Showing posts with label Rrefime. Show all posts
Showing posts with label Rrefime. Show all posts

2.9.10

Der erste Tag

Als er zurück aus der Schule kam, sah er viel grösser aus. Gestreckter Körper, resolute Bewegungen, den Kopf hoch und die Nasespitze gespitzt mit Eitelkeit, der Gesichtsausdruck voll mit Arroganz, knappe Antworten, tiefe Stimme. "Morgen komme ich allein aus dem Hort", sagte er klipp und klar, "gib mir bitte den Hausschlüssel morgen mit, ich kann allein in der Wohnung bleiben." Und dann ging er in sein Zimmer. Ich folgte ihm nach.

Er legte ein Arbeitblatt auf den Arbeitstisch und mit Stolz und ernster Miene erklärte er mir, dass das seine erste Hausaufgabe sei. Während er redete, zeigte mir seine Körpersprache deutlich, dass das hier sein Territorium sei und dass es für mich da keinen Platz gebe. Dann schaute er seine Hausaufgabe kurz an, legte sie vorsichtig in eine rote Mappe, die Mappe steckte er in seine Schultasche und die Tasche stellte er auf den Tisch, stehend. Bis er schlafen ging, repetierte er dieses Ritual mindesten fünfmal. Noch kurz vor dem Einschlafen nahm er die Tasche weg vom Tisch und setzte sie vor die Zimmertür. "Jetzt ist es besser", sagte er und ging in sein Bett, versichert, dass die Nacht jetzt kein gemeines Spiel mehr mit seiner Schultasche spielen könnte.

Innerhalb von ein paar Stunden war er in einem anderen Entwicklungsstadium, in einem, wo die Pflichten und Rechte den Menschen einem erwachsener machen. Ich war fasziniert, obwohl noch am selben Morgen, als ich ihn in die Schule begleitete, hatte ich mit den Tränen gekämpft: vor Angst, dass er jetzt weg von mir geht.

Und trotzdem, als er schlafen ging, wurde er wieder ein kleines Kind das ohne Gutenachtgeschichte nicht ins Bett will, das Angst vor der Dunkelheit hat und einen Kuss von seinen Eltern fordert. „Ich habe dich sehr gern.“ - sagte er zu mir und umarmte mich fest. Ich fühlte mich glücklich. Müde ging ich früh ins Bett und schlief wie ein kleines Kind.

24.2.10

Ç’të bën fëmija!

Mami ka shkuar tek komshija poshtë, tek teta Vera. Teta Vera sot ka lyer shtëpinë.
„E shkreta“, - tha mami, - „për herë të dytë brenda vitit. Ç’viti!? Brenda dy muajsh! Ç’të bën fëmija“.

Fëmija jam unë dhe kam bërë një faj: kam harruar çezmën hapur. Uji na vjen vetëm tre herë në ditë, në mëngjes, drekë dhe darkë. Kur ka ardhur dje në drekë, ne nuk ishim në shtëpi dhe uji, pasi ka mbushur gjithë dyshemenë e kuzhinës sonë, ka rrjedhur edhe në muret e teta Verës.

Mami ka bërë një kafe dhe ka shkuar t’ja çojë teta Verës, se është lodhur shumë sot duke larë e pastruar gëlqere. Kështu më tha mami. Dhe pastaj më tha, që unë duhet të kujdesem për bebin deri sa të kthehet ajo.
Bebi - kjo është motra ime. Kështu më thanë mami me babin kur e sollën në shtëpi. Para se të lindte bebi ishte në barkun e mamit dhe mami me babin me thoshin se ne duhet ta duam shumë bebin, dhe se unë nuk do të isha më vetëm sepse do të kisha dikë me kë të luaja. Bebi është i vogël, fle gjithë ditën dhe nuk do të luajë fare me mua. Unë ja fus gishtin tek goja që ta zgjoj. Por kur zgjohet, bebi fillon të qajë dhe atëherë mami vjen me vrap e më bërtet: „Çfarë i bëre bebit?“ Sa herë që mami më bërtet kështu, unë e marr shumë inat bebin. Për fajin e bebit mami më bërtet mua. Unë atëherë i them mamit se ajo është gënjeshtare. Se bebi nuk do të luajë fare me mua. Dhe se unë nuk dua fare të kem motër. Ca më pak një gjë kaq të vogël e të shëmtuar që nuk di as të flasë dhe as të luajë; që vetëm qan dhe fle.
„Vetëm për fajin e saj“, – bërtas unë me të madhe dhe iki duke përplasur këmbët.

Bebi po fle. Me gojën hapur. Unë e shoh me inat dhe shkoj në kuzhinë. Në oborr po luajnë fëmijët. Hap dritaren dhe zgjas kokën përjashta. Janë mbledhur gjithe çunat e pallatit dhe po luajnë me top. Rezarti, ky është komshiu përballë teta Veres, merr topin dhe ja gjuan Benit të shkallës tjetër. Benin topi e kap në fytyrë. Ai mbulon fytyrën me dore dhe pastaj i inatosur e duke bërtitur shkon me vrap tek Rezarti dhe fillon ta gjuajë me grushta. Rezarti e kap për trupi, i fut një stërkëmbësh dhe e rrëzon Benin përtokë. Çunat e tjerë afrohen nga ana e Rezartit dhe tallen me Benin. Mua më vjen shumë keq për Benin. Unë nuk e dua Rezartin, bile e kam frikë se bën gjithmonë si komandant dhe mua, sa herë më sheh më thërret „erdhi shushka“. Çunat bëjnë edhe ca sherr dhe largohen. Unë mbyll dritaren. Nuk di ç’të bëj. Mami nuk është kthyer akoma.
Shkoj tek dhoma ku është bebi. Por bebin nuk e shoh gjëkundi.
„Bebi, ku je?“ - thërras unë.
Mami e kishte vënë tek krevati i saj kur iku, por tani nuk është më aty. Ngre mbulesën e krevatit, por nuk ka beb. Shkoj tek krevati i bebit, po as aty nuk është. Mua më kap frika dhe filloj të qaj. Si do t’i them mamit që bebi ka ikur? Hap derën e jashtme me lot në sy dhe filloj të zbrez shkallët që të çojnë tek teta Vera. Me çdo shkallë që zbrez e ngre zërin e të qarit. Kur arrij para derës së teta Verës, dera hapet pa pritur që t’i bie.
Teta Vera dhe mami më dalin përpara me fytyra të merakosura dhe më pyesin, - „Çfarë ka ndodhur?“ Unë tregoj me gisht nga kati më sipër, aty ku e kemi shtepinë ne. „Bebi“, - them midis ngashërimave, me gishtin gjithmonë sipër, – „bebi ka ikur.“ Këtu mua më mbulojnë lotët. Mami ngjitet me vrap sipër. Teta Vera më merr në krahë, mundohet të më qetësojë dhe pastaj më kap për dore e fillojmë të ngjisim shkallët bashkë.
Kur arrijmë tek dera e dhomës së bebit shohim mamin duke kërkuar poshtë krevatit të madh. Kur ngrihet ka në dorë bebin. E rregullon dhe e vë mbi krevat.
„Po, si është futur deri aty?“, – pyet teta Vera.
Të dyja gratë më hedhin sytë. Mami më vjen pranë më kap nga krahët dhe më thotë: „Trego të vërtetën!“
„Nuk e kam futur unë bebin aty, për kokën e babit, nuk e kam futur unë bebin aty.“, – them unë duke bërtitur.
„Ishte Tani këtu?“, - pyet mami. Tani është komshiu im i katit sipër, dhe shoku im më i ngushtë.
„Jo“, - them unë mes ngashërimash.
„Pa më thuaj pak, çfarë bëre gjatë kësaj kohe?“
Unë mblidhem grusht dhe i tregoj që po shihja kalamajtë e pallatit nga dritarja.
„Sa herë të kam thënë të mos varesh në dritare kur nuk ka të rritur në shtëpi?“ – shpërthen mami dhe mi ngul sytë e inatosur.
Unë i kam shumë frikë sytë e mamit kur inatosen. Ata bëhen shumë të mëdhenj dhe unë nuk di ku të fshihem. Ul kokën dhe mbështjell duart mbrapa kurrizit.
„Po të ishe rrëzuar nga dritarja?“ – thote mami.
Bum, dëgjohet një zhurmë nga mbrapa kurrizit të mamit.
Kthejmë kokat dhe shohim beben që ka rënë në dysheme. Ka hapur sytë, sheh nga tavani dhe rri ashtu pa lëvizur. Të dyja gratë shohin bebin, pastaj mua, pastaj njëra tjetrën. Mami shkon të ngrejë bebin nga toka. Teta Vera më përkedhel kokën dhe i thotë mamasë: „Po shkoj të të bëj një kafe.“

12.12.09

Leter mikut


Mein lieber Freund (dhe Monsieur)

ti më kërkon që unë të shkruaj dhe unë do ta kisha bërë me shumë kënaqësi nëse nuk do të kisha dilemat që kam, dilema që më frenojnë dhe, akoma më keq, paralizojnë; dilema që kushtëzohen ca nga mania e perfeksionit (e lindur dhe e stisur) e ca nga fakti që jam pjellë province, e, edhe pse jetoj më shumë se një dekadë (por më pak se dy) në një vend të civilizuar, në një vend për të cilin Henry Miller do të kishte thëne: të iki sa më parë nga ky vend fshataresk që bie era bajga lopësh e ku i vetmi afrodiziak është çokollata e gatuar me qumështin e lopëve (të cituara më sipër) dhe kakaon e vendeve të (ish)kolonializuara (me ish apo pa ish, kjo është çështja – ndërhyn menjëherë miku im filozof) përpara se të ma marri frymën provincializmi, e, të cilit, Millerit pra, gjyshja ime do i ishte përgjigjur flakë për flakë: ku di dhia ç’ështe tagjia, dhe për të cilën, gjyshen pra, Dürrenmatti, në mënyrë fare të thatë, të ngjyrosur vetëm me pak cinizëm dhe të maskuar nën shtëllungën e tymit të duhanit (për respekt të moshës së gjyshes, kuptohet) do i kishte thënë Frisch (Max): „Vizita e damës plakë“; e, si po ta thosha ca më sipër, edhe pse jetoj në qytetërim nuk arrij dot të dal tërësisht nga lekura e provincës dhe manierave të saj, maniera të cilat më kërkojnë mua, ty, atij dhe asaj, të jemi të krahasueshëm kur shkruajmë vetëm me letërsinë e madhe, me ajkën; se mund të jesh shkrimtar vetëm po pate lexuar Joyce, Proust dhe Borghes dhe, këtu, duhej të vazhdohej, llogjikisht, me një listë të gjatë për disa dhe një shumë të gjatë për disa të tjerë, lista që unë nuk i zotëroj dhe, për këtë arsye, bëra kompromis me veten që të vë këtu në formën më të shkurtër të mundshme, një bërthamë, pra, vetëm tre shkrimtarë, për të cilët, të paktën, bien dakort unanimisht si të tjerët edhe të tjerët, edhe pse akoma nuk e kanë zgjidhur çështjen e Kafkës (dhe nuk po e zë fare në gojë Econ, për të cilin filozofi thotë që nuk është shkrimtar, të paktën jo rrëfenjës, dhe të cilit ja kemi borxh gjithë këtëhype (siç thotë anglezi) për teorira konspiracioni; pra, se mund të jesh shkrimtar i mirë vetëm po të shkruash si ata, dhe kjo, mein lieber Freund, ka shumë, shumë, shumë më tepër rëndësi se sa fakti se për çfarë shkruan, gjë që automatikisht shtron pyetjen fundamentale: përse shkruajmë?, e, ku, unë, më duhet të pohoj, jam tërësisht ose pjesërisht e përjashtuar, sepse ja nuk i kam lexuar dishepujt, ja sepse nuk di të shkruaj si ata, dhe, si rrjedhim, nuk kapërcej dot mbi veten, dmth, mbi provincën, për të marrë guximin e për të shkruar, e, jo më pak e rëndësishme, më duhet të shtoj, që ky biznes nuk më sjell asgjë: as pare, as pushtet dhe as vajza të reja e të bukura e të bardha si porcelani (kjo e fundit për arsye që ti i kupton), siç ju sjell Joysave, Proustave dhe Borghesave provinciale - jo vetëm provincialeve, jo vetëm provincialeve, tund kokën filozofi im, dhe vë pikëçuditsen ke Borghes!, Miller! dhe ...! dhe ...! dhe ...! dhe fillon e më tregon, pastaj, historinë e mikut të tij filozof francez, që nuk është kaq i famshëm sa këta që u permendën më sipër (e ndoshta kjo shpjegon shumë), që në një moment sinqeriteti i kishte rrëfyer se kur kishte qenë 25 vjeç bënte dashuri (apo duhet të them më mirë, seks) me një 20 vjeçare, me 30 prapë me një 20 vjeçare, me 40 vjeç prapë me një 20 vjeçare, dhe tani, që ishte bërë 50 vjeç, prapë me një 20 vjeçare, e, në fund të kësaj liste 20 vjeçaresh anonime möchtegern (siç i thotë gjemani), po aq möchtegern sa edhe filozofi në fjalë, kishte kapur kokën me duar, dhe pa veshtruar nga qielli, por nga dërrasa e tavolinës ku po pinte një gotë më shumë se ç’duhej vere të kuqe Bordeaux (shumë e re, kishte përdredhur buzët filozofi dhe kishte porositur një Merlot), kishte pohuar në dëshpërim të plotë: O Mon Dieu!, oh, Mon Dieu!, je suis pédophile!, dhe se kjo ishte vetëm gjysma e së keqes, dhe se gjysma tjetër përbëhej nga fakti që 20 vjeçarja aktuale e kishte lënë dhe se, me kalimin e viteve, domosdoshmëria për ta ngritur moshën e femrave qe i fuste në krevat kishte filluar t’i vinte gjithmonë e më pranë, gjë që, vetëkuptohet, i fuste frikën, dmth, frikën e vdekjes) – e, pra, duke qenë se nuk shikoj hapësira bosh as jashtë meje, as brenda meje, preferoj të mos shkruaj, e duke pohuar këtë kam shumë frikë se do të të zhgënjej (po a nuk është zhgënjimi pjesë e jetës?) dhe se nuk më ngelet tjetër vetëm se të të sygjeroj (përsëri) të shkosh në barnes&nobles (apo diku tjetër) dhe të kërkosh „2666“ të Roberto Bollaños, ta marrësh në duar, të gjesh një vend të rehatshëm për shpatullat dhe kurrizin, e të fillosh të lexosh sa të duash e sa të mundesh (pa harruar të më njoftosh, se në c'faqe e ndërpreve leximin) e ku ti, pasi të kesh lexuar të paktën 40 faqe, do bindesh edhe vetë se vendimi im është shumë i arsyeshëm, sepse unë nuk mund të krahasohem bile as me Pelletier, as me Espinozen, e as me Morinin (harroje von Archiboldin) dhe e shumta-e shumta mund të ndihem pak, fare pjesërisht, përfundimisht përkohësisht (për arsye që ti mund ti kuptosh) me Liz Norton – po ja bo vetes me sy, mi dreq, do thoshte këtu shqiptari; teatralisch, do e pasonte zvicerani – gjë që ty, cher ami, do të të provokojë të thuash që nuk je dakort, se ti, po të ishe unë, nuk do e vrisje veten me rrangullat e provincës dhe do uleshe të shkruaje dhe, unë, këtu, nuk mundem vetëm se të të pergjigjem me argumentin tënd: Nike, Just do it!, që nuk është në fakt argumenti yt, por manierë amerikane, që në thelb (dhe në siperfaqe, do thoshte filozofi), është si një campari me orange, të gënjen, gati ta mbush mendjen, deri në momentin kur sheh që ajo që ke bërë është më mirë të mos ta kishe bërë dhe, se në vend të camparit me orange, mund të kishe ngrënë një cokollate me qumësht, teksa sodit lopët, diku në alpet pa njerëz të provincës së re, ku ajri i pastër të heq frikëra e dilema, dhe, në boshllëkun e së cilës, njeriu ka mundësinë të rivendose kontaktin me vetëveten naive, atë që nuk ka vdekur akoma (nëse!) dhe, më duhet të them, e bile ta theksoj, se unë këtë e quaj luks, mon ami, luks - ringjallje, thotë filozofi, të cilit i pëlqen të jetë pika në fund të fjalisë.

