31.3.05

Pergenjeshtrim: Fatos Nano nuk ka vdekur

1 prill, Tirana, - Lajmet nga kryeministria bejne te ditur se Fatos Nano nuk ka vdekur.

"Behet fjale per nje ngaterrim identitetesh", - tha zedhenesi i qeverise, - "Eshte e vertete qe dikush eshte plagosur ne nje makine te tipit qeveritar, por personi ne fjale nuk eshte Fatos Nanoja. Z. kryeminister eshte shendoshe si molla ne Athine, ku pritet te takoje personalitetet e vendit."

I pyetur me e-mail nga korrespodenti i Selfmade Radios, shoqeruesi i z. Nano do te pohonte ate qe paraprakisht na kishin komunikuar nga kryeministria.

"Jo, zoti Nano dhe zonja e tij jane shendoshe e mire. Bile, une deshmoj me garanci te plote se dje, ne momentin kur ndodhi ngjarja tragjike prane stadiumit, zoti Nano nuk ishte me fare ne stadium, por ne nje ballo me maska te organizuar nga grupi Rotarian i Athines. Zoti Nano ishte veshur me kostumin e prijesit te fisit indian Timbuktu, kurse gruaja e tij ishte veshur me kostumin popullor dardhar."

© Selfmade Radio

Joschka Fischer ne Tirane



1 prill, Berlin, - Korrespodenti i Selfmade Radios raporton sot nga kryeqyteti gjerman se ministri i puneve te jashtme Joschka Fischer do marre pjese ne fushaten zgjedhore te Partise Socialiste. "Ne kemi marredhenie shume te mira me Tiranen, - komentoi Herr Fischer, - socialistet tuaj po i marrin seriozisht kushtet e Komunitetit Evropian e po bejne ca pune te mira."

Analistet gjermane spekullojne sot ne media se vajtja e Joschkes ka te beje edhe me skandalin e vizave. "Shqiperia eshte nje nga vendet ku ambasada gjermane ka bere bixhoz sa ka mundur me vizat, - i tha Selfmade Radios analisti i mirenjohur Hans Hülsmeier, - "Duhet permendur ne te njejten kohe, se Shqiperia eshte treguar shume gojembyllur ne kete skandal edhe pse ambasada jone ne Tirane jo vetem qe ka shitur e blere por i ka trajtuar shqiptaret si qytetare te dores se dyte ne territorin e tyre. E paimagjinueshme ne Gjermani. "

Gazeta e mirenjohur "Süddeutsche Zeitung" komenton, - "Kjo mbeshtetje e Joschkes te majteve shqiptare ne zgjedhje, duhet pare si nje lloj falenderimi per heshtjen shqiptare ne skandalin e vizave. Jane gjeste te kesaj natyre qe e kane shnderruar Joschken ne nje figure mitike, qe e bejne Joschken te ndryshem nga politikanet e tjere qe, ne nje rast te ngjashem, do te ta kishin perplasur deren ne fytyre me arrogance. Kurse Joschka jo. Ai te trajton keq por te thote, te pakten, faleminderit per durimin."

Tabloidi "Bild" eshte treguar me agresivi me Zotin Fischer. Nen titullin "Jokeli ka ikur nga fiqiri" Bild shtron pyetjen, - "Si eshte e mundur qe nje i gjelber shkon per te mbeshtetur fushaten e te kuqve shqiptare qe po planifikojne nje dizaster ekologjike te papare ndonjehere mu perpara hundes se Komunitetit Evropian?"

"Die Zeit" e mbyll editorialin e saj te sotem keshtu: "Polikanet shqiptare jane te shquar per korrupsion integral. Shtrohet pyetja: ua mesuam ne, gjermanet, shqiptareve korrupsionin apo ata ne."

Ne kryeqytetin shqiptar media akoma nuk eshte prononcuar per viziten e z. Fischer. Eshte akoma e paqarte nese kjo heshtje mediatike eshte e detyruar apo e rastit. Ajo qe cudit me shume eshte heshtja mediatike e opozites qe nje rast te tille mund ta kishte shfrytezuar pa teklif per te diskretituar lojerat elektorale pozitare. Zera te brendshme nga PD thane, - "PS ka Evropen ne, PD, kemi Ameriken. Nuk ja vlen fare te themi se kush e fiton duelin midis tyre."

