6.8.06

Tirana in Farbe

Tirana dhe ngjyrat. Tirana dhe Edi Rama. Tirama! Nje teme qe eshte perfolur e diskutuar si asnje teme tjeter. Nga shqiptare dhe te huaj. Nuk ka gazete te rendesishme qe te mos kete shkruar per te, ne cdo gjuhe, gati ne cdo vend te botes. Nga New York Times tek Tages Anzeiger. Nje kerkim i shpejte ne Google mbi temen Tirana & Edi Rama te nxjerr te pakten 100 000 lidhje.
Ja tani edhe nje liber kushtuar Tiranes dhe Edi Rames. Eshte ne gjermanisht, krijuar nga shtepia botuese Velvet, e specializuar ne art dhe arkitekture, me vendqendrim ne Luzerne, Zvicer. Libri daton vitin 2003. Eshte nje liber estetik, i shoqeruar me nje interviste te Edi Rames. Pamjet e Tiranes dhe komentet e Edi Rames jane nje kombinim i jashtezakonshem, qe reflektojne ne menyre te persosur kontradiktat e Shqiperise, konfuzionin dhe tranzicionin e momentit. Per ata qe nuk dine te lexojne ne gjermanisht, ja disa fragmente nga intervista.

Une jam artisti me i mire ndermjet kryebashkiakeve dhe Kryebashkiaku me i mire ndermjet artisteve.

Politika eshte per mua si nje penel, me te cilin une mund te realizoj projektet e mia.

Nuk eshte shume e qarte se ku mbaron politika dhe ku fillon teatri absurd. I gjithe ky sistem eshte nje kombinim midis cmendurise, politikes, artit, mediokritetit, ankimeve dhe korrupsionit.

Ne qoftese do me pyesnit cili eshte problemi me i madh, atehere do ju thoja qe problemi me i madh eshte te ruaj mend e te mos cmendem ne kete post.

Tirana ishte si nje grua e bukur, shume e semure, e shtrire ne krevat dhe e bindur qe vdekja eshte e vetmja zgjidhje. Dhe papritur, ajo ngrihet luftarake dhe lufton per jeten pa menduar fare vdekjen. Ajo ka bere makiazh dhe ka zbuluar veteveten.


Copyright Selfmaderadio