27.12.07

Per dashurine dhe humbjen e saj

Pipilotti Rist e njoha per here te pare ne nje nga ekspozitat dedikuar puneve te saj, ne Zurich; qytetin ku jeton edhe ajo. Ishin fillimet e saj. Ishte ekspozita personale e pare e saj. Qe atehere kane rrjedhur shume vite dhe Pipilotti Rist eshte tashme nje artiste e rendesishme, jo vetem per ne qe jetojme ne Zurich dhe qe Pipilottin e konsiderojne nje nga ato simbolet e rendesishme te qytetit. Pipilotti Rist eshte nje artiste e artit konceptual e njohur per videoinstalacionet e saj. Per ne qe jetojme ne Zurich, Pipilotti eshte e njohur edhe per banden e saj Les Reines Prochaines. Edhe pse banda eshte ndare, ajo ekziston akoma si nje band kult ne memorien kolektive lokale. Ndoshta lidhja e saj me muziken shpjegon faktin qe muzika eshte nje element i rendesishem i videove te saj. Videot e saj jane nje kryqezim i realitetit me fantazine. Jane video qe kane dicka magjike, dicka qe te ben te ndihesh sikur po ecen ne te pandergjegjshmen, dicka prej endrre; qe te mban te mberthyer e qe te mberthen me shume sa me shume t'i shohesh. Videoja e meposhtme eshte ndertuar mbi kengen e Chris Isaak "Wicked Game". Pipilotti i ben nje riinterpretim kesaj kenge, nje interpretim qe nuk do ta harroni kaq lehte. Sepse ...

I am a victim of this song: Pipilotti Rist, 1995


26.12.07

Swiss press photo 2007

Ja, me ne fund. Si ne cdo fundviti, edhe ne fundin e 2007es, u ndane cmimet e fotografise gazetareske zvicerane. Nje cmim i rendesishem, me nje tradite 17 vjecare; per te cilen konkuruan 1841 fotografi dhe 135 fotografe gazetarie. Fotografite ndahen ne 6 kategori (shih me poshte) dhe reflektojne temat qe dominuan shtypin zviceran per vitin 2007: Lufta, dhuna e te rinjve, ekologjia.


1. Art dhe kultur

Cmimin e madh, dhe njekohesisht ate te artit dhe kultures, e fitoi fotografi zurighes Michael Würtenberg. Fotografia e tij ka ne qender aksionin per Greenpeace te artistit amerikan Spencer Tunick. 600 njerez lakuriq marshojne ne gletcherin Alet (Zvicer). Lakuriqesia e njeriut sherben si metafore per ndjeshmerine e gletcherve (lumenj akulli, tipike ne alpet zvicerane) ndaj ngrohjes globale.

„Lakuriq ne Aletschgletscher", Michael Würtenberg, Zürich


2. Internacional

Cmimin ne kategorine internacional e fitoi nje fotografi bardhe e zi e Sylvain Savolainen, me teme kerkimin e diamanteve ne Sierra Leone.


„Sierra Leone: l'éclat de la guerre", Sylvain Savolainen, Genève


3. E perditshmja dhe mjedisi



Nga seria fotografike "Dhuna e te rinjve: Ne Inselspital Bern",
Michael Sieber, Thun


4. Portrete

„Portreti i nje te riu", Christine Bärlocher, Zürich



5. Sport

Ne kategorine sport fitoi fotografia e Pierre Albouy, nje fotografi kushtuar "akrobateve" te rruges teksa kerkojne te arrijne qiellin.


„"Parkour" brenda rrugeve te qytetit tone", Pierre Albouy, F-St-Julien-en-Genevois


6. Aktualitet

"Permbytja ne Kanton Aargau", Bruno Voser, Hildisrieden

22.12.07

Grip dashurie

Ah, sa do te deshiroja te isha aty e te te ndihmoja, - thote ajo ne nje psheretime. Ajo eshte mamaja ime, qe flet nga Tirana ime, jone, 1000km larg meje. Telefoni ma sjell ate ne veshin tim. Cdo te shtune. Kjo eshte rutina jone disavjecare. Rutina qe mban gjalle lidhjen tone, qe na informon per cdo gje qe ndodh brenda nje jave ne jetet tona.

Shpesh nuk ndodh asgje brenda nje jave, dhe ne vetem se ripertypim gjera qe i kemi thene e sterthene; por qe prape na shijojne se na mbushin mungesen fizike, se na ben te ndihemi sikur jemi ulur per nje kafe diku per qejfin tone; si dikur. Por, nganjehere, brenda nje jave ndodhin ngjarje te vogla; nga ato qe na bejne te kukurisim e qeshim, te habitemi, te revoltohemi; por per nje kohe te shkurter. Sepse, ne momentin qe ulim telefonin, por ndoshta vetem disa ore me pas, cdo gje eshte harruar. Por, ka edhe nga ato javet, jo dhe kaq te shpeshta brenda nje viti; ku ndodhin ngjarje te medha, te paharueshme; nga ato qe te ndryshojne jeten. Fillimi i studimeve apo mbarimi i saj, gjetja e punes se enderrave apo ngelja pa pune, suksese ne karriere apo deshtime. Lindja e nje dashuri apo perfundimi i saj, martesa apo ndarja, fillesat e nje jete apo mbarimi i hershem i saj, lindja e nje jete apo vdekja, ditelindje, semundje pa shprese apo grip.

