11.2.07

Edhe vdekja nuk i ndau

Fotografia ne te majte eshte nje nga pamjet qe ka dominuar me shume shtypin nderkombetar keto dite. Jane dy skelete qe koha i ka ruajtur shume mire. Jane dy skelete qe nuk te lene indiferente. Jane dy skelete qe te rrefejne nje histori pa shume aludime: dashuri e perjetshme. Skeletet i perkasin fillimeve te epokes se gurit, nje kohe shume e larget dhe me te cilen nuk identifikohemi dot, jo vetem per shkak te largesise kohore, por edhe per shkak te zhvillimit te ulet teknologjik dhe menyres primitive te jeteses qe bashkeshoqeroi kete zhvillim. Mendohet te jete nje cift i ri, vajze dhe djale, te varrosur se bashku ne nje pozicion shume intim. Nje pozicion qe te kujton Romeon dhe Zhulieten, dashurine e tyre pasionante, vdekjen e tyre tragjike. Por nuk jane Romeo dhe Zhuljeta, jane dy anonime, qe koha moderne i zbuloi, si per te na kujtuar, se dashuria ka qene pasionante edhe para Romeos dhe Zhuljetes, edhe ne kohen e gurit, por edhe me pas. Skeletet jane makaber. Na kujtojne jo vetem vdekjen, por edhe zhveshjen nga cdo lloj identiteti qe dikur kemi pasur. Por eshte mungesa e ketij lloj identiteti qe te ben te projektosh ne kete cift skeletesh, cfaredo lloj historie dashurie, ne cfaredo lloj epoke historike, ne cfaredo lloj etnie, ne cfaredo lloj pike gjeografike. Mund te projektosh tek ta Romeon dhe Zhuljeten, por edhe Sabriun dhe Sabrien.

Sabriu dhe Sabrija ishin dy komshinj te mi, rome dhe me nje tufe kalamajsh. Jetonin ne hyrjen ngjitur me timen. Une ne kat te dyte, ata ne te parin. Atehere isha femije dhe nga dashuria nuk kuptoja shume. Kuptoja, megjithate, qe ata ishin te percmuar sepse ishin jevgj, sepse ishin shume te varfer, sepse kishin shume femije, 11 cope. Prinderit e mi ishin te vetmit qe ju jepnin borxh, cdo 15 ditesh. Diten e rrogave, njeri nga femijet sillte borxhin. Nje jave me pas, nje tjeter femije vinte dhe merrte borxhin e ri. Muaj pas muaji. Viti pas viti.

Shume ngjarje te femijerise njeriu i harron, dhe shume te tjera i mban pergjithmone me vete. Historia e Sabriut dhe Sabrijes eshte nje nga historite qe une e mbaj me vete. Nuk e di perse. Ndoshta sepse me Sabriun dhe Sabrijen ne mesuam tolerancen, mesuam te respektojme njeriun, mesuam se fati i mire qe na ka rene per pjese nuk eshte i vetekuptueshem. Femijet e Sabriut dhe Sabrijes u rriten me rrobat tona. Ime me do na keshillonte gjithmone qe t'i mbanim rrobat mire sepse ne nuk ishim te vetmit femije qe do i vishnim ato. Sinqerisht, si femije, njeriu nuk kupton shume mire se cfare domethenie ka nje keshille tij. Shpesh here nuk e kuptonim se perse ata merrnin rrobat tona, kemi perveshur buzet, i kemi perqeshur. Por, keto dukuri jane jane pjese e edukimit, edhe pse kujtimi i tyre me ben te skuqem edhe sot.

Cdo mbremje te ngrohte, familja e madhe e Sabriut dhe Sabrijes uleshe perpara pallatit. Sabriu dhe Sabrija ne mes, rreth e rrotull te gjithe femijet. Nje familje paqesore, pa sherre dhe shamata, te lidhur me njeri-tjetrin, te sjellshem me boten perreth dhe gjithmone nje buzeqeshje ne buze. Dikur erdhi tranzicioni dhe njerezit filluan te shperndahen si zogjte per ne vendet e shpreses. Edhe une. Sabriu dhe Sabrija ngelen pas. Te varfer por te ndershem. U mbijetuan te gjitha tentacioneve kriminale dhe ne vend te parave te pista, preferuan t'i kalonin mbasditet e tyre te dy se bashku, perpara pallatit, pervit me me pak kalamaj, derisa erdhi momenti qe te gjithe femijet e tyre filluan jeten e tyre te pavarur nga prinderit dhe ata ngelen vetem, te mbeshtetur tek supi i njeri-tjetrit. Ishin bere rreth 50 vjec, kishin kaluar kohe shume te veshtira, kishin vuajtur per buken e gojes, kishin rritur ne mes te varferise se skajshme 11 femije, por dashuria per njeri-tjetrin kishte ngelur e njejte.

E para iku nga kjo bote Sabrija. E mori kanceri, me tha ime me. Sabriu nuk e mbijetoi dot dhimbjen dhe vetmine dhe vdiq vetem disa muaj me pas. Nuk vajten shume njerez ne vdekjen e tyre. Vetem femijet, femijet e femijeve, dhe prinderit e mi. Askush nuk ishte interesuar per ta, askush nuk i kishte futur ne jeten e tyre. Kishin ngelur anonime edhe pse gjithnje aty. Askush nuk e vuri re ikjen e Sabriut dhe Sabrijes. Askush nuk e nxori koken ne dritare per te pare vargun e vogel mortor. Askush nuk komentoi ndonje gje per ta. Askush nuk e mori vesh qe Romeon dhe Zhuljeten i kishim pasur kaq prane. Dhe ky rrefim eshte ndoshta i pari dhe i fundit 5 minutesh qe ju dedikohet atyre.