12.6.07

Shekulli, on line

Ja se c'gjeta tek shekulli on line, rubrika "letrat e lexuesit":

Një shkrim në një gazetë të huaj dhe antikorpet"

Valon, emigrant
11-06-2007


Ne faqen 15 te gazetes se disa ditëve më parë ("Tages Anzeiter"), ne qoshen me te djathte, lexoj nje lajm te vogel: "Policet e Kantonit (Zürich) kane kapur te henen ne mbremje, ne Lagjen 6, dy tregtues shqiptare te droges. Policet arriten t'ju kapin dy shqiptareve, 165 gram heroine dhe 3800 Franka. Dyshja qarkullonte ilegalisht ne Zvicer". Ky eshte nje lajm qe del shpesh ne gazete, per shqiptare qe shesin drogen, qe jane sa ilegale po aq anonime. Keta jane shqiptare qe vijne nga Italia, ilegalisht (sipas nje itinerari te fiksuar mire nga eksperienca paraprake) dhe pa asnje dokument me vete per t'ju shpetuar kompjuterave te policise. Vijne me nje qellim te vetem: te shesin droge, sepse çmimi dhe tregu jane me te favorshem se ne Itali. Nuk vijne asnjehere vetem, por dyshe, ose treshe. Disa kane edhe nga nje baze lokale, ku depozitojne mallin dhe kalojne naten. Vijne, shesin dhe ikin. Kur jane me fat...! Leket i dergojne ne atdhe dhe i investojne neper aktivitete te ndryshme apo shtepira. Vijne, shesin, dhe i kapin. Kur jane pa fat! i mbajne ne burg ca dite dhe i kthejne ne Shqiperi me xhepa bosh e duarthate. (SR)

Dua t'u them diçka, te gjithe atyre qe jane emigrante si une: Lamje te sjelljeve jo te mira te shqiptareve na bejne shume pershtypje, normale kjo. Duhet qe te krijojme nje antikorp, qe te mos na lejoje qe te tilla lajme te na bejne te nisim diten jo me humor te mire, duhet te degjojme se ç'kane bere edhe te tjeret dhe lajmet ne lidhje me emigrantet, duhet t'i filtrojme me teper. Jane te rralle ata gazetare, qe ne lidhje me te huajt te mos i fryjne me teper per sensacion. Ndihemi keq e te mjere. (Valoni)


Ju duket sikur e keni lexuar me pare kete tekst? Atehere, e keni lexuar. Sepse Valoni-emigranti po komenton mbi nje tekst te Selfmaderadios (Rasti 11357?) te botuar pak dite me pare. Ky koment u mor nga "Peshku pa uje" duke cituar, ne menyre korrekte, autoresine e tij. Aty, tek Peshku, erdhi Valoni dhe beri komentin e tij. Pastaj erdhi Shekulli, i ra peshkut rretheperqark, mori komentin e Valonit se bashku me tekstin e Selfmaderadios dhe e botoi si leter derguar Shekullit nga Valon-emigranti. Nuk u permend as origjina e artikullit, as sheshi i kuvendit ku artikulli u pertyp. Kjo nuk eshte hera e pare qe Shekulli vjedh. Nuk eshte as hera e pare qe vjedhja denoncohet. E, megjithate, Shekulli vazhdon vesin. E perse jo? Shekulli eshte shekull dhe luan ne kategorine A te kampionatit "Shekulli i madh ha peshkun e vogel". Ne kete kampinonat rregullat e lojes vlejne vetem per peshkun e vogel dhe aleatet e tij akoma me te vegjel. Si gjithmone!