Showing posts with label Humor. Show all posts
Showing posts with label Humor. Show all posts

21.10.09

Lajme të ngjashme: Shuhet blogistja Selfmade Radio

Nje sqarim paraprak: Nuk eshte se me mungon ndjeshmeria per te vdekurin, por ashtu sic shkruhet per te vdekurin ne shtypin shqiptar te kap lemeria te vdesesh. Po lexoja per vdekjen e Dhimiter Xhuvanit, ndjese paste, dhe nuk munda t'i rezistoja idese per ta adaptuar pacavuren shqiptare kushtuar Dh. Xh. (Gazeta Shqiptare) per vdekjen time. Lexim te mbare.


Selfmade Radio, Miqtë e blogistes: Si e kemi njohur Selfin


Me Selfmade jam njohur që kur kam lerë ...që në kohët e lashta ... që para se të lindnim ... Nuk mbahet mend që kur jemi njohur...”. Kështu e nis kujtim rrëfimin për të madhen Selfmade Radio, Ekonomistja e njohur, Migena P. ... është e emocionuar, padyshim. Sapo ka dalë nga shtëpia e blogistes së ndjerë. Me miqtë e saj është ulur më pas në një kafe për të gjerbur një kafe dhe për të folur për të. Ajo është kryefjala e mendimit... atij të shprehur me fjalë apo me heshtje, me psherëtima apo edhe me ndonjë lot të fshehur, brenda shpirtit që tanimë nuk komandohet dot. Ka një njohje të hershme, që nuk ishte vetëm si rrjedhojë e bashkëpunimit nëpër projekte të famshme bamiresie, një miqësi “e pashkruar”, “e parrëfyer”. Në pak fjali Migena P. tregon atë ditë të fundit kur e ka takuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ku përveç bisedave i ka treguar se vazhdon të punojë si më parë, nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe më tej, imazhi i saj ka mbetur “ai i një njeriu të lodhur” në mendjen e ekonomistes.
Zonja P., përveç bashkëpunimeve në projekte bamiresie kombetare të famshme, ju keni pasur një miqësi me blogisten Selfmade Radio. Si do ta përshkruanit natyrën e saj?
Migena P. - Në fakt e kam pak të vështirë në këtë rast, në sensin që për të do të shkruhej një gazetë e gjithë, por unë do të doja të thosha pak fjalë sot për Selfmade. Selfmade Radio ishte njeriu i butë, me një shpirt të butë... tmerrësisht të butë... e
tmerrshme deri në ekstrem! Ky shpirt i saj i butë u pasqyrua në gjithë veprimtarine e saj, perfshire edhe punën në shkence dhe publicistike. Kërkesa për liri, për drejtësi, pra shpirti njerëzor i edukuar nga Korca (në fakt, origjinen e kishte nga Vlora, por edhe ata qytetarë të këtij vendi jane) u pasqyrua në të gjithë veprën e saj. Ne kemi bashkëpunuar, kemi qenë mikesha së bashku, na ka lidhur puna, por edhe një marrëdhënie krejt......e veçantë, e pashkruar, e pathënë. Ishte një mikeshe e mirë, për mua është humbje e madhe.
Kur jeni njohur me të?
Që kur kemi lerë... që në kohët e lashta... që para se të lindnim... Nuk mbahet mend që kur jemi njohur.
Largimi nga jeta e një njeriu është i dhimbshëm... si u ndjetë kur morët vesh lajmin?
Kur ikën një njeri i madh, gjithmonë thuhet, ishte një humbje e madhe. Është e kotë të përsëris ato fjalë klishe. Por largimi nga jeta i Selfmade Radios është vërtet një humbje e madhe për familjen e saj. Ajo ka lënë një djalë dhe një vajzë të talentuar. Djali JAB, trashëgon nga e ema punën dhe lidhjen me shkencen. Ai punon mjaft dhe gjithashtu ka një bashkëshorte shqiptare, Luizen, e cila po ashtu është e angazhuar. Kështu që Selfmade i vuri pikat mbi I, me pika dhe presje i rregulloi fëmijët e saj. Ne të gjithë kemi lindur, jetojmë dhe do të vdesim një ditë, por Selfmade la një boshllëk në shkence, në blogosfere, në shoqëri, në familje, tek ne të gjithë.
Kur jeni takuar për herë të fundit dhe si e kujtoni atë takim?
Para ca kohësh jemi takuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kishte dalë për të bërë një shëtitje. Dukej e lodhur, ishte e lodhur në fakt. E pyeta për shëndetin dhe më tha që “nuk jam mirë”. E pyeta nëse vazhdonte të punonte dhe më tha që, “punoj që nga ora 7 e mëngjesit e deri në orën dhjetë... punoj si gjithmonë”. Kjo ishte vetia e saj, vetia e punës, njeriu i punës.