au revoir

12.6.09

Unë, miku dhe von Humbold

Në orën 8.15 të mëngjesit, bari i Piazzës është shumë i qetë. Ulem afër shatërvanit, porosis një kafe, zë vend mirë përballë diellit dhe hap librin aty ku e kam ndërprerë leximin dje. Personazhi i librit, Alexander von Humbold është nisur të hulumtojë botën, ta njohë e masë atë. Tani ai gjendet pikërisht në kanalin që lidh Orikonon me Amazonat, dhe ashtu si unë, është ulur pranë ujit, përballë diellit.
Unë jam duke pritur për mikun tim që është kthyer nga zbulimi i tij i Shqipërisë dje vonë dhe duhet të jetë tani rrugës duke ardhur në takim.
Von Humbolt është duke menduar për qenin e zhdukur papritmas, të cilin nuk do ta takojë më kurrë por veçse në kujtime dhe ëndërra. Nuk e kishte dashur atë qen - bashkëjetesa me të kishte qenë një bela e pashmangshme – por tani që ai ishte zhdukur papritur, ndiente një brejtje ndërgjegje nga e cila shkëputej vetëm kur i duhej të vriste mushkonjat. Ishin me tufa mushkonjat në këtë pjesë të botës. Agresive, shumë agresive. Kur i hidhte një sy fytyrës së masakruar të Lapland, shoqëruesit të tij, i hiqej edhe iluzioni më i vogël se ajo e tija kishte fat më të mirë.
Kur von Humbold fillon të vrasë mushkonja, unë përfitoj nga rasti dhe gjerb pak nga kafeja që po ftohet në tavolinë.

Miku im nuk duket gjëkundi. Kanë kaluar 15 minuta nga orari i takimit.
Je me pushime, ke luajtur mendsh që ikën që pa gdhire?, më pyesin të shtëpise. Ti kujton se ai tjetri do vijë në kohën e caktuar në takim? A e di që edhe mund të mos vijë fare?
I hedh një sy telefonit. Në Shqipëri gjithmonë i ndezur, në Zürich shumicën e kohës i mbyllur. Përse mban telefon kur nuk e përdor? – më pyesin prindërit pas çdo telefonate Tiranë-Zürich pa përgjigje. Unë dyshoj se, më shumë se sa mospërgjigjet e mia, prindërit i shqetëson mospërfillja ime ndaj telefonit, indiferencë që iu kujton se sa të varur janë ata vetë nga ai. Si shumica e fqinjëve dhe miqve të tyre, telefoni, ashtu si edhe televizori, është shndërruar në një varësi.
Asgjë në telefon. Bari ka filluar të mbushet. Shitesi i gazetave sillet rreth tavolinave.
Jo, faleminderit, i them, kthej për disa sekonda fytyrën nga dielli, dhe iu rikthehem halleve të von Humbold. Filloj e mendoj me të.
Ku të ishte zhdukur qeni një natë më parë në mënyrë aq misterioze? Pa zhurmë, sikur ta kishte përpirë dheu? As von Humbold, as unë nuk iu besojmë legjendave që qarkullojnë në këtë anë të botës, dhe duhet thënë se, në këto vise të harruara, irracionaliteti është ulur këmbëkryq. Shoqëruesit vendas përpiqen me këmbë e me duar të na bindin se duhet t’iu besojmë legjendave. Bile edhe Lapland nuk është më i sigurt, ndoshta nuk do ishte keq t’i merrnim seriozisht historitë, thotë ai duke kruajtur fytyrën e përgjakur. Jo. Legjendat nuk mund t’i matësh, as t’i rindërtosh. Thjesht mund të matësh frikën e njerëzve që i krijojnë ato, këtë po."

Një mizë vjen vërdallë kokës time. Është miza e parë që takoj. Është fillim maji, pak nga pak, mizat do fillojnë të shtohen e do bëhen të bezdisura. Por prapë, mizat nuk janë mushkonja.
Ora 9.00. Kafja e mbetur është ftohur. Asnjë gjurmë miku. Pi kafen me fund. Bari është mbushur plot e përplot. E lë von Humbold të bëjë pak pushim dhe filloj të këqyr njerëzit e barit. Janë të gjithë të rinj. Studente dhe studentë. Gjerbin kafe. Flasin, qeshin ose heshtin me njëri-tjetrin. Vajzat të stiluara, me këpucë apo sandale me taka të larta. Çunat me xhinse të lara boje. Vetvetiu i krahasoj me studentët e mi. Në këtë orë janë ose nëpër salla leksionesh dhe praktikash ose duke nxituar për në to; ose të ulur diku, duke studiuar, ose duke nxituar për diku, për t’u ulur dhe për t’ë studiuar. Jo, pa taka. Studentet nuk kanë shumë kohë, nuk e kanë luksin t’i bëjnë gjërat ngadalë, pa stres. Në të vërtetë, jo vetëm studentet, gati askush nuk ka kohë. Ju hedh edhe një vështrim të rinjve. Mendoj, Dolce Vita!
Ku je?, pyes mikun me SMS.
Duke ardhur.
Ndjej irritim tek vë re kohën që kam pritur. Irritohem më shumë kur kujtoj se prindërit kishin të drejtë, edhe këtë herë. Filloj të vras mendjen se ç’pjesë të jetës së miqve dhe familjarëve të mi që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri zë koha e pritjes. Filloj të mendoj se çfarë nevojash mund të plotësoheshin në ate kohë që njeriu ia flijon pritjes së tjetrit. Gjatë kësaj kohe mund të kisha takuar M., dhe kafen do e kisha pirë me të. Mund të kisha kaluar nga agjensia turistike për të prenotuar udhëtimin e ardhshëm. Mund të kisha kaluar nga B. për të marrë porosinë.
Unë jam me pushime dhe kam kohë. Perpiqem të qetësoj veten. Hap librin. Sido që të jetë, ne do ecim më tutje, thotë von Humbold. Mirë, them unë dhe e mbyll librin. Irritimi e ka mbytur kureshtjen.
Një kafe, të lutem, porosis unë. Hedh sytë përreth, asnjë fytyrë e njohur. Edhe sa do më duhet të pres? Irritohem më shumë. Mendoj të iki.
Ku je? ndërpret rrjedhën e irritimit mesazhi i mikut.
Duke pritur.
Kur shoh mikun në rrugicën që të sjell në bar, ora shënon 9.15. Qesh e dorëzuar. I gjej von Humbold një vend në çantë, ia bëj me dorë mikut, rehatohem përballë diellit dhe filloj gjerb kafenë e dytë, të nxehtë.
Sa mirë që nuk ika, mendoj. Nuk do kishim gjetur më vend të lirë në barin e stërmbushur. Sa mirë që erdhi, mendoj. Kushedi kur do ishim takuar herës tjetër, përveçse në kujtime dhe ëndërra.
Nëse do të kishte një herë tjetër.
Man wisse nie, thotë von Humbold.

12.12.08

Short cuts - Abraham

Abrahamin e njoha në avion, rrugës së kthimit për Zürich; në krahët e Christinës, gruas që i kishte qëlluar karrigia pranë meje. Abrahami është nje bebe 8 muajshe; kurioz, me belbëzitjet e moshës, me të qeshurin gurgullues dhe, në pamje të parë, nuk dallon nga asnjë moshatar i tij. Christina është një murgeshë gjermane që shërben në një mision katolik në lindje të Zvicrës. Që prej diçka më shumë se një vit, ajo jeton në Shkodër, së bashku me murgesha të tjera që përpiqen, përveçse t’i sjellin pranë zotit, edhe t’ua lehtësojnë dhimbjet e varfërisë banorëve të Shkodrës dhe rrethinave përreth.

Në një nga këto rrethina; në një fshat të varfër; në një familje akoma më të varfër; lindi një ditë dimri fëmija i pestë. Një djalë. Për familjen asgjë për të gezuar: fati ishte treguar koprac. Një kontroll mjekësor në spitalin e Shkodrës do të evidentonte se bebja kishte lindur me shumë probleme, më të rëndat - qiellza e pambyllur dhe një zemër e formuar me difekt. Mjeku shkodran do t’ua kthente fëmijën e sapolindur prindërve të rraskapitur nga emocionet pa asnjë shpresë. Ndoshta vetëm një javë jetë, jo më shumë. Nuk mund të bëhej asgjë për këtë fëmijë; spitali nuk gëzonte asnjë lloj infrastrukture për ndërhyrjet e domosdoshme kirurgjikale që do të mund t’ia shpëtonin jetën.

Me fëmijën në krahë, prindërit do të rimerrnin udhën për në shtëpinë ku i prisnin katër fëmijë të tjerë. Të heshtur. Të trazuar. Te dëshpëruar. Edhe pse të mësuar me vuajtjet, vdekjen e tij nuk donin ta përjetonin. Nuk ishin gati edhe për një dhimbje të tillë.

Ishte errësirë, ishte shumë vonë kur dera e shtëpisë ku jetonin murgeshat trokiti atë natë dimri. Në derë, një burrë i rrudhur zgjat një bebe dhe thotë me një zë të dorëzuar: merreni këtë femije, bëni që ai të jetojë. Ne nuk mundemi.

Murgeshat e huaja, papritur e gjetën veten me një bebe në krahë. Një bebe që do ua ndryshonte jetën.

Fillimisht, fëmijës i vunë një emër, emrin e të mirit Abraham – ndoshta duke projektuar tek ky emër dëshirën dhe shpresën e tyre që ky fëmijë të jetojë dhe të bëhet, një ditë, shtyllë për familjen e tij. Pastaj, bashkarisht, zgjodhen mes tyre një nënë, Christinën, që duke i dhënë mëmësinë i jepte këtij fëmije edhe mundësinë për të dalë jashtë Shqipërisë, drejt një ndihme mjekësore me shpresëdhënëse. Pastaj, porositën ushqimet dhe shishet speciale të qumështit për të ushqyer fëmijën gjysëm të uritur; thithësja e shisheve të qumështit duhet të ishte e gjatë, e gjate deri sa të arrinte mbas qiellzën – e vetmja mënyrë që bebja të pinte normalisht; e vetmja mënyrë për të shmangur infeksionet. Pastaj, bënë një plan, si dhe ku do të kërkonin ndihmën mjekësore dhe financiare për operacionet e vështira.

Abrahami nuk vdiq pas një jave. Ai jeton; jeton i përkëdhelur në familjen e re, midis murgeshave të cilave ju zgjoi ndenjat e mëmësisë; i përkëdhelur me dashurinë e prindërve, që vijnë e vizitojnë rregullisht; i përkëdhelur paksa edhe nga fati, të paktën deri tani. Christina ka mësuar shqip dhe komunikon me të birin në gjuhën e tij. Ajo ka vendosur të jetojë në Shqipëri, kështu Abraham do ketë mundësinë te rritet në kulturën e tij, pranë prindërve dhe vëllezërve e motrave e tij.

Abrahami është bërë 8 muajsh, mosha që mjekët kanë vendosur të përshtatshme për të filluar ndërhyrjet kirurgjikale. Në krahët e Christinës, ai po fluturon drejt Zvicrës ku do ju nënshtrohet operacioneve të njëpasnjëshme: në fillim do i mbyllin qiellzën, pastaj do i rregullojnë deformimet në zemër, pastaj ... Për një pjesë të operacioneve lekët janë gjetur, për të tjerat murgeshat po kërkojnë akoma me durim. Ato jane plot shpresë. Christina pohon me kokë dhe thotë: Abraham e do jetën, ai do jetojë.

Abrahami qesh, thith qumësht nga shishja me thithën e gjatë deri mbas qiellzës, hedh sytë kuriozë nëpër avionin e përgjumur, dhe lëshon tinguj gurgullues. Një fëmijë që të bën për vete; një fëmijë që në pamje të parë nuk dallon fare nga moshatarët e tij.

12.11.08

Albania – Short cuts (1)


Ky është kthimi i kushedisahertë. Numrat nuk bëjnë më punë, kujtesa refuzon t’i përdorë. Avioni fillon të ulet dhe kokat automatikisht ngjiten mbas xhamave.

Erdhëm në Shqipëri? – pyet Jon.
Po! Ja, aty poshtë është, – i them, dhe mundohem të depertoj veshtrimin tek ajo cope dritarejem akoma e pambuluar nga koka e tij, për të parë sadopak peizazhin që afrohet poshtë nesh. Zërat e njerëzve janë tulatur. Ky është momenti kur flasin emocionet, feksjet e kujtimeve, përfytyrimi për atë që do ndodhë pak më vonë.

Në momentin kur avioni ndalet, gjalleria fillon përsëri me një padurim shembullor. Erdhëm! Po, po, u ulëm. Ku jeni? – mesazhe që thithen nga telefonat për t’u përcjelleë vetëm disa qindra metra më tutje.

Në prehërin tim, Era, ime bijë, fle e patrazuar. Për mua, kthimi tek kujtimet komplikohet fizikisht nga situata e vështire ku ndodhem: vetëm, një fëmijë në gjumë, një fëmijë që më mbështillet tek këmbët nga pasiguria përballë realitetit akoma të huaj, dhe një cantë të madhe për ta ngarkuar. Një dorë zgjatet pas meje dhe merr cantën.

Nuk ka problem, - thotë zotëria i panjohur me një buzëqeshje, - e ngre unë.
Im bir, nga midis këmbëve të mija, e shef me sy të mëdhenj.
Kush është ky xhaxhi, mami?
Nuk e di, - i them, teksa capitem përpara.

Dal tek dera e avionit dhe bëj ritualin e përhershëm: qëndroj, mbyll sytë dhe mbushem me frymë. Përpiqem të kap cdo prekje dielli, përpiqem të ndjej ngrohtësinë e cdo molekule ajri. Eshtë nxehtë në Tiranë dhe dielli shkëlqen fort. Tamam si në kujtimet e mia.

Autobuzi pret për ne; na merr dhe na con tek ndertesa e re e aeroportit. Kur dola herën e fundit nga Shqipëria, kisha dalë nga ndërtesa e vjetër. Më kap një ndjenjë trishtimi. Trishtimi për një kujtim që nuk do e ritakoj më në realitet: vendi im duket i huaj.

Ndërtesa e re është si një hangar i madh. E thjeshtë. Policët e kontrollit të pasaportave qëndrojnë përballë nesh, të mbrojtur në kabina xhami.

Dalloj policen grua që më kontrolloi herën e fundit dhe zë radhë përpara kabinës së saj. Jap pasaportat tona dhe teksa ajo fut të dhënat në kompjuter përpiqem të shoh se sa ka ndryshuar nga hera e kaluar.

Eshtë rreth të dyzetave dhe flokët i ka lyer të verdha. Ka një fytyrë me ngërc, të errët dhe sytë me rrathë të zinj. Nuk i rezistoj sërish kurreshtjes për të kuptuar se cfarë halle ja kanë gdhendur vrenjtësinë në fytyrë. Ndoshta është lodhja nga kjo punë e mërzitshme që nuk të le të ngresh kokën.

