Euro 2008 dhe Sigla zyrtare
UEFA ka zgjedhur siglen zyrtare per kampionatin evropian te futbollit 2008. Kjo do jete sigla qe do shfaqet sa here te kete nderprerje reklamash, nderprerje ndeshjesh, programe permbledhese te ndeshjeve te dites. Asgje qe bie ne sy.
Austria dhe Zvicra zgjedhin hymnet e tyre lokale
Si Zvicra, ashtu edhe Austria, si organizatore te kampionatit jane ndjere te pergjegjshme te mos perfaqesohen nga Shaggy ne kete kampionat; jo ne shtepite e tyre. Ne shtepine e tyre kenget-hymnet i kendojne te zotet e shtepise. Keshtu, per Zvicren hymni i titulluar "Bring en hei" ("Silleni ne shtepi", ose ndryshe "Na sillni kupen") do te kendohet nga Sebastian-Baschi. Per "Fieber"-"Ethet" austriake do te kendoje Christina Sturmer. Zvicra perfaqesohet keshtu nga nje djale i ri, Austria nga nje vajze e re. Te dy vendet, ne simfoni me njera-tjetren, kane zgjedhur te perfaqesohen nga te vetmit perfaqesues lokale te suksesshem te edicioneve lokale "Music Star".
Sebastiani, qe shkurt i therrasim te gjithe Baschi (shqiptohet Bashi), eshte finalist (por jo fitues) i njerit nga Music Star te paradisaviteve. Ze i fuqishem, karakter perfaqesues, trup sportiv, fytyre simpatike, dy kembe ne toke. E eliminuan femrat spektatore nga edicioni se beri gabimin te dashurohej me kolegen e tij konkurruese, Kati. Nderkohe, Baschi eshte akoma me Katin dhe eshte shnderruar ne heroin e ri te brezit te ri. Ky eshte nje brez i ri i rritur ne konfrontim me ballkanasin maco, nje brez qe avash-avash po meson edhe te ktheje pergjigje, edhe te te shohe ne sy dhe qe voton konservatorisht. Ky eshte nje brez qe si vlera-shtylla ka familjen, atdheun dhe ekipin e futbollit. Dhe, si pjese e ketij brezi, Baschi thote fjale te thjeshta por te qarta ne kengen e tij: "ma permbushni enderren dhe ma sillni kupen e enderruar, ekipi im eshte i magjishem, ai duhet te fitoje, vetem nje arbiter qorr mund te na i shkaterroje lojen, por kujdes arbiter, une e di ku e ke parkuar makinen, GOL!"
Perfaqesuesja austriake eshte edhe ajo nje perfaqesuese e brezit te ri austriak. Ne ndryshim nga Baschi yne paksa me mentalitet fshatar, ajo pozon femren e forte qe di se cfare do dhe si ta arrije ate qe do, pa humbur dashurine e shoqerise. Christina eshte shume integruese. Ka nje instikt me te rrumbullakosur, me pak egoist. Fitorja nuk eshte ne qender te interesit te saj; festa, ethet e ndara se bashku; kjo eshte ajo qe e preokupon ate. Prandaj, ajo i fton te gjithe ne kengen e saj te vijne ne feste, ta kalojne naten bashke (do jete nje nate e gjate), t'i ndajne ethet bashke, te cirren bashke. Bashke.
Te dyja strategjite funksionojne. Zviceranet e duan Baschin dhe kendojne me te, austriaket me Christinen. Ka per te gjithe. Ne se nuk ju pelqen as Shaggy, as Baschi dhe as Christina, atehere provojeni njehere edhe me Dj Bobo, qe si patriot i mire nuk mund ta linte Zvicren ne balte pa kontributin e tij alabobo "Oleole". Vetem se, ne ndryshim nga keta lokalistet e rinj konservative, Dj Bobo eshte internacionalist; jo vetem frymezohet nga hispanikja oleole, por e kendon kengen ne anglisht.
Nr. 1
Nr. 2
Christina Sturmer
Nr.3
Shpjegime ndoshta jo te rendesishme te tipit PS:
1. Zvicra akoma nuk e ka bere zyrtare klipin e Baschit. Ka zera qe qartesia e fjaleve te kenges ka qene shume me e qarte nga c'duhet. Sidomos kercenimi i hapur i arbitrit me asgjesim makine ka hapur ne tavoline temen e huliganizmit. Zerat nga brenda thone qe teksti po i nenshtrohet procesit te pastrimit nga nuancat e dhunes.
2. Sipas vizitoreve shembullore te SR, Gjermania duket se i ka te gjitha kartat e tifozave ne dore per te fituar 8cet. Pa asnje surprize, ne vendin e dyte listohet Italia. Cudia eshte ne vendin e trete, ate e ze Kroacia. Kurse Franca historike ua zbut zemrat lexuesve te Selfmaderadios vetem per vendin e katert.
