17.8.07

Mac vs PC ...

Keshtu. Dita ime e punes fillon gjithmone me ritualin e kontrollimit te e-maileve, nje veshtrim te shpejte ne publikimet e sotme, keshillimi me agenden per planin e dites dhe, midis gjithe ketyre operacioneve, shperndarje buzeqeshjesh dhe miremengjesesh kolegeve. Edhe sot. Eshte ora 8.00. Ndez kompjuterin, hap te gjitha programet e emaileve. Hic. Hyj ne homepagin e institucionit ku punoj. Hic. Ndjej panikun te me trokasi ne vena. Shkoj tek koleget. Pa hapur gojen syte e kishin mbaruar misionin. Te gjithe te fiksuar online. Cudi. Kthehem perseri ne zyre. Provoj edhe njehere. Kontrolloj te gjitha kabllot. Cdo gje ne rregull. Ndez PC prane Mac-ut tim. On line. Per mrekulli.

E paskerka fajin kompjuteri im. Paniku me pushton. Shtrengohem te kujtohem. Kur ishte takimi me studentin? Kur tha Der Shef do diskutojme projektin ABZ? Ne cfare ore duhet te dorezoj raportin per grantin? Pulsi im ka filluar te flasi me ze te larte. Dreq o pune. Po kompjuteri ishte per mrekulli dje?! Deri ne oren 18.00. C'te kete ndodhur gjate kesaj kohe? Me vrap tek administratori i kompjuterve.

L., - i them - Nuk futem dot online. Leja qesh.
Ke Mac?
Po. Ti e di kete.
Te kam bllokuar une, - vazhdon Leja me buzeqeshje.
Per terrorizem? - ja kthej me te qeshur une.
Jo, per terrorizem, - shpjegon - por, sepse ti ke Mac.

Ky eshte nje muhabet i vjeter ne institucionin ku une punoj. Gjysma e instituteve punojne vetem me Mac. Gjysma tjeter vetem me PC. Cdo institut nje qeveri me vete. Instituti im ka vendosur per PC. Por, individe si puna ime, dhe keta jane jo pak, kane zgjedhur te punojne me Mac. Te blere me leke personale. Bile, nje departament i tere punon vetem me Mac. Administratori yne, qe sic duhet ta keni kuptuar eshte nje njeri i qeshur (shume i qeshur, vetem i qeshur), eshte nje PC freak. Me Macintosh nuk do te kete te beje fare. Gje qe duhet te perkthehet: te gjithe ata qe kane mac nuk mund te lidhen me banken e te dhenave te institutit: as japin dot, as marrin dot. Elektrone qe vertiten ne hapesire pa ju afruar dot gravitetit te ndonje berthame. Gje qe ta ben jeten profesionale te veshtire. Psh, une: dua te fus te dhenat ne banke? Atehere, i marr te dhenat, i dergoj me e-mail ne konton time te PC-se. Shkoj ne PC, hap e-mailin terheq te dhenat e derguar nga Mac dhe i depozitoj ne banken e te dhenave. Dua, psh, te printoj nje artikull. E kthej ne formatin PDF, e dergoj si attachment ne PC, nga PC e dergoj ne printer dhe pastaj e shijoj artikullin ne leter. Kjo eshte pune e perditshme.

I them Lese: Le, pse nuk na fusni edhe ne ne serverin kolektiv.
Leja: Oh, protokollet e macut nuk i kuptoj, nuk me pelqen, eshte e veshtire.

Nderkohe qe, disa institute duket se nuk e kane pare dhe kaq te veshtire kete pune dhe kane perfshire si Macs edhe PC-te ne sistem. Gje fare llogjike, dhe bile shumeshume llogjike, konsideruar qe shumica e punonjesve kompjuterat i kane blere me leket e tyre.

Po kthehem tek problemi im, qe ne te vertete eshte me teper nje shaka se sa nje problem. Nje nga veshtiresite qe Leja ka me Mac eshte qe nuk i identifikon te zotet e tyre sepse protokolli qe ai perdor eshte per PC. Nje here ne vit, Leja ben inventarin dhe sheh nje liste komputerash te paidentifikueshem. Te gjithe Mac. Cfare ben Leja? I bllokon te gjitha. Kete zgjidhje briliante Leja ma shpjegon me nje buzeqeshje te pafajshme.

Shiko, - thote - dhe me tregon nje liste ku shenon emrat e reklamuesve si puna ime. Tani, - me siguron, - nuk ke me probleme. Une e di qe ky kompjuter eshte i joti. Nje buzeqeshje triumfuese i pushton fytyren.

Edhe une i buzeqesh. Po ... prit pak! A nuk me tha keshtu edhe para nje viti? Edhe para dy vjetesh? Edhe para tre vjetesh? Iki, sigurisht me buzeqeshje, dhe e sigurt qe mbas nje viti do kthehem perseri. Sepse! Pavaresisht se sa vite kane kaluar apo do te kalojne, Leja nuk do e gjeje kohen, ashtu sic edhe nuk e ka gjetur, per ta lexuar ate protokollin, apo per te pyetur kolegun e institutit fqinje: more si i behet me kompjuterat Mac? Nderkohe, une kthehem ne zyre ku me pret takimi i pare i dites. Jam "vetem" 10 minuta me vonese. Por! Kush ma ka fajin?