me mbledhjen dhe interpretimin e ëndrrave të pjestarëve të perandorisë. Ky personazh bën një karrierë të menjëhershme, por autori nuk shqetësohet edhe aq shumë, të na tregojë se përse ndodh një gjë e tillë. Nuk është e vështirë, që një gjë të tillë ta kuptojmë vetë, - ky është thjesht preteksti (në mungesë të një tjetri më të mirë) që shkrimtari të ketë mundësi ta udhëheqë lexuesin në departamentet e radhës të këtij institucioni.
Nëse dicka mund të rezultojë nga leximi i këtij libri, është ndoshta fakti se Kadare ka lexuar „Procesin” e Franc Kafkës, dhe ndoshta edhe „1984” të Xhorxh Oruellit; ajo që në fakt të habit me të vërtetë, është informacioni i dhënë në fund të librit, se autori e ka shkruar këtë libër për rreth pesë vjet të mira (1976-1981).
Ky libër nuk është as i mirë, dhe as tepër tepër i keq. Është thjesht mesatar - ashtu sikurse është e gjithë krijimtaria e ketij aturori shqiptar. Nuk do të isha munduar shumë me të, nëse shtëpia botuese nuk do ta kishte rekomanduar me fjalët : „shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, rrëfen një botë, të cilën nuk e kishte ëndërruar as Oruelli”. E ekzagjeruar. Përveç kësaj në shtypin anglosakson mund të lexosh se romani përbën një përshkrim metaforik të regjimit totalitar të Enver Hoxhës.
Vetëm se në këtë rast duhet pyetur se çfarë mendojnë për këtë njerëzit që vërtet janë degdisur burgjeve shqiptare. Kadare ka thurrur asokohe krijime që e lëvdonin diktatorin. Sikur vetëm të përmendet poema „Pashallarët e kuq” të cilën vetë Hoxha e quajti si tepër servile dhe e ndaloi publikimin e saj. Gjë që Kadare e ka përdorur pas shumë vitesh, duke u hequr në Perëndim si një prej viktimave të regjimit, dhe duke fituar në vitin 90, azil politik në Francë.
Disa vjet më parë, e përshkroi këtë histori, eseisti shqiptar Fatos Lubonja, por ama askujt në Paris nuk i shkoi ndërmend, që për këtë arsye ta dërgonte Kadarenë mbrapsh në atdhe (sic kanë patur ndërmend të bëjnë autoritetet hollandeze me deputeten, Ayaan Hirsi Ali, së cilës i hoqën nënshtetësinë, kur vite më parë kishte gënjyer zyrtarët e imigracionit; përfundimisht somalezja, bashkëpunëtorja e regjisorit Theo Van Gogh, u largua për në Amerikë, në vitin 1994).
Jo vetëm kaq, por vitin e shkuar, Ismail Kadare, mori çmimin e dhënë për herë të parë Man Booker International. Një juri prej tre anëtarësh, vendosi se Kadare e meriton më shumë këtë çmim se Gabriel Garcia Marquez, Philip Roth, Milan Kundera, Gunter Grass, apo Stanislav Lem. Epo, ashtu siç thonë në New York, life is not just – jeta nuk është e drejtë. Prandaj, nuk do të habitesha edhe sikur Ismail Kadare të merrte edhe çmimin Nobel.


*Autori është zëvendës-redaktor i përgjithshëm i të përjavshmes "Forum" dhe bën kritikun e librave për gazetën më të madhe polake Gazeta Wyborzca. Kjo është kritika qe ka dalë pas botimit kete vit ne Poloni të Pallati i Endrrave


11.6.09

Çfare deshironi te shihni?

Kur kam marrë në dorë, për herë të parë, përmbledhjen e novelave "Çfarë dëshironi të shihni ?" të Raymond Carver, njërit prej novelistëve më të mëdhenj (ndoshta më i madhi, së bashku me J.D. Salinger) amerikanë të fundshekullit të XX-të, nuk kam mundur të mos lëshohem në një melankoli të thellë, gjendje kjo e përftuar pak nga pak ndërsa faqet kalonin, e ndërsa shihja se jeta, nën penën e Carver, është sa e bukur aq dhe e trishtë. Bëhet fjalë për pesë novelat e fundit të Carver, botuar pas vdekjes nga bashkëshortja e tij, Tess Gallagher, ajo vetë poete dhe njeri i letrave, pesë novela që kanë qenë gjendur rastësisht gjatë hulumtimeve nëpër letrat e tij të shumta, të lëna lart e poshtë.
Raymond Carver, lindur më 1938 në shtetin Oregon të SHBA-ës, ka kaluar një fëmijëri të vështirë mes një babai sharrtar dhe një nëne herë shitëse e herë shërbyese. I martuar tetëmbëdhjetë vjeç me një vajzë të re gjashtëmbëdhjetë vjeçe tashmë shtatzanë, ai bëhet dy herë baba në moshën njëzet vjeç. Në një gjendje të vështirë financiare, ai detyrohet të bëjë gjithfarë punësh si roje, shitës apo punëtor sharre. E shoqja e tij, shërbyese, sekretare dhe më vonë mësuese.
Pas shpërnguljes së tyre në Kaliforni, Carver fillon të interesohet ndaj shkrimit dhe vazhdon studimet në universitetin shtetëror të Chico, pastaj në universitetin Humboldt në Kaliforni dhe së fundi në universitetin e Iowa. Novelat e tij të para fillojnë të botohen në revista të ndryshme. Pas lulëzimit të karrierës së tij si shkrimtar, ai jep mësim në universitete të ndryshme dhe veçanërisht në universitetin e Sirakuzës, si profesor i anglishtes. Kësaj periudhe i përkasin dhe shkrimet e shumta kritike mbi botimet e reja të asaj kohe.
Gjithsesi, gjatë tërë këtyre viteve ku ai përpiqet të punojë majtas-djathtas dhe njëkohësisht të shkruajë, ai fillon të pijë në atë masë sa ai shprehet vetë që alkoli ishte bërë një problem në jetën e tij, ngaqë pjesën më të madhe të kohës e kalon para një gote. Megjithatë, arrin të shkëputet nga kthetrat e alkolit falë Shoqatës së Alkolikëve Anonimë.
Pasi ndahet më 1982 nga bashkëshortja e tij, Maryann, ai vendoset përfundimisht me Tess Gallagher, poete, me të cilën ishte njohur më 1979 në një konferencë shkrimtarësh në Dallas. Martohen më 1988, por vetëm dy muaj më pas, Raymond Carver shuhet nga një kancer mushkërish, në moshën 50 vjeçare. Sapo kishte hyrë në Akademinë Amerikane të Letërsisë dhe Arteve.