Gruaja shkruan me dy gishta, me goditje të shpejta dhe të forta të tastierës. Nuk i lëviz asnjë muskul në fytyrën e zbrazur nga cdo lloj shprehjeje. Mbaron punë, na zgjat pasaportat, i hedh një sy tim biri, pastaj time bije që akoma fle, dhe lejon një buzëqeshje t’ja ngrohi fytyrën për pak sekonda; tërheq buzëqeshjen mbrapsht teksa hedh sytë tek unë dhe thotë: mirëserdhet. Unë largohem e kënaqur. Rigjetja e kujtimit të shkrirjes së polices përpara fytyrës së fëmijëve, ma bën më të ngrohtë këtë ndërtesë të re dhe të ftohtë aeroporti.

Afrohem tek rripi rrotullues dhe pres për valixhet. Teksa jam duke vrarë mendjen se si të transportoj valixhet me një femijë që fle në krah; një punonjës i aeroportit më afrohet dhe, me një ton babaxhani, më thotë të pres. Vjen pas pak castesh me një karrocë. Më ndihmon të ngarkoj valixhet dhe e shtyn karrocen deri tek dera; uron gjithë të mirat dhe largohet me tutje. E ndjek me sy nga mbrapa, me sy gati të mbushur me lot, psherëtij dhe drejtohem për tek prindërit që presin pak më tutje.

I qëmtoj me kujdes dhe dal në përfundimin se janë po ata të herës së kaluar; koha midis nuk ka lënë gjurmë tek ta. Teksa shoh lotët e mamasë kur merr në krahë dhe puth mbesën e re, teksa dëgjoj babanë të thotë, po sa je rritur more Jon, kujtohem se gjurmët e saj koha midis i ka lënë tek fëmijët. Dhe më kap përsëri trishtimi. I kushedisesahertë.

5.3.08

Emra dhe rruge


20. Marta dhe Luiza


Marta dhe Luiza jane dy gra rreth te 80ve. Jetojne ne nje fshat te rrethinave te Vlores fshehur mbrapa kodrave; nje nga ato fshatrat ku ha pula strall dhe ku te duhet nje kale per ta arritur. Apo nje gomar. Ose, nje makine e forte qe e perballon strallin dhe gropat pa fund. Marta dhe Luiza jetojne ne nje shtepi-kaba guri, dy kateshe. Pa njeri. Femijet ju kane ikur jashte shtetit. Kane ndertuar jeten atje. Kane futur gra neper shtepite e tyre. Kane bere femije qe gjallerojne shtepine e madhe dhe te heshtur te fshatit te Vlores ne vere; kur vijne me pushime.

Kjo eshte shtepia ku hyne nuse, ketu e gjashtedhjete vjet me pare; ne fillim Luiza dhe pak me vone Marta. Burrat e tyre: vellezer. Asnjera prej te dyjave nuk lindi femije dhe burrat ju vdiqen te rinj; ne fillim ai i Martes dhe pastaj ai i Luizes. Thone, se fati i keq i dy vellezerve u vendos nje dite prilli. Dite, kur ata ktheheshin nga nje rruge e gjate. I kishte kapur nje stuhi e marre gerxheve te thata me shkurre te ashpra. Kishin filluar vetetimat, rrufete. Dy vellezerit kishin gjetur nje guve te panjohur per te futur koken. Rrefenjat thone, se ajo dite i beri te dy vellezerit sterile e ju shkurtoi jeten. Se cfare ka ndodhur ate dite ne ate guve nuk e di kush. Cilido qofte sekreti, ai prehet se bashku me te dy vellezerit ne varret e tyre prane e prane, poshte nje rrapi te vjeter sa vete fshati.

Marta adoptoi nje djale nga shtepia e femijes. Luiza adoptoi vajzen e motres. I rriten femijet me njera-tjetren e me nje mije kusure. Dikur femijet u rriten, e si gjithe dynjaja; moren rruget fillimisht drejt qytetit e me pas drejt anes tjeter te detit. Marta dhe Luiza vazhduan te jetonin ne shtepine-kaba, ne fshatin ku kishin ngelur prinder pa femije. Jeten e veshtire ishin mesuar ta perballonin, edhe pse nuk ishin me te reja. Edhe shtepia nuk po e perballonte me moshen: filluan t'i binin tjegulla e mure. U zhvendosen ne katin e pare, aty, ne dhomat ku ndriconte here dielli e here drita elektrike. Ashtu, me njera-tjetren, vazhdonin te jetonin rutinen e perditshme: milnin lopen, pastronin shtepine, punonin bacen, mbushnin uje tek burimi i fshatit, prishnin tek dyqani i vogel i fshatit pensionet e tyre, takonin bashkefshataret e ndanin me ta pershendetjet e hallet e rastit.

Dikur femijet u bene me femije e u kujtuan per shtepine leneshe te fshatit. Ribene katin e dyte dhe catine. I dhane nje dore katit te pare. E lidhen shtepine me nje rruge pa balte me rrugen e vetme te fshatit. Ujin e cuan tek dera e shtepise. Pastaj, sollen grate e tyre me femijet dhe i dhane shtepise perseri jete. Kur iken per ne vendet e tyre te reja, moren edhe Marten dhe Luizen me vete. Nuk ishin ndare ndonjehere. Filluan te komunikonin me telefon, e kur telefoni nuk mjaftonte; shkruanin letra, ashtu me shkrim kembepule qe i bente te skuqeshin por edhe te qeshnin.

U be nje mot qe nuk ishin pare. Moti i dyte ishte duke mbaruar. I kishin te gjitha c'kishin deshiruar te kishin, e prape nuk ndiheshin si ne shtepine e tyre. E para shkroi Marta, - Me ka marre malli per fshatin, per shtepine e per kohen kur ishim zonja ne shtepine tone. Luiza e mori ne telefon e i tha, se nuk pushonte se enderruari per ato kohera. Dhe, vendosen.

U kthyen ne shtepine-kaba, te rinovuar e moderne; me cezmen ke dera, me rrugen pa balte. Zonja ne shtepine e tyre. Kur kane kohe, ulen tek pragu i shtepise; rrufitin nga nje kafe turke dhe hedhin veshtrimin tek rrapi i vjeter sa fshati, poshte te cilit prehen burrat e tyre vellezer. Qe i presin.

21. Brunilda

Ishte 15 vjec kur u dashurua me te. Ai, i biri i nje te arratisuri. Familja e saj, pjese e nomeklatures, ishte kunder. Ajo nuk e degjoi dhe iku. Familja e saj e mohoi dhe ruajti statusin ne nomeklature. Mamaja e tij u be edhe e saja.

Linden dy femije; nje vajze dhe nje djale dhe ishin te lumtur. Femijet ishin akoma te vegjel kur ai vendosi te shkonte tek i jati. E kapen teksa po perpiqej te kalonte kufirin verior. Ajo e mori vesh lajmin te nesermen. U ul ne divanin ku ishte ulur edhe mamaja e tij, dhe ndenji pa folur me duart te lidhura ne peqi.

Nga internimi e shpetoi ndarja zyrtare prej tij. Mamaja e tij e kuptoi dhe nuk i tha gje. Atij i dhembi me shume se sa burgu. Prinderit e saj e ritakuan por pa e afruar shume; femijet e tij nuk i deshen. Ate, tani qe ishte e ndare, nuk e takonte me dot aq sa do te donte. Ai do te rrinte perjetesisht aty.Si ish-gruaja e nje te denuari i dhane nje pune me te mire. Femijet po rriteshin. Plaget po mbylleshin.

Dhe atehere ndodhi kthesa. Kohet ndryshuan. Ai doli nga burgu nje dite dimri dhe trokiti ne dere. Deren ja hapi e ema. Ajo e ndjeu por nuk mundi te levizte. Ndenji dhe e priti tek dera e dhomes se saj. Duke u dridhur.

Nuk ishin me te njejtet. Midis tyre kishte dhimbje dhe shume mosbesim. U perpoqen te rinjiheshin. Nuk funksionoi. Ai iku, ne nje drejtim te panjohur. Askush nuk e di ku. Ajo e kerkoi, e kerkoi. Por me kot. Atehere, mblodhi femijet dhe ato pak placka qe kishte; dhe iku edhe ajo ne nje vend me shpresa per femijet e saj.

22. Ida

Statusi civil

E martuar me nje zviceran
Pa femije

Edukimi dhe puna

1994-1999 Gjimnazi
1999-2004 Studime ne Biologji, Universiteti i vendit ish-komunist
2004-2007 Artiste ne Zürich

Kjo eshte, e shkurtuar, biografia profesionale e Ides. Biografia qe shoqeron letren ne te cilen ajo kerkon vendin bosh te laborantes ne nje laborator shkencor te Universitetit te Zürich-ut. Profesori i hedh nje sy, kupton qe Ida nuk ka eksperience dhe ja delegon pergjigjen negative sekretares se tij. Sekretarja ulet para kompjuterit, hap programin me te cilin do shkruaj pergjigjen negative dhe; si gjithmone, i hedh nje sy biografise. Ngre vetullat e syve skeptike lart, dhe pyet veten me cudi: biologe ne nje vend ish-komunist, artiste ne Zvicer?

Shkon ne Google, fut emrin e Ides ne kerkim dhe e gjen. Ne nje klub striptize ne qender te qytetit. E sheh vajzen e re dhe te bukur gjysem lakuriq ne fotografine e reklames, revoltohet; ngrihet me nxitim, shkon tek profesori dhe ja rrefen te tera. Ky, pasi meson dhe sheh te vertetat; ja rrefen ato gjate kohes se drekes punonjesve dhe studenteve te tij. Pasi mbarojne dreken, shkojne te gjithe tek google dhe shijojne; mes te qeshurave dhe batutave, fotgrafine e Ides-biologe-artiste kercimtare striperi; qe ndoshta mund te ishte bere laborante dhe bashkepunetore e tyre.

Ida vazhdon te kerkoje pune.

23. Rruge

Idastrasse (Rruga Ida)
Brunildastrasse (Rruga Brunilda)
Martastrasse (Rruga Marta)
Luizastrasse (Rruga Luiza)

26.2.08

Historia ne jete, jeta ne histori



16. E paimagjinueshmja Nr. 2.


E premte. Rreth ores 16.00. I gezohem mbarimit te dites, mberritjes se fundit te javes. Hedh nje sy mesazheve. I lexoj teksa rufit kafene-rutine te mbasdites. Po nisem per ne Kosove, shpallet pavaresia te dielen, – lexoj mesazhin e derguar nga Krasta. E lexova mire? E rilexoj. Nje fjali. E qarte. Po, a eshte edhe e vertete? Sa kohe u be qe njerezit ne Kosove e enderrojne pavaresine? Prej sa vitesh thone do vije pas nje muaji; po jo pas ketij muaji, pas atij muajit tjeter qe vjen, e keshtu vite me radhe? Nuk me kujtohet te kem lexuar ne shtyp ndonje artikull, as te kem pare ne televizor ndonje program parasinjalizues. Perpiqem te lidhem me Krasten. Ai ka marre rrugen.

Capitem neper rrugen me peme qe duken si hije nga erresira, me nje ndjenje te cuditshme. Eshte nje ndjenje qe nuk eshte shume afer meje, duket sikur eshte depozituar diku ne nje qoshe te harruar, por prape arrin te rrezatoje lehtshem deri tek mendimet e mia. Eshte nje e premte-mbremje si gjithe te tjerat. Darka, femijet, banjo, perralla, gjume. Ne, te rriturit fillojme aktivitetet tona; Mr.T sheh televizor, une punoj ne kompjuter. Perpiqem te kap Krasten. Ai nuk duket gjekundi. Si pa kujtuar i them Mr.T., - Shpallet Pavaresia e Kosoves te dielen. Ai me sheh me sy te medhenj. Une ngre supet dhe them, - Krasta. Mr.T. nderpret programin dhe fillon kerkon ndonje emision lajmesh. Asnje lajm per Kosoven. Ju rikthehemi aktiviteteve tona.

Te shtunen eshte nje dite me diell. Eshte nje diell me dhembe. Me pelqejne te shtunat, sepse me dhurojne luksin e te fjeturit gjate, ngadalesise, dembelosjes. Dita fillon me ritualet e saj, qe ne ndryshim nga ditet e javes, kane sekuenca me te gjata. Ne mbremje, pasi femijet i ka zene gjumi, ulem me kompjuterin ne preher dhe kerkoj Krasten. E gjej.

E sigurt? - e pyes shkurt. Teksa pergjigja vonon, filloj te shoh nje filem, me gjysmen e mendjes. Dikur filmi me perpin. Kur ai mbaron, para se te mbyll kompjuterin, i hedh edhe nje sy mesazheve. Po, neser shpallet Pavaresia, e sigurt. Krasta ka ikur te bleje birra, dhe ne po festojme, - pergjigjet nje Karme teresisht e ekzaltuar. Dergoj nje mesazh me kerkesen per me shume hollesira, por nuk marr me pergjigje: te gjithe jane duke festuar. Fillojme me Mr. T. te kerkojme lajme, cfaredolloj stacioni, nuk ka rendesi, vetem lajme ku te konfirmojme haberet. Dhe e gjejme, ne nje stacion Zviceran qe perserit pafundesisht lajme: nje det flamujsh te kuq rrugeve te Prishtines qe presin per shpalljen e pavaresise te dielen. Shihemi ne sy dhe ndjejme nje dridhje brenda. Qenkerka e vertete?

E djela vjen paksa e pazakonte. Dielli eshte perjashta me dhembe akoma me te medha se nje dite me pare. Asnjeri nga ne te dy nuk ndjen se ka deshire te levizi nga qyteti, te ndermarre ndonje aktivitet me femijet. Vertitemi pa kuptim. Perserisim njeri pas tjetrit pyetjen pa pergjigje, cfare do bejme sot, shkojme nga nje dhome ne tjetren. Jemi si pa mend koke. Vertet, cfare do bejme sot? Une nisem drejt telefonit. Ne anen tjeter pergjigjet Bro’. Mr. T. qendron afer meje. Une ndez funskionin e altoparlantit.
Gezuar, Bro’, Gezuar Pavaresine!
Faleminderit, faleminderit. A e moret vesh, a?
Bro’ eshte tere gurgullime lumturie, gezohet per telefonaten, ngazellehet me ne. Bro’, qe zakonisht eshte i permbajtur teksa flet me zerin e tij te thelle e te qete, i menduar, duke rrumbullakosur fjalet e mendimet: here ne kosovarce, here ne anglisht e here ne gjermanisht. Qesh, qesh prape, flet me nje ze te lumtur dhe na siguron se cdo gje eshte e vertete. Edhe nje ore.

Une dhe Mr.T. bejme nje nga gjerat me te pazakonshme per kete ore te dites: ndezim televizorin dhe kerkojme CNN, dhe per dy ore ndjekim live ngjarjen e pabesueshme, e paimagjinueshme: Shpalljen e Pavaresise se Kosoves. Cfare ndjenje! E papershkrueshme. Na kalojne te rrenqethura neper trup. Nje lloj mpirje. Pastaj qeshim dhe themi te cuditur: U be! U be!

Gezohen dhe emocionohen keshtu dy njerez qe me Kosoven i lidh shume pak: disa miq, rrefime historie. Teksa realizojme emocionin dhe gezimin qe na ka pershkuar, behemi te ndergjegjshem se identiteti i ka rrenjet shume te thella. Shume me te thella nga sa i kishim menduar.