Ne ritualin telefonik te radhes une i tregoj, pikerisht, per gripin. Per kete grip qe prej nje jave na ka bere prene e vet. Na ka bere hije te vetevetes. Te gjitheve; te medhenj e te vegjel.

Eshte gati e parashikueshme. Cdo vit, ne kete kohe; ne fundvit, gripi ulet kembekryq midis nesh. Per arsye qe nuk i di. A eshte e ftohta qe zakonisht shoqeron fundin e vitit? A eshte thjesht nje ritual gripi? Apo, eshte trupi dhe mendja e stresuar nga viti i gjate qe fton gripin, per te rene ne qetesine e kerkuar por te padhene?

I llogarisin ne miliona Sfr demet qe shkakton gripi per vit ne Zvicer. I llogarisin ne qindra te vdekurit nga gripi ne vit. Vit per vit. Ndersa shohim me frike nga mundesia e shfaqjes se SARSIT agresiv, harrojme gripin; kete te njohur te madh, kete shoqerues konstant te jetes sone qe na demton pa spektaklin e nje SARSI, sepse shume i rendomte. Perpiqemi ta frenojme me vaksina, dhe ai; mashtruesi i madh, na rreshqet nga duart e rishfaqet ne nje forme tjeter. Nje forme e re qe i shtohet kokteilit te vaksines. Nje forme e re qe shpejt do te shnderrohet ne nje forme tjeter; si per te na treguar e ritreguar qe aftesite mrekulliberese te njeriut modern jane te kufizuara. Vuajtja e pashmangshme.

Te isha aty te te ndihmoja, - deshiron trishtueshem ime me dhe sjell tek une kujtime femijerie, kujtime gripi. Pa dhimbje, pa temperature te larte. Jo, keto nuk i kujtoj. Por, kujtoj mamane tek me rrinte prane, me koken time ne preherin e saj, doren time ne doren e saj. Cdo grip ishte per mua nje moment afrimi. Momenti kur largoheshin zenkat, sherret, zhgenjimet, hidherimet, mbetjehatrit. Momenti kur hapeshin te gjitha dyert, kur zemrat ishin aty per njera-tjetren. Momentet kur ne vinin nje hap me prane njera-tjetres. Momentet qe na mbushnin me dashuri, tolerance e durim per te ardhmen, deri gripin tjeter.

E shtrire ne krevat, midis dy femijeve te mi, shoh historine te perseritet. Im bir shtrihet ne te mengjer, me koken mbi preherin tim. E vogla shtrihet ne te djathten time, me koken zhytur ne sqetullen time. Eshte gripi i pare i saj. Semundja e saj e pare. Deri tani jeta ishte e bukur, e pakomplikuar per te. Kurse tani, asaj i duhet te mesohet me hundet e bllokuara dhe veshtiresi frymemarrje, me kollitje mbytese. E konfuzuar me kete ndryshim te shpejte e radikal, e vogla reagon me nervozizem dhe me te qara. Te qara lutese, te qara qe kerkojne rikthimin e normalitetit te meparshem. Im bir reagon me qete. Ndoshta, sepse nuk eshte hera e pare. Ndoshta sepse temperatura e larte ja ka bere koken te rende, mendimin te veshtire. Ne momentet kur temperatura largohet per disa ore, krizat e moshes; problemet e identitetit te tij behen te degjueshme e kuptueshme.

Mami, une jam djale, e vertete, - thote me syte e drobitur qe kerkojne pergjigje.
Po, lepurush, ti je djale, - e siguroj une.
Era eshte vajze, - thote duke treguar nga e motra.
Po, ajo eshte e vajze.
Era nuk ka bibilush, e vertete mami? Vetem cunat kane bibilush.
Po, - pergjigjem une me buzeqeshje, - vajzat nuk kane bibilush. Ato kane lulushe.
Tamam, - me konfirmon me mbyllje sysh.
Ajo eshte bebe, e vogel. Une jam i madh, - thote shume i qarte i vogli, - ajo nuk shkon ne kopesht ne vjeshte. Vetem une. Mami, kur te behet dimer une kam ditelindjen.
Po, i dashur, - e garantoj une.

