28.2.05

Shnapi: Krokodili me i famshem i botes

Per degjuesin e vogel dhe te madh, Selfmade Radio sjell sot (ne kuader edhe te lajmit te mire per rihapjen e dyerve te kopshtit zoologjik), per here te pare, tekstin e plote dhe te shqiperuar te kenges - hit, Number One, ne Gjermani, Austri dhe Zvicer, Krokodili Shnapi. Ju urojme degjim te kendshem.



Shnapi dhe shoket e tij


Une jam Shnapi, i vogli krokodil
jetoj ne Egjypt, tamam-tamam, ne Nil
ne fillim isha ne veze, gati-gati i ngrire
por me shni shna shnape dola jashte i lire

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, i vogli krokodil
kam dhembe te mprehta dhe i kam te mire
shnap cdo gje qe mund ta shnap
sepse shnapen eshte shume gallate

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, i vogli krokodil
Shnapen eshte loja ime me e mire
i dal mamit perpara me nje hap
qe t'i tregoj qe une di te shnap

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, i vogli krokodil
nuk lodhem kurre se shnapuri perdit
kafshoj babin me mistrecllik ne kembe
dhe pastaj filloj gerhis me kenge

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (hopa)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (hopa)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

© Selfmade Radio

Kopshti Zoologjik kendon: I will survive

28 shkurt, Tirana - Nje ari i uritur dhe dy ujq te cmendur, kjo eshte e gjithe trashegimia qe kopshtit zoologjik te Tiranes i ka mbetur nga koherat e arta te komunizmit.

"Gabim, - replikon drejtori i kopshtit zoologjik, - shtojini listes edhe nje dynja me pleshta dhe cimka qe i popullon keto kafshe te mjera dhe keni bilancin tone te plote. Na kane harruar te gjitheve, jo vetem kafshet por edhe ne njerezve qe punojme ketu. Me besoni, nganjehere ju sjellim kafsheve buken nga shtepia, ate te thaten domosdo, ate qe nuk e ha njeri, se nuk na del llogaria.

Pamje e mjere per te cilen eshte folur shume, por per te cilen edhe harrohet shume. Dikur, kopshti zoologjik, edhe pse pa yjet e safarit, luanin, xhirafen apo tigrin, ishte nje vend qe gjalleronte nga britmat e kafsheve Made in Albania, por edhe nga zerat gazmore te femijeve qe kishin nje vend ku te shikonin dhe preknin faunen dhe shpirtin e natyres. Por kopshti zoologjik ishte edhe nje vend edukativ, ku nxenesit mesonin per llojet e ndryshme te specieve, habitatin e tyre, dhe sidomos, doket e zakonet dhe strategjite e tyre te mbijeteses.

"Sot, - komentoi per Selfmade Radion drejtori, - shumica e ciliminjve qe rriten ne Tirane, nuk e dine qe qumeshtin e prodhon lopa, lopa qe ja ben muuu, dhe gati 90% e tyre as nuk kane pare nje lope me sy. Katastrofe e vertete."

Ishin keto arsyet qe i bene punonjesit e kopshtit zoologjik te vrasin mendjen e te gjejne zgjidhje origjinale qe do te mundesonin rikthimin e jetes ne kopesht.

"E kishim zgjidhjen perpara syve, por nuk e shihnim," - vazhdon me tension adrenaline drejtori i kopshtit zoologjik, - "ne nje vend ku mbizoteron artificialja, qe prej luleve e deri tek e qeshura dhe sinqeriteti, mungojne vetem kafshet artificiale. Po, po, kafshe artificiale, plot ngjyra qe do i kombinoheshin shume bukur edhe imazhit plot ngjyra te kryeqytetit. Pervec efekteve estetike, kjo zgjidhje ofron edhe shume avantazhe te tjera: nuk ke nevoje t'i ushqesh, nuk ke nevoje per nje fuqi te madhe punetore, kur mbushen me pluhur ju fut nje te lare me zorre, nuk ke nevoje t'i mbash te mbyllur ne kafaze, nuk na kufizon ne zgjedhjen e kafsheve, mund te mbajme qe nga bretkocat (keto mendojme, ne fakt, t'i kemi origjinale sepse kemi me qindra gropa me uje ne kopesht zoologjik dhe sepse me britmat e tyre sjellin pak atmosfere natyre) e deri tek mamutet e dinosauret, nuk i konfrontojme vizitoret as me dhune nderkafshore dhe as me skena erotike pranverore. Nuk behemi pre e vemendjes se organizatave joqeveritare per mbrojtjen e kafsheve dhe mbi te gjitha: Femijet mund t'jua fusin duar e gishtat ne goje sa here te duan pa patur frike."