17. E paimagjinueshmja Nr. 1

Jeta e individit eshte e shkurter, shume e shkurter per ta jetuar gjithe historine ne te. Ka breza qe ne jeten e tyre nuk perjetojne asnje moment historik. Breza ku historia eshte e qete, mbushur me ndonje skandal politik tek-tuk, ndonje ngjarje mediatike, me ndonje yll qe vdes, apo ligje progresive qe arrijne te hyjne ne jete. Si, psh, jeta e Mr.T. E vetmja gje e rendesishme qe i ka ndodhur eshte perjetimi i hyrjes ne histori e Euros, monedhes. Dhe kete, ai e perjetoi se bashku me mua dhe Bro’ ne Viene, sepse Zvicra nuk eshte ne EU dhe vazhdon te jete e patrazuar nga dallget e historise.

Ka pastaj vende ku gati cdo brez eshte deshmimtar i ndonje ngjarje te madhe historike. Bile, ka vende ku brezat perjetojne me shume se nje ngjarje te madhe historike. Brezi i tim gjyshi, per shembull, ka perjetuar Luften e Pare Boterore dhe Luften e Dyte Boterore. Dy rende shoqerore: feudalizmin dhe socializmin.

Brezi i mamase sime, pasi i mbijetoi Luftes se Dyte Boterore, ndertoi socializmin i bindur se ky rend/sistem ishte etapa e fundit e historise shqiptare. Une u linda dhe u rrita brenda ketij konstrukti; teresisht e bindur se kjo ishte jeta ime. Bota pertej ishte si nje enderr e larget, forma e se ciles diktohej teresisht nga televizioni italian. E imagjinoja te isha atje, por nuk e imagjinoja te mos isha me ketu; ne socializmin te ushqyer me gjirin e nenes, e te fiksuar ne materien gri si nje program kompjuteri qe funksionon pa nderprerje.

20 minuta zgjati puthja e dashurise sime te pare. Ndoshta nuk ishte 20 min. Por ishte megjithate shume e gjate. Shume pasionante. Shume e sinqerte. Si vete dashuria e pare. Ishte vere e nxehte dhe ne ishim ne nje qoshe te nje klase te shkolles ku nuk na shihte askush. Kishim muaj qe e prisnim ate moment. Dhe kur ndodhi, eh, donim te mos mbaronte kurre. Une te nesermen u nisa per ne Durres, ne plazh, me pushime. Ai tha, - do vij te te takoj. Une e prisja me syte tek dera me hekura ku rrinte vigjilent nje ushtar. Ai nuk erdhi. Nuk e kam pare me.

Ky ishte plazhi me i cuditshem i jetes sime. Papritur burrat ishin zhdukur. Dicka flitej. Nje darke, buze detit; teksa rrinim e sodisnim qiellin dhe yjet e shumte, im ate me tregoi me gisht ne horizont nje anije te madhe plot drita. Shume drita. Atje jane, - tha ai, - ata qe u futen ne ambasada. Ndersa une perpelitesha ne ethe dashurie, ne Tirane kishin ndodhur gjera te paimagjinueshme: njerezit kishin hyre ne ambasada dhe kishin ndenjur aty. Askush nuk i kishte nxjerre perjashta. Askush nuk i dorezoi tek policia. Mbas negociatash, ata i futen ne anije dhe i nisen drejt endrres. Endrres qe tani do te ishte realiteti i tyre. Ai ishte nje nga ata.

Teksa une perpiqesha te kuptoja domethenien e ketij akti, midis loteve te deshperimit, Kutia e Pandores ishte hapur perfundimisht. Muaj me vone, disa kile me e lehte ne peshe; perjetoja nepermjet ekranit te televizorit renien e konstruktit ku une isha ngjizur, ku isha edukuar te funksionoja, ku isha planifikuar te sherbeja. Simboli i fundit i ketij konstrukti, monumenti i Enver Hoxhes ne qender te Tiranes; ishte hedhur poshte ndersa une dhe ime moter luanim me letra peskatc, per te shtyre oret e merzitshme te arrestit shtepiak i aplikuar nga prinderit tane per te na kursyer jeten. Lexoj ditarin tim te asaj kohe dhe gjej shenimin: „terheqja e monumentit neper rruget me balte te Tiranes me sjell nje shije makabre ne goje“. Dite me pas, u zgjova ne kapitalizem dhe ne nje sistem te ri te quajtur demokraci.

18. Statistikat historike ne jeten e gjyshes

1. Lufta e Pare Boterore
2. Lufta e Dyte boterore
3. Socializmi
4. Renia e Socializmit
5. Demokracia
6. Pavaresia e Kosoves.


19. Dileme

A eshte me mire te kesh nje jete me histori apo nje jete te qete?

11.2.08

Fragment eksperimental

Nuk i shpetova dot tundimit te gjuhes per te bere nje kontroll te imet mbi cdo dhemb dhe hapesire nderdhembore. Ehh, - psheretiva i lehtesuar - te pakten dhemballet e mia jane te tera ne vend. Ishte gdhire.

Me zotin M. Zhgaba u takova tek restorant Piazza. Ishte ora 10.00. Restoranti ishte zakonisht i zbrazet ne kete ore; keshtu ishte edhe kete dite. Z. Zhgaba priste ne nje tavoline te qoshes qe nuk para binte ne sy. Zotin Zhgaba nuk e njihja mire, e kisha takuar dy - tri here per ceshtje te ekpertizes mjekesore ne dy raste te komplikuara qe kisha pasur vite te shkuar, por kjo ishte e gjitha. Ishte nje njeri portretin e te cilit nuk mund ta fshije kollaj nga kujtesa. Cdo here qe e takoja nuk mund te mos i shpetoja pyetjes se heshtur: ishte emri Zhgaba ai qe kishte percaktuar fizionomine e fytyres apo ishte fizionomia e fytyres ajo qe kishte percaktuar emrin. Por, tek e fundit, kombinimi i fizionomise se tij me emrin Zhgaba ishin vecse nje martese e perkryer, nga ato te rrallat qe fillojne dhe perfundojne te lumtura.

Ketu, edhe z. NN, qe rralle pajtohej me opinione qe nuk ishin te tijat, do te levizte koken poshte e lart; me syte te ngritura paksa mbi gjyzylyket e tij me skelete te lara ne flori. Ky obsesioni i Shqiptareve per zogjte grabitqare, - do te shtonte ai me nje veshtrim cinik, - gjithmone me ka lene nje shije gjaku ne goje. Nje bebeje te pafajshme i hidhet qyrku i zogut grabitqarit pa hapur akoma syte dhe pa thithur akoma piken e pare te qumeshtit. Ne flamur perseri nje zog i zi me nje veshtrim makaber. E quajne vendin e tyre vendin e shqiponjave edhe pse te duhet te presesh nje jete te tere te shohesh nje qe leviz ne qiell. E ke me kollaj te shkosh ne kopesht zoologjik e te shohesh nje. Dhe ajo nje, nga varferia ka filluar te haje veteveten, me rrefente nje emigrant. E ke degjuar teorine e fenotipit te zgjeruar - do me pyeste teksa thithte i perhumbur cigaren Marlboro, kembe permbi kembe, dhe i pozicionuar ne karrige ne nje menyre te tille sikur nuk i perkiste tavolines ku ishim ulur per te kthyer ndonje teke, dhe as kesaj bote. Sipas kesaj teorije, - do te vazhdonte me teper duke folur per veten se sa per mua, - nje parazit apo nje bujtes e zgjeron fenotipin e tij edhe tek ai te cilit ja ka zene deren. Ky rasti i ngjashmerise se fizionomise se shqiptareve me zogjte dhe obsesioni i tyre per zogjte duhet te kene te bejne me kete teori, patjeter. Vetem se eshte e veshtire te thuhet kush dominon ke, - dhe i piceronte syte sikur donte t'i fuste brenda kokes se tij per te gjetur pergjigjen.

Miredita, - me tha z. Zhgaba duke me permendur. Ja zgjata doren instiktivisht. I frikesuar qe ai mund te lexonte mendimet e mia e shmanga veshtrimin tim ne tavolinat fqinje boshe. Ka fakte te reja, - me tha, duke u perkulur koken paksa ne drejtimin tim. Hapi canten dhe nxorri nje dosje me kapak te zi. Kjo ketu, - dhe nxorri nga dosja nje dokument, - eshte perfundimi i ekpertizes mjekesore. Sapo arriti me faks.

Ishte nje ekspertize e bere nga Dr. Chuck E. Dolittle, D.D.S., nje nga autoritetet e forensic odontology. U perkula paksa shtrember dhe lexova adresen e faxit:

Dr. Chuck E. Dolittle, D.D.S.
The Civil Emergency Management Centre
Disaster Victim Identification
University of Hertfordshire

... hm. Ujku plak, paska ikur ne Angli, - thashe dhe i drejtova nje buzeqeshje me cepin e buzes z. Zhgaba, - bejne karriere bota. C'thote faksi? - e pyeta z. Zhgaba perpara se ai te me pyeste per lidhjet e mija me z. Dolittle.

Nga radiografia, - filloi ai, - eshte vertetuar qe viktimes i mungojne te gjithe molaret. Molaret e pare, te dyte dhe tre nga molaret e trete jane hequr se fundmi. Molari i trete i anes se majte, poshte, eshte hequr te pakten nje vit me perpara se sa te ndodhte krimi. Viktima ka pasur nje nekroze ne dhembin e qenit te anes se djathte, larte. Si rezultat, ky dhemb eshte me i erret i krahasuar me te tjeret. Historia dentare e viktimes tregon qe molaret e pare i jane zhvilluar normalisht ne moshen gjashtevjecare, molaret e dyte rreth moshes dymbedhjete vjecare dhe ata te trete i jane zhvilluar diku rreth te 20tave. Keta te fundit, te quajtur edhe dhembet e mencurise, duhet te kene pasur nje histori me problematike, duke shpjeguar edhe pozicionimin e tyre paksa te shmangur nga ai normal. Viktima ka plage te mishrave te dhembeve, ne qafe dhe ne kocken temporale te kafkes. Plaga ne koke eshte bere me nje dare dhemballesh, e njejta dare me te cilen jane hequr dhembet. Nga ekspertiza rezulton te jete nje dare qe nuk ekziston me ne koherat tona. Ajo qe e ben me te bindshem kete fakt eshte deponimi nje koleksionisti te veglave te kirurgjise ne Nju Jork. Zoteria ne fjale ka deponuar se nga koleksioni i tij mungon nje dare e kohes se luftes civile amerikane e cila daton vitin 1840. Dara eshte manifaktuar nga Wade&Ford ne Pensilvania dhe eshte unike, si te gjitha pajisjet e prodhuara ne ate kohe nga manifakturat e vogla dhe kryesisht artizanale. Dorezat e dares jane prej druri panje. Mbi pjesen metalike te dares gjendet mbishkrimi "U.S.A. Hosp.' Dep.'" i shkruajtur ne stilin tipik te Wade&Ford. Keto dara nuk mund te sterilizoheshin por vetem pastroheshin duke i ferkuar mire. Mungesa e sterilizimit mund te kete shkaktuar nje infeksion vdekjeprures te viktimes.

Viktima njihet te kete qene histerike, sic e konfirmon edhe Z. McMorri i "Fearless dentistry for histerical patience". Pacientja duhet te jete sjelle aty e detyruar nga te afermit ne kohen kur ajo pesoi nekrozen ne dhembin e qenit. Ngjarja duket se ka zgjuar interesin e "The British Association of Conservative Dentistry" militantet e te cileve kane hyre me dhune ne praktiken e z. McMorri dhe e kane nxjerre pacienten prej andej, pasi kane shkateruar cdo gje qe gjendej ne dhome; duke e lene z. McMorri me nje infark zemre te paperfunduar.

Kjo ishte e gjitha, - tha z. Zhgaba dhe iu shtua heshtjes. C'deshironi? - pyeti nje ze metalik prane tavolines. Dy kafe turke te forta dhe pasheqer, - ju pergjigjen te sinkronizuar zerat tane.

7.2.08

Kalinka, kalinka (fund)


Pason nje heshtje. Perkthyesi pyet sallen ne se dikush kerkon te pergjigjet. Komshiu im ngrihet nga vendi dhe avash-avash i ngjitet skenes. Merr mikrofonin dhe flet me nje ze te drithshem, - Po, dime rusisht, dime kenget, historine. Ne qe jemi ketu ne salle dikur kemi studiuar atje.

Tenori merr nje leksion te shpejte historie. Kupton. Ngelet i shtangur dhe vendos te nderroje program. Zgjidhni, - i thote salles, - cfare doni t'ju kendoj. Ky eshte koncerti juaj.

Ne udhetuam me nje trojka, - bertasin ca. Kalinka, - bertasin te tjeret. Rrugeve te Petersburgut, - thote komshija ime. Tenori degjon nje cope here, kthehet nga grupi i orkestres, diskuton me ta dicka, kthehet perseri nga ne, merr mikrofonin dhe fillon:

Da, výkhodyit, pyeli mý zadarom,
po naprasnu notsh sa notshyu zhgli.
Yesli mý pakontshili so starým,
tak i notshi eti ataschli ...

Koha iken shpejt, ne kenduam per hiqgje
per hicgje i ndezem gjakkrat natepernate
Kur i mbaruam kohet e vjetra
Te gjitha ato nete u zhduken


Tenori ben me dore dhe i fton te gjithe te kendojne me te. Dhe keshtu bejne. Kendojne, pa ndrojtje, me duar te kryqezuar ne preher apo gjoks, mbeshtetur tek partneri. Dikush kendon me sy mbyllur. Dikush shoqeron me duar. Dikush fshin nje pike lot.

Ne rrugen e gjate
Nen driten e qarte te henes
Dhe me kete kenge
Tingujt e se ciles fluturuan shume larg
Dhe me kete instrument
Antike, me 7 tela
Qe ne ato nete
Me trazonte aq shume


Cfare kujtimesh perjetojne keta njerez ne kete moment? Ate entuziazem rinor teksa kapercenin kufij, kohe e kultura e i bente te dukeshin me te mire, me te bukur, me te dashuruar, unike? Netet capkene studenteske? Puthjen e pare? Largimin e detyruar? Dashurine lene pas? Ate kohe qe ka ngelur si reference e se bukures, ideales, te paperseritshmes? Realitetin me pas?

Melankonia ka pushtuar sallen, por edhe mua. Teksa ndjehem e perjashtuar nga historia e tyre, histori qe perpiqem ta imagjinoj teksa ndjej vibrimet e shpirtit te leshuar ne notat e kengeve; ndjej, se ajo qe luhet sot ne kete salle i kalon kufijte e nje koncerti.

Komshija ime ruse e nje kati me poshte, nje dite mori plackat se bashku me familjen dhe u largua per nje qytet verior. U larguan pak dite pasi une, femija, kisha harruar cezmen hapur ne orarin kur uji mungonte. Apartamenti yne, ore me vone, ishte permbytur i teri; ndersa apartamenti i sapolyer i komshijve poshte kishte shpalosur ne tavan dhe mure harta te vjetra te nje bote inekzistente.

Transferim, - me thane prinderit. Fjale qe nuk e kuptoja. Nuk i pashe me. Ne kujtesen time jane fiksuar vetem fytyrat e tyre dhe detajet e asaj mbasdite vere: prinderit e komshijte me kova e lecka tek hiqnin ujin pa fund, komshijte e hartave qe na moren per darke. Ishin njerez te mrekullueshem, psheretine prinderit kur kamioni u largua. Keshtu thone edhe tani, kur i kalojme afer pallatit te femijerise.