Pesë novelat e paraqitura në këtë vëllim janë pesë copëza jete njerëzish të thjeshtë. Braktisja, zhgënjimi, alkoli janë temat e zakonshme të Carver që i gjejmë gjithandej në veprën e tij. Në pothuaj të gjitha tregimet dhe novelat e tij, ne do të gjejmë një personazh me një gotë uiski apo Burbon në dorë. Nëse dikush ju pyet që pse ju pëlqen kaq shumë Carver, ka shumë gjasë që ju nuk do të mund ta shprehni me fjalë : thjesht e doni dhe kaq. E doni sepse shkrimi i tij është ai lloj shkrimi që fryn brenda jush një atmosferë, një gjendje mahnitjeje dhe keqardhjeje. Ndërsa lexojmë rreshtin e fundit të novelës, përshtypja e lënë është ajo e një urie të pangopur, e një pritjeje që nuk do të vijë kurrë. Aq mirë sa mund të kthejmë faqen për të parë nëse nuk vazhdon përsëri. Por jo, novelat e Carver kanë atë magjinë e të thënit shumë gjëra me vetëm fare pak fjalë. Me një shkrim të përkorë, minimalist madje, ai arrin të japë një gjendje shpirtërore që rrallë mund të gjendet tek ndonjë autor tjetër.

Për çfarë flasin historitë e këtij vëllimi ? Po ja, në « Më thirr nëse ke nevojë për mua », kemi një çift, burrë e grua, ku të dy kanë nga një histori mënjanë dhe nuk e fshehin këtë. Aventura e tyre po merr fund. Dhe ata kanë menduar të kalojnë ca ditë diku veçan, para se të ndahen, pasi kanë përcjellë të birin tek gjyshja, të birin që i ka nuhatur të gjitha dhe që shpreson ende mos prindërit e tij do të vihen përsëri bashkë. Por ndërsa malli ka pushtuar mendjet e tyre, malli i ndarjes, ja që gjatë natës ca kuaj të bardhë kanë pushtuar kopshtin e tyre. Një bukuri, një mrekulli, një shenjë ndoshta ?...
Në novelën « Endrra », kemi një familje amerikanësh mesatarë, me përballë tyre një shtëpi të thjeshtë ku jeton një nënë e re me dy fëmijët e saj, braktisur nga i shoqi. E shoqja e çiftit sheh vazhdimisht ëndrra, të çuditshme, aq të çuditshme sa ajo dëshiron t’i mbajë shënim. Gjithçka ecën qetë-qetë deri një natë kur shtëpia e nënës së re përballë…

E kështu, pa dashur të shuaj kureshtjen e lexuesve, pesë novelat e këtij vëllimi shquhen për nga rrezatimi i veçantë dhe nga gjurma që ato lënë në shpirtin tonë. Mbylljet e novelave të Carver nuk kanë asgjë të veçantë, asgjë të fryrë, por ato janë kaq mjeshtërisht të ndërprera sa ne rrimë, për një kohë të gjatë pas leximit, duke shqyrtuar e rishqyrtuar shijen e lënë në gojë : keqardhje, trishtim, dorëheqje, thjeshtësi. Për t’u përmendur, është vetë shkrimtari i madh japonez, Haruki Murakami, ai që siguron përkthimin e novelave të Carver në japonisht. Madje, nëse mund të shtoj këtu, vetë novelat e Murakamit kanë një shije Carver. Kjo është të thuash se bukuria e lë gjurmën e vet në shpirtin tonë, edhe pa e vënë re.
_______________

Raymond Carver, Çfarë dëshironi të shihni ?, Tirana Times, 2009
Vëllimi gjendet në të gjitha libraritë e Tiranës.


