27.6.07

Nga kush ka frike arketarja?

(foto marre prej Shekullit online, 27 qershor 2007)

Kaq te rrezikshem jane bere pleqte ne Shqiperi sa qe arketarja duhet te fshihet mbas kangjellave prej hekuri, si ne nje burg te sigurise se larte?

Would you buy this?

Damien Hirsts "For the love of god"
(8601 diamants, 50 million pfund)

26.6.07

Sofra e madhe shqiptare

Sot, teksa shfletoja shtypin shqiptar online, ndesha kete artikull te Tirana Observer. Flitet per cifte shqiptaro-i huaj qe jane ndare keto kohet e fundit. Behen plot 30 raste, po t'i besojme Observerit te Tiranes. Mendova, se mbas ketij informacioni artikullshkruesi do te hapte ndonje teme interesante mbi martesat midis te huajve dhe shqiptareve, cfare i bejne te suksesshme, ato qe jane te suksesshme, dhe cfare i ben te deshtojne. Por jo, artikulli mbyllej me listen e te 30 cifteve, me emrat e tyre te plote. Pyetja e pare qe me lindi ishte: mire qe informohemi per 30 cifte te ndara, por c'me duhet mua kush eshte ndare me ke? Pyetja e dyte qe me lindi ishte, c'pune ka nje gazete te nxjerre ne faqet e saj gjenealogjite e individit, kur ky nuk eshte as kriminel dhe as hero? Pyetja e trete qe me lindi ishte, perse gjykata shqiptare nxjerr identitetin e klienteve te saj per nje gazete? Sa i paguan gazeta nga fitimet e saj gjykates, konsideruar qe ky informacion qe prodhon gjykata, shumefishohet per shitje nga gazeta dhe blihet nga vete klienti? Pyetja e katert qe me lindi, personat emrat e te cileve kane dale ne publik, a kane qene dakort paraprakisht me kete fat?

Politika per t'i hapur te gjitha zorret e barkut ne publik duket se eshte bere mode ne Shqiperi. Ambasadat ja besojne listat e aplikuesve dhe fituesve te vizave apo green card gazetes (por jo institucionit te vet), Universiteti ja beson listen e fituesve dhe humbesve te provimeve shteterore gazetes dhe jo vetevetes. Bile edhe presidenti i republikes i nxjerr dekretet e tij ne internet.

A duhet konsideruar nje praktike e tille si falimentim i institucioneve qe e delegojne rolin e tyre komunikues tek gazeta? A po, duhet te mendojme se keto institucione qellimisht e ndjekin nje praktike te tille per te shmangur klientin dhe ruajtur qetesine e tyre? A nuk do te ishte normale qe institucionet t'ja komunikojne klientit vendimet nepermjet nje poste personale? A eshte posta shqiptare kaq e paafte sa t'i detyroje institucionet te ndjekin nga pas gazeten? Apo eshte posta e dobet sepse institucionet refuzojne ta perdorin ate per te kursyer ne kurriz te anonimatit te klientit?

Ne se pergjigja eshte po, i bie qe, edhe pse nuk eshte fare pune e gazetarit dhe e gazetarise te kryeje njoftime te tilla, gazetat po mbushin nje boshllek institucional dhe, fitojne edhe leke pa prodhuar gje. Biznes i mire: Kostoja e vogel, shitja e madhe.

Nje gje eshte e qarte: publiku shqiptar eshte akoma i pafuqishem perballe institucionit. Individi shqiptar akoma nuk e ka kuptuar dhe akoma nuk e shqeteson fakti qe insitucioni dhe gazeta nuk e respektojne te drejten e tij per te qene anonim. Individi shqiptar akoma nuk e percepton komunikimin e tij me institucionin si personal. Persa kohe qe ngelet keshtu nuk ka anonimitet per asnjenjeri. Dhe per sa kohe qe te jete keshtu ne te gjithe do te vetesherbehemi ne sofren e madhe shqiptare dhe do mesojme gjithe stacionet e jetes te qytetarit Jam Kot: hyri ne provimin e ekonomikut, mori note mesatare 6.7, studioi gjeografi dhe fitoi green card. Amen!

