27.7.07

(Edhe) Ceshtje goje

E di qe jam jashte teme. Por ky ka qelluar fati im. E kam fjalen per foljen qe veshet e mi kane degjuat me shume ne kete jete. Foljen HA! Ne menyre urdherore. Por edhe me tone te tjera.
Ha! - thoshte mamaja
Po ha nje cike, - thoshte babai
Moj, po pse s'ha nje cike? - thoshte komshija
Po, ha, ha nje cike - thoshte xhaxhai Nr. 1.
Do ruaje linjat, kjo, - thoshte me ironi xhaxhai Nr. 2.
Po pse nuk ha? - thoshte xhaxhai Nr. 3.
Moj, grua, po pse nuk i jep nje cike per te ngrene sat' bije, - i thoshte ime gjyshe se bijes.
HA! HA! - e ngrite dozen mamaja.
Ky eshte refreni i jetes sime. Bile edhe djemte e rruges nuk me thoshin: te hengsha syrin, cfare gjoksi ke, sa e mire qe je apo do te te ha nje dite. Ncuk. Kur qellonte qe ua zija syte me thoshin gjysem me keqardhje dhe gjysem me arrogance: Ha nje cike te shendoshesh.

Ditet e mija, derisa gjeta kater muret e mija personale, fillonin sipas nje rituali te percaktuar mire. Babai bente nxehjen.
Cohu se u be vone, - dhe fillonte me bente nje masazh te lehte ne kurriz. Me perkedhelte floket. Cohu, se do hash mengjesin, - thoshte me nje ze peshperites, sikur te kishte frike qe do zgjohesha. Keshtu vazhdonte per nja pese minuta, per t'u nderpre nga nje ze ushtarak: Largohu pak ti!

E tmerrshme! Erdhi! Mamaja! Me vezen e zjere ne nje dore dhe lugen e mjaltit ne doren tjeter.

Hape gojen! HAPE GOJEN! - thoshte prere. Dhe, tak, gjysma e vezes ne goje. Goja hapet automatikisht. Gurmazi del nga vendi. Syte sterzmadhohen. Mundimi ulet kembekryq ne fytyren e sapozgjuar.

Po nje cike me finese, - thote babai, - se e mbyte fare.
Do me lesh rehat ti, - i kthehet mamaja, lugen e ngjesh ne gojen time dhe e mbush me gjysmen tjeter te vezes. - PSE, ME SHUME SE MUA E DO TI!
Une nuk flas sepse nuk dua qe ata te zihen per mua ne pike te sabahut. Gelltit vezen me veshtiresi, ne gurmazin e pergjumur dhe te thate. Buzet mbyllen automatikisht, qepen fare.

HAPE GOJEN! - urdheron mamaja, dhe tak luga e mbushur plot me mjalte. Ndjej muskujt e fytyres tek shtremberohen, stomakun qe djeg, pafuqine time.

Shikoje, - ja kthente mamaja, - i numerohen kockat. Ha si te jete zog dhe jo njeri.
Po, po s'hengri tani, do haj nje cike me vone, - argumentonte babai, i prekur nga tortura ime mengjesore.
Kur me vone? Buken qe ja jap me vete, ashtu sic ja jap, ashtu ma kthen. Jo, jo! Tani! Ta shikoj me syte e mi qe ka ngrene. Pastaj le te beje c'te doje. HAPE GOJEN!

Keshtu, kjo pune, 28 vjet me radhe. Ju betohem! Nuk e kam bere kurre per te mbajtur linjat. E ku kupton nje peshkop nga linjat e trupit? Por nuk me hahej. Ceshtje hormonesh, fiziologjie, natyre, fati. Gje qe ime me nuk e kuptoi asnjehere. Une nuk haja ne nje kohe kur bota hante, kur djemte donin linja te mbushura, gjokse qe ja benin me sy. Une isha nje skelet qe ecte.

Tani qe une jam mbushur, dhe jam shnderruar ne nje qenie njerezore, jo vetem me kocka por edhe me mish, bota ka filluar te rrotullohet mbrapc. Nuk ha. Skeleti eshte shnderruar ne mode. Femra qe hane me sy cdo gje te gatuar nga dora e njeriut, dhe goje qe ju leshon leng kur ndjejne ere ushqimore, refuzojne te hajne. Kur hane, hane vetem produkte industriale komplet te kastruara nga natura, qe nuk shijojne, te shpifura, qe nuk te stimulojne estetikisht per asgje. Qe nuk te lidhin ne asnje lloj tavoline sociale. Qe nuk te sjellin asnje kujtim nga e kaluara.

E cuditshme bota jone. I cuditshem fati im. Por une vazhdoj te ha. Lumturisht. Te gjitha menyte qe dikur m'i rrasnin ne goje e nuk i shijoja. Alla mama!
E di.
Jam jashte teme.

22.7.07

Kohe Shqiponjash

Sot. Ne kopshtin zoologjik te Bazelit. Jam ulur ne nje stol, shijoj diellin, lexoj shtypin e se dieles dhe here pas here i rikthehem huqit tim feminor: jua ngul syte njerezve. Jo. Kafshet nuk me interesojne shume. Shkoj ne kopshte zoologjike ne funksionin e shoqerueses. Me perjashtim te kopshtit zoologjik te Tiranes. Aty shkoj per te marre pak ajer te paster e per te ndenjur ne vetmi. Mblidhzbrit, 5 vizitore ka ai i bekuar kopesht. Dhe po kaq kafshe. Plus une. Nejse. Lexo e livadhis, lexo e livadhis, kur papritur syte me kapin t-shirtin e kuq me shqiponjen dykrereshe. Mbaje nje shqiptar aty, i them vetes. Me siguri kosovar. Ata vdesin per parada simbolesh. Gjithe paragjykimet e mia fillojne te shpalosen. Loje e zakonshme.