© Selfmade Radio

Breaking News: Vdiq Fatos Nano



1 prill 2005, Tirana, - Zera qe nuk duan te konfirmohen i thane sot Selfmade Radios, se kryeministri i Shqiperise, z. Fatos Nano, ka vdekur sot ne oret e para te mengjesit ne Athine. Shkaqet e vdekjes mbahen sekret, por dyshohet se z. Nano eshte bere pre e vandalizmit te tifozave grek, dje pas ndeshjes se kombetareve te Shqiperise dhe Greqise. Zerat anonime thane se tifoza greke kishin hedhur nje shishe me napalm te bere vete drejt makines se z. Nano dhe bashkeshortes se tij. Gjendja e znj. Nano, edhe pse tejet e rende, eshte jashte rrezikut per jeten. Flamuri grek ishte sot ne gjysem shtize. Athina ka deklaruar gjendje zije kombetare per tre ditet e ardhshme. Neser ne oren 12, do te kete nje 5 minutesh heshtje tejembane shtetit helen.

© Selfmade Radio

30.3.05

Nje pyetje qe pret pergjigje....



30 Mars, Tirana - Dje, ne Athine, z. Nano, kryeministri i Shqiperise, komentoi perpara qindra gazetareve te mbledhur ne nje konference shtypi se, ne thelb, i konsideronte te drejta shqetesimet e anetareve te levizjes se gjelbert shqiptare dhe gjithe atyre qe denjojne te kritikojne kompleksinseshpejtipertundertuar TECor ne Vlore. Por, ne praktike, keto kritika qendrojne jashte realitetit.

"Ore, po c'keni qe beni gam-gam," - ja u ktheu ne shqip z. Nano gazetareve shqiptare, - "Cdo vend i botes ka TECe dhe nuk ankohet njeri."

Cdo vend i botes ka TECe, thote z. Nano dhe ne i besojme. Por, pyetja me e rendesishme qe na intereson ne te Selfmade Radios eshte:

Sa dhe cilat vendet me TECe kane per kryeminister nje Fatos Nano?


Ne kete pike, redaksia jone e ndjen te nevojshme ndihmen e gjithe lexuesve te saj. Ju lutemi, pergjigjuni me guxim dhe kreativitet.

juaja me devotshmeri
Selfmade Radio

22.3.05

Qesh, qesh, po kumbullat jane te tharta

22 mars 2005, Tirana, - Lajmi se zgjedhjet e PD do i organizoje nje firme amerikane ka qene sot teme e dites e shtypit shqiptar, politikaneve, burokrateve, shitesave tek tregjet anembane atdheut dhe, mbi te gjitha, e grave shtepiake. Radio Selfmade ju drejtua sot njerezve te thjeshte te rruges, por edhe politikaneve, per te marre nje opinion mbi domethenien e nje akti te tille.

S.B., i papune i lagjes Don Bosko, tha per korrespondentin tone: "Po, k'ta mo, me ne tallen? Pse, mo, ca jena ne, amerikona? Shqiptar jena, o burr' i dheut, shqiptar, e shqiptari merret vesh me shqiptarin e jo me taljonin apo me amerikonin."

L.M, shites biletash tek qendra tha: "Nuk kam nigju gjo. Ene gazetat nuk i kom' lexu. M'fal vllao, njiher' tjeter."

B.C., shtepiake me tre kalamaj, tha: "Sa shum' lek' qi paskan k'to mi shpirto. Ene pa pushtet pale. Por kur'tmorrin pushtetin kto?"

M.P., studente e vitit te katert per veterinari, komentoi: "Nuk di cfare te them. Ishalla ju del per hajri, se me kaq shume leke qe po harxhojne vallahi, gjynaf po nuk fituan."

D.K., deputet, tha: "Nuk i marr vesh fare keta te PD-se une, more ti. Dy here e kane thirre ket' amerikanin e nuk kan' fituar. Shkojne e ftojne edhe nje here te trete e mi japin edhe gjysem milioni euro. Me kaq leke, i kishin blere te gjitha votat more mik."

