4.7.07

Swiss embassy in Tirana - Monsieur E. kerkon vize

Monsieur E. eshte kusheriri im i pare. Por me shume se sa kusheri e ndjej si vella. Kur Monsieur E. mbushi 17 vjec, dhe une isha me studime ne Zürich, i them qe t'i perkushtohet shkolles sa me shume, te mesoj frengjisht dhe te vije ne Zvicer per studime universitare. Monsieur E. ishte asokohe shume i depresuar dhe nuk shihte asnje pike perspektive ne jete. Vendi ne nje kaos, puberteti neper kembe dhe shume shoke te tij qe linin vendin drejt shpreses. Megjithese fatalist, Monsieur E. i dha nje shprese te vogel planit tim. Mbaroi gjimnazin me perkushtim, mesoi frengjishten dhe aplikoi per studime ne degen e frengjishtes ne Universitetin e Lausannes. Pagoi faturen e rregjistrimit per ne shkolle dhe shkolla i dergoi ftesen dhe daten per t'u paraqitur ne Lausanne per te dhene provimin e pranimit ne shtator. Ishte qershor kur erdhi ftesa.

Futem ne loje une. Nje miku im profesor i jep garancine per gjithe kohen e studimit ne Zvicer. Bej dosjen gati dhe i nis gjithe dokumentat per ne policine e Lausannes. Monsieur E. futet ne ambasade dhe ploteson formularet. Cdo gje ne rregull. Viza duhet te jete pune ditesh, - i thote zoti Viza. Monsieur E. del perjashta, merr fryme thelle dhe buzeqesh per here te pare pas dy vjetesh.

Ditet kalojne, viza nuk duket. Por, pa problem. Perpara kemi korrikun dhe gushtin. Korriku iku. Viza nuk erdhi. Monsieur E. merr ne telefon, ne zerin e tij duken rete e para. C'te thane ne ambasade? - pyes une. Nuk ka ardhur akoma pergjigja nga Berna, - thote ai. Pse nga Berna? - dua te di une. Keshtu me tha Viza. - pergjigjet ai. 4 jave deri ne shtator. Ne loje futet Pauli, nje i njohuri im gazetar. Ja shpjegoj situaten. Une kam nje te njohur atje, - thote ai, - prit ta marr ne telefon. I njohuri i thote: Paul, ketu nuk ka fare dosje per Monsieur E., as ka patur ndonjehere. Une marr Monsieur E. ne telefon dhe i them: Shiko, ai Viza po ja fut kot, se ne Berne nuk e kane idene se kush je. Shkon Monsieur E. ne ambasade perseri, Viza perseri i kujton Bernen.

Keto pune nuk behen pa miq, - thote i lodhur i ati i Monsieur E.. Ju te rinjte kujtoni se c'fluturon hahet. K'to du'n lek' mor' jahu, ju akoma drejt e drejt. Dhe lidhet me nje sekretareshe qe njihte nje polic qe njihte nje shofer qe njihte nje tjeter shofer qe kishte baxhanak nje te forte fare qe do ja fuste leket konsullit. E sigurt fare.

Monsieur E. shkon prape ne ambasade. Diku atje duhet te jene edhe leket. Viza del dhe thote: Berna. Pauli me thote, - shiko, ketu ka dicka qe nuk shkon. Berna nuk ka si te vendose kur nuk ka dosje. Une i tregoj historine e lekeve. Paulit gati i mbushet mendja t'i hyje nje kerkimi e te beje nje artikull per ambasaden e vendit te tij ne Tirane. Une i kujtoj qe kjo nuk me zgjidh problemin tani. Dosja, - shperthen Pauli. Ku eshte dosja? More, vertet, ku eshte dosja? Situata eshte tensionuar. Leket u futen, viza s'duket gjekundi, data e provimit eshte afruar, Monsieur E. po humbet buzeqeshjen. Une filloj nga telefonat.

Alo, alo, policia e Lausannes, a jane dokumentat e Monsieur E. aty? Ishin, - thote Lausanna, por nuk jane me. Ku jane? - pyes une. Ne Zürich, - ma kthen Lausanna. Po c'ne ne Zürich? - cuditem une. Sepse andej ka ardhur garancia. Me falni, pyes une, po si e mendoni ju qe Monsieur E. do jetoje ne Zürich dhe do udhetoje 5 ore me tren cdo dite per te ndjekur shkollen ne Lausanne? Keni te drejte, -thote Lausanna, - nuk e menduam shume thelle kete muhabet. Pale, po ju qenka afruar dhe data e provimit. Ua sa keq na vjen. Mundohuni te lidheni me Zürich-un sa me shpejt.

Alo, Zürich-u. A jane dokumentat aty? Jo. Si eshte e mundur? Do jene ne rruge e siper. Te nesermen merr Zürich-u ne telefon dhe njofton se dosja mberriti. Ju lutem, a e nisni dot me poste te shpejte per ne Lausanne. E pamundur, vetem me poste te ngadalte.

Nderkohe ka mberritur dita e provimit. Monsieur E. ka rene ne depresion te plote. E dinte qe eshte komplet i pafat. Une marr ne telefon universitetin dhe i shpjegoj se Monsieur E. nuk eshte ne gjendje te paraqitet ne provim per arsye vizeje. Universiteti me zgjat doren dhe jep per Monsieur E. nje date tjeter provimesh. Une fus ne loje Lars, nje tjeter te njohur. Larsi lidhet me nje te njohur ne ambasade. Lausanna ben nje shikim ekspres te dokumentave dhe i jep driten jeshile ambasades me fax. Ambasada i jep me ne fund vizen Monsieur E.. Lars dergon nje e-mail dhe thote Monsieur E. te shkoje te marre vizen. Monsieur E. merr vizen ne oren 10.00 dhe niset ne oren 15.00 per Zürich. Nje dite me pas, ne oren 11.00 eshte provimi. Kane kaluar 7 vjet qe atehere. Monsieur E. ka mbaruar studimet ne Lausanne dhe ben doktoraturen diku ne veri te Evropes. Por, po te kishte qene per ambasaden zvicerane dhe Zotin Viza, ai do ishte akoma duke pritur pergjigjen nga Berna. Nje gje me ka ngelur akoma e paqarte: Kush i mori ato leket dhe cfare beri me to?

Informacion: Berna eshte kryeqyteti i Zvicres.