Vladimir K.: Nuk të kritikonte para të tjerëve, të ruante personalitetin

Lajmin e humbjes së shkencetares dhe blogistes Selfmade Radio e merr vesh nga ne, koleget gazetarë, që bashkë me momentet e hidhura të largimit nga jeta të një njeriu, përpiqemi të përcjellim edhe kujtimin, emocionet që një personalitet i tillë na ka sjellë gjatë veprimtarisë së saj. Gazetari dhe kritiku Vladimir K., pas dhimbjes së kësaj ngjarjeje kujton disa nga karakteristikat e Selfit, ashtu siç e njihnin të gjithë, bashkëpunimin e tij të parë me të, ndihmën që ajo i dha si një mësuese e mirë dhe më tej disa nga çastet e takimit të tij të fundit me të.
Zoti K., ju e keni njohur Selfmade Radion e madje keni bashkëpunuar me të, si do ta përshkruanit karakterin, punën dhe krijimtarinë e saj?
Selfmade (Selfin) e kam njohur mbi tridhjetë vjet më parë. E qeshur, modeste, xhentile, fjalëmbël dhe mbi të gjitha një familjare shembullore. Selfi ka qenë mesuesja ime e parë. Blogistja Selfmade Radio shprehu dëshirën dhe gatishmërinë që të bashkëpunonte me mua në hapjen e Blogut tim "Rrugicat që kërkonin diell". Për mua, ky qe hapi ynë i parë që na hapi dyert e një bashkepunimi dhe karriere të gjatë. Selfmade Radio (Selfi), kjo blogiste dhe shkruese e talentuar kurrë nuk rreshti të ndihmojë të rinjtë. Mjeshtre e tregimit dhe vizatuese perfekte realitetesh arriti që me penën e saj të rreshtojë në arkivin e krijimtarisë publicistike një galeri problemesh që nuk do harrohen lehtë. Me vdekjen e saj blogosfera shqiptare humbi një nga penat që la gjurmë në historinë e blogosferes shqiptar. Selfmade Radio do mbetet një nga emrat që nuk do harrohet kurrë. Bashkë me kolegët e mi rreshtohemi pranë familjes dhe të afërmeve për të bashkuar dhimbjen tonë për këtë humbje të madhe.
Si e kujtoni takimin tuaj të parë me të?
Takimi i parë ka qenë me përgatitjet e blogut "Rrugicat që kërkonin diell". Kujtoj se i kisha kerkuar ndihme dikujt tjeter, i cili e la projektin për shkaqe shëndetësore. Une, me shume turp iu drejtova asaj. Ishte në të drejtën e blogistes se famshme ta kundërshtonte këtë kerkese, por ajo e miratoi dhe vazhdoi një bashkëpunim të gjatë me mua. Zakonisht, puna me blogjet në fillimet e realizimit zakonisht ndërpritet, por me Selfmade ndodhi e kundërta. Sa herë që me lypej ndihma e saj, ajo vinte dhe të dy uleshim dhe diskutonim për artikujt e rinj. Nuk u lodh kurrë.
Çfarë natyre ishte në punë?
E qetë, pa shumë fjalë, më shumë dëgjonte. Edhe pse ne ishim të rinj, na i merrte në konsideratë mendimet, qofshin nganjëherë edhe të gabuara. Me takt na drejtonte ku e lypte dramaturgjia e blogut. Për ne ishte një mësuese e devotshme.
Një kritikë apo një këshillë prej saj, a mund të na e kujtoni?
Nuk kritikonte, sidomos në sy të të tjerëve. Ta ruante personalitetin. Zakonisht gjërat që nuk i pëlqenin t'i thoshte veçmas. Kishte humor, një humor të hollë me pak dialekt lab. I pëlqenin shakatë, barcaletat dhe historitë e blogosferes. Më kujtohet shpesh një thënie e saj: "Nuk është serioz një njeri që nuk di të qeshë".
A keni diskutuar për blogosferen e viteve të fundit me të dhe cili ishte opinioni i saj për të?
Vitet e fundit pati probleme shëndetësore dhe megjithatë arriti së bashku me JAB, të birin, të realizojë një blog interesant "I dashur armik", me një mesazh të thellë humanist. Dashurinë për njeriun. Tipar që e karakterizonte Selfin.
Kur është hera e fundit që e keni takuar?
Herën e fundit me të kam folur kur ishte në spital në Zvicer. (vuante nga zemra). Ngaqë nuk dilte në ambiente publike (shkak sëmundja e zemrës), i merrnim informatat për gjendjen shëndetësore nëpërmjet të birit, JAB. Herën e fundit u pamë në një premierë blogu.

Jerina D.: Buzëqeshja e Selfit rrezatonte dashuri

Një njohje e rastësishme që në adoleshencë duke shfletuar blogun e saj, më pas takimet e punës në plazhin e Durresit, darkat mes miqsh dhe vizitat në familje. Përpos këtyre, Jerina D. nuk mund të harrojë buzëqeshjen dhe dashurinë humane që rrezatonte me të gjithë blogistja dhe shkencetarja. Largimin e saj nga jeta D. e komenton me një dhimbje të madhe dhe si një ikje jo vetëm për miqtë dhe të afërmit, por një humbje e madhe për kombin. Ajo rrëfen se njohja mes tyre ka qenë familjare, duke theksuar se Selfmade Radio ka qenë ndër ndermjetesuesit e parë që ka ndihmuar në botimin në gazetën "Drita" tregimet e burrit të saj, Bobi B..
Si e keni njohur për herë të parë Selfmade Radion?
Në radhë të parë ju falenderoj për intervistën, pasi për familjen time ka qenë një humbje e madhe, po kaq edhe për kombin. Jam njohur fillimisht me Selfmade Radion 40 vjet më parë, duke lexuar blogun e saj. I kam prekur ato qysh kur isha ende një adoleshent, pasi vinim nga e njëjta shkollë dhe që në atë kohë kam qenë një fans i blogut. Ajo ishte një bloguese e përmasave të mëdha, e cila me krijimtarinë e saj ishte si autore e publicistikes klasike, por shumë komunikuese dhe moderne njëkohësisht.
Cilat kanë qenë bashkëpunimet tuaja në blogosfere?
Kam qenë me shumë fat të punoja me të në blogun "Don Kishotet", drejtore e të cilit ishte i Selfi. Mbaj mend se ajo ka qenë në të gjitha artikujt e blogut prezente. Ajo ishte një grua shumë komunikuese me të gjithë. Ndërsa darkave nuk mund ta harroj sesi Selfi jepte gjithmonë dashuri, një dashuri njerëzore, që ishte cilësia që e karakterizonte atë...!
Si i mbani mend raportet tuaja, personale apo familjare?
Kishte një të qeshur që rrezatonte gjithmonë një shpirt të dashuruar me njeriun dhe një blogiste që më ka lënë gjithmonë mbresa. Mbaj mend herën e fundit pas botimit të "Pertej fasades elektorale per arsimin", ajo u kthye për t'i tronditur të gjithë, por edhe për të konfirmuar penën e saj si bloguese e madhe, prandaj dhe them me bindje se ikja e saj ishte e përmasave kombëtare. Raportet tona kanë qenë edhe familjare, pasi Selfmade Radio dhe Ismail Kadare kanë qenë redaktorët e parë që kanë mbështetur Bobin në botimet e tij të para në gazetën "Drita". Madje, mund të them se Selfmade Radio ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen që ka dhënë ndaj Urim N., duke deklaruar që në fillimet e tij se ishte një djalë i talentuar, me të ardhme të madhe...!
Çfarë do t'ju mungojë më shumë nga humbja e mikes suaj?
Mendoj se humbja, ikja e saj do të jetë një mungesë e madhe për çdo lexues, pasi ajo gjithmonë ka thënë diçka me karakteret e saj, janë ato karaktere që shoqërojnë në jetë me qindra dhe mijëra lexues, të cilët nuk do të ndihen aspak të qetë. Për ne do të ketë një dhimbje të madhe, pasi do të na mungojë buzëqeshja e saj rrezellitëse që falte gjithmonë dashuri.