Pregatitjet per pamjen e re te kopshtit zoologjik kane filluar ethshem. Kudo ndihet nje atmosfere shprese dhe ardhshmerie. Kafshet, ashtu dhe i gjithe projekti, jane te financuara nga firma me reputacion boteror "Lego" dhe do t'i bashkangjiten natyres se kopshtit ne muajin mars. Objektivi i ketij institucioni eshte t'i hapi dyert per kryeqytatesit ne 1 prill.

"1 prilli eshte objektivi yne i pare," - tha drejtori, - "por qellimi yne eshte t'i hapim dyert per te mos i mbyllur me."

Objektive ambicioze keto, por te arritshme. Ne te gjithe po presim me padurim diten kur do te mund te rivizitojme kujtime tona te femijerise. Cmimi i biletes per kete aventure te re do te jete 5 leke.

© Selfmade Radio

25.2.05

Familja e re shqiptare

25 shkurt, Tirana – "Jo me martesa kuturu. Jo me martesa qorre." Kjo eshte motoja qe nje grup deputetesh kane promovuar dje ne kuvendin popullor, te mbeshtetur edhe nga nje grup teper te preokupuar mjekesh.

"E paguajne haracin femijet, - tha me nje fytyre teper te merakosur deputeti demokratik Hoti, - nuk mund te vazhdohet me gjate keshtu."

"Jo vetem femijet, por edhe shteti i paguan haracet e cifteve te papergjegjshme qe duan te martohen pa u informuar per semundjet qe mund te kene femijet qe do te lindin me pas, sepse shteti duhet t'i kuroje keta femije gjithe jeten." - vazhdoi deputeti socialist Koja.

Nje mjek, qe donte te ngelej anonim, tha se behet fjale per shpenzime te medha qe investohen per pajisjet moderne, ilacet, infrastrukturen per njerezit qe lindin me semundje te karakterit gjenetik, si psh, talasemia. "Eshte me se e kuptueshme, qe njerezit qe lindin te shendetshem, me gjene te mira, ndodh te semuren gjate jetes nga zemra, veshkat, melcia, apo nga gripi. Kesaj kategorie duhet t'ja bejme hyzmetin, se nuk e bejne me qellim nje gje te tille, dhe per kete jemi ne mjeket, - vazhdoi ai, - Por, per ata njerez qe lindin te semure, lind me te drejte pyetja se perse lindin te semure? A nuk do te ishte me e drejte qe te mos ishin lindur te semure? Dhe ta themi mes nesh, nese keta njerez nuk do ishin lindur te semure, gjithe keto investime shtese qe bejme tani per ta do ishin investuar per ata qe nuk lindin te semure, por qe qellon te semuren. Eshte nje padrejtesi qe i behet njerezve te shendetshem qe i ze halli e shtrohen spitaleve qe te mos kurohen si duhet, sepse parate i kemi me ket, dhe pjesen me te madhe te tyre e marrin njerez qe nuk kane sherim, sepse jane te lindur te semure e te semure do vdesin, e te cileve nuk mund t'u themi jo sepse nuk na i lejon ligji aktual."

Per here te pare ne historine e parlamentie shqiptar, te majtet dhe te djathtet bashkohen ne nje ide te vetme: te permiresojme ligjin e familjes, t'i bejme qytetaret te vetedijshem per veprimet e tyre. Sipas zedhenesit te parlamentit, ligji do t'u kerkoje tash e tutje qytetareve qe para se te lidhen me po-ne e perjetshme, te tregojne kartelat shendetesore dhe te nenshkruajne prane nje organi zyrtar se jane te vetedijshem, nga pikepamja shendetesore, se ke po martojne dhe se cfare konsekuencash do paguajne nese vazhdojne te jene kokeforte dhe martohen me nje njeri qe ka te njejtin profil te semure gjenetik. Me kete firme, te gjitha shpenzimet e me vonshme per kurimet e pasardhesve te semure i merr persiper cifti. "Kjo eshte fair, - tha zedhensi i parlamentit, - sepse shteti nuk eshte nje lope qe e mjelin te gjithe."

