21.2.05

Berisha troket ne porte dy here

21 shkurt, Tirana - Komiteti i politikave te PD, pas nje mbledhje maratone, i hapi me se fund dyert dhe sekretet. Sekretin me te madh e beri publik, vete dora e tij, Sali Berisha: "Po fitova zgjedhjet do behem kryeminister".

C'a tha se se mora vesh mire, - pyeti nje qytetar i tromaksur qe lajmin e degjoi ne nje dyqan televizorash.
Do behet kryeminister doktori, po i fitoi zgjedhjet, - ja ktheu shitesi i televizoreve me ze larte.
Po ky ishte nje here kryeminister, - vazhdoi qytetari.
Jo, o lal' - ja ktheu shitesi - ku jeton ti ne hene? Ishte president tjetri, president i republikes e jo kryeminister.
C'a ndryshimi ka? - pyeti i cuditur qytetari.
Qeke ne humor ti, - e mbylli muhabetin shitesi.

Ne, te Selfmade Radios, qe u ndodhem ne dyqan per te pare ne se kishin zevendesuese per germat "s" dhe "d" te tastieres se kompjuterit, u beme kurioz te dinim se si do t'i pergjigjej analisti i pavarur M.N. pyetjes se pafajshme te qytetarit ne fjale.

Ne te vertete asgje, - replikoi M.N., - si president, ne kohe te tij, Berisha ishte de jure president i plotfuqishem, por de facto ishte edhe i plotfuqishem si kryeminister. Me nje fjale, i priste shpata majtas e djathtas. Po, meqe ishte edhe kryetar partie, i priste shpata edhe lart dhe, si tropojan, i priste edhe poshte. Nanoja, qe vdiste per pak kryeminister, sapo ja vuri ate te shkrete mollaqe kolltukut siper te paren gje qe beri ishte qe ja vuri presidentit kufirin tek thana. Jo, ore, tha se me bejne ndonje pune keta nderkombetaret e me kerkojne te kem nje president te djathte, c'po me duhet ky muhabet. Presidenti, qe thua ti, eshte bere figure uniteti, ben gerr-gerr sa here te doje po pushtet, ama, s'ka fare. E kush e do ate post tani? Vetem pleqte qe kane dale ne pension. Keshtu qe, nuk kane faj njerezia qe ngaterrohen e nuk kuptojne se c'ndryshon midis Berishes si president dhe Berishes si kryeminister.

I pyetur se si e gjykonte vendimin e Berishes per t'u bere kryeminister, analisti i mirenjohur u pergjigj:

Dy jane mundesite, e para qe Berisha te behet kryeminister po t'i fitoje zgjedhjet dhe, e dyta, qe Berisha te mos behej kryeminister po t'i fitoje zgjedhjet. Me lejoni t'ja filloj nga mundesia e dyte, ku PD do t'i fitonte zgjedhjet dhe Berisha nuk do te behej kryeminister. Lind pyetja, kush do behet atehere kryeminister? E shihni, askush nuk di te pergjigjet, te gjithe ngrene supet. Pse ndodh kjo? Sepse nuk ka asnje kandidat tjeter per kryeminister. Kur themi PD kemi vetem nje figure ne koke, ate te Berishes. Keshtu qe erdhem tek mundesia e pare, qe ne te vertete eshte edhe e vetmja: po i fitoi zgjedhjet, Berisha behet kryeminister. Dhe, qe ta themi troc fare, ketu nuk behet me fjala per analiza te mundesive te dyta apo te treta. Po i fitoi zgjedhjet, Berisha do behet kryeminister.

Pyetjes se, si e sheh Shqiperine nen udheheqjen e Berishes, analisti i pavarur M.N. u pergjigj:

Berisha troket per here te dyte ne porten e pushtetit dhe, kete here te dyte, ai ka tre mundesi; e para, ta beje si heren e pare, e dyta, ta beje me keq se heren e pare dhe, e treta mundesi eshte te na cudisi e ta beje me mire se heren e pare. Po, une i ziu u plaka ne politike dhe nuk me ka rene akoma rasti te cuditem. Po, po u cudita me ngelen vetem dy mundesi, e para ta mbyll gojen e mos ndihem me dhe, e dyta, te mos ta mbyll gojen e te vazhdoj te mbrockullis.

© Selfmade Radio