1.10.07

Biznesi me shkencen

Inspirimin per kete koment ma dha nje artikull botuar sot tek "Gazeta Shqiptare" on line. Titulli: "Zbulohet shkaku qe ben vdekjeprures virusin H5N1".

Nje titull i tille; bombastik, perfundimtar, shpresedhenes; me ben ne menyre te vetevetishme te ngre vetullat shume lart e te hap syte. I hedh nje sy Lancet (burimi i informacionit), rilexoj interpretimin shqiptar te tij dhe kuptoj: Ky eshte sensacioni i radhes i fabrikuar nga media. Sepse, ne te vertete, shkaku perse virusi H5N1 eshte vdekjeprures nuk dihet akoma. Shkenca eshte duke punuar. Shkencetaret per te cilet "Gazeta shqiptare" raporton jane tek ABC-ja e nje studimi. Shume pershkrues. I thjeshte.

Studiesit e referuar kane analizuar ne menyre sistematike trupat e njerezve te vdekur nga ky virus, kane bere biopsi, kane bere teste te ndryshme ku kane matur parametra referuese dhe kane vene re me cudi; se ky virus nuk shkakton deme vetem ne mushkeri, sic mendohej me pare, por edhe ne pjese te tjera te trupit. Kane vene re se virusi shoqerohet me ndryshim te parametrave imunitare.

Lajmi i mire eshte: per here te pare ndermirret nje studim i tipit global: teresia e simptomave tek grupi i te vdekurve, perkundrejt atyre te nje individi te vetem. Per here te pare hartohet nje lloj katalogu i simptomave qe shoqeron infeksionin dhe vdekjen nga H5N1. Pyetja ishte dhe ngelet: Si? Cilat jane mekanizmat me te cilat virusi deperton qelizen dhe e shkaterron ate, si arrin te shumefishoje efektin nga nje qelize ne nje ind, ne nje organ, ne te gjithe trupin?


Si-se i shtohet pyetja: Ne teresine e ketyre simptomave, kush eshte efekti i pare? Kush eshte efekti i dyte? A jane keto efekte te izoluara apo kushtezojne lindjen e njera-tjetres dhe, ndoshta, edhe te efekteve te tjera?

Sigurisht, lexuesi i larget qe shkencen e njeh nepermjet medias dhe kujtimeve te vagelluara te shkolles, sot do te jete duke ju gezuar lajmit se shkaku u gjet; pa e vrare mendjen shume te mendoje ne se ato qe thote gazeta kane kuptim; pa e vrare medjen shume tek gjuha e mundesive qe shkencetari i referuar ne artikull perdor. Bile, per kete gjuhe te mundesive duket se nuk e vret mendjen as gazetari qe e interviston shkencetarin, as ai qe e ka perkthyer lajmin ne shqip (Lajmi origjinal VOA). Nese shkencetari nuk e di akoma dhe e shpreh modestine e tij te njohjes duke folur per shenja rrethanore qe mund te ndihmojne si busull ne orientimin drejt rruges se kerkuar, gazetari eshte shume guximtar; sepse eshte injorant, sepse di pak; dhe e ben te gjithen fakt te kryer. Te mbaruar. U gjet!

Por, tek e fundit, nuk eshte vetem ceshtje injorance. Eshte edhe ceshtje shit-blerje: mundesia nuk shet. Askush nuk e ble gazeten per te lexuar mundesine. Finalja! Sensacionalja! Ajo shet, sidomos kur kjo vjen atehere kur ti si individ nuk e pret, kur ti si individ je ne gjendje paniku. Tek e fundit, biznesi eshte masa e cdo gjeje. Shkenca ketu eshte vetem mjeti qe perdoret per te kultivuar biznesin. Dhe per permiresuar paksa imazhin qe, perseri, te ben me te shitshem.

Per te mesuar, mesuam ... nje genjeshter. Qe funksionon!