Per kreun e demokrateve, ky ligj do jete edhe nje mundesi per te parandaluar korrupsionin. "Ciftet e reja duhet t'i tregojne shtetit, pervecse profilet e tyre gjenetike, edhe dhembet e dhemballet. Keshtu do te dime qysh para ngjizjes se femijeve se cfare molle do jene e do t'ju japim edhe trajtimin qe meritojne. Eshte detyre e cdo politikani te garantoje nje te ardhme me te mire per vendin dhe qytetaret e tij, e kjo pune fillon, pikerisht, ne familje."

Parlamenti i rifillon punimet neser.


© Selfmade Radio

23.2.05

Imazhi i ri shqiptar

23 shkurt, Tirana, - Sot ne Tirane mbaroi faza e pare e projektit "Imazhi yne i ri", projekt i financuar nga Bashkia e Tiranes, Banka Boterore dhe nga fondi personal i firstladit Xhoana Nano. Projekti "Imazhi yne i ri" eshte vazhdim i projektit te madh te ngjyrosjes se Tiranes, projekt qe ka korrur nje sukses te jashtezakonshem jo vetem ne Tirane, por edhe ne te gjithe Shqiperine dhe pjesen tjeter te botes. Midis objekteve te inauguruar sot jane edhe busti i Skenderbeut, i eksperimentuar nga gjimnazistet e Tiranes, treni i linjes Tirane-Durres, i ngjyrosur nga te papunet e qyteteve Tirane dhe Durres te perfshire ne programet e kualifikim-punesimit te bashkive te te dy qyteteve, dhe ish-kombinati i traktoreve, i punuar nga ish-punetoret e papune te po ketij kombinati.

"Ishte nje vazhdim logjik i entuziazmit masiv qe pamja e re e Tiranes ju ka percuar banoreve te saj, - komentoi per Selfmade Radion zedhenesja e Bashkise se Tiranes, - Jane me dhjetera te rinj e te reja qe, ne menyre vullnetare, kane paraqitur idera e projekte per nje imazh te ri te ambjentit ku jetojme e, si rrjedhim, edhe te Shqiperise. Jo vetem kaq, nga nje studim i Bashkise rezulton se eshte rritur gati 50% hobi i te fotografuarit. 33% e fotografive te bera ne Tirane kane per objekt ndertesat shumengjyreshe te Tiranes. Me 33%, ndertesat shumengjyreshe renditen ne vendin e dyte te objekteve me te fotografuara, duke u tejkaluar vetem nga fotot personale dhe ato qe qytetaret kane bere me kryetarin e Bashkise. Beni nje kerkim ne internet e do bindeni vete. Keto jane fakte qe flasin vete e nuk duan shume komente." - perfundoi ajo.

Jo vetem te rinjte e te rejat shqiptare, por edhe artiste e arkitekte te huaj po ndjekin te entuziazmuar keto zhvillime teper origjinale shqiptare. Jo te rralle jane artistet dhe arkitektet e huaj qe lene vendet e tyre dhe i bashkangjiten entuziazmit shqiptar. Ndermjet tyre, vlen te permendim, edhe yjet e arkitektures moderne Daniel Libeskind, Jean Nouvel dhe Herzog & de Meuron. Jean Nouvel, qe sot ndodhej i pranishem ne inagurimin e monumentit te rinovuar te Skenderbeut, tha per Selfmade Radion:

"Eshte nje kenaqesi e madhe per mua te jem pjese e ketij revolucioni estetik qe po ndodh ne vendin tuaj. Ju keni nje kryebashkiak teper origjinal. Duke cituar vete fjalet e tij, ju keni kryebashkiakun me te talentuar midis piktoreve dhe piktorin me te talentuar ndermjet kryebashkiakeve. Jo me kot ishte ai qe fitoi edhe cmimin nderkombetar te cybernetikes per kryebashkiaket. Mua, si arkitekt, me ka qelluar te bej projekte nga me te cuditshmet e te cmendura, qofshin keto edhe romantike, por ne nje projekt te tille nuk me ka rene rasti te marre pjese. Ne Paris nuk te le njeri te prekesh fasadat, qofte ky edhe nje arkitekt i famshem si puna ime, apo te gjithe arkitektet e famshem te Parisit, Frances dhe Botes te marre se bashku. Ne Paris nuk leviz asgje, eshte si ne kohen e akullit, kurse tek ju vlon, tek ju eshte koha e ngjizjes."