V.A., zedhenesi i Partise Socialiste, tha: "Berisha eshte budall kalibri. Se, me 500 000 euro ja kishim organizuar ne, te PS, zgjedhjet. Ne kishim futur nje dore paresh ne xhep, kurse ai fitoren."


© Selfmade Radio

17.3.05

Mbyllet konkursi per zenien e 5 vendeve bosh ne varrezat e Kelcyres

Kelcyre, 17 mars, - Sipas korrespondentit te Selfmade Radio, sot paradite, ne ambjentet e shkolles se mesme, eshte mbyllur konkursi per zenien e 5 varreve bosh ne varrezat e Kelcyres. Te pakten 100 subjekte kishin paraqitur dokumentacion te rregullt per kete konkurs. "Ishte nje nga konkurset me te veshtire qe kemi patur ndonjehere", - tha per Radion perfaqesuesi i zyres se permbarimit. "Pervecse numrit te madh te konkurruesve, kemi pasur edhe nderhyrje nga te gjitha anet per te favorizuar kete apo ate subjekt konkurrues, gje qe na e ka bere punen edhe me te veshtire. Kur flas per nderhyrje, ketu futen qe nga funksionare te larte te aparatit shteteror ne Tirane e deri tek polici i zones. Ne u munduam, megjithate, te benim nje pune me objektivitet dhe te mos ndikoheshim nga gjithe kjo trysni. Jemi me se te bindur se fituesit e ketij konkursi, jane fituesa dinjitoze midis konkuruesve dinjitoze" - perfundoi ai.

Pese fituesit e konkursit jane M.N. (77 vjec), K.P. (75 vjec), L.B. (89 vjec), H.H. (76 vjec) dhe S. G. (81 vjec). Kriteret e vendosura per konkurruesit ishin mosha (mbi 65 vjec) dhe llogaria bankare. Shume te deshperuar kane qene humbesit e konkursit qe u jane drejtuar me pas, ne grup, zyrave te bashkise se zones.

"Hall te jetosh e hall te vdesesh", - komentoi per Selfmade Radion nje nga humbesat.

"Cdo njeri ka te drejte per nje varr", - tha zedhenesi i bashkise se rajonit te Kelcyres, - "Por, jetojme ne kohera te reja, ne kohera kur te gjithe duhet te jemi elastike, te levizshem, nomade. Koherat kur kishim lluksin te varroseshim tek pragu i shtepise kane ikur dhe do te kthehen vetem atehere kur z. Nano te na e japi ate 30 milionshin e premtuar per shtesat e varrezave. Deri atehere, i keshillojme te gjithe banoret e Kelcyres te drejtohen per ta zgjidhur problemin e varrimit neper varrezat e zonave fqinje."

© Selfmade Radio

Ministri i arsimit kercenon edhe me 4 vjet te tjera ministerllik!

Tirana, 17 Mars, 2005 - Ne konferencën kombëtare të arsimit të lartë z. Memushi, ministri aktual i arsimit, ka gjetur rastin me te mire per te bere te qarte pozicionin e tij.
"Une jam ne rregull", - komentoi z. Memushi, - "Bolonja Ok, reformat Ok. Universitetet jane te pavarura e po keshtu edhe tekstet mesimore tmerresisht te dobeta qe botojne. Por, me kete une s'kam te bej fare. Rrogen e deshet te larte, te larte ua bera. Se pse ankoheni te gjithe per mua nuk e marr vesh fare, minister arsimi me te suksesshem se une ky vend nuk ka pasur asnjehere. Por, sic e thote edhe populli, qente le te lehin karvani ecen perpara. Ju pelqen apo s'ju pelqen juve, mua ketu me keni edhe 4 vjet te tjera."
Edhe 4 vjet te tjera!? Z. Minister, nje denim te tille nuk e meriton as edhe armiku.

