19.2.07

Grate lexojne me shume, tjeter dhe ndryshe

Te gjithe pyetesoret dalin ne te njejtin perfundim: Industria e librit mbijeton per shkak te grave. Grate lexojne me shume, tjeter dhe ndryshe.

Me shume:
A i kini kushtuar ndonjehere rendesi se cfare ka me shume ne nje librari, burra apo gra? Ne se keni marre pjese ne leximet e autoreve, a ju ka rene ne sy se kush e mbizeterojne sallen, grate apo burrat? Sinqerisht, une nuk i kisha kushtuar ndonjehere rendesi nje fakti te tille. Ne nje librari e humbas mendjen ne oqeanin e librave, kurse ne nje lexim ja dedikoj vemendjen autorit. Por, studimet e kryera tregojne se ato qe lexojne me shume, dhe ato qe mbushin sallat e leximeve, jane grate. Ne Zvicer, pyetesoret raportojne se vetem 12% e burrave, perkundrejt 30% te grave, kapin cdo dite nje liber me dore. Nje pyetesor ne Gjermani raporton se 45% e burrave te pyetur lexojne me kenaqesi apo shume kenaqesi, perkundrejt 70% te grave qe ndajne te njejten kenaqesi. Ka pyetesore ku diferenca midis burrave dhe grave qe lexojne eshte shume ekstreme, sic ka edhe pyetesore ku kjo diference eshte shume e vogel. Nje gje duket te jete konstante: Diferenca midis burrave lexues dhe grave lexuese prek te pakten shifren 10% ne favor te grave, pavaresisht se ku eshte kryer studimi, ne Zvicer, Gjermani, Austri, apo Angli. Dhe kjo, nuk eshte pak per industrien e librit.

Tjeter:
Grate preferojne belestrik, burrat librat tematike. Pyetesoret tregojne konkretisht se grate i terheq letersia moderne dhe ajo klasike, ndersa burrat jane me te dhene ndaj librave me spiunazh/krimi dhe librave fantastiko-shkencor. Motivet qe i shtyjne grate ne krahet e romaneve jane largimi nga realiteti, kurse motivet qe i shtyjne burrat ne librat tematike jane ne funksion te informimit apo te mesimit. Sigurisht qe ka edhe gra qe ju pelqen te lexojne libra politike dhe burra qe ju pelqen belestrika, por keta perfaqesojne nje minoritet brenda gjinise. Ne nje pike duket se te gjithe studiuesit jane te nje mendje: behet fjale per interesa te ndryshme dhe jo aftesi leximi te ndryshme. Ne shekullin e 18 dhe 19 besohej se femrat nuk jane te afta te lexojne libra tematike, koncept qe tashme eshte i tejkaluar.

Ndryshe:
Ruth Klüger, nje studiese e gjermanistikes dhe feministe, vezhgon se grate lexojne libra te shkruar nga burrat dhe libra te shkruara nga grate. Burrat lexojne libra fantastiko-shkencore ose memoriet e burrave te shtetit. Burrat, vazhdon me tej argumenti, interesohen per boten e krijuar dhe te sunduar nga burrat, ndersa grate interesohen per nje bote te krijuar nga burrat dhe nga grate. Zonja Klüger shpjegon se kur grate lexojne letersi te krijuar nga burrat, ato aplikojne nje teknike speciale leximi, teknike qe ju mundeson atyre shnderrimin e nje bote kryesisht mashkullore ne nje bote njerezore. Prandaj, per grate, leximi eshte automatikisht nje proces kompleks, sepse atyre ju duhet te transferojne dhe interpretojne gjate gjithe kohes se leximit. Studimet jashte feministe, te kryera nga shtepite botuese, tregojne se 20% e grave me arsim te larte, por vetem 14 % e burrave me te njejtin nivel akademik, jane me te vertete te obsesionuar me librin. 24% e grave te kesaj shtrese, por vetem 10% e burrave, pohojne se leximi i nje libri eshte per ta gjeja me e bukur qe ekziston.

Ka edhe nje tjeter ndryshim midis burrave dhe grave: komunikimi. Grate shkembejne libra me njera-tjetren dhe jane ato qe dhurojne me teper libra.

Perse keto ndryshime midis grave dhe burrave? A jane keto preferenca te parapercaktuara biologjikisht? Ketu interpretimet nuk mungojne por, ato jane interpretime. Ajo qe ngelet jane diferencat te cila kerkojne studime te metejshme per t'u shpjeguar objektivisht. Nderkohe, ngelet te analizohet se si mund te shfrytezohet ky informacion per te terhequr sa me shume njerez, burra apo gra, drejt librit. Cfare strategjie do te mund te ndjekin shtepite botuese, ministrite e arsimit dhe shkollat per t'i inkurajuar te gjithe brezat te lexojne sa me shume.

(Ky koment eshte bazuar mbi nje artikulli te botuar ne gazeten Tages Anzeiger te 14 shkurtit 2007. Selfmaderadio e ka perkthyer, pershtatur dhe komentuar ate me tej. Selfmaderadio vete lexon me shume kenaqesi dhe obsesion letersi moderne dhe klasike, krimis, libra tematike, libra fantastiko-shkencore dhe libra komike. Me nje fjale, cdo gje qe i bie ne dore. Si rrjedhim, pavaresisht nga gjinia, Selfmaderadio i perket automatikisht nje minoriteti. Fakt qe nuk e dinte deri ne momentin e leximit te artikullit.)