Filloj ta hetoj shqiptarin dhe familjen e tij deri ne detajeza. Hm. Shqiptari nuk me duket fare si shqiptar. Antenat e mia me thone qe valet nuk vijne nga viset tona. I sterhap veshet dhe kap ca nuanca gjuhesore latine. Them, me siguri ndonje qe ka qene vizitor ne ato vise. Me siguri nuk ka pasur t-shirte te lara dhe ka nxjerre nga sunduku koleksionin e T-shirteve te blera ne pazaret e turisteve. Nuk me kujtohet te kem pare nje t-shirt te tille ne Tirane. Me siguri do ta kene ne Prishtine. Te rinjte e Kosoves me duken me te ndergjegjshem per rolin e designit dhe T-shirtin si platforme sloganesh. Me siguri keshtu do jete.

Familja me parakalon: gjyshi, gjyshja, djali me nusen, dhe dy femijet. Avashavash. Djali i shtepise, me mjeker, gjyslyke, floke me onde, ai qe ka T-shirtin me shqiponjen, me kthen kurrizin. Une e ndjek me veshtrimin kurioz. Ve re qe ka dicka te shkruar ne kurriz. Prit se mos e gjej se nga e ka burimin t-shirti. (Nuk do ishte keq ta kisha edhe une nje. Ndoshta edhe nje per T. Por edhe nje per J., per E., per L. Dhurate per Krishtlindje? Ide jo e keqe.) Ja ngul syte mbishkrimit dhe lexoj: CAVALERA de Brasil.


Bej kerkimet e nevojshme dhe gjej qe Cavalera de Brasil eshte nje shtepi mode ne Brazil qe si logo ka zgjedhur shqiponjen. Une them: shqiponjen tone. Edhe T. thote: Kjo eshte shqiponja shqiptare. Pa dyshim! Cavalera de Brasil ose e ka ditur por nuk do ta pranoje, ose e ka pare diku, i ka pelqyer, e ka marre, e ka perdorur, por pa e vrare mendjen se mos eshte simbol funksional i ndonje kombi. Ne nje deklarate publike Cavalera thote:

After thousands emails and comments through this blog (and I must say some very impolite), I’m finally writing a special post for those who want to know about out brand logo. The brand was founded in 1995 by the politician Alberto Turco Loco Hiar and the musician Igor Cavalera. The brand is known by the “jokes” made with famous logos stamped in clothes (mainly t-shirts). Near 1995, one of our former designers took one of those “Word Office” cliparts to do a stamp. What came to be was that this clipart was a double-headed eagle. The designer changed it a little bit, and put on a t-shirt. The consumers really enjoyed it and after having used the eagle for to many times, the brand decided to make it officially a Cavalera Logo.
For the Albanians, I would like to say that even thought this logo is very similar to the Albania flag, the double-head eagle appear on many other flags, such as: Flag of Montenegro , State Flag of Serbia , the flag of the Greek Orthodox Church or the flag of the autonomous monastic state of Mount Athos . The origin of this eagle came from the Byzantine Empire, and it is linked to religion, imperial family symbols, etc. I do hope that these information was useful to everyone!
Best Regards,
Cavalera crew

Qe te gjitha shtetet e permendura kane nga nje shqiponje me dy koka kete e dija. Por shqiponja qe une pashe eshte e ngjashme me asnje nga keto shqiponja. Per mua shqiponja eshte shqiptare. Me sa duket edhe per ata mijet qe i kane shkruar e-maile apo letra Cavaleres. Te gjithe ne e kemi pare ngjashmerine. Po cavalera, vertet nuk e sheh?

17.7.07

Gender studies

Ajo vjen me vrull dhe flet me shqetesim: Joni po e ben cicin ne kembe. Une nuk e kuptoj se c'kerkon te me thote dhe e pyes: Cfare?
Joni po e ben me kembe, - dhe tregon me gisht per nga banja. I afrohem banjos dhe shoh trevjecarin qe terheq bibilushin e vet fort rreze sifonit per te mos lene urinen te derdhet ne dysheme. Ai ngre koken dhe me leshon nje buzeqeshje capkene. Une qesh me te madhe. Eshte hera e pare qe e shoh ne kete pozicion. Kthehem nga adoleshentja dhe e pyes: Ku eshte problemi? Ku eshte problemi? - bertet ajo e irrituar nga pyetja. Ai po e ben ne kembe, - thote ajo duke i ndare fjalet ne rrokje. Une ruaj qetesine dhe ja kthej: Perse nuk duhet ta beje ne kembe? Ajo me sheh me syte te zgurdulluar, tund koken dhe iken pa folur. Im bir mbaron punen e tij dhe ndihet shume krenar per rrugen inovative qe ka gjetur. Por ndihet edhe me shume krenar qe e ka perfunduar ate me sukses.

Fakti qe im bir po perdor nje teknike te re urinimi, edhe pse shume banal, me fut ne mendime. Im bir po rritet. Po eksploron trupin e tij. Mallengjehem. Kujtohem qe askush nuk ja ka treguar me pare atij se urina mund te behet edhe ne kete pozicion dhe behem filozofike: Ka ca gjera ne jete qe jane kaq llogjike saqe jane te pashmangshme. Per shembull, shpikja e rrotes. Per shembull, urinimi ne pozicion qendrimi.