© Selfmade Radio

15.3.05

Dashuri ne kohe te koleres

Harrojeni majmunin Kiko, harrojeni Darvinin! Gjitari qe na qendron me afer dhe qe mund te na ndihmoje per te na shpjeguar se, perse ne Homo sapiensat jemi keta qe jemi eshte ... kavia! Keshtu te pakten duket se kane rene dakort nje grup shkencetaresh nga Atlanta dhe Olsi Kolami i gazetes Shekulli ne Tirane. Shkencetaret ne fjale, kane qene te shqetesuar seriozisht per faktin se shume Homo sapiensa bredhin lule me lule e nuk gjejne qetesi seksuale. Gje qe nuk ndodh, psh, me kaviet. Kaviet jane monogame te perjetshme: Gjejne nje lule dhe i mbajne ere gjithe jetes. "Ne u munduam t'i benim kaviet ne studim poligame, - thane per Selfmade Radion shkencetaret, - Ju treguam te gjitha menyrat dhe metodat qe perdorim ne njerezit per te qene te suksesshem me lule te ndryshme. Por, ajo që u vu re gjatë studimit është fakti se këto specie e kanë shumë të vështirë të përshtaten me këtë lloj jetë. Pra, sipas informacioneve paraprake del se gjithçka që lidhet me besnikërinë është e pashmangshme nga sistemi përkatës gjenetik."

"Cdo gje eshte e percaktuar nga dopamina, nje hormon qe stimulon sjelljen seksuale, e qe tek njerezit eshte i percaktuar qe ne lindje." - do te komentonte dr. Kolami i Tiranes.

Me thene te drejten, ne te Selfmade Radios, teper te adreniluar nga keto perspektiva te reja, ju drejtuam Gugles per te mesuar me shume per hormonin dopamine. Por, ajo qe mesuam ishte qe dopamina nuk eshte fare hormon dhe ca me pak hormon qe stimulon sjelljen seksuale. Dopamina na qenkerka nje neurotransmitor, nje lloj postieri qe con mesazhe nga nje nerv tek tjetri. Te bere corap, ne ju ridrejtuam dr. Kolamit per pak qartesi.

"Shikoni, - tha ai, - une jam i vetedijshem qe shkenca eshte kafshate e veshtire per t'u kaperdire, prandaj po i bie shkurt dhe po e them popullorce qe ta kuptojne te gjithe: këtej e tutje mos mendoni që të fusni në grackë këta tipa, pasi nuk do të nxirrni asgjë në dritë, pasi kjo jetë është e parapërcaktuar qysh në lindje dhe nuk mund të ndryshoni asgjë."

Se per cfare tipa e ka fjalen dr. Kolami, per kaviet basnike apo per bredharakun Don Juan, nuk eshte shume e qarte. Por nje gje eshte shume e qarte o njerez: sqarohuni njehere me veten se ke do te deshironit te kishit perkrah, se besnike-besnike, por kavia prape kavie mbetet!

© Selfmade Radio

11.3.05

Partia socialiste vesh xhakete te re


Elegance socialiste
11 mars, Tirana, - Zedhenesi i Partise Socialiste, ne nje deklarate per shtyp, ka bere te ditur se ne parlamentin e ri shqiptar, qe do te pasoje zgjedhjet e veres, Partia socialiste do te paraqitet me gati 70 xhaketa te reja. "Nuk mund te vazhdojme te perfaqesohemi ne parlament me xhaketa te vjetra", - ishin fjalet e tij.

Ky reagim i Partise socialiste, pason ate te liderit te Partise demokratike, qe vetem jave me pare deklaroi se nuk do te fusi ne parlamentin e ri asnje deputet me dhembe te prishura (shih arkivat e Selfmade Radio). Deklarata e z. Berisha ishte nje reflektim serioz i denoncimeve te bera nga levizja "Mjaft" dhe kryetari i komisionit per figuren morale te deputeteve. Ndersa organizata "Mjaft" denoncoi faktin se rezervat kombetare te mjaltit jane shteruar, kryetari i komisionit per figuren morale te deputetit do te konfirmonte se 100% e deputeteve i kane dhembet e prishura.