Urim Nerguti

16.5.09

Second sentence

" Ridenimi" i Fatos Lubonjes eshte, per mua, nje nga librat me te mire, ne mos me i miri, i shkruar pas viteve '90. Dhe, ndoshta, i vetmi liber qe merret seriozisht me epoken e diktatures. Me duhet te pohoj qe fillimin e pata jo te lehte. Per shkak te menyres se te treguarit paksa jokonvencionale, te rrefyerit dokumentarik. Por, ne fund te librit kete veshtiresi te fillimit e kisha harruar fare. Bile, besoj, qe kjo menyre e te rrefyerit e shpeton librin nga te qenurit pretencioz, fallco. Kjo menyre e te rrefyerit, e thjeshte, pa metafora te komplikuara, te ben te perqendrohesh tek ngjarjet e librit dhe personazhet e tij. Ne qender te romanit eshte vete autori, qe me syte e eksperiences se tij pershkruan kohen e tij ne burg dhe, sic te sygjeron titulli, ridenimin e tij. Por, ajo qe e ben autorin shume te respektueshem eshte fakti qe ai nuk perpiqet t'i ngreje lapidarin vetevetes. Heronjte e librit, papritur, kane emra te tjere nga ai i autorit. Gjithe vemendja e tij perqendrohet tek shpjegimi i nje diktature nepermjet eksperiencave te ndryshme te te burgosurve politike, shkaqeve qe i sollen ata ne burg, jeten e tyre atje, rruget e ndryshme qe marrin jete te ndryshme ne kushtet e burgut. Ironia e realitetit qe sjell libri eshte qe heronjte e tij jane komuniste te bindur. Vdesin ne emer te tij. Nuk dua t'ua shuaj kuriozitetin. Por nuk mund te rri pa thene qe: ky eshte nje nga ata libra qe te bejne te mendosh per integritetin tend moral, per menyren se si e ke ndertuar jeten tende, per menyren se si ke jetuar ne ate epoke. Per dite e dite me radhe. Ky eshte nje liber i madh, qe duhet te futet ne programin e shkolles shqiptare. Nje liber qe nuk duhet te injorohet ashtu sic. Nje liber qe nuk duhet lene ne heshtje ashtu sic. Respekt!

Kete recension te shkurter e kam shkruar ne 7 gusht 2007. Gati dy vjet me pas, mesoj se libri eshte perkthyer ne anglisht. Nuk e di nese libri ka arritur raftet e dyqaneve, por ne amazon.com ai eshte lehtesisht i gjendshem. Me poshte komentet per librin nga botuesi dhe shkrimtare.


Second sentence

Prison camps in Communist Albania were as brutal and claustrophobic as Stalin’s gulags, with the additional and unique horror that Albanian prisoners could be charged and re-sentenced while already in prison. In this raw and moving memoir, the prize-winning writer Fatos Lubonja brilliantly evokes life for prisoners of the state as they struggled to cope with the physical and psychological deprivations of imprisonment. Second Sentence opens in 1978 with a vivid description of the author’s experiences as a forced laborer in a copper mine in Northern Albania. In the tense camp atmosphere, Lubonja discovers that two of his co-prisoners have written a letter to the Party criticizing "the foremost leader," Enver Hoxha. Shortly afterwards they are spirited away under mysterious circumstances. Lubonja does not make the connection until he is himself re-arrested in the camp with seven others and sent to stand trial as part of an alleged counter-revolutionary organization. With heart-breaking honesty, Lubonja describes the long months of interrogation and solitary confinement as he awaits his second sentence. This is an extraordinary portrait of the impenetrable world of Communist Albania and an unforgettable memoir of friendship and betrayal.

''Second Sentence' reports from Albania, from the communist era. As ever the grimness of the tale is made endurable by the courage and wit of the prisoners. What wonderful people the communist regimes everywhere persecuted, or murdered. It is as if what they wanted to extinguish was simply excellence.' --Doris Lessing

'Fatos Lubonja reveals the dark heart of Stalinist Albania in an unparalleled account of prison life and human dignity in a political system that knew no mercy. 'Second Sentence' offers a rare glimpse into the workings of the Enver Hoxha dictatorship. It is a moving story of resistance and survival that only Lubonja could tell.' --Robert Elsie


Fatos Lubonja is an Albanian writer who spent a total of 17 years in prisons and forced labour camps during Enver Hoxha's regime. He is the author of a number of books which have been translated into Italian, German, English and Polish. Among other prizes he received the Alberto Moravia Prize for International Literature in 2002 and the Herder Prize for Literature in 2004.

12.4.08

Erdhi Princi

Princi i vogel. Erdhi. Nje liber i vogel, mbeshtjellur me nje kapak te trashe, ne xhepat e brendshem te tij, dy CD. Libri eshte tejet estetik, dhe terheq menjehere si te madhin ashtu edhe te voglin.

Shtepia botuese Rrota ka arritur te marri te drejten e botimit nga Shtepia botuese franceze Gallimard, dhe me kete te drejte ajo ka marre edhe te drejten e perdorimit te akuareleve origjinale te Antoine de Saint-Exupéry. Akuarelet te shtypura me nje cilesi te larte, ashtu si edhe vete libri, jane nje vlere shtese, sepse ne kontekstin ku jane perdorur per te ilustruar, jane ngacmuese te sigurta te fantazise se femijeve.

Perkthimi nga frengjishtja eshte bere nga Gjyltekin Shehu, nje perkthim i bere ne vitin 1965. Per mua si folese dhe praktikuese e shqipes standarte, perkthimi eshte nje surprize jo e vogel. Perkthyesi eshte bazuar ne kete perkthim jo ne shqipen standarte, por ne gegenishte. Eshte nje gegenishte, megjithate, qe lexuesin jogeg nuk e shqeteson fare: nuk ka fjale qe nje perdorues i shqipes standarte nuk e kupton dhe, bile, te jep nje lloj ndjesie familjariteti; nuk te duket e panjohur. Ndoshta kjo eshte pasoje e perkthimit shume te mire, te ngrohte, te rrjedhshem qe deperton menjehere tek lexuesi dhe shume natyrshem behet i tij.