Rusen me vajzen e vetme nuk e levizen. E mbaj mend gjithmone te veshur me te zeza, duke mbajtur per dore vajzen qe i ngjan aq shume. Ishte shume e dashur me ne femijet dhe na jepte karamele, sa here qe kishte mundesi. Kur kalojme tani prane pallatit te femijerise, shkojme dhe e takojme.

Te dyja grate kishin vite pa asnje kontakt me familjet e tyre. Nuk dinin nese i kishin prinderit gjalle, semure apo vdekur. Nuk dinin asgje per vellezerit dhe motrat; ishin martuar apo kishin femije. Ishin familjet ku ishin lindur, rritur, edukuar e i kishin mbushur plot me dashuri qe ishin detyruar ta shkembenin me jeten pa probleme ne vendin e dashurive te tyre te reja. Si ja benin? Asnje telefon, asnje leter, asnje prekje?

Ishin te mira, te bukura, te duruara, pa paragjykime, - thote plot emocion i afermi im Y. - na bene njerez. I deshem tmerresisht shume, sepse ato na deshen ashtu sic nuk e dinim se mund te duhej njeriu. Dhe i mbushen syte me lot.

Salla eshte bere energjike. Njerezit jane cuar te gjithe ne kembe. Une perpiqem te rikthehem ne koncert e te kuptoj cka ndodhur. Jane tingujt e kalinkes. Me ben te buzeqesh energjia e salles. Papritur, kujtimet e trishtuara jane larguar dhe ajrin e ka kaptuar alegria. 60 vjecaret perplasin duart nen ritmin e kalinkes e kercejne lehtas para karrigeve. Askush nuk permbahet me. As tenori, i cili e ka lene skenen dhe ka ardhur prane nesh. Te gjithe kendojne dhe kercejne:

Pad sasnoyu, pad zelenoyu
spat' palazhýtye vý minya,
aida lyuli lyuli, aida lyuli lyuli,
spat' palazhýtye vý minya.

Nen pishe, nen pishen jeshile
Me shtri te fle
aida, Lyuli, Lyuli, aida, Lyuli, Lyuli,
me shtri te fle

Kalinka, kalinka, kalinka maya,
f sadu yagoda malinka, malinka maya.

Kalinka, kalinka, kalinka ime
ne kopesht eshte mana, manaferra ime

Vajze e bukur, e dashur vajze
Te lutem, me dashuro
aida, Lyuli, Lyuli, aida, Lyuli, Lyuli,
te lutem, me dashuro

Kalinka, kalinka, kalinka maya,
f sadu yagoda malinka, malinka maya.


Rusja me vajzen e vetme u kthye ne Rusi per te takur familjen pas hapjes se Shqiperise. Prinderit dhe motra i kishin vdekur. Gjeti vetem vellain dhe familjen e tij. Pas nje fare kohe, u kthye perseri ne Shqiperi ku vazhdon te jetoje edhe sot e kesaj dite ne pallatin ku une kalova femijerine. Nderkohe eshte bere gjyshe dhe e kalon kohen duke rritur nipin dhe mbesen.

Komshijte poshte meje jane vendosur ne Moske. Femijet ndoqen universitetin atje dhe jane rehatuar. Ajo gjeti vetem te emen gjalle. Prinderit e tij i vizitojne cdo vere.

I afermi im Y. vazhdon edhe sot e kesaj dite te na rrefeje per Irinen. Te cilen nuk e kerkoi.

Ndersa une, nuk mund ta harroj ate koncert ku kuptova se pas asaj historie te thate, plot heroizma e denoncime qe na servirej neper libra fshiheshin dashuri, dhimbje e fate njerezish per te cilat nuk fliste njeri. Nuk fliste njeri.

6.2.08

Kalinka, kalinka (1)

Ketu, bileten, - thote mikesha ime. - Mos harro, sot ne oren 18, tek teatri i Arteve. Dhe iken. Une shoh bileten: "Koncert i nje tenori te Operas se Moskes - koncert me kenge popullore ruse". Nuk jam shume e interesuar per muziken popullore, ne pergjithesi; por, ne Tiranen e plogesht artistikisht, bileta ne doren time behet shume terheqese. Eshte nje shfaqje e pareklamuar. Une nuk kam asnje lloj pritjeje. Nisem ne oren e caktuar drejt Fakultetit te Arteve, duke ju gezuar faktit qe kjo mbasdite, ne njefare menyre, u mbush me dicka.

Salla e Teatrit te Arteve, per cudine time, eshte mbushur plot. Mbushur me burra e gra, mosha e te cileve duket te jete rreth te 60ve. Eshte shume qete. Dicka e pazakonte, por e lidh me moshen e publikut. Njerezit hyjne ne salle, kerkojne vendet e tyre, i gjejne, pershendesin lehte fqinjet, ulen dhe fillojne i hedhin nje sy salles. Diku shohin te njohurit, pershendeten me nje buzeqeshje, levizje koke apo dore. Ciftet e pertypin kete informacion midis tyre. Rutine e zakonshme shfaqjesh. Hedh nje sy rreth e qark dhe gjej tek-tuk edhe ndonje moshatar. Nuk di c'te bej, te rri apo te iki por, vendos te rri.

Mbush edhe une kohen deri sa te filloje shfaqja me hulumtimin e salles. As e madhe, as e vogel; e ngrohte, intime. Hedh syte fqinjeve te mi; ne te majte nje grua me floke te shkurtra te ndara me vize majtas, buzet me pak te kuq. Veshur me pallto te gjate, fund te zi deri te gjunjet, bluze te bardhe, corape seta bezhe; ne krah nje cante dore lekure, ngjyre kafe me shkelqim. Me jep nje buzeqeshje te ngrohte dhe i kthehet bashkeshortit. Ne krahun tim te djathte nje burre, floket me pak onde, krehur si ne filmat e vjeter lart, duke lene te lire portretin e tij: ballin e larte, syte e zinj, hunden shqiponje dhe mjeker te shkurter. Mban nje pallto te zeze, poshte se ciles shquaj nje kostum te zi, te mbajtur mire. Nje burre i bukur. Teksa shquan ngulitjen e syve te mi, me leshon edhe ai nje buzeqeshje. Une drejtoj syte nga skena. Hapet sipari.

Spikeri prezanton tenorin rus; nje qenie e shkurter, e mbushur, flokezi dhe me mjeker. Eshte nje prezantim shume familjar, i thjeshte, pa shume temenara. Tenori ben nje pershendetje te shkurter dhe thote, me pak nervozitet, se sapo ka mberritur nga aeroporti. Na kerkon falje per nervozitetin e tij, ben nje lloj shkriftimi te trupit, dhe fillon.

Me pelqen muzika ruse. Eshte e ngrohte, melodioze dhe jofare e panjohur per mua. Perpiqem te kuptoj fjalet, te imitoj ne vetevete shqiptimin e fjaleve qe i kuptoj. Jane bere disa vjet qe nuk e perdor rusishten. E ndjej humbjen. Por, me entuziazmon njohja, rinjohja e fjaleve dhe shprehjeve ne kenge. Tenori ka ze te bukur. Kendon qarte. Edhe pse, te jep pershtypjen se ndihet i huaj ne ate skene; te jep pershtypjen se eshte duke pyetur veten se cfare jam duke bere ketu.

Aktivitetin e ka organizuar ambasada ruse, ne bashkepunim me shoqaten e miqesise shqiptaro-ruse; per te forcuar lidhjet midis dy popujve. Ndoshta, prandaj aktiviteti nuk ka terhequr shume publicitet. Ndoshta, sepse Rusia nuk eshte pjese e enderrave te se ardhmes te shqiptarit modern. Ndoshta, sepse carja e dikurshme, ka ngelur e tille.

Femijerine time e kam kaluar ne nje nga pallatet ne qender te Tiranes. Nje pallat, qe kishte mbledhur ministra, njerez te artit, pjesetare te nomeklatures. Te gjithe te perzgjedhur. Te tille jane edhe sot. Femijet e ministrave te dikurshem, jane ministrat e sotem; femijet e artisteve te dikurshem jane artistet e sotem. Poshte nesh jetonte nje funksionar i ministrise se mbrojtjes, me gruan e tij ruse dhe dy djemte. Dhe poshte tyre, jetonte nje ruse me vajzen e saj te vetme. Burri, shqiptar, kishte vdekur, nuk e mbaj me mend nga se. Ajo kishte vendosur te jetonte ne Shqiperi, me vajzen dhe kujtimin e tij. Ishin njerez te paqem, te sjellshem dhe te dashur. Ne kujtesen time kane ngelur copera ngjarjesh, me ta per ta, copera bisedash te prinderve apo komshijeve per ta mbi ta, bisedat me ta. Kishte dicka kurioze, terheqese tek keta njerez. Ishte arti i tyre i te jetuarit? Ishte fakti qe une ndjeja se femijet e tyre ishin ndryshe prej meje? Apo, ishte dashuria e vecante qe lidhte burrin shqiptar me gruan e huaj, dashuri kaq e adhuruar, kerkuar apo enderruar nga grate komshije?

Ishin shume ata qe vajten te studionin ne Rusi atekohe. Nje i tille eshte edhe i afermi im Y. Studioi ne Moske per inxhinieri dhe, ju desh te kthehej urgjent ne Shqiperi, ne vitin e fundit te studimeve, si te gjithe bashkeatdhetareve te tij. I marrin syte nje ndricim te cuditshem kur fillon dhe tregon per ate kohe. Per ballot, per njerezit, per jeten. E mbi te gjitha, per grate. Per Irinen, dashurine qe la pas. Irina - shtojzovallja, qe eshte bere pjesetari i peste i kesaj familjeje. Ishte nje ndarje pa rikthim, pa komunikim te metejshem. Ishte sikur te dy mos te kishin jetuar kurre, mos ta kishin njohur njeri-tjetrin kurre, mos ishin dashuruar kurre. I afermi Y., rifilloi nje jete tjeter me nje grua vendase e cila nuk u be kurre xheloze per Irinen e larget. Irina, u shnderrua ne nje lloj legjende, apo nje lloj posteri ku projektoheshe e kaluara, kujtimet, enderra, iluzioni.

Papritur ndjej nje tingull shume te njohur, fjale te njohura dhe ndjej ngrohtesine te me pushtoje.

Spi mladyenets, moi prekrasný,
bayushki bayu,
tikho smotrit myesyats yasný
f kolýbyel tvayu.

Fli, i miri im, i bukuri
Bajushki baju
E qete hena veshtron
Djepin tend


Ndjej zera te vijne mbrapa meje. Kthej koken dhe shikoj njerezit qe kendojne, me ze te ulet, gati duke peshperitur. Ciftet kane puthitur temthat dhe lekunden lehtshem nen ritmin e kenges.

Stanu skazývat' ya skazki,
pyesenki spayu,
tý-zh dremli, zakrývshi glazki,
bayushki bayu.

Do te te tregoj perralla
Do te te kendoj ninulla
Por ti duhet te rrish qete, me syckezat e tua te mbyllura
Bajushki baju


Zeri vjen e behet me i forte, arrin deri tek tenori e i behet nje kor. Tenori nderpret kengen. Publiku gjithashtu. Behet nje moment qetesie. Tenori kruan koken, therret perkthyesin dhe i thote dicka. Perkthyesi qesh pak dhe i pergjigjet dicka. Ne shohim doren e tij te tregoje drejtimin tone. Tenori krruan zerin, i afrohet mikrofonit dhe flet, - Jua thashe qe jam i lodhur. Kam ardhur drejt e nga aeroporti pa marre nje minute fryme. Por, nuk besoj se jam kaq i lodhur sa te mos kuptoj qe jeni duke kenduar se bashku me mua. Jam konfuz, - thote ai me nje sinqeritet femije, - me sqaroni ju lutem, nga i dini fjalet e kesaj kenge. Une, nuk e dija se ku ishte Shqiperia deri kete minute. Cfare vendi eshte ky, flitet rusisht ketu?

1.2.08

Dilema per klone ne nje bote pa kohe

11. Varavingo

Se fundi, ne nje brockenhouse ne Zurich. Teksa allavitem labirintheve ne perpjekje per te zbuluar xhevahire te pavleresuara, apo pakujdesisht te flakura tutje; mberrij ne qoshen e librave te perdorur. Eshte interesante te shohesh se cfare librash riciklojne njerezit. Ka aty qe nga libra gatimi deri te kryevepra boterore. Sidoqofte, une arrij, per kenaqesine time, te gjej gjithmone libra qe nuk kam arritur t'i blej, te cilet pas nja dy dite ajrimi perjashta filloj dhe i lexoj me nge.

Keshtu, pra, se fundi; tek qoshja e librave gjeta ne gjermanisht librin e nje shkrimtari te shquar. U gezova dhe, pa e lene te ajroset, fillova ta lexoja. Eshte nje liber i vogel, me rreth 150 faqe. Shtrihem ne shezllong, ndez llampen e leximit, mbulohem ngrohte me batanije dhe filloj. Libri eshte i thjeshte per t'u lexuar, gjermanishtja ime i kupton te gjitha me shpejtesine e syrit. E teksa jam zhytur ne mbreterine e shkronjave dhe ngjarjeve, ndeshem me mosvazhdimesine. Me carjen. Me nonsensin. Ferkoj syte, rilexoj perseri fillimin e faqes, me po te njejtin rezultat. Ngjarja me ka ikur nga syte, fantazia ime ka ngelur pezull. Kerkoj dhe gjej shkakun ne cepin e faqes. Eshte faqja 72. E renditur direkt mbas faqes 32. Filloj leximin tek faqja 72 dhe zbuloj se 20 faqe me pas radhitet faqja 33. Ne faqen 33 personazhi akoma nuk e di se e kishin torturuar vetem 20 faqe me pare, ndersa ne faqen 72 personazhi akoma nuk e dinte se c'paudhesi e c'fare intrigash e kishin cuar tek torturimi.

Kjo crenditje e ngjarjeve teksa te sjell buzeqeshje ne fillim, pasohet si fillim me nje dhimbje koke dhe se fundi me meditime abstrakte (keto i lexoni me poshte). Por, si perfundim; arrin te te vrasi interesin per te lexuar librin. E marr librin dhe e fus direkt tek kapica e letrave per t'u ricikluar.

E kam pyetur gjithmone veten se perse nje liber kryeveper perfundon ne qoshe brockenhouses. Deri ne kete moment kisha pasur dy pergjigje per kete pyetje. E para, ka njerez qe nuk duan te kultivojne lidhje sentimentale me librat; njerez qe, ne pergjithesi, nuk duan ta shohin veten si peng emocionesh. Njerez qe tek ndarja nga gjerat e vyera shohin lirine e tyre te pacenuar. E dyta, ka njerez qe kane shije leximi qe nuk plotesohen nga te ashtequajtura kryevepra. Ndoshta keta i blejne keto libra sepse u jane sygjeruar, e pastaj teksa jane ndjere te tradhetuar gjate leximit, kane marre vendimin e pakthyeshem te cuarjes ne brockenhouse. Tani, kuptova qe nje arsye per te cuar librin ne brockenhouse eshte edhe pse disa njerez kur ju bie ne dore nje liber i radhitur keq, ne vend qe ta cojne ate ne kapicen e letrave per t'u ricikluar i cojne ne brockenhouse per t'i dhene nje moment cudie-meditimi abstrakt lexuesit tjeter. Dhe, kur shkruaj kete, ndjej se jam duke u drejtuar per tek kapica e letrave dhe e kap veten flagrant duke nxjerre prej andej librin e porsahedhur.