Jo me pak entuziaste dukeshin sot edhe drejtori i hekurudhave dhe ndihmesat i tij. "Ne parashikojme, qe pas ketij aksioni imazhi, te rritet numri i udhetareve te trenave. Ne duam, qe me kete imazh te ri te trenave, t'ju japin nje imazh te ri edhe udhetareve te tyre, qe sot stigmatizohen dhe percmohen nga bashkekombesat e tyre si me te varferit e me te varferve. Mesazhi tjeter qe ne kerkojme t'i japim popullit shqiptar sot eshte, qe nuk eshte turp te jesh i varfer. Pasuria e vertete e njeriut eshte tek shpirti i tij. Dhe shpirti i njeriut eshte i bukur, po kaq i bukur sa keto objekte te bukura qe ne po inagurojme sot. Ne kerkojme t'i japim nje mesazh inkurajues popullit shqiptar duke i thene, qe pak nuk eshte pak. Pak eshte shume. Hidhini nje sy realitetit sot dhe do bindeni per kete."

© Selfmade Radio

21.2.05

Berisha troket ne porte dy here

21 shkurt, Tirana - Komiteti i politikave te PD, pas nje mbledhje maratone, i hapi me se fund dyert dhe sekretet. Sekretin me te madh e beri publik, vete dora e tij, Sali Berisha: "Po fitova zgjedhjet do behem kryeminister".

C'a tha se se mora vesh mire, - pyeti nje qytetar i tromaksur qe lajmin e degjoi ne nje dyqan televizorash.
Do behet kryeminister doktori, po i fitoi zgjedhjet, - ja ktheu shitesi i televizoreve me ze larte.
Po ky ishte nje here kryeminister, - vazhdoi qytetari.
Jo, o lal' - ja ktheu shitesi - ku jeton ti ne hene? Ishte president tjetri, president i republikes e jo kryeminister.
C'a ndryshimi ka? - pyeti i cuditur qytetari.
Qeke ne humor ti, - e mbylli muhabetin shitesi.

Ne, te Selfmade Radios, qe u ndodhem ne dyqan per te pare ne se kishin zevendesuese per germat "s" dhe "d" te tastieres se kompjuterit, u beme kurioz te dinim se si do t'i pergjigjej analisti i pavarur M.N. pyetjes se pafajshme te qytetarit ne fjale.

Ne te vertete asgje, - replikoi M.N., - si president, ne kohe te tij, Berisha ishte de jure president i plotfuqishem, por de facto ishte edhe i plotfuqishem si kryeminister. Me nje fjale, i priste shpata majtas e djathtas. Po, meqe ishte edhe kryetar partie, i priste shpata edhe lart dhe, si tropojan, i priste edhe poshte. Nanoja, qe vdiste per pak kryeminister, sapo ja vuri ate te shkrete mollaqe kolltukut siper te paren gje qe beri ishte qe ja vuri presidentit kufirin tek thana. Jo, ore, tha se me bejne ndonje pune keta nderkombetaret e me kerkojne te kem nje president te djathte, c'po me duhet ky muhabet. Presidenti, qe thua ti, eshte bere figure uniteti, ben gerr-gerr sa here te doje po pushtet, ama, s'ka fare. E kush e do ate post tani? Vetem pleqte qe kane dale ne pension. Keshtu qe, nuk kane faj njerezia qe ngaterrohen e nuk kuptojne se c'ndryshon midis Berishes si president dhe Berishes si kryeminister.

I pyetur se si e gjykonte vendimin e Berishes per t'u bere kryeminister, analisti i mirenjohur u pergjigj:

Dy jane mundesite, e para qe Berisha te behet kryeminister po t'i fitoje zgjedhjet dhe, e dyta, qe Berisha te mos behej kryeminister po t'i fitoje zgjedhjet. Me lejoni t'ja filloj nga mundesia e dyte, ku PD do t'i fitonte zgjedhjet dhe Berisha nuk do te behej kryeminister. Lind pyetja, kush do behet atehere kryeminister? E shihni, askush nuk di te pergjigjet, te gjithe ngrene supet. Pse ndodh kjo? Sepse nuk ka asnje kandidat tjeter per kryeminister. Kur themi PD kemi vetem nje figure ne koke, ate te Berishes. Keshtu qe erdhem tek mundesia e pare, qe ne te vertete eshte edhe e vetmja: po i fitoi zgjedhjet, Berisha behet kryeminister. Dhe, qe ta themi troc fare, ketu nuk behet me fjala per analiza te mundesive te dyta apo te treta. Po i fitoi zgjedhjet, Berisha do behet kryeminister.

