Mbasdite nisem me tim ate per vrap anes bregut. Vrapi me tim ate eshte nje ritual qe e kultivojme qe kur s'mbahet mend. Dikur, une isha akoma femije, ime ate me zgjonte ne oren gjashte te mengjesit dhe niseshim me vrap per ne Golem. Vraponim te dy me entuziazem midis dhjeterave te njerezve qe preferonin te shetisnin ne ate ore per te thithur jodin e detit. Kur mberrinim prape ne kabine ishte bere gati tete e mengjezit dhe, pervecse mengjesit te shtruar ne tavoline, na priste edhe fytyra e nevrikosur e mamase. "Ja more shpirtin, eshte akoma femije, perse nuk e le te fleje si gjithe femijet e tjere" - ishin fjale qe perseriteshin cdo dite e cdo vit, derisa nuk isha me femije. Por une femija ndihesha shume krenare qe vrapoja krah-per krah me tim ate, ndihesha shume krenare qe ai me afronte ne boten e tij te te rriturve. Ne menyre te vecante, notimi pas vrapit ishte pjesa qe me bente me shume krenare. Sepse ne ate ore te dites kishte vetem te rritur qe guxonin t'i hynin detit te ftohte me not. Dhe une. "Avash -avash, - me thoshte im ate - lagi ne fillim kembet dhe duart, lagi mire, pastaj futu pak me thelle ne uje deri te gjuri dhe lag barkun dhe kurrizin, futu edhe pak me thelle dhe tani fute te gjithe trupin ne uje. Tani le te shkojme tek bregu i dyte dhe bejme pak not." Dhe niseshim per tek bregu i dyte dhe notonim per disa qindra metra. Une me njeren dore tek supi i tij.
Zakonisht, trupi im i imet e perballonte kete lloj rituali per tre dite. Diten e katert dorezohej. Temperature dhe dhimbje grykesh. Mamaja ndihej e konfirmuar ne friken e saj ndersa babai mundohej t'i shpjegonte se shkak per temperaturen ishte ndryshimi i regjimit tim dhe jo sporti. Pjesen tjeter te pushimeve detyroheshim ta zhvendosnim ritualin tone mbasdite per t'i bere qejfin mamase dhe per te shmangur sherret e panevojshme.
Nisemi per vrap me nje ritem shume te ngadalte. Im ate nuk eshte me i ri, por edhe une nuk jam ne ndonje forme te mire sportive. Shpejtesia e ulet na lejon te flasim. Flasim per kohet e shkuara ne plazh, per ndertesat e reja, per plazhistet, per te afermit. Shume gjera kane ndryshuar ne plazh, dhe mua me kap pak pikellimi. Ndihem e huaj, fare anonime, ne nje vend ku jam rritur dhe ku dikur takoja ne cdo meter nje te njohur. Por pikerisht atehere kur mbaroi psheretima ime, syte m'u fiksuan ne nje fytyre qe m'u duk e njohur. Nje burre tek te 30tat po ju fliste dy vajzave te tija te vogla dhe shume energjetike qe te mos grindeshin e t'i flisnin njera-tjetres me respekt. Ja bej tim eti me koke nga i njohuri i panjohur dhe ndalojme. Perpiqemi te rikujtojme. Perpiqemi prape dhe me ne fund kemi nje kandidat. Im ate i afrohet dhe e pyet: "Ju jeni filani?" Pergjigja eshte pozitive dhe reaksioni yne eksitues. I tregojme kush jemi dhe e kaluara na behet prape shume e afert. Fillojme pyesim me shpejtesi dhe pyetje te shkurtra e te coroditura. Ai jeton ne Austri, me gruan austriake dhe dy vajzat. Vijne pervit ne Shqiperi dhe kultivojne ritualet e femijerise se tij. Gruaja e tij austriake na dhuron nje buzeqeshje te madhe dhe pohon me koke rrefimin e tij. Jo, shoqja ime e femijerise nuk jeton me me vellain e tij. Per fat te keq. Ai u perpoq shume, por nuk funksionoi, te dy e kishin ndare mendjen. I vellai bashkejeton tani me nje grua tjeter. Edhe ajo, bashkejeton me dike tjeter.