12. Pa kohe

A do ishim te njejtet ne se do kishim mundesine te kapercenim nga e sotmja tek e ardhmja, nga e ardhmja tek e shkuara, dhe nga e shkuara tek e sotmja?

Nese do kishim mundesi te riktheheshim mbrapa e te korrigjonim historite tona personale; si do ishim kur te riktheheshim ne te sotmen? Nese do kishim mundesine te kercenim ne te ardhmen e te shikonim se ku ka arritur fati yne; a do ta planifikonim te sotmen njesoj? Ne se e planifikonim te sotmen me njohurine qe kemi per te ardhmen; a do ngelej e ardhmja e njejte? A do mund te mbajme mend te gjitha korrigjimet, berjet dhe riberjet?

Imagjinoj kur te me pyesin: Ku ishe? Ja, isha pak deri neser. Ose ... Isha pak deri tek dje. Sigurisht, mund te pergjigjesh edhe: Isha pak deri ne daten 30 mars te vitit 2317, ose ... Isha pak ne barkun e nenes se me kishte kapur nostalgjia.

A ka kuptim te flasim per te sotme, te neserme apo te shkuaren nese nuk ka me kufij kohore? Nese do kemi mundesine te rikthehemi ne te shkuaren apo te kercejme ne te ardhmen; nenkuptohet qe kjo eshte vetem e shkuara dhe e ardhmja jone personale apo edhe ajo e babait, gjyshit, stergjyshit, bile edhe ajo e komshiut? Nese historia eshte teresia e ngjarjeve qe ndodhen, si do ta quajme kur ne "ngjarje qe ndodhen" jane edhe ato qe i perkasin se ardhmes? Ne kushtet kur cdo njeri mund te hidhet me not ne te kaluaren apo te ardhmen e te verifikoje me "syte e tij" ngjarjet historike, a do kualifikohet historia si shkence ekzakte?


13. Hije binjake

Duke ecur neper parkun e Kampusit, nje nate te erret javes qe shkoi; kalova nje moment ne kufijte e halucinacionit. Teksa behesha gati per te marre nje kthese tek qoshja e nje ndertese, perpara meje shfaqet nje hije e zeze. Drita e paket me lejon te shoh nje burre me floke te erreta, i veshur me te erreta; ne duar para gjoksit mban nje cante te erret te mbushur plot. Ai ecen me tutje me hapa te pandihshem. 5 sekonda me pas, para meje shfaqet e njejta hije; nje burre me floke te erreta, i veshur me te erreta, ne duar para gjoksit nje cante te erret te mbushur plot. Ecen me tutje me hapa te pandihshem. Ngrij. Pickoj veten dhe ndjej dhimbjen. Ok. Kthehem vrullshem dhe shoh mbrapa hijet. Hija e pare dhe pas tij hija e dyte; ecin me hapa te pandihshem diku per nga godina kryesore e Kampusit. Numeroj edhe njehere: nje, dy. Dy hije. Nje rrufe ma jep ne koke. Jane binjake hijet, binjake te nje veze; identike. Me kalon nje lloj mornice neper trup. Shkund koken dhe vazhdoj rrugen.

14. Une dhe kloni im

Si do te jete bota kur te popullohet nga klonet tona? E imagjinoj; tek kthehem nga puna nje nate me hene shoh nje hije qe afrohet. I hedh nje sy te kujdesshem, e njoh dhe e pershendes: Tung Self! Tung Self! - ma kthen. Dhe vazhdojme rruget tona. 5 sekonda me vone shoh nje hije tjeter te me afrohet. Ja hedh syte, e njoh dhe e pershendes: Tung, Self! Tung Self, - ma kthen. Kjo pune nja 10 here. Une kam tendencen te besoj qe edhe pse kloni im do te jete identik si une, do jete per hesap te tij; cdo gje qe eshte jashte meje eshte jashte meje. Edhe pse identik, mendimet une nuk do mund t'ja shoh: as ndjenjat.

Ceshtja behet, megjithate, pak me e komplikuar kur mendoj se klonet e mia do lindin ne nje bote pa kohe; ku do levizim horizontalisht e vertikalisht si te na pelqeje. Sepse, kjo do te thote qe teorikisht dhe praktikisht, kloni im mund te edukohet (new brainwashing method, qe e ben klonin tim me klon se c'ja mundesojne gjenet) me historine time (te shkuaren dhe te ardhmen), te dashuroje te gjithe meshkujt e mi, te kete femijet e mi. Bile, mund te ndodhe, qe ne te njejtin moment kohe; une dhe kloni te jemi duke dashuruar te njejtin mashkull. Ose, duke aplikuar per te njejten pune, cmim, lavdi, monument. Lufta e gjeneve me duket e paraprogramuar.


15. Dileme

Supozojme se e vras klonin tim; a quhet kjo vetevrasje?

15. 1. Dileme

Supozojme se une bej seks me klonin tim; a duhet ta quaj kete akt masturbimi apo incesti?

22.1.08

10. Jeta dhe vdekja jane si dy vellezerit siameze

Jeta dhe vdekja jane si dy vellezerit siameze. Jetojne kurriz me kurriz. Edhe pse vdekjen nuk e shohim perdite, mundesia e shfaqjes se saj eshte aty; cdo sekonde te jetes sone.

E hene me diell. Nisem se bashku me femijet per ne drejtimin e cerdhes. Eshte nje mengjes shume ftues; dielli eshte aty, era e mire e ajrit eshte aty. Im bir, Joniboni, eshte ne maje te bicikletes se tij likeabike. Une eci paralel me te duke shtyre karrocen me Erabella brenda. I hipim tramit - 4 stacione me tutje eshte cerdhja. Rutine e perditshme; nganjehere monotone e nganjehere me nuanca.

Ne tram, Joniboni me kerkon t'i kendoj nje kenge; macoku-camarrokun. Kendoj me ze te ulet deri sa arrijme tek stacioni ku duhet te zbresim. Zbresim. Mami, ma kendo edhe njehere macokun, - thote plot gaz i vogli tashme maje bicikletes se tij. Pasi te kemi kapercyer vijat e verdha, - ja kthej une. Ai pranon.

Kalimi i rrugeve, kur nuk ka semafore, funksionon sipas rregullit: mbreti eshte kalimtari. Menjefjale, ne momentin qe kalimtari ve kemben tek vijat e verdha, makinat jane te detyruara te ndalojne e te presin deri sa te gjithe kalimtaret te kene kaluar matane. Zotat e makinave e pranojne kete rregull, disa plotesisht te ndergjegjshem e disa se nuk kane se c'bejne. Midis tyre ka edhe nga ata qe ndryshojne ligjin ne kah te kundert: mbreti eshte zoti i makines dhe ne momentin qe ti si kalimtar ve kemben mbi vizat e verdha, i zoti i makines vendos qe ti duhet ta terheqesh kemben mbrapsht e te presesh sus ne ane te rruges deri sa ai te kete kaluar. Keto lloj pikash, edhe pse jane shume komforte per kalimtarin sepse te mundesojne nje kalim te shpejte te rruges, jane te rrezikshme dhe mbushin statistikat e policise me numra te vdekurish. Per kete arsye, kalimtari mbret perdor shume marifete qe te mos shnderrohet ne nje shifer ne mbreterin e tij.

Marifeti im eshte: ve kemben tek vija, i hedh nje sy shoferit ne distance duke i sinjalizuar qe po kaloj. Pastaj bej nje hap me tej, per te zhdukur cdo keqkuptim, e i them tim biri: fluturo. Dhe, ndersa makina pret, ai fluturon me bicikleten e tij e une e ndjek nga pas me hap te shpejte. Funksionon gjithmone. Deri kete te hene.

Fluturo, - i them tim biri. Ai ben para dhe vendoset para karroces. Nje gjatesi biciklete plus nje gjatesi karroce femijesh bejne diku tek dy metra. E pra, teksa ishim dy metra ne mbreterine tone, shoferi qe ja kisha sinjalizuar kalimin vendos te vazhdoje udhetimin e tij. Pa e ulur shpejtesine, ai niset me nje devijim te vogel per nga pjesa e rruges akoma e lire. Por, edhe im bir vazhdon fluturimin. Une jam jashte fuqive te mia per te kontrolluar situaten. Perpara se une te mund te bej nje gje, koha eshte me e shpejte dhe i sjell te dy, makinen dhe bicikleten, prane njeri-tjetrit, prane sa nje qime. Shoferi manovron ne milisekonden qe mund te kishte qene tragjike mbi trotuar, ndersa ciklisti fluturues ben nje kthese nga e majta per te shmangur perplasjen. Une shoh tragjedine perpara se ajo te ndodhe. Shoh kete jete te dashur, qe eshte im bir, te me iki permes gishterinjve qe nuk e mbajne dot me. Ndjej tmerrin te shfaqet ne trajten e nje ulerime, nje ulerime qe pikenisjen nuk e ka ne kraharor por diku thelle, nga ca skuta qe nuk i di njeri se ku jane. Thelle, shume thelle. Per nje moment jeta ka ndaluar ne vend. Une mbyll syte. Nuk degjoj asgje. Black out. Hap perseri syte. Ciklisti fluturues vjen drejt meje, me sheh me sy te trembur dhe me pyet: mami, pse bertite?

Kjo eshte ajo gjeja me femijet: nuk e ndjejne rrezikun, jo si ne te rriturit. Rrezikun e perkufizojne me reagimin e prinderve. Im bir kupton se dicka e keqe duhet te kete ndodhur. Sepse une ulerita. Sepse njerezit perreth kishin ndaluar te shokuar. Sepse dy burrat afer nesh i bertiten nga pas makines qe u zhduk diku mbrapa nje pallati: "Arschloch!" dhe pastaj vrapuan ne drejtimin tone. Une permendem. Marr karrocen dhe ciklistin dhe kaloj rrugen. Ndaloj, marr fryme thelle. Edhe njehere. Edhe njehere.

Im bir rri prane meje. Une ulem prane tij. Perqafohemi. U trembe? - e pyes. Po, - thote ai dhe fillon te qaje. Filloj edhe une te qaj. Qajme ashtu, koke me koke. Une qaj tmerrin dhe gezimin, ai qan per mua dhe per ate dickane qe ai ndoshta e ndjen por nuk e di tamam se cfare eshte. Qetesohem dhe i them se nuk ka ndodhur gje e keqe, prandaj le te vazhdojme rrugen. Nisemi ne heshtje. Macokun e harruam.

Pak me tutje, nje i rritur me biciklet e hap rrugen per ne, teksa na parakalon. Im bir fillon te qesh me te madhe. Une e shoh e cuditur. E pe ate burrin si e hapi krahun, mami? Sa per te qeshur!? Dhe vazhdon te qeshe e te perserisi fjaline. Nuk kishte asgje komike ne veprimin e burrit qe na parakaloi, por me sa duket kjo ishte menyra e tij per t'i nxjerre jashte apo zevendesuar emocionet e keqia. Filloj qesh edhe une, e qeshim te dy bashke edhe me shume. Perreth nesh ajri - akoma ftues dhe dielli i fuqishem.

Teksa i them mirupafshim, dhe nisem per ne udhen e parkut qe me con ne pune, nuk rresht se menduari per jeten dhe vdekjen qe jane kaq prane. Per vdekjen qe e harrojme por qe mund ta shfaqi koken cdo sekonde. Per shijen dhe vleren e jetes pasi vdekja te ka kaluar edhe kete here shume afer por pa te marre as ty dhe as dashurite e tua. Dhe mbush mushkerite me ajrin e fresket, ja kthej fytyren diellit dhe vazhdoj te eci.

19.1.08

1,2,3,4,5 ...

... ose mendime numerike.

1. Pranvere ne mes te dimrit

13 grade celsius. Kjo eshte temperatura sot ne Zürich. Dielli ndricon per shtate pale qejfe dhe rete qe jane verdalle nuk ja kane prishur akoma humorin. Nje dite pranvere ne mes te janarit nuk mundet se vecse te perjetohet si nje dite pranvere ne mes te janarit. Plot ceremonira. Hapje dritaresh per ta sjelle pranveren brenda ne shtepi, veshje te bukura, makjazhe, buzeqeshje te instaluara ne fytyrat tek e cila zbehja e djeshme eshte zevendesuar me nje skuqje te lehte, te lehte si era qe na ledhaton. Njerezit kane dale jashte si bubuzhelet dhe e ngrohin diten edhe me shume me kontaktet sociale qe jane kaq te kollajshme e te kerkuara ne nje dite si kjo. Tregu i fshatareve eshte shnderruar ne nje feste te medha ngjyrash, ererash, zarzavatesh dimri dhe pranvere te parakoheshme, frutash ekzotike dhe pafundesi tulipanesh. Ne dite si kjo jeta, dhe sidomos shpresa, marrin nje hop te lehte pozitiv - i domosdoshem per ditet e dimrit qe mund te vijne ne te ardhmen.

2. Klasifikim miqsh

Kur njeriu behet me femije, pervecse enderres se deshiruar e te plotesuar, konstatohen edhe disa deme dytesore. Keto, i konstatojme zakonisht gjate mbremjesh me miq ku e kaluara mbllacitet avash midis rrufitjeve te veres. Miqte. Keta jane humbja me e madhe. Sepse, papritur realizon se nje pjese e miqve te dikurshem me te cilet kaloje nje pjese te konsiderueshme kohe, dhe konsumje nje sasi te konsiderueshme vere; nuk jane dukur per nje kohe te gjate. Ose, e riperkufizojne miqesine me ty ne forme kartolinash urimi: ditelindjesh apo festash. Pasi ben nje lloj refleksioni, perfundon me listen e kategorizimit te miqve qe A) nuk vijne dhe B) te atyre qe vijne. Ne kategorine A hyjne:

a) feministe radikale; qe besojne se cdo burre eshte nje "ticking bombe". Pasi kane shpresuar se raporti nuk do te mund ta kapercente vitin e pare, dhe pasi te dhane nje shans ta mbyllje ate vitin e dyte, i hoqen shpresat perfundimisht teksa pane fundin e vitit te trete te vinte pa asnje lloj ndryshimi (permiresimi). Pas shtimit edhe te femijeve, mbi fotografine e kujtimeve rendon pesha e kryqit.

b) forever young&urban; miq qe per asgje ne bote nuk duan ta nderrojne menyren e jeteses. Teksa te konsideronin akoma gjate kohes se ciftit pa femije, te anashkalojne kur femijet prishin qetesine e diskutimeve pa fund filozofike, politike, sociale e kulturore te mbremjeve pa fund. Zakonisht ne vend te tyre tani shfaqet nje kartoline nga Maledivet, apo Vietnami, apo Kuba, apo ... ku duken gjurmet e jetes pakokecarje zgjimesh ne mes te nates. Por, nganjehere, marrin mundimin te te ftojne edhe per darke, por me nje kusht te vogel ... pa femije, ju lutem.

c) desperate singles; keta zakonisht shfaqen vetem nje here ne vit, dhe pastaj per pjesen tjeter te vitit mallkojne veten per kete vizite, sepse ju kujton se kjo eshte jeta qe do te deshironin te kishin dhe nuk e kane gjetur akoma; dhe pas mallkimit fillon dhe i vret ndergjegja; sepse tek e fundit askush nuk ua ka fajin, dhe atehere eshte bere nje vit nga takimi i kaluar, dhe i bien perseri telefonit dhe ftojne veten per darke. Me keta miq kerkohet nje takt i vecante, dhe ndoshta nuk eshte keq te hiperbolizohen veshtiresite e femijeve, problemet e pagjumesise; krizat e ciftit (ne se nuk ka, krijohen) qe ne fund pamja te mos duket shume idilike dhe ai tjetri te mos ndihet shume keq. Tek e fundit te gjithe vuajne, dhe vuajtja kolektive eshte shume me e pranueshme se lumturia e njeshit.