Pyetjes se, si e sheh Shqiperine nen udheheqjen e Berishes, analisti i pavarur M.N. u pergjigj:

Berisha troket per here te dyte ne porten e pushtetit dhe, kete here te dyte, ai ka tre mundesi; e para, ta beje si heren e pare, e dyta, ta beje me keq se heren e pare dhe, e treta mundesi eshte te na cudisi e ta beje me mire se heren e pare. Po, une i ziu u plaka ne politike dhe nuk me ka rene akoma rasti te cuditem. Po, po u cudita me ngelen vetem dy mundesi, e para ta mbyll gojen e mos ndihem me dhe, e dyta, te mos ta mbyll gojen e te vazhdoj te mbrockullis.

© Selfmade Radio

13.2.05

Te gjithe fajin e kane gjenet!

13 shkurt 2005, Tirana - Studiuesi amerikano-shqiptar me fame boterore Eugenik Zemadhi ka botuar se fundi nje artikull shkencor, rezultatet e te cilit shpjegojne jo vetem shume dukuri e fenomene te politikes shqiptare por, ne vecanti, shpjegojne se perse 100% e politikaneve shqiptare i kane dhembet e prishura.

Zoti Zemadhi, a mund te na thoni dicka me te hollesishme per studimin tuaj?

"Une kam studiuar imtesisht 60 cifte binjakesh identike te cilet regjimi komunist padrejtesisht i kishte ndare nga prinderit e tyre dhe i kishte degdisur njerin ne jug e tjetrin ne veri, ose njerin ne lindje e tjetrin ne perendim te Shqiperise. Le te marrim shembullin e binjakeve Selimi: keta binjake jane rritur ne kushte nga me te ndryshmet qe ju mund te imagjinoni, psh, njeri binjak ishte rritur me dhi dhe kishte ngrene si rrjedhim ne menyre dominante produkte qumeshti dhie, tjetri ishte rritur ne mes te qytetit dhe, logjikisht, kishte ngrene produkte qumeshti lope. Njeri kishte veshur gjithe jeten shajak, tjetri pantallona teritali dhe xhins vendi. Njeri i binte fyellit, tjetri ju binte zogjve me gure. Njeri bente dy ore me kembe per te mberritur ne shkolle, tjetri e kishte shkollen tek pragu i deres. Njeri kishte rene ne familje intelektuale dhe i kishte lexuar te gjitha veprat e E. Hoxhes, tjetri i kishte te gjitha me te degjuar. Sic e shihni edhe vete, kushte me te ndryshme ekonomike-sociale nuk mund te behen. Por pavaresisht nga kjo, qe te dy jane sot politikane dhe i kane dhembet ne ate derenxhe te prishura, sa mezi ju mbahen ne goje. Kjo te sygjeron qe, qe te dy kane gjenin e dhembeve te prishura."

Cila eshte pika me e forte e studimit tuaj, z. Zemadhi?

"Une kam perdorur nje statistike shume te fuqishme. Edhe pse shume thone se statistika nuk eshte shkence e sakte, une i qendroj besnik idese time se statistika eshte mjaftueshmerisht e sakte per te interpretuar rezultatet e studimit tim."

Nga komenti juaj i meparshem njeriu krijon idene se ne jemi thjesht produkte gjenike...

"Qe genet nuk jane i vetmi faktor qe percakton sjelljen, personalitetin dhe atitudat sociale te njeriut del qarte edhe nga rezultatet e studimit Bouchard, te cilit une referohem ne studimin tim. Fakti qe ngjashmeria midis binjakeve identike te rritur ne mjedise te ndryshme familajre-shoqerore-institucionale nuk eshte ne nivelin 100% e provon kete gje. Psh, ne rastin e binjakeve Selimi, njeri vella e rreh gruan paq kur kjo i kthen fjale, kurse tjetri zgjedh nje metode tjeter, nuk e rreh por nuk i jep leke dhe se le te dali nga shtepia."

Cilat do te ishin aplikimet e ketij studimi ne shoqeri?

"Psh, mjedisi familjar-shoqeror-institucional i duhet te beje nje "pune" me te madhe per formimin "e mire" te dikujt qe ka predispozicion gjenetik per te qene "i keq" se sa ne rastin e kundert. Dhe ky ishte edhe mesazhi qe desha te percillja me studimin tim."

