13 shkurt 2005, Tirana - Studiuesi amerikano-shqiptar me fame boterore Eugenik Zemadhi ka botuar se fundi nje artikull shkencor, rezultatet e te cilit shpjegojne jo vetem shume dukuri e fenomene te politikes shqiptare por, ne vecanti, shpjegojne se perse 100% e politikaneve shqiptare i kane dhembet e prishura."Une kam studiuar imtesisht 60 cifte binjakesh identike te cilet regjimi komunist padrejtesisht i kishte ndare nga prinderit e tyre dhe i kishte degdisur njerin ne jug e tjetrin ne veri, ose njerin ne lindje e tjetrin ne perendim te Shqiperise. Le te marrim shembullin e binjakeve Selimi: keta binjake jane rritur ne kushte nga me te ndryshmet qe ju mund te imagjinoni, psh, njeri binjak ishte rritur me dhi dhe kishte ngrene si rrjedhim ne menyre dominante produkte qumeshti dhie, tjetri ishte rritur ne mes te qytetit dhe, logjikisht, kishte ngrene produkte qumeshti lope. Njeri kishte veshur gjithe jeten shajak, tjetri pantallona teritali dhe xhins vendi. Njeri i binte fyellit, tjetri ju binte zogjve me gure. Njeri bente dy ore me kembe per te mberritur ne shkolle, tjetri e kishte shkollen tek pragu i deres. Njeri kishte rene ne familje intelektuale dhe i kishte lexuar te gjitha veprat e E. Hoxhes, tjetri i kishte te gjitha me te degjuar. Sic e shihni edhe vete, kushte me te ndryshme ekonomike-sociale nuk mund te behen. Por pavaresisht nga kjo, qe te dy jane sot politikane dhe i kane dhembet ne ate derenxhe te prishura, sa mezi ju mbahen ne goje. Kjo te sygjeron qe, qe te dy kane gjenin e dhembeve te prishura."
Zoti Zemadhi, a mund te na thoni dicka me te hollesishme per studimin tuaj?
Cila eshte pika me e forte e studimit tuaj, z. Zemadhi?
"Une kam perdorur nje statistike shume te fuqishme. Edhe pse shume thone se statistika nuk eshte shkence e sakte, une i qendroj besnik idese time se statistika eshte mjaftueshmerisht e sakte per te interpretuar rezultatet e studimit tim."
Nga komenti juaj i meparshem njeriu krijon idene se ne jemi thjesht produkte gjenike...
"Qe genet nuk jane i vetmi faktor qe percakton sjelljen, personalitetin dhe atitudat sociale te njeriut del qarte edhe nga rezultatet e studimit Bouchard, te cilit une referohem ne studimin tim. Fakti qe ngjashmeria midis binjakeve identike te rritur ne mjedise te ndryshme familajre-shoqerore-institucionale nuk eshte ne nivelin 100% e provon kete gje. Psh, ne rastin e binjakeve Selimi, njeri vella e rreh gruan paq kur kjo i kthen fjale, kurse tjetri zgjedh nje metode tjeter, nuk e rreh por nuk i jep leke dhe se le te dali nga shtepia."
Cilat do te ishin aplikimet e ketij studimi ne shoqeri?
"Psh, mjedisi familjar-shoqeror-institucional i duhet te beje nje "pune" me te madhe per formimin "e mire" te dikujt qe ka predispozicion gjenetik per te qene "i keq" se sa ne rastin e kundert. Dhe ky ishte edhe mesazhi qe desha te percillja me studimin tim."