3. Cila kenge ju pelqeu?
29.4.08
Euro 2008: Buletini i lajmeve Nr. 2
Labels: Euro 2008
23.4.08
Fytyrat e luksit
Luksi ka shume fytyra. Psh, ai mund te paraqitet si nje "understatement", si ne rastin e apartamenteve ekskluzive te ndertuara afer Zurichut nga firma zvicerane e arkitektures Sara Spiro. Por, ai mund te kete edhe fytyren e futuristes, si ne rastin e shtepive ekskluzive te dezinjuara nga e famshmja Zaha Hadid, qe mund te kene fatin e te ndertohen perballe apartamenteve luksoze te Sara Spiros. Por, mund te kete edhe fytyren mondane te Grand Hotel Dolder, ne Zurich, te saporindertuar nga nje tjeter yll i arkitektures boterore, Norman Foster. Ajo qe i bashkon keto tre projekte nuk eshte vetem fama e projektuesve te tyre, por edhe fakti qe luksi sot perfaqesohet nga format perfekte dhe materialet e rralla te dezajnit modern.
Schooren
Keshtu quhet ndertesa brenda se ciles ndodhen apartamentet me te shtrenjta te Zvicres. Ndertesa eshte ndertuar mu ne buze te liqenit te Zurich-ut, ne anen e tij qe ne gjuhen lokale quhet "Bregu i teshtimave". E pare nga jashte, te behet e veshtire te besosh se ketu jane akomoduar disa nga njerezit me te pasur te Evropes. Godina rrezaton modesti suverene. Ndoshta, vetem perlarja e saj me partikula ari, qe luajne me driten e diellit, tradheton dicka nga ekskluziviteti. Ne te vertete, nuk eshte nje godine, por jane dy godina. Ato lidhen me nje tunel te nendheshem direkt me portin privat dhe kane te perbashket nje qender private spa.
Koncepti i understatementit, eshte ne perputhje me mentalitetin e banoreve te ketyre apartamenteve. Edhe pse nder me te pasurit, ata preferojne anonimitetin dhe indiferencen e publikut. Askush prej tyre nuk ja hap dyert e apartamentit te tij revistave te stilit e modes, dhe askush prej tyre nuk deshiron qe interiori i apartamenteve te tyre te fotografohet e behet publik. Ekskluzivja eshte ketu ekskluzive.
Marmorera dhe Montanara - Hadid dhe Jolie-Pitt
Zaha Hadid ka projektuar nje vile luksoze e perbere nga dy shtepi te quajtura njera «Marmorera» dhe tjetra «Montanara». Vila do te ndertohet ekzaktesisht perballe "Schooren", por ne anen tjeter te liqenit, ne bregun qe ne gjuhen lokale quhet "Bregu i arte", ne qytezen e quajtur Küstnacht. Küstnacht eshte nje nga qytezat me te pasura te Kantonit te Zürich-ut; nje ishull njerezish te pasur dhe te famshem. Psh, Tina Turner banon aty. Banoret e shtrenjte sjellin taksa te ulta, taksat e ulta sjellin me shume banore te shtrenjte. Ky eshte parimi qe funksionon ne Küstnacht, ne kete qyteze shume te heshtur, ku shtepite luksoze mbrohen nga aparatet e sigurise se larte. Eshte e kote te them, qe cmimi i metrit katror ne kete qyteze eshte ne majat e Olimpit, nje parameter qe mban shume njerez jashte territorit te Küstnacht.
Zaha Hadid eshte kerkuar te projektoje aty nje vile te jashtezakonshme, nje vile qe ndodhet vetem ne Küstnacht; pak rendesi ka se sa kushton. Dhe Hadid ka projektuar nje ndertese-vile futuristike, nje nga ato objekte qe nuk mund te besh sikur nuk e ke pare, sepse eshte nje objekt qe bertet me ze te larte. Nje ndertese e rralle per nga koncepti, dhe e rralle per nga kostoja; mendohet te jete vila me e shtrenjte e planetit.
Nje projekt i tille seleksionion banore qe kane edhe nje mentalitet te tille; banore qe nuk i fshihen botes. Qe e tregojne ate qe kane. Qe hyjne ne histori; histori statusi. Eshte nje liste e gjate e njerezish qe duan te behen banore te kesaj vileje. Por, nese zyra kompetente ja jep lejen e ndertimit, ekziston nje mundesi e madhe qe ketu, tek Marmorea ose Montanara, te hyje as me pak dhe as me shume por nje cift po aq prominent sa edhe vila; Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe femijet e tyre te shumte. Thone qe Pitt, nje arkitekturdashes dhe mik i Zaha Hadid, eshte duke studiuar planet e viles. Te gjithe presim.