7.11.08

Obama i aplikuar në rutinën e përditshme


Një Obama për të rinjtë
Zgjidhni sot një pedagog social, karizmatik, me ngyrë për internatin tuaj, shtëpinë e të rinjve, etj.

(kërkesë për punë nga një anonim në gazetën Tages Anzeiger sot)

14.10.08

Si te behesh nje analist shqiptar i shquar dhe i pavdekshem: nje manualth

1. Shkruaj. Shkruaj dhe shkruaj. Nje analize.

2. Mundohu qe analiza te kete nje fillim, vazhdim dhe fund. Mos harro ta lidhesh fundin me fillimin.

3. Mendo nje metafore. Te bukur. Te forte. Te papare. Dhe, vertite gjithe artikullin rreth asaj metafore. Cdo gje tjeter do harrohet, metafora jo.

4. Mos harro, analiza e nje analisti vertitet rreth banaliteteve, rreth te dukshmes, majes se ajsbergut. Per kete nuk te duhen as fakte, as shifra dhe as studime, por paragjykime dhe hamendje te cilat duhet t’i serviresh si te verteta te padiskutueshme. Aksiome Nr.1: Nje analist seleksionon me analizat e tij njerez qe ndajne te njejtat paragjykime. Mendoje perpara se t’i hysh karrieres se ne cilin segment paragjykimesh kerkon te ndertosh profilin tend: ne ate masiv apo elitarian.

5. Aksiome Nr.2: Shkruaj per cdo gje. Nuk ka nevoje te jesh specialist per temen qe shkruan dhe as te harxhosh kohe per ta studiuar ate: sot kemi wikipedian dhe google. Mbaj gjithmone prapa dhe para kokes alibine e formuluar kaq bukur nga Sartre: ti je nje intelektual i angazhuar! Shkruaj per tema qe mundojne gjithe boten: globalizmi, shtetformimi, kultura, klonimi i njeriut, NASA, religjioni, kriza financiare, politika dhe zgjedhjet amerikane, neonazizmin, vdekja e Haiderit, ngrohja globale. Mundohu t’i dramatizosh fenomenet qe analizon dhe jepi te qarta konkluzionet: arti eshte komerc, njeriu eshte skllav i konsumizmit, klonimi i njeriut shenon fundin e moralit, Obama eshte nje aktor filmi B, demokracia eshte iluzion. Mos harro t’u japesh temave qe trajton nje „touch“ lokal: vertet makaronat i ziejne gjithandej me uje, por kripa ne tenxheren tende eshte marre nga gurorja e Vlores. Ky nuk eshte nje fakt i vetekuptueshem!

6. Nuk ke nevoje te shkruash apo sjellesh mendimet e tua origjinale. Cdo gje eshte thene e shkruar te pakten njehere. Origjinaliteti yt duhet te qendroje ne menyren se si i mbeshtjell argumentat (shif nr.8). Perseriti argumentat e te tjereve pa i cituar. Shansi qe dikush te kete lexuar te njejtin argument eshte shume i vogel.

7. Mos bej gafe te perdoresh nr. 6 kur merr hua tek emra qe i referojne te gjithe koleget tuaj. Edhe pse qendron mundesia qe te gjithe ata qe citojne te mos kene lexuar me shume se ate citim, nuk ja vlen te rrezikosh. Memorizo autoret qe citohen me shume dhe citoji edhe ti. Ja disa referime qe mund t’i perdoresh direkt ne fillimet e tua: Proust, Arend, Friedman, Heidigger, Popper, Machiavelli, Freud, Nitzsche, Jung, Heisenberg, Camus, Borghes, Ecco. Duhet ta kesh te qarte, se vendin e vecante ne paragjykimet elitare nuk ta japin flirtet me autoret e siperpermenduar, por sidomos flirti me emra qe nuk jane bere akoma popullore. Lexo here pas here ndonje gje para se te flesh, ne wikipedia si rruga me e shpejte, ose bli ndonje liber dhe abuzoje autorin deri sa te konstatosh se dikush tjeter jua ka vjedhur referencen. Ne kete moment kerko per nje reference te re. Kuptohet, strategjia me e mire eshte t’i shperndash referencat si grate tek filmi "Dimri i fundit“: te veshtira per t’u fiksuar.

8. Mos nenvlefteso menyren se si shkruan. Pasuroje gjuhen. Xhongloje fjalen. Sepse, sic e thote edhe Aksioma nr. 3: nuk ka rendesi argumenti, por mbeshtjellja. Nese mbeshtjellja mahnit njerezit, askush, ose vetem nje grusht njerezish (statistikisht i paperfillshem per te te shkaterruar emrin e mire), do ta vere re se tek e fundit po thua ate qe e dinin te gjithe: patatja mbillet ne toke.

9. Nese do te specializohesh si analist politik, atehere duhet te zhvillosh nuhatjen per njerezit qe jane aktive ne riciklim thashethemesh. Nuk ka nevoje tua provosh vertetesine thashethemeve: Tek e fundit, ti po ushtron ne publik te drejten tende te kurajos civile.

10. Aksiome nr. 4: Behu inflacionar! Vlera jote ne bursen e analisteve varet nga shpeshtesia jote ne shtyp. Mundohu te jesh gjithmone prezent ne shtyp. Ne mos cdo dite, nje here ne dy dite, nje here ne jave, ose, te pakten, nje here ne dy jave.

11. Mos harro te improvizosh intervista ku te japesh mendimin tend; pavaresisht se intervisten e ke organizuar ti, per publikun, mbas leximit, eshte ai tjetri qe ta ka kerkuar intervisten. Mos harro te japesh intervista personale ku te theksosh pikat e forta: dashurine tuaj per librin, per filozofine (ketu permendi edhe nje here referencat e pikes 7), trego historine qe te keput shpirtin te asaj keshilles qe ju dha babai, gjyshja, tezja para se te vdiste dhe qe ndryshoi jeten tuaj. Mos harro te permendesh rendesine e madhe qe ka per ty familja me rrefime nje fjalish (koncize por te paharrueshme lehte): femijet jane te mrekullueshem dhe po shkelqejne ne Universitetet me te mira te botes, gruaja eshte nje shoqe dhe nene e jashtezakonshme: cdo ishit ju pa te! (Le qe, as ti vete nuk e di- ajo, jo e jo - perse nuk ja ka mbathur mijera kilometra larg; ketu, por vetem ketu, mund t'ja tolerosh vetes me shume se nje fjali). Mos harro te tregosh dashurine per jeshilllikun, per qenin, macen apo kanarinen. Dhe, gjithmone, permend me vete ironi aftesine tende modeste ne gatim: minimumi zjerje makaronash (me kripe nga gurorja e Vlores).