Te njejtin efekt te jep edhe degjimi i CD-ve qe shoqerojne librin. Interpretuesit Genc Salihu, Rina Meta dhe Ernesta Zhubi kane ze te ngrohte, te bukur, flasin qarte dhe arrijne ta bejne historine terheqese edhe per veshin. Muzika, nje element i rendesishem i CDve, eshte e bukur, interpretuar mire dhe plotesuese.

Fabula e librit eshte e tille qe terheq mosha te ndryshme lexuesish. Une do ta rekomandoja prej moshes 4 vjec e lart. 4 vjecaret nuk mund te lexojne librin vete, dhe thjesht nje lexim libri nga nje i rritur eshte monoton dhe jo metode e pershtatshme per ta terhequr kete moshe tek libri. Menyra me e mire do te ishte qe i rrituri ta lexonte paraprakisht librin dhe pastaj te mundohej t'ja tregonte me kapituj femijes, duke shfrytezuar figurat-akuarel qe shoqerojne ate. Per femijet rreth moshes 6 vjecare, qe jane ne gjendje te ndjekin rrefimin nepermjet leximit por qe akoma nuk dine te lexojne rrjedhshem, libri mund te lexohet nga te rriturit. Per femijet qe jane ne gjendje te lexojne vete librin, ai ka avantazhin qe eshte shkruajtur me germa te nje madhesie qe nuk e lodhin syrin e femijes. Per cdo moshe, CDte jane gjithmone nje alternative tjeter.

Princi i vogel, ne formen audio-liber, eshte nje perpjekje teper impresionuese dhe e respektueshme. Nje perpjekje qe vendos nje standard te admirueshem cilesor. Nje perpjekje qe pasuron biblioteken personale me nje liber qe e meriton t'i trashegohet brezit tjeter.


Princi i vogel
Antoine de Saint-Exupéry
Shtepia Botuese Rrota
ISBN 978-9951-509-01-5
Cmimi 10 Euro

31.8.07

Sister Fidelma

Librat me krime, apo te verdhe, jane jo gjithmone te mire. Ose une, ndoshta, jam shume konservative ne shijen time per to. Ndoshta, kam lexuar me shume se c'duhet nga Agatha Kristi. Vitet e fundit ne trend eshte suedezi Henning Mankell. Nuk me terheq. Por, para tre viteve zbulova rastesisht Peter Tremayne dhe heroinen e librave te tij: Sister Fidelma. Me pelqeu tek Tremayne fakti qe, ne kundershtim nga tradita, nuk zgjedh nje hero por nje heroine. Me pelqen tek Tremayne fakti qe historite e tij zhvillohen ne Irlanden e shekulli te 7 AD. Me pelqen sepse nuk eshte vetem krimi por edhe histori, kulture. Me pelqen sepse krimet qe zbulon Fidelma kane nje kontekst historik dhe jane rezult i intrigave qe shoqerojne kete kontekst historik. Me pelqen sepse sjell nje figure femre, qe edhe pse jeton ne shekullin e 7AD, te lejon te identifikohesh me te. Me pelqen qe Peter Tremayne ne realitet quhet Peter Berresford Ellis dhe eshte studies i historise kelte. Me pelqen qe, ne rrugen e Eco's, ai perpiqet te na beje familjare me nje epoke qe, perndryshe, ka vdekur dhe kujtimet e se ciles i rivizitojme muzeumeve. Libri, i shkruajtur thjesht, fale kontekstit te tij te vecante historik, te heq mundesine qe te parashikosh se kush eshte fajtori. Edhe pasi ke lexuar disa seri te sister Fidelmes, dhe kujton se tani ka ardhur momenti qe ti ja ke marre pak doren historise dhe intrigave, dhe me siguri do e gjesh fajtorin, ti humbet. Fajtorin e gjen vetem Sister Fidelma.

17.8.07

Njoftim

Per te gjithe te interesuarit ne librin "Tue kapercy ylberin": Autorja ka lene sot nje koment ketu bashke me informacionin se ku mund ta gjeni librin. Faleminderit Diana per viziten dhe suksese!!!

12.8.07

Kohe librash: Spidermani flet shqip

Nuk e di nese une kam qene e pavemendshme. Por nuk me kujtohet te kem pare apo te me kete rene ndonje comics ne dore, ne shqip, gjate femijerise apo rinise. Komiku i pare qe kam shijuar ka qene "Calvin and Hobes". Me goditi si rrufe. Dhe u dashurova pa mase. Dashuri qe e zoteroj edhe sot e kesaj dite ne formen e serise se plote te "Calvin and Hobes", ne anglisht dhe gjermanisht. Dashuria ime e dyte quhet "Zürich by Mike", nje komik qe sjell jeten e perditshme te Zürich-ut. Jane te pakten 10 volume te mrekullueshme. Pastaj doli filmi "Spiderman". Nuk e kam pare dhe nuk e di nese do ta shoh, sepse nuk ben pjese ne tematikat qe me interesojne. Por, nje dite te bukur, me pyeten ne se do kisha deshire te provoja te perktheja "Spidermanin" ne shqip.

