10.6.07

Trojanet

Perseri trojanet. Kete here ne nje forme shume te rafinuar. Dje mbasdite, teksa kontrolloja e-mailet, gjeta nje e-mail me adresen e ricardo.ch, nje analog i ebay. Me njoftonte se i detyrohesha kompanise gati 700Sfr dhe me dergonte faturen si attachment. Sigurisht, une e vizitoj Rikardo.ch here pas here, bile, sapo kisha komunikuar me ta me e-mail. Shuma prej 700Sfr, qe i korrespondon gati 500 Euro/Dollar me habiti, madje, me shokoi. Pervecse ca te bredhurave sporadike neper objektet e paraqitura ne Rikardo, nuk me kujtohej te kisha bere pazar dhe prandaj, nga meraku, klikova menjere tek dokumenti i atachuar. Cuditerisht, mbas klikimit, komputeri im, nje PowerBookG4, aktivizoi menjehere programin e virusit gje qe me cuditi akoma me shume. Atehere, bera ate qe duhet ta kisha bere qe ne fillim: i hodha nje sy me kujdes e-mailit. Dokumenti attached ishte i formatit exe. Dicka nuk shkonte. Dyshova ne kete moment se mos ishin mashtruesa, por prape frika se mos beheshe fjale per ndonje fature te Rikardo.ch nuk me linte. Vendosa qe ne vend qe t'i pergjigjesha adreses ne fjale, te shkoja ne faqen e Rikardos dhe te komunikoja me adresen e dhene aty. Dhe keshtu bera. Sot u zgjova qe heret ne mengjes nga meraku dhe kurioziteti dhe gjeta pergjigjen e Rikardos. Nuk behej fjale per fature e leke te papaguara, dhe as per ndonje gabim te Rikardos. Behet fjale per nje virus, per nje trojaner, te cilin une duhet te mos ta prekja, ne asnje menyre te mos i pergjigjesha, dhe te mos e hapja dokumentin attach. Ok, e kuptova. Ishte vetem fakti qe une kam nje Mac dhe jo nje PC qe dje komputeri im nuk u paralizua nga ndonje virus. Gjithashtu. Kuptova qe edhe pse une nuk jam analfabete ne ceshtje komputeri dhe jam e ndergjegjesuar per pislliqet qe behen ne boten e tij, edhe une rashe brenda. Sepse, frika nga stresi i paparashikuar i se perditshmes eshte me i forte se llogjika. Te pakten per nje interval kohe disa sekondash, qe jane mese te mjaftueshme per te te futur belane ne dere.