Sigurisht qe une e kuptoj irritimin e adoleshentes. Asaj i eshte thene qe te gjithe individet qe zoterojne 100gramshinmeshume midis kembeve e kryejne urinen ulur. Ajo ka pare ne gjithe jeten e saj vetem individe meshkuj qe ulen ne sifon. Po keshtu edhe une, ne vendin e bijve te Wilhelm Tellit. Por, pa i vene shume rendesi si fakt sepse me duket nje gje tejet personale.

Jam bere kureshtare te di se pse eshte keshtu. Tek e fundit eshte dicka qe prek edhe tim bir, dhe nuk mund te rri me indiferente. Per me teper, heret a vone do jete vete femija qe do filloje te pyesi. Shkoj tek T. dhe e pyes.

E bejme ulur sepse keshtu doni ju, femrat, - pergjigjet ai.
E ke seriozisht?
Po! Kjo eshte nje nga rezultatet e feminizmit.
C'lidhje ka feminizmi me artin e urinimit?
Ka, si s'ka. Femres nuk i duhet te pastroje pikalosjet urinare.
Po, ju, meshkujt, pastroni cdo gje vete, - ja kthej une e cuditur.

T. mbledh buzet, ngre supet, hap krahet. Une rrudh vetullat ne menyre skeptike dhe bej nje bilanz te shpejte: Burrat e ketij vendi pastrojne me mire se grate. Burrat e ketij vendi qepin po si grate. Burrat e ketij vendi gatuajne ku e ku krahasuar me grate. Burrat e ketij vendi punojne me perqindje te reduktuar qe t'u rrine prane femijeve ashtu si edhe grate. Por burrat e ketij vendi nuk mund te urinojne si burra sepse kjo nuk ju pelqen grave.

Hedh syte nga im bir dhe e shoh paksa me trishtim. Dikur dhe ai do i hyje kesaj valleje. Dikur dhe ai do heqi dore nga natyra e tij per t'i shpetuar buzeve te perdredhura apo kokave qe rrine menjane. Dikur ai ...

Ka ardhur koha te ngrihem ne kembe per te mbrojtur te drejtat e burrave. Te pakten te drejten e tyre te urinimit nga cili pozicion t'ua doje qejfi.

4.7.07

Swiss embassy in Tirana - Monsieur E. kerkon vize

Monsieur E. eshte kusheriri im i pare. Por me shume se sa kusheri e ndjej si vella. Kur Monsieur E. mbushi 17 vjec, dhe une isha me studime ne Zürich, i them qe t'i perkushtohet shkolles sa me shume, te mesoj frengjisht dhe te vije ne Zvicer per studime universitare. Monsieur E. ishte asokohe shume i depresuar dhe nuk shihte asnje pike perspektive ne jete. Vendi ne nje kaos, puberteti neper kembe dhe shume shoke te tij qe linin vendin drejt shpreses. Megjithese fatalist, Monsieur E. i dha nje shprese te vogel planit tim. Mbaroi gjimnazin me perkushtim, mesoi frengjishten dhe aplikoi per studime ne degen e frengjishtes ne Universitetin e Lausannes. Pagoi faturen e rregjistrimit per ne shkolle dhe shkolla i dergoi ftesen dhe daten per t'u paraqitur ne Lausanne per te dhene provimin e pranimit ne shtator. Ishte qershor kur erdhi ftesa.

Futem ne loje une. Nje miku im profesor i jep garancine per gjithe kohen e studimit ne Zvicer. Bej dosjen gati dhe i nis gjithe dokumentat per ne policine e Lausannes. Monsieur E. futet ne ambasade dhe ploteson formularet. Cdo gje ne rregull. Viza duhet te jete pune ditesh, - i thote zoti Viza. Monsieur E. del perjashta, merr fryme thelle dhe buzeqesh per here te pare pas dy vjetesh.

Ditet kalojne, viza nuk duket. Por, pa problem. Perpara kemi korrikun dhe gushtin. Korriku iku. Viza nuk erdhi. Monsieur E. merr ne telefon, ne zerin e tij duken rete e para. C'te thane ne ambasade? - pyes une. Nuk ka ardhur akoma pergjigja nga Berna, - thote ai. Pse nga Berna? - dua te di une. Keshtu me tha Viza. - pergjigjet ai. 4 jave deri ne shtator. Ne loje futet Pauli, nje i njohuri im gazetar. Ja shpjegoj situaten. Une kam nje te njohur atje, - thote ai, - prit ta marr ne telefon. I njohuri i thote: Paul, ketu nuk ka fare dosje per Monsieur E., as ka patur ndonjehere. Une marr Monsieur E. ne telefon dhe i them: Shiko, ai Viza po ja fut kot, se ne Berne nuk e kane idene se kush je. Shkon Monsieur E. ne ambasade perseri, Viza perseri i kujton Bernen.

Keto pune nuk behen pa miq, - thote i lodhur i ati i Monsieur E.. Ju te rinjte kujtoni se c'fluturon hahet. K'to du'n lek' mor' jahu, ju akoma drejt e drejt. Dhe lidhet me nje sekretareshe qe njihte nje polic qe njihte nje shofer qe njihte nje tjeter shofer qe kishte baxhanak nje te forte fare qe do ja fuste leket konsullit. E sigurt fare.

Monsieur E. shkon prape ne ambasade. Diku atje duhet te jene edhe leket. Viza del dhe thote: Berna. Pauli me thote, - shiko, ketu ka dicka qe nuk shkon. Berna nuk ka si te vendose kur nuk ka dosje. Une i tregoj historine e lekeve. Paulit gati i mbushet mendja t'i hyje nje kerkimi e te beje nje artikull per ambasaden e vendit te tij ne Tirane. Une i kujtoj qe kjo nuk me zgjidh problemin tani. Dosja, - shperthen Pauli. Ku eshte dosja? More, vertet, ku eshte dosja? Situata eshte tensionuar. Leket u futen, viza s'duket gjekundi, data e provimit eshte afruar, Monsieur E. po humbet buzeqeshjen. Une filloj nga telefonat.

