13.2.05

Per ke bien keto daulle?


Per ke bien keto daulle
Originally uploaded by selfmaderadio.
13 shkurt 2005, Tirana - Ne nje rast te paprecedent me pare ne historine shqiptare, kryeministri i Shqiperise dhe kryetari i partise socialiste shqiptare z. Fatos Nano, dy dite me pare deklaroi se ne rast humbje zgjedhjesh ai, ashtu sic e kerkojne rregullat e lojes por edhe ndergjegja e tij personale, do te terhiqet nga posti i kryetarit te partise. Lajmi shkaktoi nje eksitim kaq te madh popullor saqe prej dy ditesh njerezit vetem pijne e dehen nga lumturia. Tani qe pak nga pak pija po del, vendin e saj kane filluar ta zene dyshimet e para. "Ore, mire qe u dehem, po megjithemend e kishte Nanoja?" - ishte reagimi me se i perligjshem, me germa te medha e te zeza, ne faqen e pare te nje gazete me reputacion.

Selfmade Radioja ju drejtua per pak qartesi analistit M.N. i cili komentoi: "Ka dy mundesi: e para, Nanoja e ka megjithemend, dhe e dyta, ai nuk e ka megjithemend. Tani, ne rastin e mundesise se pare, fakti qe e ka megjithemend nenkupton dy mundesi, e para qe e ka megjithemend dhe e ben, dhe e dyta, qe e ka megjithemend por nuk e ben dot. Ne kete mundesine e dyte, une kam parasysh nje skenar te tille ku psh, ne kongres te PS, Nanos ja fusin nga mbrapa shpine dhe e zgjedhin perseri kryetar. Po i kthehem tani mundesise te mos paturit megjithemend. Ketu shtrohen disa mundesi, e para, Nanoja ishte i dehur dhe nuk e di me qe e ka thene nje gje te tille. Mundesia e dyte eshte qe, i pire apo i papire, ai e ka thene ate mbrockullen per te bere pershtypje e, ne rast fitimi zgjedhjesh, tak, ta fusi ne curriculumin e tij politik e ta perdori sa here qe t'i duhet. Mundesia e trete eshte qe t'ja kene bere rrupsup keta nderkombetaret e ta kene detyruar te thote nje gje te tille.", - e mbylli komentin e tij z. M.N.

Nje partizan i PD, i kerkuar te komentonte xhestin e Nanos, tha: - "Ndergjegje thote Nanoja, c'a leshi ndergjegje, e ku e gjeti ndergjegjen Nanoja apo ja ka lene trashegim xhaxhi Enveri? Ai jua ka fut qafen nen litar gjithe PS-istave: llap ndonjeri kunder tij, ja ngushton Nanoja litarin tek qafa e fillojne e ju dridhen leqet e kembeve. E kush guxon mos tja japi voten Nanos? Nanoja kryetar eshte e kryetar do ngelet, por zgjedhjet ka per t'i humb. Po-po-po, kete here t'i qaje zgjedhjet, se i kena ne ne xhep."

Se fundi ju drejtuam per nje koment PSistit K.K. Ky pasi ja futi nje te qeshuri na tha, - "Nanoja eshte kodosh i madh, i dashur. Inat kije por hakun jepja, per finok qe eshte se ka shokun. Nanoja ja ka lene dopio gjashten ne dore Sali Berishes, sepse mbas deklarates se Nanos, Berishes nuk i ka ngelur gje vetem se te beje te njejten gje ne se do te fitoje kredibilitet politik. Nanoja zgjedhjet i ka te sigurta se edhe po nuk deshen njerezit t'ja japin voten nga zemra ja japin nga xhepi. Beji pak llogarite vete byrazer."

Mbas kesaj deklarate Selfmade Radioja ju drejtua menjehere zyrave te PD per nje koment, por pa sukses. Qe prej dy ditesh, Berisha dhe komiteti per berjen e politikave te PD, jane mbyllur ne nje mbledhje maratone me dyer hermetikisht te mbyllura.

© Selfmade Radio