Larg atdheut, larg gjuhes. Kjo mund te ishte nje tjeter aksiome. E di qe shume nuk do pajtohen me te. E, megjithate, ka dicka te vertete ne te. Gjuha qe kemi marre me vete eshte gjuha qe eshte perdorur ne ate moment kohe qe ne jemi larguar. Por, gjuha ecen, evoluon dhe ben qe shume fjale te nderrojne kuptim. Sidomos tek brezat e rinj, adoleshentet. Dikur, kur ishim adoleshente, edhe ne kemi luajtur me gjuhen dhe e kemi transformuar ate duke lene aty gjurmet tona. Shpesh keto gjurme i ndeshim neper forume dhe blogje sibernetike. Por, cfare bejne adoleshentet e sotem me gjuhen? Hidhini nje sy fjalorthit te meposhtem dhe shikojeni vete. (Fjalorthi eshte marre dikur, diku ne nje te perditshme shqiptare)
1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve - Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
zogule – vajzë simpatike, e vogël - Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
bush – njeri negativ - Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.
lac – djalë që do të duket si i fortë - Ai është lac, fryhet kot së koti.
të zinjtë – policat - Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
aerodrom – djalë pa, ose me pak flokë - Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë - Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
pompë – zemra - Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
elektrodë – cigare të holla - Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
e zezë, kërp, bixh – hashash - Ishim në shpi, nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.
kuçedra – mësuese - Ajo kuçedra e letërsisë është njeri i mirë.
bordellacion – shkollë - Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop - Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
kthesa e Kamzës – vajza me këmbë jo të drejta - Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
pantera – femrat e bëshme, seksi - Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
e palosa – e bëra për vete, e përvetësova - Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
Bazut – i zgjuar - E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
Dak - çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria - Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.
Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë - Ajo duket që është bundër që nga mënyra se si sheh.
Levë – djalë i fuqishëm - Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
Porcion njeriu – njeri trupvogël - Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
Trampolino – njeri mendjelehtë - Ai është trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
Shtatë penxhere – burg - Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
Universitet pa mungesa – burg - Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.
Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro - Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.
Hudhër – çëmçakëz - Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.
Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura - I paske marrë me ajërosje të të ftohen pjesët.
TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj... fenë - Ia DF atij kokrrës.
Hallat nga Amerika – periodat - Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
Lëvizës – makinë - Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk behet fjalë të vij.
Rrugë boshe- masturbim - Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
Parkingu i vjetër- rikthimi tek e ish e dashura - Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
Mësimore - prostitutë - Ajo është e mirë, por për mësimore jo më shumë.
Kuti votimi - prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
Tribale - femër moderne me tatuazhe - Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë - Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërthamë e thyer.
23.1.07
Fjalori i adoleshenteve te sotem
Labels: Rrefime