12. Mos harro te hysh ne debat me kolegun tend, sidomos me ate qe mendon se po te konkurron reputacionin; per detaje te vogla, te holla, te rafinuara, qe pak kush i kupton vertet, por qe lene nga pas shijen e misterit. Dhe, ti e di, misteri ka efektin e vrimes se zeze: thith. Mos harro te interpretosh zgjedhjet e kolegeve te tu duke i vene ato perballe parimeve te fortifikuara morali njerezor dhe profesional. Ne kete menyre, ti i jep vetes autoritetin e gjykatesit te pagabueshem, te njeriut te persosur. Nuk ka rendesi se si je, rendesi ka se cfare imazhi ju percjell ti te tjereve per veten, rendesi ka cfare do ti te mendojne te tjeret per ty. Ketu vlen te permendet shembulli i mrekullueshem i molles bukurueshem te kuqe: krimbin ja sheh vetem kur e kafshon.

13. Jep imazhin se kritikon kedo, se per ty kufiri eshte vete morali dhe etika, por mos prek ca figura autoritare qe kane shume pushtet ne madhesine e imazhit tuaj dhe mireqenien e familjes tuaj. Ti mund ta shmangesh ne kete rast perdorimin e deftores duke e zevendesuar me te foluren e pergjithshme, parimore, ku duket sikur po thua shume, edhe pse nuk thua asgje.

14. Aksiome nr.5: Homo albanicus eshte Homo televisionis! Mos ler pas dore shfaqjet ne televizor. Hyr ne cdo debat dhe dil per te hyre prape.

15. Bej dicka qe te tjeret te flasin per ty. Bej gjithcka qe te tjeret te flasin per ty. Te tjeret duhet gjithmone te flasin per ty. Te tjeret duhet te obsesionohen me ty. Shfrytezoji te gjitha mundesite qe te lejon teknologjia. Mos harro te hapesh nje konto ne facebook. Mblidh miq pa fund. Shko tek koleget e tu qe kane mijera miqsh dhe peshkoja ata. Keshilloji te gjithe miqte e tu te peshkojne miqte e tyre per ty. Hap, pastaj, nje grup ne facebook dhe futi te gjithe miqte aty. Hap, me tutje, nje faqe fansash ne facebook dhe transferoji edhe njehere miqte atje. Me e mira eshte qe te tjeret ta bejne kete pune per ty: keshtu roli yt fundamental per shoqerine eshte i cimentuar, shoqeria ka nevoje per ty! Bej vetereklamim. Vetereklamim. Dhe prape vetereklamim. Njerezit, edhe kur nuk te lexojne, do te te kujtojne emrin.

16. Kujdesu per pamjen e jashtme: te qeshurat ne publik, me kamate. Ti je i besueshem vetem kur dukesh serioz dhe kur i vendos distancat me nje veshtrim skeptik.

17. Mos harro: Nje fundamentalist duhet ta hedhi veten ne ere me dinamit (artizanal apo industrial) ne menyre qe te shkoje e te takoje te shtate virgjireshat. Ty, te shtate virgjireshat (jo vetem shtate, jo vetem virgjeresha) te vijne vete. Nese je femer, modifikoje kete fjali keshtu: Mos harro, shtate analiste shqiptare (jo vetem shtate, jo vetem analista) do ta gjejne rrugen tek ty.

18. Kujdesu qe te marresh sa me shume cmime. Mendo momentin e varrimit. Sa me shume cmime, aq me madheshtor varrimi, aq me pjesemarres publiku ne kete humbje te madhe. Ne se nuk t’i japin cmimet, ktheje kete fakt ne legjende dhe mundohu te besh gjithmone nje analogji me shkrimtare te famshem qe nuk jua kane dhene nobelin e permerituar. Njerezit do te te kuptojne e do te ta perhapin legjenden me tutje.

19. Ji largpames dhe kujdesu qe pas vdekjes pinjollet ta kene te lehte te ta mbajne kujtimin te gjalle dhe mos ta lene publikun te te harroje. Emri yt duhet te zbukuroje shkollat dhe cmime per analistet e se ardhmes. Ti duhet te shnderrohesh ne nje reference per brezat e ardhshem.

Disclamer: autori i shkrimit ve re me kenaqesi se i eshte permbajtur edhe vete shumices se rregullave, duke provuar se i ka te gjitha rruget e hapura per t'u bere edhe ai nje analist shqiptar. Te pakten kaq. Si fillim.

25.7.08

Maja e fikut ... edhe ne Youtube

Te nderuar lexues,

me kenaqesine me te madhe ju komunikoj se kenga ime e preferuar per femije, midis me te preferuarve te mia, "Oh, ne maje te fikut hypa, bum c'u rrezova" tani gjendet edhe ne Utube. Per fat te keq, klipi nuk i pershtatet lartesise se tekstit dhe kenges, por le te shohim gjysmen e gotes plot: ju mund te shijoni muziken dhe tekstin pa probleme. Shijojeni!




21.7.08

What is democracy?

I madhi Gerhard Polt ju shpjegon demokracine afrikaneve, si i derguar i krahines se Bavarise, ne kuadrin e ndihmave per zhvillimin e Afrikes:

28.3.08

D. monroe

Drosophila monroe

(Teknika: Drosophila melanogaster e manipuluar gjenetikisht; nje gjen qe kodon nje proteine fluoreshente eshte futur artificialisht dhe shprehur qellimisht vetem ne pjese te caktuara te trupit. Mizat jane fotografuar nen nje binokular duke perdorur drite te nje gjatesie vale te caktuar, dhe pastaj perpunuar ne fotoshop. Per me shume mbi kete teme lexoni ketu.)