Alo, alo, policia e Lausannes, a jane dokumentat e Monsieur E. aty? Ishin, - thote Lausanna, por nuk jane me. Ku jane? - pyes une. Ne Zürich, - ma kthen Lausanna. Po c'ne ne Zürich? - cuditem une. Sepse andej ka ardhur garancia. Me falni, pyes une, po si e mendoni ju qe Monsieur E. do jetoje ne Zürich dhe do udhetoje 5 ore me tren cdo dite per te ndjekur shkollen ne Lausanne? Keni te drejte, -thote Lausanna, - nuk e menduam shume thelle kete muhabet. Pale, po ju qenka afruar dhe data e provimit. Ua sa keq na vjen. Mundohuni te lidheni me Zürich-un sa me shpejt.

Alo, Zürich-u. A jane dokumentat aty? Jo. Si eshte e mundur? Do jene ne rruge e siper. Te nesermen merr Zürich-u ne telefon dhe njofton se dosja mberriti. Ju lutem, a e nisni dot me poste te shpejte per ne Lausanne. E pamundur, vetem me poste te ngadalte.

Nderkohe ka mberritur dita e provimit. Monsieur E. ka rene ne depresion te plote. E dinte qe eshte komplet i pafat. Une marr ne telefon universitetin dhe i shpjegoj se Monsieur E. nuk eshte ne gjendje te paraqitet ne provim per arsye vizeje. Universiteti me zgjat doren dhe jep per Monsieur E. nje date tjeter provimesh. Une fus ne loje Lars, nje tjeter te njohur. Larsi lidhet me nje te njohur ne ambasade. Lausanna ben nje shikim ekspres te dokumentave dhe i jep driten jeshile ambasades me fax. Ambasada i jep me ne fund vizen Monsieur E.. Lars dergon nje e-mail dhe thote Monsieur E. te shkoje te marre vizen. Monsieur E. merr vizen ne oren 10.00 dhe niset ne oren 15.00 per Zürich. Nje dite me pas, ne oren 11.00 eshte provimi. Kane kaluar 7 vjet qe atehere. Monsieur E. ka mbaruar studimet ne Lausanne dhe ben doktoraturen diku ne veri te Evropes. Por, po te kishte qene per ambasaden zvicerane dhe Zotin Viza, ai do ishte akoma duke pritur pergjigjen nga Berna. Nje gje me ka ngelur akoma e paqarte: Kush i mori ato leket dhe cfare beri me to?

Informacion: Berna eshte kryeqyteti i Zvicres.

