17 janar, Tirana - Peshkaqeni, peshkaqeni kane therritur kalamajte, u prish dynjaja kane thene plakat. Peshkaqen si ky i fundit nuk ishte pare ndonjehere ne trojet shqiptare. Me nje peshe sa ajo e te gjithe deputeteve te parlamentit te marre se bashku, me nje goje te madhe sa te gjithe gojet e politikaneve shqiptare te marre se bashku, peshkaqeni ka zhvendosur jo pak uje ne brigjet shqiptare, duke ju kujtuar banoreve te bregdetit shqiptar se Tsunami te vjen andej nga nuk e pret. Marina shqiptare, ne bashkepunim me simotren e saj italiane nuk e ka pasur aspak te lehte te kapi perbindeshin e rralle dhe ka perjetuar skena te ngjashme me ato te filmit te mirenjohur Mobi Dick. Por fitorja mbi peshkaqenin ka qene e dhe prova e radhes se Marina shqiptare eshte reformuar dhe mund te krahasohet edhe me marina te tjera me reputacion nderkombetar. Sasia e madhe e peshkut te gjendur ne barkun e peshkaqenit ka qene edhe shpjegimi per inflacionin e koheve te fundit te peshkut shqiptar. Tonelata te tera peshqish te medhenj e te vegjel, te te gjitha formave dhe ngjyrave, te afta per te ushqyer per nje muaj nje qytet te tere, u zbarkuan dje me sukses ne frigoriferin e qytetit te Durresit. Shume emocionues ishte momenti kur nje femije i vogel midis spektatoreve te shumte kapi nje cironke qe akoma perpelitej dhe e hodhi ne uje duke i risjelle jeten. I pyetur nga Selfmade Radio se perse e beri nje gje te tille, vogelushi u pergjigj: "Keshtu me tha mami".Nderkohe qytetaret shqiptare kane shperhapur lajmin se peshku i konservuar ne frigorifer do ju shitet atyre ne ditet e ardhme. Frika nga infeksionet apo nga perhapja e semundjeve te frikshme te peshkaqenit kane pushtuar te madh e te vogel. Kryetari i bashkise se Durresit ka dhene sot nje konference shtypi ku ju terheq vemendjen bashkeqytetareve te tij qe te mos perhapin panik. "Nuk kemi asnje interes ta shesim peshkun te ju se nuk fitojme kushedi se cfare"- tha ai- "Per kete pune kemi fqinjet tane qe e kane kuleten me te trashe se kjo e jona e te cileve ua shesim peshkun me shtrenje". I pyetur se cfare do behet me te ardhurat e shitjes se peshkut z. Kryetar u pergjigj: "Do shohim e do bejme. Nje gje eshte e sigurt, ndarja e fitimit midis paleve do te jete fair."
© Selfmade Radio
18.1.05
Peshkaqeni-Peshkaqeni
Labels: Humor