Grand Hotel Dolder
Ky eshte nje nga hotelet me te famshem ne Zürich, por ndoshta edhe me tej Zurichut. Ketu vijne te gjithe te famshit, te bukurit, te pasurit, dhe te gjithe ata qe deshirojne te behen te tille; lokale dhe nderkombetare. I vendosur ne nje koder modeste mbi Zurich (te cilen ne gjuhen lokale e quajne mali i Zurich-ut) ku gjenden te pasurit e qytetit, por siper tyre; hoteli ka perparesine e te qenurit pak i terhequr nga jeta dhe te shijoje qetesine dhe ajrin e paster te pyllit afer. Eshte hotel i vjeter Dolder dhe, si shumica e gjithe hoteleve te kesaj kategorie, i projektuar mbi nje dezaijn konservativ, te rende, me dy kembe ne toke; ashtu si vlerat e vjetra. Vetem se koherat kane ndryshuar dhe Hotel Dolder ndjeu nevojen e pershtatjes me mentalitetin e modernes. Per procesin delikat dhe te shtrenjte te lifting zgjodhi, as me pak dhe as me shume, por doravete yllin e arkitektures Norman Foster. Para ca ditesh hoteli hapi dyert per vizitoret e pare. Rezultati: luks, dezainj dhe shume ngrohtesi. Miresevini ne Dolder!
Labels: Art dhe Arkitekture
22.4.08
A ka shpresa?
“Diten e eksplozionit (Gerdec, shenim i SR) u ndodha vetem disa kilometra larg nga vendi i tragjedise. Dy dite me pas duhesha te shkoja atje. Une pashe se si ju shperndaheshin ndihmat banoreve, ne nje menyre dhe art tipik burokracie pa ndjenja. Njerezit ishin te deshperuar dhe politikanet prezente tregonin se sa pak e kishin situaten nen kontroll.
Kur, me pas, pyeta ne nivele me te larta politike ne se ka ndonje menyre me te cilen mund te ndihmohej, m’u tha qe situata eshte duke u perdorur per politike. Njerezit m’u luten qe te mos ndermerrja ne asnje menyre ndonje aksion, sepse te “majtet” kete tragjedi mund ta perdornin per qellimet e tyre. Me nje fjale, per te mos u kryqezuar ne lufte politike, u preferua qe njerezit me mire te mos ndihmoheshin.
Duke qene se une e njoh eliten udheheqese te ketij vendi prej vitesh, shoh shume pak shanse. Mekanizmat kontrolluese evropiane kane deshtuar edhe nje here me shume. Ketu eshte presioni nga Brukseli dhe Berlini i nevojshem. Me darka te shijshme biznenesesh ne Hotel Rogner dhe Sheraton, nuk zgjidhen problemet e verteta."
Ky eshte komenti i lene nga anonimi (austriak) vezhgues ne nje gazete online austriake.
12.4.08
Erdhi Princi
Princi i vogel. Erdhi. Nje liber i vogel, mbeshtjellur me nje kapak te trashe, ne xhepat e brendshem te tij, dy CD. Libri eshte tejet estetik, dhe terheq menjehere si te madhin ashtu edhe te voglin.
Shtepia botuese Rrota ka arritur te marri te drejten e botimit nga Shtepia botuese franceze Gallimard, dhe me kete te drejte ajo ka marre edhe te drejten e perdorimit te akuareleve origjinale te Antoine de Saint-Exupéry. Akuarelet te shtypura me nje cilesi te larte, ashtu si edhe vete libri, jane nje vlere shtese, sepse ne kontekstin ku jane perdorur per te ilustruar, jane ngacmuese te sigurta te fantazise se femijeve.
Perkthimi nga frengjishtja eshte bere nga Gjyltekin Shehu, nje perkthim i bere ne vitin 1965. Per mua si folese dhe praktikuese e shqipes standarte, perkthimi eshte nje surprize jo e vogel. Perkthyesi eshte bazuar ne kete perkthim jo ne shqipen standarte, por ne gegenishte. Eshte nje gegenishte, megjithate, qe lexuesin jogeg nuk e shqeteson fare: nuk ka fjale qe nje perdorues i shqipes standarte nuk e kupton dhe, bile, te jep nje lloj ndjesie familjariteti; nuk te duket e panjohur. Ndoshta kjo eshte pasoje e perkthimit shume te mire, te ngrohte, te rrjedhshem qe deperton menjehere tek lexuesi dhe shume natyrshem behet i tij.
Te njejtin efekt te jep edhe degjimi i CD-ve qe shoqerojne librin. Interpretuesit Genc Salihu, Rina Meta dhe Ernesta Zhubi kane ze te ngrohte, te bukur, flasin qarte dhe arrijne ta bejne historine terheqese edhe per veshin. Muzika, nje element i rendesishem i CDve, eshte e bukur, interpretuar mire dhe plotesuese.