19.6.07

Martina

Me afrohet ngadale. Syte veshtrojne nga poshtelarte. Koka paksa e perkulur majtas. Buzet mbartin nje qeshje te shtire. Floket e verdhe jane te drejte, te gjate dhe te mbledhur mbrapa. Eshte e bukur Martina, ka bukuri foshnjore, edhe pse tridhjeteedicka duket e pamaturuar. Uaa, - eksklamon tek me sheh, - cfare nene e keqe. Po si nuk e mban njecike bebin ne krahe, por ma ke futur ne karroce, larg teje. Bebi ka nevoje per nenen. E shoh, pa kuptuar se cfare kerkon te me thote. Kur arrij t'i lidh fjalet e t'ua marr vesh kuptimin, nuk e kuptoj se perse m'i thote.

Jo. Martina nuk eshte shoqja ime. Nuk ka qene ndonjehere. Eshte thjesht nje komshije, shtepine e ka disa metra tutje prej simes. E takoj kryesisht rastesisht, ne lulishten para pallatit ku coj femijet per te luajtur tek kendi i lodrave. I flas me miresjelljen dhe distancen qe ta imponon mosnjohja. E, megjithate, ajo asnjehere nuk ma respekton distancen. Vjen me flet dhe me pyet intimitete sikur te kishim ndare buken bashke prej vitesh. Mua me bezdis afrimiteti teper personal i saj. Ajo qesh.

Nuk e kam kuptuar asnjehere se cfare e terheq kete femer tek une. Qe kur kam hyre ne kete apartament dhe jam bere banore e ketij komuniteti, ajo s'me ndahet. Sa me shume afrohet ajo, aq me e larget dhe e pakapshme behem une. Sa me e huaj behem une, aq me agresive behet ajo.

E sheh qe me doli fjala, - me thote me nje nenqeshje gjithe nenkuptime. Ja qe e bere edhe nje femije. Ka lezet. Nje vajze dhe nje djale. Une hesht. Ajo vazhdon. Tani je me siguri me leje lindjeje. Shume mire. Keshtuqe edhe Joni ka mundesi te te njohe me mire. Fjale qe therrin. Une hesht sepse me bllokon gojen guximi i saj per te thene gjera te tilla.

Martina, si shumica e grave ne vendin e oreberesve dhe orendreqesve, eshte shume e bindur qe nje nene qe punon, qe ben karriere dhe con femijen ne cerdhe nuk eshte nene e mire. Martina eshte e bindur qe im bir nuk me njeh mua si nene (e sheh, ai nuk do qe ti ta puthesh, sepse ai nuk te njeh: bingo!) Prandaj, Martina e ndjen per detyre t'ia mbushe tim biri boshllekun qe i krijoj une dhe fillon dhe i flet me nje ze ekstremisht perkedheles. Im bir kerkon syte e mi.

Martina punon ne nje dyqan femijesh. Eshte dyqani im i preferuar dhe i vetmi i ketij lloji ne Zürich. Filialin tjeter e ka jashte qytetit, diku ne aglomerat. Jam e detyruar te shkoj atje. Jam e detyruar te ballafaqohem me Martinen dhe boten plot paragjykime qe ajo perfaqeson. Martina fillon dhe i ofron tim biri loder mbas lodre. Im bir ben nje hap mbrapsht dhe me pyet ne se duhet t'i preki lodrat, ne zvicerance. Une i pergjigjem ne shqip dhe i shpjegoj qe nuk eshte e nevojshme t'i hapi te gjithe kutite, sepse po te bejne te gjithe femijet keshtu lodrat nuk do jene me te reja. Me thote, - Gut. Kthehet nga Martina dhe ja perkthen ne gjermanisht ate qe sapo i kam thene. Ne shqip i fole, - pyet ajo. Ne shqip i fola, - pergjigjem une. Pse, te kupton? - pyet ajo. Sigurisht, - i pergjigjem une. Joni, ne cfare gjuhe te flet mami, - verifikon Martina. Albanisch, - verteton ai.

Martina nderron temen. Te pelqen motra, e ke xhan motren? Po, - ja kthen im bir, tregon me gishtin tregues brenda karroces dhe i thote, - Era po fle. Jo Era, po Erra, - e korrigjon Martina. Une hap syte. Perpara se ta hap edhe gojen, degjoj tim bir qe korrigjon Martinen dhe i thote me bindje: Ajo quhet Era! Por Martina ka gjithmone te drejte dhe fillon t'i shpjegoje tim biri qe motra e tij quhet Erra. Perserite Jon, Erra - Erra - Erra. Joni i irrituar kthehet ne drejtimin tim dhe pyet ne heshtje.

