18.12.07

Ringjallja

Pamjen ne te majte ndoshta e kujtoni te gjithe. Eshte ish-shtepia e ciftit kinez Yang Wu dhe Wu Ping qe refuzuan ta shisnin shtepine e tyre, ta sakrifikonin ate per hir te modernizmit. Keshtu qe, nje dite; cifti kinez u gjet ne shtepine e vet i rrethuar nga nje grope e madhe, nje pamje absurde qe beri xhiron neper bote me shpejtesine e eres sibernetike. Edhe pse te shnderruar ne simbol te rezistences dhe te simpatizuar nga miliona njerez rreth e qark globit, cifti e humbi betejen dhe nga shtepia e tyre ka ngelur vetem kjo fotografi (mbase edhe sekuenca filmike te rregjistruara ne video e ruajtur ne videoteken personale). Fotografi e video qe ndoshta ata i nxjerrin nga synduku i tyre apo i internetit sa here qe i kap malli, merzija, dufi, rebelimi dhe kujtimi i qendreses.


Mijera kilometra larg nga vendi i ngjarjes, dhe kohe me vone; ne little big city Zurich zhvillohet nje konkurs nderkombetar arkitekture. Qellimi i tij; perzgjedhja e zgjidhjes me te mire per te risjelle pak jete ne nje nga pikat me te shemtuara te qytetit: Hardbrücke. Pjese e te ashtequajtur zone industriale e Zurichut, Hardbrücke, prej shume kohesh aspak me industriale; dominohet nga konstruksione betoni dhe prania e zhurmshme e autostrades. E ftohte, aspak mikepritese dhe pafytyre; kjo pjese e qytetit eshte si mish i huaj ne nje qytet me pretendime te medhaja stili dhe shijeje. Prandaj, bashkia e qytetit ndermori kete konkurs duke i vene nje teme simbolike: mbijetesa. Midis morise se arkitekteve, garen e fitoi bashkepunimi i dy studiove te arkitektures; Thomas Demand (Berlin) dhe Caruso St. Johns Architects (Londer). Ideja e tyre ishte e thjeshte por jo e papare dhe e panjohur per te gjithe pjesemarresit ne konkurs dhe per jurine: Rindertimi i shtepise se ciftit kinez Wu.

Keshtu qe, cifti kinez, pervecse percmallimit nepermjet fotografise apo internetit, videove familjare, mund te vije sa here te doje ne Zurich e ta shohe ate nga afer, ta preki, ta ledhatoje apo ta qaje. Bile, mund edhe te darkoje aty, sepse kjo shtepi do te kete funksionin e nje restauranti. Kuptohet, shpenzimet e udhetimit dhe ato te darkosjes cifti do te duhet t'i mbuloje vete.

Sidoqe te jete, kopia e shtepise se re ndryshon ne shume gjera nga origjinali: kushton 1.2 milione franga zvicerane (por ndoshta edhe me shume, sic rendom ndodh: vlera ne fund te ndertimit eshte disa perqind me e larte se ajo e planifikuar), do kete cilesi shume te larte (zvicerane), e ka ekzistencen reale dhe mediatike te kushtezuar nga origjinali dhe me shume se mbijetese eshte ceshtje ... lluksi.