Neue Zürcher Zeitung (NZZ) eshte nje gazete e perditshme zvicerane, e famshme per mbulimet objektive te ceshtjeve nderkombetare. Leximi i saj eshte nje "must" per studentet e politikes dhe diplomacise. Sot, ne qender te front page te saj, trajtohet vizita e Bushit ne Shqiperi. Titulli i artikullit "Entuziazem per Bushin ne Shqiperi" (Begeisterung für Bush in Albanien), shoqerohet edhe me nje nentitull ne shkronja te vogla "Asnje afat i prere per ceshtjen e Kosoves" (Keine klare Frist für eine Kosovo-Entscheidung). Zakonisht shtypi ka tendencen te perqendrohet ne situatat kritike, ne problemet e nje vendi apo nje tjetri, duke krijuar nje imazh problematik te vendit ne fjale. Duke u nisur nga ky fakt, teksa shikoj foton e Bushit tek perqafon gruan e moshuar, te rrethuar nga nje entuziazem i prekshem popullor perreth, pyes veten se cfare efekti krijon ky mesazh tek zviceranet, te cilet zor se e perceptojne edhe ne enderrat me te largeta fenomenin e entuziazmit masiv popullor per politiken dhe njerezit e saj. Ndjesite me thone se fotoja eshte nje lloj kurioziteti dhe prandaj dhe ka zene faqen e pare me titullin perkates. Ndjesite me thone se nese kete here zviceranet, sidomos ata dogmatiket me opinione te forta, nuk do tundin kokat teksa lexojne bemat kriminale tona, do qeshin me entuziazmin tone feminor. Ndersa te rinjte vendas me siguri qe do cuditen se si mund te kaloje njeriu ne histeri per nje politikan si Bushi. Nese Bush do kishte bere nje vizite te tille ne Zvicer ai me siguri do ishte pritur me demonstrata dhe domate e veze te prishura. Me nje fjale, dyshoj se edhe kete here, lajmi nuk perhap ndonje imazh te mire per ne. Nderkohe, problematika e vertete mbrapa vizites se Bushit, zgjidhja e ceshtjes se Kosoves, eshte vetem nentitull i vogel i kuriozitetit te madh.
Artikulli vete prek disa tema. Pjesen e pare dhe ate me te madhe e ze vizita e Bushit dhe entuziazmi popullor shqiptar. Pershkruhet se si Tirana pergatitet prej javesh per kete vizite, sesi posta shqiptare ka nxjerre 3 pulla me portretin e Bush, sesi shqiptaret ja dine per faleminderit Amerikes per zgjidhjen e ceshtjes se kosoves, dhe si ky angazhim i USA ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje ka cuar ne partneritetin midis dy vendeve. Ceshtjes se kosoves artikulli i kushton disa fjali mesazhi i te cilave eshte ai i nentitullit: pavaresi por nuk i dihet kur. Nje teme tjeter e artikullit eshte anetaresia e Shqiperise ne NATO, teme qe Bush e anashkalon ne viziten e tij. Me interesante ne te gjithe artikullin eshte observimi i kujdeshem i gazetarit ndaj raportit te shqiptareve me besimin. Ja se cfare shkruan ai: "Ndihma e Shqiperise vleresohet ne USA shume sepse shumica e popullsise shqiptare eshte muslimane. Per shqiptaret vete ky fakt nuk eshte shume i rendesishem sepse me e rendesishme per ta eshte eshte identiteti i tyre kombetar sesa besimi fetar".
11.6.07
Jehona e Vizites se Bushit ne Shqiperi
Labels: Opinione