5.8.06

A new star is born: Valon Behrami

Kampionati boteror mbaroi e me te shkuan edhe ethet e medha. Tani ka mberritur koha e reflektimeve te pazhurmshme, larg projektoreve. Nje nga surprizat e kampionatit ishte kualifikimi i ekipeve te vogla, relativisht pa eksperience boterore. Nje nga keto ishte edhe Zvicra. Ajo qe per se jashtmi duket surprize eshte ne te vertete nje investim disavjecar ne kultivimin e talenteve te reja, frutet e te cilit po piqen cdo dite e me shume. Nen drejtimin e Jakob Kuhn, keto frute kane rene ne nje dore te mrekullueshme, ne nje dore qe di t'u japi atyre shkelqimin qe meritojne. Fenomeni Kuhn dhe fenomeni i Nacionales Zvicerane ka kaptuar zemrat e nje nacioni te tere, qe duket se tek ekipi i tyre kane rigjetur dellin e perfjetur te krenarise kombetare. Ekipi kombetar dhe Köbi Kuhn jane shnderruar ne pikat lidhese te nje vendi perndryshe heterogjen, te perbere nga tre kultura, 26 kantone dhe 15% te huaj.

Nje kombetare ne e-bay

E perditshmja Tages Anzeiger beri nje eksperiment shume interesant. Pasi beri per secilin futbollist te kombetares nje poster te permasave 2m x 1.6m, i hodhi per t'i shitur ne e-bay. Qellimi i ketij eksperimenti ishte te shikohej se sa ishte vlera e cdo lojtari, cili lojtar ishte me i dashur per fansat. Rezultatet, te shpallura e komentuara ne Das Magazine (revista e Tages Anzeiger) prej Max Küng, yll i gazetarise zvicerane, ishin si me poshte:

1. Köbi Kuhn (1343 Fr.)
2. Philippe Senderos (1010 Fr.)
3. Johan Djourou (995 Fr.)
4. Alex Frei (905 Fr.)
5. Tranquillo Barnetta (725 Fr.)
6. Valon Behrami (705 Fr.)
7. Raphael Wicky (500 Fr.)
8. Pascal Zuberbühler (450 Fr.)
9. Daniel Gygax (436 Fr.)
10. Philipp Degen (404 Fr.)

Qe Köbi Kuhn eshte fituesi me i madh, nuk cudit asnje. Kuhn, fale urtesise se tij, talentit per te komunikuar me te gjithe dhe aftesise per t'i gjetur secilit vendin dhe funksionin e duhur ne fushe, eshte shnderruar ne nje lloj babai kombetar. Me i dashur se edhe vete Wilhelm Tell. Cudia e madhe qendron me numrin 6 te tabeles, Valon Behramin. Sepse, ne ndryshim nga i gjithe ekipi kombetar, Valon Behrami ka nje eksperience shume te shkurter me kombetaren Zvicerane, ne shumicen e kohes eshte futur ne loje vetem ne fund te saj dhe ne boteror, per shkak te nje demtimi, u aktivizua vetem nje 10 minutesh.

Pak biografi

Valon Behrami, lindur me 19 prill 1985 ne Mitrovice te Kosoves, u largua per ne drejtim te Zvicres, ashtu si edhe 150 mije kosovare te tjere, gjate kohes se luftes. Familja e tij, nena, babai dhe nje moter, kerkoi azil politik ne pjesen Italiane te Zvicres, Ticino, ne nje fshat te quajtur Stabio. Prinderit e tij, njerez te edukuar dhe te perkushtuar ndaj femijeve, arriten te integrohen shume shpejt ne vendin e ri dhe te kishin vendin e tyre social ne Stabio. Femijet u futen neper shkolla, gjeten miq te rinj dhe rifilluan jeten e tyre. Ishin prinderit qe kultivuan deshiren e femijeve per sportin, duke tejcuar tek ta nje pasion qe ata vete kishin pasur dikur, ne kohet kur funksiononte Jugosllavia. Valon Behrani nuk ka ndonje talent te vecante ne shkolle, si shumica e brezit te tij, por shkelqen ne sport. Nuk eshte futbolli, por atletika pasioni i tij, ku duket se ka nje talent te vecante e premton shume. Dikur, njihet me futbollin dhe i lind nje dashuri e madhe qe i ka ngelur deri me sot. Valoni bie shume shpejt ne sy dhe ben nje karriere shume te shpejte duke perfunduar ne ekipet zvicerane te liges se pare FC Chiasso dhe FC Lugano. Prej Ticinos, Behrami merr drejtimin per ne Itali ku fillimisht luan ne ligen B me Genoa, Udinese, Hellas Verona per te perfunduar tek ekipi i liges A Lazio. Vlera e tij llogaritet tek 1 milion euro.

Kombetare, po cila?