Fabula e librit eshte e tille qe terheq mosha te ndryshme lexuesish. Une do ta rekomandoja prej moshes 4 vjec e lart. 4 vjecaret nuk mund te lexojne librin vete, dhe thjesht nje lexim libri nga nje i rritur eshte monoton dhe jo metode e pershtatshme per ta terhequr kete moshe tek libri. Menyra me e mire do te ishte qe i rrituri ta lexonte paraprakisht librin dhe pastaj te mundohej t'ja tregonte me kapituj femijes, duke shfrytezuar figurat-akuarel qe shoqerojne ate. Per femijet rreth moshes 6 vjecare, qe jane ne gjendje te ndjekin rrefimin nepermjet leximit por qe akoma nuk dine te lexojne rrjedhshem, libri mund te lexohet nga te rriturit. Per femijet qe jane ne gjendje te lexojne vete librin, ai ka avantazhin qe eshte shkruajtur me germa te nje madhesie qe nuk e lodhin syrin e femijes. Per cdo moshe, CDte jane gjithmone nje alternative tjeter.
Princi i vogel, ne formen audio-liber, eshte nje perpjekje teper impresionuese dhe e respektueshme. Nje perpjekje qe vendos nje standard te admirueshem cilesor. Nje perpjekje qe pasuron biblioteken personale me nje liber qe e meriton t'i trashegohet brezit tjeter.
Princi i vogel
Antoine de Saint-Exupéry
Shtepia Botuese Rrota
ISBN 978-9951-509-01-5
Cmimi 10 Euro
Labels: Bota e librave
9.4.08
Labirinth (3)
34. Une jam nje mozaik
Po! Une jam nje mozaik. Si ai ne ballin e Muzeut Historik ne qender te Tiranes, por vetem se jo me kaq shume personazhe. Mozaiku im ka vetem dy personazhe, qe keshtu nga jashte te gjithe njerezve ju duken njesoj, dhe edhe i quajne njesoj, bile i shkruajne po njesoj: Kromozomi X dhe Kromozomi X. Por, me besoni, ketu mbaron edhe ngjashmeria e ketyre kromozomeve, me nje fjale dukja, dhe fillon historia.
Historia fillon me nje fakt qe ju te gjithe e dinit: une jam femer. Si te gjithe femrat pa komplikacione gjenetike, edhe une kam dy kromozome X; njerin nga mamaja dhe tjetrin nga babai. Kromozomi X i babait, eshte i nenes se tij; gje qe implikon se mamaja ime dhe vjehrra e saj, edhe pse ne fakt nuk e kane pare e njohur kurre njera-tjetren, jane paketuar te dyja prane dhe pandashem brenda meje per aq kohe sa une jetoj mbi kete planet. E pare keshtu nga perspektiva e kromozomit X, kjo e imja (por edhe e cdo femre tjetre) eshte histori femrash, dhe pikerisht e femrave qe ne gojedhenat popullore qe trashegohen si gjenet, me shume urrehen mesvetesh dhe ushqejne me kete urrejtje mitin e shtrigave: nuses dhe vjehrres. Ndoshta do ishte interesante te eksplorohej nese kjo kontradikte u krijua nga natyra apo njeriu; por ajo qe eshte interesante per labirinthin tim eshte menyra se si natyra e zgjidh kete kontradikte brenda meje; se si natyra ua lidh kembet, duart dhe gojen ketyre grave per te mos me kthyer ne sheshin e tyre te luftes, e mundesuar keshtu ekzistencen time.
Ne momentin qe X i gjyshes sime (vjerres se mamase) u ngjiz me X e mamase, me nje fjale ne ate momentin qe u ngjiza une; ajo une e imja primordiale mesoi se qenkersh nje femer dhe shtypi butonin e planit F(emer). Ne kete planin F instruksionet jane ndertuar te tilla qe njerin nga keto X ta caktivizojne; thene thjesht - ta vene ne gjume, per te shmangur vdekjen. Keshtu qe, ato qelizat e para mama qe do te krijojne me tej qeliza identike - klone - bija qe rrine prane njera tjetres duke krijuar familje te medha, familje qe do ndertojne me pas indet e specializuara, qe do ndertojne nga ana e tyre organet, e qe te gjitha se bashku ne fund fare do japin njeriun bebe, e pra, ato qelizat e para kane vetem njerin kromozom X. Ky eshte ne fakt nje akt vetesakrifikimi (ne fakt i detyruar) qellimi i vetem i te cilit eshte qe si femra ashtu edhe mashkulli te kene te njejtin numer gjenesh. Sepse nuk i kane. Nje mashkull ka vetem nje X dhe ne vend te X tjeter ka nje Ypsilon. Dhe Y ka rreth 78 gjene perkundrejt nje X qe ka rreth 1098. Me nje fjale, nje mashkull, d.m.th. im bir dhe Mr.T., kane te shprehura nepermjet planit M(ashkull), qe instruksionet i merr nga ngjizja e X te mamase me Y e babait, 1098 gjene te mamase dhe 78 gjene te babait; pra, 1176 gjene secili.