Jo. Martina nuk eshte shqiptare dhe nuk ja ka idene fare shqipes. Kurse une. Une jam kaq e cuditur me absurditetin e realitetit saqe nuk arrij do as te nxehem. Shoh tim bir dhe pa thene asnje fjale mbyll syte dhe tund mohueshem koken. Menyra ime per t'i thene atij qe Martina gabohet. I kthehem Martines dhe i shpjegoj qe ne shqipe kemi r dhe rr, i shpjegoj ndryshimin midis tyre, i shpjegoj kuptimin e fjales Era dhe mosekzistencen e fjales erra. Aha, - rekapitulon ajo.

Une perfitoj nga boshlleku i krijuar dhe i them tim biri qe te me japi doren sepse do te ikim dhe, te lutem, i thuaj teta Martines mirupafshim. Im bir i zgjat doren dhe i thote, - "Tschüss Martina". Martina permendet, vesh shpejteshpejt buzeqeshjen e saj dhe na pershendet. Bis später. Deri heres tjeter.


12.6.07

Shekulli, on line

Ja se c'gjeta tek shekulli on line, rubrika "letrat e lexuesit":

Një shkrim në një gazetë të huaj dhe antikorpet"

Valon, emigrant
11-06-2007


Ne faqen 15 te gazetes se disa ditëve më parë ("Tages Anzeiter"), ne qoshen me te djathte, lexoj nje lajm te vogel: "Policet e Kantonit (Zürich) kane kapur te henen ne mbremje, ne Lagjen 6, dy tregtues shqiptare te droges. Policet arriten t'ju kapin dy shqiptareve, 165 gram heroine dhe 3800 Franka. Dyshja qarkullonte ilegalisht ne Zvicer". Ky eshte nje lajm qe del shpesh ne gazete, per shqiptare qe shesin drogen, qe jane sa ilegale po aq anonime. Keta jane shqiptare qe vijne nga Italia, ilegalisht (sipas nje itinerari te fiksuar mire nga eksperienca paraprake) dhe pa asnje dokument me vete per t'ju shpetuar kompjuterave te policise. Vijne me nje qellim te vetem: te shesin droge, sepse çmimi dhe tregu jane me te favorshem se ne Itali. Nuk vijne asnjehere vetem, por dyshe, ose treshe. Disa kane edhe nga nje baze lokale, ku depozitojne mallin dhe kalojne naten. Vijne, shesin dhe ikin. Kur jane me fat...! Leket i dergojne ne atdhe dhe i investojne neper aktivitete te ndryshme apo shtepira. Vijne, shesin, dhe i kapin. Kur jane pa fat! i mbajne ne burg ca dite dhe i kthejne ne Shqiperi me xhepa bosh e duarthate. (SR)

Dua t'u them diçka, te gjithe atyre qe jane emigrante si une: Lamje te sjelljeve jo te mira te shqiptareve na bejne shume pershtypje, normale kjo. Duhet qe te krijojme nje antikorp, qe te mos na lejoje qe te tilla lajme te na bejne te nisim diten jo me humor te mire, duhet te degjojme se ç'kane bere edhe te tjeret dhe lajmet ne lidhje me emigrantet, duhet t'i filtrojme me teper. Jane te rralle ata gazetare, qe ne lidhje me te huajt te mos i fryjne me teper per sensacion. Ndihemi keq e te mjere. (Valoni)


Ju duket sikur e keni lexuar me pare kete tekst? Atehere, e keni lexuar. Sepse Valoni-emigranti po komenton mbi nje tekst te Selfmaderadios (Rasti 11357?) te botuar pak dite me pare. Ky koment u mor nga "Peshku pa uje" duke cituar, ne menyre korrekte, autoresine e tij. Aty, tek Peshku, erdhi Valoni dhe beri komentin e tij. Pastaj erdhi Shekulli, i ra peshkut rretheperqark, mori komentin e Valonit se bashku me tekstin e Selfmaderadios dhe e botoi si leter derguar Shekullit nga Valon-emigranti. Nuk u permend as origjina e artikullit, as sheshi i kuvendit ku artikulli u pertyp. Kjo nuk eshte hera e pare qe Shekulli vjedh. Nuk eshte as hera e pare qe vjedhja denoncohet. E, megjithate, Shekulli vazhdon vesin. E perse jo? Shekulli eshte shekull dhe luan ne kategorine A te kampionatit "Shekulli i madh ha peshkun e vogel". Ne kete kampinonat rregullat e lojes vlejne vetem per peshkun e vogel dhe aleatet e tij akoma me te vegjel. Si gjithmone!