Miq qe vazhdojne te te vizitojne akoma (ketu duhet thene qe ne fillim: jane te gjithe cifte), pra miq te kategorise B, jane:

a) cifte qe jane ne plane per te bere femije dikur se shpejti dhe ulin frikerat per kete hap te madh ne jete duke projektuar tek idili i tjetrit idilin e tyre te ardhshem.

b) cifte qe jane akoma shume larg te berurit femije dhe qe kane shume kohe. Keshtu qe, midis filmave, diskove, udhetimeve neper bote, mbremjeve me te rinj te tjere qejfmosprishur, gjejne gjithmone edhe nje vend per ty. Keta jane zakonisht miq ideale, sepse femijet jo vetem qe nuk i merzisin por edhe i bejne shoke. Keshtu, qe papritur te gjithe jemi te lumtur: ne kemi shoke, femijet kane shoke - shoke te perbashket. Bile-bile, keta jane edhe miqte e vetem qe kur ndahemi tek dera dhe shkembejme komplimetat reciproke te ofrojne te bejne babysitterin, sepse helbete prinderit kane nevoje te ndihen akoma te rinj e te dashuruar. Amen!

c) cifte ne pritje te femijeve: keta zakonisht vijne per te riqarkulluar eksperience, adresa cerdhesh e kopshtesh, rroba kalamajsh, keshilla dhe marifete. Dhe, ne te ardhmen e afert keta behen miq te kategorise d).

d) cifte me femije. Keta kane ekzaktesisht te njejtat probleme me miqte e tyre, dhe ndajne edhe shume probleme te jetes se perditshme. Ndoshta per te dy keto arsye me keshtu miqsh lidhesh jashte mase shume. Darkat fillojne zakonisht me heret dhe mbarojne edhe me heret. Por, jane darka shume te ngrohta dhe te zhurmshme. Teksa kalamajte gjejne njeri-tjetrin, prinderit e tyre perpiqen te rigjejne temat e dikurshme te diskutimit. Vetem se, diskutimet rralle mbarojne apo konkludojne: gjithmone femijet do e gjejne nje sebeb per te na nxjerre nga koncepti.

3. Ndryshime radikale ne jeten pas te 30ve. Te gjithe konstatojme se nuk e mbajme shume veren si dikur. Nese dikur nje shishe per person ishte nje normalitet, tani gjysma e shishes eshte shume. Ndryshimi i dyte radikal eshte deshira per te fjetur sa me shume dhe humbja e interesit total per diskot. Vetem se, qe te gjithe ndjehemi te kapur midis dilemes per te degjuar nevojat e trupit dhe jehonave te se kaluares. Dileme qe perfundon zakonisht me tejkalim pije dhe pak ore gjume dhe nje lodhje rraskapitese e humor te keq. Kjo pasohet pastaj me nje vendim per te mos e perseritur me dhe nje perpjekje per t'u ndjere i rritur teksa shkon naten tjeter ne oren 22.00 ne krevat. Per ta rifilluar perseri ciklin nga e para nje dite me pas.

4. Es isch mir glich

Dje, gjate nje mbremje, zbulova veren me emrin me te pershtatshem. Ishte kaq e dukshme, kaq e dukshme sa qe e vetme pyetje qe te vjen eshte, po si nuk na kishte vajtur mendja me pare? Emri i veres eshte ne zvicerancen gjermane "es isch mir glich", qe e perkthyer ne anglisht eshte dicka si "I don't care", ose ne shqip, "pak rendesi ka". Zakonisht kjo eshte pergjigja me e shpeshte perpara nje banaku ku sherbehet vere kur te pyetet: cfare vere deshironi te pini; te bardhe apo te kuqe. Sigurisht, pergjigja nuk e sqaron sherbyesin fare dhe vetem se e ve ate ne pozite te sikletshme sepse i duhet te marri vendim per ty e shijen tende. Por, dikush u tregua shume i zgjuar dhe futi doren poshte banakut dhe nxorri qe atje nje shishe me vere as te bardhe dhe as te kuqe por roze (quhet Rosé), ne etiketen e se ciles ishte shkruar "es isch mir glich". Me qe ra fjala, ishte shume e mire per ta shoqeruar me antipasten.

5. Komfort

Fale ngrohjes globale ne pistat e skive nuk te duhet me te vishesh e ngjishesh me rrobat e austronauteve (rrobat e skive) por mjafton nje T-shirt me menge te shkurtra.

51/2. Pa rendesi

Sot per darke vijne miq te kategorise 2Bc.

9.1.08

Une besoj

A beson ne COOP? - pyet vajza 9 vjecare para meje, dhe pernjehere skuqet; mbyll syte e turperuar dhe riformulon pyetjen: A beson ne Gott (Zot)?

Natyrshem, qesha me gabimin e vajzes qe pyetjen ma adresoi teksa ndoshta ishte duke menduar, qe kur te largohej prej Zotit tim te shkonte tek COOP-i rimues i GOTT dhe te harxhonte ato pak franga - leke xhepi, racioni javor i parave qe prinderit rendom ua japin femijeve ne Zvicer, per t'ua edukuar kulturen e perdorimit te lekut dhe artin e konsumit.

COOP, shkurtim i fjales cooperative, eshte nje lloj MAPO-je zvicerane qe, se bashku me MIGROS, mbushin shtepite tona me cdo gje qe ka nevoje e perditshmja. I falemi per dite: per buken, per qumeshtin dhe produktet e tij, per kafen e mengjesit, per veren e darkes, per pelenat e bebeve e deri tek corapet e grave. Eshte atje, cdo dite, cdo muaj, cdo stine e cdo vit. E gatshme. Miqesore. Me oferta. Eshte vendi ku zhvillohet jeta sociale e komshijve, qe perndryshe ju kalojne njeri-tjetrit paralel. Eshte vendi ku i thone miremengjes e mirembrema njeri-tjetrit kulturat e ndryshme. Eshte nje vend ku besimtaret e ndryshem jane shume tolerant ndaj njeri-tjetrit. Eshte vendi ku, edhe pse konstant nen muziken e radios, njoftimeve per ulje cmimesh e te qara bebesh, mbizoteron qetesia absolute sociale. Qetesia akustike rivendoset vetem kur dyert e tij mbyllen; diku pas ores 20.00.

Jo, - i pergjigjem vajzes me buzeqeshje, - Jo! Nuk besoj. Dhe i konfirmoj asaj ate qe ajo e dinte tashme nga prinderit e saj, por qe donte ta ridegjonte prej gojes sime.
Po ti, - e pyes, - a beson ne Zot? Vajza ngre supet, rudh fytyren dhe heziton. Nuk e di, - thote pastaj, - me duket se jo.

Nuk ka ndonje surprize per mua, pergjigja e saj. Eshte pergjigja e zakonshme qe merr nga femijet dhe te rinjte vendas. Per ta besimi eshte i lidhur drejtperdrejt me kishen. Dhe sot, frekuentimi dhe praktikimi i ritualeve nuk eshte aspak i modes. Ose duke folur me gjuhen e ketij brezi, nuk eshte kull (cool).

Largimi nga kisha dhe ritualet eshte nje tradite qe e kane filluar prinderit e ketyre femijeve. Prandaj dhe sot kishat e medha dhe pompoze jane te zbrazeta dhe mbajne ne barkun e tyre vetem pak njerez; kryesisht brezi i vjeter dhe te huaj. Brezi i prinderve te femijeve, rritur nen rite strikte dhe frekuentim detyrues; rebelimin e tij dhe nevojen per distance ua ka injektuar edhe femijeve. Kisha, edhe pse jo e zhdukur teresisht nga jeta e njerezve eshte aty per te pagezuar femijet, per t'i mbajtur ata formalisht si anetare te komunitetit, per te organizuar martesat dhe vdekjet.

Brezat e sotem nuk kane me nevoje per autoritetin e Kishes. Nuk kane nevoje per rregulla strikte, per rrefime mekatesh dhe per denime. Nevoja per liri individuale eshte me e madhe se nevoja per t'ju bindur autoritetit qe nuk ta njeh individualitetin. Delja, edhe pse paqesore, nuk eshte me model.

Lirine e fituar brezat e sotem e shpenzojne ... per konsumim. Modelet e sotme jane modele qe konsumojne dhe qe ate qe konsumojne e shnderrojne ne vlere statusi. Sa me shume konsumim aq me shume status. Aktiviteti kryesor sot eshte pikerisht endja neper dyqane, edhe kur nuk blihet. Aq i rendesishem eshte bere ky aktivitet saqe edhe psikologet e kane itnegruar ate ne teorite e shpjegimit te formimit te teenagerve te sotem dhe ne oret e keshillimit. Po! Endja neper dyqane, konfrontimi me dilemen e blerjes, konfrontimi me boten perballe qe konsumon eshte sot baza e procesit te perpunimit te dilemave te rritjes, te perkufizimit te unit!

Nuk eshte e lehte koha jone. Eshte shume e shpejte dhe ne shpejtesine e saj njeriu humbet lehte ekuilibrin, rrugen. Dhe atehere, kush eshte per te atje, qofte per te ofruar nje moment qetesie, nje moment pauze? Falja ne supermarkata ka nje efekt qetesues te shkurter. Kur ai mbaron krizat jane prape aty. Ku duhet te qetesohet njeriu, mbas cilave vlerave duhet te kapet qe te krijoje qetesine afatgjate? Familja? Edhe familja eshte nje vend i pasigurt sot; sepse ne ndryshim nga dikur, sot alternativa e daljes nga familja eshte shume ndjellese; nje qark i shkurter mbas cdo problemi. 50% e familjeve te krijuara prishen me nje lehtesi qe nuk mund te te lere pa nje moment reflektimi. Sporti dhe ekspozitat e artit? Po, edhe ato te qetesojne.

Une, ateistja, qetesine e gjej mbi te gjitha, ne Kishen e zbrazet. E gjej ne nje qoshe paksa te fshehur, ku me lene te rri rehat, te mbyll syte e te qetesoj mendimet. Ku i largohem realitetit te shpejte. Ku arrij te marr fryme e ta ndjej frymemarrjen time. Ku jam me veten. Ku jam une. Individi. Vetempervete me individin. Eshte nje moment magjik i ngjyer pak me misticitetin e kishes dhe historise se saj te saturuar ne ajer dhe ne muret e dekoruar. Keto jane momente ku une ndjej kembet perseri te forta ne toke. E kur i ndjej te forta kembet, marr perseri rrugen nga dera dhe i afrohem jetes perjashta. Jetes qe vertitet si fuge marramendese. Eci dhe une mes te tjereve me drejtimin drejt dyqanit, sportit, galerise. Drejt konsumit. Sepse. Po! Une besoj ne COOP!

6.1.08

Ich bin nicht Blöd

Ne dhomen e tim biri, ne keto dite pushimesh fillim viti, zhvillohen luftera te pergjakshme (pa gjak), ndodhin monstruozitete. Kunder njeri-tjetrit: barbapapas dhe piratet e Karaibeve. Barbapapas jane nje familje: Barbapapa, Barbamama dhe 7 femijet e tyre. Nje familje me ngjyra ylberi dhe shpirt kristiani; gjithmone ne sherbim te se mires, gjithmone me nje zgjidhje te mbinatyrshme ne xhep, gjithmone fitimtare kunder se keqes. Nje gjetje e viteve '70, Barbapapas gati te harruar, po pesojne nje ringjallje se fundmi. Ashtu sic u ringjallen edhe piratet e Karaibeve, te harruar diku ne nje muzeum te vogel ne Nassau dhe te shnderruar ne ikona fale Hollywoodit dhe Johny Depp. Piratet e Karaibeve ishin shume mizore dhe aspak romantike, naive, anarkiste, dandy-tipa ala Johny Depp. Kete e ndjen edhe im bir qe per piratet di aq pak sac mund te dije nje 3 vjecar qe nuk sheh filma me pirate dhe as nuk degjon historira me pirate. Por, ne duart e tij piratet sillen si manekinat e instaluar ne muzeun e Nassaut: te eger dhe barbare; pa skrupuj. Perpara tyre edhe barbapapat - gati zota - jane te vdekur! Piratet i vrasin, masakrojne barbapapat; ata ringjallen per t'u rivrare perseri, po aq makabrisht, diten tjeter.

Qe te dy, piratet dhe barbapapat, vijne ne dyqane dhe pastaj ne shtepine time dhe te shume te tjereve; direkt e nga Kina, aty ku eshte transferuar se fundmi industria e prodhimit te lodrave te shume koncerneve evropiane dhe amerikane. 80% e gjithe lodrave qe u shiten per krishtlindje ne dyqanet zvicerane ishin nga Kina dhe prodhuar ne nje krahine te vetme, ne Guangdong. Ne nje reportazh impresionues, gazetari Wolgang Bauer tregon per kinezin Yu, dhe per mijera kineze te tjere Yu qe punojne ne fabriken e "gjakut dhe djerses"; fabrike qe me shume se fabrike eshte nje park i madh industrial ne nje qytet te quajtur Dongguan. Turne 16 oreshe ne 6 dite jave mbushin jeten e kinezit Yu. Kohe gjate se ciles ai nuk ka me konceptin e hapesires dhe kohes. I vendosur ne seri prane Yu-ve te tjere, ai perpunon me shpejtesine e xhirimit te lodrave ne tavolinen levizese, serine e lodrave. 16 ore, ne fund te se cilave pervecse konceptit te hapesires dhe kohes, punetori Yu humbet edhe ndjesine e te paturit gishta dhe duar. Mundi i tij vetem 70 Euro. Rezistenca fizike ne kushte te tilla pune vetem gjashte muaj. Alternativa: lere ose merre.

Yu eshte, ashtu si mijerat e Yu-ve te tjere, nje ishfshatar qe i eshte larguar tokes se paleverdisshme dhe qe nuk ushqen. Eshte nje njeri qe ka ardhur drejt qytetit industrial per te gjetur shpresen e ushqimit te panderprere. Por, ndoshta edhe me shume se kaq. Ndoshta edhe disa enderra. Vetem se, qyteti industrial, teksa i merr Yu-se kapitalin e tij te vetem - fuqine fizike - i realizon atij vetem nje minimum enderrash, kryesisht te karakterit konsumist. Dhe, kur Yu i rraskapitur nuk mundet te punoje me, qyteti industrial i tregon atij deren: per andej nga ka ardhur, ose drejt ferrit.

Une, konsumenti i pangopur perendimor, nen moton "Ich bin nicht Blöd" (Une nuk jam budalla, eshte slogan i famshem i nje firme discount te quajtur "Mediamarkt") ose e thene ndryshe "Bli me shume, paguaj me pak"; teksa blej lodrat pa fund bej te mundur dy gjera: i blej prodhimin e Yu-se, dhe i jap mundesine Yu-se te vazhdoje te prodhoje per te zevendesuar ate qe kam blere me pare. Ne saj te aktivitetit tim konsumist une bej te mundur jo vetem c'industrializimin e perendimit, por edhe jetesen e Yu. Sa me shume te blej une, aq me shume pune ka Yu; aq me shume fabrika do ndertohen per te punesuar Yu-te ne pritje te nje pune. Por, e pare ne nje plan me te gjere, une i mundesoj Kines nje zhvillim marramandes industrial, zhvillim qe ben t'u leshoje goja leng gjithe investoreve globale.