Jane bisedat tona keto dite gripi dimri. Dimri qe ne konceptin e nje akomajokatervjecari ekziston si nje dite e vetme, dita e ditelindjes se tij; qe eshte akoma larg, dikur ne mesin e dimrit. Por, koncepti i kohes, ashtu si e konceptojme ne te rriturit; eshte i veshtire per te. E kaluara eshte gjithmone dje. E ardhmja eshte nje here gjume, dy here gjume, tre here gjume. Ose thjesht: Dimri i ditelindjes. I perkedhel koken dhe marr doren e tij ne doren time. Dhe ndjej se jemi afruar nje hap me shume se dje. Ndjej dashurine, nje lloj i vecante dashurie, qe shkon e pershkron trupat tane. Si ajo midis meje dhe sime meje dikur.

Pertej temperatures, dhimbjeve te grykes, kolles, dhimbjes se kokes, pafuqise se gjymtyreve, ajrit te rende te dhomes te saturuar me djerse gripi dhe arome caji: eshte kjo lloj lidhje ajo qe ngelet. Ndoshta, ky eshte edhe qellimi i ardhjes se gripit tek ne: per te na dhene kohe per te ndjere njeri-tjetrin, per ta nuhatur njeri-tjetrin, per ta dashur njeri-tjetrin ne menyren me te paster te mundshme, per te pasur pak kohe per njeri-tjetrin. Per te krijuar jo vetem nje lidhje te castit, por edhe kujtimet e se nesermes; qe do na mbajne perjetesisht te lidhur me njeri-tjetrin, te lidhur ne dashurine tone per njeri-tjetrin. Dhe, keshtu, me ze gjumi midis dy vogelusheve, mua; nenen e tyre, qe teksa pergjumet enderron te jete vete vogelushe me koken ne preherin e mamase se saj. Ah, sikur te ishte ketu, prane meje, - eshte mendimi im i fundit. Ne nje psheretime.

18.12.07

Ringjallja

Pamjen ne te majte ndoshta e kujtoni te gjithe. Eshte ish-shtepia e ciftit kinez Yang Wu dhe Wu Ping qe refuzuan ta shisnin shtepine e tyre, ta sakrifikonin ate per hir te modernizmit. Keshtu qe, nje dite; cifti kinez u gjet ne shtepine e vet i rrethuar nga nje grope e madhe, nje pamje absurde qe beri xhiron neper bote me shpejtesine e eres sibernetike. Edhe pse te shnderruar ne simbol te rezistences dhe te simpatizuar nga miliona njerez rreth e qark globit, cifti e humbi betejen dhe nga shtepia e tyre ka ngelur vetem kjo fotografi (mbase edhe sekuenca filmike te rregjistruara ne video e ruajtur ne videoteken personale). Fotografi e video qe ndoshta ata i nxjerrin nga synduku i tyre apo i internetit sa here qe i kap malli, merzija, dufi, rebelimi dhe kujtimi i qendreses.


Mijera kilometra larg nga vendi i ngjarjes, dhe kohe me vone; ne little big city Zurich zhvillohet nje konkurs nderkombetar arkitekture. Qellimi i tij; perzgjedhja e zgjidhjes me te mire per te risjelle pak jete ne nje nga pikat me te shemtuara te qytetit: Hardbrücke. Pjese e te ashtequajtur zone industriale e Zurichut, Hardbrücke, prej shume kohesh aspak me industriale; dominohet nga konstruksione betoni dhe prania e zhurmshme e autostrades. E ftohte, aspak mikepritese dhe pafytyre; kjo pjese e qytetit eshte si mish i huaj ne nje qytet me pretendime te medhaja stili dhe shijeje. Prandaj, bashkia e qytetit ndermori kete konkurs duke i vene nje teme simbolike: mbijetesa. Midis morise se arkitekteve, garen e fitoi bashkepunimi i dy studiove te arkitektures; Thomas Demand (Berlin) dhe Caruso St. Johns Architects (Londer). Ideja e tyre ishte e thjeshte por jo e papare dhe e panjohur per te gjithe pjesemarresit ne konkurs dhe per jurine: Rindertimi i shtepise se ciftit kinez Wu.

Keshtu qe, cifti kinez, pervecse percmallimit nepermjet fotografise apo internetit, videove familjare, mund te vije sa here te doje ne Zurich e ta shohe ate nga afer, ta preki, ta ledhatoje apo ta qaje. Bile, mund edhe te darkoje aty, sepse kjo shtepi do te kete funksionin e nje restauranti. Kuptohet, shpenzimet e udhetimit dhe ato te darkosjes cifti do te duhet t'i mbuloje vete.

Sidoqe te jete, kopia e shtepise se re ndryshon ne shume gjera nga origjinali: kushton 1.2 milione franga zvicerane (por ndoshta edhe me shume, sic rendom ndodh: vlera ne fund te ndertimit eshte disa perqind me e larte se ajo e planifikuar), do kete cilesi shume te larte (zvicerane), e ka ekzistencen reale dhe mediatike te kushtezuar nga origjinali dhe me shume se mbijetese eshte ceshtje ... lluksi.