11.6.07

Jehona e Vizites se Bushit ne Shqiperi

Neue Zürcher Zeitung (NZZ) eshte nje gazete e perditshme zvicerane, e famshme per mbulimet objektive te ceshtjeve nderkombetare. Leximi i saj eshte nje "must" per studentet e politikes dhe diplomacise. Sot, ne qender te front page te saj, trajtohet vizita e Bushit ne Shqiperi. Titulli i artikullit "Entuziazem per Bushin ne Shqiperi" (Begeisterung für Bush in Albanien), shoqerohet edhe me nje nentitull ne shkronja te vogla "Asnje afat i prere per ceshtjen e Kosoves" (Keine klare Frist für eine Kosovo-Entscheidung). Zakonisht shtypi ka tendencen te perqendrohet ne situatat kritike, ne problemet e nje vendi apo nje tjetri, duke krijuar nje imazh problematik te vendit ne fjale. Duke u nisur nga ky fakt, teksa shikoj foton e Bushit tek perqafon gruan e moshuar, te rrethuar nga nje entuziazem i prekshem popullor perreth, pyes veten se cfare efekti krijon ky mesazh tek zviceranet, te cilet zor se e perceptojne edhe ne enderrat me te largeta fenomenin e entuziazmit masiv popullor per politiken dhe njerezit e saj. Ndjesite me thone se fotoja eshte nje lloj kurioziteti dhe prandaj dhe ka zene faqen e pare me titullin perkates. Ndjesite me thone se nese kete here zviceranet, sidomos ata dogmatiket me opinione te forta, nuk do tundin kokat teksa lexojne bemat kriminale tona, do qeshin me entuziazmin tone feminor. Ndersa te rinjte vendas me siguri qe do cuditen se si mund te kaloje njeriu ne histeri per nje politikan si Bushi. Nese Bush do kishte bere nje vizite te tille ne Zvicer ai me siguri do ishte pritur me demonstrata dhe domate e veze te prishura. Me nje fjale, dyshoj se edhe kete here, lajmi nuk perhap ndonje imazh te mire per ne. Nderkohe, problematika e vertete mbrapa vizites se Bushit, zgjidhja e ceshtjes se Kosoves, eshte vetem nentitull i vogel i kuriozitetit te madh.

Artikulli vete prek disa tema. Pjesen e pare dhe ate me te madhe e ze vizita e Bushit dhe entuziazmi popullor shqiptar. Pershkruhet se si Tirana pergatitet prej javesh per kete vizite, sesi posta shqiptare ka nxjerre 3 pulla me portretin e Bush, sesi shqiptaret ja dine per faleminderit Amerikes per zgjidhjen e ceshtjes se kosoves, dhe si ky angazhim i USA ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje ka cuar ne partneritetin midis dy vendeve. Ceshtjes se kosoves artikulli i kushton disa fjali mesazhi i te cilave eshte ai i nentitullit: pavaresi por nuk i dihet kur. Nje teme tjeter e artikullit eshte anetaresia e Shqiperise ne NATO, teme qe Bush e anashkalon ne viziten e tij. Me interesante ne te gjithe artikullin eshte observimi i kujdeshem i gazetarit ndaj raportit te shqiptareve me besimin. Ja se cfare shkruan ai: "Ndihma e Shqiperise vleresohet ne USA shume sepse shumica e popullsise shqiptare eshte muslimane. Per shqiptaret vete ky fakt nuk eshte shume i rendesishem sepse me e rendesishme per ta eshte eshte identiteti i tyre kombetar sesa besimi fetar".