Kjo analize me ben mua si konsumist te kem nje ndergjegje te qete, sepse efekti perfundimtar eshte tejet pozitiv. Une vete, i shpetoj presionit te konsumizmit duke u bere pjese e tij. Duke u bere pjese e tij une nuk dua te jem me budalla e te ble me cmime te larta kur kam mundesi qe ta optimizoj lekun tim duke blere me te njejten vlere me shume produkte. Duke rritur presionin per cmime te ulta une ndihmoj ne cindustrializimin e vendit tim dhe bej te mundur industrializimin e Kines (apo vendeve ne pritje te fatit te saj); bej te mundur financimin e jetes se Yu.

Yu, qe punon ne kushte skllaverie, i dorezohet kufijve te rezistences fizike dhe le punen pas gjashte muajsh. E hidhur. Por, ky eshte vetem nje efekt dytesor; apo sic i thone gjermanisht: "Kollateralschaden". Por, kur une si konsumator mesoj nje fakt te tille fillon dhe me bren ndergjegja. Paksa. Dhe mendoj: edhe kjo brejtje ndergjegje eshte "Kollateralschaden". Eshte dytesore. Por, deri diku e ndreqshme.

Filloj te seleksionoj nga lodrat e tim biri lodra qe ai nuk i do me. I paketoj dhe ja dergoj punetorit Yu. Tek e fundit, edhe femijet e tij kane nevoje per lodra. Dhe pastaj filloj dhe shijoj zhvillimin e tim biri, rolet qe ai luan me piratet dhe barbapapat; sepse lodrat - thone pedagoget e femijeve - jane te rendesishme, te domosdoshme per zhvillimin intelektual te femijeve. Brejtja ime e ndergjegjes eshte qetesuar: pirati tek une i ka lene hapesire edhe barbapapase.

Kolaterallschaden-Yu, qe humbi gjate rruges se zhvillimit industrial, do zevendesohet me nje tjeter Yu. Pas disa brezash Yu, Kina do kete ecur perpara aq shume sa Yu-ja vete do jete bere pjese e konsumatorit "Ich bin nicht Blöd" qe ndihmon zhvillimin industrial te nje vendi tjeter. Dhe atehere, ai do jete, keshtu si une; duke shijuar luften e humbur te barbapapave dhe piratet triumfuese te femijes se tij. Barbapapate do ringjallen serisht dhe cdo gje fillon nga e para. Brejtja e ndergjegjegjes, si cdo kollateralschaden, do venitet mbas shkelqimit te vitrinave te suksesit.

3.1.08

Te gjithe lumenjte rrjedhin (disa edhe thahen)

Diten e pare te shkolles, profesori Z., diku ne nje auditor; ne nje nga fakultetet e universitetit te Tiranes, e kishte zakon te na jepte edhe literaturen qe do te studionim gjate semestrit apo vitit ne vazhdim. Zakonisht, literatura perfaqesohej nga nje dispence e shtypur ne makine, ne leter te verdhe e te trashe, ku me shume e ku me pak me gabime. Dhe, me pas shtonte si me gjysem zeri se, nese kishim mundesi per ta gjetur, mund te studionim edhe librin XY; ne anglisht ose italisht ose frengjisht. Kuptohet, libri nuk ekzistonte ne shitoret e Shqiperise dhe mund te gjendej vetem jashte shtetit. Me vone do te kuptoja se behej fjale per nje liber-baze-bibel, me te cilin studionin gjithe studentet ne universitetin e huaj ku shkova me pas, e jo vetem aty por kudo pervec nesh ne Shqiperi, ku libri gjendej si nje kopje e vetme ne biblioteken e profesorit Z.. Me vone do zbuloja se problemet ne provimet tona, por edhe pergjigjet e sakta te tyre, vinin direkt nga faqet e ketij libri fantazme.

Profesori Z. kishte studiuar jashte shtetit, ku edhe kishte blere e studiuar ne menyre te detyrueshme librin XY. Si ai, ne kishim edhe dy-tre profesore te tjere qe kishin studiuar jashte; e ishin kthyer menjehere mbas studimeve ne Shqiperi direkt e ne auditore perballe nesh, me librat e famshem e te panjohur per ne ne bibliotekat e tyre personale: libra qe vinin e na vizitonin eksluzivisht neper provime ne forme pyetjesh apo problemesh.

Per ne ngeleshin per perdorim te perditshem ato, dispencat, dhe shenimet. Kjo pune per vite me radhe, edhe ne pike te dimrit, kur kontakti i duarve te mardhura nga te ftohtit me letren akoma me te ftohte te fletores se shenimeve i ngjasonte shpimit te gjilperave direkt e ne mish. Ne anen e brendshme te dores sime te djathte, aty ku realizohej kontakti i dores me fleten e fletores, nxirrte gjithmone koken nje shtrese e ashper qelizash lekure.

Atehere, mendonim vetem nje gje: nje dite do te bej namin! Vetem te vije ajo dite kur une te behem pedagoge dhe do ndryshoj gjithcka. ... Ose te pakten dicka! Kete patjeter!

Kete deshire te fshehur pati edhe kolegia ime, qe perkunder meje, ndenji aty ne Shqiperi dhe arriti te behej pedagoge ne po ate fakultet. E sapoemeruar, kolegia me dergon nje email ku me kerkon ndihme: i duhej nje projekt, nje projekt qe do te ndryshonte thelbesisht cilesine e njohurive. Energjia e saj ishte ngjitese. Enderrat e mia te dikurshme akoma te gjalla. Pas nje bashkebisedimi intensiv arritem ne perfundimin se duhej filluar nga A-ja e gjerave: duhej investuar tek librat! Tek librat – bibla. Tek ato librat-fantazma qe profesoret tane te nderuar mbanin ne bibliotekat e tyre e i perdornin per te na seleksionuar ne provim. Mjaft me me dispenca te shpifura. Mjaft me me njohuri qe jepen gojarisht si te ishin legjenda!

Plani ishte i thjesht dhe shume llogjik: per cdo bible 50 kopje, kaq eshte numri maksimal i studenteve. Biblat do te depozitoheshin ne biblioteken e Fakultetit ku do te terhiqeshin nga studentet ne fillim te cdo viti e ku do te risilleshin mbas perfundimit te lendes. Per cdo brez, per te pakten pese vite, librat do te ishin ne biblioteke te perdorshme. Pas 5 vitesh, koha kur librat rinovohen nga autoret, mund te bliheshin librat e rinovuar. Sigurisht, librat duhet te ishin ne anglisht, sepse keshtu studentet do te mesonin nga belaja edhe anglishten. Kostoja e projektit per 5 vite 30.000 Sfr. Burimi i lekeve Ambasada Zvicerane.

Pasi i hodhem te gjitha idete ne leter, pasi pershkruam projektin; pasi shkruam bukur-bukur koston e projektit, dhe pasi u shkrua edhe letra per ta derguar ne Ambasade; kishim arritur ne piken me te rendesishme dhe emocionuese te projektit: realizimin e tij. Kolegia ime duhej qe kete projekt ta paraqiste ne Ambasaden Zvicerane. Dhe, pikerisht atehere, koleges sime i jepet nje burse 3 mujorshe per ne nje universitet perendimor. Qellimi i burses se saj: studimi i librit - bibel XY, dhenia e mundesise se vezhgimit te procesit te mesimedhenies, pjesemarrja ne jeten shkencore. Projekti yne u fut ne nje syrtar te zyres se saj te re ne pritje te kthimit te se zonjes.

Nuk e di se cfare ka ndodhur gjate atij tre mujorshi. Por, kolegia ime projektin nuk e ka zene me ne goje. Nuk e ze ne goje as kur e ze une. Heshtje. Totale. Nderkohe, ajo mbaroi kursin e specializimit dhe u kthye ne fakultet. Me vete solli edhe librin XY, dhurate nga universiteti mikprites, te cilin ajo e futi ne biblioteken e saj. Diten e pare te shkolles, kolegia ju shperndan dispencat e lendes studenteve. Keto jane rishtypur ne formate librash, e ne leter me te mire se ajo e dikurshmja, fale nje projekti te nje programi per arsimin te Bashkimit Europian. Dhe ... ne fund ... ajo me gjysem zeri ju thote studenteve se, nese kane mundesi ta gjejne, mund te studiojne edhe librin YX; ne anglisht ose italisht ose frengjisht.

22.12.07

Grip dashurie

Ah, sa do te deshiroja te isha aty e te te ndihmoja, - thote ajo ne nje psheretime. Ajo eshte mamaja ime, qe flet nga Tirana ime, jone, 1000km larg meje. Telefoni ma sjell ate ne veshin tim. Cdo te shtune. Kjo eshte rutina jone disavjecare. Rutina qe mban gjalle lidhjen tone, qe na informon per cdo gje qe ndodh brenda nje jave ne jetet tona.

Shpesh nuk ndodh asgje brenda nje jave, dhe ne vetem se ripertypim gjera qe i kemi thene e sterthene; por qe prape na shijojne se na mbushin mungesen fizike, se na ben te ndihemi sikur jemi ulur per nje kafe diku per qejfin tone; si dikur. Por, nganjehere, brenda nje jave ndodhin ngjarje te vogla; nga ato qe na bejne te kukurisim e qeshim, te habitemi, te revoltohemi; por per nje kohe te shkurter. Sepse, ne momentin qe ulim telefonin, por ndoshta vetem disa ore me pas, cdo gje eshte harruar. Por, ka edhe nga ato javet, jo dhe kaq te shpeshta brenda nje viti; ku ndodhin ngjarje te medha, te paharueshme; nga ato qe te ndryshojne jeten. Fillimi i studimeve apo mbarimi i saj, gjetja e punes se enderrave apo ngelja pa pune, suksese ne karriere apo deshtime. Lindja e nje dashuri apo perfundimi i saj, martesa apo ndarja, fillesat e nje jete apo mbarimi i hershem i saj, lindja e nje jete apo vdekja, ditelindje, semundje pa shprese apo grip.

Ne ritualin telefonik te radhes une i tregoj, pikerisht, per gripin. Per kete grip qe prej nje jave na ka bere prene e vet. Na ka bere hije te vetevetes. Te gjitheve; te medhenj e te vegjel.

Eshte gati e parashikueshme. Cdo vit, ne kete kohe; ne fundvit, gripi ulet kembekryq midis nesh. Per arsye qe nuk i di. A eshte e ftohta qe zakonisht shoqeron fundin e vitit? A eshte thjesht nje ritual gripi? Apo, eshte trupi dhe mendja e stresuar nga viti i gjate qe fton gripin, per te rene ne qetesine e kerkuar por te padhene?

I llogarisin ne miliona Sfr demet qe shkakton gripi per vit ne Zvicer. I llogarisin ne qindra te vdekurit nga gripi ne vit. Vit per vit. Ndersa shohim me frike nga mundesia e shfaqjes se SARSIT agresiv, harrojme gripin; kete te njohur te madh, kete shoqerues konstant te jetes sone qe na demton pa spektaklin e nje SARSI, sepse shume i rendomte. Perpiqemi ta frenojme me vaksina, dhe ai; mashtruesi i madh, na rreshqet nga duart e rishfaqet ne nje forme tjeter. Nje forme e re qe i shtohet kokteilit te vaksines. Nje forme e re qe shpejt do te shnderrohet ne nje forme tjeter; si per te na treguar e ritreguar qe aftesite mrekulliberese te njeriut modern jane te kufizuara. Vuajtja e pashmangshme.

Te isha aty te te ndihmoja, - deshiron trishtueshem ime me dhe sjell tek une kujtime femijerie, kujtime gripi. Pa dhimbje, pa temperature te larte. Jo, keto nuk i kujtoj. Por, kujtoj mamane tek me rrinte prane, me koken time ne preherin e saj, doren time ne doren e saj. Cdo grip ishte per mua nje moment afrimi. Momenti kur largoheshin zenkat, sherret, zhgenjimet, hidherimet, mbetjehatrit. Momenti kur hapeshin te gjitha dyert, kur zemrat ishin aty per njera-tjetren. Momentet kur ne vinin nje hap me prane njera-tjetres. Momentet qe na mbushnin me dashuri, tolerance e durim per te ardhmen, deri gripin tjeter.

E shtrire ne krevat, midis dy femijeve te mi, shoh historine te perseritet. Im bir shtrihet ne te mengjer, me koken mbi preherin tim. E vogla shtrihet ne te djathten time, me koken zhytur ne sqetullen time. Eshte gripi i pare i saj. Semundja e saj e pare. Deri tani jeta ishte e bukur, e pakomplikuar per te. Kurse tani, asaj i duhet te mesohet me hundet e bllokuara dhe veshtiresi frymemarrje, me kollitje mbytese. E konfuzuar me kete ndryshim te shpejte e radikal, e vogla reagon me nervozizem dhe me te qara. Te qara lutese, te qara qe kerkojne rikthimin e normalitetit te meparshem. Im bir reagon me qete. Ndoshta, sepse nuk eshte hera e pare. Ndoshta sepse temperatura e larte ja ka bere koken te rende, mendimin te veshtire. Ne momentet kur temperatura largohet per disa ore, krizat e moshes; problemet e identitetit te tij behen te degjueshme e kuptueshme.

Mami, une jam djale, e vertete, - thote me syte e drobitur qe kerkojne pergjigje.
Po, lepurush, ti je djale, - e siguroj une.
Era eshte vajze, - thote duke treguar nga e motra.
Po, ajo eshte e vajze.
Era nuk ka bibilush, e vertete mami? Vetem cunat kane bibilush.
Po, - pergjigjem une me buzeqeshje, - vajzat nuk kane bibilush. Ato kane lulushe.
Tamam, - me konfirmon me mbyllje sysh.
Ajo eshte bebe, e vogel. Une jam i madh, - thote shume i qarte i vogli, - ajo nuk shkon ne kopesht ne vjeshte. Vetem une. Mami, kur te behet dimer une kam ditelindjen.
Po, i dashur, - e garantoj une.

Jane bisedat tona keto dite gripi dimri. Dimri qe ne konceptin e nje akomajokatervjecari ekziston si nje dite e vetme, dita e ditelindjes se tij; qe eshte akoma larg, dikur ne mesin e dimrit. Por, koncepti i kohes, ashtu si e konceptojme ne te rriturit; eshte i veshtire per te. E kaluara eshte gjithmone dje. E ardhmja eshte nje here gjume, dy here gjume, tre here gjume. Ose thjesht: Dimri i ditelindjes. I perkedhel koken dhe marr doren e tij ne doren time. Dhe ndjej se jemi afruar nje hap me shume se dje. Ndjej dashurine, nje lloj i vecante dashurie, qe shkon e pershkron trupat tane. Si ajo midis meje dhe sime meje dikur.

Pertej temperatures, dhimbjeve te grykes, kolles, dhimbjes se kokes, pafuqise se gjymtyreve, ajrit te rende te dhomes te saturuar me djerse gripi dhe arome caji: eshte kjo lloj lidhje ajo qe ngelet. Ndoshta, ky eshte edhe qellimi i ardhjes se gripit tek ne: per te na dhene kohe per te ndjere njeri-tjetrin, per ta nuhatur njeri-tjetrin, per ta dashur njeri-tjetrin ne menyren me te paster te mundshme, per te pasur pak kohe per njeri-tjetrin. Per te krijuar jo vetem nje lidhje te castit, por edhe kujtimet e se nesermes; qe do na mbajne perjetesisht te lidhur me njeri-tjetrin, te lidhur ne dashurine tone per njeri-tjetrin. Dhe, keshtu, me ze gjumi midis dy vogelusheve, mua; nenen e tyre, qe teksa pergjumet enderron te jete vete vogelushe me koken ne preherin e mamase se saj. Ah, sikur te ishte ketu, prane meje, - eshte mendimi im i fundit. Ne nje psheretime.