1176 eshte me e madhe se 1098. Domosdoshmerisht. Por, dukja eshte (gati)gjithmone genjeshtare. Per hir te se vertetes duhet thene qe natyra teksa i kerkoi femres te vetesakrifikohej me 1098 gjene, mbylli nje sy dhe ate kromozomin e dyte qe vetesakrifikoi nuk e vrau, por vetem sa e vuri ne gjume. Dhe, kur mashkulli nuk e ka mendjen, zgjon nga gjumi rreth 15 % te gjeneve te ketij X (qe bejne rreth 165 gjene). Bile, sipas rrethanave, zgjon edhe nja 10% te tjere (duke marre 5% si mesatare midis gjumit dhe zgjimit, kemi edhe nja 55 gjene te tjere aktive). Pas mbledhjeve dhe zbritjes i bie qe une-femra kam 142 gjene me shume se mashkulli.
Vetem se pyetja qe me intereson mua per te njohur veteveten eshte: Mire qe njeri X eshte caktivizuar, po cili? Ku?
Une ketu jam e pafuqishme fare. Farefarefare. Mund t'ua di alfabetin te dy X, mund t'ua kuptoj tekstin; mund te jem e sigurt fare se jane te shendoshe e do ngelen te tille deri sa te vdes. Aman, ne se une kam hunden e mamase apo buzet e gjyshes kete nuk do ta marr vesh kurre. Kjo nuk eshte ndonje e keqe e madhe; ne te vertete mund te kapercehet me humor, sepse nuk ka dhe ndonje domethenie te madhe. Nuk ka konsekuenca.
Por, ka nje pjese te trupit, qe ne te vertete eshte me shume se kaq, ku konsekuencat kane pasoja vendimtare. Ky eshte truri - tru-mendja, qe me ben mua un'-ich-self, qe eshte pergjegjes per ato qe un-ich-self shkruan ketu ne blog, qe me ben mua homon sapiens. E, ky tru, tru-mendje, eshte mozaik, te nderuar lexues. Mozaik. Ich-self eshte nje mozaik nuseje dhe vjehrre qe jane prezente tek une ne trajte grumbujsh qelizash nervore strukur te heshtura prane njera-tjetres. Materia ime gri nuk ka vetem nje nuance gri, por ka dy: gri mamaje dhe gri vjehrreje-gjyshe. Diku i kane ndezur dritat e tyre, ne territorin e tyre, gjenet e mamase dhe ne territorin perkarshi ato te gjyshes. Mendimi im, formohet diku ne neurone gjysheje-vjehrreje, procesohet ne neurone mamaje-nuseje dhe perfundon prape ne neurone vjehrre-gjysheje. Ose e kunderta. Kur me dhemb koka, me shtrengojne ose duart e mamase ose te gjyshes (c'te kem thene valle?), dhe ndoshta po te njejtat duart, ose te tjerat, me lirojne perseri. Te dyja mundohen te me influencojne e fusin duart ne unin tim. Natyra teksa i neutralizon keto gra ne getho, i integron ne komunikacion ne ate qe eshte produkti perfundimtar: une.
Rri dhe pyes veten: Natyra, ma ka me hile? Apo, eshte treguar e mire e i ka vene keto dy gra, nga te cilat une njoh mire, dhe rrjedhimisht edhe i besoj verberisht, vetem njeren - mamane time - si dy blete punetore qe te prodhojne mjalt, qe te me bejne mua me te mire?
Ka vetem nje menyre per ta zgjidhur kete shpejt e shpejt: nje test IQ (koeficient i inteligjences) qe mat eficiencen me te cilen truri im proceson aktivitete te domosdoshme per mua, homo sapiensin, te kuptuarit, perceptuari; shkurt: inteligjenca. Shkoj tek nje faqe online dhe e bej testin ne anglisht. Rezultati me jep nje satisfaktion shume te madh per egon. Leshohem ne karrige me nje psheretime dhe ju them te dyja grave faleminderit me nje buzeqeshje vesh me vesh. I ngre syte perpjete aty mbi vetulla, tek balli - mozaik, ku ka shtepine arsyeja, llogjika, dhe filloj te ndaj sipas qejfit zonat e influences.
Labels: Mendime numerike
7.4.08
Labirinth (2)
32. Kur natyra te ve sterkembshin dhe bie me hunde
Ka edhe nje menyre tjeter se si ta njohesh veten. Femijet. Ne jetojme me tutje nepermjet femijeve, thuhet. Keshtu them edhe une. Tek secili prej dy femijeve te mi eshte mbjelle nje gjysem e imja. Gjysem qe do te pergjysmohet tek femijet e tyre. Do pergjysmohet me tej, nje brez me pas. E keshtu me radhe. E, mbas disa brezash do kene ngelur vetem ca gjene prej meje, dicka afer hicit. Por, ndoshta edhe hic. Pikerisht, kur te vije hici, do jete shuar edhe cdo gjurme e mundshme e imja. Sikur nuk kam ekzistuar kurre. Nuk do kete me as memorie historike - kjo, ne te vertete, vdes e para; qe me brezin e niperve dhe mbesave - e as memorie gjenetike. Vetem kockat e mia, nese nuk do jem djegur. Qe mbase i gjejne dikur arkeologet apo gjeologet, apo paleontologet; qe do i pastrojne, rregullojne, vene nga nje numer. Ndoshta me vene edhe nje emer te ri (Lucy???). Dhe nese kam fat, m'e bluajne kockat e vdekura e te dermuara nga pesha e dheut e kohes, me nxjerrin ADNne dhe pastaj me klonojne perseri; duke me rikthyer ne jete. Por, kjo eshte nje mundesi fare-fare-fare e pamundshme, e paperfillshme - si hici. Pra, hic.
