Me afrohet ngadale. Syte veshtrojne nga poshtelarte. Koka paksa e perkulur majtas. Buzet mbartin nje qeshje te shtire. Floket e verdhe jane te drejte, te gjate dhe te mbledhur mbrapa. Eshte e bukur Martina, ka bukuri foshnjore, edhe pse tridhjeteedicka duket e pamaturuar. Uaa, - eksklamon tek me sheh, - cfare nene e keqe. Po si nuk e mban njecike bebin ne krahe, por ma ke futur ne karroce, larg teje. Bebi ka nevoje per nenen. E shoh, pa kuptuar se cfare kerkon te me thote. Kur arrij t'i lidh fjalet e t'ua marr vesh kuptimin, nuk e kuptoj se perse m'i thote.
Jo. Martina nuk eshte shoqja ime. Nuk ka qene ndonjehere. Eshte thjesht nje komshije, shtepine e ka disa metra tutje prej simes. E takoj kryesisht rastesisht, ne lulishten para pallatit ku coj femijet per te luajtur tek kendi i lodrave. I flas me miresjelljen dhe distancen qe ta imponon mosnjohja. E, megjithate, ajo asnjehere nuk ma respekton distancen. Vjen me flet dhe me pyet intimitete sikur te kishim ndare buken bashke prej vitesh. Mua me bezdis afrimiteti teper personal i saj. Ajo qesh.
Nuk e kam kuptuar asnjehere se cfare e terheq kete femer tek une. Qe kur kam hyre ne kete apartament dhe jam bere banore e ketij komuniteti, ajo s'me ndahet. Sa me shume afrohet ajo, aq me e larget dhe e pakapshme behem une. Sa me e huaj behem une, aq me agresive behet ajo.
E sheh qe me doli fjala, - me thote me nje nenqeshje gjithe nenkuptime. Ja qe e bere edhe nje femije. Ka lezet. Nje vajze dhe nje djale. Une hesht. Ajo vazhdon. Tani je me siguri me leje lindjeje. Shume mire. Keshtuqe edhe Joni ka mundesi te te njohe me mire. Fjale qe therrin. Une hesht sepse me bllokon gojen guximi i saj per te thene gjera te tilla.
Martina, si shumica e grave ne vendin e oreberesve dhe orendreqesve, eshte shume e bindur qe nje nene qe punon, qe ben karriere dhe con femijen ne cerdhe nuk eshte nene e mire. Martina eshte e bindur qe im bir nuk me njeh mua si nene (e sheh, ai nuk do qe ti ta puthesh, sepse ai nuk te njeh: bingo!) Prandaj, Martina e ndjen per detyre t'ia mbushe tim biri boshllekun qe i krijoj une dhe fillon dhe i flet me nje ze ekstremisht perkedheles. Im bir kerkon syte e mi.
Martina punon ne nje dyqan femijesh. Eshte dyqani im i preferuar dhe i vetmi i ketij lloji ne Zürich. Filialin tjeter e ka jashte qytetit, diku ne aglomerat. Jam e detyruar te shkoj atje. Jam e detyruar te ballafaqohem me Martinen dhe boten plot paragjykime qe ajo perfaqeson. Martina fillon dhe i ofron tim biri loder mbas lodre. Im bir ben nje hap mbrapsht dhe me pyet ne se duhet t'i preki lodrat, ne zvicerance. Une i pergjigjem ne shqip dhe i shpjegoj qe nuk eshte e nevojshme t'i hapi te gjithe kutite, sepse po te bejne te gjithe femijet keshtu lodrat nuk do jene me te reja. Me thote, - Gut. Kthehet nga Martina dhe ja perkthen ne gjermanisht ate qe sapo i kam thene. Ne shqip i fole, - pyet ajo. Ne shqip i fola, - pergjigjem une. Pse, te kupton? - pyet ajo. Sigurisht, - i pergjigjem une. Joni, ne cfare gjuhe te flet mami, - verifikon Martina. Albanisch, - verteton ai.
Martina nderron temen. Te pelqen motra, e ke xhan motren? Po, - ja kthen im bir, tregon me gishtin tregues brenda karroces dhe i thote, - Era po fle. Jo Era, po Erra, - e korrigjon Martina. Une hap syte. Perpara se ta hap edhe gojen, degjoj tim bir qe korrigjon Martinen dhe i thote me bindje: Ajo quhet Era! Por Martina ka gjithmone te drejte dhe fillon t'i shpjegoje tim biri qe motra e tij quhet Erra. Perserite Jon, Erra - Erra - Erra. Joni i irrituar kthehet ne drejtimin tim dhe pyet ne heshtje.
Jo. Martina nuk eshte shqiptare dhe nuk ja ka idene fare shqipes. Kurse une. Une jam kaq e cuditur me absurditetin e realitetit saqe nuk arrij do as te nxehem. Shoh tim bir dhe pa thene asnje fjale mbyll syte dhe tund mohueshem koken. Menyra ime per t'i thene atij qe Martina gabohet. I kthehem Martines dhe i shpjegoj qe ne shqipe kemi r dhe rr, i shpjegoj ndryshimin midis tyre, i shpjegoj kuptimin e fjales Era dhe mosekzistencen e fjales erra. Aha, - rekapitulon ajo.
Une perfitoj nga boshlleku i krijuar dhe i them tim biri qe te me japi doren sepse do te ikim dhe, te lutem, i thuaj teta Martines mirupafshim. Im bir i zgjat doren dhe i thote, - "Tschüss Martina". Martina permendet, vesh shpejteshpejt buzeqeshjen e saj dhe na pershendet. Bis später. Deri heres tjeter.
19.6.07
Martina
Labels: Rrefime