16.12.07

Ngushellohuni: Ka edhe me keq

Pamjet e meposhtme jane marre nga parlamenti i Korese se Jugut, javen qe shkoi. Naja. Gjera qe ndodhin. C'te themi? Pervecse: Kur politikanet e marrin politiken pak me shume personalisht nga c'duhet, kudo qe te jene, rezultati eshte i njejte.

3.12.07

V-mendje

... kjo eshte ajo qe shpeshhere kerkojne shkencetaret. Sepse, sic e thote edhe Stephen Jay Gould: Shkencetaret jane qenie subjektive. Shkencetaret kane nje problem shume te madh: ne morine e studimeve teper specifike mundesia e humbjes eshte shume e madhe, frika e te qenurit i mos i lexuar eshte dramatike. Ne artikullin e tij, pikerisht ne artikullin e tij, mund te kishin qene rrenjet e cmimit te ardhshem Nobel, mund te kishte qene shpjegimi final i botes. Prandaj, shkencetaret nuk ngurojne te perdorin marifete qe ju sigurojne pak v-mendje. Marifete qe kapin syrin e editorit dhe te lexuesit-koleg, qe zgjojne interesin e leximit. Nje nga keto marifete qendron tek titulli i artikullit: tek dramaticiteti apo humori qe ai i sygjeron lexuesit. Une ka bere nje perzgjedhje titujsh te marre nga shume periodike shkencore, ca shume prestigjoze e ca me pak, ca per artikuj rigoroze shkencore dhe ca per politiken ne shkencen. Cfaredo qe te jete, ju do te gjeni aty poezine, erotiken dhe absurditetin. Si kudo, edhe ne shkence keto tema shesin mire. Cilen nga keto tituj do blinit ju?


  1. One size does not fit all (Modelling breast cancer)
  2. Toxic Dilemmas
  3. Feeling the heat: Ground squirrels heat their tails to discourage rattlesnake attack
  4. Dancing the polonaise
  5. The Cha-Cha-Cha Theory of Scientific Discovery
  6. Together We Shine
  7. Oily Spaghetti or Gummy Bear? (The Nuclear Pore Complex)
  8. If You Build It, Will They Come?
  9. Isotopic lunacy (Planetary science)
  10. Schizophrenic electrons (High-temperature superconductivity)
  11. A New Twist on Twist
  12. A Dangerous Liaison? (Smac Mimetics and TNFα)
  13. Immune pact with the enemy (Cancer)
  14. Pass the parcel (B-cell responses)
  15. These mice are made for grooming
  16. Did Horny Young Dinosaurs Cause Illusion of Separate Species?
  17. Social Integration of Robots into Groups of Cockroaches to Control Self-Organized Choices
  18. Origin of Human Bipedalism As an Adaptation for Locomotion on Flexible Branches
  19. Who has the ear of the president?

2.10.07

Edukim ... ndoshta me pasoja

Oh, ne maje te fikut hipa
bum c'u rrezova
Oh, ne maje te fikut hipa
bum c'u rrezova

Oh, erdhi gjyshja
m'foli hop
hop u cova
Oh, erdhi gjyshja
m'foli hop
hop u cova

Nuk jam cmendur! Dhe kjo perle nuk eshte e imja. Ky eshte teksti i nje kenge e kategorise turbofolk, per femije. Eshte nje tekst gjenial, qe perseritet monoton nja kater here. Njehere vjen gjyshja, njehere vjen mami, pastaj babi, dhe prape vjen gjyshja. Dhe djaloshi i kenges cdo here bie nga maja e fikut. Nje fabul shume domethenese. Djali perserit gjithmone te njejtin gabim, nga i njejti vend: maja e fikut. Konkluzioni: djaloshi ka probleme me memorien e gjate; nuk arrin te mesoje se po te hipesh ne maje te fikut, mund te biesh; tamamtamam - ke rene nja tre a kater here. Ndoshta memoria e gjate u shkurtua kur ai ra qe heren e pare nga maja e fikut dhe ngeli e demtuar per jete. Femija vjen ne qark. Por, pavaresisht nga kusuret e djalit dhe memories se tij, familja eshte gjithmone aty. Gjyshja ne shtepi. Mamaja ne shtepi. Babai ne shtepi. Dhe me turne dalin dhe i shkojne femijes prane sa here qe ky katapulton bungee jumping. Familjaret rrijne shume te qete. Nuk reagojne histerikisht. Nuk e gjuajne. Nuk e keshillojne. Thone vetem nje fjale: Hop. Te cilen djaloshi e ndjek verberisht. Dhe e gjithe kjo fabule e thjeshte e mbreselenese ndodh nen ritmim bum-bum, qe aq mjeshterisht i ngjan zhurmes bum, qe finalizon kontaktin e femijes me tokes, kur ky mbaron fluturimin nga maja e fikut. Kjo eshte nje kenge-krimb, qe futet ne vesh, kalon kufjte e tij membranor dhe perfundon drejt e ne qendrat e trurit qe te pafuqishme i dorezohen struktures se kenges; kenga gjen strofkullen e vet diku aty dhe paraziton pergjithmone.

Rezultati: nje femije rreth 4 vjecar, qe vertitet duke kenduar majen e fikut e duke kercyer pupthi e hopthi mbas cdo hopi e bumi.

Tragjedia: Ky femije eshte i joti!

Kenga me erdhi e fiksuar ne nje CD me kenge per femije. Nuk po diskutoj cilesine e CD dhe faktin qe ishte e kopjuar (mbase ne kompjuterin e punes). Po diskutoj thjesht perzgjedhjen e kengeve. Trendin e tyre.

Dikur, kendonim bubrrecin: moj bubrrec, moj bubrrec, ti gjith diten ec e ec. Ose kendonim, oplala per litari, mbahem fort si marinari. Ose: ja na erdhi viti i ri, sa jam i gezuar. Po sot?

Sot menyja eshte bere shume e larmishme, ashtu si edhe tranzicioni i gjate. Ne fillim bubrreci jo politik, pastaj macoku qe ngelet pa pune se femijet e kopshtit socialist jane pastertore, mezi eshte kontemporan postkomunist; maja e fikut dhe bum bum, dhe ne fund vetedije feminore nacionaliste: rreth e rreth perqark, globi rrotullohet, ja atdheu im, ja permes kaltersise, Shqiperia ime.