Mesimi i ketij lajmi te ri sikur na i hoqi entuziazmin e takimit dhe pas pak vazhduam vrapin tone. Ne heshtje. Secili duke reflektuar mbi te rene e sapomesuar sipas menyres se tij. Kthehemi tek cadrat tona. I them mamase se ke kisha takuar dhe prita ne heshtjen pyetjen e saj: Cfare behet M.?
M. eshte nje nga te paktat mikesha te mia. Njihemi bashke qe ne klasen e pare. Prinderit e saj diplomate ishin gjithmone ne nje vend te Evropes, dhe ajo jetonte me gjysherit. Prinderit i vizitonte cdo vere dhe ne, femijeve te tjere, na dukej sikur ajo jetonte ne nje bote tjeter, ne boten e perrallave. M. iku jashte shtetit. M. u kthye nga jashte shtetit. M. kishte veshur nje pale kepuce te bukura. Ua, sa bukur vishet M. E, po pse mos vishet M. bukur? Po ty, te ka sjelle ndonje gje? Cfare te solli M.? Ua, lum si ti qe e ke shoqe. Keto ishin komentet e rendomta te cdo vere, kur M. merrte aeroplanin per tek prinderit apo per t'u kthyer. M. nuk me sillte dhurata edhe pse une isha e vetmja shoqe e saj. Por kjo ishte e parendesishme sepse M. me tregonte se si ishte jashte shtetit dhe cfare benin e si jetonin atje. Njehere me tregoi se e kishte fiksim te merrte nga aeroplani lugen, pirunin dhe thiken. I kishte grumbulluar te gjitha luget, pirunjte dhe thikat e gjithe udhetimeve te saj, vit per vit. Nuk e dinte as vete se perse e bente nje gje te tille. Dikur na ndau shkolla. Une bera gjimnazin kurse ajo nje shkolle profesionale. Eksperiencat tona ne jete u bikotomizuan dhe moren drejtime te ndryshme. Une ngela vajza naive e librave, ajo u be vajza qe dinte se c'ishte jeta dhe si funksiononte ajo jashte librave. I shkruanim njera-tjetres dhe takoheshim kur kishim mundesi. Kur takoheshim me tregonte ngjarje qe per mua tingelllonin te trilluara, por prape shume kurioze. Ne nje fare menyre ajo ishte per mua lidhja me realitetin. Dhe pavaresisht naivitetit tim, por ndoshta edhe per kete, une isha nje nga njerezit qe ajo ju rrefente sekretet e saj. Keshtu, ate dite shtatori, me tregoi gati duke peshperitur se ishte njohur me A., se ishin marrezisht te dashuruar, se kishin bere nje altar te vogel me qirinj dhe i kishin premtuar njeri-tjetrit dashuri te perjetshme. Me tregoi se ai vinte nga nje familje nepunesish dhe i jati ishte funksionar partie. Se prinderit e saj nuk donin t'ja dinin per ate djale dhe per familjen e tij. Se mamaja e saj i kishte thene se ai nuk eshte i seres sone. Se mikesha e mamase i kishte thene se do ta benin te bukur dhe kur te shkonte ne plazh t'ja merrte mendjen djalit X, qe vinte nga familje e pasur dhe intelektuale. Se pasi ajo ju premtonte prinderve se do degjonte keshillat e tyre, shkonte takonte A. dhe benin dashuri si te ishte dita e tyre e fundit. Se mbas cdo takimi i premtonte vetes se pa A. ajo nuk do jetonte me.
19.1.07
Jete Plazhi - Nje reportazh (pjesa e trete)
Labels: Reportazhe