29 janar 2005, Tirana - Veriu eshte bllokuar nga debora, por ndihma nuk ka arritur akoma. Selfmade Radio kerkoi te sqaroje shkaqet e voneses se ndihmes dhe ben publike, ekskluzivisht per lexuesit e saj, skriptin e nje interviste maratone.
Z. Nano, pse nuk i ndihmoni keta te veriut?
"Si nuk po i ndihmojme? Une sapo nenshkrova cekun prej 40 milionesh per veriun. Tani ngelet vetem te dergohen atje leket. Do kisha shkuar me gjithe qejf ne veri, atje prane njerezve ne nevoje, por jam i ftuar ne nje panair dhe me duhet te nisem urgjentisht. Lidhuni me zevendesin tim per me shume informacione."
Z. zevendes, z. Nano ka akorduar 40 milione leke ndihme per veriun, perse nuk ka arritur ndihma akoma?
"Kush ta coje ndihmen atje, shumica e ministrave kane ikur me z. Nano. Ketu kane ngelur vetem ministri i mbrojtjes, i jashtmi dhe une."
Z. minister i mbrojtjes, perse nuk dergohet ushtria per te ndihmuar veriun?
"Ne vajtem por rruga ishte e bllokuar. Po presim sa te shkrihet bora dhe do ta provojme perseri."
Po pse nuk dergohen helikopteret?
"Helikopteret po cojne z. Nano dhe stafin i tij ne jug. Kur te kthehen do t'i cojme pa dyshim ne veri."
Z. minister i jashtem, perse nuk po kerkohet ndihme nga jashte per te zgjidhur situaten ne veri?
"Nje shtet si Shqiperia, e zonja te ndihmoje ne raste katastrofash te permasave te Tsunamit, eshte plotesisht ne gjendje te zgjidhe problemet e veta. Kini me shume besim tek shteti shqiptar, ju lutem, dhe mos beni propaganden e z. Berisha."
Z. Berisha, po ju, pse nuk i ndihmoni njerezit e bllokuar ne veri nga debora? Ju jeni edhe vete nga veriu.
"Kjo nuk eshte pergjegjesia ime, por e z. Nano. Z. Nano te mos iki neper panairet e jugut por le t'u ngjitet bjeshkeve te veriut. Une e kam thene gjithmone e do e them perseri: ky popull nuk ka c'pret me nga z. Nano. E vetmja shprese ngelet opozita dhe shoqeria civile Me falni, por po me niset avioni. Jam i ftuar ne mengjesin e lutjeve ne Amerike. Si patriot i mire, do i lutem zotit qe t'i ndihmoje bashkeqytetaret e mij."
Z. Veliaj, perse nuk po ndihmon organizata "Mjaft" veriun e Shqiperise?
"Ne nuk mund te mbajme dy kunguj nen nje sqetull. A thame qe do bejme Indonezine, na lini atehere rehat ta mbarojme kete pune."
© Selfmade Radio
29.1.05
Dalengadale po vjen behari
Labels: Humor