Aventurat e 1998 (pjesa e dyte)- Kthimi ne Shqiperi

Ardhjen e mamase e kisha planifikuar per tetorin e 1998, me rasti e ditelindjes time. Mbas aventurave per hyrjen ne ambasade dhe marrjen e vizes, ime me arriti ne Zurich ne shkurt te vitit 1999. U gezuam te gjithe, une dhe mikeshat e mia me te cilat ndaja apartamentin asokohe dhe gjithe hallet. Me ne fund, im me kishte rastin te shihte si jetonte e bija dhe te hiqte te gjitha meraqet qe nje nene ka per nje femije qe jeton larg, ne vende te panjohura. Dikur, ne mars, fillon bombardimi i Beogradit prej NATOs. Shqiperia e le qiellin e saj te lire per NATOn dhe ... vetem per NATOn. Eshte, megjithate, heret per t'u bere merak. Kthimi eshte diku ne fund te prillit. Por prilli erdhi me shpejt sec e menduam dhe NATOja nuk kishte nderprere se bombarduari. Asnje linje ajrore nuk fluturonte ne Shqiperi, vetem nje linje shqiptare. Ime me mbante fort ne canten e saj nje bilete Swissairi, linja me te cilen kishte fluturuar direkt nga Tirana per ne Zürich. Koha per t'u sqaruar se si ecet me tej kishte ardhur. Marr fillimisht ne telefon Swissairin dhe i shpjegoj prolemin.
Me vjen keq, - me thote Swissair, - por fluturimet per Tirane i kemi nderprere pa afat. Ne te ardhmen e afert nuk ka shpresa qe ne te rimarrim fluturimet. Mire, - i pergjigjem une, - por ime me si do kthehet? Kerkoni ndonje linje qe fluturon per Shqiperi. Ok, - i them une, - ja e gjetem linjen, por shpenzimet kush i mbulon per keto ndryshime skenari? Ju vete, - ma kthen Swissairi. Te kuptova qarte? - pyes une, - Edhe pse ime me ka nje nje bilete valide per Swissairin ju, Swissairi i kerkoni te bleje nje bilete tjeter per nje linje tjeter? Po, - thote shkurt. Me falni, - ja kthej une, - por jeni ju qe keni thyer kontraten me klientin, me nje fjale me mamane time. Po, - ma kthen Swissaeri, - por jo per fajin tone. Jeni duke implikuar qe eshte mamaja ime fajtore qe Swissairi nuk fluturon ne Shqiperi? - pyes une me pikepyetje te madhe. Me falni, - ma kthen Swissairi, - por nuk mund te bejme me teper per ju.
Mamane fillon te mos e zere gjumi naten. Do te kthehet patjeter. E ema e saj, gjyshja ime, eshte 80 e kusur vjece, ka thyer kemben dhe ka nevoje per nje njeri qe t'i rrije prane. Fillon te qaje. Qe nga ajo dite lotet ishin i vetmi reagim i saj. Une shqetesohem. Kam nje mama me tension te larte, me ndjenje te madhe pergjegjesie per te emen, qe nuk do qe une te fus doren ne xhep dhe te paguaj edhe nje here nje bilete po aq te shtrenjte sa e ka paguar ajo, qe i duket vetja barre per gjithe apartamentin. Me nje fjale, do qe te ike nje sahat e me pare. Une vazhdoj perpjekjet. Marr ne telefon nga nje zyre ne tjetren deri sa dikur, nuk e di se si, por perfundova tek zyra e policise se aeroportit, zyra qe pergjigjet per kthimin e te burgosurve per ne Shqiperi. Me falni, - i them, - keni ndonje rruge tani se afermi per ne Shqiperi? Polici ne telefon ja keput gazit. Njeri me humor tjetri. I shpjegoj situaten. Tregon mirekuptim per absurditetin qe po kaloj. Por nuk me ndihmon dot. Ne fund, me ben per te qeshur duke me sygjeruar qe nena ime duhet te futet patjeter ne burg, dhe pastaj ai mund te me ndihmoje. Ndahemi miqesisht. Une i kam duart bosh, koken pa ide. I kam provuar gati te gjitha. Nderkohe ka mberritur fundi i prillit dhe dita e kthimit. Viza skadon neser. Marr mamane dhe shkoj ne polici. I them policit, - shiko, mamaja ime duhet te kthehet neser por nuk ka se si. Polici me sheh me nje veshtrim si per te me thene "Po tallesh ti?" dhe me tregon radhem prapa meje. Gati te gjithe njerezit vijne nga rajoni i Kosoves dhe kerkojne te terheqin ne Zvicer te afermit e tyre ne zonen e luftes. Te kuptoj, - ja kthej une, - por po te them te verteten. Ime me do te kthehet dhe nuk ka se si. Ju lutem me thoni se c'duhet te bej. Koleget e tij, tek sportelet e tjere i kane kthyer veshet tek ne ne. Polici nuk do te kuptoje. Ja shpjegoj edhe nje here situaten, ai prape hic. Pas nja pese minutash, pasi marr fryme tre here thelle, i them, - e di cfare, - une po jua le mamane ketu, sepse une nuk kam ndermend te me kapni ju e te me fusni ne burg sepse po mbaj dike ilegal. Dhe behem gati te iki. Vetem atehere i shkrepet policit te me marri seriozisht. Por zgjidhje s'ka. Nderkohe turma mbrapa meje eshte dyfishuar. Polici i drejtohet kolegeve te sporteleve fqinje. Te gjithe lene punen. Turma, pervecse e madhe, eshte bere kurioze. Degjo, - me thote polici i sportelit Nr. 2, - ti kot po na ben teater. Ti ne Shqiperi mund te ikesh me linje autobuzi. E ke seriozisht? - pyes une dhe ja ngul syte nga pozita e atij qe e di qe ai po ja fut kot. - ke nje harte? - vazhdoj une. Sulen te tre gjejne nje harte dhe vijne tek dritarja e sportelit. Nr. 1 gjen Shqiperine. Nr. 2 zbulon qe eshte nga ana tjeter e Adriatikut, perballe Italise. Kurse Nr. 3, duke peshperitur, thote qe eshte e rrethuar nga Serbia dhe Montenegro dhe aty ka lufte. Une nuk them asgje. I ngrene te tre syte dhe me shohin ne heshtje. Une ja kthej me qesendi, - ku kalon autobuzi jot? Hm, - ja bejne te tre. Shtyjne vizen me nje jave. Ime me qan. Nje grua italiane vjen dhe shpreh keqardhjen e saj per mamane. Ime me qan edhe me shume. Une ju bie prape telefonave te Swissairit. Vetem mbas fjalise sime lapidar "e konsideroj te pamoralshme prej nje kompani si Swissair t'i kerkoje nje qytetari te Shqiperise, per te cilin nje bilete Swissairi perfaqeson te gjithe te ardhurat e tij vjetore, te bleje edhe nje bilete tjeter me te njejten vlere", Swissairi fillon te beje pazar. Mire, - thote Swissairi, - ne i paguajme rrugen deri ne Milano me Alitalia. Por rrugen nga Milano per ne Tirane duhet ta paguaje vete. Rruga nga Milano per Tirane kryhet nga Adair dhe kushton 650 Sfr, vetem 100 franga me pak se bileta e Swissair per Tirane. Une jam gati te hyj prape ne lufte, por lotet e mamase me ndalojne. E genjej dhe i them, ok, ata i marrin persiper shpenzimet. Me 5 maj niset ime me per Tirane nepermjet Milanos. Ne Milano, mbas nje pritje te gjate, i hipen Adair. Per nje ore e 20 minuta duhet te jete ne Tirane. Por, kur avioni ndalon, pasagjeret e gjejne veten jo ne aeroportin e Tiranes por ne ate te Korfuzit. NATO, kishte vendosur qe deri ne oren 24.00 asnje avion nuk duhet te fluturonte mbi Shqiperi. Asnje pasagjer nuk ishte lajmeruar, asnje pasagjer nuk e dinte ku ishte, dhe ca me pak njerezit qe i prisnin ne aeroport. Per fat, nje pasagjer qelloi te ishte VIP dhe te kishte edhe nje celular. Ai mori ne telefon Tiranen dhe njerezit e tij lajmeruan njerezit rreth e perqark. Dikur, ne mengjesin e dites tjeter, avioni u ul ne Tirane me pasagjere te uritur e cmeritur.