16.12.07

Ngushellohuni: Ka edhe me keq

Pamjet e meposhtme jane marre nga parlamenti i Korese se Jugut, javen qe shkoi. Naja. Gjera qe ndodhin. C'te themi? Pervecse: Kur politikanet e marrin politiken pak me shume personalisht nga c'duhet, kudo qe te jene, rezultati eshte i njejte.

14.12.07

Reaksione popullore

Asnje politikan zviceran nuk ka arritur te inspiroje kaq kreativitet popullor sa Christoph Blocher. Ja disa fragmente:









13.12.07

Eveline Widmer-Schlumpf thote: JA! (updated)

Ne oren 8.00, Eveline Widmer-Schlumpf pranoi postin e saj si ministre e shtate e kabinetit Zviceran, e shoqeruar nga standing ovation. 10 minuta me pas Presidenti i Partise Popullore Zvicerane (SVP), po ne te njejten salle, deklaroi daljen ne opozicion te partise se tij. Nje analize e ngjarjeve, vijon me vone. Me poshte nje permbledhje e zgjedhjeve (ne gjermanisht).


12.12.07

Krimi ne Bundeshaus (updated)

Te gjithe te interesuarit per politiken Zvicerane:

Sot, ne parlamentin zviceran, po zhvillohen zgjedhjet rikonfirmuese: rikonfirmojme nese i duam apo jo ministrat qe kemi. Ne se po i leme, nese jo zgjedhim dike tjeter. Te gjithe ministrat hyjne ne nje gare me kandidate te rinj. Parlamenti vendos ne se i vjetri do rizgjidhet apo ne vend te tij do zgjidhet i riu. Procedura kalon nganjehere ne disa raunde, derisa njeri prej kandidateve te marri numrin e kerkuar te votave. Lajmi sensacional vjen nga radioja (sepse eshte e pamundur te lidhesh me gazetat online, une dhe 1 milione gjermanofoles jemi duke bere te njejten gje: provojme cdo minute te lidhemi me to per te marre vesh ecurine e zgjedhjeve):

Bundesrat Christoph Blocher ist abgewählt!

Ministri i drejtesise Blocher nuk eshte rizgjedhur. Ne raundin e dyte, ai ka arritur te marre vetem 68 vota. E pabesueshme. E papritur. Garen e ka fituar Eveline Widmer-Schlumpf me 125 vota (shumica absolute e kerkuar), nje femer, e se njejtes parti (SVP); emri i se ciles nuk me thote asgje. Femra, kandidate e mundshme e se ardhmes, sapo e ka marre vesh lajmin dhe i ka hipur makines ne pragun e shtepise ne Graubünden dhe ka marre udhen per ne Berne. Mberrin aty pas nja dy oresh. A do ta pranoje kandidaturen femra deri pak minutash e panjohur? I gjithe vendi pret me padurim. SVP deklaron paraprakisht se nese kandidatja pranon zgjedhjen, SVP do te kaloje ne opozite. Nese kjo ndodh, ky moment do te shenonte daljen e SVP nga qeveria. Aktualisht SVP ka 2 ministra, te mbrojtjes (Samuel Schmidt) dhe drejtesise (Blocher i pakonfirmuar). Ne se SVP del ne opozicion, pyetja eshte ne se z. Schmidt dhe e sapozgjedhura do ndjekin politiken e partise dhe do dalin nga qeveria, apo do vendosin te rrine per te respektuar konkordancen dhe te punojne se dy individe pa parti.

Frau Widmer-Schlumpf hyri ne kulisat e parlamentit rreth ores 13.15. Ekipi televiziv u mundua me kot t'ja fokusonte fytyren. U mjaftuam vetem me mbrapakoken. Widmer-Schlumpf, e mbeshtjelle nga nje mori bodygardesh, u zhduk nukediseku. 15 minuta me vone fillon seanca. Por zhgenjimi ishte i madh. Sepse jo vetem qe nuk ja pame fytyren kandidates. Por! Ajo ka kerkuar kohe te mendohet deri neser ne oren 8.00. Durim.

Cfare do jete duke u kurdisur ne anekset e parlamentit zviceran dhe ne ato te SVP nderkohe?

Alternativat jane dy:

1.
Frau Widmer-Schlumpf e pranon postin dhe atehere SVP del ne opozite. Se cfare do te thote politike opozicionare nuk e di askush, sepse ky fenomen nuk i ka perkitur asnjehere kultures zvicerane te politikes. Fantazia te thote qe SVP do te jete kunder cdo ligji ne parlament. Nderkohe, eshte e mendueshme qe Blocher, i cili pas kesaj moszgjedhje nuk eshte me jo vetem qeveritar por as anetar i parlamentit, do te behet president i SVP. Nje SVP ne opozite, jashte sistemit te politikes Zvicerane eshte nje kuriozitet. A do arrije te jete po kaq influencuese sa deri tani? Apo, keto zhvillime te fundit duhen kuptuar si fundi i eres se SVP?