Edukimi me i madh dhe me i shendoshe per ata qe kane predispozicionin gjenetik per te qene i keq, ose per t'ju prishur dhembet. Ky eshte mesazhi qe doktor Eugenik Zemadhi na jep me studimin e tij. Konsideruar te dhenat e nje tjeter studimi, nga po nje shkencetar shqiptar, sipas te cilit njeriu nuk edukohet me mbas moshes 25 vjecare, nuk ngelet as edhe nje pike shprese qe klasa politike shqiptare te mund te riedukohet e, si pasoje, te riqarkullohet ne nje politike te shendetshme. Ngelet qe te ndertohen politika te sakta mbi edukimin e brezave nen 25 vjec, te tilla qe te mund te parandalojne jo vetem prishjen e dhembeve por edhe sindroma te tjera te skenes politike shqiptare. Nje nga pikat e para te kesaj politike duhet te ishte evidentimi i individeve me predispozita gjenetike per te qene i keq. Kurse hapi i dyte masat qe do te duhet te ndermerren per te rritur pergjegjesine e ketyre familjeve, shoqerise dhe institucioneve ne edukimin e femijeve me predispozita te keqia gjenike. Si mund te realizohet nje nderrmarje e tille? Selfmade Radio bisedoi me gjeneticistin publik E.Z dhe me deputetin A.T.

Z. E.Z., si e mendoni se do te realizohet evidentimi i individeve me predispozicion te keq gjenetik?
"Ne e dime te gjithe qe kokrra e molles bie ne toke, dhe jo dokudo por tamam afer rrenjes se pemes meme. Ka vetem nje rast ne histori kur kokrra e molles nuk ka rene afer nenes. Kjo molle rebele ne vend te nenes zgjodhi te binte ne koken e Njutonit dhe ky, pastaj, e shnderroi kete ngjarje ne ligjin e gravitacionit. Perndryshe na duhet te pohojme se, jo vetem qe molla bie prane memes, por si te jete nena eshte edhe molla-bije. Populli, shkencetari me i madh, e formulon ne menyre elegante keshtu: si te jete familja ashtu eshte edhe femija. Ne jetojme mes njerezve dhe e njohim mire njeri-tjetrin. Le t'i evidentojme familjet jo te mira, le t'i skedojme ato (tani kemi edhe kompjutera qe na e lehtesojne punen) dhe t'i bejme femijet e tyre prioritetin tone."

Z. A.T., me cfare masash mendoni se politika do te mund te rriste pergjegjesine e familjeve me vese te keqia per te edukuar femijet e tyre me predispozita te keqia gjenike?

"Kjo eshte nje nderrmarje shume me e veshtire se e para, ajo e evidentimit. Ne do ta atakojme problemin nga kende te ndryshme. Nga njera ane jane ciftet e reja, akoma pa femije. Ketyre cifteve do ju vihet nje kohe prove ku duhet te tregojne se nuk kane me vese, jane ne gjendje te edukojne, dhe vetem atehere do lejohen te bejne femije. Ne se bejne femije pa e tejkaluar kete prove ata do gjobiten, dhe ne raste me ekstreme do ju hiqet e drejta e te mbajturit te femijes, e drejte kjo qe do i delegohet shtetit. Per ciftet tashme me femije ne planifikojme te dergojme nje punonjes social qe te bashkejetoje me familjen dhe te kontribuoje keshtu, perdite ne edukimin e femijeve te kesaj familje. Ne ato raste kur prinderit nuk do ta ndihmojne punonjesin social, dhe akoma me keq, kur e pengojne te kryeje rolin e tij edukues ne do te intervenojme deri ne heqjen e te drejtes se te mbajturit te femijes. Per gjithe kete kontigjent femijesh qe do i delegohen pergjegjesise se shtetit ne do ndertojme internate moderne ku keta filiza te rinj do edukohen ne menyre profesionale e do ndihmohen qe te dalin mbi predispozitat e tyre te keqia gjenike e te behen keshtu qytetare te mbare per atdheun. Ne kemi besim se me nje koordinim te mire punesh midis familjes, shoqerise dhe insitucioneve ne do realizojme me sukses kete nderrmarje te veshtire e do ndryshojme keshtu, automatikisht, edhe te ardhmen e atdheut tone."