Keshtu, vajta ne nje librari te specializuar te komikeve ne Zurich, bleva versionin anglisht dhe gjermanisht te tij, dhe ju futa punes. Aspak e lehte. Une u perpoqa t'i pershtatesha sa me mire slangut te perdorur nga personazhet, por gjuha ime, teper e edukuar e letrare, jeta ime larg bulevardeve, thashethemeve dhe shesheve te lodrave, e nxoren perkthimin pa jete. Te pakten, keshtu duket perkthimi im i krahasuar me ate te bere nga shtepia botuese e Prishtines "Rrota". E lexuat tamam. Shtepia botuese "Rrota" ka perkthyer Spidermanin. Dhe jo vetem kaq. "Rrota" ka botuar gjithe serine e "Spidermanit". Edhe te "Alain Ford". Edhe te "X-man". Fati e deshi qe keto libra te me binin ne dore dhe te me cudisnin jo vetem me vitalitetin e perkthimit, por edhe me cilesine e larte te botimit.

Nga eksperienca ime me botimet ne shqip me rezulton se cilesia e letres se perdorur per librat, cilesia e shtypjes, e dezinjit, e faqosjes jane permirsuar ne menyre te konsiderueshme. Tani, nuk te vjen me turp te lexosh ne tram nje roman shqiptar. Por, probleme me cilesine paraqiten ne librat apo revistat e ilustruara. Jane te nje cilesie te dobet. Teksa degjova per komiket e "Rrotes" dyshova qe ishte nje projekt qe do te deshtonte sepse komiket jetojne nga ilustrimet. Por, u habita qe "Rrota" nuk kishte bere fare kompromise mbi cilesine e ilustrimeve. Nje pune gati perfekte. Te vena njera perkrah tjetres, "Spidermani" shqiptar nuk dallon nga ai gjerman apo anglez. Nuk e di se cfare suksesi komercial ka pasur "Rrota" me nje projekt te tille. Une si lexuese u kenaqa dhe i admirova per guximin dhe cilesine.

10.8.07

Kohe librash: Rrock and Rroll

... ose "Tue kapercy ylberin" eshte libri qe me arriti me poste para disa kohesh. Eshte libri i pare i Diana Berisha Mahmutit. Dhe cfare libri! Nje fenomen. Cfare gjuhe! Ujvare! Rrock and Rroll! Cfare elokuence! E mahnitshme. Jam kaq e befasuar nga ky liber sa do mund te vazhdoja pa fund.

Perse ben fjale libri? Ne te vertete nuk eshte roman. As novel. As liber me tregime. Eshte nje liber me rrefimet e jetes se perditshme ne Prishtine nga syte e nje gruaje te re, te edukuar, te kultivuar. Mjeshteria e autores qendron ne ate qe nuk e le banalitetin e se perditshmes t'i prishi rrefimin. Mjeshteria e autores eshte qe nepermjet banalitetit te se perditshmes te tregoje e filozofoje per vuajtjet, frustrimin, gezimet, lodhjen, dhimbjen, dashurine, mashtrimin, iluzionet (te humbura apo te reja) te njeriut, te femres qe jeton ne vendin e saj, dhe njekohesisht jo te saj, Kosoves, ne vendin ku para 1998 njeriut ja kishin mohuar ekzistencen, ne vendin ku ne shekullin e ri njeriu nuk di si ta perkufizoje ekzistencen e vet.

Gjuha e librit do te duhej te kategorizohej si gegerishte. Por une kam tendencen te besoj se kjo eshte gjuhe e autores. Tipike per te! Menyra se si autorja shprehet, asociacionet qe te krijohen nga fjalet qe normalisht nuk duhet te ishin bashke ne nje fjali, te lene pafryme. Art ne vetevete. Edhe pse shume fjale une nuk i njoh dhe me duhet ose t'i referohem fjalorit apo miqve per ndihme, libri arrin te te fusi ne jeten e autores, libri te rremben dhe te mban aty, brenda tij.

"Tue kapercye Ylberin", Shtepia botuese "Rrota", Prishtine

7.8.07

Kohe librash: Ridenimi

" Ridenimi" i Fatos Lubonjes eshte, per mua, nje nga librat me te mire, ne mos me i miri, i shkruar pas viteve '90. Dhe, ndoshta, i vetmi liber qe merret seriozisht me epoken e diktatures. Me duhet te pohoj qe fillimin e pata jo te lehte. Per shkak te menyres se te treguarit paksa jokonvencionale, te rrefyerit dokumentarik. Por, ne fund te librit kete veshtiresi te fillimit e kisha harruar fare. Bile, besoj, qe kjo menyre e te rrefyerit e shpeton librin nga te qenurit pretencioz, fallco. Kjo menyre e te rrefyerit, e thjeshte, pa metafora te komplikuara, te ben te perqendrohesh tek ngjarjet e librit dhe personazhet e tij. Ne qender te romanit eshte vete autori, qe me syte e eksperiences se tij pershkruan kohen e tij ne burg dhe, sic te sygjeron titulli, ridenimin e tij. Por, ajo qe e ben autorin shume te respektueshem eshte fakti qe ai nuk perpiqet t'i ngreje lapidarin vetevetes. Heronjte e librit, papritur, kane emra te tjere nga ai i autorit. Gjithe vemendja e tij perqendrohet tek shpjegimi i nje diktature nepermjet eksperiencave te ndryshme te te burgosurve politike, shkaqeve qe i sollen ata ne burg, jeten e tyre atje, rruget e ndryshme qe marrin jete te ndryshme ne kushtet e burgut. Ironia e realitetit qe sjell libri eshte qe heronjte e tij jane komuniste te bindur. Vdesin ne emer te tij. Nuk dua t'ua shuaj kuriozitetin. Por nuk mund te rri pa thene qe: ky eshte nje nga ata libra qe te bejne te mendosh per integritetin tend moral, per menyren se si e ke ndertuar jeten tende, per menyren se si ke jetuar ne ate epoke. Per dite e dite me radhe. Ky eshte nje liber i madh, qe duhet te futet ne programin e shkolles shqiptare. Nje liber qe nuk duhet te injorohet ashtu sic. Nje liber qe nuk duhet lene ne heshtje ashtu sic. Respekt!