2.
Frau Widmer-Schlumpf nuk e pranon postin. Atehere, zgjedhja perseritet. Blocher rihyn perseri ne zgjedhje me nje kandidat tjeter te SVP. Ne se nuk rizgjidhet, kemi te njejten situate si kjo e tanishmja. Nje gje eshte e konfirmuar, SVP pranon vetem kandidaturen e Blocher. Per sa kohe qe asnje kandidat tjeter i SVP, i zgjedhur kunder Blocher, nuk merr postin ngelet vetem nje rrugedalje: qe partite e tjera te zgjedhin nje kandidat te nje partie tjeter per te dale nga kriza. Kjo do te thote qe SVP humbet nje vend ne qeveri. Ne se ndodh nje gje e tille, atehere skenari me i mundshem eshte qe SVP te dali prape ne opozite.

Blocher ose opozite? Krimi vazhdon.

Kush do te dije me teper per Blocher dhe rolin e tij ne Zvicren e fundshekullit te 20 dhe fillimshekullit te 21 (sidomos ne ceshtjet e migranteve, perfshire 150mije kosovare) le te lexoje ketu dhe ketu.

Sikur te kishim edhe ne nje procedure te tille qe do te na mundesonte rikonfirmimin e ministrave tane, perfshire edhe kryeministrin, ke do te kishim hequr ?

10.12.07

Babagjyshi i vitit te ri dhe Samichlaus

Edhe nje here gjume dhe vjen Samichlaus - thote i vogli. Tund koken bindshem, hap syte qe i shkelqejne me shume se zakonisht dhe me kap doren, si per te qene i sigurt se e verteta qe po shqipton dhe e kerkon te rikonfirmuar prej meje, nuk do largohet nga dora ime; por as e tija. Nuk eshte Samichlausi i tij i pare, por i pari qe ai e kupton; Samichlausi i pare qe ndoshta do i ngelet ne kujtese per gjithe vitet qe do vijne me pas. Samichlausi nga ku do filloje rrugen tradita ne te pavetedijshmen e tij.

Samichlausi qe ne Zurich vjen cdo 6 dhjetor eshte teresisht Samichlausi i tij. Une jam rritur pa te. Samichlausi im quhej Babagjyshi i Vitit te Ri dhe vinte cdo 31 dhjetor, diten kur nderroheshin vitet; diten kur Babagjyshi i Vitit te Ri qe shkoi ja linte stafeten Babagjyshit te Vitit te Ri qe vinte. Babagjyshi kishte nje pallto te kuqe, te gjate deri ne fund te kembeve, ose pantallona dhe xhup dimri te kuqe. Ne koke gjithmone nje kapele te gjate, po te kuqe qe mbaronte me nje topth te bardhe; te bardhe si mjekra e tij e gjate, e bardhe si debora qe e imagjinonim te shperndare neper fusha e male; si debora qe e imagjinonim te binte lehte-lehte me kristale magjike filigrame ne dekorin ku Babagjyshi i Vitit te Ri shperndante dhuratat.

Samichlausi i tim biri eshte ne dukje gati identik me babagjyshin im. Por, ndryshe nga Babagjyshi ai eshte gjithmone i shoqeruar nga Schmutzli (shmucli) i zi, qe une po i them pisanjosi. Pisanjosi ka rroba me ngjyre te zeze, nje mjeker te zeze dhe nje liber te madh nen sqetull. Brenda ne liber ai regjistron te gjitha gabimet qe bejne femijet qe ai i spiunon gjate gjithe vitit. Po, ai vishet me rroba te tjera, futet mes femijeve; neper dhomat e tyre e kudo qe ata shkojne dhe mban shenim. Femijet nuk e shohin pisanjosin sepse ... ndoshta i besojne dhe ne mirebesim bejne edhe gabime dhe camarrlliqe te moshes. Pisanjosi ja raporton pastaj gabimet Samichlausit dhe ky, pasi mendohet mire, vendos ne se femija e ka merituar dhuraten e tij.

Babagjyshi im ishte shume bujar; cfaredo gabimi qe te kisha bere une me sillte gjithmone nje dhurate. 31 dhjetori ishte dita me e sigurt e vitit, ishte dita ime. Nganjehere dhuraten ma linte ne tavoline, e nganjehere poshte bredhit. Nganjehere e madhe, e nganjehere e vogel. Por, gjithmone e mirepritur. Shpesh Babagjyshi vinte edhe tek puna e prinderve dhe na perkedhelte edhe me dhurata te tjera. Keto vite ishin shume te vecanta, te paharrueshme; ishin vitet e bollekut, ndoshta sepse ne keto vite kishte rene bora; ajo qe zakonisht vetem e imagjinonim.