Shqiperia ime! Si t'ja sjellesh Shqiperine tende femijes tend qe ne kete Shqiperi eshte vetem nje vizitor kalimtar? Si t'ja mesosh shqipen e Shqiperise femijes tend qe flet, mendon dhe enderron ne nje vend me nje emer tjeter?

E gjetet: me muzike per femije. Por, ky lloj edukimi teksa te zgjidh problemin e gjuhes, te sjell probleme te tjera. Mund te jete me pasoja. Sepse ose e con femijen ne realitete qe nuk ekzistojne e ngjajne me absurde se kurre, ose i meson shijen e keqe te turbofolkut. Ne rastin me te keq, neser femija jot eshte publiku i Ciljetave te se ardhmes. Ose, ne rastin akoma me te keq, ne te vertete fare tragjik: femija e identifikon Shqiperine time me shijen e keqe dhe e shkund nga momenti i permendjes me nje levizje dore perpara syve, si per t'i thene bashkebiseduesit te tij: harroje!

Post note: Tani qe po e mendoj prape, ajo maja e fikut mos ishte ndonje metafore tranzicioni dhe une nuk e kuptova?


31.8.07

Letter to a dog with high profile

Historine e dhimbshme te Trouble mund ta keni degjuar. Por ne se nuk e keni degjuar, lexojeni tek Erisel "Jete qeni" . Une, duke u inspiruar nga diskutimi me Erisel, dhe nga perpjekjet e seshpejtijome Our Man in Tirana, per te gjetur fonde e ngritur vende te posacme per qen rrugace, shkruajta letren e meposhtme. Te interesuarit jane te lejuar ta perkthejne ne anglisht. Por edhe te firmosin letren. Kurse aktivistet jane te lutur t'ja cojne letren qenushit Trouble. Ju faleminderit.

Dear Trouble

(May I call you sir?)

Lajmi i vdekjes se nenes tuaj, Leona Helmsley, na gjeti te papergatitur. Ishte vetem 87 vjec. Dhe nje dorePublish Post e hekurt. Vdekja e cdo njeriu na pikellon. Nje jete iken. Por, ajo qe na pikellon me shume jane jetet qe ngelen. Si ajo e juaja. Nuk eshte e lehte te ngelesh jetim. Dhe ca me pak kur jetimi eshte nje qen. I pafajshem dhe teresisht i varur nga te tjeret.

Sir,

duke perfituar nga tragjedia qe ju ka zene deren, ne, nje grup blogistash shqiptare, menduam t'ju bejme te ndjeshem edhe ndaj fatkeqesive te qenve te tjere, qe ashtu si ju, kane ngelur jetime. Bile, ne raste ekstreme, jane abondonuar nga nena te pandergjegjshme. Jane me mijera qen qe vertiten te paorientuar e te pashprese rrugeve te Tiranes dhe Shqiperise, te vetmuar apo ne tufa. Kerkojne nje strehe ku te fusin koken. Nje dore te ngrohte t'u largoje dhimbjen.

Sir,

kemi arritur ne kohera te keqija, kur njeriu ka vetem nje qellim: parane. Kur njeriu ka harruar te shohe pertej hundes se tij. Kur njeriu e keqperdor qenin per te nxjerre frustrimin e nje jete bosh. Kur njeriu, duke perfituar nga pozita e dobet e qenit, i tregon rruget, e le pa ngrene, e gjuan me shqelma, e vret. Kemi arritur ne kohera ku njeriu per njeriun eshte ujk. Kurse qeni per njeriun eshte hic! Sa jete "Bellash", "Bucesh" dhe "Trouble" kane ikur per dhjame qeni ne Shqiperi? Numrat jane te paafte ta thone!

Sir,

ne emer te Belles dhe Buces qe shkuan, ne emer te Bellave dhe Buceve qe syte e shpreses i mbajne tek ju, ju lutemi te zgjasni doren tuaj fisnike dhe te ndihmoni sojin tuaj ne Shqiperi nga vuajtjet e panevojshme, nga ekzekutimi mizor. Ju lutem, ndihmojini keta qen me nje kasolle modeste ku te fusin kokat, ku te kene nje kocke per te lepire dhe nje cope rogoz ku te shtrihen e te mbyllin syte. Ju lutem, sir, jepuni ketyre qeneve, nje shans qe ta jetojne jeten me dinjitet, qe ta mbyllin ate me dinjitet.

Duke shpresuar se kemi terhequr vemendjen tuaj, duke shpresuar se nuk ju kemi marre shume kohe nga koha juaj e vyer, e mbi te gjitha, duke besuar tek shpirti juaj fisnik e bujar, ju pershendesim me perulje e respekt:

Selfmaderadio
Erisel ?

18.8.07

Mish i fresket mbi lekure te fresket

Pizza 1000 dollare dhe Nino Selimaj. New York. Kush nuk e kujton historine qe hyri ne te gjitha gazetat ane e mbane botes. Diametri 30 cm, crème fraiche, hummer dhe 6 lloje kaviari. Por, kjo histori e metropolit qe nuk fle i perket tashme se djeshmes. Ne anen tjeter te USA, ne Los Angeles, ku njerezit shkojne te flejne me heret, luhet nje histori edhe me spektakolare. Restoranti Hadaka Sushi, ne Sunset Strip, servir sushi. Asgje e vecante. Kush i ka numeruar sa restorante sushi ka ne LA? Shume. Por, ky restorant eshte i vecante. Shume i vecante. Ky restorant i ka sushit e veta kaq precioze sa qe i shtron vetem mbi lekurat e njoma te femrave te bukura. Ne kete restorant ti nuk porosit vetem sushi, gje banale. Jo! Ti porosit sushi se bashku me femren tabaka. Femra me lekure te bardhe dhe me buzeqeshje. Nuk flet. Nuk kendon. Nuk te kundershton. Peizash i qete. Tundimi duhet te jete tek duart. Te bllokuar nga shkopinjte. Qe levizin si maja stilolapsi mbi alga, sushi apo masa te natyres xhelatinore kaq tipike per kuzhinen japoneze. Kujdes! Me shkopinjte. Sa te kushton kjo cfilitje? 1100 dollar! New York ishte dje. E sotmja quhet LA!

PS: Diskriminim? Abuzim me femren? Aspak! Se shpejti restoranti do te ofroje edhe meny me meshkuj. Bota eshte ne rregull!