6.8.07

Kohe librash: Kohe Gjarprinjsh

Mbas Kongolit fillova te lexoj romanin e Enver Kushit, "Koha Zero". Shtysen ma dhane komentet e Moikom Zeqos dhe Frederik Rreshpja, ne faqen e mbrapme te librit. Per Moikom Zeqon ky roman "eshte nje nga romanet e pakta, te rralla te viteve te fundit dhe i shkruar me nje force sugjestionuese te padyshimte". Per Rreshpjen, "ajo qe e ben kete liber nje nder romanet me interesante te letersise shqipe, eshte thurja me dore mjeshtri e reales me irealen, gjuha elegante dhe kompozicioni i perkryer". Per mua, "Koha zero" eshte nje lloj romani i pambaruar, i paperpunuar. Nje histori qe nuk ta mbush mendjen, nje histori kthesat e se ciles duken artificiale, pa lidhje organike me ate qe iku. Per me teper, "Koha zero" me la pershtypjen e nje libri qe eshte bere i pandjere, nje liber per liber, ndoshta sepse autorit i ka pelqyer metafora qe ka gjetur. "Koha zero" eshte nje roman qe nuk te afron, nuk te ngroh, nuk te ben pjese te tij. Metaforra e gjarprit, qe shitet, blihet, perdridhet, vret shpirtin dhe mendjen behet tmerresisht e lodhshme ne pjesen e dyte te romanit. Autori sillet si nje diktator me figurat e veta: nuk i le ata te zhvillohen natyrshem. Ata jane thjesht nje funksion i metafores. Ndoshta ky liber ben pjese ne kategorine e atyre librave qe shkruhen per nje rreth shume te ngushte njerezish, kolegesh. Por jo per mua, lexuesin e thjeshte.


Romani qe ndoqi pas leximin e "Koha zero" ishte nje tjeter roman me metafore gjarprin. Qe emri i autorit ishte Bashkim Shehu, ishte edhe njera nga shtysat per te mos ta lene pa lexuar. Edhe pse. Pyetja nuk me linte dhe nuk me le rehat: c'eshte ky obsesion me gjarprin? Te besh nje koment per romanin "gjarpri dhe heronj te tjere" nuk eshte gje kaq e lehte. Me behet nje lloj ngerci ne gryke. Bashkim Shehu di ta perdori fjalen. Ne dallim nga autori i pare, Shehu di ta zhvilloje ngjarjen. Problemi tek Gjarprinjte e Shehut jane personazhet. Dhe B. Shehu vete. Se pari, personazhet. Me perjashtim te ndonje skene erotike, personazhet e ketij romani as te ngrohin, as te ftohin. Vjen nje pike gjate leximit qe nuk te intereson me fare se cfare problemesh e krizash e ndjenja kane keta personazhe. E kam perfunduar leximin thjesht per respekt te autorit. Sepse, ti e ndjen qe ky autor di shume. E ka koken plot. E ndjen qe ky autor njeh letersine, historine, filozofine, simboliken, artin e metaforrave. Por ndjen, gjithashtu, sesi pesha e kesaj dijeje ja merr frymen romanit. B. Shehu ka dashur ndoshta shume nga ky roman dhe padashur, e ka vrare ate.

Koha Zero, Enver Kushi, Shtepia botuese "Baca", 500 leke
Gjarpri dhe heronj te tjere, Bashkim Shehu, Botimet Toena, 700 leke

5.8.07

Kohe librash - Fatos Kongoli

Ne te vertete, eshte gjithmone kohe librash. Por vera eshte, ndoshta, koha kur une temptohem te shkruaj per to. Pas nje periudhe te gjate kohe, nje dekade, i jam rikthyer letersise shqiptare. E pohoj, nuk i njoh zhvillimet tranzicionale te letersise shqiptare. I ndjek librat e rinj nepermjet komenteve te shtypit, atyre qe arrij te kap ne internet. Dhe me ndihmen e shitesit te vjeter te librave, tek dyqani i librave qe ne kujtesen time ka qene gjithmone i tille. Dyqani prane kinemase qe nuk eshte me kinema, por qe se fundi quhej milenium. Dyqani eshte plot e perplot. Dengas. E vetmja hapesire boshe ne dyqan eshte hullija ku leviz shitesi dhe bleresi. Nuk e di se sa libra mund te kete ai dyqan, me mijera. Por, shitesi i njeh te gjitha. Nje per nje. Ah, erdhe ti? - me tha heren e fundit, sikur te kishim pire kafen dje. Edhe pse hera e fundit qe iswhim pare datonte nje vit me pare. Dhe shitesi me le ne dore nje tufe librash qe ai mendon se perfaqesojne me mire letersine shqiptare te tanishme. Ne krye te listes: Fatos Kongoli.