10.6.07

Trojanet

Perseri trojanet. Kete here ne nje forme shume te rafinuar. Dje mbasdite, teksa kontrolloja e-mailet, gjeta nje e-mail me adresen e ricardo.ch, nje analog i ebay. Me njoftonte se i detyrohesha kompanise gati 700Sfr dhe me dergonte faturen si attachment. Sigurisht, une e vizitoj Rikardo.ch here pas here, bile, sapo kisha komunikuar me ta me e-mail. Shuma prej 700Sfr, qe i korrespondon gati 500 Euro/Dollar me habiti, madje, me shokoi. Pervecse ca te bredhurave sporadike neper objektet e paraqitura ne Rikardo, nuk me kujtohej te kisha bere pazar dhe prandaj, nga meraku, klikova menjere tek dokumenti i atachuar. Cuditerisht, mbas klikimit, komputeri im, nje PowerBookG4, aktivizoi menjehere programin e virusit gje qe me cuditi akoma me shume. Atehere, bera ate qe duhet ta kisha bere qe ne fillim: i hodha nje sy me kujdes e-mailit. Dokumenti attached ishte i formatit exe. Dicka nuk shkonte. Dyshova ne kete moment se mos ishin mashtruesa, por prape frika se mos beheshe fjale per ndonje fature te Rikardo.ch nuk me linte. Vendosa qe ne vend qe t'i pergjigjesha adreses ne fjale, te shkoja ne faqen e Rikardos dhe te komunikoja me adresen e dhene aty. Dhe keshtu bera. Sot u zgjova qe heret ne mengjes nga meraku dhe kurioziteti dhe gjeta pergjigjen e Rikardos. Nuk behej fjale per fature e leke te papaguara, dhe as per ndonje gabim te Rikardos. Behet fjale per nje virus, per nje trojaner, te cilin une duhet te mos ta prekja, ne asnje menyre te mos i pergjigjesha, dhe te mos e hapja dokumentin attach. Ok, e kuptova. Ishte vetem fakti qe une kam nje Mac dhe jo nje PC qe dje komputeri im nuk u paralizua nga ndonje virus. Gjithashtu. Kuptova qe edhe pse une nuk jam analfabete ne ceshtje komputeri dhe jam e ndergjegjesuar per pislliqet qe behen ne boten e tij, edhe une rashe brenda. Sepse, frika nga stresi i paparashikuar i se perditshmes eshte me i forte se llogjika. Te pakten per nje interval kohe disa sekondash, qe jane mese te mjaftueshme per te te futur belane ne dere.

6.6.07

Rasti i 11357?

Sapo lexova gazeten e sotme (Tages Anzeiger). Ne faqen 15, ne qoshen me te djathte, lexoj nje lajm te vogel: "Policet e Kantonit (Zürich) kane kapur te henen ne mbremje, ne lagjen 6, dy tregetues shqiptare te droges. Policet arriten t'ju kapin dy shqiptareve 165 gram heroine dhe 3800 Franka. Dyshja qarkullonte ilegalisht ne Zvicer"

Ky eshte nje lajm qe del shpesh ne gazete, per shqiptare qe shesin drogen, qe jane sa ilegale po aq anonime. Keta jane shqiptare qe vijne nga Italia, ilegalisht (sipas nje intinerari te fiksuar mire nga eksperienca paraprake) dhe pa asnje dokument me vete per t'ju shpetuar komputerave te policise. Vijne me nje qellim te vetem: te shesin droge, sepse cmimi dhe tregu jane me te favorshem se ne Itali. Nuk vijne asnjehere vetem, por dyshe, ose treshe. Disa kane edhe nga nje baze lokale, ku depozitojne mallin dhe kalojne naten. Vijne, shesin dhe ikin. Kur jane me fat. Leket i dergojne ne atdhe dhe i investojne neper aktivitete te ndryshme apo shtepira. Vijne, shesin dhe i kapin. Kur jane pa fat. I mbajne ne burg ca dite dhe i kthejne ne Shqiperi me xhepa bosh e duar thate.

Dikur, gjate rruges, me Swissair, per ne Shqiperi, vendi me qelloi prane dy te rinjve shqiptare. Kisha hapur dhe po lexoja nje artikull pune, kur erdhi stuardesa dhe i pyeti te rinjte se cfare donin te merrnin. As njeri dhe as tjetri nuk dinin as gjermanisht dhe as anglisht. U futa ne loje dhe bera perkthyesen. Je shqiptare?, - me pyeti ai qe ishte ulur prane meje. Cfare eshte kjo qe po lexon? Ja shpjegova. E pyes se nga vjen. Me thote, - nga Londra. Ec e ec muhabeti dhe zbulova se kishin ikur nga Shqiperia shume te rinj, nuk e kishin mbaruar shkollen tetevjecare, kishin harruar te shkruanin dhe te lexonin dhe jeten e fitonin duke shitur droge. Deri diten qe i kishte kapur policia. Tani po i kthenin ne atdhe. I pyeta se c'do benin tani qe po ktheheshin ne Shqiperi? Qeshen nen buze, pane njeri-tjetrin dhe pastaj m'u pergjigjen: do ikim prape.

Sa here qe lexoj lajme si ky i sotmi, me dalin perpara sysh ata dy te rinjte e aeroplanit. Dhe ndjej dhimbje si per ta ashtu edhe per te gjithe ata te rinj qe kane zgjedhur kete rruge. Me vjen keq per femijerine e tyre te nderprere, per rinine e tyre te pashijuar, per jeten e tyre te perfunduar rrugeve, mes ankthit dhe brutalitetit.