E. eshte 40 vjec. E gjate, me floke te zeze dhe me nje fytyre akoma te paprishur nga veshtiresite e jetes. Ka dy femije, 17 dhe 14 vjec, djale dhe vajze. Ka edhe burrin, A., te cilin e ka marre me dashuri, shume vite me pare, kur ishte nje i ri i qeshur, elegant dhe jeten e merrte me humor. E. punon ne nje dyqan veshmbathjesh te cilit i paguan qirane. Me fitimet e dyqanit paguan shkollat e femijeve, paguan kestin e apartamentit te ri, paguan te gjitha shpenzimet e jetes se perditshme per nje familje me 4 fryme, paguan rruget per ne Itali ku ble mallin, qe gjithashtu e paguan ajo. Paguan alkolin e atij. Nganjehere me duket e pabesueshme qe nje cope hapesire prej vetem 12m2 te mbaje ekonomine e nje familie te tere, por kjo eshte e vertete jo vetem per E. por edhe per shume te tjere si ajo.
Ai nuk punon prej vitesh. Diten e shtyn duke pire, duke i bere roje se shoqes ne dyqan se mos ngaterrohet me ndonje mashkull tjeter, duke pire, duke i kerkuar llogari se shoqes se perse foli me ate tipin me aq dashamiresi, duke pire prape, duke ndjekur nga pas te bijen se mos e ngacmon ndonjenjeri, dhe perseri pi. Ne mbremje, kur e shoqja e lodhur dhe e rraskapitur kthehet ne shtepi, fillon gjyqi i madh qe jo rralle here perfundon me demonstrime thikash te mprehta, me sy te llahtarisur te femijeve qe i dalin ne mbrojtje se emes, me policine tek dera.
Dikur ishin te lumtur, shume te lumtur. Pa alkol, pa thika, pa sherre e shamata. Tek e sheh E. aq te permbajtur, paqesore dhe te dashur pas nje termeti te tille, te krijohet nje respekt i madh. E. eshte nje grua e mrekullueshme, e forte, e duruar. Edhe pas vite te tera te nje jete te tille i rri te shoqit prane dhe mundohet te gjeje me te gjuhen e komunikimit. Perpiqet te shpetoje ate qe ka mbetur: Iluzionin e nje dashurie te madhe.
E. nuk eshte e vetmja femer qe i duhet te perballohet me perqindjet e larta te alkoholit ne gjakun e burrit te saj. Alkolizmi eshte shnderruar ne nje gangrene te madhe qe shume e shohin, shume e provojne ne kurriz por askush nuk flet per te. "Me ke te flasesh? - pyet E. - secili ka problemet e tij. - Dhe ja fole, cfare zgjidhe? Kthehesh ne shtepi dhe problemi eshte prape aty. Te ndahesh, merr ne qafe familjen dhe femijet. Dhe, qe ta them sinqerisht, me ka ardhur aty ku nuk mban me, por prape me mban shpresa se, kushedi, mrekullia ndodh."
T., rreth te 65ve, e kupton E. shume mire. I shoqi i saj, dikur nje burokrat i nderuar, nuk arriti ta perballonte kthesen e madhe te tranzicionit dhe perfundoi tek alkoholi. "Me vinte turp nga shoqeria, - rrefen ajo, - kur e shihja te katandisur ne ate dite. Me beso, nuk te genjej, vinte ne shtepi i dehur, i villte te tera ne nje kove dhe pastaj e merrte koven dhe e pinte perseri. Ku katandiset njeriu. Une ne kete moshe nuk ja dilja dot me. Nuk e kisha me fuqine dhe as nervat. Njeriu plaket dhe kerkon qetesine, ne u plakem dhe gjetem problemet. Por me vinte edhe per te shume keq: Punoi nje jete te tere dhe nuk ja pa hairin." T. e gjeti zgjidhjen vete dhe ndan sekretin e kesaj zgjidhje vetem me dy tre vete. Dhe me ndergjegjen e saj. "Nuk e di, - thote, - ne se kam bere mire apo keq. Por ai nuk pi me. Zoti le te me ndeshkoje, po pata bere keq."
T. i keshillon E. zgjidhjen e saj sekrete. Por si T., ashtu edhe E., e dine qe ky eshte nje sekret qe ndahet, pa e ditur, nga shume gra qe perpiqen te luajne gurin e fundit per te ruajtur familjet nga shkaterrimi i plote. Eshte nje zgjidhje qe e blejne fshehurazi tek ndonje farmaciste mikeshe, dhe e heshin me pika 3 here ne dite ne ushqimin e burrave qe t'ua neverisi alkoholin. Eshte sekrete sepse mund te jete e rrezikshme per jeten e burrave te tyre, sidomos ne se ilaci nuk funksionon dhe ata vazhdojne te pijne alkol. Eshte sekrete sepse burrat e tyre nuk duan te bashkepunojne me grate dhe nuk lejojne perdorimin legal dhe te kontrolluar nga mjeku te ketij ilaci. Dhe ne keto kushte, ne rast se dicka e rende ndodh, keto gra e mbajne dhe e vuajne kete sekret deri ne fund te jetes se tyre.
E. sheh te shoqin tek gerhet ne krevat, barkun e tij te madh, ndjen avullin e alkolit ne dhomen e sapoajrosur, prek shishen e ilacit me duart qe i dridhen, ulet tek cepi i krevatit dhe kerkon te marri nje vendim. Nje vendim te veshtire. Cfare do ju thote femijeve ne se tragjedia ndodh? Si do te mund te jetoje me peshen e nje tragjedie jeten e saj ndoshta akoma te gjate? Por, nese ilaci funksionon, ajo do te rigjeje bashkeshortin, femijet babain, prinderit djalin dhe shoqeria shokun. Ai vete do rigjeje deshiren per te jetuar dhe punuar. E. eshte e lodhur, shume e lodhur. Fsheh shishen diku ne nje cep te nje syrtari, shtrihet ne krevat dhe mbyll syte. "Neser, - thote duke peshperitur, - neser". Ndoshta.
Copyright Selfmaderadio
30.1.07
Shija e hidhur e alkolit
Labels: Ai dhe Ajo, Rrefime