1.1.06

Horoskopi


Te nderuar lexues dhe dashamires te Selfmade Radios. Mireserdhet ne vitin 2006 dhe inshallah keni hyre me kemben e duhur. Si do te na eci kete vit, a do kemi fat apo fatkeqesira, a do qeshim apo do qajme? Selfmade Radio do te perpiqet t'jua heqi sado pak kuriozitetin me horoskopin e saj ekskluziv.

Dashi: Doni te ecni perpara dhe briret ju ndihmojne te cani rrugen. Por, nese doni qe t'ju afroheni qellimeve me afer se sa ju lejojne briret, duhet te beni kompromise. Keshilla jone: Mos harroni qe, koka mund te vendoset edhe skic.
Demi: Briret ju bejne qe fatin ta keni te ngjashem me dashin. Ky fakt eshte ne thelb te te gjitha krizave tuaja personale. Por, mos harroni se, tek e fundit nuk jeni dash por dem, dhe te qenurit dem ju jep perparesi shume me te medha dhe ju hap horizonte me te largeta. Vetem beni kujdes temperamentin. Keshilla jone: Harroje dashin!
Binjaket: Cfaredo qe te ndodhe, njeri nga ju te dy fiton. Problemi eshte se, ne te njejten kohe, njeri nga ju edhe humbet. Dhe ju humbjen nuk e duroni dot. Vertet nje fitore dyfishe do te ishte nje permbushje personale superlative por, mos harroni qe, mund t'ju bjere per pjese qe edhe te pesoni nje humbje te dyfishte, me pasoja katastrofale. Keshilla jone: Kenaquni me ate qe keni dhe enderroni ate qe nuk e keni.
Gaforrja: Me karakterin tuaj jeni shume problematik. Sa here qe nuk ja dilni t'i bindni te tjeret te bejne ate qe ju pelqen juve, i kafshoni prapa shpine. Ju ka dale nami i keq dhe, ju e dini ate shprehjen me mire syri se sa nami. Keshilla jone: Te pakten per kete vit behuni strategjik dhe mos u kruani me luanin, cjapin, dashin, demin, akrepin dhe shigjetarin.
Luani: Problemi juaj eshte se e mbivleresoni veteveten dhe jetoni i shkujdesur. Ajo qe ju harroni eshte se dikur edhe juve ju duhet te flini gjume. Dhe eshte pikerisht ky moment thembra juaj e Akilit. Keshillat tona: 1) mbani nje sy vigjilent tek akrepat dhe gaforet. 2) te pakten kete vit beni nje jete te terhequr dhe modeste. 3) shikoni me kujdes kush ju hiqet si mik dhe eshte ne te vertete nje armik, 4) ne vitin 2007 mos lini me kusur!
Virgjeresha: Tregohuni me ne fund e sinqerte dhe mos pretendoni te jeni ajo qe nuk jeni. Kapeni kete shans kete vit, vitin tjeter do te jete shume vone. As edhe femijet e fillores nuk besojne me tek virgjeria, prandaj keshilla jone eshte: mos beni shume moral por shijoni jeten. Do cuditeni edhe vete se sa do t'ju pelqeje.
Peshorja: Ju pelqen qe te dukeni shume te balancuar, por ne te vertete te gjithe e dine se luhatjet tuaja sa nga e majta ne te djathte jane me te medhaja (ne te vertete shume me te medha) se sa te gjitha shenjat zodiake marre sebashku. Kete vit luhatjet tuaja skizofrenike nuk do i perballoje as vete peshorja. Keshilla jone: mbani pjese rezerve, me cdo kusht!
Akrepi: Vitin e kaluar ndenjet i fshehur poshte peshores dhe e pesuat: u perzhitet nga dielli dhe u bete qull nga shiu e bresheri. Shpresojme ta keni kapur leksionin qe ju dha 2005: mos ja besoni pergjegjesine e jetes suaj te tjereve dhe as mos ju besoni atyre se cthone njerezit: ku e thena e ku e qena. Keshilla jone: mundohuni qe kete vit ta organizoni jeten tuaj ne menyre pak me aktive dhe te qellimshme. Mos keni frike nga rreziqet edhe pse mund te humbisni ndonje kembe!
Shigjetari: Jeni shume krenar per shigjeten tuaj por, ajo qe nuk doni te shikoni dhe kuptoni eshte se askush nuk e can koken per te dhe per pozat tuaja. Jo vetem kaq, por na fusni plevitin vetem tek ju shikojme aq te zhveshur ne mes te dhjetorit. Keshilla jone: gjej nje pune te hajrit!
Bricjapi: Briret e ke te bukur, mjekra te hyri ne analet e modes. Midis femrave te bukura ishe si veshka ne mes te dhjamit. Ne 2006 nuk ka asnje shenje te suksesit tend. Ti je out, i vjeteruar. I tille do ngelesh per dhjete vitet e ardhshem. Por, mbas dhjete vitesh eshte perseri radha jote dhe atehere nuk te del me askush perpara. Keshilla jone: Durim!
Ujori: Per sa kohe qe jeni ne uje, cdo gje shkon fjolle. Problemet i keni kur dilni ne toke: cdo gje ju duket shume e thate. Kete vit toka do jete me miqesore me ju, jo se ju jeni bere me i mire, dhe jo sepse toka eshte bere me e mire. Thjesht e qarte: toka ju a ka interesin. Vetem kujdes, se toka do sillet miqesore me ju sa te arrije qellimet e saj dhe te peshqve, aleateve te saj me te perzgjedhur. Keshilla jone: ecni nje hap para dhe dy mbrapa. Keshtu jeni gjithmone ne territorin tuaj.
Peshqit: Ju e dridhni si askush tjeter: nje here jeni cironke, nje here beheni ngjale, pastaj ktheheni delfin dhe kur ju vjen ne maje te hundes beheni peshkaqen dhe i shfarosni te gjithe. Me nje fjale: ju nuk humbisni asnjehere, jeni gjithmone fitues. Por mos kujtoni se se te tjeret nuk i kuptojne lodrat tuaja. Keshilla jone: ruajuni nga rrjetat e peshkatareve dhe shigjetat e shigjetarit.

© Selfmaderadio