Swiss Embassy in Tirana - step by step (3)

3 korrik 2007, ora 23.00, temperatura 12°C ne Zürich, nate absolute

Was soll den dass? - pyet i nevrikosur T.
Une, tashme e shfryre nga nervoziteti im, ja kthej qete: Kjo do te thote qe Ambasada do nje ftese prej nesh per zonjen mama, perpara se ata ta marrin ne konsiderate ekzistencen e saj.
T. niset drejt byrose, kerkon dhe gjen dokumentat dhe procedurat e vizites se zotit baba, tetor 2006. Midis te tjerave, gjen kopjen e formularit te garancise. Lexon me ze te larte edhe per mua: "Ky formular jepet nga perfaqesuesit e Zvicres jashte shtetit dhe postat kufitare gratis." Eshte shkruajtur tekstualisht keshtu ne kemben e dokumentit. - dhe ma tregon dokumentin. I hedh perseri nje sy dhe me thote - ky dokument sherben edhe si ftese njekohesisht.
Keshtu mendon ti, - ja kthej une - Zoti Viza mendon tjeter gje dhe ne nuk kemi kohe te ziremi me njeri-tjetrin por hajt t'i pervishemi punes dhe ta shkruajme ate cope leter.
T. merr kompjuterin dhe fillon te shkruaje. Pa filluar fillon me serine e tij te pyetjeve:
Pyetje 1: Per ke eshte ftesa? (Une, e postnevrikosur, per mamaaaaaaane)
Pyetje 2: Atehere, duhet t'ja dergojme ftesen mamase? (Une: Joooooo! Ambasades)
Pyetje 3: Ditelindja e mamase?
Pyetja 4: Adresa e mamase?
Pyetja 5: Koheqendrimi i mamase?
Pyetja 6: Me nje fjale, kur te na dergojne fletegarancine, ne duhet t'i plotesojme edhe njehere keto te dhena? (Pooo.)
Pyetja 7: Was soll den dass? (Une: Pune, nerva dhe hujmbje deshire per te ftuar prinderit? Taktike zvicerane per ta mbajtur territorin te paster? Njerez te merzitur qe nuk dine si ta permiresojne jeten e tyre? Njerez qe kane nevoje te ndihen te gjalle kur ua bejne jeten te tjereve te veshtire? Zgjidh e merr, ose shto.)
Mua me nevrikos e gjitha kjo, - thote T. - duhet te nderrmarrim dicka.
Une po e blogoj eksperiencen. - ja kthej une.
Cool! - thote T. - Une po mendoj ta marr ne telefon ambasaden.
Me ke do flasesh, me Vizen? - qesh une.
Do kerkoj ambasadorin . - thote ai.
Cool! - them une.

4 korrik, Ore 1.00 e mengjesit, errresire absolute, bie shi.

Ja ku eshte letra, te lutem firmose. Une lexoj:

Schweizer Botschaft
Ruga e Elbasanit 81
Tirana / Albanien

per Fax an Nr. +355 4 234 889 (3 Seiten)

Zürich, 04. Juli 2007

Einladung / Garantieerklärung für Frau X. Y.

Sehr geehrte Damen und Herren

Frau X. Y., geboren am xxxxxx, wohnhaft xxxxxxx in Tirana, ist von uns eingeladen für die Zeit vom xxxx bis xxxxxx 2007 bei uns zu Besuch zu sein.
Wir werden für die anfallenden wie auch für unvorhergesehenen Kosten aufkommen.
Bitte erteilen Sie Frau X. Y für diesen Zeitraum ein Visum.

Vielen Dank für Ihre Bemühungen

Mit freundlichen Grüssen
T. & SR

Mire, - them une dhe firmos.

4 korrik 2007, 0ra 11.00, temperatura 10°C ne Zurich, bie shi

SMS nga T. : Ftesen e faksova. A t'ja dergoj nje kopje edhe X.Y.?
SMS nga SR: OK!

4 korrik 2007, 0ra 12.22, temperatura 10°C ne Zurich, bie shi

SR: Alo? Ambasada Zvicerane? Jam Y.X. Kam derguar nje faks nga Zürichu- sot. Doja te dija ne se ju ka mberritur.
Zeri i trembur: Ja te te lidh me konsullin.
Zeri i Vizes: Alo?
SR: Jam Y.X. Kam derguar nje faks nga Zürichu- sot. Doja te dija ne se ju ka mberritur.
Viza: Kush e ka derguar faksin?
SR: T & SR.
Viza: Po ka mberritur.
SR: A te vije mamaja?
Viza: Neser. Sot eshte mbyllur.

4 korrik 2007, 0ra 12.25, temperatura 10°C ne Zurich, bie shi

SR: Alo, Mami.
Mami: He, c'bere?
SR: Neser, midis 9.00 dhe 11.00 ne ambasade.
Mami: Mire, mireupafshim.
SR: Pafshim.

3.7.07

Swiss Embassy in Tirana - Aventurat e 1998

Ne 1998, ftova mamane per here te pare ne Zvicer. Isha studente atehere dhe jetoja ne nje apartament me tre shoqe te miat, 2 zvicerane dhe nje gjermane. Shqiperine ne Zvicer e njohin shume pak. Atekohe edhe me pak. Procedura e vizes atehere ishte e tille qe fillimisht une duhet te shkruaja nje leter ftese dhe ta dorezoja ne policine e te huajve te kantonit te Zürich-ut. Pas nje jave vjen aprovimi zyrtar nga polizia ku shkruhej: "Zonja X.Y mund te paraqitet ne ambasaden Zvicerane ne Beograd per te marre vizen"

Beograd?

