Ardhjen e mamase e kisha planifikuar per tetorin e 1998, me rasti e ditelindjes time. Mbas aventurave per hyrjen ne ambasade dhe marrjen e vizes, ime me arriti ne Zurich ne shkurt te vitit 1999. U gezuam te gjithe, une dhe mikeshat e mia me te cilat ndaja apartamentin asokohe dhe gjithe hallet. Me ne fund, im me kishte rastin te shihte si jetonte e bija dhe te hiqte te gjitha meraqet qe nje nene ka per nje femije qe jeton larg, ne vende te panjohura. Dikur, ne mars, fillon bombardimi i Beogradit prej NATOs. Shqiperia e le qiellin e saj te lire per NATOn dhe ... vetem per NATOn. Eshte, megjithate, heret per t'u bere merak. Kthimi eshte diku ne fund te prillit. Por prilli erdhi me shpejt sec e menduam dhe NATOja nuk kishte nderprere se bombarduari. Asnje linje ajrore nuk fluturonte ne Shqiperi, vetem nje linje shqiptare. Ime me mbante fort ne canten e saj nje bilete Swissairi, linja me te cilen kishte fluturuar direkt nga Tirana per ne Zürich. Koha per t'u sqaruar se si ecet me tej kishte ardhur. Marr fillimisht ne telefon Swissairin dhe i shpjegoj prolemin.Me vjen keq, - me thote Swissair, - por fluturimet per Tirane i kemi nderprere pa afat. Ne te ardhmen e afert nuk ka shpresa qe ne te rimarrim fluturimet. Mire, - i pergjigjem une, - por ime me si do kthehet? Kerkoni ndonje linje qe fluturon per Shqiperi. Ok, - i them une, - ja e gjetem linjen, por shpenzimet kush i mbulon per keto ndryshime skenari? Ju vete, - ma kthen Swissairi. Te kuptova qarte? - pyes une, - Edhe pse ime me ka nje nje bilete valide per Swissairin ju, Swissairi i kerkoni te bleje nje bilete tjeter per nje linje tjeter? Po, - thote shkurt. Me falni, - ja kthej une, - por jeni ju qe keni thyer kontraten me klientin, me nje fjale me mamane time. Po, - ma kthen Swissaeri, - por jo per fajin tone. Jeni duke implikuar qe eshte mamaja ime fajtore qe Swissairi nuk fluturon ne Shqiperi? - pyes une me pikepyetje te madhe. Me falni, - ma kthen Swissairi, - por nuk mund te bejme me teper per ju.
Mamane fillon te mos e zere gjumi naten. Do te kthehet patjeter. E ema e saj, gjyshja ime, eshte 80 e kusur vjece, ka thyer kemben dhe ka nevoje per nje njeri qe t'i rrije prane. Fillon te qaje. Qe nga ajo dite lotet ishin i vetmi reagim i saj. Une shqetesohem. Kam nje mama me tension te larte, me ndjenje te madhe pergjegjesie per te emen, qe nuk do qe une te fus doren ne xhep dhe te paguaj edhe nje here nje bilete po aq te shtrenjte sa e ka paguar ajo, qe i duket vetja barre per gjithe apartamentin. Me nje fjale, do qe te ike nje sahat e me pare. Une vazhdoj perpjekjet. Marr ne telefon nga nje zyre ne tjetren deri sa dikur, nuk e di se si, por perfundova tek zyra e policise se aeroportit, zyra qe pergjigjet per kthimin e te burgosurve per ne Shqiperi. Me falni, - i them, - keni ndonje rruge tani se afermi per ne Shqiperi? Polici ne telefon ja keput gazit. Njeri me humor tjetri. I shpjegoj situaten. Tregon mirekuptim per absurditetin qe po kaloj. Por nuk me ndihmon dot. Ne fund, me ben per te qeshur duke me sygjeruar qe nena ime duhet te futet patjeter ne burg, dhe pastaj ai mund te me ndihmoje. Ndahemi miqesisht. Une i kam duart bosh, koken pa ide. I kam provuar gati te gjitha. Nderkohe ka mberritur fundi i prillit dhe dita e kthimit. Viza skadon neser. Marr mamane dhe shkoj ne polici. I them