23.5.06

4.5.06

Nene Tereza dhe Paris Hilton

4 maj, Tirana - C'e lidh Nene Terezen me Paris Hiltonin? Po zgurdulloni syte? Po habiteni nga pyetja? Ne se po, atehere kjo ju vjen nga perceptimi i gabuar qe keni per Nene Terezen. Ju mendoni se Nene Tereza ka qene gjithmone ajo plaka thatanike, me shami ne koke qe mjekon te semuret e Bombeit. Gaboheni. Dikur Nene Tereza ka qene e re dhe kur ka qene e re i ngjante, as me shume dhe as me pak, Paris Hiltonit. Keshtu ka vendosur T. Rajeevnath, regjisor indian. Nuk dihet nese Nene Tereza mbante edhe nje qenush te tipit ala Hilton, por dihet tashme se T. Rajeevnath ka vendosur ta sjelli Hiltonin ne Shqiperi per te xhiruar filmin e tij per Nene Terezen.
Ne jemi shume te lumtur qe Hiltoni do vije ne Shqiperi sepse, ku i dihet, na sjell ca popullaritet apo i pelqen vendi yne kaq shume sa vendos te behet shqiptare. I thone, nje shqiptar me fame boterore me shume. Per cdo rast, ne i rekomandojme Parisit si adrese shume te mire ne Tirane Inis Gjonin. Me te ajo mund te shkembeje eksperience kolegesh, por edhe erotic-cocain-chick videos. Dhe mbi te gjitha mund te gjeje liferantin me te mire te kokaines ne Tirane, dyqanet me te shtrenjta te designerve lokale dhe shume gjera te tjera. (Peshkupauje dhe Panorama ju informojne me me shume hollesira per te dyja protagonistet). Jemi kurioze te dime se si do te kishte reaguar Nene Tereza kur te kishte degjuar se kush do ta interpretonte ne, ndoshta, te vetmin film kushtuar asaj, simbolit te modestise, antikonsumizmit dhe moralitetit te larte?

Copyright Selfmaderadio

3.5.06

Politikanet ja nxjerrin bojen njeri-tjetrit

Blushi i ben hesapin "Kultit te ndershmerise", alias Berishes


Akuzat e Blushit:

1. 66 milionë euro është fondi në emërimin që i ka bërë dhëndrit të tij si drejtor i një projekti të Bankës Botërore në Ministrinë e Punëve Publike.
2. A e dini ju sot se vajza e kryeministrit, pak muaj më parë, pas 3 korrikut sigurisht, ka hapur një zyrë konsullore që quhet “Malltezi dhe Kola”, e cila, sipas statutit, u jep konsulencë firmave që kanë probleme me doganat dhe tatimet, pra me firmat që konsideron babai i saj si problematike dhe që e fillon për këtë arsye ditën e punës me 2 000 euro. Pse nuk e hapi më parë vajza e kryeministrit këtë zyrë?
3. A e dini ju se kush është sot drejtor i hipotekës së Durrësit, e cila sot rezulton se është hipoteka më e korruptuar në vend? Është kushëriri i parë i zotit kryeministër. Për çfarë është emëruar atje? E pi kafen në Golem, kur e presin në radhët e hipotekës me mijëra objekte që paguajnë ryshfete.
4. A e dini ju se mbesa tjetër e familjes së kryeministrit është drejtore e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, e cila sot menaxhon një buxhet që e ka xhiron vjetore 300 milionë euro? Pse duhej ky emërim dhe ata që flasin për konflikt interesi? A ka gisht në masën e ilaçeve, në krizën e fundit të barnave dhe kush është drejtori real i saj?
5. A e dini ju në fund të fundit se firma e ndërtimit e kunatit të kryeministrit, AK, z. Astrit Rama, është kthyer një nga firmat kryesore të ndërtimit 5 muajt e fundit, dhe KRRT-ja e dominuar nga prefekti që ka emëruar kryeministri juaj i jep atij të paktën 5 leje ndërtimi për 5 muaj? Me paratë e kujt ndërton ky kunati i kryeministrit? (Marre nga Shekulli, 3 maj 2006, ky e kishte marre nga fjala e Blushit ne Parlament)

19.4.06

Fakte mbi perfaqesimin e Shqiperise ne Eurovizion: Pjesa e dyte

We want Luiz Ejllin in Eurovision!

Soap opera e perfaqesueses shqiptare ne Eurovizion vazhdon. Te revoltuar nga peticioni kunder-Luiz Ejllit, nje grup bashkeatdhetaresh ka marre guximin te pergjigjet. Me ... peticion! Online! Ne te njejtin institucion sybernetik: gopetition.com. Perkrah peticioneve nderkombetare me tituj: We want DADA! Deport me instead! Pave Holly Hills! Marijuana should be legalized (Legalize it)! Stop horse slaughter in Canada! "Mutt" must go! Stop Ashlee Simpson from singing ever again!

Kete here peticioni eshte shkruar me nota me irrituese, me tik, pa dredha e me the e te thashe, pa artikulime sugjestive, radikale, vetem ne anglisht dhe, sigurisht, anonim. Me poshte teksti i plote ne origjinal:

Luiz Ejlli, is the Albanian Representative for the Eurovision Song Contest 2006, held in Athens - Greece. Sign if you don't agree with those people want Luiz Ejlli (Albanian representant for the Eurovision Song Contest 2006) OUT of the contest. The reason? simple, Luiz won, and if you dont like it, you just have to handle it, not to fill out a petition to ask him to leave the contest. First cause it's the most stupid thing many people have ever seen, and second cause he's not gonna read it, and if he does so, he won't give a f..

Per me shume informacione, por edhe per te votuar kliko me poshte:
http://www.gopetition.com/online/7757.html


Juaja Selfmaderadio

18.4.06

Fakte mbi perfaqesimin e Shqiperise ne Eurovizion: Pjesa e pare

Mbas fitores se Luiz Ejllit, njerezit ankohen me peticione online

Tirana, 18 prill - E kush e kishte menduar qe nje kenge e rendomte festivali do ishte bere objekt i nje diskutimi sybernetik, dhe kush e kishte menduar qe kenga e Luiz Ejllit do te kishte ngjallur kaq shume indinjate popullore anonime? Por, me sa duket, kjo ka ndodhur. Me poshte, Selfmaderadio po ju paraqet tekstin e nje peticioni qe qarkullon online.