Dhe ja qendroj para femijeve dhe filloj bej inspektimin e tipareve te dukshme te miat qe mund te jene ringjallur tek ta. Ne te vertete, asgje e dukshme e imja nuk duket e dukshme te ta. Ndoshta vetem forma e vesheve - po, kush interesohet per to? Do kene karakterin tend, - thote Mr. T. - Vetem durim, sa te rriten dhe pak dhe e sheh. I kujtoj, qe karakteri nuk eshte tipar i sigurt dhe aspak jo vetem gjenik, dhe ju rikthehem perpjekjeve te mia vetezbuluese qe prodhojne me shume konfuzion. E keshilloj te voglin te nxjerr gjuhen dhe te perpiqet ta bej nje tub, duke perkulur anet e gjuhes drejt mezit te gjuhes. Pa problem, - thote duke qeshur ai dhe, tak, ben nje hulluk gjuhe. Edhe kete tipar, nuk e ka prej meje.
Fakti qe asgje e dukshme e imja nuk duket tek ta nuk eshte kaq e vetekuptueshme. Bile, nuk eshte fare e vetekuptueshme. Sepse, sipas gjenetikes klasike, kryqezimi midis nje pellazgeje me tipare dominante flokesh te zinj dhe nje prusiani dikur bjond, duhet te japi nje halbaner* me floke te zeza. Po, im bir qe qendron perpara meje dhe hargaliset vesh me vesh me konfuzionet e mia gjenetike, eshte bjond. Dhe, me besoni, konfuzioni nuk eshte vetem i imi: eshte edhe i yni. Qe halbanerat tane do kishin floke te zinj, ka qene i vetmi fakt i padiskutueshem. Ne te gjitha enderrat tona, gjate koherave misterioze-dritheruese te pritjes, femijet na shfaqeshin me kombinime tiparesh te ndryshueshme nga enderra ne enderr; por, ama, gjithmone me floke te zeza.
Konfuzioni eshte edhe i tyre. Ecen ne rruge, takon miq, te shohin femijen, pyesin qe te binden qe eshte i joti, dhe pasi sigurohen qe eshte keshtu, drejtojne gjithmone ate pyetjen-eksklamacion, se ciles nuk i shpeton dot: Ua, po ky qenka bjond?! Tamam. Dhe, une jam nena; keshtu qe nuk ka vend per keqkuptime.
Por, ka edhe me keq. Si tani me kujtohet momenti kur ime bije doli ne boten e thate; e trembur, me qarje frike dhe dyshimi. E vune ne gjoksin tim, e thithi. U qetesua. E qetesoi era ime, shija e embel e qumeshtit. Erdhi mamija dhe na beri fotografine tone te pare. Pastaj e moren te voglen per ta kontrolluar per shendetin, per gjenet. E ndersa une prisja rikthimin e saj, mamija vjen dhe sjell foton tone te pare. Une, e lodhur por e lumtur. Ajo, e vogel. Per here te pashe pashe fytyren e saj, tiparet e saj. Floket e zeze. Syte ... Zot i madh - bertita. Ky nuk eshte femija im, ky eshte femija i ndonje kinezeje.
Por, mamite dhe im shoq, prezent ne lindje, me garantuan qe ky bebe eshte femija im dhe jo ai i komshijes kineze. Dhe, ma sjellin vajzen per te me bindur. E veshur, ngrohte, ka hapur syte e ben sikur na sheh me vemendje. Syte e saj - kineze. E pamundur. Lancoj nje kerkim gjenealogjik ne te dy familjet; por jo, kinezet nuk kishin qarkulluar neper gjenet tona; te pakten per aq sa lejon memorja historike, jo.
Nuk e shpjegoj dot. Ndihem e pafuqishme. Nuk me ndihmon dot asgje. Mijerat e faqeve te studiuara e analizuar. Gjenet e klonuar. Referatet dhe leksionet mbi gjenet. Bile as koleget e mi, nuk me ndihmojne dot. I marr te dy femijet dhe shkoj tek kolegu M., profesor, dhe i kerkoj te me shpjegoje cudine, pallogjiken, deshtimin e rregullave. Vetem qesh dhe me thote; nuk eshte kaq e thjeshte natyra, nuk eshte kaq e thjeshte. Nuk ka vetem gjenetike. Ka edhe epigjenetike. Faktore mbigjenike qe nganjehere e kthejne rroten ne drejtime te ndryshme nga ato te parashikuarat. Faktore qe prodhojne te paparashikuarat. Halbaner bionde dhe kineze.