Talenti i Behramit nuk mund t'i shpetonte kombetares Zvicerane, qe e mbante gjithmone ne sy per te pare potencialin e tij per t'u zhvilluar si nje profesionist i vertete. Por, ne te njejten kohe, ishte edhe kombetarja shqiptare qe ishte sinjalizuar per nje te ri me te ardhme. Mblesi midis Behramit dhe Kombetares shqiptare nuk eshte vecse Igli Tare, njeri nga futbollistet me te shquar shqiptare ne tregun nderkombetare qe, ashtu si edhe Behrami, luante tek Lazio. I ndodhur midis dy kombetareve, zgjedhja per te riun 18 vjecar behet e veshtire. Nga nje ane eshte miklimi patriotik, te luash per flamurin tend, per identitetin tend. Eshte presioni i Igli Tares qe me dedikimin e tij ndaj Shqiperise infekton, konfuzon. Por kombetarja shqiptare eshte nje kaos i vertete, i mbuluar nga korrupsionet, pa dedikim te ndershem e te sinqerte per lojtaret e tij. Eshte nje kombetare fatin e se ciles askush nuk mund ta thote. Kombetarja shqiptare eshte nje investim me rrezikshmeri te larte per nje te ri qe sapo ka filluar karrieren e tij.
Nga ana tjeter eshte kombetarja Zvicerane, kombetarja e vendit politika e se ciles i ka trajtuar Behramet, familje model, me fodullek e arrogance, politike qe familjes Behrami nuk i ka dhene asgje tjeter pervecse dhimbje koke dhe fleten e largimit nga Zvicra. Pa rezistencen e banoreve te Stabios, pa aktivizimin e politikaneve te rajonit, sot Behramet do ishin diku tjeter, dhe fati i Valonit do te kishte qene shume ndryshe. Por, Zvicra i trajton futbollistet e vet shume mire, kujdeset per ta, investon tek ta. U jep nje mundesi te zhvillohen e te ecin perpara.
Shqiperia nxiton t'i japi nenshtetesine Valonit. Zvicra po ashtu. Midis dy pasaportave, nje Kuhn te interesuar per te, nje Tare qe insiston dhe i luan te gjitha kartat, nje te ardhme te pasigurt dhe nje mundesie per te ecur perpara, i riu 18 vjecar vendos per Zvicren. Dhe krijon shume armiq. I pari eshte Tare, me pas vijne shqiptaret e deziluzionuar qe nuk ngurrojne ta quajne Behramin tradhetar. Nje situate aspak e lehte per nje te ri qe atdheun, ashtu sic shumica e bashkekombesve te vet, e ka nje dhimbje te perhershme.

Behrami, we love you

Behrami ben debutin e tij per nacionalen Zvicerane ne ndeshjet e seleksionimit per kampionatin boteror, tamam-tamam, ne ndeshjen Zvicer-Turqi. 10 minuta para perfundimit te ndeshjes Kuhn fut ne loje nje djale te gjate, elegant, bukurosh, biond duke bere kurreshtar publikun e tejnxehur nga ankthi i nje ndeshje teper agresive. Behrami ze pozicionin e tij, loja fillon, merr nje pas te bukur dhe e fut me koke ne porte, duke ndezur nje histeri te vertete ne stadium dhe nje histeri mediatike diten tjeter. Fillim me te bukur karriere nuk do te kishte deshiruar askush. Qe prej ketij momenti djaloshin e bukur nuk do ta harronte askush, as burrat, as grate, as te rinjte dhe as te rejat.
Behrami perfaqeson nje fenomen te ri ne skenen Zvicerane. Behrami eshte nje lloj Beckham, nje figure qe i terheq njerezit, sidomos te rinjte, jo vetem per aftesite e tij sportive por edhe per paraqitjen e tij. I veshur gjithmone me rroba ekstravagante, me floke te ngjyrosura dhe me nje prerje origjinale, Behrami perfaqeson nje lloj trend-setter. Te rinjte vishen si ai, te rinjte i presin floket si ai aq sa kur ecen rruges te duket sikur je mes klonesh te Behramit. Vajzat e enderrojne, e dashurojne! Behrami, qe perfundoi ne kete status pa e ditur dhe gati ne menyre rastesore, eshte nje djale i cilter, me nje qeshje naive qe carmatos cdo lloj intervistuesi, eshte i thjeshte dhe fama nuk e ka ndryshuar aspak. I lidhur me familjen, i telefonon se emes cdo dite, ka nje raport te ngushte m te motren, Behrami eshte djali next door.
Behrami ka arritur te beje ate qe milionat e frangave te investura ne politiken e integrimit nuk e kane arritur: I ka dhene komunitetit kosovar ne Zvicer, nje komunitet i keqpare nga vendasit dhe me shume probleme, nje imazh te ri, nje imazh te bukur. Per here te pare ne 18 vitet e fundit nje kosovar admirohet, duhet dhe imitohet ne menyre unanime. Per here te pare nje zviceran ndjen deshiren per te hapur kuleten e te paguaje per nje poster te nje kosovari 700 franga. Eshte hera e pare qe zviceranet falenderojne nje kosovar me ze te larte: Danke Valon! Ka ardhur koha qe edhe ne shqiptaret te ngrihemi mbi sedren tone te lenduar e te themi: Faleminderit Valon!

Copyright Selfmaderadio