Te dashur lexues te peticionit tone Kundra-Luizit,


jemi mbledhur ketu (http://www.gopetition.com/region/237/7750.html) per te marre pjese ne nje nga peticionet me te medha ne Muziken Shqiptare. Fillimi i kesaj meseleje eshte data 18 Dhjetor 2005, naten kur u zhvillua Festivali i 44rt Ne Radio Televizion ne Pallatin E Kongreseve, Tirane. Ky festival eshte gjithashtu dhe konkursi ne te cilin zgjidhet kenga qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Festivalin Europian, Eurovision. Megjithate, shume gjera shkuan krejtesisht ndryshe nga c'ishte parashikuar tek po afrohej mesnata! Mes gjithe interpretimeve madheshtore nga Mariza Ikonomi, Arberie Hadergjonaj, Evis Mula, Anjeza Shahini, Manjola Nallbani, Flaka Krelani etj., interpetimi katastrofik, parahistorik e kaotik i Luiz Ejllit u shpall si fitues i kesaj nate! Kjo kenge jo vetem qe nuk ishte nje nder te preferuarat, por publiku as qe nuk e permendi pasi ajo u interpretua ne semi-finale! Fitorja e Luizit ishte nje shuplake e madhe qe iu dha artisteve te cilet vertete punuan aq shume per te na sjelle disa emocione te harruara nga Festivali I Fundvitit. Ata kane punuar aq shume per te na sjelle emocione qe kishim kohe pa i provuar, dhe puna tyre dallohej ne skene. Publiku kishte shpresa te medha, por te gjitha keto u rrenuan shume pakuptimisht!!! Vendimi i jurise shokoi te gjithe pa mase duke shpallur kengen e Luizit fituese, nje kenge aq kot saqe nuk kemi as fjale per t'a pershkruar! Tani kombi yne do te perfaqesohet nga nje mesoartist qe fitoi nje konkurs talentesh, edhe ketu gek-mek i shkreti, vetem 2 vjet me pare dhe me nje corbe qe juria e vleresoi si material fitues. Ju lutem firmoseni kete peticion nese mendoni se kjo kenge do te na beje te dukemi si mos me keq ne Eurovision. Ju lutem firmoseni ne menyre qe fituesit e vertete si Arberie, Mariza, Evis etj. te ndjejne mbeshtetjen tuaj! Ne menyre qe t'a dine se per ne ata jane FITUESIT E VERTETE! Ky peticion do te jete mese i vlefshem per ta, si dhe per te gjithe ato persona te cilet e vleresojne muziken e festivalit, edhe pse rezultatet nuk pasqyrojne gjithmone ate qe duhet.

Firmosni kundra Luizit!
Firmosni kundra Zjarr E Ftohte!

Vendosni nje buzeqeshje ne fytyrat e artisteve qe vertete e meritojne, fituesit e padiskutueshem te Festivalit te 44rt!
(http://www.gopetition.com/region/237/7750.html)

3.4.06

Kryeministri sqaron

Tirana, 3 Prill - Zedhenesi i Kryeministrit dha sot ne hotel Sheraton nje konference per shtyp ku sqaroi sa me poshte:

"Z. Berisha eshte i shqetesuar per interpretimin e zhdrejte qe i eshte bere fjalimit te tij mbi posten shqiptare. Eshte me se e vertete qe, ne kete fjalim z. Berisha ka sygjeruar qe posta shqiptare te marre persiper edhe shperndarjen e shtypit te lire. Por, kjo eshte vetem nje nga sygjerimete e shumta qe kryeminstri dha ne kete fjalim. Eshte vertet irritues fakti qe, shtypi shqiptar e ka manipuluar fjalimin e z. Berisha dhe e ka reduktuar ate vetem ne sygjerimin e mesiperm, duke lene ne harrese pjesen me kryesore te fjalimit dhe qe kishte te bente me nje riorganizim te ri te postes, proces qe do ta beje kete institucion nje lojtar aktiv te shoqerise shqiptare. Eshte nje fakt i njohur, qe posta shqiptare eshte nje nga institucionet shteterore me te asfiksuara. Ne vitin 2006, posta shqiptare e ka reduktuar aktivitetin e saj vetem ne marrje dhe dergim letrash. Edhe ne kete aktivitet te reduktuar, posta eshte ineficiente: mosdergime letrash ne destinacione te pavaforshme dhe vjedhje letrash. Jane me mijera te rinj qe marrin rruget per t'u rregjistruar ne universitet, nderkohe qe nje operacion te tille mund ta kryenin me nje leter te thjeshte. Posta shqiptare eshte nje institucion ku shteti investon shume dhe merr mbrapsht shume pak. Posta shqiptare eshte per qytetarin shqiptar nje institucion shteteror nga i cili ai nuk pret asgje. Per keto arsye, kryeministri i Shqiperise e ka futur posten shqiptare dhe ringjalljen e saj nder prioritetet me te medha ne agenden e tij politike. Kryeministri kerkon te informoje edhe nje here publikun shqiptar mbi vizionin e tij per posten shqiptare, vizion qe ose nuk u kuptua ose qellimisht u shtremberua nga media. Kryeministri, ne fjalimin e tij, kerkoi qe posta te behet nje institucion i zhdervjedhet dhe efikas. Per kete kerkohet nje pergatitje me e mire e punonjesve te postes qe do te coje ne rritje te kompetences, efikasitetit, gatishmerise dhe edukates se larte qytetare. Kryeministri kerkoi qe posta te zgjeroje sherbimet e saj postare: te beje te mundur rregjistrimin postar te studenteve ne universitete por edhe te mundesoje shperndarjen e shtypit. Ne kete kuader, Kryeministri lancoi edhe nje iniciative te re: cdo fshat nje qender postare. Kryeministri kerkoi, gjithashtu, nje riaktivizim efikas te sistemit postar te linjave te autobuzave qe lidhin cdo fshat te Republikes se Shqiperise me qendrat e medha. Dhe mbi te gjitha, kryeminstri i Shqiperise, z. Berisha, i sygjeroi postes qe te nisi pa humbur kohe aktivitetin bankar, si nje nga sherbimet me te rendesishme per qytetarin shqiptar. Te gjithe keto sygjerime te z. Berisha synojne qe, Posta Shqiptare te behet nje institucion sherbimtar, fitimprures dhe e denje per t'u krahasuar me simotrat e saj ne rajon dhe me tej. Ju faleminderit!"

Copyright Selfmaderadio