Luksi ka shume fytyra. Psh, ai mund te paraqitet si nje "understatement", si ne rastin e apartamenteve ekskluzive te ndertuara afer Zurichut nga firma zvicerane e arkitektures Sara Spiro. Por, ai mund te kete edhe fytyren e futuristes, si ne rastin e shtepive ekskluzive te dezinjuara nga e famshmja Zaha Hadid, qe mund te kene fatin e te ndertohen perballe apartamenteve luksoze te Sara Spiros. Por, mund te kete edhe fytyren mondane te Grand Hotel Dolder, ne Zurich, te saporindertuar nga nje tjeter yll i arkitektures boterore, Norman Foster. Ajo qe i bashkon keto tre projekte nuk eshte vetem fama e projektuesve te tyre, por edhe fakti qe luksi sot perfaqesohet nga format perfekte dhe materialet e rralla te dezajnit modern.
Schooren
Keshtu quhet ndertesa brenda se ciles ndodhen apartamentet me te shtrenjta te Zvicres. Ndertesa eshte ndertuar mu ne buze te liqenit te Zurich-ut, ne anen e tij qe ne gjuhen lokale quhet "Bregu i teshtimave". E pare nga jashte, te behet e veshtire te besosh se ketu jane akomoduar disa nga njerezit me te pasur te Evropes. Godina rrezaton modesti suverene. Ndoshta, vetem perlarja e saj me partikula ari, qe luajne me driten e diellit, tradheton dicka nga ekskluziviteti. Ne te vertete, nuk eshte nje godine, por jane dy godina. Ato lidhen me nje tunel te nendheshem direkt me portin privat dhe kane te perbashket nje qender private spa.
Koncepti i understatementit, eshte ne perputhje me mentalitetin e banoreve te ketyre apartamenteve. Edhe pse nder me te pasurit, ata preferojne anonimitetin dhe indiferencen e publikut. Askush prej tyre nuk ja hap dyert e apartamentit te tij revistave te stilit e modes, dhe askush prej tyre nuk deshiron qe interiori i apartamenteve te tyre te fotografohet e behet publik. Ekskluzivja eshte ketu ekskluzive.
Marmorera dhe Montanara - Hadid dhe Jolie-Pitt
Zaha Hadid ka projektuar nje vile luksoze e perbere nga dy shtepi te quajtura njera «Marmorera» dhe tjetra «Montanara». Vila do te ndertohet ekzaktesisht perballe "Schooren", por ne anen tjeter te liqenit, ne bregun qe ne gjuhen lokale quhet "Bregu i arte", ne qytezen e quajtur Küstnacht. Küstnacht eshte nje nga qytezat me te pasura te Kantonit te Zürich-ut; nje ishull njerezish te pasur dhe te famshem. Psh, Tina Turner banon aty. Banoret e shtrenjte sjellin taksa te ulta, taksat e ulta sjellin me shume banore te shtrenjte. Ky eshte parimi qe funksionon ne Küstnacht, ne kete qyteze shume te heshtur, ku shtepite luksoze mbrohen nga aparatet e sigurise se larte. Eshte e kote te them, qe cmimi i metrit katror ne kete qyteze eshte ne majat e Olimpit, nje parameter qe mban shume njerez jashte territorit te Küstnacht.
Zaha Hadid eshte kerkuar te projektoje aty nje vile te jashtezakonshme, nje vile qe ndodhet vetem ne Küstnacht; pak rendesi ka se sa kushton. Dhe Hadid ka projektuar nje ndertese-vile futuristike, nje nga ato objekte qe nuk mund te besh sikur nuk e ke pare, sepse eshte nje objekt qe bertet me ze te larte. Nje ndertese e rralle per nga koncepti, dhe e rralle per nga kostoja; mendohet te jete vila me e shtrenjte e planetit.
Nje projekt i tille seleksionion banore qe kane edhe nje mentalitet te tille; banore qe nuk i fshihen botes. Qe e tregojne ate qe kane. Qe hyjne ne histori; histori statusi. Eshte nje liste e gjate e njerezish qe duan te behen banore te kesaj vileje. Por, nese zyra kompetente ja jep lejen e ndertimit, ekziston nje mundesi e madhe qe ketu, tek Marmorea ose Montanara, te hyje as me pak dhe as me shume por nje cift po aq prominent sa edhe vila; Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe femijet e tyre te shumte. Thone qe Pitt, nje arkitekturdashes dhe mik i Zaha Hadid, eshte duke studiuar planet e viles. Te gjithe presim.
Grand Hotel Dolder
Ky eshte nje nga hotelet me te famshem ne Zürich, por ndoshta edhe me tej Zurichut. Ketu vijne te gjithe te famshit, te bukurit, te pasurit, dhe te gjithe ata qe deshirojne te behen te tille; lokale dhe nderkombetare. I vendosur ne nje koder modeste mbi Zurich (te cilen ne gjuhen lokale e quajne mali i Zurich-ut) ku gjenden te pasurit e qytetit, por siper tyre; hoteli ka perparesine e te qenurit pak i terhequr nga jeta dhe te shijoje qetesine dhe ajrin e paster te pyllit afer. Eshte hotel i vjeter Dolder dhe, si shumica e gjithe hoteleve te kesaj kategorie, i projektuar mbi nje dezaijn konservativ, te rende, me dy kembe ne toke; ashtu si vlerat e vjetra. Vetem se koherat kane ndryshuar dhe Hotel Dolder ndjeu nevojen e pershtatjes me mentalitetin e modernes. Per procesin delikat dhe te shtrenjte te lifting zgjodhi, as me pak dhe as me shume, por doravete yllin e arkitektures Norman Foster. Para ca ditesh hoteli hapi dyert per vizitoret e pare. Rezultati: luks, dezainj dhe shume ngrohtesi. Miresevini ne Dolder!
23.4.08
Fytyrat e luksit
Labels: Art dhe Arkitekture