I pyetur nga Selfmade Radio per arsyet qe e shtyne PS per nje vendim te tille, zedhenesi i kesaj partie u pergjigj: "Partia socialiste i merr seriozisht zhvillimet politike te brendshme dhe te jashtme. Me kete vendim te saj Partia socialiste deshiron te japi sinjalin qe ajo eshte e gatshme dhe e hapur te flasi per problemet teper te mprehta te rezervave te mjaltit dhe dhembeve te prishura. Ne e vleresojme faktin qe z. Berisha e ve problemin e dhembeve te prishura si prioritet per Partine e tij. Por, per hir te se vertetes duhet thene se, praktikisht, kjo eshte e parealizueshme per dy arsye kryesore. Se pari, z. Berisha eshte kardiolog dhe jo dentist. Se dyti, nuk mund ta trajtosh burrin si nje femije e t'i kerkosh te hape gojen. E po s'e hapi gojen? Ketu notojme ne ujerat gri te te drejtave te njeriut. Ka edhe nje arsye te trete qe e ben kete zgjidhje te parealizueshme, kostoja e larte. Dentisti profesionist qe ben kontrolle te rregullta cdo gjashte muaj, sic e kerkojne rregullat e higjienes gojore, kushton. Per te mos folur per koston e e rregullimit te dhembeve. Ne e shohim zgjidhjen socialiste te problemit si me te pershtatshme. Xhaketat e reja, te qepura posacerisht per ne nga shtepia Versace, jane xhaketa elegante qe nuk lejojne fryrje paszgjedhore te trupit. Por, ajo qe eshte me e rendesishme, xhepat, do jene te nje prerje shume te vogel, shume fine e nuk do te mund te mbajne portofola as te medhenj e as te mbushura plot. Ata parlamentare qe do kene fryrje te xhepave, apo te dhjamit, do te seleksionohen vetevetiu."

Por c'mendon kampi djathtist per kete zgjidhje te te mengjerve? Selfmade radio ju drejtua per nje koment zotit LL.P i cili tha: "Te kuqte hajduta kane qene e hajduta do ngelen. Hengren e pine sa deshen, e treten shtetin dhe e bene pala-pala-dhjami gushe e barku. Tani nuk hane dot me, jo se nuk duan, por se s'kane ku ta cojne e do plasin."
"Kto t'kuqt jon' qafira mor tina, - vazhdoi nje militant i PD-se, - "tashtina qi u fryn paq, nuk i fusin mo lek't n'dhjom e kulet', po n'kart krediti, se aty fut sa t'dush e s'ti sheh njeri."

Selfmade Radio ju drejtua per nje koment edhe z. Veliaj te levizjes "Mjaft", por "Mjafti", sic shkruheshe tek njoftimi te dera, eshte transferuar ne Kanada.

© Selfmade Radio

8.3.05

Gezuar 8 Marsin!

8 mars 2005, Tirana - Cdo 8 mars qe vjen ne Shqiperi ka, pak a shume, te njejten fytyre. Gra, shume gra, pothuajse vetem gra, kudo qe t'i hedhesh syte: ne park, ne rruge, ne bare dhe restorante. Te rregulluara, te qeshura, krah per krah, zhurmemedha. Nuk demonstrojne e nuk ankohen, sic bejne koleget e tyre kudo neper bote, sepse, ne nje menyre ose tjeter, e bejne kete pune cdo dite te jetes se tyre. Ne te kunderten, ne 8 mars, grate shqiptare gjejne nje mundesi, nje te vetme ne vit, per t'u ndare nga monotonia e trishte qe ju ofron realiteti, per t'u rikthyer atje perseri te nesermen. Por edhe te pasnesermen. Po te drejtat e tyre?

Per kete mendojne burrat. Kryetari i Partise Demokratike, z. Berisha, i pershendet grate ne kete 8 Mars me premtimin e kushtezuar se, ne se ato ja japin voten e tyre PDse, kjo parti do ekzekutoje te drejten e tyre per t'u paraqitur ne jeten politiko-shoqerore me te njejten perqindje si edhe burrat. Po ne se ato nuk ja japin voten PDse?

Korrespodenti i Selfmade Radios ju drejtua per nje sqarim, drejtepersedrejti, z. Berisha i cili tha: "Une do te thosha, se une, Partia Demokratike, jam shume i interesuar per ta rikthyer dinjitetin e humbur te femres shqiptare. Ne do i marrim te gjitha masat qe ato te paraqiten denjesisht ne realitetin shqiptar." I pyetur, se perse ne vete PD numri i femrave eshte kaq i ulet, z. Berisha u pergjigj: " Ju nuk duhet te harroni se cdo burre ne Partine Demokratike ka ne krah te tij nje grua. Ketu qendron edhe forca e vertete e PD-se."