© Selfmade Radio

Per ke bien keto daulle?


Per ke bien keto daulle
Originally uploaded by selfmaderadio.
13 shkurt 2005, Tirana - Ne nje rast te paprecedent me pare ne historine shqiptare, kryeministri i Shqiperise dhe kryetari i partise socialiste shqiptare z. Fatos Nano, dy dite me pare deklaroi se ne rast humbje zgjedhjesh ai, ashtu sic e kerkojne rregullat e lojes por edhe ndergjegja e tij personale, do te terhiqet nga posti i kryetarit te partise. Lajmi shkaktoi nje eksitim kaq te madh popullor saqe prej dy ditesh njerezit vetem pijne e dehen nga lumturia. Tani qe pak nga pak pija po del, vendin e saj kane filluar ta zene dyshimet e para. "Ore, mire qe u dehem, po megjithemend e kishte Nanoja?" - ishte reagimi me se i perligjshem, me germa te medha e te zeza, ne faqen e pare te nje gazete me reputacion.

Selfmade Radioja ju drejtua per pak qartesi analistit M.N. i cili komentoi: "Ka dy mundesi: e para, Nanoja e ka megjithemend, dhe e dyta, ai nuk e ka megjithemend. Tani, ne rastin e mundesise se pare, fakti qe e ka megjithemend nenkupton dy mundesi, e para qe e ka megjithemend dhe e ben, dhe e dyta, qe e ka megjithemend por nuk e ben dot. Ne kete mundesine e dyte, une kam parasysh nje skenar te tille ku psh, ne kongres te PS, Nanos ja fusin nga mbrapa shpine dhe e zgjedhin perseri kryetar. Po i kthehem tani mundesise te mos paturit megjithemend. Ketu shtrohen disa mundesi, e para, Nanoja ishte i dehur dhe nuk e di me qe e ka thene nje gje te tille. Mundesia e dyte eshte qe, i pire apo i papire, ai e ka thene ate mbrockullen per te bere pershtypje e, ne rast fitimi zgjedhjesh, tak, ta fusi ne curriculumin e tij politik e ta perdori sa here qe t'i duhet. Mundesia e trete eshte qe t'ja kene bere rrupsup keta nderkombetaret e ta kene detyruar te thote nje gje te tille.", - e mbylli komentin e tij z. M.N.

Nje partizan i PD, i kerkuar te komentonte xhestin e Nanos, tha: - "Ndergjegje thote Nanoja, c'a leshi ndergjegje, e ku e gjeti ndergjegjen Nanoja apo ja ka lene trashegim xhaxhi Enveri? Ai jua ka fut qafen nen litar gjithe PS-istave: llap ndonjeri kunder tij, ja ngushton Nanoja litarin tek qafa e fillojne e ju dridhen leqet e kembeve. E kush guxon mos tja japi voten Nanos? Nanoja kryetar eshte e kryetar do ngelet, por zgjedhjet ka per t'i humb. Po-po-po, kete here t'i qaje zgjedhjet, se i kena ne ne xhep."

Se fundi ju drejtuam per nje koment PSistit K.K. Ky pasi ja futi nje te qeshuri na tha, - "Nanoja eshte kodosh i madh, i dashur. Inat kije por hakun jepja, per finok qe eshte se ka shokun. Nanoja ja ka lene dopio gjashten ne dore Sali Berishes, sepse mbas deklarates se Nanos, Berishes nuk i ka ngelur gje vetem se te beje te njejten gje ne se do te fitoje kredibilitet politik. Nanoja zgjedhjet i ka te sigurta se edhe po nuk deshen njerezit t'ja japin voten nga zemra ja japin nga xhepi. Beji pak llogarite vete byrazer."

Mbas kesaj deklarate Selfmade Radioja ju drejtua menjehere zyrave te PD per nje koment, por pa sukses. Qe prej dy ditesh, Berisha dhe komiteti per berjen e politikave te PD, jane mbyllur ne nje mbledhje maratone me dyer hermetikisht te mbyllura.

© Selfmade Radio

4.2.05

BREAKING NEWS

4 shkurt 2005, Tirana - Ne konferencen e shtypit, dhene vetem gjysem ore me pare, kryetari i Partise Demokratike z. Sali Berisha, deklaroi se ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te kandidoje asnje nga deputetet e tanishem te PD-se qe rezulton te kete dhembet e prishura. "Ne do te tregohemi vigjilente qe edhe nga kampi socialist te mos kete individe te tille ne parlamentin e ardhshem" - vazhdoi me tej ai.