Vrapoj menjehere tek telefoni dhe kerkoj policin qe kishte dosjen e mamase. I them: A ka ndonje arsye madhore perse mamaja ime ne vend qe te shkoje ne ambasaden zvicerane ne Tirane, duhet te kerkoje vize ne ambasaden zvicerane ne Serbi?
Tirana? Serbi? - u hutua polici.
Me falni - i them - por une jam shqiptare e Shqiperise. Mamaja ime, dhe po keshtu babai, eshte shqiptare e Republikes se Shqiperise. Jeton ne Tirane, ne kryeqytetin e Shqiperise, ku ka nje ambasade zvicerane funksionale. Perse i kerkohet te shkoje ne Serbi, shtet tjeter?
A, me te vertete. Eshte keshtu si thoni ju. Me paska shpetuar. Nuk e dija qe kishte edhe prej Shqiperie ne Zürich. Te gjithe shqiptaret qe une kam ne dosje jane nga Kosova. Nejse, Frau SR. Pak rendesi ka, - thote polici. - Me ate leter nena juaj hyn ne cdo ambasade Zvicerane.
E sigurt? - pyes une skeptike.
Jaaa, jaa. - Ja kthen me ze babaxhani polici.

Fus letren ne nje zarf dhe e nis urgjentisht per ne Shqiperi. Mamaja merr letren dhe capcup per ne Ambasade. Aty gjithmone i njejti njeri. Viza. Ja merr letren, e lexon dhe i thote me zerin e tij te thate: Me falni zonje por me kete leter ju duhet te paraqiteni ne ambasaden zvicerane ne Beograd. Nuk te ndihmoj dot.

Une shkoj perseri ne polici dhe ju kerkoj te me japin nje leter tjeter, te korrigjuar.
Pune qe s'behet, - ma kthen policja e sherbimit. - Pastaj, c'eshte ky muhabet me letra. Cdo njeri ka te drejten te hyje ne nje ambasade zvicerane dhe te kerkoje nje formular vize. Kjo eshte nje e drejte njerezore.
Une e nevrikosur ne kulm, ja ngul syte dhe i pergjigjem gjithe sarkazem:
Me falni, por ne nuk po flasim per njerezit dhe te drejtat e tyre. Ne po flasim per shqiptaret. Njerezit jane te lire te shkojne ku te duan. Shqiptaret jo. Ata kane nevoje per nje vize. Prandaj jam edhe une ketu.
Me fal, thote ajo- por nuk te ndihmoj dot.
Shkon mamaja perseri ne ambasade me letren dhe argumentin e polices se Kantonit. Viza nuk i dredh qerpiket fare: nuk te ndihmoj dot.

E shkreta mama. Nje top futbolli midis policise kantonale dhe ambasades. Qark i mbyllur. Si perfundim, ne kushtet e pafuqise totale, marr ambasaden ne telefon. Ishte viza, si gjithmone me zerin e tij te thate. I bej nje fjalim te gjate filozofiko-etiko-human rightist me nota te qarta dufi. Per cudine time, viza me thote shkurt: I thuaj mamase te vij neser. pip-pip.

Swiss Embassy in Tirana - step by step (2)

3 korrik 2007, ora 11.15, temperatura 19°C ne Zürich

I bie numrit te ambasades Zvicerane ne Tirane. S'pergjigjet kush.

3 korrik 2007, ora 15.17, temperatura 17°C ne Zürich, bie shi

Jam ne zyren e minibashkise se lagjes sime.

SR: Miredita. Deshiroj te ftoj mamane per vizite dhe ajo ka nevoje per vize. Cfare procedure duhet te ndjek.
Punonjesja: Nga cili shtet?
SR: Shqiperia
Punonjesja niset drejt nje dollapi, merr nje dosje, e hap, merr nje flete dhe ma jep. Ne flete jane udhezimet proceduriale per qytetaret shqiptare qe kerkojne te marrin nje vize ne ambasaden zvicerane.
Punonjesja: Mamaja juaj duhet te paraqitet ne ambasade dhe te kerkoje formularin e vizes. Ne ambasade asaj do t'i japin edhe formularin e garancise qe duhet ta plotesoni ju.
SR: Ajo ka vajtur ne ambasade dhe ata i kane kerkuar garancine time.
Punonjesja: A ja kane dhene formularin e garancise?
SR: Jo. Thjesht i kane kerkuar garancine time.
Punonjesja: Nuk e kuptoj.
SR: As une.
Punonjesja: Une e di qe procedura keshtu eshte. Praktikisht, eshte bashkia pergjegjese per vizat e njerezve. Ndoshta ju duhet te shkoni atje te informoni.
SR: Isha ne bashki dhe me dhane te njejtin informacion si ju.
Punonjesja: Une kam punuar me perpara ne bashki dhe e njoh proceduren.
Ndersa heshtim shohim njera-tjetren ne sy sikur kerkojme dicka.
Punonjesja: Perse nuk shkruan nje leter per ambasaden?
SR: Thua funksionon?
Punonjesja: Nuk e di. Provoje.
SR: A thua, e pranojne te faksuar?
Punonjesja: Nuk e di.

