3.7.07

Swiss Embassy in Tirana - Aventurat e 1998

Ne 1998, ftova mamane per here te pare ne Zvicer. Isha studente atehere dhe jetoja ne nje apartament me tre shoqe te miat, 2 zvicerane dhe nje gjermane. Shqiperine ne Zvicer e njohin shume pak. Atekohe edhe me pak. Procedura e vizes atehere ishte e tille qe fillimisht une duhet te shkruaja nje leter ftese dhe ta dorezoja ne policine e te huajve te kantonit te Zürich-ut. Pas nje jave vjen aprovimi zyrtar nga polizia ku shkruhej: "Zonja X.Y mund te paraqitet ne ambasaden Zvicerane ne Beograd per te marre vizen"

Beograd?

Vrapoj menjehere tek telefoni dhe kerkoj policin qe kishte dosjen e mamase. I them: A ka ndonje arsye madhore perse mamaja ime ne vend qe te shkoje ne ambasaden zvicerane ne Tirane, duhet te kerkoje vize ne ambasaden zvicerane ne Serbi?
Tirana? Serbi? - u hutua polici.
Me falni - i them - por une jam shqiptare e Shqiperise. Mamaja ime, dhe po keshtu babai, eshte shqiptare e Republikes se Shqiperise. Jeton ne Tirane, ne kryeqytetin e Shqiperise, ku ka nje ambasade zvicerane funksionale. Perse i kerkohet te shkoje ne Serbi, shtet tjeter?
A, me te vertete. Eshte keshtu si thoni ju. Me paska shpetuar. Nuk e dija qe kishte edhe prej Shqiperie ne Zürich. Te gjithe shqiptaret qe une kam ne dosje jane nga Kosova. Nejse, Frau SR. Pak rendesi ka, - thote polici. - Me ate leter nena juaj hyn ne cdo ambasade Zvicerane.
E sigurt? - pyes une skeptike.
Jaaa, jaa. - Ja kthen me ze babaxhani polici.

Fus letren ne nje zarf dhe e nis urgjentisht per ne Shqiperi. Mamaja merr letren dhe capcup per ne Ambasade. Aty gjithmone i njejti njeri. Viza. Ja merr letren, e lexon dhe i thote me zerin e tij te thate: Me falni zonje por me kete leter ju duhet te paraqiteni ne ambasaden zvicerane ne Beograd. Nuk te ndihmoj dot.

Une shkoj perseri ne polici dhe ju kerkoj te me japin nje leter tjeter, te korrigjuar.
Pune qe s'behet, - ma kthen policja e sherbimit. - Pastaj, c'eshte ky muhabet me letra. Cdo njeri ka te drejten te hyje ne nje ambasade zvicerane dhe te kerkoje nje formular vize. Kjo eshte nje e drejte njerezore.
Une e nevrikosur ne kulm, ja ngul syte dhe i pergjigjem gjithe sarkazem:
Me falni, por ne nuk po flasim per njerezit dhe te drejtat e tyre. Ne po flasim per shqiptaret. Njerezit jane te lire te shkojne ku te duan. Shqiptaret jo. Ata kane nevoje per nje vize. Prandaj jam edhe une ketu.
Me fal, thote ajo- por nuk te ndihmoj dot.
Shkon mamaja perseri ne ambasade me letren dhe argumentin e polices se Kantonit. Viza nuk i dredh qerpiket fare: nuk te ndihmoj dot.

E shkreta mama. Nje top futbolli midis policise kantonale dhe ambasades. Qark i mbyllur. Si perfundim, ne kushtet e pafuqise totale, marr ambasaden ne telefon. Ishte viza, si gjithmone me zerin e tij te thate. I bej nje fjalim te gjate filozofiko-etiko-human rightist me nota te qarta dufi. Per cudine time, viza me thote shkurt: I thuaj mamase te vij neser. pip-pip.