Dhe keshtu, eci e dorezuar perpara natyres, akoma me e paqarte per veteveten, dhe mundohem te bej ate qe eshte e mundur: Ju gezohem femijeve.
*halbaner eshte nje loje fjalesh ne gjermanisht: halb=gjysem, albaner=shqiptar
32. Pyetje qe, megjithate, s'me le rehat
Ne se do ua merrja femijeve te mi ate gjysem gjenesh qe eshte e imja; e pra, ne se do ua merrja dhe do i bashkoja prape keto dy gjysma ne nje: a do me jepnin perseri mua?
Labels: Mendime numerike
4.4.08
Labirinth (1)
31. Te njohesh veten
Nuk e di per ju, por mua me intereson shume pyetja: kush jam une? Ne shume nivele. Nganjehere me hipen nje fantazideshire te hyj ne trupin e dikujt tjeter e te shoh veten time me syte e tjetrit. Te shoh ato qe nuk i shoh dot vete, sepse me mungon distanca. Por kjo eshte e pamundur. Atehere, perpiqem te bej ato qe jane te mundshme; vazhdoj ta njoh veteveten nga brenda. Bile, te shoh edhe aty brenda ku shumica nuk sheh gje. Te shoh, brendabrenda; brenda fare. Brenda ADNse time. Si jane gjenet qe me bejne mua? Cfare te ardhme me fshehin? A do me lene te jetoj gjate? E shendetshme? Pa shume gjurme plakjeje edhe ne moshe te madhe? A do ma marrin mendjen?
Nuk i drejtohem asnje firme 1000 dollaresh qe tregohet e gatshme ta beje kete pune per mua. Ne gjera te tilla delikate i besoj vetem vetes.
Marr pak gjak dhe izoloj kopjen e ADNse sime, ARNne. Pastaj, filloj dhe planifikoj klonimin e gjeneve; seleksionoj gjenet, planifikoj fragmentet qe do riprodhoj, dhe pastaj pervesh menget; vesh dorashka te bardha, mbush nje kuti me akull dhe fus aty brenda te gjitha materialet. I mbaj te ftohta qe te punojne mire per qellimin tim. Si fillim kthej RNA ne ADN, me ndihmen e nje enzime. Pastaj, shqyrtoj edhe nje here receten dhe filloj perziej bashke ingredientet. ADNne e sapoperftuar; copa skajesh gjenesh te vogla rreth 18 baza, te sintetizuara artificialisht; nje enzime e besnikerise se larte, tulla ndertimi per ADN; magnez qe ta beje funskionale enzimen; ca ndihmesa te tjere dhe i perziej mire.
Pastaj i fus ne nje makine ku ne menyre ciklike luhet 30 here i njejti proces; proces qe ben te mundur kopjimin e sakte te gjenit te kerkuar. Kete te fundit e marr dhe ja lexoj alfabetin. Keshtu me te gjithe gjenet qe dua t'i njoh. Rreth 50. E, pasi i kam te gjitha informacionet, hap kompjuterin dhe i hedh rezultatet per krahasim ne databaze. Dhe pastaj pres. Pres. Gjen pas gjeni. Me durimpadurim. Ndjej tensionin te me rritet. Friken te me pushtoje. Cdo me peshtyje kompjuteri valle? Po sikur?
Mundohem te qetesohem duke rikujtuar historine shendetesore te familjes. Te gjithe mire - eshte mendimi i pare. Vetem mamaja vuan nga tensioni i larte. Prit pak. A nuk vuan edhe ime gjyshe, mamaja e mamase sime nga tensioni? Tension i larte? Vetem ne linjen femerore? Kjo do te thote ... Kujtohem per ilacet e panumert te mamase, per dozat e tyre qe rriten, per ilace te reja qe duhet te zevendesojne te vjetrat sepse nuk bejne me pune sepse trupi eshte adaptuar.
Ndjej nje afsh te nxehte paniku ne fytyre. Hedh syte rreth e rrotull. Nuk ka kolege rreth meje. Mund te kem frike pa frike. I bertas heshtura vetes: qetesohu, merr fryme thelle. Marr fryme thelle dhe mundohem te zbras pak trurin nga frika. Ne ate milisekonde zbrazjeje me vjen ne mend nje informacion shprese. Hej, po ti tensionin e ke te ulet. Tamam. Qetesohem. 1 minute. Pastaj me vjen pyetja qe me prish qetesine: Po sikur tensioni i ulet te me shnderrohet ne te larte pas menopauzes? Numeroj vitet deri ne menopauze dhe clirohem.