3 korrik 2007, ora 16.05, temperatura 16° ne Zürich, bie shi i rrembyeshem

I bie perseri numrit te telefonit. Kete here kam fat. Nje ze i ulet, paksa i trembur, me thote, prit te te lidh me vizat. Vizes i them emrin dhe problemin: Cfare kerkoni prej meje? Pergjigja vjen e thate dhe ne formen e fjalive te paperfunduara: Jo garancine. Ftesen. Me shkrim. Po, faksoje. Faleminderit dhe Ditenemire. Edhe nje kopje te lejes se qendrimit. OK. Faleminderit dhe ditenemire. Pip-pip.

5 minuta me vone

SR: Mami, ai nuk te ka kerkuar garancine por ftesen.
Mami: Pse, nuk jane njesoj?
SR: Jo. Garancia eshte ne formen e nje formulari qe ta jep ambasada per ta plotesuar. Ftesa eshte nje cope leter qe e zgjedh une.
Mami: Po babit nuk ja kerkuan kete ftesen kur erdhi ne tetor. Pse ma kerkojne mua tani?
SR: Nuk e di. As ne bashki nuk me thane gje per ftese te shkruar.
Babi: Te kujtohet? Ftese na kane kerkuar kur erdhem atehere ne 2000. Qenkan kthyer mbrapsht.
Mami: Edhe kur erdha une ne 1998, ma kane kerkuar ate ftesen, me duket.
SR: Mos na i kujto 1998!

Swiss Embassy in Tirana - step by step

Kjo eshte godina e Ambasades Zvicerane ne Tirane. Kjo eshte edhe ambasada e njeres prej pasaportave te mia dhe, si rrjedhim, edhe ambasada ne porten e se ciles trokasin prinderit e mi, apo te aferm te mi. Per fatin tim te mire, deri tani, prinderit kane trokitur aty per raste gezimesh, ditelindjesh, lindjesh, apo vizitash te karakterit turistik. Per fatin tim e mire, edhe te afermit e mi, kane ardhur kryesisht per ceshtje madhore: studime. Per fatin tim te mire, ambasada zvicerane eshte nje nga te paktat, ne mos e vetmja, ku njeriu troket si njeri ne dere, ja hapin deren dhe e fusin brenda, pa i detyruar njerezit te provojne rezistencen e tyre fiziologjike perballe diellit, shiut, bores, bresherit, furtunes, shkrepetimave. POR, megjithate, kur njerezit hyjne aty brenda ata trajtohen si shqiptare, bile nga vete shqiptaret qe sherbejne per zviceranet. Sa here qe prinderit e mi vijne te me vizitojne, mua me ze paniku. Edhe pas kaq vitesh kerkime-vizash une nuk e di tamam se si eshte procedura. Cdo here del nje variant i ri. Une kam nje lisite eksperiencash shume interesante me ambasaden zvicerane. Duke perfituar nga rasti qe ime me eshte duke aplikuar per vize per te ardhur e per te pare mbesen e saj te re, 2 muajshe, une do mundohem jo vetem te mbaj nje protokoll publik te perpjekjeve te saj dhe te miat per te marre nje vize, por edhe per te treguar te gjitha aventurat tona me kete ambasade dhe me burokracine zvicerane.

E marte, 26 qershor, ora 9.00 e mengjesit, ne Zürich bie shi, temperatura rreth 15°C

Qendroj perpara sportelit per te huajt, ne bashkine e Zürich-ut. Nje vajze simpatike dhe shume e sjellshme, pasi degjoi situaten time, me thote: "zonje, procedura eshte kjo:
1) nena juaj duhet te paraqitet ne Ambasade me pasaporten
2) do marri formularet perkatese dhe do i plotesoje ate
3) pjesen tuaj te formularit duhet ta plotesoni ju, qe do te thote, nena juaj duhet t'ju dergoj juve formularet
4) ju pasi t'i keni plotesuar ato duhet t'ja dergoni nenes suaj formularet
5) ajo i merr ato dhe i con ne ambasade, dhe atehere ajo merr vizen"

E falenderova, mora menjehere prinderit ne telefon dhe jua komunikova te gjithe proceduren.

E hene 2 korrik, dikur midis ores 9 dhe 11 te paradites, temperatura ne Tirane 36°C

Ime me mberrin ne ambasade me pasaporten ne cante. Hyn brenda dhe i thote punonjesit, dua te shkoj tek vajza, me jepni ju lutem nje formular per aplikim vize.
Jo - i thote, punonjesi, - nuk ta jap une formularin keshtu. Vajza jote duhet te dergoje ne fillim nje garanci dhe pastaj ta jap une formularin. Me vjen keq, nuk te ndihmoj dot. Ime me perpiqet t'ia thote fjalet e punonjeses se Zürich-ut. Por punonjesi i perserit edhe nje here fjalen garanci dhe i tregon deren.

E marte 3 korrik, ora 11.00 e mengjesit, temperatura ne Tirane 36°C, temperatura ne Zürich 19°C

Ime me me merr ne telefon per te ma komunikuar mesazhin. Une nuk kuptoj domethenien e asaj qe ajo me komunikon dhe ja perseris edhe njehere proceduren e punonjeses se bashkise se Zürich-ut. Degjoj tim ate qe flet nga mbrapa mamase, i kane nderruar procedurat. Une revoltohem: Perseri? Mire i them, do e marr ambasaden vete ne telefon. Shoh oren, dhe them, dreqi ta haje, tani e kane mbyllur. Rri vras mendjen se si ta zgjidh situaten.

(Si do e zgjidh situaten? As vete nuk e di. Kthehuni perseri neser per te marre vesh me shume.)

Information:

Embassy of Switzerland
Ruga e Elbasanit 81
Tirana, Albanie

Tel. +355 4 375 315
+355 4 234 888
Fax +355 4 234 889

Visiting hours
Monday-Friday 09:00-11:00
Saturday and Sunday closed