Samichlausi i tim biri vjen personalisht ne dhomen e tim biri, se bashku me pisanjosin. Shkembejne duart, buzeqeshjet dhe fillon rituali. Cdo gje shkon mire. Samichlausi pyet per lodrat e shperndara ne dhome, librat ne raft; per miqte e shoket. I vogli fluturon nga gezimi. Me energji dhe mburrje i tregon Samichlausit cdo gje qe ndodhet ne territorin e tij; kafshet ne stalle, masken e tigrit, stacionin e madh te trenit. I tregon pastaj gjithe njollat e zeza ne lukuren e tij te bardhe te kembeve: gjurmat e heroizmit te tij feminor, gjurma qe behen edhe me te medha, edhe me blu nga legjendat qe ai i tregon me nje fryme, duke i ngrene fjalet. Samichlausi eshte i mahnitur; dhe ne cdo mahnitje stimulon tim bir per legjenda te reja. Sa mire sikur bota te kishte vetem Samichlaus. Por, per dreq aty eshte edhe pisanjosi. Ai pastron gryken me nje kolle te ftohte, hap regjistrin dhe imponon heshtjen. Im bir fshihet mbas kurrizit tim.

Babagjyshi im zakonisht vinte naten kur une flija. Por, atehere kur vinte tek puna e prinderve, ishte shume i qeshur. Qeshte edhe kur ne benim budallalliqe. Edhe atehere kur te rriturit nuk kishin me durim me ne. Ja kapnim doren dhe i thoshim se sa xhan e kishim, si per t'ja bere me te lehte dhurimin. I kercenim rreth e perqark deri sa na merreshin mend. Dhe atehere, kur nuk kishim me fuqi te vraponim, fillonim dhe kendonim:

Ja na erdhi viti i ri sa jam i gezuar
Por si une cdo femije pret per ta festuar
Bora zbardhi tejpertej fusha edhe male
Viti i ri do te na gjeje me kenge e me valle

E stolisa bredhin tim me lodra dhe yje
Era jashte le te fryje, le te fryje ne pyje
Plot dhurata perseri do te sjelle per mua
Babagjyshi i vitit te ri, oh sa fort te dua

Dhe pastaj vinte momenti i madh. Lodrat e shumepritura.

Pisanjosi mbaron listen e verejtjeve. Samichlausi e keshillon tim bir qe t'ja vere veshin verejtjeve te pisanjosit. Por, kjo eshte pjesa me e parendesishme per te. Syte e tij jane ngulur tek thesi, duart mezi mbahen. Samichlausi vendos qe im bir i meriton dhuratat dhe i zgjat thesin. Ky eshte momenti i tij. Dhe lodrat e tij. Misteri i tyre zbulohet brenda nje sekonde. Gezimi eshte rikthyer perseri.

Lodrat e mia ishin kryesisht kineze: kuti kursimesh dera e se ciles mbrohej nga nje qen llapegjate, nje kale me krife te gjate e te madhe qe ecte kur e kurdisja, nje veze qe pasi i shtypja nje buton fillonte te rrotullohej dhe gjate rrotullimit hapej duke zbuluar nje zog te vogel ne mes, nje kukull mbi te cilen u kryen eksperimente nga me monstruozet, kuba druri qe po te kombinoheshin bashke rrefenin historira, topa plastike dhe shume pistoleta e pushke.

Lodrat e tim biri jane vendase, por prodhohen edhe ato ne Kine. Makina, lapsa ngjyrimi dhe libra, kuba druri me te cilat ndertohen pallate, trena qe ecin pasi ju shtyp nje buton. Im bir perplas duart dhe qesh me buzet vesh me vesh. Dhe une e ndjej: Samichlausi eshte dhe do ngelet i tij.

Im bir nuk do ta takoje asnjehere babagjyshin tim te vitit te ri. Babagjyshi im eshte vetem ne kujtesen time, ne kengen time, ne traditen time. Tradite qe tek im bir dikur do jete nje rrefenje qe ai do ta degjoje me goje hapur e sy te medhenj, e ndoshta edhe me nje qeshje cudie. Tradite qe tek ai do vije e thjeshtuar si nje ritual ceremonie festive perreth tavolines se vitit te ri, ku njerezit me nje gote shampanje ne dore i urojne njeri-tjetrit "Gezuar vitin e ri".