Kanceri. Po sikur te kem predispozita per kancer? Kanceri eshte kryesisht i trasheguar, thote kolegu T.. Une filloj dhe kerkoj ne pedigre. Tezja, a nuk vdiq nga kanceri? Apo ishte gje tjeter? I drejtohem menjehere telefonit.
Po, - nga kanceri vdiq e shkreta, - pohon zeri i mamase. I zorres.
Po, tjeter, ke kemi tjeter me kancer?
Nuk kemi, vetem tezja - thote mamaja.
Diabet? - pyes une.
Jo, moj, cne. - ma kthen ajo.
Skizofren?
Joooo. Nuk kemi ashtu ne familje. Vetem njeri, nje i aferm, nuk u martua kurre dhe thoshin qe ishte nje cike ashtu.
Ashtu? Cfare ashtu? Skizofren?
Jo, moj, jo. Pak si i vecante. Si i eger. Nuk donte njeri prane. Kur vdiq, e gjeten komshinjte.
Alzheimer, a kemi alzheimer?
Cfare eshte kjo, moj?
Ja, te behen keshtu pllaka ne tru. Si te ta them, keshtu thjesht. Te behet truri keshtu si me vrima, si ai djathi zviceran Ementaler. E humb mendjen, nuk njeh me njeri, e fillon leviz keshtu si i pakontrolluar.
Uu, c'na i shpife. Ku i gjen keto semundje, pash zotin.
Po apo jo?
Po, jo moj jo. Yt gjysh, mbante mend edhe pulat e fshatit deri diten qe vdiq; 104 vjec. Edhe jot gjyshe, top eshte nga mendte.
Mire, - marr fryme thelle une. - Po reumatizem?
Ti s'ke.
Ku e di ti?
Po, a te dhembin kycet? Nuk te dhembin. S'je ankuar ndonjehere. Keshtu qe s'ke. Hic gje nuk ke. E shendoshe si molla je. Mos e vrit mendjen hic. ... Apo, ke ndonje gje dhe nuk na i thua.
Jo, moj, mami, jo. Cdo gje ne rregull eshte. Po, ja, thashe te pyes njehere.
Marr fryme thelle. Dhe guxoj e i hedh nje sy rezultateve. Me njerin sy. Pastaj edhe me tjetrin. Dikur humbas mendjen brenda tyre. Dikur humbas edhe shikimin. Mijera e mijera A, T, C dhe G. Diku, diku me rralle e diku me dendur, ca pika te zeza poshte tyre. Me sinjalizojne ndryshimet e gjeneve te mia me ato normale. Mutacionet. Mutacionet. Mutacionet. Me iken gjaku. Paralizohem. Ngrihem. Mbyll rrufeshem kompjuterin dhe nisem per yoga.
Labels: Mendime numerike
1.4.08
Berisha jep doreheqjen
1 prill, Tirana, - Sipas njoftimeve te brendshme prane trupit diplomatik ne Tirane, mesohet se Kryeminstri i Shqiperise, zoti Sali Berisha, do te jape doreheqjen. Vendimi per doreheqjen vjen si pasoje e presionit te madh te ushtruar nga publiku shqiptar, brenda dhe jashte vendit, dhe si rrjedhoje e presionit dhe konsultimeve me trupin diplomatik te akorduar ne Republiken e Shqiperise.
Ky eshte nje hap i rendesishem drejt demokracise, - mesohet te kene komentuar ne nje njoftim te perbashket per trupin diplomatik, ambasadori i Sheteteve te Bashkuara dhe perfaqesuesi i Komunitetit Evropian.
Komentatoret e huaj shprehen se akti i doreheqjes mund te jete i lidhur me pranimin se shpejti te Shqiperise ne NATO. Por, disa vezhgues te Ballkanit, hedhin hipotezen se ngjarja e Gerdecit ka hapur kutine e Pandores; doreheqja e Berishes do te mundesoje hetimin e trafikut te armeve ne nivele te larta shteterore ne Shqiperi. Mendohet se FBI ka te dhena se ky trafik implikon jo vetem qeveritare te larte shqiptare por edhe amerikane.
Do te jete, megjithate, e veshtire zgjedhja e nje figure te paster ne rolin e kryeministrit te ri. Sipas diplomateve qe duan te ngelin anonime, korrupsioni i klases politike shqiptare eshte total.
Lajmi, edhe pse i deshiruar nga shume, ka kapur ne befasi shoqerine civile. Organizata Mjaft, nje nga perfaqesuesit me vokal te shoqerise civile, mesohet te jete irrituar shume nga ky vendim doreheqje. Shkaku i irritimit, sipas burimeve te brendshme, eshte aksioni i tyre i radhes; aksion qe j'u ka kushtuar rreth 35 mije euro. Ne qender te aksionit eshte pikerisht, doreheqja e z. Berisha. Sipas burimeve te siperpermendura, aksioni qe do te kryhej sot, ne 1 prill, konsiston nga te rinj te Mjaftit qe qendrojne te heshtur para kryeministrise me duar te hequra.
Subscribe to:
Posts (Atom)