28.2.07

Jeta vazhdon (2)

Dikur, kur isha e vogel, deshiroja te behesha shkencetare qe te zbuloja ilacin qe do sheronte kancerin. Gjysmen e kesaj deshire e kam plotesuar. Por gjysmen tjeter, ate te sherimit te kancerit, e kam zevendesuar me nje semundje tjeter, nje semundje te rralle dhe te re, te diagnostikuar vetem keta 15 vjetet e fundit. Per njerezit qe punojne ne profesionin tim jeta eshte pak me e koklavitur se e te tjereve, sepse ne jeten e njohim nga brenda, nga molekulat e saj. Informacioni qe zoterojme, dhe qe shtohet me nje shpejtesi marramendese cdo sekonde, eshte shume i madh dhe shume i hollesishem, iluzionet te pakta, te holla dhe tranzitore. Per njerezit e profesionit tim, mrekullite e mjekesise jane relative kurse risku gjithmone atje, i madh, me fytyra te ndryshme.

Ne fund te tremujorit te pare te shtatezanise te jepet mundesia te besh nje kontroll gjenetik per te pare riskun e sindromit down tek femija i ardhshem. Por ky test lejon edhe ndjekjen e shume semundjeve te tjera te trasheguara. E, megjithate, ky test nuk te tregon per rrezikun e 99% te semundjeve gjenetike qe femija yt mund te trashegoje. Psh, semundja qe une studioj nuk mund te kapet me kete analize gjenetike. E, ne rast se femija e ka kete difekt, ai ne se e mbijeton shtatezanine, eshte teresisht handikapat, me njemije e njeqind difekte. Kur mjekja ime, ne shtatezanine time te pare, me pyeti ne se deshiroja te beja testin ndjeva dilemen midis njeriut te dobet dhe profesionistit gjakftohte. Profesionisti me thoshte se ky test, edhe po doli negativ, nuk me clironte 100% nga ankthi. Njeriu emocional kerkonte te ishte i sigurt se ky femije nuk do te ishte handikapat. Degjova zerin e tim shoqi qe me drejtonte pyetjen: "Ne se testi del pozitiv, cfare do te besh? Je ne gjendje te perballosh emocionalisht abortin?" Me doli perpara syve zemra e vogel qe rrihte dhe qe me kishte marre peng cdo lloj arsyeje dhe ju pergjigja, "Jo, nuk e perballoj dot. Kam frike se ajo rrahje zemre do me ndjeke mbrapa gjithe jeten."

Patrizia dhe Dani vendosen ta benin kete test dhe u lumturuan shume kur ai doli negativ. Ndoshta kjo ishte nje arsye me shume perse bota e tyre e thermua kur pas dy muajsh mesuan per difektin e rralle te femijes se tyre. Patrizia filloi te pyeste veten se perse, perse kjo gje i ndodhte asaj. Cfare kishte bere per te merituar nje tragjedi te tille. Me pyeti ne se une e kisha bere testin. I shpjegova dilemen e heres se pare dhe vendimin tim per te mos bere asnje lloj testi e per t'i lene gjerat te ecin ne rrjedhen e tyre. I shpjegova barren e rende te profesionit dhe vendimin tim per ta ndare ate nga jeta ime private. Perndryshe, i thashe, une nuk do mund te jetoja asnje dite te jetes sime pa ankthin e semundjeve dhe te vdekjes.

Por ajo qe une nuk i thashe ishte se frika ishte brenda meje, me e madhe se kurre. Kete here nuk kisha arritu ta kycja friken ne skuten me te larget te trurit tim. Ashtu sic kisha bere heren e pare. Por atehere, kater vjet me pare gjerat ishin ndryshe. Se pari, ishte efekti surprize: ngrihesh nje dite te bukur me diell, ben planin e dites per nje cift te rinjsh profesionistesh qe jetojne ku rafsha mos u vrafsha, dhe diku ne mes meson se jeta jote te ka dale per duarsh. Qe tani eshte jeta jote qe te ben agenden dhe jo e kunderta. Cuditerisht, edhe pse jo infektive, shtatezania qelloi te infektonte nje sere mikeshash te miat. Deri ne ate kohe kishim jetuar te gjitha ne nje bote pa femije, dhe papritur ishim te gjitha duke ju afruar asaj botes tjeter te larget dhe te panjohur, per te cilen flitej shume por nuk e ndjenim se na perkiste edhe neve. Siegrun, shoqja ime e ngushte, ishte e para ne radhe. Une e dyta.

Njeriu zhvillon shume mekanizma per te mbrojtur veten nga emocionet e keqija. Dhe une mbrojtjen time e kisha projektuar tek Siegrun. Mark Twain ka shkruar nje tregim qe une edhe pas kaq vitesh nuk e harroj dot. Eshte historia e nje vajze te semure qe beson se kur te bjeri gjethja e fundit e pemes perballe dritares se saj ajo do te vdesi. Komshiu i saj vizaton nje gjethe dhe e ngjit ne peme. Te gjitha gjethet bien por kjo gjethe jo. Vajza cohet cdo mengjes me friken se nuk do ta shohi me gjethen dhe se kjo dite eshte dita e saj e fundit. Por gjethja eshte gjithmone atje. Prania e saj i jep vajzes kurajon per te jetuar dhe ajo arrin te mbijetoje. Gjethja ime ishte bebja e Siegrunit. Ne se bebja e saj do ishte mire, edhe imja do ishte mire. Eshte fare jo llogjike kjo lloj te menduari, por edhe une nuk i shpetoj kontradiktes se njeriut per te qene irracional dhe racional ne te njejten kohe. Sidomos kur ankthet jane te medhaja. Dhe bebja-Carlo ishte mire dhe shume e mire. Momenti i te mbajturit ne krahe nje moment clirimi.