Te gjithe te interesuarit per politiken Zvicerane:
Sot, ne parlamentin zviceran, po zhvillohen zgjedhjet rikonfirmuese: rikonfirmojme nese i duam apo jo ministrat qe kemi. Ne se po i leme, nese jo zgjedhim dike tjeter. Te gjithe ministrat hyjne ne nje gare me kandidate te rinj. Parlamenti vendos ne se i vjetri do rizgjidhet apo ne vend te tij do zgjidhet i riu. Procedura kalon nganjehere ne disa raunde, derisa njeri prej kandidateve te marri numrin e kerkuar te votave. Lajmi sensacional vjen nga radioja (sepse eshte e pamundur te lidhesh me gazetat online, une dhe 1 milione gjermanofoles jemi duke bere te njejten gje: provojme cdo minute te lidhemi me to per te marre vesh ecurine e zgjedhjeve):
Bundesrat Christoph Blocher ist abgewählt!
Ministri i drejtesise Blocher nuk eshte rizgjedhur. Ne raundin e dyte, ai ka arritur te marre vetem 68 vota. E pabesueshme. E papritur. Garen e ka fituar Eveline Widmer-Schlumpf me 125 vota (shumica absolute e kerkuar), nje femer, e se njejtes parti (SVP); emri i se ciles nuk me thote asgje. Femra, kandidate e mundshme e se ardhmes, sapo e ka marre vesh lajmin dhe i ka hipur makines ne pragun e shtepise ne Graubünden dhe ka marre udhen per ne Berne. Mberrin aty pas nja dy oresh. A do ta pranoje kandidaturen femra deri pak minutash e panjohur? I gjithe vendi pret me padurim. SVP deklaron paraprakisht se nese kandidatja pranon zgjedhjen, SVP do te kaloje ne opozite. Nese kjo ndodh, ky moment do te shenonte daljen e SVP nga qeveria. Aktualisht SVP ka 2 ministra, te mbrojtjes (Samuel Schmidt) dhe drejtesise (Blocher i pakonfirmuar). Ne se SVP del ne opozicion, pyetja eshte ne se z. Schmidt dhe e sapozgjedhura do ndjekin politiken e partise dhe do dalin nga qeveria, apo do vendosin te rrine per te respektuar konkordancen dhe te punojne se dy individe pa parti.
Frau Widmer-Schlumpf hyri ne kulisat e parlamentit rreth ores 13.15. Ekipi televiziv u mundua me kot t'ja fokusonte fytyren. U mjaftuam vetem me mbrapakoken. Widmer-Schlumpf, e mbeshtjelle nga nje mori bodygardesh, u zhduk nukediseku. 15 minuta me vone fillon seanca. Por zhgenjimi ishte i madh. Sepse jo vetem qe nuk ja pame fytyren kandidates. Por! Ajo ka kerkuar kohe te mendohet deri neser ne oren 8.00. Durim.
Cfare do jete duke u kurdisur ne anekset e parlamentit zviceran dhe ne ato te SVP nderkohe?
Alternativat jane dy:
1. Frau Widmer-Schlumpf e pranon postin dhe atehere SVP del ne opozite. Se cfare do te thote politike opozicionare nuk e di askush, sepse ky fenomen nuk i ka perkitur asnjehere kultures zvicerane te politikes. Fantazia te thote qe SVP do te jete kunder cdo ligji ne parlament. Nderkohe, eshte e mendueshme qe Blocher, i cili pas kesaj moszgjedhje nuk eshte me jo vetem qeveritar por as anetar i parlamentit, do te behet president i SVP. Nje SVP ne opozite, jashte sistemit te politikes Zvicerane eshte nje kuriozitet. A do arrije te jete po kaq influencuese sa deri tani? Apo, keto zhvillime te fundit duhen kuptuar si fundi i eres se SVP?
2. Frau Widmer-Schlumpf nuk e pranon postin. Atehere, zgjedhja perseritet. Blocher rihyn perseri ne zgjedhje me nje kandidat tjeter te SVP. Ne se nuk rizgjidhet, kemi te njejten situate si kjo e tanishmja. Nje gje eshte e konfirmuar, SVP pranon vetem kandidaturen e Blocher. Per sa kohe qe asnje kandidat tjeter i SVP, i zgjedhur kunder Blocher, nuk merr postin ngelet vetem nje rrugedalje: qe partite e tjera te zgjedhin nje kandidat te nje partie tjeter per te dale nga kriza. Kjo do te thote qe SVP humbet nje vend ne qeveri. Ne se ndodh nje gje e tille, atehere skenari me i mundshem eshte qe SVP te dali prape ne opozite.
Blocher ose opozite? Krimi vazhdon.
Kush do te dije me teper per Blocher dhe rolin e tij ne Zvicren e fundshekullit te 20 dhe fillimshekullit te 21 (sidomos ne ceshtjet e migranteve, perfshire 150mije kosovare) le te lexoje ketu dhe ketu.
Sikur te kishim edhe ne nje procedure te tille qe do te na mundesonte rikonfirmimin e ministrave tane, perfshire edhe kryeministrin, ke do te kishim hequr ?
12.12.07
Krimi ne Bundeshaus (updated)
Labels: Opinione