6.8.07

Kohe librash: Kohe Gjarprinjsh

Mbas Kongolit fillova te lexoj romanin e Enver Kushit, "Koha Zero". Shtysen ma dhane komentet e Moikom Zeqos dhe Frederik Rreshpja, ne faqen e mbrapme te librit. Per Moikom Zeqon ky roman "eshte nje nga romanet e pakta, te rralla te viteve te fundit dhe i shkruar me nje force sugjestionuese te padyshimte". Per Rreshpjen, "ajo qe e ben kete liber nje nder romanet me interesante te letersise shqipe, eshte thurja me dore mjeshtri e reales me irealen, gjuha elegante dhe kompozicioni i perkryer". Per mua, "Koha zero" eshte nje lloj romani i pambaruar, i paperpunuar. Nje histori qe nuk ta mbush mendjen, nje histori kthesat e se ciles duken artificiale, pa lidhje organike me ate qe iku. Per me teper, "Koha zero" me la pershtypjen e nje libri qe eshte bere i pandjere, nje liber per liber, ndoshta sepse autorit i ka pelqyer metafora qe ka gjetur. "Koha zero" eshte nje roman qe nuk te afron, nuk te ngroh, nuk te ben pjese te tij. Metaforra e gjarprit, qe shitet, blihet, perdridhet, vret shpirtin dhe mendjen behet tmerresisht e lodhshme ne pjesen e dyte te romanit. Autori sillet si nje diktator me figurat e veta: nuk i le ata te zhvillohen natyrshem. Ata jane thjesht nje funksion i metafores. Ndoshta ky liber ben pjese ne kategorine e atyre librave qe shkruhen per nje rreth shume te ngushte njerezish, kolegesh. Por jo per mua, lexuesin e thjeshte.


Romani qe ndoqi pas leximin e "Koha zero" ishte nje tjeter roman me metafore gjarprin. Qe emri i autorit ishte Bashkim Shehu, ishte edhe njera nga shtysat per te mos ta lene pa lexuar. Edhe pse. Pyetja nuk me linte dhe nuk me le rehat: c'eshte ky obsesion me gjarprin? Te besh nje koment per romanin "gjarpri dhe heronj te tjere" nuk eshte gje kaq e lehte. Me behet nje lloj ngerci ne gryke. Bashkim Shehu di ta perdori fjalen. Ne dallim nga autori i pare, Shehu di ta zhvilloje ngjarjen. Problemi tek Gjarprinjte e Shehut jane personazhet. Dhe B. Shehu vete. Se pari, personazhet. Me perjashtim te ndonje skene erotike, personazhet e ketij romani as te ngrohin, as te ftohin. Vjen nje pike gjate leximit qe nuk te intereson me fare se cfare problemesh e krizash e ndjenja kane keta personazhe. E kam perfunduar leximin thjesht per respekt te autorit. Sepse, ti e ndjen qe ky autor di shume. E ka koken plot. E ndjen qe ky autor njeh letersine, historine, filozofine, simboliken, artin e metaforrave. Por ndjen, gjithashtu, sesi pesha e kesaj dijeje ja merr frymen romanit. B. Shehu ka dashur ndoshta shume nga ky roman dhe padashur, e ka vrare ate.

Koha Zero, Enver Kushi, Shtepia botuese "Baca", 500 leke
Gjarpri dhe heronj te tjere, Bashkim Shehu, Botimet Toena, 700 leke