Ishte komisioni shteteror per figuren morale te politikaneve ai qe, si reaksion i aksionit "Kush e hengri mjaltin" te levizjes "Mjaft"(per me teper informacion kerko ne arkivin e Selfmade Radios), do te denonconte tre jave me pare qe 100% e politikaneve shqiptare i kane dhembet e prishura. Ky denoncim do te shkaktonte edhe skandalin e radhes ne arenen politike shqiptare. Por teksa mendohej se edhe jehona e ketij skandali nuk do te zgjaste me teper se tre dite, z. Berisha me konferencen e tij te sotme per shtyp, u jep ngjarjeve nje kthese te papritur. Gazetaret e mbledhur ne sallen e konferencave per shtyp te hotel "Rognerit" do ta komentonin kete akt te kryetarit te Partise Demokratike jo vetem si nje perpjekje serioze per te pastruar imazhin e partise por edhe si nje levizje te kalkuluar mire ne kete situate zgjedhjesh. Pyetjes se korrespondentit te Selfmade Radios se ne se do te perjashtohen nga ky rregull ata deputete qe i kane dhembet e prishura nga te palaret apo nga mungesa e gjate e kontrollit dentar z. Berisha ju pergjigj: "Nje njeri qe nuk di te zgjidhi problemet e dhembeve te veta, nuk mund te zgjidhi problemet e medha qe ka sot Shqiperia".

© Selfmade Radio

3.2.05

Fillon fushata e Partise Demokratike

3 shkurt 2005, Tirana, - Me nje inskenim teper origjinal filloi dje ne Tirane fushata elektorale e Partise Demokratike. Qindra bebe te moshes rreth 1 vjecare, me nga nje vaditese lulesh ne dore, jane pare dje duke u rrapashitur ne bulevardin ish-Deshmoret e Kombit. Mbas tyre karvani i gjate i militanteve te PD te udhehequr, si gjithmone, nga z. Sali Berisha. "Keta femije, - na tha z. Berisha, - jane e ardhmja jone qe po vadisin te ardhmen e Shqiperise. Partia Demokratike e ka kuptuar me perpara se te gjitha partite e tjera rendesine qe ka e ardhmja."

"Mjaft me me rregjimin e kuq", "Mjaft korrupsionit te kuq", "Ik Nano" ishin vetem disa nga parrullat e hedhura ne kete miting paqesor. "Amerika eshte ne anen tone. - na tha deputeti L.M. - Me gjithe kete korrupsion qe ka mbjelle Nanoja, nuk ka rob bote qe ta ndihmoje."
"Boll mo'kan'vjell k'to t'kuqt'. T'hom' ene¨t'jert i'cika" - na tha nje militant tiranas - "I ka thon' ene Amerika Nanos, boll ke vjell'. Ik tashtina k'shtu but'ebut' e t'themi, k'shtuna e kon' k'to pun't e demokracis'. Jena bo' ene ne t'PDs t'zgjut, nuk ja l'shojm' pushtetin t'kuqve kollaj k'te her'. Nihere bi daci m'kos, o daje"

Sipas informacioneve nga brenda partise, kete here PD ka shanse te medha per te fituar. Qarkullojne zera per nje marreveshje te fshehte midis Nanos dhe Berishes, sipas se ciles Nano ja leshon pushtetin Berishes ne menyre paqesore por nen nje sere kushtesh. Se per cfare kushtesh eshte fjala nuk dihet, por thashetheme nga te dyja partite flasin per sanksionim te perfitimeve ekonomike te klanit Nano edhe pas ardhjes ne pushtet te klanit Berisha.

D.P., analist ekonomik, komentoi per "Selfmade Radio" se largimi i Nanos do te kompensohet me rritjen e investimeve ne Shqiperi si nga Amerika edhe nga BE. "Botes i ka ikur durimi me ne shqiptaret dhe nuk do rrije me duar kryq e beje sehir se si ne vjedhim leket e tyre. Largimi i Nanos eshte vetem nje sinjal."- vazhdoi ai.

I pyetur nga "Selfmade Radio" se sa jane te verteta zerat per nje kontrakte midis tij dhe zotit Nano, Z. Berisha u pergjigj: "Une nuk e shes veten per 5 leke".

© Selfmade Radio