E di qe jam jashte teme. Por ky ka qelluar fati im. E kam fjalen per foljen qe veshet e mi kane degjuat me shume ne kete jete. Foljen HA! Ne menyre urdherore. Por edhe me tone te tjera.
Ha! - thoshte mamaja
Po ha nje cike, - thoshte babai
Moj, po pse s'ha nje cike? - thoshte komshija
Po, ha, ha nje cike - thoshte xhaxhai Nr. 1.
Do ruaje linjat, kjo, - thoshte me ironi xhaxhai Nr. 2.
Po pse nuk ha? - thoshte xhaxhai Nr. 3.
Moj, grua, po pse nuk i jep nje cike per te ngrene sat' bije, - i thoshte ime gjyshe se bijes.
HA! HA! - e ngrite dozen mamaja.
Ky eshte refreni i jetes sime. Bile edhe djemte e rruges nuk me thoshin: te hengsha syrin, cfare gjoksi ke, sa e mire qe je apo do te te ha nje dite. Ncuk. Kur qellonte qe ua zija syte me thoshin gjysem me keqardhje dhe gjysem me arrogance: Ha nje cike te shendoshesh.
Ditet e mija, derisa gjeta kater muret e mija personale, fillonin sipas nje rituali te percaktuar mire. Babai bente nxehjen.
Cohu se u be vone, - dhe fillonte me bente nje masazh te lehte ne kurriz. Me perkedhelte floket. Cohu, se do hash mengjesin, - thoshte me nje ze peshperites, sikur te kishte frike qe do zgjohesha. Keshtu vazhdonte per nja pese minuta, per t'u nderpre nga nje ze ushtarak: Largohu pak ti!
E tmerrshme! Erdhi! Mamaja! Me vezen e zjere ne nje dore dhe lugen e mjaltit ne doren tjeter.
Hape gojen! HAPE GOJEN! - thoshte prere. Dhe, tak, gjysma e vezes ne goje. Goja hapet automatikisht. Gurmazi del nga vendi. Syte sterzmadhohen. Mundimi ulet kembekryq ne fytyren e sapozgjuar.
Po nje cike me finese, - thote babai, - se e mbyte fare.
Do me lesh rehat ti, - i kthehet mamaja, lugen e ngjesh ne gojen time dhe e mbush me gjysmen tjeter te vezes. - PSE, ME SHUME SE MUA E DO TI!
Une nuk flas sepse nuk dua qe ata te zihen per mua ne pike te sabahut. Gelltit vezen me veshtiresi, ne gurmazin e pergjumur dhe te thate. Buzet mbyllen automatikisht, qepen fare.
HAPE GOJEN! - urdheron mamaja, dhe tak luga e mbushur plot me mjalte. Ndjej muskujt e fytyres tek shtremberohen, stomakun qe djeg, pafuqine time.
Shikoje, - ja kthente mamaja, - i numerohen kockat. Ha si te jete zog dhe jo njeri.
Po, po s'hengri tani, do haj nje cike me vone, - argumentonte babai, i prekur nga tortura ime mengjesore.
Kur me vone? Buken qe ja jap me vete, ashtu sic ja jap, ashtu ma kthen. Jo, jo! Tani! Ta shikoj me syte e mi qe ka ngrene. Pastaj le te beje c'te doje. HAPE GOJEN!
Keshtu, kjo pune, 28 vjet me radhe. Ju betohem! Nuk e kam bere kurre per te mbajtur linjat. E ku kupton nje peshkop nga linjat e trupit? Por nuk me hahej. Ceshtje hormonesh, fiziologjie, natyre, fati. Gje qe ime me nuk e kuptoi asnjehere. Une nuk haja ne nje kohe kur bota hante, kur djemte donin linja te mbushura, gjokse qe ja benin me sy. Une isha nje skelet qe ecte.
Tani qe une jam mbushur, dhe jam shnderruar ne nje qenie njerezore, jo vetem me kocka por edhe me mish, bota ka filluar te rrotullohet mbrapc. Nuk ha. Skeleti eshte shnderruar ne mode. Femra qe hane me sy cdo gje te gatuar nga dora e njeriut, dhe goje qe ju leshon leng kur ndjejne ere ushqimore, refuzojne te hajne. Kur hane, hane vetem produkte industriale komplet te kastruara nga natura, qe nuk shijojne, te shpifura, qe nuk te stimulojne estetikisht per asgje. Qe nuk te lidhin ne asnje lloj tavoline sociale. Qe nuk te sjellin asnje kujtim nga e kaluara.
E cuditshme bota jone. I cuditshem fati im. Por une vazhdoj te ha. Lumturisht. Te gjitha menyte qe dikur m'i rrasnin ne goje e nuk i shijoja. Alla mama!
E di.
Jam jashte teme.
27.7.07
(Edhe) Ceshtje goje
Labels: Rrefime