Samichlaus pyet tim bir nese ai do t'i kendoje ndonje kenge apo t'i recitoje ndonje vjershe. Po, - kercen ai perpjete. Shkon tek kasetofoni dhe ve kengen time te babagjyshit te vitit te ri. Me kap doren dhe me kerkon ta kendojme bashke. Dhe kendojme. Per bredhin, boren, eren qe fryn, lodrat, dhe Babagjyshin. Qe e kemi aq xhan. Ne fantazine tone. Samichlausi nuk kupton asnje fjale. Nuk kupton, qe per nje moment kohe ai eshte Babagjyshi im i Vitit te Ri. Babagjyshi im qe im bir akoma e kujton per Samichlaus. Babagjyshi im i vdekur dhe ringjallur. Me 6 dhjetor.

4.12.07

Veteizolimi

Self, - shkruan miku im A., ne e-mailin e tij te radhes, - te lutem, a ma dergon pak kete artikull?

Miku im A. eshte pedagog ne Universitetin e Tiranes. U kthye ne Tirane pas nje eksperience akademike per t'u patur zili, ne institute te botes perendimore me emer; nga ato qe ne listat e universiteteve me te mira te botes, lista qe gazetat shqiptare i botojne me kaq zell e deshire; qendrojne ne vendet e para. E megjithate, edhe pse me prospektin e nje karriere akademike te shkelqyer ne xhep; miku A. vendosi te kthehej: ideali per t'i sherbyer atdheut te tij, deshira per te jetuar ne vendin ku ai flet dhe mendon ne gjuhen e tij ishte me e madhe.

Miku A. ngarkon ne kurrizin e tij nje thes te rende me artikuj te botuara ne revistat prestigjioze te fushes se tij, numri i te cilave eshte me i madh se numri i gjithe botimeve te katedres ku ai punon tani. Thesi vazhdon te rendohet; sepse edhe pse ne kushtet e Shqiperise, miku im vazhdon te punoje dhe te botoje; ndoshta pak me ngadale se me pare, por ai vazhdon. Vazhdon te jete i integruar ne zhvillimet e fushes se tij duke dhene e duke marre, duke botuar vete dhe duke lexuar ate qe bejne koleget e tij ne bote. Vetem se, leximi i puneve te kolegeve te tij nuk eshte nje mision i lehte. Per nje arsye te thjeshte: Universiteti i Tiranes nuk ju ofron pedagogeve, por as edhe studenteve, sherbimin e servirjes se literatures bashkekohore as ne formen e letres dhe as ate te internetit. Bile, edhe me keq, studimi i literatures se huaj eshte gati inekzistent si proces per pedagoget dhe fare inekzistent per studentet.

Por, jo vetem literatura e huaj eshte e huaj per Universitetin e Tiranes. Ne Shqiperi ekziston nje treg i vogel, simbolik, i shtypit shkencor lokal. P.sh., ekziston nje reviste e quajtur "Shkenca dhe Natyra" me nje nivel shume te dobet jo vetem te cilesise se botimit por edhe te materialeve te perkthyera ne te; revistat profesionale shkencore te ish-akademise, nje buletin per faqe te zeze te Fakutetit te Shkencave te Natyres; e gjera te kesaj natyre. Ndoshta "treg i vogel" nuk eshte fjala e pershtatshme sepse edhe kjo literature, edhe pse botohet, nuk perdoret dhe as duket se i sherben dikujt. Bile, ky kontribut shkencor lokal nuk u sillet per perdorim as studenteve.

Me nje fjale, kemi nje institucion si Universiteti i Tiranes, nje insitucion qe kultivon dijen; qe dijes bashkekohore i rri larg. Kemi nje institucion ku mungon biblioteka funksionale, biblioteka si vend i menaxhimit te dijes; i shkembimit te dijes, i qarkullimit te dijes. Lind pyetja: A eshte ne gjendje Universiteti i Tiranes te luaje rolin e edukuesit te profesionalistit te se nesermes? A eshte ne gjendje Universiteti te beje te mundur integrimin e dijes bashkekohore ne zhvillimet socialo-politike-ekonomike te vendit? A e ka luksin Shqiperia te vazhdoje te qendroje e izoluar ndaj zhvillimeve te teknologjise qe ndryshon perdite?

Duke degjuar fjalimet e klases politike udheheqese shqiptare te krijohet pershtypja se Universiteti eshte ne agenden e qeverise. Vetem se, duke konstatuar realitetin, njeriu cuditet se revolucioni i Universitetit shikohet vetem tek autonomia e tij apo tek futja e paktit te Bolognes. Nderkohe qe, nevoja e revolucionit te vertete qe prek pikerisht thelbin e institucionit te Universitetit si institucion ku ngjizet dija, duket se nuk po kuptohet jo vetem nga politikanet por as edhe nga vete institucioni. Sepse, ne thelb ne insitucionin e Universitetit kane ndodhur ndryshime shume te vogla; ne thelb Universiteti vazhdon te funksionoje si dikur: me te njejtet njerez, me te njejtin mentalitet, me te njejten literature.