Fatos Kongolit ja kisha degjuar emrin. Ne shtypin shqiptar si kryetar jurie konkursesh, ne shtypin e huaj per librat e tij. Duket se, Kongoli eshte i vetmi qe i vjen nga prapa Kadarese, te pakten per nga shpeshtesia e permendjes ne shtypin e huaj. Gje qe me shtyu t'i lexoja te parat librat e tij. "Tek porta e Shen Pjetrit" dhe "Lekura e qenit". I lexova me nje fryme dhe ngela e irrituar. Fraza ndoshta ju ka lene pa fryme dhe te cuditur. Sepse, llogjikisht, lexon me nje fryme dicka te bukur, qe te pelqen. Ashtu eshte. Por librat e Kongolit te ben t'i lexosh me nje fryme stili i tij i lehte dhe melodioz i te rrefyerit. Kongoli duket se e ka te brendshem, instiktiv, muziken e te shkruarit.

Edhe ngjarjet qe rrefehen te bejne kurioze, te kerkosh shpjegime te metejshme, ne faqet e ardhshme, midis rreshtave. Shpjegime qe nuk i gjen kurre! Dhe kjo eshte ajo qe me irriton. Personazhet e Kongolit jane bosh, bejne gjera, thone gjera qe nuk e dine as vete perse i thone, perse i bejne. Sillen me veteveten ne vete te trete. Vetja sikur nuk ju perket atyre. Por kujt i perket? Une nuk e di, as vete personazhet nuk e dine. Por as te ndihmojne ta gjesh. As ata, dhe as Kongoli. Librat, te pakten keta te dy, paraqiten si kronologji jetesh e ngjarjesh, te rendomta, kriminale apo tragjike. Si kronikat e verdha ne gazeta. Dy dimensionale. Dimensioni i trete, thellesia, qe do ndihmonte lexuesin te kuptonte personazhet dhe kohen ku ata jetojne, mungon. Ndodhin krime. Vriten njerez. Behen insinuata per to. Me faqe te tera te jepet te kuptosh se dicka do ndodhi ne faqet qe vjen. Futen ne loje njerez intelektuale. Qe sillen sikur te dine dicka per ato qe ndodhin. Por nuk thone asgje. Sekretet i mbajne per vete. Njerezit vdesin dhe shkaku i vdekjes se tyre mund te kishte qene njera nga ato insinuime. Por nuk te thuhet pse. Ti si lexues mundesh ta rishkruash romanin dhe t'i japesh fytyren qe te pelqen ty. Kjo te irriton. Me cdo faqe me shume qe lexon, irritohesh me shume.

Ne fund te librit, pervecse perpiqesh t'i japesh nje dimension te trete rrefimit, pyet veten se perse refuzon shkrimtari te kuptoje personazhet e tij? Nese shkrimtari i kupton personazhet e tij, perse nuk e ndan kete informacion me ne? Eshte kjo nje strategji per te kapur lexuesin komercial? Apo, thjesht, nje limitim i autorit? Apo i lexueses? Nuk e di.

Lekura e qenit, Fatos Kongoli, Botimet Toena, 600 leke
Tek porta e Shen Pjetrit, Fatos Kongoli, Botimet Toena, 600 leke

7.8.06

Libra per femije

Ne se kerkon ne Tirane libra per femije nuk e ke te veshtire per t'i gjetur: Jane ne cdo librari dhe me dhjetra. Por pasi i merr ne dore dhe i hedh nje sy te shpejte reagimi i pare eshte mbledhja e buzeve. Leter e papershtatshme, tejet e holle qe nje femije i moshes njevjecare e kthen ne nje top letre pa asnje problem. Cilesi botimi shume e dobet: figura te paqarta, germa qe notojne, estetika ne minimum. Fabula shpeshhere te paqarta dhe te papershtatshme per moshen. Gabime te panumerta ortografike. Kopime te keqija te librave te huaja per femije. Pershtypja e kaosit qe te lene vete librarite, ku me dhjeteramijera libra jane ngjeshur e ndrydhur njera mbi tjetren rremujshme e pa sistem, shoqeron edhe vete librat, sidomos ato per femije. E megjithate, nese germon mire e mire per ore te tera neper librari mund te gjesh edhe ar. Ja nje perzgjedhje e disa prej librave per femije me te mire, qe do te duhet te ishin ne cdo biblioteke femijesh te moshave nga 6 muajshe deri 10 vjec.

Ciu Ciu kerkon mamin

Nje liber i perkthyer dhe i pershtatur per mrekulli ne shqip. I bere me leter te trashe dhe rezistente ndaj ujit libri eshte shume i pershtashem per moshat fare te vogla. Libri ka nje fabul te thjeshte: zogu ciu ciu kerkon mamane e tij. Kjo fabul jepet ne formen e nje poezie te vogel, ku vargjet rimojne si muzike. Jo vetem kaq, por fabula paraqitet me vizatime jashtezakonisht te bukura dhe plot ngjyra te gjalla te Tony Wolf qe nuk e lene femijen, por as edhe prindin, indiferent. Libri ka ne qoshe nje buton te vockel, nga shtypja e te cilit del tingulli i cicerimes se zogut. Jo vetem liber por edhe nje loder.