policit, - shiko, mamaja ime duhet te kthehet neser por nuk ka se si. Polici me sheh me nje veshtrim si per te me thene "Po tallesh ti?" dhe me tregon radhem prapa meje. Gati te gjithe njerezit vijne nga rajoni i Kosoves dhe kerkojne te terheqin ne Zvicer te afermit e tyre ne zonen e luftes. Te kuptoj, - ja kthej une, - por po te them te verteten. Ime me do te kthehet dhe nuk ka se si. Ju lutem me thoni se c'duhet te bej. Koleget e tij, tek sportelet e tjere i kane kthyer veshet tek ne ne. Polici nuk do te kuptoje. Ja shpjegoj edhe nje here situaten, ai prape hic. Pas nja pese minutash, pasi marr fryme tre here thelle, i them, - e di cfare, - une po jua le mamane ketu, sepse une nuk kam ndermend te me kapni ju e te me fusni ne burg sepse po mbaj dike ilegal. Dhe behem gati te iki. Vetem atehere i shkrepet policit te me marri seriozisht. Por zgjidhje s'ka. Nderkohe turma mbrapa meje eshte dyfishuar. Polici i drejtohet kolegeve te sporteleve fqinje. Te gjithe lene punen. Turma, pervecse e madhe, eshte bere kurioze. Degjo, - me thote polici i sportelit Nr. 2, - ti kot po na ben teater. Ti ne Shqiperi mund te ikesh me linje autobuzi. E ke seriozisht? - pyes une dhe ja ngul syte nga pozita e atij qe e di qe ai po ja fut kot. - ke nje harte? - vazhdoj une. Sulen te tre gjejne nje harte dhe vijne tek dritarja e sportelit. Nr. 1 gjen Shqiperine. Nr. 2 zbulon qe eshte nga ana tjeter e Adriatikut, perballe Italise. Kurse Nr. 3, duke peshperitur, thote qe eshte e rrethuar nga Serbia dhe Montenegro dhe aty ka lufte. Une nuk them asgje. I ngrene te tre syte dhe me shohin ne heshtje. Une ja kthej me qesendi, - ku kalon autobuzi jot? Hm, - ja bejne te tre. Shtyjne vizen me nje jave. Ime me qan. Nje grua italiane vjen dhe shpreh keqardhjen e saj per mamane. Ime me qan edhe me shume. Une ju bie prape telefonave te Swissairit. Vetem mbas fjalise sime lapidar "e konsideroj te pamoralshme prej nje kompani si Swissair t'i kerkoje nje qytetari te Shqiperise, per te cilin nje bilete Swissairi perfaqeson te gjithe te ardhurat e tij vjetore, te bleje edhe nje bilete tjeter me te njejten vlere", Swissairi fillon te beje pazar. Mire, - thote Swissairi, - ne i paguajme rrugen deri ne Milano me Alitalia. Por rrugen nga Milano per ne Tirane duhet ta paguaje vete. Rruga nga Milano per Tirane kryhet nga Adair dhe kushton 650 Sfr, vetem 100 franga me pak se bileta e Swissair per Tirane. Une jam gati te hyj prape ne lufte, por lotet e mamase me ndalojne. E genjej dhe i them, ok, ata i marrin persiper shpenzimet. Me 5 maj niset ime me per Tirane nepermjet Milanos. Ne Milano, mbas nje pritje te gjate, i hipen Adair. Per nje ore e 20 minuta duhet te jete ne Tirane. Por, kur avioni ndalon, pasagjeret e gjejne veten jo ne aeroportin e Tiranes por ne ate te Korfuzit. NATO, kishte vendosur qe deri ne oren 24.00 asnje avion nuk duhet te fluturonte mbi Shqiperi. Asnje pasagjer nuk ishte lajmeruar, asnje pasagjer nuk e dinte ku ishte, dhe ca me pak njerezit qe i prisnin ne aeroport. Per fat, nje pasagjer qelloi te ishte VIP dhe te kishte edhe nje celular. Ai mori ne telefon Tiranen dhe njerezit e tij lajmeruan njerezit rreth e perqark. Dikur, ne mengjesin e dites tjeter, avioni u ul ne Tirane me pasagjere te uritur e cmeritur.
4.7.07
Aventurat e 1998 (pjesa e dyte)- Kthimi ne Shqiperi
Labels: Rrefime