Edukimi me i madh dhe me i shendoshe per ata qe kane predispozicionin gjenetik per te qene i keq, ose per t'ju prishur dhembet. Ky eshte mesazhi qe doktor Eugenik Zemadhi na jep me studimin e tij. Konsideruar te dhenat e nje tjeter studimi, nga po nje shkencetar shqiptar, sipas te cilit njeriu nuk edukohet me mbas moshes 25 vjecare, nuk ngelet as edhe nje pike shprese qe klasa politike shqiptare te mund te riedukohet e, si pasoje, te riqarkullohet ne nje politike te shendetshme. Ngelet qe te ndertohen politika te sakta mbi edukimin e brezave nen 25 vjec, te tilla qe te mund te parandalojne jo vetem prishjen e dhembeve por edhe sindroma te tjera te skenes politike shqiptare. Nje nga pikat e para te kesaj politike duhet te ishte evidentimi i individeve me predispozita gjenetike per te qene i keq. Kurse hapi i dyte masat qe do te duhet te ndermerren per te rritur pergjegjesine e ketyre familjeve, shoqerise dhe institucioneve ne edukimin e femijeve me predispozita te keqia gjenike. Si mund te realizohet nje nderrmarje e tille? Selfmade Radio bisedoi me gjeneticistin publik E.Z dhe me deputetin A.T.
Z. E.Z., si e mendoni se do te realizohet evidentimi i individeve me predispozicion te keq gjenetik?
"Ne e dime te gjithe qe kokrra e molles bie ne toke, dhe jo dokudo por tamam afer rrenjes se pemes meme. Ka vetem nje rast ne histori kur kokrra e molles nuk ka rene afer nenes. Kjo molle rebele ne vend te nenes zgjodhi te binte ne koken e Njutonit dhe ky, pastaj, e shnderroi kete ngjarje ne ligjin e gravitacionit. Perndryshe na duhet te pohojme se, jo vetem qe molla bie prane memes, por si te jete nena eshte edhe molla-bije. Populli, shkencetari me i madh, e formulon ne menyre elegante keshtu: si te jete familja ashtu eshte edhe femija. Ne jetojme mes njerezve dhe e njohim mire njeri-tjetrin. Le t'i evidentojme familjet jo te mira, le t'i skedojme ato (tani kemi edhe kompjutera qe na e lehtesojne punen) dhe t'i bejme femijet e tyre prioritetin tone."
Z. A.T., me cfare masash mendoni se politika do te mund te rriste pergjegjesine e familjeve me vese te keqia per te edukuar femijet e tyre me predispozita te keqia gjenike?
"Kjo eshte nje nderrmarje shume me e veshtire se e para, ajo e evidentimit. Ne do ta atakojme problemin nga kende te ndryshme. Nga njera ane jane ciftet e reja, akoma pa femije. Ketyre cifteve do ju vihet nje kohe prove ku duhet te tregojne se nuk kane me vese, jane ne gjendje te edukojne, dhe vetem atehere do lejohen te bejne femije. Ne se bejne femije pa e tejkaluar kete prove ata do gjobiten, dhe ne raste me ekstreme do ju hiqet e drejta e te mbajturit te femijes, e drejte kjo qe do i delegohet shtetit. Per ciftet tashme me femije ne planifikojme te dergojme nje punonjes social qe te bashkejetoje me familjen dhe te kontribuoje keshtu, perdite ne edukimin e femijeve te kesaj familje. Ne ato raste kur prinderit nuk do ta ndihmojne punonjesin social, dhe akoma me keq, kur e pengojne te kryeje rolin e tij edukues ne do te intervenojme deri ne heqjen e te drejtes se te mbajturit te femijes. Per gjithe kete kontigjent femijesh qe do i delegohen pergjegjesise se shtetit ne do ndertojme internate moderne ku keta filiza te rinj do edukohen ne menyre profesionale e do ndihmohen qe te dalin mbi predispozitat e tyre te keqia gjenike e te behen keshtu qytetare te mbare per atdheun. Ne kemi besim se me nje koordinim te mire punesh midis familjes, shoqerise dhe insitucioneve ne do realizojme me sukses kete nderrmarje te veshtire e do ndryshojme keshtu, automatikisht, edhe te ardhmen e atdheut tone."
© Selfmade Radio
13.2.05
Te gjithe fajin e kane gjenet!
Labels: Humor