Nderkohe, bota ka ecur perpara dhe vazhdon te ece perpara cdo dite. Nje veshtrim ne prurjet ditore te revistave profesionale shkencore te huaja te ben te kuptosh ritmin e shpejte, gati marramendes, me te cilen zhvillohen sot shkenca dhe teknologjia; nje ritem qe Shqiperise i kalon komplet tangent e per te cilin duket se nuk mban shenim asnjenjeri. Por jo vetem ritmi i zhvillimit te shkences e teknologjise po i kalon tangent Shqiperise: Shqiperise po i kalojne tangent edhe trendet e zhvillimit te se nesermes.

Miku im ben pjese tek ata te rinj qe duan te ndryshojne dicka. Ben pjese tek ata qe kerkon te hapi nje dritare te vogel nga ku ky ritem e keto trende te hyjne edhe brenda Shqiperise, te pakten per fushen e tij. Miku im ben pjese tek ata qe neglizhencen e shtetit dhe te institucionit e ka zevendesuar me perpjekjet e tij individuale per te gjetur fonde e financuar lidhjen me dijen. Ne saje te tij, departamenti i tij arrin te hedhi nje sy on line tek dy-tre nga revistat shkencore te fushes se tij. Vetem tek dy-tre, sepse per kaq arrin financimi. Per pjesen tjeter, ai perdor e-mailin dhe miqte e tij, qe si puna ime, punojne ne universitete ku pedagogut i eshte krijuar nje lidhje e palimituar tek dija; ku dita fillon me shfletimin e se rese qe vjen e te troket ne dere ne formen e etoc, sherbim qe dijen ta sjell ne dere me perpara se te jete botuar; ku studentet mbahen te informuar me zbulimin qe ndodhi jo me larg se dje.

Miku im nuk eshte i vetmi qe perpiqet te ndryshoje dijen, ta pasuroje ate dhe ta mbaje ate te fresket. Shume te rinj po kthehen e po perpiqen te realizojne idealet e tyre. Ndoshta ka ardhur koha qe shteti te zgjohet dhe te beje dicka per keta te rinj qe perpiqen te mbjellin nje fare te shendetshme e optimiste per te ardhmen. Hapja e nje fondi per revistat me prestigjoze shkencore do te ishte hapi i pare. Futja e studimit te detyrueshem te artikujve te rendesishem ne programet e universitetit do te ishte hapi i dyte. Jane hapa te vegjel dhe modeste por, gjithesesi, te cojne perpara.

3.12.07

V-mendje

... kjo eshte ajo qe shpeshhere kerkojne shkencetaret. Sepse, sic e thote edhe Stephen Jay Gould: Shkencetaret jane qenie subjektive. Shkencetaret kane nje problem shume te madh: ne morine e studimeve teper specifike mundesia e humbjes eshte shume e madhe, frika e te qenurit i mos i lexuar eshte dramatike. Ne artikullin e tij, pikerisht ne artikullin e tij, mund te kishin qene rrenjet e cmimit te ardhshem Nobel, mund te kishte qene shpjegimi final i botes. Prandaj, shkencetaret nuk ngurojne te perdorin marifete qe ju sigurojne pak v-mendje. Marifete qe kapin syrin e editorit dhe te lexuesit-koleg, qe zgjojne interesin e leximit. Nje nga keto marifete qendron tek titulli i artikullit: tek dramaticiteti apo humori qe ai i sygjeron lexuesit. Une ka bere nje perzgjedhje titujsh te marre nga shume periodike shkencore, ca shume prestigjoze e ca me pak, ca per artikuj rigoroze shkencore dhe ca per politiken ne shkencen. Cfaredo qe te jete, ju do te gjeni aty poezine, erotiken dhe absurditetin. Si kudo, edhe ne shkence keto tema shesin mire. Cilen nga keto tituj do blinit ju?


  1. One size does not fit all (Modelling breast cancer)
  2. Toxic Dilemmas
  3. Feeling the heat: Ground squirrels heat their tails to discourage rattlesnake attack
  4. Dancing the polonaise
  5. The Cha-Cha-Cha Theory of Scientific Discovery
  6. Together We Shine
  7. Oily Spaghetti or Gummy Bear? (The Nuclear Pore Complex)
  8. If You Build It, Will They Come?
  9. Isotopic lunacy (Planetary science)
  10. Schizophrenic electrons (High-temperature superconductivity)
  11. A New Twist on Twist
  12. A Dangerous Liaison? (Smac Mimetics and TNFα)
  13. Immune pact with the enemy (Cancer)
  14. Pass the parcel (B-cell responses)
  15. These mice are made for grooming
  16. Did Horny Young Dinosaurs Cause Illusion of Separate Species?
  17. Social Integration of Robots into Groups of Cockroaches to Control Self-Organized Choices
  18. Origin of Human Bipedalism As an Adaptation for Locomotion on Flexible Branches
  19. Who has the ear of the president?