Po ne te njejten stil, eshte edhe libri "Tedi dhe telefoni i tij". Sic e thote edhe vete titulli, arushi Tedi ka nje telefon, te cilin ai e perdor per te folur me prinderit, gjysherit dhe shoket ne prag te ditelindjes se tij. Historia tregohet perseri me rime, vizatimet jane perseri nga Tony Wolf dhe ne qoshe ka perseri nje buton nga shtypja e te cilit del tingulli i nje telefoni. Te dy librat, si Ciu-ciu ashtu edhe Tedi jane jashtezakonisht didaktike, luajne me ngjyrat, tingujt dhe materiale qe nxisin shqisat e bebeve, por jane edhe te bukur per nga fabula dhe muzika e vargjeve per femije te moshave deri ne 4 vjec. Shtepia botuese CDE informon ne faqen e fundit te librave se ka nxjerre nje seri te tille librash, por ne mundem te gjejme vetem keta te dy. Na eshte akoma e paqarte nese librat jane hedhur ne qarkullin por jane mbaruar apo do te hidhen se shpejti ne qarkullim.

Shtepia botuese Cabej nuk e ka lene pas CDE dhe ka ndermarre iniciativen e te botuarit te librave - Puzzle. Ashtu si edhe ne rastin e mesiperm, libri eshte interaktiv: jo vetem tregohet nje fabule, por vizatimet qe shoqerojne fabulen shperbehen dhe ribehen perseri. Shqipe e paster, vizatime eksplozive dhe estetike, material i pershtatshem per femije te moshave te vogla. Libri mund te perdoret si per bebe ashtu edhe per femije te moshave me te medha. Ne mundem te gjejme vetem Kesulekuqen dhe na eshte e paqarte ne se do vazhdohet me tej me kete projekt.


Libra informative-edukative


Shtepia botuese Ombra i eshte drejtuar me botimet e saj femijeve paksa me te rritur, nga 3 deri ne 10 vjec. Librat e saj jane te perqendruar rreth nje teme te caktuar, psh Pema, Planeti yne, dhe ne menyre shume didaktike jep nje informacion te plote, te thithshem per lexuesin e vogel. Shpesh informacionet qe jepen nuk jane interesante vetem per femijet por edhe per te rriturit. Librat jane bere me nje material shume te mire, jane shume terheqes, fusin konceptin e indeksit, gje qe e ben shfletimin e librit nje loder shume te thjeshte, gjuha eshte e paster dhe ilustrimet vizatimore estetike. Librat synojne jo vetem te japin informacione por edhe te edukojne lexuesin me ndjenjen e perkujdesjes per mjedisin ku jetojme, per natyren dhe njerezit. Shtepia botuese Ombra ka nje seri librash te tilla dhe ne pa asnje me dyshje do ja rekomandonim ato cdo familjeje me femije.


Te gjitha librat e perzgjedhura i kane te gjitha kualitetet per t'u krahasuar me botimet me te mira boterore. Te bukura, te thjeshta, terheqese, interaktive te gjithe keto libra, dhe ato qe shpresojme do t'i ndjekin nga pas, e kane potencialin per te krijuar traditen e librit qe nuk vdes nga koha, traditen e librit qe kalon nga nje brez tek tjetri, traditen e librit qe ngelet ne biblioteken e familjes dhe pret te lexohet edhe nga femijet e femijeve te sotem.

Copyright Selfmaderadio

6.8.06

Tirana in Farbe

Tirana dhe ngjyrat. Tirana dhe Edi Rama. Tirama! Nje teme qe eshte perfolur e diskutuar si asnje teme tjeter. Nga shqiptare dhe te huaj. Nuk ka gazete te rendesishme qe te mos kete shkruar per te, ne cdo gjuhe, gati ne cdo vend te botes. Nga New York Times tek Tages Anzeiger. Nje kerkim i shpejte ne Google mbi temen Tirana & Edi Rama te nxjerr te pakten 100 000 lidhje.
Ja tani edhe nje liber kushtuar Tiranes dhe Edi Rames. Eshte ne gjermanisht, krijuar nga shtepia botuese Velvet, e specializuar ne art dhe arkitekture, me vendqendrim ne Luzerne, Zvicer. Libri daton vitin 2003. Eshte nje liber estetik, i shoqeruar me nje interviste te Edi Rames. Pamjet e Tiranes dhe komentet e Edi Rames jane nje kombinim i jashtezakonshem, qe reflektojne ne menyre te persosur kontradiktat e Shqiperise, konfuzionin dhe tranzicionin e momentit. Per ata qe nuk dine te lexojne ne gjermanisht, ja disa fragmente nga intervista.

Une jam artisti me i mire ndermjet kryebashkiakeve dhe Kryebashkiaku me i mire ndermjet artisteve.

Politika eshte per mua si nje penel, me te cilin une mund te realizoj projektet e mia.

Nuk eshte shume e qarte se ku mbaron politika dhe ku fillon teatri absurd. I gjithe ky sistem eshte nje kombinim midis cmendurise, politikes, artit, mediokritetit, ankimeve dhe korrupsionit.

Ne qoftese do me pyesnit cili eshte problemi me i madh, atehere do ju thoja qe problemi me i madh eshte te ruaj mend e te mos cmendem ne kete post.

Tirana ishte si nje grua e bukur, shume e semure, e shtrire ne krevat dhe e bindur qe vdekja eshte e vetmja zgjidhje. Dhe papritur, ajo ngrihet luftarake dhe lufton per jeten pa menduar fare vdekjen. Ajo ka bere makiazh dhe ka zbuluar veteveten.


Copyright Selfmaderadio