Edhe ne kampin socialist tema e gruas duket te jete ne qender te vemendjes. Pa e lene t'i iki 8 marsi nga duart, kryetari i partise socialiste dhe kryeministri i vendit, z. Fatos Nano, dergon me mision te posacem ne Sarande, as me pak dhe as me shume, vete gruan e tij, znj. Xhoana Nano. Zonja Nano i shperblen, paraprakisht, grate e Sarandes, per voten qe keto do te duhet t'ia japin burrit te saj ne zgjedhje, me nje dreke gratis me te gjithe te mirat. "Sot une, neser ti. Kjo eshte e mundur vetem me Partine Socialiste dhe me z. Nano", eshte slogani qe znj. Nano ka pergatitur per kete fushate grarore zgjedhore ne Sarande, thane per Selfmade Radion zera nga brenda shtabit elektoral te PS-se.

Te bere kurioz nga ky interesim i papritur ne ceshtjen e gruas ne, te Selfmade Radios, ju drejtuam, si zakonisht, analistit M.N. i cili komentoi: "Se mos e kane megjithemend. Grate, si puna e grave, ngopen me enderra. E, po nuk i realizuan enderrat s'ka gje, se jane mesuar. Subjekt me ideal per fushate elektorale nuk ka. Hajt, rrofte 8 marsi!"

© Selfmade Radio

7.3.05

Gallatat e shtypit

Shekulli (e diele, 6 mars) shkruan: "Autorët e atentatit të Lamajt e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën e tyre, gjatë gjithë mbrëmjes së diel. Pasi janë siguruar se vetëm njëri prej ashensorëve punonte, në pallatin ku banonte Lamaj, ata kanë vendosur me mjeshtëri lëndën eksplozive, të cilësuar si të rrallë dhe tepër precize."

Shume bukur e ka kapur Shekulli kete punen e precizionit te lendes eksplozuese. Se, ne fakt, jo cdo lende eksplozuese eshte precize, per te mos thene, qe lendet eksplozuese teper prezice jane edhe shume te rralla. Psh, ajo lenda precize qe perdori kapuconi, akoma i paidentifikuar, tek Don Boskoja nuk ishte precize, por hic fare ama. Ne vend qe te vriste VIP-at e Don Boskos vrau vete kapuconin. Ceshtje precizioni! Qari i te mbijetuarve!

© Selfmade Radio

1.3.05

Ah - shnapi - shnapi! Variacione Shqiptare - 2

Une jam Shnapi, opozitari krokodil
vij nga Tropoja, por ne Tirane e kam shpin'
ne fillim isha doktor, gati-gati servil
por me shni shna shnape dola jashte i lire

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, opozitari krokodil
kam dhembe te mprehta dhe i kam te mire
shnap cdo gje qe s'me vjen per shtat
sepse keshtu bie me ne fund rehat

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, opozitari krokodil
Shnapen eshte loja ime me e mire
ju dal te gjitheve ne terr ose nga pas
dhe ju tregoj se cdo te thote te shnap

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, opozitari krokodil
nuk lodhem kurre se shnapuri perdit
kjo eshte bacja ime, une jam zoti i saj
bej si te them une, perndryshe une te shnap

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (olele)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (olele)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

© Selfmade Radio

Ah - shnapi - shnapi! Variacione Shqiptare - 1

Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
punoj ne Tirane, aty e kam dhe shpine
ne fillim isha vasal, gati-gati i ngrire
por me shni shna shnape dola jashte i lire

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
kam dhembe te mprehta dhe i kam te mire
shnap cdo gje qe me pelqen ta shnap
sepse shnapen eshte shume gallate

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
Shnapen eshte loja ime me e mire
ju dal te gjitheve perpara me nje hap
dhe vendos se ku dhe kur te shnap

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap

Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
nuk lodhem kurre se shnapuri perdit
kjo kohe qe jetoj aspak nuk te fal
po nuk e shnapa une, e shnapin ata

Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (hmmmm)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi

Shnapi, shnapi, shnap (hmmmm)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap


© Selfmade Radio