23.2.07

Stafeta

Faleminderit Eni, per stafeten dhe perceptimin e mire qe ke per Selfin. Do perpiqem ta bej Selfin paksa me te prekshem me kete xhiro stafete.

1. Femije e pare e nje cifti qe akoma jane bashke. E ndrojtur, kurioze dhe vajze babai. Femija e pare ne nje familje "patch-work" dhe, si rezultat, femija i pare i te gjitheve xhaxhallareve-dajallareve (qe jane gjenetikisht gjysem vellezer te sime meje dhe gjysem vellezer te tim eti, por emocionalisht ndihen si musketieret: nje per te gjithe dhe te gjithe per nje). Historia e vecante e familjes ka perkufizuar ne menyre domethenese karakterin e Selfit dhe te gjithe femijeve me pas.
2. Ekziston si njesi e vetme me motren e saj 5 vjet me te vogel. Per dynjane nuk kemi emra te pervecem, jemi thjesht dy motrat. Me kalimin e viteve, edhe pse ne dy shtete te ndryshme, jemi lidhur edhe me shume, jemi bere me shume se dy motra. Jemi shume te ndryshme, une shume e opinionuar dhe me goje te madhe, ajo e qete dhe ju hyn njerezve ne zemer menjehere. Une jam e dhene mbas shkencave, ajo mbas gjuheve. Por, pavaresisht nga ndryshimet e temperamentit, jemi ne thelb njesoj. Shpesh here nuk flasim, sepse kuptohemi edhe ne heshtje.
3. Selfi ka pak miq por ata qe ka i ka te perjetshem.
4. Bashkejeton prej dhjete vjetesh me te njejtin njeri dhe cdo gje duket sikur ka filluar dje. Kane femije dhe nuk i kane mbaruar akoma. Me i riu vjen se shpejti ne jete. Nuk enderron dhe kerkon asgje tjeter pervecse te plaket se bashku me kete njeri. Martesa ka qelluar per Selfin nje vend shume i bukur, te cilin nuk e ndotin as vulgariteti dhe as streset e rendomta te jetes se perditshme.
5. Selfi eshte nje workoholic. Me gjithe ate trafik ne koke cudi si nuk plasur akoma. Per te realizuar te gjitha idete dhe planet do i duheshin edhe dy jete te tjera, ne se do punonte me te njejtin intensitet.
6. Selfi eshte nje njeri shume i lumtur dhe nese do t'i kishte edhe ato dy jetet qe permendi me siper do te kishte dashur t'i kishte jetuar njesoj si kete te tanishmen.
7. Selfi eshte shume krenare per origjinen e saj edhe pse shume e lumtur ne vendin ku jeton. Origjina e ben te ndihet e privilegjuar, sepse i ka dhene mundesine e te berurit te nje jete dhe te jetuarit te nje eksperience qe shume njerez e njohin vetem nepermjet librave dhe filmave.
8. Ne thelb Selfi ka ngelur ajo vajza e vogel, e ndrojtur qe fshihej pas kurrizit te babait, me ndryshimin qe rrugen e ben vete pa babin, pa mamin dhe pa motren. Por per cdo problem, ne kohet moderne te ndihmon telefoni.
9. Selfi j'u eshte shume mirenjohese dhe nuk do t'i kishte te mjaftueshme as edhe tre jete per te falenderuar prinderit, motren, dashurine e saj, femijet, familjen e saj te madhe, te gjithe te dashurit e saj, miqte, koleget qe me miresine e tyre i lejojne asaj edhe sot e kesaj dite te ngelet nje naive e madhe dhe te besoje se jeta eshte e bukur, shume e bukur.

faleminderit
Selfmaderadio